Jeta në fshat e në qytet

Kane thuajse te njejten moshe. Jetojne vetem pak kilometra larg njera-tjetres, por bejne jete teresisht te ndryshme.

Lorina Misku eshte nje maturante nga kryqyteti, ndersa Albana Ago 16 vjec, banon pak me tutje periferise, ne fshatin Vishnje te Tiranes. 

Njera frekuenton gjimnazin “Sami Frasheri”, ndersa tjetra ate te Baldushkut. Ne diten e pushimit Albanen e gjejme duke u marre me punet e shtepise. 

Jeta ne fshat nuk i ofron shume mundesi per te realizuar deshirat e moshes, ndaj zgjedh te jete sa me e dobishme ne familje. 

“Kohen e lire e kaloj duke bere pune te ndryshme ne shtepi, duke ndihmuar maman, duke pare televizor”, shprehet Albana.

E reja kryeqytetase e gjen me ndryshe veten mes komoditetit qe i ofron jeta metropolitane. 

“Pervec kohes kur jam ne shkolle, fundjavave dale me shoqet. Kaloj kohen ne internet qe eshte i domosdoshem per te gjithe”, thote Lorina.

Internetin per zbavitje Albana as qe e mendon. Jo vetem per faktin se ai eshte nje opsion i pamundur per ta pasur ne shtepi. 

“Internetin e perdor vetem ne shkolle per materiale te ndryshme. Nuk kam ‘Facebook’ sepse prinderit nuk duan”, shprehet Albana. 

Per te dhe prinderit e saj edhe celulari eshte nje luks i teperuar, qe te pakten mosha per momentin s’mund t’ia lejoje. 

“Nuk kam celular, sepse prinderit nuk e mendojne se duhet ta kem per momentin. Kam shume qejf ta kem, por do te pres kohen per ta pasur”, shprehet ajo. 

Albana e ndan diten e saj mes puneve te shtepise dhe mesimeve. Ndersa Lorinen pas mesimeve e presin momente me te bukura. 

“Duke qene se jam ne nje periudhe qe duhet t’i kushtohem mesimeve ato jane me te rendesishme, por mundohem edhe argetimet mos t’i le pas dore”, thekson Lorina. 

“Uue nuk kam mundesi te argetohem. Ketu ka shume pune. Dal pak me shoqet neper lagje dhe kaq. S’kam cfare te bej tjeter”, thekson Albana. 

Bukuroshes nga qyteti, duket se fati i ka buzeqeshur me teper. 

“Ambjenti qe me rrethon m’i ploteson te gjitha. Nuk me mungon asgje. Te gjitha gjerat qe me mungojne i kam afer”, shprehet Lorina. 

Kerkojme vetem per nje cast t’u nderrojme rolet vajzave. 

“Nuk e imagjinoj veten time ne fshat. Nuk do kisha keto mundesi argetimi, kete rreth shoqeror”, thote Lorina. 

“Do me pelqente shume te jetoja ne qytet. Aty ka mundesi te argetohesh”, shprehet Albana. 

Si te reja ambicioze te dyja bukuroshet endrrat i shohin te realizuara permes shkolles. 

“Duke qene se jam maturante, ambicien e kam ne nivelet me te larta dhe dua te fitoj ate shkolle qe me pelqen”, shprehet Lorina. 

Te pakten per Albanen, shkolla duket shpetimi i saj. 

“Endrrat e mia jane te shumta. Parapelqej te bej shkollen e larte dhe pastaj te shohim”, thote Albana. 

Bukuroshet ndajne te njejten kohe e hapesire, por dimensionet e jeteve te tyre per shkak te vendndodhjeve ndryshojne. 

Lorina eshte reflektimi i kohes qe ka ndryshuar brezin e ri, ndersa Albana pranon ende me deshire te jete nyja e tradites qe vijon te ruhet ne disa treva shqiptare.

 

 

13 Komente

Banaliteti nr1 : Nuk kam ‘Facebook’ sepse prinderit nuk duan”, shprehet Albana. 

Banliteti nr2 : Kaloj kohen ne internet qe eshte i domosdoshem per te gjithe”, thote Lorina.

 

Ku e shikon ti banalitetin te te mos paturit facebook!!!

Pse mer Liqen banalitet?

Banaliteti nr1 : Nuk kam ‘Facebook’ sepse prinderit nuk duan”, shprehet Albana.

Nuk kam facebook = high five, bravo te qofte, good girl smiley.  (Edhe une si katnare por nga katund tjeter, s'fejsbuksohem) smiley

sepse prinderit nuk duan

Ket vallai s'di me e shpjegu smiley.

***

Riperseris nje kerkese te vjeter per yje negative per artikujt. 

Shoke dhe shoqe,

Banalitet eshte qe jeta sipas artikullit midis qytetit / fshatin dallohet me pasjen e facebook dhe internetit.. Jo me nivelin dhe cilesine e jeteses dhe mundesive per shkollim / pune.

Nejse, une mund te jem edhe gabim se kur kam qene adoleshent nuk ka pas facebook edhe mbase gaboj.. Por nje gje se luan as topi .. Jeta ne shqiperi qenka sad and boring si ne qytet dhe fshat... (gjithmone sipas artikullit)

Edhe une qe shaj kete vende!

P.s. Monda ty edhe facebook te duhet !!! smiley

 

 

 

he he he i ziu ti smiley.  E the njehere qe je me fat qe je ..., keshtu qe mos luj me fatin smiley.

 Ne fshat te rrahin me llastik cezme s'ka facebook Monda..   smiley

Apo kujtove se u rrite ti tani? smiley

smiley

Je i keq smiley

S'te tregoj per taktika te tjera cause you'll gonna take advantage of them smiley.

i take it back.. Monda eshte nga qyteti! E ka internetin te domosdoshem si per cdo njeri..  smiley

Nuk dua sherr me ty, kam frike..  smiley

S'kam c'te te bej, mea culpa, e pranoj smiley

Shijimi i lirise tek Lorinat, Dorinat,...ka marre nje kuptim te rriturish. Duke mos pasur pjekurine e plote mendore per te perballuar pasojat e jetes te rriturve, mundesia per te perfunduar ne probleme shtohet.

S'shoh c'mund te beje nje adoleshente duke u rropatur ambienteve per te rritur ose rrugeve ne forme te pakontrolluar. Perendimi e ka zgjedhur mire kete çeshtje: levizje rinore, festa adoleshentesh nen supervizion(ku me pas merren nga prinderit),...

Bukuroshet ndajne te njejten kohe e hapesire

Adoleshentet nuk mund te kontemplohen fizikisht nga nje i rritur. Do merrte allure gjuajtjesh shkrimi. C'na intereson si jane fizikisht? Apo nje katundare/qytetare e shemtuar nuk vuan pasojat me te njejtin intensitet?

The Beauty and the Facebook - artikull investigativ nga Top Qeni, i cili se shpejti do pershtatet ne serial televiziv ne Dixhitalb dhe nejkohesisht ne reality show te titulluar Lideresha, per ti bere karshi Liderit.

Ose versjon i adoptuar i "Cdo te thote te jesh malok/fshatar". Dmth do te thote te jesh Facebookless, fiks si Monda. smiley

 Kam pershtypjen se rinia ne Shqiperi ka shum me teper endrra se bashmoshataret e tyre ne perendim. 

Artikuj te tille jane shperdorim memorje serveri...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).