Gëzuar Festat!

 

Gëzuar Festat të dashur Miq! Gëzofshi me të dashurit tuaj dhe qoftë 2010-a një vit i mbarë për të gjithë.

41 Komente

 O kanadez. smiley Nuk thuhet Gezuar Festat. por thuhet gezuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!. Se keto jane Festat qe presim tani apo jo?

Gezuar dhe gjithe te mirat!

Ore, mos me bej ta terheq mbrapsht urimin per ty mer ballkanik i poshter smiley

Gezuar Krishtlindjen e Vitin e Ri smiley

A ka munci te hapet nje teme per myslimonet, ateistet dhe gjith te tjeret me titull gezuar Vitin e Ri? smiley

Edhe i tem per gjith kaurret me titull gezuar ditlindjen e Krishtit smiley

 Po mer kamunist i vogel. Ti duhet ta festosh Vitin e ri me 1 shkurt bashke me popullin e madh kinez.

Gezuar Vitin e Ri, por edhe te vjetrin mos e harro. smiley

mi dispjace, po une kinen e konsideroj revizjoniste smiley . per mua festat jane thjesht celebrime te nje paganizmi rudimentar qe shoqeria e konsumit i ka kthyer ne celebrime te konsumit. valvul presioni osh festa per mu.

Ene s'jom kamunist, jom i majt muderrn

Gezuar festat te gjithe peshqve, nga me i riu deri tek qeveriu, kalofshi bukur me njerzit e aferm dhe me kutia dhuratash dhe surprizash. smiley

Gezuar pershume vjet gezuar

gzuar  krishtlindjet dhe vitin e ri per t gjithe qeflite... gzim paste gjith shqipnia shiny happy people ishalla'...

Gezuar te gjithve shendet dhe lumturi ne jete ju uroj me zemer.gezuar gezuar gezuar.

Edhe per shume vjet Gezuar Krishtlindjen per te gjithe peshqit qe e festojne smiley.

Gezuar Krishlindjet! Shendet dhe lumturi per te gjithe!

PF; ".... O kanadez. Nuk thuhet Gezuar Festat. por thuhet gezuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!..."

Neqoftese e ke fjalen per Penarin, ai nuk eshte kanadez por japonez. Nuk e ke vene re trurin e tij kompiuterik, qe ma ka gjith qarqe elekronike te integrume  smiley  

Gezuar te gjitheve!

Kam ca kuriozitete ne lidhje me krishtlindjet neper bote:

Në Angli për krishtlindje luhej një lojë e veçantë që në Shqipëri njihet si Loja Bis. Gjatë lojës njëri prej pjesëmarrësve mbyll sytë dhe duhet të gjejë se cili nga shkokët go godet. Loja Bis u luajt në Angli deri në epokën Viktoriane, mbas së cilës loja u ndalua për shkak se konsiderohej e dhunshme dhe barbare. Loja bis vazhdon të luhet në Shqipëri edhe sot e kësaj dite dhe jo vetëm për Krishtlindje por në çdo kohë të mundshme. 

Sipas një studimi të kryer në vitin 2008 rezulton se 8 ndër 10 qenër anglezë marrin dhurata për Krishtlindje. 

Sipas Shoqatës Kombëtare të Pemës së Krishtlindjes amerikanët blejnë 37.1 miljon pemë të vërteta të vitit të ri çdo Krishtlindje. 

Shtetet e Bashkuara të  Amerikës kanë një pemë kombëtare të krishtlindjeve e cila simbolizon pemën e familjes së madhe amerikane. Kjo pemë është një pishë e tipit Sekoja dhe ndodhet në Parkun kombëtar King’s Canyon. Pema është mbi 90 metra e gjatë dhe u shpall zyrtarisht si pema kombëtare e krishtlindjes në vitin 1925. Qysh atëhere pema është zgjatur me 12 metra. 

Në Ukrainë tradita kërkon që darka e krishtlindjes të jetë një vakt me 12 pjata të ndryshme. Fëmija më i vogël I shtëpisë qëndron në dritare për të pritur yllin e mbrëmies, dhe kur ky shfaqet darka duhet të fillojë. 

Në Afrikën e Jugut Krishtlindja është një festë verore e cila festohet më tepër jashtë sesa brenda. 26 Dhjetori në Afrikën e Jugut ësht festë kombëtare që quhet “Dita e Kutive” pasi tradita në këtë vend është që më 26 dhjetor kuti me ushqime dhe rroba u dhurohen të varfërve. 

Pema e krishtlindjes është e ngrënëshme (kur je I papunë ose pensionisht për shembull). Shumë pjesë të pishës apo bredhit mund të haen. Halat e pishave janë një burim shumë I mirë I vitaminës C ndërsa stikat e pishës janë gjithashtu ushqim shumë I lartë në kalori. 

Pema e Krishtlindjes iu dhurua botës nga tradita gjermane. Në gjermani kjo pemë ishte simbolike qysh nga Shekulli i 16-të. Në angli pema u bë popullore në kohën e Mbretëreshës Viktoria. Burri I saj Alberti ishte nga Gjermania dhe ai u bë shkak që pema të bëhej pjesë e dekorimeve të Kështjellës Uindsor. Në shtetet e Bashkuara pema e krishtlindjes u popullarizua nga emigrantët gjermanë. 

Plaku i vitit të ri, Santa Claus, Babo Natale apo Father Christmas ka dy adresa. Njëra ështe në Edinburg të skocisë dhe tjetra është në polin e veriut. 

Lindja e Krishtit ishte dikurë një festë e lëvizshme që festohej në data të ndryshme çdo vit. Ishte Papa Juliu i parë që në shekullin e katërt vendosi që Krishtlindja të festohej më 25 Dhjetor, pikërisht në atë datë kur kremothej festa pagane e Solstisit Dimëror, ose ndryshe “Kthimi I Diellit”. Qëllimi I Papës ishte ta zëvendësonte festën pagane me një festë të Krishterë… dhe ia doli mbanë. Qëllimi I Kapitalizmit është ta zëvendësojë festën e Krishterë me një festë konsumi, dhe ia ka dalë mbanë gjithashtu. 

Gjatë sezonit të blerjeve për Krishtlindjet, Vetëm kartat e kreditit të markës VISA përdoren mesatarisht 5340 herë në minutë, vetëm në SHBA. 

Dritat në pemën e Krishtlindjes u përdorën për herë të parë në vitin 1895. Idenë e pati amerikani Ralf Morris. Dritat elektrike ishin shumë më të sigurta se qirinjtë e ndezur të cilët jo rrallë shkaktonin zjarre të tmerrshme krishtlindjesh. 

Në traditën greke nuk parashikohet dhënia e dhuratave për Krishtlindje (edhe pse kjo po ndodh në epokën e Globalizmit). Prifti Ortodoks hedh një kryq të vogël në lumin e fshatit për të larguar shpirtrat e këqinj. Pas kësaj prifti spërkat shtëpitë e fsahtit me ujë të bekuar në mënyrë që të nxjerrë prej tyre shpirtrat e këqinj që mund të jenë fshehur nëpër cepat e shtëpisë. 

Kartolina e parë e Krishtlindjeve u dërgua në vitin 1915. Ishte sigurisht një shpikje komerciale dhe natyrisht që ndodhi në Shtetet e Bashkuara. 

Historianët mendojnë se personazhi i Babagjyshit të vitit të ri ka rrënjë në mitologjinë kelte. Elvët që e ndihmojnë Babagjyshin të bëjë lodrat, në traditën kelte quheshin “Njerëzit e vegjël të natyrës”, ndërsa drerët fluturues ishin Zota me brirë.  

Pulla e parë postare me tematikë nga Krishtlindja u prodhua nga posta Austriake në vitin 1937. 

Në vitin 1647 parlamenti anglez votoi një ligj I cili e bënte festimin e Krishtlindjes një krim. Festimet e Krishtlindjes u ndaluan nga udhëheqësi puritan Oliver Cronëell I cili e konsideronte festimin dhe pijen në këtë ditë të shenjtë si një veprim immoral. Ligji Anti-Krishtlindje u hoq në vitin 1660 kur Puritanët humbën pushtetin. 

Në Armeni darka e natës para krishtlindjes është kreshmë ku haet vetëm peshk I skuqur, sallatë jeshile dhe spinaq. Ndërsa një drekë e majme haet pas meshës së krishtlindjes, në kujtim të darkës që Maria hëngri pas lindi Jezusin. 

Sipas Legjendave greke krijesa të këqia që quhen Kalikantzaroi luajnë shaka pa kripë në kohën e Krishtlindes. Sipas legjendës për t’I nxjerrë përjashta Kalikantzaronjtë duhet të djegësh kripë ose një këpucë të vjetër. Mesa duket këto krijesa nuk e durojnë dot erën e një këpuce të qelbur. Metoda të tjera për mbajtjen larg të këtyre krijesave janë që të varësh një nofull derri praën derës dhe të mbash një zjarr bubulak në mënyrë që Kalikantzarojtë të mos hyjnë nga oxhaku. 

Në Siri dhuratat e Krishtlindjes I shpërndan njëra nga Gamiljet e pleqve të mençur që kërkonin Jezusin. Gamilja që sjell dhuratat është më e vogla ndër gamiljet e pleqve të mençur, prandaj dhe nuk sjell dot shumë dhurata… 

Rreth 400,000 vetë helmohen çdo vit për shkak se hanë ushqime të prishura që kanë mbetur nga darka e krishtlindjes. 

Fillimisht dekorimet e Krishtlindjeve ishin lule prej letre që njerëzit I bënin vetë nëpër shtëpitë e tyre. Dekorimet e para të prodhuara nga profesionistë u shfaqën në Nuremberg të Gjermanisë. Qytet që njihet për traditën e prodhimit të lodrave për fëmijë.

Fillimisht Babagjyshi nuk vishej me të kuqe.

Dhe nuk është veshur me të kuqe sepse qe komunist, por sepse kështu e veshi Coca-Cola një herë në një reklamë të sajën para shumë vitesh dhe, që atëhere, i ngeli uniforma e kuqe.

Blend,

Atdheu i Xhajes nga Veriu eshte FINLANDA. Dhe nuk ka dy atdhera. Atje e ka shtepine prej druri, ne mes te debores, me nje qerre me slita, te terhequr nga drere me brire te arte.

Pastaj keta Pleqte e tjere qe kane dale anash, si puna e Noelit tone, keta jane kusherinjte e Malokut te vertete.

ps : niet message, niet news, niet sign of life. Niet or niet, fare.

Sa per saktesi quhet Ravaniemi ne FINLAND

 Ne vend te gezuar festat(shpikje konsumi) duhet te thuhet gezuar 365 ditet e vitit dhe te lutemi qe nje dite te kuptojme me te vertete kush eshte krijuesi(zoti) dhe se me kaq besime fetare i shkreti njeri e ka te veshtire te zgjedhe te vertetin(duhet te jete nje apo jo).

Qe te mos behem grinjar po e them pa bindje gezuar festat.Tung dhe shendet.

 

sakte por s eshte pune grinjarlliku eshte pune tradite dhe ne e ndjekim dhe themi

  GEZUAR

Gezuar Krishtlindjen atyre qe festojne! (Fjalen Krishtlindjet s'e kuptoj , a thua se ka lindur 100 here Krishti)

 Per Vitiriun eshte shpejt akoma...sa te paduruar!

Ti nuk merrke ere fare nga keto pune, me duket mua. Krishti ka rene ne kryq per t'u ringjallur miliona here. Nje here kur eshte ringjallur vertet, andej nga Pashkua, ne muaji prill, e miliona here kur lind nje foshnje. Krishti lind me çdo njeri qe vjen ne kete bote.

Keshtu thone qitapistet. Me tej, gjurmoje ti se une po ha ca çokollate.

Edhe ketu ke ndonje gje per te thene ti? Ha çokollate aty smiley, je dhe ateist!

Mos deshe te thuash "artist" ? smiley Nuk ke pse e fsheh, pohoje.

Gezuar Krishtlindjen !

Zoti ndihmofte ato qe mendojne mire per Shqiptaret.

Nuk e kuptova perse nuk eshte bere nje teme e posacme per krishtlindjet, por hapet thjesht nje teme gezuar festat. Kur ishin te tjera festa, hapej teme e posacme per feste te posacme. Nejse, gezuar Krishtlindjet, Solcistin dhe vitin e  ri ( sa per dijeni ketu ku jam une ka gati nje muaj qe eshte acar dhe bie shi e debore, por sot eshte hapur koha per mrekulli dhe ka dal dielli, me kujton te dielat e Shqiperise kur isha i vogel, si me magji ishin gjithmone me diell). I uroj te gjitheve shendet dhe mbaresi, dhe ishalla ne vitin tjeter me njerez me te mire, me Shqiperi me te mire, lart e me lart.

Gezuar te gjitheve o rober e robina te zotit !

Zoti jua befte drite, edhe paci shendet dhe fat sa tju doje zemra per vete e per familjet tuaja.

Paqe per te gjithe smiley

Ja dhe i puthje smiley

 

sa na preke moj shejtan me ate puthje, ja edhe nje nga une smiley per ty. smiley. Te uroj nje vite te mbare ishallaaaaaaaa

ishalla ishalla smiley

rrofsh

 Gezuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!

Paci uje  e drita per vit te ri dhe ctjua doj e nemura zemer nga data 1 e tutje. 

Nese do vendosni ti hyni dietave fillojeni qy me date 31 smiley 

Gezuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!

Thuhet GEZUAR KRISHTLINDJET.

Ttmosia, 

E dime aq mer, por vazhdova trendin e nisur nga kryesia smiley 

Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri peshq te dashur kudo qe jeni!

Le te jete ky vit qe po vjen me me shume suksese dhe lumturi ne familjet tuaja!

Gezuar! Gezuar! Gezuar!!!!!

Gezuar te gjithe Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.Qofte vit i mbare per tre gjithe, shendet dhe lek.

Nga mot gezuar! Nje vit i mbare per te gjithe njerzit e ndershem!  

Po gezuar kershendellat mund te themi ?

Sidoqofte kur ka fest dhe dite pushimi dhe keto shoqerohen edhe me ndonje bonus smileyashtu si pa dashje ne ndonje nje envellop sikur nuku keq ! Le me qe kur mendon se ke per te henger edhe mishra te zgjedhur , pije te lezetshme , fruta e lere lere .......qe gezojne robin .

Apo si mundesi qe edhe mblidhesh ne kete bote egoistesh ku te mos dush prindrit apo femijet e te jetosh me qener e mace smiley eshte muterne .

E shume e shume te tjera por mbi te gjitha per dite festash :

Ndalohen sherret dhe lejohen te qeshurat dhe urimet .Te gexum te gjith peshkave

Gezuar Krishlindjet dhe Vitin e Ri! Shendet dhe "pare" per te gjithe!

Gezuar Krishtlindjet, me shume fat dhe mbaresi ne jeten tuaj!

 

 

 

Me mire vone se kurre... smiley

Gezuar Krishtlindjen! Zoti ju ndricofte e ju bekofte!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).