I arratisuri


(Kushtuar nënës sime dhe të gjithë atyre mësuesve që punuan në kohën e diktaturës)

Ajo ishte 18 vjec, kur u largua nga shtëpia për në një fshat të vogël malor e kufitar. Kishte qenë e para e klasës në shkollën pedagogjike, përvec fiskulturës, ku nuk e kalonte dot kalucin, sepse ishte e pafuqishme. Ushqimi në shtëpinë e saj ishte i pamjaftueshëm. Kishin biografi të keqe. Megjithëse shkolla ia nxori vetë të drejtën e studimit për në shkollën e lartë, ajo nuk mundi të shkonte. Donte të ndihmonte nënën e saj që e kishte rritur të tre fëmijët me sakrifica të mëdha, sepse baba i tyre ishte pijanec.

Fshati ku ajo u emërua si mësuese ishte larg qytetit të saj dhe shumë larg ëndrrave të saj si vajzë. Ishte në një dhomë së bashku me tre vajza të tjera, që i bashkonte biografia e keqe. Kishin pasur fatin e keq të jetonin në një kohë, kur të qënit mbesë e nje tregtari të madh, të prishte biografinë.

Dhoma ku rrinin ishte më jashtë cdo mendimi që mund të ketë njeriu për një banesë. Nuk mbyllej me çelës, por me bishtin e një lopate. Megjithatë ishte një vajzë kokulur dhe pa pretendime . rinia e saj dhe malli për nënën dhe mendimi se kështu do të ndihmonte atë për të rritur motrën dhe vëllain e vogël, e bënin që t’i harronte të gjitha. Punonte me zemër dhe e adhuronte punën e saj. Ajo i sillte kënaqësi.

Por të qënit në një fshat kufitar , në kohën e asaj diktature nuk ishte e lehtë. Shpesh dilte pojaku i fshatit dhe bërtiste, të mbyllnin derën , sepse kufiri ishte kaluar nga diversantët.

Një ditë, midis arsimtarëve ndodhi dicka e cuditshme. Mbasdite kidhin mbledhjen e këshillit pedagogjik, ku vendin më të madh e zinin, jo mbarëvajtja e nxënësve, por lufta e klasave, mësimet e partisë, apo shfaqjet e huaja.

Të nësërmen që në mëngjes, përpara shkollës ia behu kryetari i këshillit të fshatit së bashku me shefin operativ të policisë kufitare të zonës. Një nga mësuesit,  i ardhur nga qyteti P, ishte arratisur, duke kaluar kufirin. Filluan t’i merrnin në pyetje një e nga një. Në fillim u morën në pyetje shokët e dhomës. Asnjë nuk dinte asgjë. Sigurisht djali kishte qenë i mencur, përvecse ishte një njeri shumë i mirë. Ai e dinte se pot ë fliste për të ardhmen e tij, nuk do të kishte mundur kurrë ta kalonte kufirin. Në një vend, ku cdo 2 veta njëri ishte spiun, nen moton i gjithë populli është ushtar,  kushdo mund t’i kishte prishur ëndrrat e tij që në embrion.Në këtë vend ku  e ardhmja ishte vetëm mendimet që brymoste partia, ishte e pamundur të mendojë që dikush kishte dicka të fshehur. I erdhi radha vajzës. Për fatin e saj të keq, ajo kishte qenë pas bankës ku ishte ulur djali, në mbledhjen e këshillit pedagogjik.Kur e morën në pyetje, ajo ndiente t’i rrënqethej mishi dhe flokëtë t’i ngriheshin përpjetë. Operative i zonës ishte një burrë i serte, trupmadh, me mustaqe dhe që të shtinte frikën me atë shikimin e tij si e një skifteri, që është gati të sulet i pamëshirshëm mbi gjahun e tij, sapo t,i vijë rasti.

-          Më trego se cfarë të tha djali dje në mbledhjen e këshillit pedagogjik,-  gjëmoi zëri i tij , në atë dhomë që ishte ftohur edhe më shumë , nga ton ii tij i egër. Vajzës iu mbush trupi me mornica.

-          Asgjë, - iu përgjigj ajo. E cfarë mund t’i thoshte ai? Ajo e njhte, si koleg, por nuk kishte shoqëri që t’i hapej asaj. E cfarë shoqërie mendoi, vajza._- Ku kishte shoqëri në këtë system? Çdo mendim e dinte partia.

-          Por operative, nguli këmbë.

-          Unë e di se ju keni biseduar dje së bashku. Ti ishe pas tij në mbledhje.

-          Nuk biseduam asgjë, mezi shqiptoi vajza. E kush mund të fliste në një mbledhje, ku diskutoheshin vendimet e partisë, në një mbledhje ku edhe miza kishte frikë të sillej vërdallë, për të përmbushur nevojat e saj jetike.

Pyetjet me trupën mësimore vazhduan deri vonë dhe u përsëritën e u përsëritën disa herë me të njëjmjtët përsona. Vajza dhe shoqet e saj kishin frikë se mos merreshin sit ë pandehura. Ato ishin në qendër të luftës së klasave. Nga njëra anë mendonin fjalët që i kishin thënë kur i kishin sjellë:”Partia ka besim tek ju, prandaj ju cojnë të punoni në këtë fshat kufitar”.

Ndërkohë bijtë e komunistëve, zinin vend në qytetet e tyre, këto vajza e djem duhet të edukoheshin dhe të bëheshin njerëz të denjë, për këtë shoqëri. Nga ana tjetër ato e dinin se sa herë ndodhte ndonjë incident, ato ishin të parat, mbi të cilat binte dyshimi. Masat pas kësaj arratisje, qenë torturuese. Vazhdonin me ditë e net të lexoheshin, pa fund direktivat e partisë mbi luftën e klasave, mbi vigjilencën që duhet të ishte në shkallën më të lartë. Vajzat rrinin me frikë. Ato e dinin se nuk kishin shpëtuar me kaq. Plani që kishte operative për të mbushur burgjet, duke kapur armikun, nuk ishte plotëuar.

Ajo ishte një natë e ftohtë dimri. Dhoma e tyre u mbyll me lopatë, pas ii uruan “Natën e mirë!”, të zotit të shtëpisë. Ai ishte një burrë i mirë, që i kishte mësueset si vajzat e veta. Ai quhej Reshat.

Sapo i kishte zënë gjumi, kur në xham u duk një dorë e madhe me qime, që trokiti fort. Vajzat u zgjuan të trembura. Dora merrte përmasa të frikshme dhe ngjyrë të zezë, nga ajo natë pus, pa hënë. Hija e saj dukej vetëm nga drita fsforeshente që lëshonin akrepat e orës.

Një zë i trashë burri, filloi të ulurinte.

-          Ku e ka shtëpinë kryetari i këshillit?

Vajzat e dinin se në një zonë kufitare këto pyetje ishin me rrezik. Ato mendonin se diversantët, pyesnin për ta vrarë atë.

-          Nuk e dimë , - iu përgjigjën ato me gjysmë zëri.

-          Po këto grazhde me cfarë janë të mbushura?

-          Nuk e dimë , - iu përgjigjën ato përsëri dhe me vete mendonin se si mund t’i bënin ballë atyre burrave që ndodheshin prapa asaj dere të vjetër dhe të pasiguruar.

Filluan të thërrasin me të madhe për ndihmë të zotin e shtëpisë, por britmat e tyre binin në vesh të shurdhët.

-          Ha- ha – ha,- filloi të qeshte me të madhe burri ifrikshëm me dorën e madhe, të zezë e me lesh.- Xha Reshati gjendet i shtrirë , këtu, përpara oborrit, në një pellg të madh gjaku. Sapo e therëm.

Sytë e vajzave u zmadhuan nga frika. Por zëri i pamëshirshëm, nuk kishte ndërmend t’i lintëe rehat. Ai iu drejtua një burri tjetër.

-          Meqenëse nuk duan të flsin, spërkate shtëpinë me benzinë dhe veri flakën.

Zemra e vajzave gati sa nuk ndali. Në atë moment fillun t’u dalin prpara njerëzit më të dashur, një rini e lënë përgjysmë me ëndrrat dhe dashuri të papërfunduar.

Vajza mendoi nënën e saj. Kishte 1 muaj që s’e kishte parë, sepse nuk i linin të iknin cdo javë, në shtëpi.Mendoi në mund ta përpballonte dot një dhimbje aq të madhe, sa humbja e një bije, ajo nënë e mirë, e dashur, e urtë, që i kishte rritur fëmijët e saj me një mundim të paparë, me gjak. Nuk donte dhe mendonte se nëna e saj nuk e kishte hak, një kob të tillë. Si nëpër ëndërr, zëri i egër u zbut.

Xha Reshat, folu vajzave se janë të trembura. Thuaju të hapin derën.

Hapeni derën bija, u foli ai. –jam unë bashkë me operativin e zonës së bashku me 4 kufitarë të tjerë.

Vajzat lëvizën si sonambul, për të hapur derën. Ato nuk u besonin syve kur shihnin ata njerëz që ishin tallur aq rëndë me jetët e tyre. Operativi, buzëqeshte i lumtur, sepse mësuest e kishin kaluar provën  e rëndë të besimit. Ato ishin treguar besnike të sistemit. Për këtë radhë ato nuk ishin të dyshuara. Po ku i dihej më vonë?!

Lotët e vajzave nuk pushonin. Ato qanin në heshtje. Nuk e dinin se kur do të merrte fund makthi i tyre.

18 Komente

alketa, po boj pra içik sikur po e shkru letrarishte smiley

nuk eshte e pamundur, madje as e veshtire, por si çdo zanat tjeter do praktike.

smiley

they just fell asleep, when across the window pane a big hairy hand appeared, knock-knock-knocking on teacher's door....

quoth....

ueh, qafsha t'gjith sa po e nigjojsha (GNR version)

Mua me pelqeu, Alketa. Fundja ka nje histori brenda. Per te tjerat, reidio gaga reidio gugu pa hesap.

Faleminderit "peshku pa uje"!

Eshte dhurate shume e bukur per ditelindje.

Sa per komentet dua te sqaroj se eshte hera e pare qe botoj dhe mendimet tuaja i marr si te rendesishme.

Me pelqen te hedh ne leter ato qe degjoj dhe mendoj, pa ndjekur rregulla te shkrimit, sepse nuk i njoh.

Kete histori e kam degjuar nga mamaja ime dhe me eshte dukur interesante, prandaj kam dashur ta ndaj me ju.

Alketa 100 vjece meqenese paske ditelindjen sot dhe nicku yt se di eshte emri i vertete ska rendesi por me kujton motren time. Shkrimi me pelqeu e dashur dhe shpresojme te lexojme te tjera te shkruara nga dora jote. smiley

Alketa, gezuar ditelindjen. Atehere lexoje mendimin tim si te tille:

Shkruaj shume. Shkruaj, shkruaj, shkruaj, shkruaj, shkruaj, shkruaj, shkruaj, shkruaj; edhe kur te mbaroje letra, prapë shkruaj, shkruaj, shkruaj, shkruaj; edhe kur te mbarojne fjalet, prape shkruaj e shkruaj...

 fh, cili ishte ai qe i thoshte dikujt, (i cili i kishte shkuar ketij per t`i marre keshilla si t`ja bente qe te shkruante kur nuk i vinte per te shkruar) "ti ke fatin e mire te mos shkruash dhe prape deshiron ta besh kete gje?! (e perifrazuar)

me duket se tek nje shkrim nga heminguej eshte.

nuk e di lost-o, po me ngjan si keshillat qe u jepen beqarëve smiley

 

e shof un, do me i pa tgjith si vetja* toj.

*per tshkrujtmen i kishnjem llafne

 

Naaajs! Me pelqen ideja dhe lirshmeria me te cilen eshte shkruar.

 

Ktu 3 minutshin tim ia kaloj Spiritus-it:

U bofsh 100 vjece Alketa.

Tregimi i bukur.

Faleminderit te gjitheve per urimet dhe aq me shume per komentete!

Gjes Alketa.

Edhe gezuar ditelindjen, me sa pashe me siper e kishe keto dite. Me fal per vonesen ne urim po ne fund te fundit nuk te njihja ( e nuk te njoh akoma ) e s'e dija qe kisha ditelindjen. S'o faji im.

Desha tu shtohesha & une keshillava

Ne radhe te pare, shkruaj ( x10 ) shkruaj akoma, shkruaj gjithmone, mendo ca do shkruash me vone, kur ecen ne rruge mendo fjalet sikur te kesh ne koke nje kompjuter & Word, mendo se si mund te pershkruash ate qe po sheh ne ate moment ne rruge, perfeksionoje, ktheje diten ne roman, shtoji e hiqi diçka, hiqja e shtoja prape.

Njehere, thone, qe pyeten King se si i shkruante romanet e tij. E di se si u pergjigj ai bir k***e? E di Alketa? Ai tha " Fjale mbas fjale"

Detyre shtepie ; mendo mbi kete thenie te King.

Tani, ca gjera.

Siç thote monsieur Hurb, ka nje histori, e eshte goxha e mire. Te dridh mishte. Ji e ndershme, mos merr merita per kete. Eshte pak a shume rastesi qe e degjove kete histori.

S'eshte rastesi ama qe e shkruajte. Sa histori u rreshkasin njerezve anash dite per dite se ke idene. Historite jane kudo, edhe ne kete moment ka nje histori. Une dje pashe tre histori te mira ne metro e nje tjeter brenda nje dyqani te madh. I lashe te iknin.

 

Sa per menyren e shkrimit, s'po ta lavderoj asnje gje. Lavderimet jane te kota, te merzitshem, te bejne qe te rrish ne vend, Lavderimet vrasin Kerkimin, e pa Kerkim nuk ka asgje, pa Kerkim nuk ka Thellim. E pa Thellim, pa Hyrje, pa Arratisje nuk ka asgje.

Ti ke justifikimin qe kjo eshte hera e pare qe perballesh me publikun tend. S'po te them per gabimet ortografike, nese me premton qe do besh me kujdes here tjeter. ( duke lexuar kete koment ti pranon qe here tjeter do besh me shume kujdes )

 

Dua te ndalem ne ca paragrafe, tip " Dhoma ku rrinin ishte më jashtë cdo mendimi që mund të ketë njeriu për një banesë "

Ketu je futur ne nje vend qe s'te perket. Detyra jote eshte te pershkruash qe dhoma ishte e tille, e jo te thuash qe dhoma ishte e tille. Me kupton?

Gje tjeter : Në një vend, ku cdo 2 veta njëri ishte spiun...

Nuk ta vret pak veshin kjo? Mua po. Te kuptohemi, nuk do therras ambulancen se mu vra veshi, s'eshte imperfekte, por mund te ishte shkruar shume me mire. S'mund te jesh kaq siperfaqsore, ta kerkoj ne emer te Eco-s.

 

Nese do nje keshille me thuaj qe e do e do ta shkruaj.

Pse nuk ta shkruaj tani? Sepse nuk do e meritoje, do merrje keshillen si sulm, sugjerimin si masakrim, interesin si zili e keshtu me radhe.

Dite te mbare.

Darien

Faleminderit per keshillat Darien!

Shume te vlefshme dhe do t'i kem ne konsiderate, te gjitha.

"Dua te ndalem ne ca paragrafe, tip " Dhoma ku rrinin ishte më jashtë cdo mendimi që mund të ketë njeriu për një banesë "

Ketu je futur ne nje vend qe s'te perket. Detyra jote eshte te pershkruash qe dhoma ishte e tille, e jo te thuash qe dhoma ishte e tille. Me kupton?"

Zakonisht shkruaj shkurt per t'i lene me shume vend fantazise, por ke te drejte qe do ishte me ineresante ne qofte se do e pasuroja me me shume detaje.

Ke te drejte kur thua se jeta ne cdo moment ka historite e veta dhe mua me bejne pershtypje shume gjera, keshtu qe do te jem me e vemendshme.

Faleminderit edhe njehere!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).