Klubi i librit të Peshkut: Pyesni Pluhurin, John Fante

UPDATE: Javën që vjen, nga data 18 janar deri më 23, klubi i librit të Peshkut do të diskutojë Pyesni Pluhurin nga John Fante. Bëhuni gati, shpirtërisht dhe materialisht (dmth, gjejeni librin!), mprihni gishtat për tastierën, dhe pastroni kalendarin nga evenimentet e tjera jashtë punës.

Nëse doni të shkruani postime mbi librin, nuk do bënit keq sikur të njoftonit një admin ose të çonit një email tek info@peshkupauje.com. Për këtë libër, guida zyrtare nuk ka.


 

"John Fante-n ose e njeh, ose nuk e harron dot. Ai nuk është lloji i autorit që lë hapësirë mes këtyre dy ekstremeve." Ky është elozhi që i bën New York Times librit të Fantes, Pyesni Pluhurin (Ask the Dust), që do të jetë libri i ardhshëm i klubit të librit të Peshkut. Libër, që megjithëse kaloi pa u ndierë kur u botua, po lexohet gjithmonë e më tepër sot. 

Dy fjalë mbi Pyesni Pluhurin

Nuk mund të them shumë mbi librin, se nuk e kam lexuar. Por disa detaje që kam hasur (flm, Google) janë interesante. 

Libri u botua në 1939, dhe nuk ia vari njeri, jo thjesht sepse bota po bëhej gati për luftë, por edhe për fatin e keq që libri u botua nga një shtëpi botuese që sapo e kishin hedhur në gjyq për botimin e paautorizuar të Mein Kampf. Vetëm në 1980-n, pra 40 vjet më vone, Black Sparrow Press e ribotoi librin, dhe autori i tij më në fund mori pakëz mirënjohje nga publiku i gjerë. 

Në fakt, Fanten e shpëtoi Charles Bukowski, i cili e quan Fanten një "Zot". Bukowski shkruan në hyrjen e Pyesni Pluhurin se e gjeti librin tek Biblioteka publike e Los Angeles-it, dhe doli prej saj me libër në dorë "si një njeri që kishte zbuluar flori në plehrat e qytetit". 

Detajet praktike

Librin mund t'a blini online duke përdorur lidhjet më poshtë. Nëse e blini pasi të klikoni tek këto lidhje, Peshku merr një përqindje të vogël nga shitja (4-6% te vleres), prandaj ju ftoj që t'i përdorni këto lidhje më poshtë. Çmimet janë të mira, dhe ndihmoni dhe Peshkun njëkohësisht (Peshku merr nje perqindje edhe po te blini produkte te tjera).  

Ask the Dust, John Fante - Amazon.com (ne SHBA)

Ask the Dust, John Fante - Amazon.ca (ne Kanada)

Në Shqipëri, libri është përkthyer dhe botuar. Unë nuk e di ende se ku mund të gjendet, por do na thonë peshqit nga Shqipëria tek komentet. 

Duke qënë se libri është i shkurtër, rreth 190 faqe, mendoj që ta lexojmë brenda një jave në Janar 2010. Tentativisht, po vendosim datat 17 deri në 23 janar. 

Dhe, së fundmi, nuk jam i sigurtë sesi do të organizojmë shkrimet gjatë kësaj jave. Nqs keni ndonjë ide, bujrum. 

56 Komente

Libri eshte shume me vlera. Por ben gabim qe i referohesh letres higjienore New York Times, qe thenkerka se ose e njihke, ose s'e harroke dot smiley

e kam fjalen qe ka nje gabim patjeter tek thenia "ose e njeh, ose nuk e harron dot". Duhet te jete "ose s'e njeh, ose s'e harron dot"

 librat anglo saksone kane ne kapakun e mbrapem, citime te vleresimeve te gazetave kryesore. kultura sot, ne nje bote pune (ku veç punohet per te fituar sa me shume) perhapet ose propagandohet nepermjet gazetes, ndryshe dhe ju te saktivistes nuk do ta hapnit nje te tille .

ne france deri dje, ne faqen e mbrapme kish ndonje frangment nga vete libri, mirepo kete jave bleva nje liber te kadarese ku po ashtu ne kapak gjendet nje vleresim gazete. 

kane fillu pra dhe francezet te bejne njesoj si amerikanet.

Shiko Penaro,

John Fante vertet eshte shkrimtar i madh, artist djale eshte, shkruan shume bukur dhe ka nje humor qe te shkaterron. Por puna eshte se nuk ke dhe çfare te thuash perveç qe kemi qeshur pamase. Do diskutojme siç kur diskutonim qemoti filmat e Pitkinit, qeshnim e qeshnim e pastaj mbaronte puna dhe na zinte gjumi.

E thashe diku tjeter, libri qe ngjall debat eshte ai qe flet per ngjarje apo prirje shoqerore qe kane ndodhur apo ndodhin, dhe ku ka debate te ashpra.

Na duhet nje personazh i forte, qe misheron shume e shume gjera. Jo se Bandilli i Fantes nuk ia vlen, ai eshte vertet i kendshem, por vetem kaq.

Megjithate, s'keni pse jemi pishman per leximin e tij, se fundja do zbavitemi, por them se do na sosen llafet. E pa llafe, ska debat, e pa debat ska lufte, e pa lufte ska gjak, e pa gjak ska fitore, e pa fitore ska te humbur, e pa te humbur, me ke do tallemi ne ? 

Pak a shume dakord me Hurbin.

Pa vene ne diskutim librin - e aq me pak autorin - do sugjeroja romane qe te jene me afer nesh si ndergjegje sociale e historike, mundesisht edhe te thjeshte pasi, si u pa te Murtaja, nese eshte pak i veshtire per tu interpretuar nuk ka diskutim e s'kemi  me ke te tallemi ( cit. Hurbike )

 

Romane edhe ballkanik, nese jeni akoma kunder autoreve shqiptare - ec e merre vesh se pse, se ne fund te fundit edhe nje rilexim i Fishtes, Migjenit etj s'do na bente keq - te pakten ndonje autor grek, serb, malazez etj mund ti lexojme me gjithe qejf duke i dhene edhe nje lexim historik, social, pra elemente te tjera me afer nesh.

Une e bleva lete liber ne panair, keshtu qe jam dakort me zgjedhjen. Libri eshte botuar  nga Gaid Margot, perkthyer nga Astrit Cani dhe (supozoj) qe gjendet tek librari e per7shme meqe pashe afrimitet fizik dhe shpirteror smiley tek stendat e tyre ne panair.

Me habisni ju qe mendoni se ne mund te na mbarohen llafet smiley

Ja edhe nje artikull nga perkthyesi: http://matrapapupa.blogspot.com/search/l...

Ketu po e mbyll mengjesin tim librar, por jo pa ju thene se sot ne oren 6  promovohet perkthimi i Shoqerise se Spektaklit, nga i njejti perkthyes, tek e njejta librari. E them sa per informacion sepse vete nuk e kam lexuar perkthimin dhe nuk po shkoj tek promovimi.

Une e theksova pak me lart : John Fante eshte shkrimtar i veçante dhe duhet lexuar, madje jo vetem ky liber por gjithçka e tij. Vetem se, mendoj une, leximi i tij nuk perkon me idene e nismes suaj, dmth : te besh debat, te diskutosh, e te perplasesh mendimet.

Duhen, per mua, libra "sulfuroz" (siç thote frengu) qe dike e acarojne e dike e ngazellejne, e nga ketu lind "stuhia" e debatit. E thashe diku tjeter : Houellebecq eshte nje autor qe nuk te le indiferent : ose e urren dhe ke deshire ta rrahesh ne shpulla, ose e pelqen dhe pastaj s'te ndalet goja gjithe diten duke folur per idete e tij. Jo me kot, vepra e tij (dhe me e forta eshte se ai ka vetem nja 4 romane te mirefillta, jo me shume) perplaset neper katedra universitetesh ku ka gjithmone dy rreshtime : "revolucionaret" e 68-es, dhe "antirevolucionaret", ose reaksionaret qe sot iu ka ardhur "kemba" dhe festojne fitoren mbi te paret (sepse, a nuk doli nje mashtrim dhe zhgenjim historia e çlirimit seksual ? - E kam fjalen, diçka duhej bere, por a nuk ishte kjo udha jo e sakte per arritjen e lumturise ? - shiko ketu personazhin e nderlikuar te Anabeles - le qe te gjithe personazhet e "Therrmijat elementare" jane te skalitur, dmth mbartin nje shtrese te tere te caktuar te shoqerise prapa.)

Fante eshte nje beatnik. Bashke me Buçkon (siç i them une Bukowskit). Eshte e qarte se ata kane stilin e tyre, qe mua me pelqen goxha, por jane autore qe te bejne per vete me humorin e tyre te papritur, çdo fjali ka nje befasi qe te kenaq. Mirepo vetem kaq. Nuk ka shume ç'te perplasesh. Ne kete prizem, permenda dhe Postierin e Bukowskit. Tregon per 11 vite nga jeta e tij, ku per te jetuar i duhet te punoje si postier i lodhur diku. Dhe tregon per peripecite e punes, me shefat, me plakat qe e presin ne kurt, me shiun qe nganjehere e ben t'i "dhje..." ne te punes, per dashnoret e lehta qe i mbledh ne shtepi si qeni pleshtat, e per gjera te tilla.

Mirepo, nuk besoj se eshte kjo ajo qe na ndihmon te mesojme te bejme nje ese apo diskutim libri. Them se eshte tjeter gje, ashtu siç e permenda me lart. Po ashtu, thashe per "Simfoni pastorale" ku ka nje histori, nje intrige, nje filozofi, nje moral, pro ose kunder, duhet diskutuar, ku ka personazhe, te pakten tre qe duhen llokoçitur - pastori, i biri, dhe jetimja e verber - por mbase mund te shtojme dhe personazhin e gruas se pastorit. E keshtu me rradhe.

Mund te lexonim dhe American Psycho te Bret Easton Ellis, ku ka shume gjera nga jeta e sotme amerikane (ne veçanti), ku ka nje Patrick Bateman i cili misheron, per mrekulli, ata piskuriqet qe e bene çorap boten, kombinuar kete me nje shpirt nazisti (sadisti) tek vret femrat e joshura nderkohe qe degjon Bach apo nje tjeter (e kam harruar), etj. etj. Keto jane pak a shume gjera qe ngjallin debat.

Po mund te kapnim dhe ndonje roman te Philip Roth, "Bisha qe vdes", psh, ku nje profesor i moshuar 60 vjeçar ndjen se po i rreshqet toka nen kembe me rinine e tij te vyshkur, dhe deshiron te kapet pas iluzionesh duke bere nje dashnore te re, nje studente te bukur portorikane (me duket), qe quhej... ia kam harruar, por di qe kishte nje emer qe te kujtonte lumturine apo rinine apo freskine apo bukurine, diçka e tille. Keto jane gjera, mendoj qe na turbullojne nja ca.

OK. John Fante, me Arturo Bandinin e tij. Rrofte humori, ngado qe te vije, qofte dhe nga une.

Nuk e kam lexuar, des. Di thjesht qe ka kritika shume te mira, dhe se ia vlen te zhytesh ne te, thjesht ngaqe ka nje "fight club" goxha turbullues. Por mbase nje dite me bie ne dore.

Ishte dhe nje liber tjeter qe e kam permendur disa here : "Clair de femme" (qe une e kam perkthyer : Drite gruaje - nga konteksti i librit) i Romain Gary. Ka shume gjera ketu : pleqeri, semundje, vdekje, vetmi, vetevrasje, takim, dashuri, lot, merzi, ikje, iluzione, zhgenjime, e keshtu me rradhe.

____________

OK, per ata qe nuk e njohin Fanten, me keta rreshta hapet romani i tij "West of Rome". Penar, te lutem mos i fshij sepse nuk jane nga libri qe ke permendur, dhe sherbejne thjesht per ta njohur pak (stil, humor) si paradhenie.

NJE>>

> >

> >

Ishte janar, bënte ftohtë dhe errët, binte shi. Isha i lodhur dhe i mërzitur, fshirëset e xhamave nuk punonin dhe gjuha më ishte trashur pas një mbrëmjeje të gjatë alkooli dhe diskutimesh me një realizator milioner i cili donte të më bënte të shkruaja skenarin e një filmi mbi një çift gangsterësh « tip Bonny and Clyde, të zgjuar dhe me klas. ». Nuk ishte parashikuar asnjë pagë. « Do të jemi ortakë, gjysmë për gjysmë. » Ishte propozimi i tretë i këtij lloji që më bënin në gjashtë muaj, një shenjë e keqe kjo për kohërat që po vinin.>>

Ecja ngadalë me njëzet e pesë në orë mbi rrugën e bregdetit, kokën të nxjerrë në dritare, fytyrën të lagur qull ; shqyeja sytë duke u përpjekur të ndiqja vizën e bardhë, dhe çatia në vinil e Porshit tim 1967 (katër muaj të papaguar, banka e kredisë ulërinte) për pak sa nuk u shkul nga shiu rrëke kur më në fund degëzova drejt oqeanit.>>

Ne banonim në Point Dume, një rrip toke që zgjatej në det si një gji në një film porno, në veri të harkut të gjirit Santa Monica. Point Dume është një lloj blloku pa ndriçim bashkiak, një zgjatim kaotik i mbuluar me një rrjet aq të dendur rrugësh dhe rrugicash saqë, megjithëse banoja aty që prej njëzet vjetësh, humbisja në to sapo të binte shi apo të kishte një mjegull, dhe shpesh endesha kuturu nëpër rrugë që gjendeshin as dy blloqe larg nga shtëpia ime.>>

Siç dhe e kisha parashikuar nga kjo mbrëmje shtrëngate, jam futur në Bonsall në vend të Fernhill, pastaj kam filluar rutinën e gjatë të dëshpëruar që qëndron në gjetjen e shtëpisë. E dija se me kusht që të mos më linte benzina, do ta gjeja më në fund rrugën e bregdetit dhe dritën e zbehtë të kabinës telefonike të qëndrim-autobusit, nga ku mund të thërrisja Harriet për t’i thënë që të vinte të më tregonte udhën për në shtëpi.>>

Dhjetë minuta më pas, ajo ka ardhur mbi kodrinë ; dritat e gjata të makinës së saj break shponin puse drite në shtrëngatë, pastaj ato janë ndalur mbi mua dhe mbi makinën time të parkuar pranë kabinës telefonike. Ajo i ka rënë borisë, ka kërcyer nga makina, dhe pastaj ka vrapuar drejt meje me një mushama të bardhë. Shqetësimi ia kishte zgurdulluar sytë.>>

« Do të kesh nevojë për këtë. »>>

Dhe befas, ajo ka nxjerrë nga poshtë palltos revolverin tim kalibër 22 dhe ma ka zgjatur nga xhami i ulur i Porshit. « Ka diçka të tmerrshme në kurt.>>

- Çfarë ?>>

- Një Zot e di. »>>

Nuk e doja këtë derr revolver. Kam refuzuar ta marr. Ajo ka përplasur këmbën.>>

« Merre, Henry ! Do të të shpëtojë ndoshta jetën. »>>

Ajo e ka tundur para hundës sime.>>

« Po hë moj, fol, çfarë ka ?>>

- Them se është një ari.>>

- Ku ?>>

- Mbi bar. Nën dritaren e kuzhinës.>>

- Ndoshta është njëri nga fëmijët.>>

- Me gëzof ?>>

- Çfarë lloj gëzofi ?>>

- Gëzof ariu.>>

- Ndoshta është i ngordhur.>>

- Merr frymë. »>>

Jam përpjekur ta shtyj revolverin drejt saj. « Dëgjo, nuk kam dëshirë të vras një ari në gjumë me një kalibër 22 ! Thjesht do ta zgjoj. Dhe do të thërras sherifin. »>>

Kam hapur derën, por ajo e ka mbyllur menjëherë.>>

« Jo. Shikoje në fillim. Ndoshta nuk është asgjë. Kushedi, mund të jetë dhe një gomar.>>

- Eh, eh, tani na doli një gomar. I ka veshët e gjatë ?>>

- Nuk ia kam parë. »>>

Kam psherëtirë dhe ndezur motorin. Ajo është rikthyer drejt makinës së vet duke vrapuar, pastaj ka kthyer makinën mbrapsht.  Meqë nuk kishte vizë të bardhë për mesi, kam qëndruar prapa dritave të saj të pasme duke ngarë ngadalë përmes litarëve të shiut.>>

Shtëpia jonë ngrihej mbi një truall toke prej katër dynymësh, nja njëqind metra nga gremina dhe nga oqeani që ziente poshtë. Ishte ajo çka quhej një « ranch » në formë Y, ndërtuar brenda një muri çimenti që i vinte shtëpisë rreth e përqark. Njëqind e pesëdhjetë pisha të mëdha rriteshin përgjatë këtij muri dhe na jepnin një përshtypje sikur të jetonim në mes të pyllit. E tërë kjo ngjante me atë çka ajo nuk ishte - banesa e një shkrimtari të suksesshëm.>>

Por gjithçka ishte e paguar, deri në kokën e fundit të spërkatësve të ujitjes, dhe po vdisja nga dëshira t’i shisja të gjitha këto e t’ia mbathja diku jashtë. Duhet të kalosh së pari mbi trupin, më sfidonte Harriet, aq sa shpesh argëtohesha duke e përfytyruar gruan time të shtrirë në një pellg gjaku mbi dyshemenë e kuzhinës ndërsa unë gërmoja varrin e saj afër vathës, dhe pastaj kërceja në një avion të Alitalia në drejtim të Romës me shtatëdhjetë mijë dollarë në xhepat e xhinseve dhe me një jetë të re mbi Piazza Navona në shoqëri të një zeshkaneje, sa për të ndryshuar.>>

E megjithatë, Harrieti im ishte e adhurueshme : që prej njëzet e pesë vjetësh ajo më rrinte pranë ; më kishte dhënë tre djem dhe një vajzë, të cilët do t’i kisha ndërruar me dëshirë secilin prej tyre, madje që të katërt, me një Porsh të ri, ose dhe me një MG GT ’70.>>

 

Kaq shume lexoke ti Hurb? Te lumte!Ku e gjen kohen?

o njeri i mire, pse kerkon patjeter perplasje? klubi i librit nuk eshte klubi i debatit, mos e ngaterro, dhe aq me pak eshte klubi i debatit alla frenga smiley. njerezit duan nje arsye me shume te lexojne ca libra te cilet vetem me vullnetin e tyre s'do t'i lexonin, apo kushedi kur do t'i lexonin, dhe te bejne nje muhabet te shtruar (jo sherr apo zbulim shkencor) per dicka me te mire se banditizmat shqiptare.

ti imponohesh smiley ne vend qe te na tregosh histori dhjetori, meqe paske qene aty-atje.

Me vjen keq qe e sheh keshtu, si imponim nderhyrjen time. Aq keq sa vertet me duket "lenduese". Ne diskutimin tim me lart, mire apo keq, nuk ka asnje note detyrimi, urdherimi, apo krekosje apo fryrje. Dhashe disa mendime, pa cituar asnje prej pjesemarresve, mendime ne lidhje me librat. Ashtu siç e shoh une kete pune. Nese mua me pelqen shume "debati", dhe dikujt tjeter jo, e rendesishme eshte qe te dy keta ta thone kete gje pa krijuar debat. Dhe te jesh e sigurte se i fituari del ky i dyti, nga vete rreshtimi dhe logjika e brendshme e ketyre fjaleve.

Per historite e dhjetorit, e thashe mbreme nje fjale (tek nje teme mitingu) : thashe pak a shume se nuk ia vlen te flas me dike qe mohon dhe vete ekzistencen e njerezve ate nate. Thashe se nuk ia vlen te flas me dike qe eshte strukur nen batanije me fjalet e mamit ne vesh : "mos shko me ata rrugaçer, se ti je shpresa e mamit, ylli i mamit". Thashe se nuk ia vlen ngaqe dhe nuk ishte dita, fjalen e kishin mitingjet. Personalisht, e urrej per vdekje turmen : çfaredo lloj qofte. Te majte, te djathte, qendersulmues, aq me ben, po i pashe ne turme, une ia mbath me te katra. Por ama, s'kam kurrfare te drejte t'ua pres hovin dhe gezimin, punen time bindese me duhet ta bej me ndonje fjale apo shkrim andej-kendej.

Dhe "klubi i debatit alla frenga" nuk eshte keq sepse ne lidhje me kete, dmth me kulturen franceze, kam vene re, ne shoqerine shqiptare (me aq sa mund te pergjithesoj), se : ne kemi shume komplekse ndaj tyre. Kemi me ta nje marredhenie tipike urrejtje-dashuri. Nga njera ane, kjo kulture na josh, na terheq, por nga ana tjeter, ndjejme nje lloj shtytje, neverie ndaj saj. Nuk di ç'eshte : zili, lakmi, pasiguri, "joshje djalli", apo tjeter. E kam vene re dhe tek vetja, nuk jam fort i qete perballe "rrulit francez". Aq sa ndjej terheqje, aq dhe frike.

Nejse, mbase per t'u diskutuar, njehere tjeter, ne nje vend tjeter.

te pergjigjem, me fut ne kurthin e 'debatit'. te mos pergjigjem, s'te tregoj respekt.

hurbinek, mgjs do te doja, dhe besoj se e kam mundesine, te te pergjigjesha per te gjitha pikat qe ti shtron, po te pergjigjem per te paren dhe te tjerat po t'i sqaroj gjetke.

ku duket se ti imponon? se pari, kur nisesh me 'penaro', qe tregon ose miqesi (e dyshimte) ose terheqje vemendjeje. se dyti, ty t'u duk e nevojshme qe ne 2 postime jo te shkurtra te ripercaktoje qellimin e klubit te peshkut, i cili paska qene debati. dhe me pas, ti kete debat e fryn akoma me shume (ate qe une quajta alla frenga me qesendi) duke thene se ai lind prej librave qe bejne sensacion, prej librave qe turbullojne me buje, qe rreshtojne njerezit ne sheshin e peshkut apo ne katedrat majtisto-djathtiste universitare. dhe duke e bere kete sugjerim gjere e gjate, me sugjerime librash te tjere (nderkohe qe tema eshte e fantes), me nofka per autore te tjere, e me rradhe, nderton edhe nje here figuren e intelektualit francez steriotipik i cili shtyn njerezit e thjeshte te lekunden mbi themelet e indoktrinimit te tyre frankofil. me fal qe t'u pergjigja pak edhe per piken e fundit.

prano te lutem terheqjen time nga ky diskutim.

Patjeter. Ke te drejte per ate "Penaro". Ne fakt nuk me ndodh shpesh t'i therras njerezit keshtu, kjo duket dhe nga vete gjuha ime qe nuk ka pothuaj asnje "ho mre", ose "shiko içik ktu" qe gelojne tek ca te tjere. OK, ketu kam shkelur vizen.

Por perseri, i qendroj idese se nuk mund te flitet per imponim. Ose perndryshe na duhet nje perkufizim tjeter per imponimin. "Imposer" do te thote : te detyrosh, te urdherosh. Nuk kam bere as njeren as tjetren. Sepse jam i bindur qe ne çeshtje letrare keto nuk pijne uje. Tjetrin e detyron mbase te haje buke, me revole pas veshit, por te lexoje jo. Sepse ai mund t'i mbaje syte ne liber dhe mendjen gjetiu.

Edhe kjo puna e "figures se intelektualit francez steriotipik qe i shtyn njerezit te lekunden mbi themelet e indoktrinimit te tyre frankofil" eshte disi e pasakte. Mbase duhej thene : vete-indoktrinimit. Sepse nuk mund ta kuptoj nje dashuri me zor. Nese ka njerez qe shkojne drejt kultures franceze, kete besoj e bejne nga fuqia terheqese e saj, dhe jo ngaqe jane te detyruar.

Megjithate, ma chère, ngelem i mendimit qe tjetri nuk eshte asnjehere i detyruar te thote ato qe kam deshire une, dhe se gjithkush duhet te jete mireprites ndaj gjerash qe shprehen mire, pavaresisht permbajtjes. Sepse fundja, ne kushtet tona te lirise pa fre (anonimati virtual), ne mos qofshim te interesuar per çka thote tjetri, te pakten te perfitojme diçka nga menyra si e thote. Shkurt, poshte permbajtja, rrofte forma ! - nga ku e ka burimin dhe rima poetike, rime te cilen do ta perdor ne kater vargje me poshte :

Me ka marre uria aq keq,

sa askush nuk e di ç'po heq.

Por ja qe tek dera trokasin tre pleq

dhe nga ç'enderr po zgjohem, o jete o dreq.

Fante eshte nje nga fantet spathi te leterise USA...une nuk kam qeshur kur e kam lexuar, por kam qare me abberracionin qe kishe per kepucet peruane te asaj bukuroshes...

i dashur Hurbinek,

Tani po lexoj "platformen" e Houellebecq-ut, flet per turizmin seksual ne azi dhe vete-konceptimi pushtues i oksidentaleve (ceshtje tjeter).

a mund te  me thuash se perse eshte kaq anti-patik ne intelektualoidet francez te sotem?

Nuk eshte e vertet qe Houellebecq eshte kaq antipatik tek... etj. etj.

Franca, gjate historise se saj, te pakten qe prej shekullit te 18-te, mund te kete qene kombi me i shkartisur ne çeshtje idesh. Dua te them : aty mund te gjeje gjithçka dhe te kunderten e saj. Po te flasim ndryshe : Franca nuk eshte nje bashkim njerezish, por nje tufe idesh, njera me e padegjuar se tjetra.

Ne kete pikepamje, Houellebecqu nuk eshte aq i urryer sa mendohet atje (ne Shqiperi, meqe banon aty). Ka pro, ka dhe kunder. Ka qe e duan shume, ka qe e urrejne shume. Nje nder urryeset e para, eshte e ema qe ia ka bere koken. Pastaj vijne varg njerezit e panjohur, kalimtaret.

Houellebecq ka nje problem te madh me shtypin francez, me nje pjese te mire te ketij shtypi. Sepse, ne kete shtyp, majtas-djathtas apo qender, te gjithe jane te perpunuar dhe modeluar nga 68-ta. Per ata qe s'e dine, 68-ta ka qene sa njeqind fish 91-i yne. Te gjithe gazetaret jane ose ish-pjesemarres ne 68-en, ose femije ish-pjesemarresish, dmth te ngjizur ne kushte te pahijshme per moralin e asaj kohe.

Kjo ben qe çeshtja e Houellebecqut, si konservator i njohur tashme, dhe me te drejte, te pakten ne rastin e tij, sepse e ka vuajtur ne qenien e vet hardallisjen e se emes, pra kjo çeshtje e ndan debatin ne dy rryma te medha, qe luftojne e perleshen si socialistet me demokratet diku tjeter.

Nuk do te hyj tani te perrallis mbi temat e medha houellebecqiane, as vendi as koha. Thjesht desha te ve ne dukje se simpatia dhe antipatia per te jane armiq po aq te forte dhe te denje per njeri-tjetrin. 

Ne ndonje interviste lart e poshte qe kam lexuar Hou duket tmerresisht antipatik, por nuk e di se sa eshte vertet i tille e sa behet per pyetjet idiote qe i bejne gazetaret.

Per antipatine letrare o muhabet tjeter.

Houellebecq mbi depresionin :

http://www.youtube.com/watch?v=FLD5ac_D-NQ

Thote se eshte nje shkrimtar depresiv. Por shton se eshte normale, kjo eshte gjendja normale e njeriut te sotem.

Shikojeni ritmin e te folurit, qendrimin, veshtrimin, pauzat, dhe pastaj merret vesh me mire stili i tij i te shkruarit, stil qe duhet ruajtur me çdo kusht.

Mbi Beckett thote ca gjera : Beckett ka qene depresiv, por kjo ka shtuar thellesine e tij, psh kur ka shperndare Nobelin e tij per leckamanet dhe endacaket e rruges. Pak patetike, thote Hou, e qe mua me mungon fare kjo thellesia (ky s'te jep asgje, asnje kothere buke, te le te ngordhesh aty).

se i thote te vertetat vrazhde (mendoj une)

dhe se nuk ka shume stil letrar (mendoj une) nje pike e mire per t'u sulmuar prej tyre

 

Hurbinek,

ne rralle te pare shkruan shume mire shqip, kete besoj e di.

por s'me the gje pervec biografise se Tij!

"platforma" me duket nje liber interesant edhe pse nuk e ka forcen denoncuese te fenomenit, por ndoshta eshte si thua ti"konservator", mua ky nuk e di sepse me ngjan me nje shkrimtar si  Evelyn Waugh .

Kete mendim se ishte antipatik e pata krijuar nga qendrimi ne evrope pasi sapo i permedje emrin e ketij shkrimatarit kishte nje nervozizem te hallakatur nga nje klike majte botuesish italiane per shembull. recensionet mbi lebrat e tij ishin te lemeritshme, me mllef e sulme maniakale. mendova si ishte nje zgjatim i asaj qe ndodhte ne france. pasi edhe ne itali e djathta e shikon me perbuzje 68, dhe me te drejte ne disa gjera.

tani ti bere nje faull kur krahasove 68 e evropes me 91 tone pasi jane dy gjera komplet te kunderta! ndoshta ti i shikon si clirim, por une mendos se 68 ishte nje evolucion, kurse 91 per ne ishe kthimi ne natyren demokratike dhe ne rrugen e drejte dhe te veshtire te konfrontimit te ideve...

rrofsh per sa sqarove

Evolucioni nuk behet asnjehere ne rruge, zoteri. Eshte revolucioni ai. Dhe 68-ta ishte revolucion. Charles de Gaulle u detyrua te ike. Danny i Kuq u detyrua te fshihet ne Gjermani, i ndjekur nga policia franceze per t'ia bere gjemen. Kalldremet e Parisit u kthyen ne gjendjen e para dyqind vjeteve. Sartri hypi mbi nje fuçi nafte per te mbajtur fjalim para punetoreve te Renault. Duhen pare pamjet filmike qe ta marresh vesh ç'eshte.

... dhe mos kujto se ne France kishte aq liri fjale para 68-es. Televizionet franceze (dy kanale apo sa kishte ne ate kohe, ne mos nje i vetem), ishte ne doren e Enver Hoxhes... pardon, te Sharl de Golit. OK, ok, jashte teme.

pupu gazetar medemek ti hetues eee....  ne rraLLe te pare !!!!

Flo me je bere si Torquemada!

ndoshta duke mos pas me fjale perkufizuese (te majtet) e quajten revolucion, por  nese ishte revolucion ahere i bie te ishte nje revolucione soft. pasi cdo revolucion eshte nje ndryshim me dhune te nje sistemi ne nje tjeter (rev Francez, Rus, Kinez)...intelektualet e majte ne evrope duke pasur nje atraksion per karakterin (kinse) iluminist qe kishin keto revolucione filluan spontanisht nje levizje ( per mua evolucion social) qe iu kufizua emertimi ne revolucionin. kurse 91 ishte nje levizje qe coi ne Itaken e demokracise, pra nje rikthim ne gjendjen e natyres normale njerezore, pasi komunizmi sic cdo totalitarizem i ben "terrorizem" edhe me ide natyres njerezore...

ma do mendja se ke rene ne gracken e vlerat e kultures dominante! tejhuajsohu pak nga revolucione ose qendroji larg zjarrit

 

 shkrimtare te rinj (te panjohur nga shumica) shqiptare, duhen propozuar ketu, jo libra pa lidhje me lenden qe trajton ky blog.

sikur te kish ketu vetem diskutime letrare, nuk do te vinin te diskutonin shumica jone. 

""platforma" me duket nje liber interesant edhe pse nuk e ka forcen denoncuese te fenomenit, por ndoshta eshte si thua ti"konservator", mua ky nuk e di sepse me ngjan me nje shkrimtar si  Evelyn Waugh"

Interesting... E.W. eshte centrifugal, M.H. eshte centripetal, dhe mund te heqesh paralele ne perplasje te vertetash dhe ne subjekt mes platformes dhe decline and fall, por jo ne sens humori. Waugh eshte thate, H. eshte zi.

p.s. me fal se e teprova tek tema tjeter.

Meqe ra fjala, ka diçka qe nuk shkon.

"John Fante-n ose e njeh, ose nuk e harron dot." s'ka shume kuptim. Penar, ka mundesi te kete qene "John Fante-n ose nuk e njeh, ose nuk e harron dot." edhe e ke kaluar gabim sepse keshtu ka diçka qe nuk ka shume kuptim.

 Hurbo, ia arrite qellimit. U be debat, dhe teper interesant smiley

Fante-n se kam degjuar ndonjehere por nga perkthimi i hurbit duket interesant. Me grabiti vemendjen smiley. Do mundohem ta lexoj sa me shpejt.

Eh mire, vetem per ty, tekaçift. Dhe nese e ke si pyetje kete, tek apo çift, me mire mos e vra mendjen, si thua ?

OK, pjesa me poshte nuk eshte fill pas se pares, por aty afer. Ky eshte ne nervat e veta sepse i ka hyre ne qen ne bahçe, dhe nje djale i tij te çan veshet me muziken e vet. Ja shiko si e pershkruan, ka te forta vertet :

________

Kam rrëkëllyer një gotë tjetër duke shijuar qetësinë pas stuhisë. Nga krahu verior i shtëpisë sime në formë Y vinte poterja e magnetofonit të Dominic, ritmet çmendëse të Mothers of Invention. Kisha arritur deri atje sa ta urreja paturpësinë e papërshkrueshme të kësaj zhurme. Kam ngritur sytë drejt San Gennaro dhe i kam thënë : Edhe sa kohë më duhet të vuaj, O Gennaro ? Për fillim, Presley dhe Fats Domino, pastaj Ike dhe Tina Turner, pastaj një përjetësi Beatles dhe Grateful Dead, Monkees, Simon dhe Garfunkel, The Doors, Rotary Connection, që të gjithë pa përjashtim kanë dhunuar intimitetin e shtëpisë sime, e tërë kjo barbari e ndyrë ka pushtuar vatrën time vit pas viti ; tani, ky bir kurve është njëzet e katër vjeç dhe ende një shkërdhatë gërricës.>>

Të kujtohet ty, O Gennaro, qysh ma ka shkatërruar ai atë T-Bird që kam patur ? E ke harruar ti atë fundin pikëllues të Avanti-t tim ? Le të mos harrojmë dhe ditën kur është kapur duke pirë hashash, më ka kushtuar njëmijë e pesëqind dollarë, çka kjo nuk i ka penguar policët ta nxjerrin para gjyqit, dhe pastaj ai qelbësirë fle herë pas here me zezake, çka kjo ia copëton zemrën nënës së vet, dhe vetë unë jam vazhdimisht i munduar nga dyshimi se mos ndoshta është pede. Në djall vaftë, O shenjtor i fort-dashur. Dhe nëse fati do që një qen i tërbuar të kafshojë një nga anëtarët e familjes sime, eh mirë, le ta kafshojë atë, vetëm atë ! Harrieti është dridhur kur kam përplasur grushtin mbi tavolinë.>>

« Ç’pate ?>>

- Djali yt Dominic ! » Kam drejtuar mbi të një gisht kërcënues. « Le të merret ai pra me qenin ! »>>

Kam pirë një burbon tjetër, pastaj kam zbritur koridorin me hap të shpejtë dhe kam trokitur fort në derën e Dominic. Muzika është ndalur.>>

« Kush është ?>>

- Babai yt. Henry J. Molise. »>>

Ai ka rrotulluar çelësin në bravë, dhe e kam zbuluar në mbathje, djalosh i ri shtatmadh me shpatulla të gjera dhe me këmbë tërë muskuj.>>

« Njatjeta, Ba. Ç’kemi ndonjë të re ?>>

Kam hyrë në dhomë.>>

« Ku ke qenë që prej dy javësh ?>>

- Këtu rrotull.>>

Sapo ishte rruar, binte era limon, flokët e tij të gjatë ishin krehur me kujdes përsipër veshëve. Jam ulur mbi shtrat ndërsa ai vishte një palë pantallona me viza të gjera. Ky djalë krejt i paparashikueshëm e kishte lënë universitetin për t’u futur në Navy. Tani si mekanik, fitonte dhjetë mijë dollarë në vit, çka kjo nuk ia përmbushte nevojat, edhe sikur t’i shpenzonte të gjitha për veten e tij, kështu që herë pas here iu kërkonte para prindërve të vet. I vetmi tregues që lejonte për të shpjeguar shpenzimet e tij ishin xhetonat e pokerit të klubeve të Gardenas që Harrieti ia gjente nëpër xhepa para se t’i fuste në lavatriçe. Kam shquar dy xhetona midis monedhave dhe çelësat e makinës mbi komodinën e shtratit. Kishte gjithashtu dhe një pako prezervativësh.>>

« A s’mund të jesh pak më i fshehtë ? » i kam thënë unë me një tundje koke drejt kapotave angleze : « Nëna jote dhe motra jetojnë këtu edhe ato. »>>

Ai ka buzëqeshur. « Mund të të tregoj një shishëz të tërë me pilula kontraceptive në banjon e vajzës tënde. »>>

Përsipër raftit, mezi e dukshme për shkak të llampës së arkitektit të drejtuar nga poshtë, kishte një foto të ngulur në mur. Kam ndryshuar drejtimin e llampës dhe kam ndriçuar murin. Ishte zmadhimi i një zezake lakuriq me një perruke bjonde, këmbët e hapura të shqyera, mbi një stol banaku bari.>>

« Ku e ke gjetur këtë ?>>

- Të pëlqen ?>>

- As që më lëviz qerpiku. E ka parë nëna jote ?>>

- Sapo e ngula.>>

- Domethënë, ti do që nëna jote të pësojë një krizë kardiake ?>>

- Eshtë thjesht pornografi e mirë. Kam plot nën shtrat, ajo është në dijeni. Merr edhe ti kur të duash. »>>

I kisha vëzhguar tashmë këto dokumente joshëse. « Jo, faleminderit, po lexoj Camus këto kohë.>>

- Camus ? Super. »>>

E kam vështruar një copë herë.>>

« Hej Zot, po ç’dreqin ke kundër femrave të bardha ? »>>

Ai është kthyer me një buzëqeshje duke përfunduar së mbërthyeri pullat e këmishës.>>

« Ca pëlqejnë mishin e bardhë, e ca të tjerë mishin e kuq. Secili shijet e veta, apo jo ?>>

- E ti nuk ke pra asnjë krenari raciale ?>>

- Krenari raciale ! Po kjo është një shprehje e fortë, Ba. Vë bast që e ke sajuar vetë. E pabesueshme… S’është për t’u habitur pastaj që ti je një shkrimtar kaq i madh. » Ai ka ecur deri tek tavolina, ka marrë një laps dhe ka shkarravitur mbi një zarf : « "Krenari raciale." » Po e shënoj që të mos ta harroj.>>

 

po me shijon me aq sa kam lexuar, dhe per cudi perngjan ne stil me hurbin smiley dhe per dreq, me duket se keto librat amerikane duhet t'i lexoj ne anglisht megjithese perkthyesi ka bere pune te mire (nje urra per perkthimin 'si nje rreke mes nje blerimi' smiley ).

Une e kam thene : po te me kercente damari te shkruaj, do merrja 1/2 John Fante dhe 1/2 Robert Walser. Ketu e shoh veten une.

Per perkthimin, eshte e veshtire, Tropizma. Ti e di : nuk eshte e sigurte kush qesh me shume : une kur lexoj frengjisht "L'Attrape-coeur" te Salinger, apo ti kur lexon anglisht "The Catcher in the rye" te Salinger. Sepse ashtu eshte puna : gjithsecili leviz dhe zhvendoset ne gjuhen e vet.

Ne çeshtje perkthimi, duhet gjithmone nje akt mirebesimi. Nje lloj zemerbutesie, ne mos dashurie, e lexuesit ndaj perkthyesit. Eshte vete natyra e perkthimit kjo. Perndryshe i mbyllim dyqanet dhe rrime secili ne kullen e vet.

patjeter. dhe them se ky cuni e meriton mirebesimin. problemi eshte kur fillon dhe e imagjinon tekstin ne origjinal, gje ekstremin e se ciles e kam hasur me perkthimin anglisht te 'la misteriosa fiamma', dhe kjo nuk ka te beje aspak me perkthimin, ose, shume pak, por ka te beje me vendosjen shume mire ne vendin x te ngjarjeve dhe mendimeve te autorit. pra, asgje universale ne ate qe thoja me lart.

Tropizma,

E ke fjalen qe ka ndodhur ajo simbioza autor-perkthyes, megjithese jo nepermjet origjinalit ?

Ka nje medyshje te madhe sot ne lidhje me perkthimin e perkthimit, ç'duhet bere :

- ky perkthim, a duhet te marre ca liri, meqe nuk eshte perkthim origjinali ?

- apo duhet te rrije prane perkthimit I qe te mos ndodhe rrjedhje pas rrjedhje ?

Ne fakt, kjo nuk eshte nje çeshtje aspak hurbinekore apo shqiptarore, por nje çeshtje me e gjere. Sepse vijme tek NDARJA E MADHE e njohur nga te gjithe :

A PERKTHEJME FJALE ?

apo

PERKTHEJME IDE ?

Ne kete pike, me aq sa kam mundur te hulumtoj, askush nuk ka nje pergjigje te sakte. Dhe parapelqej te mos shprehem as une. Me mire, mbase, eshte qe te shpresoj ne dashamiresine e lexuesit, dhe te kthehem ne nje qyqar qe rri tek dera e dyqanit te vet te mishit dhe pret mos i hy brenda ndonje klient.

smiley

Perkthejme autorin Hurbi smiley edhe nese kjo do te thote dalje nga vetja dhe sakrifikim i "zerit personal".

hmm, jo, s'kishte lidhje me kete. po thoja qe cfaredo te kete qene simbioza, ca autore jane aq te zhytyr ne gjuhen e tyre, ne kontekstin shume gjuhesor te ambjentit ku kane jetuar, sa s'do te doja t'i lexoja te perkthyer. psh deri dje kete mendoja per i.s.-ne, po me doli qe ne italisht kishte nje fare jehohe. mos ndoshta perkthyesi eshte si puna e te famshmit shpirt binjak? nuk e di, nuk besoj. per shembull, e ke lexuar whitmanin ne perkthim ti? po ginsbergun (ke folur shtrember per kete diku, cudi e madhe me ty)?

atehere, le te rikthehem: kur ia njeh disi me mire detajet nje gjuhe dhe nje ambjenti, te lexosh kete gjuhe dhe kete ambjent te perkthyer eshte ose ushtrim perkthimi, ose ushtrim perkthimi. eshte pak si te degjosh obamen perifrazuar nga erion veliaj. smiley ok, ndoshta jo aq keq.

Trop, kjo qe thua ti varet nga shume faktore:

nga lloji i autorit qe perkthehet, nga gjuha nga perkthehet, nga gjuha ne te cilen perkthehet, nga "mosha" e tekstit qe perkthehet... dhe te gjitha keto kalojne permes perkthyesit.

Sipas meje nuk mund te perkthesh cdo autor... smiley Por ia vlen barra qerane...

fin, nuk po e kundershtoj vleren e perkthimit, madje nuk them as qe ka autore qe s'duhen perkthyer, por them qe ka autore qe automatikisht i perjeton ne origjinal dhe ne te tilla raste perkthimi s'eshte per ty. perkthimi vlen, por per lexues qe duan/duhet te futen nepermjet shqipes per tek bota e vepres. e them kete duke perseritur qe perkthimi ne fjale ka plot vlera, te cilat mund edhe t'i rendis nese me kerkohet, sigurisht ne menyre teresisht amatore dhe sigurisht ne nje ore me te hershme smiley

naten e mire befsh finisterre dhe endrra me kodra kaliforniane.

Po. Perkthimi nuk mund te vije I SAKTE nga dikush qe nuk njeh mjedisin dhe vendin e autorit. Kjo eshte pak a shume ideja jote, apo jo ?

OK. Kam shume prirje ta besoj. Por te ndalemi pak tek perkthimi i autoreve te shekullit 19. Cfare dime ne per kete mjedis ? Perveç pikturave, dhe ca fotove, ne s'dime asgje. Pjesen tjeter e kemi mbushur me perfytyrime tonat te mbushura nga leximet tona.

Cfare duhet te bej une sikur te perkthej Dumas apo Flaubert ? A mund ta ve veten time ne vendin e tyre, ne mjedisin e tyre ? Nuk besoj. Do te bej perpjekje, por nuk do t'ia arrij plotesisht. Atehere ? Atehere hiç, pranojme nje zgjidhje te mesme, dhe kalojme me tej. Ose perndryshe me duhet te studioj nja dhjete vjet histori te shekullit 19, bashke me jeten e plote te autorit, dhe pastaj te perkthej. Por kjo eshte kosto e larte.

____

Ne lidhje me poetet, e pranoj. Nuk ka perkthim te mire, asnjehere. As Noli as Coli.

____

Nuk e di ç'eshte perkthimi. Madje dhe leximi. Mbase eshte (nje ide kjo, nder te tjera) vetem nje kenaqesi çastesh te avulluara. Pa teori, pa asgje, thjesht nje fjolle kohe qe avullon pa e marre vesh.

____

Finisterre,

Ti thua : perkthejme autorin. OK. Por perseri, biem tek medyshja ime : ky autor, si me vjen mua : permes fjaleve, apo ideve ?

Dhe ketu jemi ne çeshtjen "hamletiane" te perkthyesit : more po kur perkthejme, ç'perkthejme ne : fjale apo ide ?

@Hurbi,

Ndoshta s'mund te them cfare perkthejme, por mund te te them cfare "nuk" perkthejme. Dhe e sigurt eshte qe "nuk" perkthejme thjesht fjalet. Dhe qe mundohemi te kuptojme zemrekun e vepres smiley

@Trop,

Naten, flm per kodrat kaliforniane smiley S'doja te te kundershtoja. Thjesht po me vinte si mire qe po flitej per kete pune smiley

Po. Zemrekun, ose ndryshe, frymen. Mirepo, eshte shume e veshtire te gjesh raportin e duhur mes fjales dhe idese. Sepse le te vijme psh, ne nje rast konkret :

Ne nje tekst frengjisht, une lexoj personazhin A qe thote : "Ia kam dhene fjalen Selimit". (J'ai donné ma parole à Selim).

Dhe une si perkthyes shqiptar, me duhet ta sjell ne shqip. Cfare do te shkruaj ? Do te perkthej fjalet apo idene e percjelle ?

Nese une perkthej fjalet : Ia kam dhene fjalen Selimit., dhe nese kete perkthim do ta lexoje nje malesor i mbyllur qe per nje fjale te dhene, ai te merr shpirtin, çfare mendimi do te krijoje ky malesori per personazhin A ?

A nuk do te mendoje qe A eshte nje burre i beses ? (dhe ne koken e malesorit do te vijne pamjet e qindra vjet beselidhje malesh, etj. etj.)

Mirepo, francezi mund ta thote shume lehte kete : "ia kam dhene fjalen", dmth, e thote si me qene duke thene : isha ne bar dhe piva nje birre.

Atehere, perkthyesi vertet ka perkthyer fjalet, por ideja e "fjales se dhene" ne frengjisht, qe eshte nje fjale e dhene qe mund ta shkelesh kur te duash, nuk eshte percjelle tek malesori i cili e mendon fjalen e dhene si te paprekshme !

_____

Shtrohet pyetja : a humbem gje ne kete mes ? A ishim besnik dhe ndaj kujt ?

Po pra prandaj them qe "nuk" perkthejme thjesht fjalet.

Tani, ky shembulli qe po sjell ti ndoshta s'eshte ai me i miri, se nuk di sa do t'i interesonte nje malesori leximi i librit tend. Dhe nga ana tjeter, perkthyesi ben maksimumin e vet, por edhe lexuesit dicka i mbetet per te bere.

Finoche, nganjehere mendoj se do te benim me shume para sikur te merreshim me çeshtjet e perkthimit. Eshte çeshtje qe nuk i dihet fundi. Mund te shkruash 30 vepra dhe i 31-ti te pret pas dere.

Mire Finoche, po bie dhe une, se mbase vjen fshesa dhe na fut ndonje "abuzues", jemi jashte teme. Xhon Fanta do te na fale. Bonne nuit.

 Perndryshe i mbyllim dyqanet dhe rrime secili ne kullen e vet.

problemi eshte se nuk e mbyll dot dyqanin. behet perkthyes ai qe nuk eshte i afte te beje gje te madhe vete. por gjithashtu nga dashuria per shkrimtarin dhe jo ajo per lexuesin. 

eshte shkrimtari ai qe e dashuron lexuesin dhe jo perkthyesi, qe nga ana tij dashuron shkrimtarin.

fan noli, perkthyesi me i shquar shqiptar deri me sot, e ka shpjeguar keshtu kete situate :

kur i hypur mbi kale fati kaloi, me gjeti duke lexuar, e duke me pare te okupuar, shkoi.

keshtu noli e shpjegon "mungesen e fatit", qe nuk u be shkrimtar i madh po veç perkthyes i madh.

romanin Pyesni pluhurin te Fantes ma ka rekomandu Ernest Marku. nje student i '90, inxhinier me pasion letersine autor i tre librave me proze.

sepse john fante eshte i mire. te pakten te pyesni pluhurin. ku e di une, me kujton remarkun, hemingwayn e ku e di une ke. dmth me kujton ata shkrimtare qe shkruajne per jeten thjehste e paster. pa i shtuar as hequr gje.

e kam lexuar pyesni pluhurin per nje nate dhe kur rashe te flija pashe se me kishin ngrire kembet. s'kisha ndezur as ate ngrohesin e te tjeret ne shtepi kishin fjetur me kohe. dhe se kisha vene re se me kishin ngrire kembet. dmth se libri kish qene mjaft interesant.

me pelqeu frika qe autori ka, thjehstesia qe perdor ne dhenien e zemerngushtesise se shkrimtareve, njerzillkeu qe e pershkron librin nga fillimi ne fund.

a eshte perfekt? normalisht qe jo. ka shume epr te arrite te perfektja. por eshte i mrekulluehsem. a wonderful american dream.

zhvirgjerimi i nje mashkulli. frika e tij. liria qe vret, dashuria qe s'eshte dashuri.

e gjitha thene thjeshte e paster.

bukur. komplimente edhe perkthyesit per gjuhen.

kaq sa i takon fantes e pyesni pluhurin.

ndonjehere tjeter per klubin do ju rekomandoja blinishtet e Ernest markun te libri i tij i dyte "Profeti". sa per te qene ne linje

Sa mire qe qenka rikthyer tema! Libri po me shijon shume (turp qe s'e kam mbaruar akoma), fantazmat e anglishtes me jane larguar ne nje mase te madhe dhe kushdo afer meje qe ka lexuar sadopak faqe ka shfaqur entuziazem. Perfundimisht mendoj se zgjedhja eshte e duhura dhe jam e gezuar qe Fanten e kemi ne shqip. Inteligjenca e shkrimit se bashku me ate te perkthimit bejne te mundur qe botet te shumefishohen: bota e Bandinit, bota jote, bota dhe ndonje bote tjeter qe akoma s'e kam zbuluar.

Une kete liber e lexova brenda dites dhe me thene te verteten nuk jam lexues me rendiment aq te larte, por nuk e hiqja dot nga dora. Nje te djele me shi nuk dola fare po vajta ne Los Angeles tu gjujt Camilla Lopezin, pime edhe nje nga ato cigaret e asaj. smiley

Me ka pelqyer jashtezakonisht. Stili "dyst" i John Fantes, aq i lirshem, pa u munduar, pa dashur te shese veten... eshte terheqes. Personazhi i eksentrik i Bandinit kam pershtypjen se eshte nje forme autoportreti...

Mezi pres ta diskutojme miq. Flm. atij/asaj qe e sugjeroi librin.

Konfirmoj se edhe une e lexova ne ditet e para te vitit te ri dhe e gjeta si nje dhurate te vecante . Krejt i vecante, interesant stili, fryma dhe personazhi. te gjorin A.Bandini akoma e perfytyroj duke rendur mes pluhurit nga Bunker Hill ne Columbia Buffet. Me ka lene ate shijen e trishtimit qe shoqeron leximin e Harkut te Triumfit ose Tre Shoket .

Besoj do kete konfirmime te tjera te tipit "edhe une" "edhe une" si tek reklama e EHW smiley Po pres cdo thone shoket ne dikutim. smiley shpresoj qe impresionet  te jene diverse brenda emruesit te perbashket te pelqimit/kenaqsise .

Unë e lexova me nja katër-pesë frymë.

Rroftë Arturo Bandini, personazhi më i dashur që kam hasur në librat e fundit që mbaj mend!

Falemnderit rekomanduesve.

Romani vertet yll dhe perkthyesi pune te vyer ka bere perpos pendes se Fante-s .Po ky Bandini pse mu duk pak si leshko??

 E gjete pse të duket leshko, Spiritus?

Pyetja eshte provokuese. pres pergenjeshtrimin.

Pyetja është thjeshtë pyetje e shtyrë nga vetë-pyetja jote. A vous.

Mos u natarro.Pyetja ime , kisha llafin.E mendoj qe ti s je dakort dhe ketu mund te nisesh nje dikutim te bukur pergenjeshtrues te pyetjes time. Ok ?

Ti je përtac dmth. Pres përgënjeshtrim. A vous.

Me pelqen thenia e Bukovskit ne parathenie : Se shpirti binjak i Fante do te ketenje jetegjatesi ndikimi ne shkrimet emia

E bukur bukovski ka gjetur vetveten ne librin e Fante .NJe veper artistike me vlera te bukura dhe syrin e personazhit mbreslenes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).