Hapni kutitë e Sigurimit

Pse nuk shkruhet se sa herë punohet këneta e Maliqit, vetëm eshtra njerëzish dalin?
 

Denimet e krimeve te nazizmit kane filluar qysh nga '45 dhe vazhdojne dhe sot. Sado qe keta gjakatare jane shperndare ane e kend rruzullit, vjen nje dite dhe japin llogari, per krimet e kryera ndaj njerezimit. Kur vjen momenti per te vleresuar se ku ka qene diktatura me e eger ne vendet komuniste, ne zeme vendin e pare. Kete e thone te huajt kur vizitojne Shqiperine dhe raportin e mbyllin me ato te verteta qe kane ndodhur ne Shqiperi per 50 vjet rresht. Deviza e ketij pushtetit kishte pushkatimet, burgosjet, internimet, shpronesimin deri ne place. Ne Shqiperi ka nje organizate per te drejtat e njeriut qe hesht dhe asnje fjale nuk thote, kemi dhe nje goxha Avokat te Popullit, qe mbasi beri ujkun, tani do te beje qengjin, qe nuk ndihet fare, vetem po preke ndonje komunist per ta levizur dhe parallel nga puna, shqetesohet dhe e mbron me fanatizem, se po pastrojne politikisht administraten.   

Disa media tregojne çdo dite perralla per diktatorin. Dalin plot sigurimsa qe tregojne versione te ndryshme per vrasjet midis tyre. Po ashtu ka gazeta qe shpesh marrin ne intervista te vene e diktatorit, shume e shume perralla "heroizma" e nuk lene gje pa kujtuar. Nuk ka dite qe me shume se 5-6 gazeta nxjerrin shkrime te shoqeruara dhe me fotografi te ketyre tiraneve. Pra e thene shkurt pasqyrohet me shume kujdes dhe sipas porosive dhe me radhe vetem njeren ane te medaljes. Te gjithe keta tregojne me mburrje se "luftuan zbathur pa ngrene, ne shi e ne debore" dhe mburren se sa gjermane ka vrare njeri e sa tjetri, sa shqiptare ka vrare njeri e sa tjetri, sa shtepi kane djegur pasi i kane grabitur. Keta tregojne vete me gojen e tyre se çfare kane bere me kete popull te sfilitur.  

Gjithe kjo baterdi e tyre, trumbetohet si heroizmat ne tregimet e perrallave. Po kush e ben gjithe kete propagande me ç'qellime? Pse kerkohet te mbahet gjalle kjo fryme e keqe dhe vellavrasese? Perse nuk shkruhet asnje fjale per Shqiperine me tela me gjemba, per krimet monstruoze te regjimit diktatorial? Perse nuk shkruhet se sa burgje e kampe internimi ka pasur ne Shqiperi? Perse nuk thuhet se sa skllever punonin ne thellesi te galerive, qe tu siguronin jeten perrallore pashallareve te kuq? Perse nuk shkruhet se sa jane vrare dhe kane mbetur brenda telave me gjemba te Spaçit, Qaf Barit dhe ne shume burgje te tjere te rrethuar me tela me gjemba? Perse nuk shkruhet se ku jane shkaktaret dhe sherbetoret e kesaj te keqe, qe vrane intelektuale shqiptare? A kane qene shqiptare keta? A vazhdojne te paguhen akoma keta xhelate? Pse nuk shkruhet se sa here punohet keneta e Maliqit, vetem eshtra njerezish dalin? Ju qe merrni ne intervista te harruarin "shokun" Pilo. Pyeteni, çfare di per kete kenete? Te kujt jane keto eshtra qe dalin nga keneta? Pse renkon keneta? Sa njerez te familjeve te medha pasanikesh ka grabitur ky "partizan"? A jane keta grabites qe vepruan per 50 vjet ne emer te sistemit grabites e vrases qe e quanin komunizem? Ku eshte ky shtyp qe nuk i pasqyron keto krime? Meqe shtypi apo televizioni sajojne trimerira dhe per te gjithe sa plaken dhe vdesin, perkufizimi eshte "U nda nga gjiri yne, luftetari dhe trimi i paepur". 

Dhe ai qe mban fjalen e rastit vazhdon "…se ka qene trim i rralle dhe ne nje nga aksionet e kryera ka vrare mbi 80 gjermane dhe gjithmone qellonte ne kembe". Keto thenie lexohen ne çdo varrim, vetem ndryshohet numri i gjermaneve te vrare. Te gjithe keto "heroizma" te bejne te besosh se fronti i dyte eshte hapur ketu dhe zbarkimi i aleateve nuk eshte bere ne Normandi. Ketu ne Shqiperi gatuheshin mendime nga me pesimistet, dilnin te reja me te pabesueshme, qe merreshin per te verteta dhe perhapeshin ne te gjithe vendin. Ketu jane marre dhe vazhdojne te merren vetem me intriga egoiste dhe meskine. Ne Çeki eshte bere nje ligj kohet e fundit per te denuar keto krime. Nje parlamentar me sa me kujtohet suedez, kerkon qe krimet e komunizmit te ndeshkohen barabar me krimet e nazizmit.  

Keta vrases nuk e dine çdo te thote te derdhesh gjak te pafajshem, nuk e dine çdo te thote te humbasesh njerezit me te dashur dhe aq me keq qe jane pa varr. Nuk e dine se ç'eshte keneta e Maliqit, Terbufit, Zadrima, kriporja e Vlores, galerite e Spaçit e qafe Barit. Nuk e dine famekeqin Burrel, se sa kocka burrash trima qe e deshen Shqiperine te shkolluar ne perendim, treten dale nga dale e pa ditur te kujt jane. Aty mbi keto kufoma te sakatosura shqiptaresh, sklleverit e bujqesise punojne e mbjellin vreshta me rrush. Sigurimi punonte naten sa here kishin per te varrosur ndonje te pushkatuar, apo te mbytur me thonj dhe injeksione. Diten po ne kete vend punohej nga fshataret, ku altoparlanti çirrej per jeten e lumtur qe bente ky skllav, ditet e lumtura qe i solli socializmi i cili i mesonte ne njeren dore kazmen dhe ne tjetren pushken.   

Ketu heshtet, vetem heshtet. Te thote mendja se keto tmerre kane ndodhur ne nje planet tjeter. Kush duhet ta bej kete? Ata qe shkaktuan kete tragjedi iken duke ngrene njeri-tjetrin. Kane lene pasardhesit, fanatiket e sigurimit, qe tregojne me mburrje se sa shqiptare kane vrare, sa kane prere ne bese e sa jane zhdukur. Ne te shkaterruarit mendojme duke qare se ku mund t'i gjejme njerezit tane te dashur te zhdukur barbarisht. Pala tjeter numeron dekoratat dhe shijon pensionin ne sherbim te sigurimit nga diktatori. Ata duhen gjetur dhe duhet vendosur ne vend nderi dhe shkaktaret te ndeshkohen. Ata jane shqiptare dhe me patjeter duan nje varr ku te shkojne te afermit e gjalle e t'i qajne sipas zakonit. Pjesa e gjalle e ketyre te humburve, qe tash jane te shkaterruar perjetesisht, presin dhe presin vleresime, perkrahje pa rezerva per te jetuar normalisht ne token qe i lindi dhe do i kalbi. Kerkojne buke dhe strehe e jo per te shkuar ne Kaliforni per pushime. Te pavdekshem nuk ka, por dhe te perkrahet perjetesisht xhelati nuk duhet te kete.   

Kush duhet ta beje kete?  

Veç fanatikeve te se keqes, veç atyre qe i kane ngritur ne zenith kete te keqe, pa kerkuar ndihme as nga perkrahesit dhe perfituesit nga kjo tragjedi kombetare eshte vetem nje force e pamposhtur qe quhet, LIGJ dhe kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen. Askush nuk ben llogari, apo ta çoje ne mendje se sa familje jane zhdukur, askush nuk mendon apo thote se sa kane pesuar tronditje te theksuar psikike, askush nuk do t'ia dije sesa NENA ka qe Sigurimi i veshi me te zeza per tere jeten, duke uleritur e qare me fytyre nga qielli me - lutjet "O zot, mire qe na vrane djemte, apo burrin, apo nenen, me bej te shoh nje enderr qe t'i gjej, se s'kam ku te qaj. Se ku jane vrare e hedhur, po s'ka eshtra, te marr pak dhe` atje ku dha frymen e fundit, atje ku gjaku ka rrjedhur ne naten e kobshme. O zot me degjon! Ndeshkoi keta qe me thane gjoksin, qe me bene te qaj gjithe jeten! Ju o xhelate qe jeni strehuar ne shtetet me te fuqishem te botes, duke lene mbrapa vetem lumenj gjaku, ju o te pashpirte, dhe juve qe jeni ketu dhe ne koke mbani kapele republike, qe lindet, u rritet dhe tani ecni te kerrusur nga pesha e krimeve qe keni kryer, nuk e njihni dhimbjen, asnjehere mos befshi gjume".  Hygoi i madh thote: Se per nje nene qe ka humbur djalin e saj, gjithmone zemra eshte si ne diten e pare te dhimbjes. Sado kohe te kaloje, sado qe te zbardhen rrobat e zise, zemra e nenes mbetet e zeze". Mjaft me keto kufoma dhe skelete te komunizmit neper ekranet e televizioneve apo neper faqet e gazetave, na lini me gezimin dhe shijen e embel te 20 shkurtit 1990, qe po ky popull i ka bere nderet qe meritonte diktatorit ne sheshin perpara Heroit Kombetar SKENDERBEUT. U vulos njehere e pergjithmone. Shkrimet neper gazeta nuk kane vlere, as nuk mund te ndryshojne perfundimin. Ketu akoma shkon me thenien e komandantit legjendar se "ku ai ve kemben ne veme koken". Po ketu perkrahet dekorimi i Fehmi Avdiut per meriten e varjes se te ndjerit Avzi Nela ne Kukes pasi kishte bere 24 vjet burg. Kjo duhet kerkuar. Keto kuti duhen hapur te dale e verteta ne shesh. Te gjithe e dime shume mire se vrasesi i Genc Lekes dihet se kush eshte, ndersa vrasesi i Vilson Blloshmit eshte dekoruar nga ambasada franceze. Te gjitha keto duan nje pergjigje.   

I burgosur politik  

06/12/2009   

24 Komente

Ku jeton ky i "shkret"?

Kush do i hap kutit e sigurimit, Rama me Ruçin?

Nuk e shikon se si sillen, ngase po humbasin pushtetin.

Nuk i degjon kelyshat e diktatorit se do rrezojne qeverin mbrenda 10 diteve.

Jemi akoma nen gjysem diktatur or mik, po ja hodhem kesaj rradhe , Po atehre mund te shpresojme te  hapen kutit e sigurimit.

E ka patur kohen Saliu ti hapi or ti i mitingjeve. Me shume se 10 vjet ne pushtet.

Nuk hyn ketu Rama.

E nderkohe qe feston perrallat e veta per shembjen e komunzmit, jane dhjetra te perndjekur duke vdek ne greve urie prej disa javesh qe kerkojne drejtesi nga Berisha, e as e rruan fare, jo me ta rruaje per kete qe tani e quani 'mik'.

Ju ka arrit 'brainwashing' ne nivele te habiteshme.

Ke te drejte per pjesen e pare LD, reagimi i aleances punisto-mafioze te kryesuar nga Rama&Ruci vjen pikerisht per shkak se pushteti po vjen duke ju larguar cdo dite e me shume dhe goditjet qe ka filluar te ju jape kjo qeveri ne bazen dhe mbeshtetjen e tyre ekonomike te vene ne sistemin kapitalist ne menyre te paligjshme. Me dobesimin e tyre, pozicionit te tyre nuk do te arrijne te mbrojne dhe mbajne gjalle edhe trashegimine komuniste dhe bllokojne hapjen e dosjeve apo lustracionin e figurave te institucioneve te shtetit. Prandaj perpeliten kaq shume tani. Ndersa per pjesen e dyte qe flet per kercenimet, mos u merakos shume mer mik se nuk ka bir nene qe mund te cenoje nje qeveri legjitime qe ka voten e popullit. Sovraniteti ne nje Republike eshte tek populli, nuk mund te dale asnje pinjoll i diktatures dhe njerezit qe e ndjekin te cenoje kete sovranitet, te cenojne demokracine.

He re ju kakzoza te Berishes. Edhe per impontencen e Qeverise opozita iua ka fajin? Kater vjet ne qeveri, kur nuk kercenoi askush t'iu hiqte nga qeveria, mos llogarisim qeverisjen e pare te Berishes, ca prisnit qe s'i hapet.

He re Lum, kush do i hapi kutite e sigurimit, Rama nga Bashkia, apo punisto-mafiozi nga qeveria e 2005es e ketej? Thirrni mor toca logjikes, se nuk eshte gjithcka lufte per te fituar e per te mbajtur pushtetin. Mos e degjoneroni cdo muhabet.

Lexojeni mire se eshte i qarte ky i vuajturi me larte, e boll u tallet me vuajtjet e tjetrit se paskeni qene me gjithe mend BYTHQIMA te papare fare:

"Veç fanatikeve te se keqes, veç atyre qe i kane ngritur ne zenith kete te keqe, pa kerkuar ndihme as nga perkrahesit dhe perfituesit nga kjo tragjedi kombetare eshte vetem nje force e pamposhtur qe quhet, LIGJ dhe kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen."

Daret e ligjit qe te shkul dhembet, keto jane.

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

kete LIGJ e kane ne dore dhe e shtrengojne fort, ata qe duhet te ndeshkohen

Degjo Lulian.

Ata qe nuk u pajtuan me 40 vjet diktature,ata qe u sakatuan nga diktatura, dhe ata qe thjesht nuk e deshironin, kush me heret e kush me vone, e kane marre vesh se pas idealeve dhe vuajtjeve te tyre nuk qendron as sali Berisha as rrethi i tij. Per te mos thene qe ne disa raste jane sulmuar direkt prej ketij te fundit. Disa fatkeq ndoshta akoma se kane kuptuar kete.

Por pavaresisht kesaj une dhe keta nuk shohim ndonje zgjidhje tjeter. Pasi jo Gjinushi, Rama, Ramizi e tjere qe as nuk jane bere pishman per vuajtjen e shkaktuar ndaj ketyre shqiptareve dhe per kete ka fakte plot. Te ndodhur ne kete rremuje ne nuk kemi pare zgjidhje tjeter por te mbeshtesim ate qe eshte sa me pak plehre dhe armik. Per kete te jesh i qarte ti edhe gjithe PPU.

Edhe dicka tjeter dua te shtoj ne lidhje me komentet qe vijne sa here kjo teme sillet ne vemendje. Maksimumi qe vjen nga komentues ne disa raste edhe ti ne vecanti, eshte pohimi se shifi si po ua fut Sala. Gje qe ne e dime. Ju nuk guxoni te shkoni me tutje. Kush pervec Sales po lufton qe kjo klase se persekutuarish, pjesa realisht e tille, te marri ndonje kacidhe pasi per falje apo ghjera te tilla nuk po diskuton njeri.

Me vjen keq qe vetem per hir te bindjeve politike te majta, ose ne shume raste vetem pse baballaret i paten te majte, shume peshkatare as nuk denjojne qe te flasin sinqerisht dhe realisht per kete gjeme te nje pjese te madhe shqipetaresh.

Lexojeni mire se eshte i qarte ky i vuajturi me larte, e boll u tallet me vuajtjet e tjetrit se paskeni qene me gjithe mend BYTHQIMA te papare fare:

Po prandaj kerkon Saliu qe te legalizoj martesat midis gay-ve se i jane shtuar shume te vetet.    smiley

PS. Mos prish nervat me disa krimba toke, p[asi edhe ata duhet te ushqehen!

5 yje nga mua!

Kjo puna e ish-bllokmeneve qe dalin me rradhe neper gazeta e revista (po shohim me shume Nexhmien se Ciljeten) po behet me te vertete e padurueshme. Te pakten ata qe e nxjerrin, ta nxirrnin realisht, por jo me shkrime te tipit "Si u njoha une me Verin". Keto shkrime bien ere qe shume larg... Turp!!!

 

Lulian 3K-ari.

Kush e formuloi ligjin mbi dosjet, Nano , Rama apo PD-ja?

Kush beri kerkese ne GJK per mosnjohjen e ligjit mbi dosjet?

Kush e rrezoi ligjin per hapjen e dosjeve?

Kerkesen e beri PS( kelyshet e diktatorit) e rrezoi GJK me Abdiun kelysh i diktatorit.

Nuk eshte e vertet?

 

Siç raporton agjencia italiane e lajmeve "Ansa", Komisioni i Venecias ka deklaruar se antikushtetutshmëria e tekstit qëndron në faktin se bëhet fjalë për një ligj të zakonshëm, që edhe pse për shkak të natyrës së tij nuk mund të ndryshojë atë çka parashikohet nga Kushtetuta, modifikon garancitë kushtetuese të caktuara për postet më të larta të shtetit.

Këshilli i Europës kishte kërkuar nga qeveria shqiptare të mos e nisë zbatimin e ligjit të dosjeve pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese.Në kuadër të monitorimit në lidhje me këtë ligj, dy raportuesit e këtij këshilli, David Uilshire dhe Jako Lakso, zhvilluan edhe një vizitë të posaçme në Tiranë. Ata e nxitën Gjykatën Kushtetuese dhe qeverinë ta paraqisnin ligjin e dosjeve në Komisionin e Venecias për të qenë të sigurt për përputhjen e tij të plotë me detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Europës. "Faktori kohë krijon terren për t‘u shqetësuar se ligji do të shkaktojë më shumë padrejtësi se sa do të korrigjojë padrejtësitë e bëra në kohën e komunizmit. Mbështetësit e këtij ligji nuk patën kohë të mjaftueshme për të shpjeguar përse një ligj i tillë është i nevojshëm pas gati dy dekadash nga rënia e regjimit komunist', theksonte në dhjetorin e vitit 2008, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, Teri Deivis.

--------------------------------------------------------------------

O Llum e more veshe tani te verteteeeennn ?????

Shoqeria shqiptare asnjehere nuk ka per ti respektuar si duhet te pafajshmet e atij regjimi te kaluar per sa kohe perfaqsohen nga krimineli Berisha dhe horrat qe i vijne nga pas.. As nga komentet injorante te tipit tend!

Te lesh Berishen (deshmitarin e rreme ne gjyqe) dhe Topallin (spiunia e rendomte e sigurimit) te perfaqsojne ish te perndjekurit eshte njesoj si ti keshe denuar per here te dyte.

 

"Faktori kohë krijon terren për t‘u shqetësuar se ligji do të shkaktojë më shumë padrejtësi se sa do të korrigjojë padrejtësitë e bëra në kohën e komunizmit. Mbështetësit e këtij ligji nuk patën kohë të mjaftueshme për të shpjeguar përse një ligj i tillë është i nevojshëm pas gati dy dekadash nga rënia e regjimit komunist', theksonte në dhjetorin e vitit 2008, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, Teri Deivis.

Ama pergjigje e bukur.Do te "shkaktoje padrejtesi".E kujt do tja shkaktoje? Atyre qe dhane denime me vdekje per fjalen e lire,atyre qe internuan familje te tera me gra e femije te vegjel,atyre qe zhvilluan gjyqe politike !!!!!!!!!!!!!!!

Le te marrin edhe ky Devis e te emeroje antar te gjykates larte nje gjykates apo prokuror te nazizmit apo bashkepuntoret e tyre ne te gjithe Europen e pushtuar te asaj kohe me qene se u shkelkan te drejtat e njeriut.

Mbreme Pandi Laco revokoi ne emisionin e tij vitin 1946. Kishte te ftuar nje ish eksponenet te larte te regjimit te atehershem i cili tregonte per delegacionin e Hoxhes ne Konferencen e Parisit. Vec injorances se ekipit qeverises i cili nuk njihte mire historine e Shqiperise dhe doli bllof para atij grek, ku u detyruan delegacione te tjera te lindjes ta mbronin me kulture vendin tone, ai tregoi gjithashtu sa satelite ishte Shqiperia ndaj Jugosllaveve te Titos e Kardelit.

Laco ne pjesen e dyte te emisionit u mor me Ballkaniaden dhe si per rastesisht e paraqiti ne dokumentar familjen Hoxha mbi 20 here.

Vitet 46-te kane qene tipike per eliminimin e klases intelektuale dhe sekuestron e tregetareve te medhenj e te mesem, ne vlera malli dhe floriri. Aty as qe u tha nje fjale. Ai ishte vit represioni edhe per komunistet liberale ne Front dhe ata qe mendonin ndryshe per socializmin ose edhe anti- jugosllavizmen, nen idene e pushtimit qe po i ribehej Kosoves.

Koci Xoxe e grupe injorantesh e kriminele te pergjakshem po merrnin frenat e shtetit te dhunes. Asgje nga keto. Turp i madh i regjizorit manipulues i cili kerkon edhe kreun e komisionit drejtues te kinemase se sotme. Dhe kjo behet me karshillek tek Klani i qeverise Berisha. A eshte e vendit ta peshtyjme.

Jemi ne nje linje besoj me shkruesin e artikullit.

Bedri, une jam per hapjen e çdo lloj "kutie" po mender teje kush pjerth. Keta mer jane horrat qe kane ne dore celsat e kutive. Populli e kishte ne dore njehere ne 90-en t'i hapte, nuk e beri, ekzekutoret dhe bashkepuntoret aty i kishin, t'u jepnin nga nje plumb ne lule te ballit dhe te binim rehat. Ne pushtet kemi Saliun qe ju e doni aq fort, le t'i hape kutite e sigurimit. Kujt ja kerkon hapjen e kutive!!! Opozites!!! Saliu o Bedri nuk hap asnje lloj "kutie" se brenda del "maçoku i zi". Saliu eshte hera e trete qe eshte ne pushtet, dhe po tall menderen me gjithe popullin por, me teper me gjithe ata mavrinjte qe u dergjen burgjeve dhe u shkaterruan jeten 45 vite komunizem. Aty i kishit mer Bedri dhe aty i keni prap te dyja palet e kutive si ato te sigurimit ashtu dhe ato te zgjedhjeve te fundit. Hapini dhe mos na çani menderen.

Eshte e veshtire te hapen ato dosie nga keta politikane qe jane si ne pushtet ashtu edhe ne opozite.Vendi po qeveriset pa nderprereje nga PPSH e ndare ne dy pjese te medha dhe ca mbeturina te vogla, qe te gjitha kane nje nene me emrin NENA PARTI,qe po bejne sikur shahen e grinden por ne te vertete zbatojne ligjin percaj e sundo.

Ligjin e kane ne dore ata pleqte e Gjykates Kushtetuese qe kane grumbuj te tere dosjesh te tyre nga ajo periudhe dhe pikerisht ky ligj se pari ata duhet te ndeshkoje. Ligjin e bllokon dhe nuk jep konsensus pasardhesja e PPSH-se, PSSH-ja. Ligjin e kundershtojne edhe rrembythjet qe shkarravisin ne internet me lloj-lloj justifikimesh dhe jane shume afer budallait. Denimin e komunizmit ligjerisht dhe moralisht e pengojne gjithe keta copa mishi, ushtare te bindur te diktatures qe here flasin per E. Hoxhen si produkt shoqeror, here mbrojne dhe justifikojne luften civile dhe jane gati te vetflijohen per 29 nentorin dhe here te tjera preken se pse u zhvendosen statujat e komunisteve qe kane bllokuar sheshet e Shqiperise. Denimin e komunizmit e pengojne edhe ata pinjolle te diktatures qe sot dalin e lavderojne veprimtarine e eterve te tyre. Por degjoni lajmin e mire; pasardhesit e PPSH-se, te shperndare ne celula mafie dhe organizime politike do te zbythen dhe shkulen dhembe e dhemballe me daret e ligjit, me gojen pa dhembe mund te lehin por jo ta kafshojne.

 Ti "The Speaker" ose je vete Saliu ose je nje nga qe sikur i ka nxjerre Saliu nga b..ytha. Si more nuk keni turp te flisni keshtu dhe te talleni me te gjithe ata qe vuajten vetem per nje fjale, vetem per nje mendim te dhene? Si guxoni te akuzoni te tjeret per mos hapje dosjesh kur vete i keni ne dore qe te hapen, Po vete ai majmuni juaj Sali, eshte kujdesur atehere me teseren e PPSH-se ne dore qe shume vete te denoheshin. Vete ai ka qene nje nga hallkat e zinxhirit komunist. Po te hapen dosjet, do te dali e verteta ne shesh se kush kane qene ne te vertete ata qe vrane e prene dhe ne cfare lidhje jane me kohet e sotme dhe cfare pushtetesh gezojne akoma. 

Po, paskan qene shume te durueshem ata qe u denuan ne ate kohe, se perndryshe duhet ti kishin nxjerre zorret nga goja aty qe u bene shkaktare per vuajtjet e pafundme te tyre.

 

Ti "The Speaker" ose je vete Saliu ose je nje nga qe sikur i ka nxjerre Saliu nga b..ytha.

hahahahahahah me nje fjale ai eshte Sali's piece of shit!   hahahahahaha

O tellall, PD ne vitet 92-97 i kishte te gjitha mundesite per te bere dhe miratuar nje ligj te tille. Nuk e beri, por ne 2007, propozon (dhe miraton) nje fare ligji per te hequr njerezit e e padeshirueshem ne drejtesi si psh prokurorin e ceshtjes Gerdeci. Ligji u kundershtua nga Komisioni i Venecias si anti kushtetues.

Plasi syte: http://www.youtube.com/watch?v=VVUzUK3cw...

Ishte PS qe propozoi nje hapje te te gjithave dosjeve dhe pa kushte, gje qe u kundershtua nga naltmadhenia e tij Birisha 1.

Edhe nje gje tjeter: A din ti zoteri qe nje spiuni te sigurimit i mbyllej automatikisht dosja nese ai behej anetar i PPSH? Presupozohej qe tani e tutje spiuni do ia tregonte te tera partise. Birisha ka qene anetar i PPSH qe prej 1968. Hmmm, dhe iu sperdrithte si kurvat intervistueses se Hardtalk ne BBC.....

 

50 vjet komunizmi ka leshu shume rrenje dhe duhet edhe pak kohe me i shkul keto rrenje te keqija.

Nese do te hapeshin ato kutite e sigurimit une do te thoja qe Shqiperia do kishte ngel pa qeveri, pa opozite dhe pa subjekte te mirefillta politike.....

Ja pra qe popullit i bie te lehi kot se ekzekutorin e ka ne krye te qeverise tani dhe do ta kete aty edhe nese vjen opozita neser..... Sigurimsat kane filtruar aq mire ne politike dhe gjithmone do te jene aty, te pakten sa te jete gjalle ky brezi yne.....

Bedri ke shume te drejte.

Por a e shikon se sa perkrahes kane spiunet dhe dhunuesit e te drejtave te njeriut ,te cilet sot ose jane ne krye te institucioneve qe mbrojne te drejtat e njeriut ose kane krijuar OJF ne mbrojtje te te drejtave te njeriut.

O zot.Ku jemi Bedri.

Kush do ti hape kutite e sigurimit?  Aristokracia komuniste (PS) apo borgjezia komuniste (PD)?  Normalisht keta njerez s'mund te denojne veten.  Pastrimi duhet te ishte bere qe ne fillim ne 1990-1991 me gjyqe tip Nurembergu, por sic e dime sistemi nuk u rrezua por thjesht u tjetersua me plan te detajuar nga Ramizi me shoke te cilet e kishin menduar mire se kush do ta bente pluralizmin ne Shqiperi dhe ishin goxha te sigurte qe keta nuk do t'i kunderviheshin tamam krimineleve komuniste, por vecse do benin ca shfaqe sa per t'u dukur sikur po e luftonin komunizmin e krimet e tij.

Shikoni llumin se si reagon kur ju preket diktatura komuniste dhe pasardhesit e saj ne drejtim sot. Eshte tipike per ta ky loj reagimi. Baza me e fuqishme dhe ekstremiste e diktatures ka qene llumi.

Ndersa per te bere nje sqarim te vogel, ne periudhen e qeverisjes se pare te PD '92-'97 u miratua ligji jo vetem i lustracionit por edhe i genocidit dhe u denuan shume njerez te udheheqjes komuniste, duke perfshire R. Aline dhe N. Hoxhen, por pas ardhjes ne pushtet te PS ne vitin '97 te gjithe keta moren pafajesine dhe u demshperblyen me milione leke per denim te padrejte.

E mor Tellall .

Të kam thënë mos u ndiej shume per këtë punë se po u hapën te GJITHA Dosjet , jo vetëm që do propozosh për mua si k/ ministër , si të njohur që më ke te PPU dhe do të ruajë nga qenefllëku  ku kishe rënë . Leri këta axhamijtë e rij të llomotisin me atë shprehjen e famshme që përdornim ne  Të kujtohet besoj .  

 Lart flamujt e Kongresit ! Nga fitorja në fitorje pas çdo Kuvëndi të PD-së.

Leh e leh pambarimisht dhe thuaj nën zë mos të dëgjoj njeri shyqyr o zot , që nuk e marrin seriozisht hapjen e Dosjeve !

Futi nga një shprehje kështu tip MIXHE sikur thua ndonjë gjë të madhe si psh Lustracionin si pune llustra boja tek llustraxhiu ) bo nga nji artikull herë pas here dhe më rrjegëll je me këto patatet që vijnë rrotull teje smiley

Familja e poetit Nela: Edi Rama të kërkojë falje ERALD KAPRI

Familjarët e poetit të varur në vitin 1989, Havzi Nela, kërkojnë që kreu i opozitës, Edi Rama, të kërkojë falje publike. Në një deklaratë për mediat, vëllai i poetit të dënuar me vdekje në vitin e fundit të diktaturës komuniste, Shukuri Nela, deklaroi se në dekretin e varjes së vëllait të tij ndodhet edhe firma e Kristaq Ramës, babait të kreut të opozitës. Sipas tij, faktet tregojnë në ekzekutimin e vëllait të tij ka qenë pjesëmarrës edhe Krsitaq Rama. “Ne, familjarët e Havzi Nelës, jemi këtu jo për të ngritur akuzë politike, por për të denoncuar një realitet të dëshmuar në fakte, në fakte dhe prova autentike që disponojmë për ekzekutimin e vëllait tonë. Dekreti që dënoi me varje në litar vëllanë tonë, në ditët kur diktatura po jepte shpirt, mban firmën e Kristaq Ramës, babait të kryetarit të PS-së, Edvin Rama”, - deklaroi vëllai i poetit Nela.

Përpara mediave ai kërkoi që Edi Rama, djali i Kristaqit, të kërkojë falje për krimet e të atit në kohën e diktaturës. Sipas Shukuri Nelës, Rama që është mburrur se është biri i të atit, duhet të kërkojë falje publike për varjen e vëllait të tij. Nela iu drejtua drejtpërdrejt Edi Ramës në emër të familjarëve të poetit të vrarë nga diktaturë t’u kërkojë falje atyre, por edhe gjithë shqiptarëve për veprimet e të atit në vitin e fundit të diktaturës. “Zoti Edvin Rama që shprehet me mburrje se është biri i të atit, duhet, të paktën, të na kërkonte falje, ne vëllezërve, familjarëve si dhe të gjithë shqiptarëve për firmën e babait të tij, për varjen e vëllait tonë, Havzi Nela”, - deklaroi Shukuri Nela. Në të njëjtën deklaratë, vëllai i poetit bën thirrje që Rama të kërkojë falje si hapin e parë për të besuar që Edi Rama nuk ka të njëjtën mendësi me të atin e tij. Ai bëri thirrje që Rama të japë prova që duhet të distancohet nga trashëgimia kriminale e diktaturës, që sipas tij, pjesë e së cilës ishte edhe babai i Edi Ramës, Kristaq Rama. “Ky është një akt jetik për të dëshmuar se ai distancohet nga trashëgimia kriminale e diktaturës, pjesë e të cilës është dhe babai i tij. Është hapi i parë që zoti Rama duhet të hedhë, për të besuar se Edvin Rama nuk ka të njëjtin mendësi me të atin”, - tha në fund të fjalës së tij Shukuri Nela, vëllai i poetit të dënuar me varje në vitin 1989.

07/12/2009  

 

Marra nga gazeta Standart

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).