Jazzi Etnik, kasafortë për folkun shqiptar


Këngëtarja Elina Duni kthehet në Tiranë, pas një viti, për një workshop të etno-jazzit, muzikën që ajo interpreton prej disa vitesh në vendin ku jeton, Zvicër. Për të dhënë këto mësimeve muzikore, për 7 muzikantë të rinj nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Bosnja, ishte i ftuar edhe bateristi serb, Dejan Terzic.
Mbrëmë, në sallën black box të Akademisë së Arteve, publiku shijoi muzikë Etno Jazz, një kombinim i ritmeve jazz me muzikën ballkanase. Në koncertin e quajtur "Shpirti i Ballkanasve", Elina Duni interpretoi këngët shqiptare "Se unë ty moj të kam dash", "Kënga e Lules", "As e vogël as e madhe", këngët bullgare "Kaval Sviri" dhe "Racenica", atë serbe "Somborska", maqedonasen "Sunet Oro", dhe kroatet "Zulfikar-Pacha" dhe "Tango Rosso". Ajo shoqërohej nga bateristi serb, Dejan Terzic, tre interpretuesit e rinj shqiptarë, Indrit Lelo (piano), Dritan Hekurani (bas), Ermal Rodi (saksofon), muzikantët nga Bullgaria Emil Trushev (kaval), Georgi Atanasov (klarinet&eumlsmiley, muzikanti nga Bosnja Timur Sijaric (saksofon) dhe ai nga Kroacia Boris Klecic (kitar&eumlsmiley. Ky aktivitet, është pjesë e ciklit të workshopeve që shoqata kulturore "Robert Shvarc" dhe instituti Goethe organizojnë për muzikën Jazz në Shqipëri.
"Kam ndjerë një liri të madhe dhe në të njëjtën kohë melankoli, gëzim, eufori. Ajo që më pëlqen tek jazzi, është liria që i jep folklorit ballkanas, duke i dhënë atij mundësinë e improvizimit". Kështu tregon këngëtarja Duni pak minuta përpara koncertit, ndërsa tingujt e instrumenteve përpiqeshin shpesh të ndërprisnin bisedën.
Që prej 17 vjetësh, Duni jeton në Zvicër, vendi që i ka lejuar "të jetë vetvetja", të interpretojë muzikë folklorike shqiptare bashkë me kuartetin që ka formuar aty.
Në vitin 2008, ajo ka marrë çmimin e Kantonit të Bernit dhe para pak kohësh, është vlerësuar me një tjetër çmim nga "Prohelvetia".
Në albumin që hodhi në treg në vitit 2008, e titulluar "Baresha", shumica e këngëve janë shqiptare.
Më pas, Elina tregon si ndihet kur kthehet në Shqipëri, çfarë i ka ofruar Zvicra, si e pret publiku i huaj folkun shqiptar dhe raportet e saj me muzikën jazz.
Biseda mbyllet me copëza kujtimesh nga fëmijëria, mbështetjen që i ka dhënë familja pasionit të saj dhe çfarë ndjen kur largohet nga Shqipëria dhe i rikthehet jetës në Zvicër.
"Me më shumë energji, forcë, ndjesi", që duket sikur i mungojnë qetësisë zvicerane.

Elina, çfarë të kthen në Shqipëri?
Shumë gjëra. Babai im, regjisori Spiro Duni, jeton këtu. Gjyshërit e mi jetojnë këtu. Më kthen dëshira për të bërë diçka në Shqipëri. Me aq pak sa mundem unë, të hedh një gur dhe t'i jap publikut shqiptar një lloj muzike pak më ndryshe sesa ajo që dëgjohet nëpër televizione dhe radio.

Që prej 17 vjetësh jetosh në Zvicër. Sa zemërgjerë është treguar ky vend me ty? Çfarë mundësish të janë dhënë për të treguar veten?
Zvicra më ka formuar. Shqipëria ka bërë "brumin", kurse Zvicra e ka "shtruar" (Qesh). Më ka kultivuar dhe tani më jep mundësinë që nëpërmjet këngëve shqiptare, dhe atyre ballkanase, të jem vetvetja. Të bëj këtë unifikim të timin, pjesën time zvicerane me atë shqiptare. Jo vetëm kaq. Por, unë e kam përfaqësuar Zvicrën në disa festivale me këtë muzikë.

Në cilat skena?
Në një festival në Paris, në "Festival Jazzy Colors". Kam luajtur në Qendrën Kulturore të Zvicrës. Në Prill të 2008-ës, në "European Jazz Night" kam përfaqësuar qytetin e Bernit. Zvicra është një vend multietnik dhe multikulturor.

Pra, nuk je ndjerë kurrë e huaj?
Jo. Më ka dhënë mundësinë të jem totalisht vetja ime. Aktivitetet më të rëndësishme janë më kuartetin dhe muzikën që ne krijojmë, atë Ballkanase të ndërthurur me Jazz.

Kur ka ardhur Jazzi tek ty?
Duke dëgjuar muzikë, kur isha 17 vjeçe. Në fillim nëpërmjet bluzzit. Më pas kam dëgjuar këngëtarë si Miles Deivis dhe John Coltrane. Është një muzikë që më ka dhënë shumë liri. Kam ndjerë një liri të madhe dhe në të njëjtën kohë melankoli, gëzim, eufori. Ajo që më pëlqen tek Jazzi është se i jep liri edhe folklorit ballkanas, duke i dhënë atij mundësinë e improvizimit. Këtë kombinim muzikor e kanë bërë edhe grupe të tjera që në vitet '90-të.
Unë kam studiuar Jazz. Ideja e kombinimit të kësaj muzike, me muzikën ballkanase ka lindur nga pianisti i grupit, Colin Vallon. Më tha: "Pse nuk këndon këngë nga vendi yt?". Kështu ka filluar.

A ishte i vështirë kombinimi i tingujve, harmonizimi i tyre?
Nuk ka qenë e vështirë, sepse luaj me tre muzikantë fantastikë, Colin Vallon, Bänt Oester dhe Norbert Pfammatter. Ata janë muzikantë që e njohin mjaft mirë muzikën çifute, Klezmerin, e cila ngjan me Jazzin.
Janë njerëz që dinë t'i luajnë shumë mirë ritmet e vështira të Ballkanit, ato 7/8, 9/8 dhe 11/8. Janë muzikantë Jazzi të shkëlqyer. Ka qenë diçka e mrekullueshme kur ne jemi takuar dhe kemi bërë provë për herë të parë. Duhej bërë muzikë dhe kaq. Kjo për ne ishte shumë e thjeshtë.

Në ç'gjendje e fut këngëtarin muzika Jazz?
E rëndësishme është liria që ka muzikanti, çfarë mund të shprehë ai. Artisti ka një hapësirë të vetën ku mund të shprehë përtej asaj që është shkruar, përtej temës. Mund të fusë interpretimin e tij të këngës nëpërmjet solos, ose variacionit të një teme.

Çfarë ndjesish nxjerr nga vetja në këtë hapësirë?
Në ato nota ka melankoli, ngrohtësi, liri.

Në Zvicër, Gjermani, apo në skena të tjera, a shijohet nga publiku muzika shqiptare?
Jo vetëm në Zvicër, në Gjermani, por edhe në Francë, Austri, Itali. Tani grupi po shkon në më shumë shtete. Pjesa më e madhe e këngëve janë në shqip. Përpara koncertit, gjithmonë u tregoj se përse bëjnë fjalë këngët. Reagimet janë shumë të mira dhe aty e kupton, që edhe pse nuk është muzika e tyre, ajo ndjehet dhe shijohet. Muzika folk flet për tema universale, për dashurinë, vdekjen, lirinë dhe këto janë tema që çdonjërit nga ne i flasin dhe i përkasin. Ballkani ka diçka shumë interesante. Vuajtja përjetohet ndryshe. Shumica e këtyre popujve nuk dorëzohet nga vuajtja, madje arrijnë t'i veshin asaj edhe nota humori. Kjo është diçka që mua më prek. Ndoshta, ata andej e kanë harruar këtë gjë, kanë harruar të qeshin pak me vetveten. Mendoj se kjo muzikë i prek njerëzit sepse ata e kanë humbur pak e nga pak muzikën e tyre folklorike. Publiku rigjen diçka të tijën aty, atë që ka humbur. Në të njëjtën kohë, përcillet edhe një mesazh shoqëror. Shpesh në Gjermani, apo në Zvicër, njerëzit që vijnë nga Ballkani kanë një nam të keq. Fakti që një publiku i prezantohet kjo muzikën, ndihmon të njohin diçka ndryshe nga idetë e tyre për njerëzit e Ballkanit.

Emocioni më i bukur, më i veçantë, që e kujton shpesh...
Ka ndodhur që disa njerëz, kanë qenë femra, kanë ardhur me lot në sy dhe më kanë thënë "ishte koncert i mrekullueshme". Nuk dua të tregohem jomodeste, por më ka ndodhur në disa vende. Këto janë momente më të bukura. Ka edhe njerëz të tjerë që komunikojnë përshtypjet nëpërmjet postës elektronike. Po e tregoj njërin prej tyre këtu: "Unë dëgjoj vetëm rrok. Një shok më mori me vete në koncertin tuaj. Atë që pashë nuk do ta harroj kurrë. S'kam të bëjë fare me Jazzin, por kjo që bën ti, është fantastike". Kjo tregon se Jazzi nëpërmjet Folkut, arrin të prekë edhe njerëz, të cilën zakonisht nuk e pëlqejnë atë, ose nuk e dëgjojnë.

A mendon se nëpërmjet këtyre krijimeve, ruhet dhe ripërtërihet folku shqiptar?
Një mënyrë për ta ruajtur dhe në të njëjtën kohë, për ta ribërë. Të ruash traditën, dhe në të njëjtën kohë, të bësh diçka të re me të. Nuk është konservatore. Konservatorizmi të kërkon t'i ruash gjërat ashtu siç janë dhe mua kjo më duket sikur nuk shkon me jetën, sepse jeta është në lëvizje gjatë gjithë kohën. Fatkeqësisht, kjo ka ndodhur me muzikën klasike, që është ruajtur si një muze, Konservator, prandaj quhet kështu. Është humbur ideja e improvizimit, nëpërmjet këtij konservimi. Mendoj që duhet të ketë grupe folku që ta këndojnë folkun tradicional, por edhe të tjerë që shkojnë më tej.

Fillimisht ke studiuar Piano, më pas Kanto, e vitet e fundit Kompozicion.
Ndihesh e ngopur me formim muzikor?
Me formimin ndihem e ngopur. Ajo që dua është të luaj sa më shumë dhe të kem kohë që të punoj për të përparuar.

Meqë përmendëm studime, ndalojmë edhe për pak tek familja. Kanë qenë ata të parët që zbuluan talentin, që e përkrahën atë?
Ata e kanë ndjerë gjithmonë që unë e kam pëlqyer muzikën. Që kur isha e vogël, sa herë dëgjoja muzikë, unë filloja e kërceja. Qysh 5-vjeçe, kuptuan që pëlqeja pianon dhe më çuan ta mësoja. Fatkeqësisht, kur shkova tek "Kongresi i Përmetit", më caktuan për violinë, pasi nuk mund të zgjidhje. Kam pasur shumë përkrahje nga familja. Fakti që dy prindërit e mi janë në botën e artit, nëna ime shkrimtare (Besa Myftiu), babai regjisor (Spiro Duni), gjyshi shkrimtar (Mehmet Myftiu), sigurisht që më ka ndihmuar. Është shumë e rëndësishme që familja të të përkrahë.

Çfarë merr nga Shqipëria kur largohesh?
Sa herë që kthehem në Zvicër, e ndjej që Shqipëria më jep një lloj rimbushje, më jep forcë. Kur jeton në një vend ku gjithçka shkon mirë, është një tendencë për të harruar sesa me fat jemi. Shqipëria ka një energji që mungon në "paqen" e Zvicrës.

29 Komente

Ky koncerti ishte nje mrekulli. Te degjoje xhaz "as e vogel, as e madhe" me ka pelqyer aq shume... sa nuk e mendoja kurre. Elina kishte nje ze te hatashem, e zoteronte skenen aq bukur, me nje stil teper te vecante. Me mbushi shume shpirterisht.

Edhe kenget e pjeset e tjera ishin shume te mira. Po fyelli sa bukur i rrinte muzikes xhaz! Melodite e tjera ballkanike sec kishin nje shije Bregovici, por dy kenget shqiptare me shijuan pa mase. Klas!

Nje nga castet me te kendshme te shfaqjes ishte gjyshja e saj qe rrinte rrinte e thoshte "Eshte mbesa ime, ajo... Iu befte nena"! Me ngjalli mallin e gjyshes sime.

Faleminderit për lidhjet. Mua se si m'u dukën, s'mi pranonte truri (Zemër disi më e pranueshme se As e vogël as e madhe). Por në përgjithësi s'më pëlqen shumë xhazi, kështuqë s'di ç'të them për përpunimin.

Ndoshta se s'te pelqen xhazi, ( mua me pelqen shume, ndoshta per shkak te Luis Armstrong) andaj s'te kane pelqyer, dori. "as e vogel, as e madhe" e shijova dal vivo dhe sinqerisht aq me ka kenaq sa s'e ke idene.

Une nuk do ta konsideroja si ruajtje te muzikes popullore, ka ndryshime te jashtezakonshme midis ketyre dy rrymave, ( madje, para se ta degjoja isha shume skeptike, duke qene se jam pak tradicionaliste ne shije) por le ta quajme nje variant ndryshe aranzhimi te kengeve, me shume klas e hijeshi, ama, jo alla sinan hoxha &co.

Ciao, Finis! 
Jam e bindur qe do te te kishte pelqyer dhe ty koncerti. smiley

p.s. Pune fantastike ajo revista dhe artikulli yt mgjth. goxha i gjate, m'u duk i forte dhe shterues.

 

Ah, me sa qejf do t'kisha ardhur! smiley Apo s'jam mbyllur ne shtepi keto dite! Me vjen mire qe te ka pelqyer rev. dhe kontributi. Baci, f.

weee E paska kenduar live ne Shqiperi dhe kte Zemer smiley

Para i viti mezi e kam gjet albumin Baresha (se dhe iTunes nuk i kishte te gjitha kenget).

Album version i ksaj 'Zemer' is a must listen!

xixa guri , e guri xixa  smiley

 Megjithate urime per sproven . Dhe me teper qe guxon te perpunoje linja te tilla te frymezuara nga muzika pop.

Po kujdes . Vete ritmi i kesaj kenge nuk ka te perafert asgje me ritmin e Xhazit sic eshte perpunuar????!!!! ! Nje tentative deshperuese te tille kane bere edhe WSF . Dhe kane prure dicka si ...te vjen keq...... por te deshtuar.

 

Fantastike Ana me te vertet shume e bukur 5-ydha

Me shum jazz shqip sepse do te jete nje sukses ne te ardhmen kane shume potencial

Bravoooooooooo

shpresoja ta kisha lexuar gabim - jazzi etnik katastrofa e folkut shqip, por jo.

C'eshte ky muhabet me keto ethnojazzet, turbofolqet, etj etj. Bejini mor keto, veruni c'emer te doni, po mos na thoni qe na qenkan shpetimi i folkut. Folku eshte i shpetuar, aty ku eshte, me kanonet e veta.

flm per linket Ana.sa do te pyesjasmiley

kapsamun jon botnore fare per jazz etnik shqiptar

sun t sjell noi link se kompjutri ka shku ke drute...

kush ka qef jazz etnik jua keshilloj me i nigju m jutub

turbofolku sucks ass n pergjithsi... kurse xhazi etnik etnik ka potencjal t modh m shqipni dhe po konsiderohet roncem nga artista t caktum shqiptare... po jom dakort me njonin mo siper qe s ka pse me shpetu muziken popullore... muzika popullore ska noi rrezik qe t ket nevoje me u shpetu... aa po, duhet qe me u msu veglat tradicjonale shqiptare se nuk i mso mo njeri profesjonalisht... t gjithe dun me i ra vetem kitarres m kto ditet e sotme... komshite tone qe ne s'i kena qef jon mo t hajrit m ket drejtim... kom pa i dite ke i kanal maqedons i orkester botnore fare qe perdorshin vetem vegla tradicjonale, ishte si tip unplugged session vetem qe gjithe t shkrujtmet ishin sllavce ene s'un t kuptojsha kurr i sen'... as qe me i kerku m internet se ishin gjithe N mrapc A pa vize etj etj...

 Sa herë që kthehem në Zvicër, e ndjej që Shqipëria më jep një lloj rimbushje, më jep forcë. Kur jeton në një vend ku gjithçka shkon mirë, është një tendencë për të harruar sesa me fat jemi. Shqipëria ka një energji që mungon në "paqen" e Zvicrës.

Goca s'ka vetëm zë!
P.S. Kjo është e njëjta Elina Duni që është tek albumi i Retrovizores "Lakuriq". 

P.S. Kjo është e njëjta Elina Duni që është tek albumi i Retrovizores "Lakuriq".

... gje qe, per mendimin tim modest, perben "defektin" me te madh te ketij albumi.

 

 

Kurse mua me eshte dukur bashkepunim shume i mire ai album. ndoshta e nxjerr disi retrovizoren nga vetja - po ta krahasojme me "Polaroid" - por tek "rock star", "c'ka t'bej une tash" me ka ngjit shume Elina Duni.

Shume bukur, po pse me jep pershtypjne e nje muzike te njohur, ate te Lazaratit.

 

Nani dhe nje tjeter nga kengetarja greke Savina Yannatou, kengetare qe e ka ri-ngritur muzike mesdhetare ne top-chartat e "World Music", pa ojna gjazi! smiley

Kenga shqiptare fillon ne minuten e 5-te!

http://www.youtube.com/watch?v=H1TQ1wH63Bw

Smarti Moj Smarte moj e shkreta Smarte,

Zjarri te rafte anembane,

Ce bere Abaz Agane 

Iku vate ne Janine

Te mbaje me gajret hordhine 

Mu ne guri ne kala

Abazi atje u vra 

Ku je bre ti lal' vella

Merr nje kal' nje araba

Telegramet vene e vijne

Filipjadhe edhe Janine 

E vrane Abaz Hamine

Nek lufton per Shqiperine 

 me ket lloj muzike (te intelektualizuar, dhe qe nuk i hyn ne pune njeriut) vetem ne zvicer ben "hajer" ku te subvencionon shteti. 

po vrisja mendjen se çfare i hyn ne pune shqipja nje muzike te tille dhe perfundimisht e gjeta : per ta bere abstrakte. 

gjuha muzikore ka aq pak nota, sa pa ndihmen e nje gjuhe ekzotike, si shqipja ne kete rast, nuk do te arrinte dot te ish sa duhej abstrakte. dmth aq sa ç'e duan muzikantet e intelektualizuar per ta quajtur artistike muziken e tyre.

Son, I am dissapoint.
Jazzi ka lind andej nga 1900. Zezaket nuk njiheshin atehere per intelektuale e as abstrakt, po kur sdi gjo pse ja fut kot?

Pastaj shifet muzika 'me te hy ne pune'?

...gjoja me e dhime eshte kur te rre menja se bo modernizma....

....gjene abstrakte e kane urry edhe ata te medhenj qe e kane shpiffffkk....o bo jazz tamom, ose shko ne cirk....

piktori me i modh abstrakt tha - une bej piktura abstrakte se i shkon mas bythe te pasurve dhe i marr $ lehtshem.....

..zerin se kish te keq

 

 ja nje grup jazz-i qe ben muzike me motive shqiptare dhe qe i vleresoj per thjeshtesine (pa artifice) me te cilen krijojne/luajne pjeset e tyre : 

www.youtube.com/watch

 Sa keq qe e paskam humbur...

Kjo goca me pelqen shume... por e kam degjuar vetem ne YouTube... smiley
 

Qarkullojne pak artist te tille ne shqiperi...

---------------

Sa per titullin: Mendoj qe jazz etnik eshte nje menyre e te sjellurit ndryshe te kengeve te folklorit, por jo kasaforte: per tu ruajtur, duhet te ruhen sic jane... 

eda zari o' e mire... paaak katunare po prap ka bereqet... thjesht i duhet ca kohe mo teper. plus t plaket i cike, dmth mo shume pordhe, pa rigon, esencjale kjo e funit...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).