Gëzuar 2010!

Të dashur miq, kudo që ndodheni, ne tek peshkupauje.com ju urojmë të gjithëve një vit të ri ashtu siç e dëshironi. Faleminderit për praninë tuaj në blog gjatë 2009-ës. Jemi mirënjohës për kontributet tuaja dhe ju mirëpresim në 2010. Gëzuar!

 

55 Komente

Rrofsh Gjelo ...upss me fal Blendo smiley

Na i boni hallall llafet e renda qe pale jua kemi thene ne nerv e siper smiley   por per te miren e punes e kemi pasur smiley

Hajde vit i mbare inshalla. 

Pershnetje speciale per ju adminet, qe dhe pse me shume nuk keni qene se keni qene prezent, jeni dhe do ngeleni te zotet e respektum te sofres. 

Cheers ! 

 

Pa merak bedrije, s'ta marr per ters. smiley

Per vitin tjeter do punojme me shume per/me faqen.

Qofshi edhe me mire ne 2010-ën!

 Gezuar!

Gezuar, ragazzi! smiley

Ka qene nje bote e re per mua PPU-ja kete vit, qe mesova ta zbuloj e ta njoh dalengadale, madje here e here, te behesha me "fiksime" pas saj.  Me vjen mire qe kam qene pjese e PPU-se, jam e kenaqur nga miqte qe kam bere, virtualisht por dhe realisht, jam e lumtur dhe ju jam mirenjohese per mundesite qe me keni dhene per te publikuar perkthimet e mia, faleminderit qe here pas here keni fshire lajthitjet e mia, smiley  Falenderoj gjithe peshqit qe me kane mikpritur, qe me kane lexuar e ndjekur vazhdimisht, qe me kane komplimentuar e qe me kane dhene keshilla, gjithe peshqit me te cilet jam "gricur" e kemi shkembyer batuta humori, faleminderit per kohen e vjedhur nga puna dhe padroni i poshter qe dhe sot po na mban ne pune! smiley

Ishalla s'kam harruar ndonje gje tjeter te rendesishme, por gripi dhe temperatura po bejne punen e vet...

Gezuar dhe nje vit sa me i mbare! smiley

 GEZUAR!!!

Kaposhi ne foto eshte 100% kaposh gangster shqiptar!

Perdorni shegen si frut, se sjell bereqet!

Beni kujdes mos te bijne kokrra shege per toke, se iken bereqeti.

Gezuar 2010.

 

 

 

Frutto di Melograno

Urime dhe mos harroni te vishni breke te kuqe te reja sonte se bijne fat (simas italjonve).

O Blendi, ka diçka qe s'shkon : u bene dy mesazhe qe me fshihen, pa lidhje. Nje ketu e nje tek "Beckett". A di gje per kete pune, mik ?

Shoku Pali,

me duket se komentet e tua veteshkaterrohen... e ke filluar veren qe tani ne dreke, me duket!

Te fala, teto Ollga! smiley

Moj po vertet, pse m'i fshijne ? Edhe nje mesazh andej nga xha Bexheti, njelloj.

Lere se do dal tani te blej ca vere te mire, vertet. Kam ca uiskaj, e ca shampein, por si vera ska. E keshtu puna, shoqja Lenka, shoku Pali te puth ne faqe me ato buzet e veta te trasha, dhe duke qeshur siç shemben malet : o po sa me qenke zbukuruar moj shoqja Lenka, do ia marresh ne kthese shoqes Nexhmije, veç kujdes ate Themie Thomain, se e mire eshte edhe ajo. Hajde t'ju puth xha Pali ketu te dyjave smiley 

Sa vone qenkesh kujtuar per veren, shoku Pali! Shoqja Lenka i ka mbaruar pazaret! Tani do marri peugotin dhe do iki ne myzeqe, gush me gushe me popullin e vet te dashur! smiley

 

E pra e, u rishfaq qe iu befsha u rishfaq. E po do kem dhe une ndonje mik ne Biro, se fundja s'jam dhe i fundit i katundit.

C'po thosha ? Po, ja po qe i zoti ki miku im qe e kam ne Biro, le ta beje te rishfaqet dhe ate te Beckettit, jo per gje por kisha shkruar gjate, dhe me dhimbset koha. Po te ishte dy rreshta, ska gje. Por kur flas seriozisht, nuk eshte mire te fshihen, keshtu mendon kunati i shokut Xhemal.

Shoqja Lenka, ti shko ne Mizeqe se te pret populli i urte dhe punetor i Fierushnjes, por une do vete ne malet e Pukes, atje me sharrtaret e Fushe-Arrezit, ne balle te punes, populli do dru, dhe ne po bejme me te miren tone qe t'jua japim, dhe deri tani s'jane ankuar, iu pelqen me duket.

Rruge te mbare, shoqja Lenka, dhe shoku Pali do mendoje per tyja andej nga mesi i nates, kur te jete duke u ngrohur ne soben e madhe te mences se punetoreve. Shihemi ne Biro, qysh neser, punet e atdheut na presin.

Aman o mos e fshini komentin e Pali Miskes se ishte i bukur!

Urime per te gjithe peshqit pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Gezuar vitin e ri 2010, mbaresi dhe fat ne shtepite dhe familjet tuaja.

Gezuar dhe ju shkofte mbare te gjitheve viti qe vjen. A di gje njeri ku mund te shohim ndonje TV shqiptar LIVE sonte se sikur nuk shtyhet kjo nate me CNN. smiley

E gezofshi te gjithe ashtu sic jeni realisht pa nick - er . Nje ditene vit!

Peshq pa luspa ! Gexum! Familjarisht dhe miqesisht!

Tashti, ne ketu o Idriz i bie te jemi Gjela deti me duket ! smiley

Me qe shkruan nga Talionet , uroj qe te jesh afer Barit .

Nje dite po gjel ama! Jo peshk , me luspa dhe gjith vitin ! Urime ! smiley

Gezuar o njerez te Mire!

Gezuar ju te gjitheve te pasur dhe te varfer,te lumtur dhe te mjere,te qeverisur dhe qeverises! Gezuar te gjithe majmuneve nga une majmuni...

Gezuar dhe ti Berisha i Madh;Gezuar dhe ti Berisha i vogel...

Gezuar dhe ti Rama i Madh;Gezuar dhe ti i vogli...

Gezuar dhe ti HoxheEfendi gjithashtu dhe ti Imzot e Shkelqesi...

Gezuar dhe ti Mekatar...

Gezuar ti Serb e Gezuar ti Grek...

Gezuar ti Babameto i Madh ashtu si dhe ti Babameto i vogel....

Gezuar te gjitheve dhe paci gas dhe hare ne tavolinat tuaja familjare dhe shoqerore,pa dallim, o njerez dhe ish njerez te mire...

Uroni qe ne Naten e nderrimit te viteve te keni Miq dhe jo Armiq;Uroni te jeni bashke dhe jo vetem!!!

GEZUAR TE GJITHEVE NGA une shqiptari...u bofshi tap sonteBig Grin

Mos harroni na i Napolon, se ju ngrof shpirtin ene lejini Vallet e Mujit e te Halilit apo te Alipashes.....Big Grin

duhet te ishte nje gjysmagjel atje jo nje gjel i plote smiley

gezuar dhe shume urime - nuk e di pse jam shume kurioz per kete vit te ri

 

 

 

Kjo po qe ishte e pershtatshme!

Gezuar te gjitheve!

Happy Thanksgiving! OOPSss smiley 

I mean Happy New Year!!!

 

Gezuar peshq dhe kalofshi bukur. smiley

 Gezuar vitin e ri 2010!

Per shume vjet gezuar!

Gjithe te mirat paci ne familjet tuaja!

Urime,urime urime!

Gezuar vitin e ri 2010 te gjitheve.

Qofte ky nje vit i mbare per juve dhe per familjet tuaja. Per shume vjet gezuar.smiley

Gezuar te gjitheve Me gjithe te mirat qe ju do zemra ne 2010

Gezuar cdo vizitori te peshkut PPU !

Gezuar cdo shqiptari !

Kalofshi mire me gjithe familjet tuaja !

GEZUAR

Zoti e bekofte PPU !

Ka ardhur viti i ri ne Shqiperi se eshte ora 12;21. U uroj gjithe shqiptareve kudo ne bote GEZUAR 2010 smiley

Ne Tirane,dhe ne vecanti ne Ali Dem qielli eshte gri,emocione te pa pame.

E ku ka si Shqiperia.

 Gezuar dhe te guximshem ne mendimet tuaja. Pa harruar kulturen dhe edukaten. 

Ju uroj une babai i Peshkut dhe plaku juaj mendor, jo biollogjik.  smiley  

Gezuar Vitin e Ri 2010 Shqipe

Zgjohuni pijetare dhe pijanece internacinale te PPU. 

Ku jeni o te munduar nga pijet e te ngrenat o Peshq dhe tru Peshq ? Paskeni flet pa Peshk me vete , ja pakeni pas me hile . Ka rrezik te gjejsh nga Ju edhe nga ata qe kane perdor si meze Peshk . Zgjohuni dhe mos flini ne kuti!Nje Urim Globalist per JU !

 Gezuar 2010 .Dite te bukura vijne pas kesaj !

Mire mbrema Miq.

Gezuar te gjitheve 2010-en!Qofshi te lumtur ne familjet tuaja....

Gezuar per shume vjet.

gezuar e per shume vjet o peshq shendet dhe lumturi ne familjet tuaja

Gëzuar Vitneri gjithë dashnorëve dhe dashnoreve, dhe vetëm atyre.

 Sol, te tuve apo ne pergjithesi, se po na trem o burre! smiley

jo re vlla, une jam singell. e kam me dynjane ne pergjithesi, sevdallinjte e bejne te jetueshme...

 Nuk ka problem, jo, por qe me ate ligjin e gay qe donte te aprovonte Berisha kemi fillu me i pa pak si me dyshim miqte e vjeter nga Shqiperia. 

Nejse mo. Kavaja Republike! smiley

me ligjin Berisha kavaja s'ka pse behet republike, pasi mund te integrohet paqesorisht mes nesh, s'ka me vend per ankimime si ky qe ben ti.

madje jo vetem kavaja, por edhe elbasani do kthehet ne djep demokracie. Thuhet qe berisha pas njezet vjetesh kandidimi ne kavaje, ka kthyer syte nga elbasani per te nderruar gjelle.

ka filluar i shkel syrin dhe rames keto kohe, tashi qe e ndau nga dash peza...

megjithate gezuar.

 Nigjo, sol. Kaq vjet kandidat i pakontestueshem i Kavajes, patjeter qe ke edhe detyrime karshi elektoratit. Sa per Elbasanin dhe Ramen nuk di gjo. Po qe ato hallatet e Edit i kane ngel brenge ne shpirt, kjo duket ashiqare mo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).