"Ia ka vlejtur"- Disidenti i dikurshëm polak, Lech Walesa, rrëfen

 

 Fillimin e të tatëpjetës së komunizmit në Evropë e shënoi themelimi i Solidarnoshqit në Poloni, sindikatës së parë të pavarur në bllokun lindor.

 

Zhvillimet e vitit 1989 në Poloni paraqesin fillimin e një ere të re në Evropë. Zgjedhjet e para të lira në qershor të këtij viti, fitorja e befasishme e opozitës dhe emërimi i Tadeush Mazovjeckit si kryeministër i parë jo komunist në këtë vend, sinjalizuan fillimin e ndryshimeve të mëdha të sistemit komunist në Evropën Lindore, para rënies së murit të Berlinit. Por rruga e Polonisë në demokraci kishte filluar dhjetë vjet më parë në Dancing, ku filluan ndryshimet e udhëhequra nga sindikatat Solidarnashq dhe Leh Valensa.

 

Punëtorët mbajnë mbi supe Lech Valensa, drejtuesin e grevistëve, Varshavë 1980

Fillimin e të tatëpjetës së komunizmit në Evropë e shënoi themelimi i Solidarnoshqit, sindikatës së parë të pavarur në bllokun lindor. Lech Walesa, udhëheqësi i kësaj sindikate dhe grevave më të mëdha në historinë e bllokut lindor, më vonë President i Polonisë, hedh një vështrim pas.

„Në vitin 1980 ia dolëm t'i bashkojmë të gjitha grupet sociale në Poloni, madje me mbështetje dhe solidaritet edhe nga bota e jashtme. Komunistëve mund t'u thoshim: keni gënjyer gjithmonë, sepse ne jemi shumicë dhe ne nuk ju duam më! Pas kësaj goditjeje, ata më nuk mund të vepronin. Ishte kjo fitorja e parë e masave kundër komunizmit. Ata më nuk mund të bashkoheshin dhe të vepronin me sukses si në të kaluarën. Fitorja e dytë e madhe në atë kohë ishte lëvizja e parë e pavarur partiake në bllokun lindor. Ishte kjo një fitore 2:0 për ne."

 

Papa i sapozgjedhur, Gjon Pali i dytë, 16 tetor 1978

Lech Wałęsa dhe rreth 80 për qind e polakëve janë të bindur se udhëtimi i parë i pelegrinazhit të Papa Gjon Palit të Dytë në vitin 1979 ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në themelimin e Solidarnoschqit dhe rrëzimit të sistemit komunist.

„Ati i shenjtë ishte mbështetja jonë, ai na ka dhuruar shpresa të reja dhe vlera për themelimin e Solidarnoshqit. Kjo na dhuroi fitore të tjera."

As vendosja e gjendjes së luftës në Poloni me 13 dhjetor 1981 dhe internimi njëvjeçar i Lech Wałęsës nuk e shpëtuan komunizmin. 

Presidenti polak, Lech Valensa, gjunjëzohet para Papës Gjon Pali II, 22 Maj 1995. „Gjatë arrestimit u kam thënë se ne jemi fitues. Për ju komunistët kjo është gozhda e fundit në arkivol. Kam qenë i sigurtë se një lëvizje kaq e fuqishme nuk mund të ndalet. Ishte vetëm çështje kohe. Ne u detyruam t'i përballojnë disa goditje, por asnjë sekondë nuk kam dyshuar në fitoren tonë."

Kjo bindje u forcua dhe me çmimin Nobel për paqë, që Lech Wałęsa fitoi në vitin 1983. Çmimin e morën gruaja dhe djali i tij në Stokholm, sepse Walesa nuk donte të largohej nga Polonia.

„Kam qenë i sigurtë se lëvizja, në krye të së cilës isha unë, dikur do të nderohet me çmimin Nobel për paqë. Kjo ndodhi në vitin 1983, që është mirë, sepse më 1982 do të ishte tepër heret. Në vitin 1983 punët nuk ishin tepër mirë, ndërkohë që çmimi Nobel na dha një fuqi të re për të vazhduar drejt fitores."

 

Valensa me 200 polakë të rinj të lindur me 31 gusht 1980, ditën e krijimit të lëvizjes Solidarnosc

Kur qeveria e Jaruzelskit tregoi gatishmëri për lëshime në vitin 1988, Walesa kërkoi ndërprerjen e protestave dhe fillimin e negociatave. 

„Unë kam besuar vetëm një gjë dhe për këtë kam luftuar: nuk ka liri pa Solidarnoshqin. Kam dashur që lëvizja sërish të fuqizohet dhe të luftojë për rrëzinim e komunizmit. Natyrisht që kam bërë edhe kompromise, pa të cilat nuk do të shkonte.

Pushtetmbajtësit e kishin kuptuar se nuk mund të bëhet asnjë lëvizje me injorimin e sindikatës Solidarnoashq dhe Wałęsës.

„Tryeza e rrumbullakët ishte sipas mendimit tim një mistifikim. Komunistët e kanë ditur, se cilat janë dobësitë tona. E kanë ditur se as ata nuk janë të fortë, por ishin më të fortë se ne. Prandaj mendoj se e kanë zgjedhur variantin e sigurtë me 35% të vendeve në Parlament. Kishin planifikuar që disa prej nesh t'i kryejnë punët e tyre dhe që komunizmi të mbijetojë. Në anën tjetër mendoja se ne duhet të marrim atë, që na ofrohet, dhe kështu filloi e gjitha."

 

Gorbaçov (djathtas) dhe Valensa, në takimin e laureatëve të çmimit Nobel, 10 nëntor 2009, në Berlin

Sot 20 vjet pas rrëzimit të komunizmit, Walesa nuk ka asnjë fije dyshimi se ia ka vlejtur të luftohet, pa marrë parasysh pasojat.

„Ia ka vlejtur. Po të filloja sërish nga e para, do të bëja të njëjtat gjëra. Kam besuar se polakët gjatë jetës sime do të jenë një popull i lirë dhe se do të fitojmë ato, që gjenerata më parë kanë ëndërruar, se do të lirohemi nga sovjetët dhe skllavëria. Të gjitha këto u bënë realitet, ndërsa unë kam pasur një rol të rëndësishëm. Mund të jem shumë i lumtur për këto zhvillime dhe fitoren, që shënuam."

Autor: Barbara Cëllen/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

24 Komente

Ndryshe nga Milan Kundera i cili pergjat viteve 83-90 lobonte ne Shtetet e Bashkuara per 'identitetin europian' te Europes Qendrore dhe nevojen e 'natyrshme' qe keto vende te benin pjese serish ne europe (ate perendimore), gjithmone kam besuar se nje fakt i rendesishem qe solli organizimet popullore ne Poloni (e me vone Ceki e Hungari) kunder komunizmit ishte se 'komunizmi' ishte 'tjetri sovjetik'. Kjo e bente me shume se 'komunist' = 2 here armik....

Eshte plotesisht e sakte, Heteroglossia. Te gjitha levizjet antikomuniste kishin nje permbajtje patriotike, dmth kombetare, dhe jo me nderkombetare (internacionalist). Popujt s'mund te harrojne aq lehte. Polaket kane qene ne lufte te perhershme me Ruset. Hungarezet gjithashtu (ne kuader te perandorise austro-hungareze). Keshtu qe perveç Bullgarise, dhe ndonje Rumanie te çorollepsur nga pikepamja e identitetit, te tjeret donin te iknin nje ore e me pare nga zgjedha ruse. Ne Bullgari dhe Rumani, siç thashe, komunizmi mund te kishte ndenjur dhe nja 200 vjet te tjera, pa piken e turpit.

Madje dhe Jugosllavia qe iku shume shpejt nga "panxhat" ruse, t'ia dije per nder Titos qe ishte kroat, se te kishte qene ne krye te vendit ndonje komunist serb i brumosur me traditen e miqesise pansllave, atehere edhe Jugosllavia do te kishte qene mire e bukur komuniste, e nje zot e di ç'do te kishte ndodhur pastaj.

Europa Qendrore mbetet, ne thelb, nje bote gjermanike. Perandoria austro-hungareze e perfshinte pothuaj te teren dhe madje ka lene goxha emer te mire nder ato vise. E keshtu puna. 

Hurb, le te jemi konstruktiv ne debat, jam pergjithesisht dakord me cfare shkruan ne paragrafin e pare, me pak ne te dytin ndersa per 'boten gjermanike' do kisha shume pyetje e pikepyetje duke perfshire edhe 'emrin e mire'. Por le ti leme menjane keto e te mos devijojme nga tema.

Nese konsiderojme argumentet e paragrafit te pare e te dyte dhe kerkojme t'i aplikojme ne rastin e Shqiperise, si mendon pse ra 'komunizmi'  (apo diktatura) ne Shqiperi pikerisht ne ato vite, kur ai nuk ishte as sovjetik, as jugosllav e as i ngopur me nota nacionaliste? Ose pse u la qe te prekej nga efekti domino i bllokut lindor?

Disclaimer: please do not interpret my questions or interpretations as 'for' or 'against' the fall of communism as l really dislike those comments. Kjo nuk eshte per ty Hurb.

 

Shyqyr qe nuk ishte per mua, se s'mora gje vesh. Poshte anglishtja, rrofte frengjishtja ! smiley (OK, ok, shaka, rrofte kush te munde.)

_____

Nashti : komunizmi shqiptar ishte nje komunizem allosoj : edhe vendas, edhe i huaj. Enver M. kopjonte sa te mundte nga fqinjet komuniste : ruse, kineze, etj. Per veten time, nuk mbaj mend ndonje ide apo nisme tipike shqiptare. Ne kete prizem, them se komunizmi shqiptar ishte me shterpi nder te gjithe, ideologet e saj ishin me te trashet nder te gjithe komunistet e botes. Merrini te gjitha masat apo ç'eshte bere ne Shqiperi dhe te gjitha do t'i gjeni te perdorura me pare ne Rusi, Kine e gjetke.

E dyta, komunizmi i Enver M. ishte dhe vendas sepse funksiononte mbi parimin e shperblimit : kush e ndihmon komunizmin, ka privilegje. Nese Laberia apo Vllehet nxoren shume koka komunistesh (na i marrshin te ligat te gjithe), dhe na u zhvendosen ne postet me te larta te shtetit, kjo eshte ngaqe ata u vetofruan per te sherbyer. Dmth ishin te zellshem dhe jo te marre me zor. Te zellshem, jo dhe aq per shkak te parimeve, por te perfitimeve qe vinin me pas : materiale, financiare, shoqerore, statutore (dmth gezonin nje status me te larte ne shoqeri).

Kjo eshte njelloj si ne epoken e Turqise : perse zgjati 5 shekuj, kur turku s'kishte lidhje gjaku me shqiptarin. Po shume bukur : zgjati per dy arsye : e para, e shtypi shqiptarin me zjarr dhe hekur (njelloj si komunizmi), dhe e dyta, zbatoi politiken e kulaçit (taksat, sistemi i bejlereve, pashallareve, etj, njelloj si komunizmi me sekretaret e pare, drejtoret qe katapultoheshin brenda nates, kokecungje te vertete).

Po ta themi ndryshe : Komunizmi ishte nje pushtim "turk", alla shekulli i XX-te.

_____

Ne lidhje me boten gjermanike te Europes Qendrore, kjo eshte mese e sakte : ne te gjitha keto vende kishte pakica te ndjeshme gjermanesh, trashegimi e perandorise. Austro-Hungaria ishte njelloj si Turqia persa i perket larmise se popujve. C'nuk gjeje ne te. Ndikimi kulturor i gjermanikes mbi keta popuj eshte ndjere deri dhe ne shembjen e komunizmit ku te gjithe enderronin RFGJ-ne, si dhe tani me hyrjen ne Europe te ketyre vendeve ku Gjermania ushtron gati nje pushtet te drejtperdrejte (te lekundur pakez nga udheheqja e Schroeder). Psh, Franca e shikonte me frike kete punen e ketyre vendeve sepse e dinte se pushteti i saj do te binte ne perfitim ne Gjermanise.

_____

Titoja ka qene nenshtetas austro-hungarez. Nuk duhet harruar kjo. Dhe kjo eshte nje nder arsyet qe ai ka qene, qysh ne fillim, mosbesues ndaj Stalinit dhe Ruseve, edhe pse komunist.

Kaqe, pak a shume.

 

Hurbi po del nga karakteri ... po shkruan seriozisht. :O

5 yje dhe nga une.

plus qe Polonia kishte marrveshje miqesore me Bolsheviket, kur ne 39 kta te fundit i hyne Polonise edhe i kapen peng nje segment te madh te ushtrise, a dicka e tille... edhe u than ushtareve "ikni", kurse komplet gjeneralet e oficerat, (gjithsej nja 20.000), i futen nga nje koqe plumbi ne koke... edhe nuk than gje... gjithe familjaret prisnin oficeret edhe gjeneralet e luftes.. he se jan ende peng... vetem kur u terhoqen bolsheviket edhe erdhen gjermanet edhe e gjeten vendin e masakres edhe e nxorren ne shesh ca kish ndodhur. Bolsheviket ua hodhen fajin gjermaneve.. por lesh, u bene ekspertiza aty ishte e qarte se ishin bolsheviket. Edhe Kremlini nuk e pranonte as ne vitet 50, as 60, as 70 as 80. Kur ra BS pastaj e pranuan, ok than e beme, na falni.

eshte film ne tub, Katyn.

Lidhur me pushtimin turk, krahasimin e tij me diktaturen moniste (s'eshte hera e pare qe e degjoj), dua te sjell nje citim nga Durham, si me poshte. Para pak ditesh ka qene ketu te PPU nje teme mbi domosdoshmerine e studimit te pushtimit turk. Sepse shume kompleks dhe ndikues. Po te shohesh ket citim te duket sikur turku u zgjodh si e keqja me e vogel dhe se shqiptaret kishin frike nga pavaresia e tyre (imagjinoni nje qingj: preferon te rrije ne kafazin e luanit edhe kur ka mundesi me dale, pasi aty pari vertiten ca ujq dmth kryesisht Serb).

Behet fjale per cerekun e fundit te shek. 19.

The Albanians had, and have, no allied power to come thus to their aid. They threw aside plans of independence, and again made common cause with the Turk against their old enemy the Slav, in the struggle for existence. This time they played a losing game. They had not merely military force to contend with, but also the forces of education and civilisation.

Diktaturat ngjajne (lene per cudi te njejten vule te shemtut mbi peisazhin dhe njerezit), ama hane Shan, hane Bagdat.

Emo, kape tamam, se s'do rrini te adhnum me Hurbin gjithmone juve. smiley

Ca konkretisht nga ato qe tha ai per analogjine me pushtimin turk dhe komunizmin nuk ishe dakort dhe pse? Se kshu me sponte e citate s'para shkon replika; keto stile i kemi denoncuar tek analistat e shtypit. smiley

Ja kjo pjesa ketu xhibo, nuk ka te prapme logjike (krahasuese) fare:

Kjo eshte njelloj si ne epoken e Turqise : perse zgjati 5 shekuj, kur turku s'kishte lidhje gjaku me shqiptarin. Po shume bukur : zgjati per dy arsye : e para, e shtypi shqiptarin me zjarr dhe hekur (njelloj si komunizmi), dhe e dyta, zbatoi politiken e kulaçit (taksat, sistemi i bejlereve, pashallareve, etj, njelloj si komunizmi me sekretaret e pare, drejtoret qe katapultoheshin brenda nates, kokecungje te vertete).

Beje pak lidhjen xhib... asimilimi klorofilian ne kohe te Zogut, tha... etj etj

Une nga historia s'kam lexuar shume, po aq sa kam lexuar kam hasur disa here kete element nga analizat e te huajve per shqipot ne pergjithesi, dhe per kohen nen pushtim ne vecanti. Del kjo qe te huajt (turku me shume se ndejti gjysem mijevjecari) shume here na i kane ngrene koken me ofiqe dhe poste personale dhe perplasje kundra njeri-tjetrit. Jo se e benin vetem me ne, po ne dukej se ate kishim 'thembren e Akilit'.

Qe me heret se turqit ky muhabet, shqipot gjithmone jane te njohur neper historira per karriera personale, jo kombetare, ndac ne krye te fisit, po sidomos ne krye te ushtrive te huaja, qeverive te huaja, etj.

Pra kete element te psikologjise shqipe (jo te hasur vetem tek ne, po qe gjendet e theksuar tek ne) e kane shfrytezuar ata qe kane dashur te na mbajne te sunduar dhe percare si popull, si komb. "Sipas kokes festen". Dhe ne duket se na kane gjetur kete feste tradicionalisht.

Nqs komunizmi dhe Hoxha nuk do e kishte perdorur kete taktike gjithashtu, do ishte perjashtim, pra do ishte e vecante mosperdorja. Fakti qe e perdori s'ka gje per tu habitur, pasi dhe ai ishte sundues i popullit dhe vendit, packa se ishte vete vendas, bile mbase ai ishte sunduesi me i eger po ta llogarisesh me pasojat per kohen qe sundoi sa ishte gjalle (ketu te hyn ne pune statistika, jo tek llogaritja e komisioneve per hapjen e kutive smiley).

Ofiqet dhe privilegjet personale behen sipas sistemit dhe diktatoreve. Ne komunizem s'kishte si te kishte ofiqe dhe privilegje fjala vjen tip Ali Pasha-iste, po brenda sistemit, pra sa lejonte sistemi, ka pasur shume, per te cilat ka elaboruar me shume Hurbi lart.

Ne fakt ky element i misheruar ne komunizem (kombinim i strategjise se sunduesit me perqafimin nga nje sere e madhe nejrzish) ishte ne aspektin djallezor te diktatorit strategji qe ishte sa ashiqare qe duhej ndjekur (obvious) po dhe teper e rendesishme, pasi mirembante vetveten sistemi  (diktatura, lufta e klasave, vellavrasja, etj) dhe mbase kjo eshte arsyeja kryesore qe sistemi komunist ne Shqiperi ishte kaq i eger, dhe njekohesisht arsyeja qe ka kaq shume komuniste dhe komunisto-nostalgjike akoma dhe sot pas kaq vitesh.

Po ta llogarisesh me kohen e monizmit sot dhe ata qe ishin te privilegjuar jane me mire (sidomos ata, me perqindje me te larte biznesesh etj) por ata prap e ndjejne mungesen, duket. Pra i bie qe nuk ndjejne mungesen e gjendjes materiale, as te sigurise (frika ishte dhe per ata qe mund te dilnin "grup armiqesor&quotsmiley por te te qenit mbi te tjeret. Per keta tipa nuk ka rendesi sa mire je kur nuk je dukshem me mire se te tjeret, dhe kur s'ke asnje shans ti shtypesh.

Ej Shqipe su lodhet  me keto frazat e gatshme te tipit, shqipot gjithnje jane nje njohur ne histori per karriera personale etj etj ,

Te gjithe popujt jane te dalluar ne histori per kete pune, e per pune te tjera te ketij lloji.  sa po lexoja nje liber per Gjermanet e vjeter dhe po shkruanin te njejten gje per veten e tyre. 

Ne s'jemi shume te ndryshem nga te tjeret, 500 vjet kane qene te pushtuar edhe te tjeret rreth e rrotull e para dhe e dyta ka zona te shumta ku pushtimi s'ka qene 500 vjet por 0 vjet.

Ketej kur shkruhet per  historine e Ballkanit, fjala e pare qe thuhet eshte se natyra e copetuar me zona malore te shumta ka favorizuar krijimin dhe ruajtjen popujve te ndryshem dhe ka ndaluar zhvillimin ekonomik dhe krijimin e shteteve  te medhenj e te fuqishem.

Ky eshte i gjithe sekreti i moszhvillimit, nuk eshte se Shqiptaret kane brire apo bisht

perca e sundo nuk eshte as e turkut dhe as vetem per ne, xhib.

ne nuk e dime mire muhabetin e turkut. dhe na e kane mesuar dhe na e mesojne vazhdimisht gabim. jemi per cudi te kompleksuar me ate teme. Edhe pas 100 vjetesh!!!  lere tani deshiren per ofiqe e ku di une. natyrisht turku per here te pare ne trojet tona nuk ka ardh me ushtri pushtuese, por per te ndihmuar nje princ arber kunder nje princi tjeter arber! dihen keto. Flasin shume. Ama nga ana tjeter, ja pati ofiqe ali pasha, ja mos paste njeri tjeter. Edhe prap beri ate qe beri. Pikpyetja e madhe qe si ne ndjenjem deri ne fund te 1912-es me ta, ne nje kohe kur frymezuam te tjere per pavaresi, e do nje pergjigje logjike, xhib. Kjo e turkut si e keqja me e vogel mua me bind bajagi.

Komunizmi nuk ishte e keqja me e vogel! Nuk ishte zgjedhje nga halli. I ashtuquajturi klan lab, klanet Kapo and Co, vizitat e udheheqesve te shtetit neper Laberi e Skrapar kur kishte problematike te mprehte e nevoitej "mbeshtetje nga populli" - te gjitha keto kane tjeter logjike brenda dhe lidhen me artin e mbajtjes se pushtetit, per te cilen Enveri ishte virtuoz. Po nuk ka pune turku ketu, te lutem shume. Cdo krahaqsim calon, dakrod, po ky eshte i paralizum fare, as me wheelchairs nuk ben dot xhap.

Fatkeqsisht, my friend, si tek replika e Hurbit, si tek kjo imja, i bie rreth e rreth, kap ndonje gje periferike dhe nuk i pergjigjesh thelbit.

Po kthehemi prap tek square one. Kape thelbin e asaj qe ka thene Hurbi, jo fjali te vecanta, dhe me thuaj ku s'je dakort, duke dhene dhe ndonje argument tendin. 'kjo s'eshte keshtu po eshte keshtu'

Ndryshe ngelemi ne karshilleqe dhe perpjekje per tia qitur tjetrit argumentin nga orbita. smiley

xhibo, un nuk te zemerohem dot ty.

po kjo s'do me thon qe ti t'perfitojsh deri n'infinit nga kjo smiley

Xhibo do te te tregoj nje te forte,mrome,nga ora 2 e notes isha me i birrari te vogel,knajpe i thone gjermont,e nejse,po u zinim per bajernin e futbollit une i thoja qe eshte ekip plenash etj..etj..gjate diskutimit ngrihet nje gjermon i vjete e me thote:wer bist du denn (kush je ti) gjithe inot,dhe une per zotin nuk e marr vesht se si me doli i thashe:une jam shoku xhibit.

Nigju ketu,kam qesh me lot rruges duke ardh ne shpi ku dreqin mu kujtove.

Ne te tjeret te dege ekonomike, e dime se komunizmi ra pasi s'kishte me mundesi ti ushqente njerezit. Sistemi ishte vete i krimbur nga brenda e s'mund te vazhdonte te jetonte me ndaj edhe ngordhi. Keshtu ka ndodh edhe me Turqine edhe me monarkine ketu ne France, nga studimet qe jane bere ketej eshte pare  se cmimi me i shtrenjte i grurit ne historine e Frances ka qene pikerisht diten e renies se Bastijes. 

Ndersa per komunizmin kane dale edhe fakte e deshmi interesante keto kohet e fundit. Me sa duket Gorbacovi vete e ka kuptuar se blloku lindor s'kishte te ardhme dhe e  ka shit  Gjermanine Lindore te Kohli per 15miliarde DM.

Qe ja ka vlejtur dihet ja ka vlejtur, o Leh Valesa!O heroi i Polonise dhe i gjithe anti-komunisteve!

Por hajde tju mbushesh mendjen te majteve ne Shqiperi te pakten.Hajde tu mbushesh mendjen ketyre, qe provuan shijen e bananes,te Coca-Coles apo qe u veshen me xhinse ne 1990.Se deri atehere me pantallona doku te arnuara rrinin dhe per ndonje sebep vishnin kostum teritali, qe e mbanin per 20-30 vjet ne dollap me ilac se mos ja u hante mola.

Hajde tja u mbushesh mendjen ketyre, qe sot jetojme me mire se para 1990!Dje kam pare shume te forta ne kete forum.Te majtet ishih aq te inatosur qe Shqiperia mori pyetesorin e BE, sa folluan te brockullisin se nuk kemi ce duam Europen apo nuk na duhet heqja e vizave.

Por po t'ju thuash te shkojne ne Kube apo Kore te Veriut, ku akoma pranojne refugjate qe duan ate sistem,nuk duan te ikin.C'te bejme do ti marrim me vete ne udhen tone, se i kemi patriote dhe nuk i leme dot prapa.

Sa per temen respekt me te thelle per Solidarnosc,Leh Valesa apo Vaiclav Havel!

Respektet me te medha per revolucionin hungarez te 1956,pranveren e Prages se 1968 apo greven e Gdanskut dhe deshmoret qe rane ne keto levizje.Respekte per popullin hungarez,cek dhe polak!

Per Leh Valesen kjo bejte, si dhe per infermieren e ketij porti polak

Gdansk!
Ben arke e peshkut plot
leshuar mbi beton prej dokerit
Secastopol-sy te mbyturish
tek i rreh thelle shurra e diellit
Durres
ngec barka ne rrasht te reres, a ne leshterike te shurdhuar
si melcite Detin e zi, e kam zene e mbaj ne duar

“Portet jane Sodomat e Marksizmit, rrethuar me uje e
katran”
Astrahan,
per shembull, tjeter emer porti
Dhe s’di si me shtynte pra ky Leh Valesa
drejt Anarkise dhe rakise
te shihja neper lajme te Tv-se se Italise
Pata qare per Leh Valesen
se e dashurova Greven
edhe gjithe Polonite
se urrej une Qeverine
sepse s’e dua hic Shtetin
dua Solidaritetin
kete kopesht
zoologjik
per njerezit e njerezimit
formen
me fetare
te vetorganizimit
Dhe kam qene i vogel shume
Turma me mrekullonte
Katolike e pijanike-te gjithe shoket tubuar
Punetore nevrastenike me mustaqe neper duar
me fund goten!
Dubrovnik!
Poshte Bashkimi Sovjetik!

“Grevat bllokojne Ekonomine, por cojne para historine”
(!?)
Leh Valesa pak nga pak u be kryetar
president polak i shtetit borgjezoproletar
E krejt ma ka ka prishur
qejfin…
Por, te behet ne dashte Pape
gotat plot me Poloni, do t’i rrekellej prape
Le qe kam edhe plot vese
te tjera:
jam rritur me libra Ruse
tje bora eshte e zeze, cdo izbe eshte nje pus
Dhe muzhiket plot inceste te gjakosin me kamzhik…
Te vetmit flamure paqesh
jane rreza paragrafesh
jane ije te bardha polakesh
qe i pata adhuruar me fort se Leh Valesen
E kurre nuk e hoqa shprese

nje polake, nje polake!…!
Per te fal krejt melcine
e te jete rrumbullake
leshraverdhe neper shpine
si kali te me hedhe
nga shtrati ne komodine
perdhe te ma lage rakine
Gdansk! te me pelcase shpatull e koke perdhe
e t’i lutem krejt memec te me ktheje ne stere
VARSHAVE? DY HERE VARSHAVE
eshte nje tmerr kater oktave
keto llave, keto llave
Prishjeje
qe nisen perruar nga kofsha e nga fyti
Perplasen permbi mua mu ne fund te barkut
si i bardhi Drin mbi te ziun Drin
Drin!
bertas Drin!
me djerse e valese
Zgjuar per turp nga gjumi ne pavionin pese
Kati i trete ne Tirane
i spitalit infektiv, hepatit toksik
me melcine time ekspansioniste
dhe embargon e konjakut
dhe bilirubinen qe s’po me zbriste
Shigjetuar kudo
si Shen Sebastiani
me age
ndihmash polake

Dhe ne korridore beh infermjerja roje
Domethene ndez driten ajo statuje pambuku
Me gershetin e trashe si nje krah pa jete eunuku
qe i rri ne shpine
Me gjinjte e larte bjonde perplot tetracikline
sipas meje : Rostok
(dy studente bene qejf gjithe naten
me nje ish-detar ulok).

Ervin Hatibi
“Gjashta Mac”
1995

klasiket mbeten klasike

 Solidarnosti, ne fakt, ka qene nje frymezim per ne dhe shum e shume shqiptare qe e urrenin rregjimin e E.H. e R.A. . Mendoj se pushtimi i tokave shqiptare nga perandoria Otomane, ka lene gjurme te keqia tek ne, sepse nje lloj socializmi kishim, mirpo blloku lindor e kish me te bute ate lloj socializmi se ne, e kjo tregon se nje pjese te se keqes e kemi brenda, jo aq shume te importuar. 

Si e spiegon ti Pjer qe tek ne jane vrare me shume se 6.000 Shqiptar ne kufi , ndersa ne Rumani 500.?

Si mund te lidhet me Turqizem, se e kam shume te veshtire ta kuptoj ?

Pse Berlinezet kujtojne per çdo vit 250 te vraret ne murin e ketij qyteti, dhe  per çdo pervjetor shfaqin dokumentar per te vraret.?

Ku qendron ndryshimi midis nje Gjermani dhe nje Shqiptari te vrare te dy ne kufi ?

Sipas teje edhe ne kohe te Turkut nuk i hapnin dosjet?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).