Historia e çunit të gjatë, që nuk e pranonte “Tuç”-in

Na ishte njëherë një çun i gjatë dhe i keq, që e quanin Ide, ndonëse në librat jashtëshkollorë çunat e këqinj i quajnë gjithnjë Edi. Shumë e çuditshme, po ç‘të bësh, ja që kështu e quanin, Ide.

Dhe u bë i keq ky çuni i gjatë, more shokëni, jo për një ditë dhe jo menjëherë. Çunat e këqinj, të pandreqshëm, siç na mësojnë librat jashtëshkollorë, lindin me vulë në ballë, sikur t’i ketë puthur Satanai. Atyre u ruhen moshatarët, shokët e klasës dhe të lagjes, u ruhen madje edhe prindërit dhe moshatarët e tyre në lagje. Çuna të këqinj ka patur gjithnjë, në çdo vend e në çdo kohë, porse ky gjatoshi ynë u bë më i rrezikshëm se të gjithë dhe prapë, e theksojmë: ai nuk kishte lerë krejt i keq dhe as e mendonte se një ditë do të bëhej i lig. Si rregull, siç na mësojnë dhe librat jashtëshkollorë, një çun bëhet i keq vetëm atëherë kur merret me punë të këqija. Dhe që të merresh me punë të këqija, more shokëni, do të thotë të braktisësh punët e mira, që të bëjnë padiskutim, çun të mirë. Edhe çuni ynë i gjatë në fillim merrej me punë të mira, ani se kur merrej më punët e mbara askush s’e njohu, as për të mirë, as për të keq. Dëshira e gjatoshit tonë ishte të binte në sy, të dukej, se edhe ai ekzistonte, ta nxirrte në pah ekzistencën e tij, e cila ishte e dallueshme midis të tjerëve, në çdo plan pamjeje, pa sy të armatosur, ngase spikaste që tej, more shokëni, si një pikë vrojtimi.

Por erdhi një ditë dhe u lodh çuni ynë i gjatë, duke u marrë me punët e mira të kësaj bote. Dhe bota, si bota: indiferente, zemërgure. Nuk t’i shtie sytë të të vlerësojë, së paku, qoftë me metra, qoftë me kile.

U lodh çuni ynë i gjatë, i la detyrat mënjanë dhe për një farë kohë pushoi së qeni i mirë, por as i keq nuk ishte. Ai kishte zbuluar më në fund se namin më të madh në lagje e fitokan mundësat. Ata qenkëshin ajka e lagjes, ata të ngjallkan respekt, ata nderoheshkan, atyre u rrihkëshin shpatullat, i gostitkan (nga frika a nga respekti), u hapkan udhë, i ndiqkan pas t’u shërbejnë, i shkërbekan, i pëlqekan, u dhënkan pas pushtetit të tyre dhe pëlqekan të ndjejnë mbi vete pushtetin sundues të tyre.

Mundësit e lagjes mblidheshin çdo ditë në një arenë gjysmë të rrënuar, në qendër dhe kacafyteshin, nën britmat e bilbilit të arbitrit, deri në mbrëmje vonë, të ndjekur nga turma të mëdha qytetarësh, fanatë të njërit apo tjetrit. I ndiqte dhe çuni ynë i gjatë kacafytjet nën qiellin e hapur të lagjes, trupat e humbësve që shembeshin përtokë dhe duart e triumfatorëve që ngriheshin lart, në kulmin e delirit dhe brohorisë së tifozëve. I ndiqte dhe ndjente zili çuni ynë i gjatë, për shkëlqimin e vajisur të muskujve fitimtarë. Kështu mori trajtë ëndrra e re e çunit tonë të gjatë. Çdo ditë e çdo natë ai i ndiqte ndeshjet në shkallën e parë, shumë afër arbitrave, me qëllim që të mos i shpëtonte gjë prej rregullave të lojës dhe arbitrimit. Mjaftoi një radhë e mprehtë vëzhgimesh, që ta kuptonte, se si arbitrimet e kishin përmbysur shpesh rezultatin e lojës. Por kjo kishte të bënte me ato raste kur rivaliteti i mundësve ishte thuajse i barabartë, pasi në rastet kur loja fitohej me “tuç”, as arbitrat s’kishin ç‘të bënin. Dhe erdhi një ditë tjetër kur çuni ynë i gjatë nuk mendonte gjë tjetër, por si të futej në arenë; ai nuk mund të merrej paskëtaj me asgjë tjetër: nuk i vizatohej, nuk i shkruhej, nuk i lexohej... shkollën se si e mori zët dhe surretërit e mësuesve nuk i honepste fare. Për ditë të tëra gjatoshi ynë u mor me stërvitjen, ndryshoi sjellje, u bë i vrazhdë, gojështhurur, i papërgjegjshëm për detyrimet dhe detyrat e mëparshme, sepse tashmë ai kishte marrë shpirtërisht një kthesë të fortë: donte të bëhej me çdo kusht i famshëm, të hynte në botën e mundësve. Dhe hyri. Qysh në ndeshjet e para, të lehta, ai zbuloi në vetvete një dhunti që s’e kishte ditur: thyerjen e pahetueshme të rregullave të lojës, faullet tinëzare dhe të gjitha këto, fale një instinkti të parëlindur – befasisë dhe stërkëmbëshit, edhe pse ky i fundit ishte i ndaluar me rregullore.

Kështu, more shokëni, brenda disa viteve, ai që nuk kishte bërë emër në art, ishte një nga mundësit kryesorë, që përfaqësonte lagjen e Kuqe. Ndeshje ballëpërballë i shmangej si djallit; parapëlqente atakimet brinjazi, derisa ta fitonte ndeshjen me hile, falë stërkëmbëshit. Pikërisht kjo i dha dhe popullaritetin më të madh në lagjen e Kuqe, ndonëse ndeshjet e fituara vetëm me diferencë të ngushtë pikësh, pa asnjë tuç, i lanë hijen e një reputacioni të dyshimtë. Kur ndeshja përballë kundërshtarit të tij rrezikonte të mbyllej në barazim, ai atakonte me të gjitha faullat e mundshëm, sepse luftonte të shkëpuste me hile e me pahir, qoftë dhe një gjysëm pike.

Seç kishin këto fitoret e gjatoshit tonë! Diç jo të gëzueshme, diç të pabesë, diç që të rrëshkiste pandershëm, hajnisht dhe nuk e kuptoje deri në fund, si arriti t’i spostonte rivalët e vet brenda lloji dhe të përfaqësonte i vetëm lagjen e Kuqe në ndeshjen finale. “I keq! I keq!” – thonin për të me gjysëm zëri tifozët e mësuar me rregullat e lojës, por e mbështesnin pa kursim, pasi s’kishin mënyrë tjetër përballjeje.

Po ëndrra e çunit të gjatë e të keq që realizuar. Pothuajse. Vërtet ai i kishte fshirë tash nga mendja punët budallaqe të artit, që të lë pa bukë, por ama ishte i kënaqur që u qe imponuar aq dhunshëm, aq tinëzisht e aq hajnisht, sa të mbetej shansi i vetëm për lagjen e Kuqe në përballjen finale me lagjen Bezhë.

Dhe ja ku erdhi më në fund dita e finales së madhe dhe në arenë dolën përfaqësuesit e lagjes së Kuqe dhe lagjes Bezhë – çuni i gjatë dhe i keq Ide me kundërshtarin tradicional, të quajtur Ilas. Arbitri që zgjedhur me marrëveshjen e të dyve, madje sipas propozimit të gjatoshit. Po ashtu, edhe vëzhguesit e arbitrazhit vendas dhe të huaj.

Dhe ndeshja filloi, nën brohorimën e të dy palëve në shkallët e arenës. Çuni i gjatë dhe i keq Ide zbrazi gjithë arsenalin e befasive, faulleve dhe hileve përballë kundërshtarit, por rivali dukej i sprovuar, me përvojë. Për herë të parë gjatoshit nuk i ecën hilet në përleshjen trup me trup, derisa në një tentativë të dëshpëruar për stërkëmbësh u ndëshkua fatalisht nga kundërshtari bezhë: gjithë segmenti i tij skarragjat u shemb, për herë të parë, me shpatulla përtokë në pozicionin e padiskutueshëm - “tuç”! 

- Tuç! - tha fitimtari bezhë dhe në shkallët e arenës nisi festa.

- Tuç! - tha arbitri, duke i ngritur dorën fituesit dhe në shkallët e arenës lagja bezhë shpërtheu në delir.

- Tuç! - miratuan nga afër dhe vëzhguesit e huaj të ndeshjes dhe arbitrazhit.

- Tuç! - brohorisnin kudo, nëpër rrugë, në sheshe dhe në lagje fitimtarët bezhë.

- Tuç! - dukej se pranonte në heshtje të thellë gjithë tifozeria e mërzitur e lagjes së Kuqe, e cila u shpërnda e vuvosur dhe e pikëlluar nëpër shtëpitë, duke mërmëritur me vete: “I keq! I keq! I keq!”

Por vetëm i shtriri “tuç”, me shpatulla përdhe, çuni i gjatë dhe i keq, me emrin e çuditshëm Ide, aspak karakteristik për librat jashtëshkollorë, duke u ngritur e duke shkundur dherat në arenë, sokëlliti fort:

- Nuk ka asnjë “tuç” këtu! Arbitri është i shitur! Kundërshtari bëri faull!

Dhe i mblodhi edhe njëherë, more shokëni, çuni i gjatë dhe i keq, të gjithë tifozët e zeherosur të lagjes së Kuqe e u tha: 

- Ndeshjen nuk e kemi humbur! Arbitri është i shitur! O të kthehet ndeshja, o të gjithë në revolucion!

Kështu vazhdon edhe sot e kësaj dite të çirret bashkë me tifozët e kuq, nëpër rrugë e sheshe, pa e lënë për asnjë minutë të qetë as lagjen e Kuqe, as lagjen Bezhë, me pretendimet, se gjoja “tuçi” nuk qenkësh i vërtetë.

Por fitorja nuk zhbëhet. Arbitri nuk i bie moh verdiktit dhe çuni i gjatë dhe i keq nuk e pranon humbjen.

Kështu, more shokëni, vate dhe burrëria e çunit të gjatë dhe të keq me emrin Ide, i cili nuk pranoi “tuç“-in, ndonëse në të gjitha librat jashtëshkollorë çunat e këqinj, gjithandej, quhen Edi. 

Sepse qysh kemi dëgjuar qëmoti, burrëria e vërtetë është ajo kur ti, gjen kurajon fisnike të pranoç humbjen, me ose pa “tuç”.

25 Komente

Bravo Tufa. Ke tejkalu te vdekur e te gjalle ne stilin e perrallTorit. Larg e larg i ka rene. Nenteksti eshte me tufa i holle.

Shume i thelle ky Tufa more shokeni. Me ke ta kete valle?

hahahahahahahahaha shume faleminderit admina qe na silni edhe shkrime te tilla, se ndryshe as qe kisha per ta marr vesh qe dhe Tufa di te shkruaj. Tani per nje gje jam kurjoz; ky e ka siguruar nje vend ne administraten Staliniane, desha me thene Saliane, apo me kete shkrim e pretendon ate?

Persa i perket mundjes, nuk e di nese ky Tufa ka qene mundes apo jo, por nese jo, mire eshte qe per ceshtje teknike te ketij sporti te pyes Don Bezhanin, aktualisht drejtor policie financiare per lojrat e fatit. ahhahahahahaha.

T'a hongsha satiren me qepe te njoma t'a hongsha!

Humor Digash thonte PF-a nje dite!

Humor Lumverdhash! smiley

Po noi tregim me mafie puniste ka bo ky?

Ose me liberalizim vizash?

O Tufe, o "sharrgji"! smiley

 

 

T'a hongsha satiren me qepe te njoma t'a hongsha! smiley

SATIR-ne greqine e lashte =CjAP

ky e ka siguruar nje vend ne administrate...

Meriton dhe ky nje cope nga torta e madhe , pse jo. Ja, shoket e katedres dhe lagjes u bene deputete, ministra. Po ky ka momente qe mendon se eshte Buda dhe flet si shenjtor , duke gudulis nga pak dhe pusht etin.Pusht eti merzitet dhe dyshon sepse pushteti kerkon besnike  por edhe pak finoke. Ky fin nuk behet dot. Te tjerat ika me oke.

Pale kur kerkon te ironizoje dialektin e jugun dhe fut ate shprehjen "more shokeni" pa sens fare, sic bejne edhe ca kerrice te tjere te ketij kallepi.

Akoma nuk e kemi stabilizu egzakt, po ke ky komenti me poshte, mund t'a kapesh pak a shume se per cfare behet llaf! smiley

 

 

rruga02 - 1 Dhj 2009 - 9:23pm 

Sharagji i thone (me kuptim ofendues) , por ne Gjakove eshte pak problem sepse ate kane fjalore te vecante . Gjakovaret i urejne "nga shpirti" katunaret. Jane shume lokalista dhe ja lidhin shume nalt(sinqerisht, se vete kam lind atje e di shume mire dhe shkoj shpesh)E zone veten per qytetare te mdhaj. Prandaj  eshte e mundur, ndoshta e perdorin ne ate kontekst qe thua ti. Por ne Maqedoni dhe ne te gjithe pjesen tjeter te Kosoves (ndoshta pervec gjakoves) nuk eshte keshtu, Malok nenkupton rome qe flet shqip

"Kur me thane qe do besh pllaka (gramafoni), cerr ma beri zemra... Ku do vesh, me thane. Ika, u thashe, do benj pllaka. Pika pllakave..."

nga Usta Metja i Beratit.

edhe 2 vjet e ca nga 2012-a... pack your shit folks, tha.

"Perdesyz" me pelqen me shume! Fantastik ai linku smiley Zhargon gjakovar si me thene! smiley

I pe emrat e luleve?

Me nam!

Lule Ftyra e Vjehrres!! smiley

 

I kopjova te gjitha fjalet. Emrat e luleve jane zbavitese por s'do mundem kurre t'i perdor se s'di per c'lule e ka llafin... smiley

Pse "ME E BO KAKEN TE DUDI" (kupto: me kapitullu) si te duket ty? Kush e di kush eshte ky Dudi!

Perralla eshte pak e lodhur, si perallat e Hurbit smiley

Po per fjalen Tuç ja vlente. Tuç. Kjo fjale, as vete s'e di pse, personifikon shume gjendjen, mbase me shume se nga kuptimi nga tingellimi. Tuç! smiley

Protestoj! smiley

Te vesh ne nje kandar perrallat e Hurbit me kete palo.... ca quhet, tregim,  ese, opinion, analize?!?!?!?  eshte si te mos dish nga hapet kutia! smiley

Tufa me ka pelqyer tek "fabula rasa", por ne keto shkrimet-opinione  qe  ben ngeli duke dhene llustra sa djathtas... djathtas-lart! Me duket se po ben si ai skeci i fierit "lemoje dhine, e loni, lemoje!" se mbase nxjerr me shume qumesht. 

Rrofshin perrallat e Hurbit! smiley

nuk i kam lexuar asgje tufes, por ky tregimi pacavure me ndihmoi te mos e harxhoj kohen kot me kete autor

Bukur.

Pjesa qe me pelqen me shume:

Dhe ndeshja filloi, nën brohorimën e të dy palëve në shkallët e arenës. Çuni i gjatë dhe i keq Ide zbrazi gjithë arsenalin e befasive, faulleve dhe hileve përballë kundërshtarit, por rivali dukej i sprovuar, me përvojë. Për herë të parë gjatoshit nuk i ecën hilet në përleshjen trup me trup, derisa në një tentativë të dëshpëruar për stërkëmbësh u ndëshkua fatalisht nga kundërshtari bezhë: gjithë segmenti i tij skarragjat u shemb, për herë të parë, me shpatulla përtokë në pozicionin e padiskutueshëm - “tuç”!

Se Zoti vonon, po nuk harron.

Tuf', nuk eshte kaq i kollajte ndertimi i nje personazhi, ashtu sic e thjeshton (banalizon ) ti, vetem duke i shkruar emrin se prapthi... si nje femije ne klase te dyte...

me keto "gatime" kaq te lyrosura vetem letersi ordinere mund te besh

 

 

Qe Tufa e sheh ndeshjen nga tribuna e djathte kjo s'do mend, por as nuk e pengon te shohe rezultatin. Ne optiken time, ky shkrim nuk eshte per ti bere elozhe fituesit (se e dime si fitoi), por per ti thene humbesit: Je jashte, TUC!

Shkrimi eshte kunder Edi Rames dhe kjo s'do mend, vetem se ky rreshtim i letersise dhe i artit ne llogore partiake ne nje moment si ky bie arome interesi personal. Shpresoj t'ia vleje barra qerane smiley

@T.O.K. thote:

"...ky shkrim nuk eshte per ti bere elozhe fituesit (se e dime si fitoi)..."

Ku "dihet" kjo? A mos ketu?:

"Dhe ndeshja filloi, nën brohorimën e të dy palëve në shkallët e arenës. Çuni i gjatë dhe i keq Ide zbrazi gjithë arsenalin e befasive, faulleve dhe hileve përballë kundërshtarit, por rivali dukej i sprovuar, me përvojë. Për herë të parë gjatoshit nuk i ecën hilet në përleshjen trup me trup, derisa në një tentativë të dëshpëruar për stërkëmbësh u ndëshkua fatalisht nga kundërshtari bezhë: gjithë segmenti i tij skarragjat u shemb, për herë të parë, me shpatulla përtokë në pozicionin e padiskutueshëm - “tuç”!"

 

 

"por rivali dukej i sprovuar, me përvojë. Për herë të parë gjatoshit nuk i ecën hilet në përleshjen trup me trup"...

i sprovuar ne kurthe sigurisht... llas-i i tergoi ide-s se me reformen qe bene doli ai i fituari, se e mbertheu pushtetin duke ia "punuar" kundershtarit.... dhe pasi ia dinte levizjet e hodhi me lehte TUC!

Me sa kuptova me ato dy rreshta qe lexova ,ky Goni i paska inat cunat e gjate.

Po sikur te bejme ndonje perralle me titull:

"O Goni hajde se do na rrain"

 Nenteksti duket qarte, mirpo per hir te vertetes duhet thene se dhe Berisha humbi. Sepse asnjeri nuk morri 50% te votave. Te dy moren aty tek 25% (plus-minus). Njeri 600 e 10 mije e tjetri 600 e 20 mije. Pra 1 milion e 200 mije te dy bashke, me gjth satelitet. Nderkoh qe votues jane me teper se 2 milion. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).