Greva e harruar e të mbijetuarve të komunizmit

Njerëz të shtrirë në dysheme. Fytyra të trishtuara e të pafuqishme. Psherëtimat, që të rrëqethnin mishin, dëgjoheshin kudo. Ishin fare të pafuqishëm, por të vendosur për të kërkuar pas 18 vjetësh heshtjeje të drejtat e tyre. Ish të përndjekurit politikë kanë qenë viktima të sistemit komunist për vite me radhë. Të dënuar në më të shumtën e rasteve për agjitacion dhe propagandë, kanë vuajtur dënimin për disa vite. E megjithatë vazhdojnë të jenë të papërfillur edhe sot, në demokraci. Ata ndihen të përçmuar dhe të fyer jo vetëm nga shteti, por edhe nga shoqëria. Tanimë edhe shtëpia e tyre u ka kthyer "kurrizin". Bëhet fjalë për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve Politikë, një nga strehët e tyre të përbashkëta.

Pensione speciale, mundësi banimi, punësimi, si dhe kompensim të pronave të sekuestruara arbitrarisht nga regjimi komunist janë disa nga kërkesat kryesore të ish të përndjekurve politikë. Këto kërkesa, sipas gjashtë grevistëve, respektojnë Kushtetutën dhe ligjet shqiptare për pafajësinë dhe rehabilitimin e tyre. Konstandin Gjordeni, Mirak Bejko, Fatmir Lamaj, Gjergj Ndreca, Liço Çalaj e Petrit Shpuza janë ata që e nisën grevën më 27 tetor 2009. Ata e kundërshtojnë ligjin nr.9831, datë 12.11.2007. Në zbatim të nenit 44 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, mjafton vetëm vërtetimi i pafajësisë për të marrë dëmshpërblimin ligjor në mënyrë të menjëhershme. Nga ana tjetër, grevistët shprehen se këtë shteti po e bën për të mos i dëmshpërblyer, pasi dosjet e tyre ndodhen në arkivat qeveritare, kështu që ata i zotërojnë ato dokumente. Të dërrmuar nga sistemi apo Sigurimi i Shtetit të asaj kohe, të dhunuar pikologjikisht e fizikisht, të mbajtur larg familjeve për shumë vite, ata janë kthyer në mosbesues ndaj gjithçkaje që ndodh në Shqipëri.

U bënë plot 47 ditë që ish të përndjekurit kanë nisur grevën për të kërkuar të drejtat e tyre, për të marrë dëmshpërblimin që u takon nga shteti. Sipas tyre, qeveria u ka premtuar shpesh herë se do t‘i dëmshpërblejë. Fjalë të tilla, sipas grevistëve, janë thënë sidomos gjatë fushatave elektorale, e megjithatë premtimet vazhdojnë t‘i shtohen një liste të gjatë, që mbetet e hedhur mbi një fletë të bardhë. "Ishte viti 1991 kur Kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht për pafajësinë tonë.

Pas 18 vjetësh që jemi të lirë, na është nëpërkëmbur dinjiteti dhe të drejtat tona. Ja pse sot bëjmë plot 47 ditë që jemi në grevë, sepse ndihemi të fyer dhe të zhgënjyer nga qeveria aktuale", thotë Gjergj Ndreca, ish i përndjekur politik. Sipas tij, vetëm në Shqipëri "shkelet" Kushtetuta sikur je duke "shkelur" mbi pllakat e dyshemesë. "Pas 18 vjetësh dolëm më në fund t‘u kërkonim ish-diktatorëve komunistë të asaj kohe, por që në fakt janë ende në pushtet, respektimin e të drejtave që na takojnë. Por indiferenca e tyre është e jashtëzakonshme, bëjnë të paditurit, ndërkohë që duhet të ndihen borxhlinj jo vetëm për të na shpërblyer materialisht, por edhe psikologjikisht për vitet që humbëm dyerve të burgjeve, vetëm për shkak të sistemit", rrëfen Gjergji.

Ka mjaftuar vetëm një çadër "plazhi", e grisur, për të improvizuar strehimin e tyre për më shumë se një muaj. Ajo ndodhet 40 kilometra larg Parlamentit, vendit ku prodhohen ligje, 30 metra larg komunitetit mysliman, 100 metra nga kisha katolike "Shën Pali", dhe vetëm 500 metra më tej kishës ortodokse. Panoramë kjo si për të treguar që ata nuk i ka braktisur vetëm shteti, por e gjithë shoqëria shqiptare. "U bënë 46 ditë grevë urie dhe nuk janë pak. Mirë do ishte të gjenim një rrugë të përbashkët për zgjidhjen e këtij problemi, po edhe nëse nuk e gjejmë, ne nuk dorëzohemi. Mjaft më kanë luajtur me dinjitetin tonë, kësaj radhe do t‘u tregojmë se nuk do të heshtim më përpara tyre. Situata në çadrën e mjerueshme të vendosur në oborrin e jashtëm të Institutit të të Përndjekurve, as në ambientet e brendshme të tij, shfaqet tepër problematike.

Kjo jo vetëm për lagështirën që kishte lagur trupin dhe shpirtin e tyre, por edhe për shkak të komplikacioneve që ishin shfaqur te disa prej grevistëve. Tre prej tyre ishin dërguar në spital vetëm gjatë mbrëmjes së të shtunës. Mosha e tyre ishte mbi të 50-at, fakt që vërteton pamundësinë për t‘i rezistuar fizikisht kësaj lodhjeje mendore e fizike. "Shurdh-memecëria e këtij Parlamenti që kërkon të shkojë në Europë, pa bërë akoma ‘detyrat e shtëpisë‘, është e turpshme. 45 ditë indiferencë, papërfillje, memecëri e shtetit. Kemi arritur në atë pikë sa mendojmë se nuk është më i rëndësishëm dëmshpërblimi, por të paktën të vijnë e të na pyesin se çfarë kërkojmë, të vijnë të flasin me ne. Dua vetëm t‘i shoh përballë dhe t‘i pyes se ku shkoi jeta ime?... Jam i bindur që vetëm ata mund të më përgjigjen për këtë", tregon Gjergji, me sytë e përlotur.

 

14 Komente

 

Saliu mbetet padyshim fajtori me i madh i kësaj gjendje te mjerueshme.Ky njeri pike se pari krijoi aksiomën e tij origjinale ku anti-komunizmin barazohej demokraci.Sipas teorisë se tij te veçante ky lloj anti-komunizmi nënkuptonte me shume urrejtje dhe përçarje për qëllime te ngushta politike. Ky mentalitet Enverist shërbeu edhe ne trajtimin e ish te përndjekurve ish pronareve etj. Ne vend qe ne tani te kishim krijuar një konsensus te përgjithshëm  jo vetëm për gjykimin e periudhës se diktaturës por edhe për trajtimin e klasave te përvuajtura, ne kemi akoma situata absurde kur djem e vajza te reja te ndiejnë nostalgji për një periudhe totalitare. Nje njeri cinik mund te thoshte se kjo gjendje i shkon shume per shat ketij njeriu.

 

Berisha eshte percaresi dhe manipuluesi me i madhe i njerzve qe dolen prej vuajtjes pas 90.

Manipulatori me finok i organizatave dhe partive me drejtim ose tradita te djathta. Kerkoi gjithmone t`i perfshinte dhe t`i kishte nen kontrollin e tij, duke i dhene nga nje kocke ose privilegje qe jepnin te kuptonin qe partia e tij dhe ai kishin ideale te konservatorizmit europian dhe ndjeshmerine ndaj shtreses se margjinalizuar. Qelbesirllek qe vetem nje komunist i pafytyre i viteve 70-80 do ta arrinte.

Nderkohe i genjen akoma dhe i turperon deri ne shkallen e nje turme lypsarersh, kur ka mundesine dhe menyrat me te lehta per ta mbyllur si demshperblimin ashtu dhe rikuperimin moral te tyre.

Stergjatja qe regjimi i Buall Mavrise i ben kesaj çeshtje, duke i detyruar ish te perndjekurit te plotesojne dokumenta pa fund, te shkojne sa nga nje zyre ne tjeter, te paguajne per vulat dhe pullat, nuk eshte gje tjeter veçse per te fituar kohe e ta ta çuar kete çeshtje per ne kalendat greke.  

Akoma ka per tu dhene te perndjekurve? Nga dalin keto para?

Nje shtet i mbytur ne borxhe qe akoma paguan disa per vuajtjet e stergjysherve te tyre te shkakutar nga nje sistem qe i beri te tere te vuajne

paguan disa per vuajtjet e stergjysherve te tyre te shkakutar nga nje sistem qe i beri te tere te vuajne

Ca stergjysher flet ti o shekspir? Behet fjale per nje sistem qe u nderrua para 19 vjetesh, jo per pushtimin turk.

Dhe jo s'kane vuajtur te gjithe njesoj. Po te kishe patur ndonje te burgosur a pushkatuar ne familje a ne fis per arsye politike, sidomos shumica e te cileve s'ishin fare te perzier me politike as pro as kundra, do ta kuptosh sa futjapordhist eshte ky koment tokaciftist.

Po pra Xhibo

20 vjet me pare keta u denuan ( le te themi ....se shumica jane denuar 30-40 vjet me pare) Pra po te ishin keta rreth te 30tave tani jane rreth 60-70-tave Nuk i bei te jen setergjysher te vdekur? ( mendo vitet e burgut dhe vuajtjet dhe si mund te kene jetegjatesi me shume se 60 vjet)  dhe jane niperit e tyre 20 vjecare qe nuk kane vuajtur fare se ishte demokraci kur ata u linden tani qe kerkojne parate.

Sa per vuajtjet te gjithe kemi vuajtur kush me shume e kush me pak. Por pyetja ime eshte  perse duhet te paguaj une si taksapgues per nje tjeter ? Dhe me shume kur nje shtet nuk ka breke ne b...the te paguaj. Se kjo i thote "tani meqense ata vuajten tani hajt te vujme edhe ne  "

Sa per gjuhen qe perdor varja se nuk ja vlen   

Por pyetja ime eshte  perse duhet te paguaj une si taksapgues per nje tjeter ?

Kjo eshte shprehja me oksipleshtake dhe e lodhur e redneksave mer yahoo, nuk te vjen zor qe e perdor, sidomos seriozisht? smiley

Kjo si shprehje s'ka asnje kuptim kur perdoret ne kete kontekst. Ti paguan per cdo gje ne lidhje me shtetin (ti paguan lesh me qime taksa ne Shqiperi, po ata qe punojne dhe u mbahen taksa behet fjale) se shteti me taksa mbahet kryesisht. Ndaj s'ka kuptim te thuash pse do pagosh ti taksa. Kush do ti paguaje, qeveria e Peshkut qe ka nje mije e nje probleme?

Po dhe pjesa "pse te paguaj une taksa per (kete ose ate gje)" e kesaj shprehje eshte prap pa kuptim dhe oksimorracake, pleshtake, dhe qafekuqake bashke, pasi shteti si cdo biznes apo familje, sipas administrates menaxhon buxhetin, perparesite etj, dhe ne demokraci nuk funksjonon qe Tokua te vendose per cdo detaj buxhetor se si dhe sa do paguhet, por qe Tokua te zgjedhe perfaqsuesit, dhe ta menaxhojne ata shtetin/bashkine/etj.

Ti tani te gjitha keto i dije, se keto i di dhe nje kalama i klasit te gjashte. Po pavaresisht kesaj perdore nje klishe redneckse, pse te paguaj une taksa per [fill in the blank], a thua se te ka trokitur ndonje nga ambasada shqiptare ne dere ty dhe po te detyron te paguash taksa tani per kete ceshtje. smiley

Sa per aspektin moral/etik, nese ti do thuash keshtu per njerzit e vendit tend, ca duhet te thoshte nje gjermanoperendimor qe 'paguante taksa' te huajve, shteteve te tjera, per te kompensuar viktimat e Hitlerit?

E kam fjalen dhe nese ti e ke ndergjegjjen te kalbur, ka ligje dhe rregulla gjithe bota, s'i kemi shpikur ne keto. Le qe ca kompensime po marrin eshte qesharake po te llogarisesh vonesen dhe shumat, s'ja vlen ta permendesh. Po gjithsesi, nese s'te vjen mire per kete gje mundohu te gjesh komfort tek fakti qe no body gives a shiat nese te vjen mire ty apo jo per kete gje. smiley

Dmth mos flisni si kalamaj, ose si e ema e Zeqos, qe dhe ne populli peshkist te mos perdorim ato terma mer yahoo. Se s'jeni as te vegjel. smiley

F.... You Xhibo

Me ty nuk ja vlen te debatosh. Njeri pa pike edukate dhe morali.

Cke or kalam qe vec shan e ofendon Une thashe thjesht mendimin tim ti jep tendin ne do por mos ofendo  Se as ti as une  nuk do ta vendosim kete gje 

 Perseri F..... you o Idiot

Nuk e kuptoj konkretisht perse behet kjo greve. Me falni per paditurine por artikulli nuk shpjegon gje tej faktit qe keta jane te perndjekur, kundershtojne ligjin e 2007-es dhe thone qe dokumentat e tyre jane te rregullta. Ku qendron konflikti? E vetmja arsye qe shkruaj eshte se me dhimben keta njerez qe ende nuk I kane pare te mira jetes. Uroj qe ceshtja e tyre te zgjidhet sa me shpejt

Per kta te shkretet, nuk po jua ndjen as peshqve si teme, jo me qiviriut smiley

Kur vje puna e shajme e ndajme njeri tjetrin ne emer te vuajtjeve te ktyre.

Diskutimet jane shume delikate dhe tema po ashtu ne mendjen time ky grup njerzish qe kerkojne te drejtat e tyre persa i perket vlerave ekonomike se morale besoj se i kane marre dhe nuk  kane kerkese te tille.  Problemi eshte se nuk eshte aq i thjeshte ,se ky eshte nje problem qe i takon pushtetit dhe jo shoqerise civile. Dua te them se ne anen morale ne mund te na vi keq ose te diskutojme per kete ceshtje por po ta marrim nga aspekti ekonomik s besoj se ndonjeri prej jush eshte i gatshem te ndjej keqardhje desha te them kontributi.

Pra po te mendosh drejt nuk eshte detyra e taksapaguesve qe sa here te lind nje kerkese nga ndonje grup njerzish te pergjigjet qeveria duke ngritur taksat ose duke marr nga te tjeret per te mbuluar nje vrime tjeter . Me duket se ka nje pergjegjesi nga ana e pushtetit dhe jo nga populli dhe nuk kane te bejne me "ndergjegjen"e kalbur ose bashke vuajtjet . Po te marrim shembull te gjitha grevat qe behen ose ata qe persekutohen dhe nga regjimi i tanishem c duhet te bejme te na vi gjynah qe Mero Baze nuk merr demshperblim nga Taci , apo punonjesit e Patosit nuk marrin rrogat se ka problem kryetaret njeri me tjetrin .

Apo keta nuk jane te persekutuar nga regjimi ?

 

Kush e mban faturen per vuajtjen e ketyre njerezve, qe edhe pas 20 vjetesh, ne vitet e fundit te jetes, nuk po gjejne ate dinjitet qe u eshte neperkembur atehere dhe sot?

Te dal kryeministri qe pellet si gomar dite e nate per "kafshaten e femijve"?  Femijet e ketyre kush po i le pa buke? Me ndyrsira dhe njerez me te felliqur se keta kryetaret e shoqatave te ish-perndjekurve nuk paska pas ky komb.. Shkojne me vrap e zene rradhen per medalje nga presidenti apo kryeministri dhe nuk bejne nje sforcim sado te vogel per ti mbeshtetur keta njerez. Se kuptoj perse katandisen ne kete fare feje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).