Faji e ka emrin Edvin Berisha

Ju jeni perandorët e tokave në kryeqytet apo bregdet. Jeni mbretërit e manipulimit publik. Jeni edhe personazhet që duhet ta lënë skenën menjëherë, nëse akoma nuk e keni ndarë tragjedinë nga komedia.

Kërcënimet dhe sharjet mund t’i kurseni për takimet tuaja të përzemërta larg kamerave. Kur të jeni përballë tyre, jepni pak llogari për koston sociale që kanë kapriçot tuaja të patolerueshme.

Zoti Kryeministër. Ti je përgjegjësi numër një përse shqiptarët nuk lëvizin dot lirshëm, pa viza në Evropë, 20 vjet pasi është shembur muri i sistemeve politike. Ti je përgjegjës edhe për shifrën e frikshme të papunësisë në vend. Edhe për varfërinë në rritje jashtë bulevardeve të Tiranës. Edhe për katrahurën e pronave që po i shet e i blen një grusht njerëzish që ti i njeh mirë.Ti je përgjegjës për ngërçin politik që po rëndon mbi shqiptarët. Je përgjegjës edhe për mbylljen e rrugës së kombit, që si gropë thithëse zhduku miliarda euro që s’dimë kur dhe si do i paguajmë, apo kur do ecim në të 500 herë pasi e ke inauguruar. Ti je përgjegjës direkt për emërime në qeveri të njerëzve që duhet të ishin para drejtësisë. Dhe je përgjegjësi i vetëm që e pengon gjyqësorin të japë shembuj ndëshkimesh, sepse do ta fillonte pikërisht me të emëruarit e tu dhe me pronarët e rinj të Shqipërisë.

Zoti Kryeministër. Ti je përgjegjës për thyerjen e moralit dhe etikës më shumë sesa i akuzuari yt publik. Ti je palë me të, dhe për këtë, përgjegjësia është tashmë e turpshme, jo thjesht e madhe.

Ti je fajtor dhe aktor po aq sa Edi Rama.

Dhe ti, bojaxhiu piktor, je fajtor për të gjitha ato që të ka thënë Berisha, berishët e jo-berishët. Je i zhytur deri ku nuk shkon më me borxhe ndaj shqiptarëve. E me gjithë gjatësinë tënde, prapë të kanë ardhur deri  në fyt rënkimet e tyre. Janë ngjitur deri aty duke shkelur mbi kurrizet e mbuluara me xhaketat e vjetra. Me ato që njohin vetëm trazirën, gjakun, hakmarrjen dhe dhunën, se përndryshe, nuk dinë të frymë-shkëmbejnë politikisht.

Ti je fajtor zoti Rama për kokë-shkëmbësinë me të cilën e mban peng këtë vend të copëtuar nga kapriçot e tua, të Ruçit, të Berishës apo të kujtdo tjetër. Ti je fajtor që s’duhet të kesh guximin as t’i gjunjëzohesh këtij populli varfanjak që e ke vënë spektator të një shfaqje të shëmtuar bërtitjesh e paradoksesh me kuti. Ti je fajtor që durimin e këtij populli të vënë nën thundër, e përdor si dordolec për të trembur ata që nuk të lanë të ngjitesh në pushtet.

Ti je fajtor që i mbledh me bori 64 njerëzit që ata që gjoja besojnë majtas, votuan për t’i pasur përfaqësues në parlament.

Ti je fajtor që nuk do të mundte të ndrinte dot as kokën nga pesha e fajit, ngaqë lejon mitizimin e një ish-sekretari partie. Po ti do ishe i dërrmuar nga faji po të vazhdoje teatrin e dështuar e të shëmtuar të kutive.

Ti je përgjegjës për zhdukjen e alternativës së majtë, që do të rrëzonte vërtet monopolizimin e Shqipërisë. Po ti je kahu tjetër i medaljes së oligarkisë. Prandaj kot e vazhdon komedinë e ulët me shumë akte mbi kurrizin e buzëplasurve shqiptarë.
Ju jeni të dy fajtorë dhe përtacë. Fajtorë dhe përgjegjës. Fajtorë dhe të padëshiruar në këtë katrahurë të shëmtuar politike që keni krijuar.

Ngaqë asnjëri prej jush nuk mundet të heqë dorë nga ëndrra e shfrytëzimit në maksimum të gjithçkaje që mund t’i zhvatet Shqipërisë, juve ju intereson zgjatja pa fund e pseudo-sherreve. Ose ndryshe, shashkave që e mbajnë opinionin publik larg krizave të vërteta.

Ju jeni kryeministri dhe krye-opozitari i një vendi që nuk prodhon asgjë; që ka një kaos arsimor, krizë punësimi, inflacion diplomash, tumor korrupsioni, gangrenë nepotizmi, dara monopoli, kontroll të rreptë klanesh, mbikëqyrje fataliste grupimesh ndikuese, përpëlitje mediatike, shtrëngim-dhëmbësh tek gjyqësori, supervizim të çdo qindarke që qarkullon në vend, duke u kujdesur të shkojë në xhepat tuaj. Ju jeni betejaxhinjtë falso të një lufte publike, që ballë për ballë nuk është as sa një flluskë sapuni. Nuk zgjidhni dot asgjë madhore, dhe merreni me personalizmat e njëri-tjetrit.

Ju jeni perandorët e tokave në kryeqytet apo bregdet. Jeni mbretërit e manipulimit publik. Jeni edhe personazhet që duhet ta lënë skenën menjëherë, nëse akoma nuk e keni ndarë tragjedinë nga komedia.

Kërcënimet dhe sharjet mund t’i kurseni për takimet tuaja të përzemërta larg kamerave. Kur të jeni përballë tyre, jepni pak llogari për koston sociale që kanë kapriçot tuaja të patolerueshme.

Pse s’dini një herë të vetme të luani rolin që iu është dhënë, po vetëm atë që keni mësuar nga njëri-tjetri? Ju jeni përgjegjës, zotërinj. Dhe e shpërfillni këtë me papërgjegjësinë më të madhe.

Dhe lexuesit e dinë këtë!

98 Komente

Bravoooo.

Zonjusha me pak fjale mundohet te thote qe cdo popull ka ate udheheqje qe meriton.

Ne nje krah nje demagog, ne tjetrin nje te denjeneruar, zgjedhje e veshtire.

I'll get my coat.

Po ndakan kutine ata? :o

Shprehja e dites nuk qenka me hape kutine po hajde ta ndajme bashke kutine. smiley

Kshu tha dhe Avokati, duam pjese ne qeveri, ose ndryshe o ta permbysim kutine. smiley

 

Zonjusha me pak fjale mundohet te thote qe cdo popull ka ate udheheqje qe meriton.

Jo mer yahoo nga e qite konkluzionin kshu ti? Ajo s'po ja ve fajin popllit, po thote qe te dy kane faj, dhe qe keto ngritjet e zerave qe bejne kohet e fundit jane theatro per pushtet dhe simfoni kutish.

Bravo autores, pese yje. Me teper ngase eshte nga te paktet zera opinioniste qe flet hapur kunder te dyve. Dhe Lubonja po ashtu per ceshtje politike. Mbase ka dhe ndonje tjeter qe s'me kujtohet, po shumica jane tamam sic tha Lubonja, topcinj llogoresh, qe dhe kur hiqen si te paanshem e bejne nga njera llogore dhe tjetra.

Kemi nevoje per me shume zera te pavarur ne media qe nuk bullshitin popullin me teori te sofistikuara demokracish e kutish po e thone troc. smiley

 

 

Ha ha ha,

Zojusha nuk mund te thote ne shtyp,, kto jane ate qe ju perfaqsojne dhe ne menyre direkte ju si zgjedhes jeni pergjegjes ... ne nje menyre ata jane pasqyre e shoqerise se sotshme Shqiptare... As un sdo ta bojsha, ene un jom 100 kilsh. Nuk eshte e pranueshme ne kohen e sotme...

Psh gjithmone me ka habit fakti qe si mund te zgjthet nji njeri si ai Brace per kaq mandate qe te perfaqsoje popllin trim te Beratit. Dhe jo per faktin qe ai mund te jete  seksualisht i paqarte,,,, mos me keqkupto un jam per barazine e njerzve pavarsisht ngjyres, seksualitetit etj. Po ai nuk bo 1 lek me vllain im, po Beratsin e dun me zemer. Ai tjetri ishte mo keq do thush ti,,

po me mire ta hudhshin voten ka ajo ura gurit them un se sa na kan zgjedh kto njerzsh.

Po qe i kan fytyrat njisoj mer yahoo,,, a e ka von re na nji, psh Ruci dhe Bode sikur te ishin vllezen prej babe.

Se di per zotin corap muhabeti.

 

PD, Mëhilli publikon deklaratën e divorcit të Ramës

Tiranë – Partia Demokratike ka publikuar sot një proces-verbal të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë gjyqit për divorcin me bashkëshorten në vitin 1990.Në një konferencë shtypi, zëdhënësja, Erla Mëhilli ka publikuar të plotë deklaratën e gjyqit të asaj kohe.

  

 Mire Berisha e disa te tjere u ka ikur cipa te flasin mbare e prape, po kjo cfare ben me keto deklarata? Nuk e kupton ajo se cfare eshte duke bere? Mjaft me keto thashetheme se populli nuk do te se kush me ke e ka bere dhe si e ka bere. Populli do pune, qetesi dhe siguri. Kjo prostitute qe del here pas here dhe nuk e kontrollon veten se cfare flet eshte me mire te rri aty tek semafori i PD-se dhe ta hapi gojen per gje tjeter. Ajo prandaj nxjerr vetem plerera nga goja se pak me pare plerera ka futur aty, ne zyrat e PD-se.

Zonja Edlira apo zonjusha, me siguri qe ne lenden e letersise dhe te shkrimit te hartimeve duhet te keni qene shume e zonja. Por vetem kaq se per te tjerat, pra analizen politike je nul!

 Solidaro, 

te vjellesh eshte nje gje, por te nxjerresh mender .... nga goja per te ushqyer nje popull eshte dicka komplet tjeter. Jua shtofte perendia kafsherine. 

Shkrimi meriton 5 yje!

PD, Mëhilli publikon deklaratën e divorcit të Ramës

Kafshe! Kane turp nga vetja keto krijesa?! Politike ne nivel bushtrash! Aq me teper kur degjon/lexon gjera te tilla nga goja e ca plehreve qe jane shume me poshte moralisht se "te denuarit" e tyre.

Jo vetem qe s'do shkelin BE-ne me kete politike qe po bejne-biles nje popull qe lejon te pasqyrohet nga politikane te tille as qe e meriton, por po shkaterrojne imazhin e nje vendi.

Po ti me the se doje fakte!

Ja ti dha faktet.Tani po shan me liber shtepie.

Apo nuk te pelqyen faktet dhe tani o burra te shajme.

Cfare faktesh konkretisht? U desh nje njeri si Saliu qe t'i rikonfirmoje plebejve shqiptare, plebejt e zhuritur per pak pushtet gjate sistemit komunist, qe nje ndarje dashurore çiftezohet me shume mllef nga te dyja anet? Cfare relevance politike kane? Pse shoh nje tentative te deshperuar per te dhene nje imazh personal te z. Rama dhe jo imazhin politik dhe profesional? Mosvalle iu ezauruan fisheket profesionale Sales? Ka ikur koha ku politika behet ne baze te popullaritetit si ne levizjet rinore. Aq me teper ka ikur koha e moralit asfiksues, sidomos kur ai profetizohet nga ca gojera te pista. Gjithe njerezit karakterizohen nga instinkte te caktuara dhe ai qe mundohet te vertetoje te kunderten thjeshte po luan lojen e turres nen qilim.

Kjo eshte politike bushtrash, e riperseris, s'eshte politike e mirefillte. Nuk kuptoj sesi nje njeri elokuent si ti mund te ndjeke kortezhin kurvesk te lojerave te Berishes.

Ah, po, dhe diçka: personalisht preferoj nje njeri qe ndjek instinktet e veta ne forme private(per te perdorur nje fjalor Salesk me te moderuar: nje libertin) sesa nje hajdut nate, qe krihet me miliona euro neper banka ndersa nje pjese e konsiderueshme e popullsise vuan per buke.

 

Solo,

Po te germosh ne llagem cfare gjen....?! Salen dhe ndonje tjeter.....

Gjynaf kjo Erla alamet goce keshtu ne paraqitje, si ska turp aman qe ben deklarata te tilla, si duket hedh vallen e politikes me te shemtuar qe po behet ne vendin tim. TURP.

pika per t'u ripare (ndoshta)

Ti je fajtor dhe aktor po aq sa Edi Rama.

"po aq" nuk qendron logjikisht e historikisht

bojaxhiu piktor

hmm, nga zoti kryeminister i paragrafit te pare tek bojaxhiu piktor i paragrafit te dyte... standart i dyfishte me miresjelljen?

je fajtor për të gjitha ato që të ka thënë Berisha, berishët e jo-berishët

Pershembull i bie te jete fajtor pse ben plazh nudo e pse eshte ndare nga gruaja? Apo pse qenka kuruar? Per ate pune, ai me teper eshte fajtor per ato qe s'ia ka thene asnje berishe.

 

Krijimi i bashkesive te fajit eshte mjegullues per logjiken e kritikut (qe m'ane tjeter duhet te kete per synim qartesine). Te thuash qe Rama e Berisha (Nano, Meta) jane njesoj sepse jane te dy fajtore dhe perdorin te dy metoda te ngjashme etj etj eshte ne radhe te pare gabim, ne radhe te dyte shfajesuese per ata.

Eshte si te thuash qe Nazizmi me Komunizmin eshte njesoj, si te thuash qe Savonarola eshte njesoj me Stalinin, apo te thuash qe Milton Fridman njesoj si Marksi ka shkaktuar vdekjet e shume njerezve nepermjet mendimit te tij.

Qe jane fajtore jane (e kush nuk eshte mund te shtonte Krishti qe ta bente lemsh fare muhabetin), por fajet duhen analizuar ne menyre te qarte, te vecuar, eksplicite, dhe te drejtperdrejte, po ashtu si meritat e te dyve, apo dallimet mes njerit dhe tjetrit. Perndryshe biem ne lojen e tyre, pranojme gjithcka qe thone ata per njeri-tjetrin, e sinkretizojme, e kthejme ne kitsch dhe i shpallim te gjithe njesoj, te gjithe te keqinj, e shpallim politiken si domosdoshmerisht korruptuese dhe biem ne nihilizem, ne mungese te shpreses dhe ne universalizem pesimist. Po arritem ne kete pike, sapo ua kemi bere qejfin, pasi kemi ulur menjehere pritshmerite per ta. Po u krijua bindja e perbashket qe jane te gjithe pushtetaret te keqinj e te pandryshueshem, atehere ata nuk do te kene me arsye as per ta fshehur, e as per tu permbajtur.

znj Edlira pavarësisht cilësisë së saj në shumë raste duhet ta lexojë me vëmëndje ndërhyrjen tuaj . Jam i të njëjtit mendim me Ju z . sol

Para pak vitesh thuhej binomi Nano-Berisha; sot na doli binomi Rama-Berisha.  Jam i sigurte qe neser do te dale nje binom tjeter.  E keqja eshte qe keto binomet mbahen e fryhen nga biznesi, nga ju media pseudo e pavarur dhe nga vota e gjithe shqiptareve.  Jam dakort me ate zoterine qe citon thenien se "cdo popull ka qeverine (dhe politikanet, - do te shtoja une) qe meriton".  Te gjithe shqiptaret kontribuojne ne nje menyre ose ne nje tjeter ne komedite dhe tragjedite qe i paguajne vete me pas.

Dakord me Solin dhe Besianin. Madje me duket se Besiani ka kapur dicka te shume me te rendesishme: katapultimi i Rames ne pozicionin qe mbante Nano brenda binomit eshte me te vertete habites. Thuhej, ne kohen e Nanos, qe po te ikte Nano e Berisha, do shpetonim. Nje mut. Shpetim s'ka. Vendos ke te duash ne maje, balta do i mbuloje, heret a vone.

Te kritikosh te gjithe eshte te mos marresh pergjegjesine tende si qytetar/e dhe te zgjedhesh mes opsioneve qe te ofrohen. Sokratizmat si artikulli me siper s'vejne kend para pergjegjesise, perkundrazi.

Pse nuk mund te nxjerri opsione me te mira kombi Shqiptar pervec Rames dhe Berishes?  Jam dakort me village-bey kur thot qe cdo popull ka qeverine qe meriton, por ne rastin e Shqiperise kjo s'eshte pasoje e degjenerimit total te Shoqerise, por e marrjes peng te saje nga politika dhe infektimin me sindromen e stockholmit.  Kjo vertetohet qarte, nga shprehjet qe belbezojne haptazi shume shqiptare kur i ballafaqon me aktivitete korruptive e kriminale te njerit apo tjetrit apo dhe cdo njeriu ne Shqiperi e thone gjerat e tipit "I lumte eshte i zoti!" "Mire ben qe vjedh, ka mundesine.  E ben dot ti?" "C'duhet ti me punent e te tjereve".   Keto jane sidroma te qarta te simpatizimit ose identifikimit me pengmarresin...

Shkrim koti. Per hir te te qenit "asnjanes" ia kercet Sales ene Edit. E ben Salen po aq fajtor sa edhe Edin. Kot. Kercehet vetetimthi nga vizat dhe hallet e tjera te Shqiperise te ato elektorale.  Per problemet qe ka sot Shqiperia mund te akuzohen njesoj si qeverite e majta dhe ato to djathta. Por ne kete rast fajtoret kryesore duhet te ishin Nano dhe Berisha, bile Berisha njicik ma shume per hir te '97.

Vijon me ca sharje te pakuptimta, ku si akuze per te qene mund te lexohet vetem kjo: Ti je përgjegjës për zhdukjen e alternativës së majtë, që do të rrëzonte vërtet monopolizimin e Shqipërisë. Po ti je kahu tjetër i medaljes së oligarkisë. Prandaj kot e vazhdon komedinë e ulët me shumë akte mbi kurrizin e buzëplasurve shqiptarë.Harron zonja qe burim i monopolizimit eshte vete Sal Pash Toptani qe ka ktu e 20 vjet nuk heq dore nga manipulimi i zgjedhjeve.

Shkrim me 5 yjesmiley

Fqinjet nga data 19 dhjetor do te levizin pa vizam ndersa ne ENDE jo. Dhe per faj te atyre te dyve.

Pra dhe njehere shkrimi eshte kryeveper, nese dikush e shan kete shkrim, i bie qe ai njeri ka probleme me veten e vetsmiley

 

Krijimi i bashkesive te fajit eshte mjegullues per logjiken e kritikut

Jo gjithmone. Pastaj autorja me shume se analize ben apel, dhe patjeter duke u nisur nga ngjarjet e fundit dhe ngerci politik. S'kemi pse e "korigjojme" artikullin sikur ka marre persiper te analizoje politiken shqiptare dhe hallet e popullit gjate 20 viteve.

Po nese do flisnim per te tanishmen, per krizen aktuale politike, atehere jam dakort me kete qe thua; fajin e ka totalisht Rama, pasi nese ai do kishte pranuar zgjedhjet sot nuk do ishim ketu ku jemi, dhe padyshim nuk do degjonim as pellitjet e Berishes dhe Rames dhe rrahjet e gjoksit dhe nxitjen e militanteve, te cilat gjithsesi deri tani jane minimale ne krahasim me paralizimin e politikes te shkatuar, por dhe kaosit dhe rremujave qe kercenohet, sidomos ne prag te nje sere reformash dhe ngjarjesh qe varen nga mbarevajtja e politikes shqiptare.

Apo s'e kishe fjalen ketu, e kishe qe tja veme fajet te gjitha Berishes? smiley

Nga te paktat gazetare Shqiptare qe lexoj me kenaqesi smiley

Ketu edhe kur nje shkrim si ky i Edlires eshte perfekt, do ta gjejne dicka peshkaqenet per ta share.

Jam komplet ok me komentin e Xhibit

 sol me duket se bojen po e vendos te theksuar atje ku e do ti. Megjithese qendron, nuk do te thote se eshte e pelqyeshme ndaj shijes se tjetrit.

Kur i bie Berishes dhe Rames, autoria e guximeshme( me thene te drejten nuk duhet me i ngrene hakun sepse ka guxim) ne njehesimin e xhvatjes se pasurise kombetare, mendoj se nuk ka bere ndonje gabim. Qendron ideja e kapjes prej mafjes se tokave te dy krereve.

Kur qellon njerin per qelbesirllekun e fjaleve qe nxjerr nga goja nuk thote qe tjetri nuk e meriton, por thote qe nena ime si edhe djali tim i vogel nuk ka deshire ti degjojne me detyrim ato fjale, perderisa une nuk i perdor ne familje per dy aresye, te asaj qe quhet tradite e familjes me kulture dhe edukacion konservator, si dhe egersise qe une gjithashtu nuk dua te percoj ne familjen dhe grupin tim social.

Ajo shkruan me "ti" si mungese respekti si per njerein edhe tjetrin, pra per ate qe meritojne.

 

Llogjika qe perdor ti si diversitete i dy diktaturave te kuqe dhe te zeze, mund te qendroje ne konceptin qe te dyja percuan dhune dhe gjakderdhje, pra njehesohen me te keqen si koncept humanizmi. Dhe ketu jemi tek ajo qe ata kane kolor te ndryshem por thelb te njejte, pra jane dizaster.

Dhe dicka pergjithesuese qendron tek politikanet tane. Tek morali i politikes qe eshte si eshte, por specifikimi per tanet ne mpleksjen masivisht me korrupsionin, mafjen, degjenerimin moral qe ben ate te vecanten ndaj vendeve ku ka nje fare ligji dhe denimi. Karshilleku ne deegradimin moral te tyre, plus edhe sasia e madhe e emrave, sol, ta jep pak ate depresionin  qe i con edhe disa tek perfundim, qe ata jane prodhim i grupit social. Por edhe i antikombetarizmes si prejardhje e shtresave te varfera qe jane gati per tu blere prej cdokujt.

Pershtypja time ishte tek panairi Klik Ekspo Klik, ku predominanca absolute ishte biznesi serb. Une u llahtarisa! Europa nuk dukej fare.

keiendi, e keqe apo e mire eshte ceshtje morali, per pasoje ceshtje e paqendrueshme. kur jepen gjykimet jepen diagnoza, mbi principe te shprehura. Nuk eshte njesoj nazizmi me komunizmin, edhe pse te dyja jane "te keqija" per "humanizmin". Kjo qe thua ti eshte si te thuash qe gripi dhe renia e flokeve jane te dyja semundje, pra njesoj te keqija per trupin. Nuk sheron gje keshtu, ne fakt as nuk evidenton gje...

une kam theksuar pikat ku mendoja qe kish vend per diskutim, me pjesen tjeter te artikullit jam dakord.

Qe te te sqaroj, jam dakord qe duhen share e kritikuar te dy, se dhe vete e bej, por duhet ruajtur standarti, e mbi te gjitha duhet thene qarte qe nuk kritikohen te dy per te njejtat faje.

Sa per Serbine... asaj pune do i dali tymi shume lart pas ca kohesh, le t'i shohim atehere suporterat e "nacjonalizmit" B. se c'do te na kullandrisin.

E ke nje te keqe sol. Ate qe shembujt nuki jep te perafert. Pra renia e flokeve eshte vetem problem estetik, biles kur eshte tendence futet edhe tek moda. ndersa gripi eshte patologji , jep ndryshime dhe ben deme te pakthyeshme ne shendet. Pra mund te shkosh nga kjo bote. Shembujt domosdo nuk jane idem por pak a shum duhet te perafrohen. Per te zezen dhe te kuqen une kam shkruajtur qe ishin dizaster, pra shkaterrim kulture, ndertimi, dhe ne fund marrje masive jetesh.

Kryeministri e coi vendin gati ne lufte civile dhe me pas e degjeneroi kundershtarin si padrino i mafjes, e pastaj tha qe ishte per fushate. Bllof i madh moral. Tani shahet me te tera dhe e quan krun e mafjes(e ka quajtur edhe dikur me Hakmarrjen per Drejtesi dhe u ul e beri kompromiset zgjedhore), dhe i fton njerzit per beteje si ne 97-98. Eshte dizaster.

Tjetri eshte psikoman, i degjeneruar deri ne percmim, i papergjegjshem dhe aspak burre shteti!!(lol, cfare po shkruaj) e po i fton njerzit ose grupet ne nevoje te dalin per lufte.

Oh sa here i kemi thene sol, me ty jam dhe une.

 

mire mo mire, po mendova se e qartesova thelbin. Grip dhe renie flokesh per te mos qene tragjik, po le te themi AIDS dhe SARS. A jane te dyja njelloj? Se po ece qe jane te dyja njelloj meqe te dyja shkaktojne vdekje dhe epidemi, nuk ke per t'i perqasur dot sic duhet, e nuk mbrohesh dot prej tyre. S'ka zot ne bote qe te mbron nga AIDS-i me maske fytyre, apo nga SARS-i duke perdorur kondom.

Burra shteti jane te dy, se po i luajne fene shtetit. Ajo qe desha te them eshte qe problemet duhen adresuar jo romantikisht e emocionalisht, por racionalisht. Gjykimi, qofte mbi Edin, qofte mbi Salen, qofte mbi mua e mbi ty, qofte mbi komunizmin, nazizmin, demokracizmin dhe tranzicionizmin gjithnje duhet te kete baza logjike, konsistence logjike, dhe nje princip fondamental prej nga nisin te gjitha keto.

Keshtu psh. AIDS kryesisht merret ne rruge seksuale, ndersa SARS kryesisht ne rruge frymemarrese. Fillimi i tyre (pra principi, po te qe fjala per logjike politike) eshte i ndryshem. Po ashtu eshte i ndryshem qellimi, dhe veprimi, edhe pse te dyja shpeshhere cojne ne humbjen e jetes.

Nejse, e leme, ceshtje e logjikes formale ky diskutim qe ngrita, pak ka te beje me situaten e me shkrimin.

 

....shkrim shume i mire....por jo shume realist...ne kuptimin se se fundmi ata smund te ikin te dy, pasi ne lufte njeri do fitoj.....do ishte fitore qe pas perplasjes se ketyre dy kokave te thyeshin te dyja plotesisht....duke perfshire edhe disa koka te tjera si Meta etj....por eshte e pamundur....nuk e di pse...

Ard ajo qe shkruan gazetarja eshte ne formen e sensibilitetit qe ka intelektuali dhe thirrjes/ulerimes qe ben prej dhimbjes.

Ajo, une e ne te gjithe mbase e dime qe nuk mund te largohen, por ajo vetem pickon. Pickimi ka nje kuptim, ate te te sjellurit te vemendjes, kur e ke humbur toruan. Pra qe mos shkojme per lesh e marrim armet e pellimes i pergjigjemi me kercitjen e shulit.

pmusaraj-t,

Shpesh here mi ke hequr dhe prishur shkrimet e mia ne peshk dhe asnjehere nuk me ke kthyer pergjigje duke lene te kuptohet se ty te dhemb jashte mase analiza e "hidhur" per kete njeri fashistoid. As te njoh dhe as me njeh. Mendimin tim per cfardo qe ka te beje me Shqiperine kam te drejte ta shpreh dhe ti nuk duhet ta cenzurosh ose ta heqesh sepse nuk i shkon gjykimit tend. Ti edhe mund te mos e lejosh edhe kete pjese qe shkruaj tani, por nje gje duhet ta kesh mesuar ne jete. E verteta mund te zhytet por kurre nuk eshte mbytur ose zhdukur pergjithmone. (nje fakt te vogel-besoj se i ke ndjekur emisionet per vdekjet dhe sundimet e Faraoneve te lashte ose "riprodhimi i big-bengut&quotsmiley

Ja si e lexoj une shkrimin:

Si personazh publik autorja e ka detyrim ta thote mendimin e vet . Ben mire. Eshte e zhgenjyer dhe ka revolten e saj, nderkohe qe thote qe historia nuk ka perse perseritet me banalitet.

Te tjere autore jane neper instikame dhe ky tip komenti e nderon autoren.

Qe qeveriu kete here e beri balte me ashpersimin e gjuhes ne planin personal kjo pothuaj pranohet dhe nga vete ai, persa kohe po kerkon qe te mos jete i vetem ne ate gjuhe. Te vetet ( numrat se emra nuk kane ata ) i vajten mbrapa per te bere gjasme sikur po bejne lufte ne favor te principit. Pese me hic. Edhe ketu autorja pozicionohet qarte. Prape mire ben.

Tregohet e rrepte me te dy sepse kishte tjeter pritshmeri dhe e thote qarte qe nuk kam perse te humbas kohe. Ketu nuk flet vetem ne emer te saj. Dhe prape mire ben, sepse ka te drejte.

Qe Rama duhet te jete nen kritike ( te forte bile ) edhe kjo duhet pranuar sepse kur peshtyu lart harroi se mund ti binte ne fytyre.

Autorja nuk e pranon konformizmin dhe as rreket se kerkon te trazoje ujrat, tashme te trazuara, jo per faj te saj apo te shumices. Ajo po e thote me ze. Duket autorja eshte tip i ndjeshem dhe qe ha revolte per faktin se si ka mundesi qe nuk ka raport sinqeriteti ne qeverisje dhe nuk eshte dakort fare me llogjiken e marrjes se pushtetit. Ajo ndan qeverisjen nga pushteti bile ketij te fundit i jep nje ngjyerosje negative kur permend zotet e tokave. Ka te drejte dhe ben mire qe e thote hapur.

Tjeter.

Edlira kete ka mjetin e vet per tu shprehur, fjalen dhe po e pranoj qe eshte e ndergjegjshme kete here se pasioni ne politike vetem se te ngjyros me pragmatizem, por nuk te ben kurre realist. Ndaj serish ka te drejte qe u bie te dyve. Mire e ka. Jane dy individe me shume fuqi dhe ne duart e tyre kalojne te gjitha fatet qe direkt apo indirekt i japin nur apo zeher miletit, ndaj ben mire qe revoltohet, sikunder besoj se nuk ka pasur ndermend te beje kandar farmacie ne numurimin e te keqijave te klases. Ketu eshte e justifikuar.

Qe autorja i ka marre seriozisht verejtjet e miqve edhe kjo duket sepse i duket nder rreshta dhe inati apo nervi : Boll me se na keni merzit shume, nuk ja u kemi per borxh. Tani per te share nuk di te shjae se jane te tjere ata qe e kane zanat por ama nuk ben shume ndryshim, me vete ka share.

Shkrimi eshte i mire per nje zonje qe nuk pranon te degjoje fjale te padegjuara nga qeveriu, sikunder nuk pranon disa sjellje te Rames.

P.S. Mos me thoni pastaj qe vetem e shaj kete autoren se behet njera. Pese yje per ndryshimin e stilit, te njejtat yje edhe per qejf tem. smiley

P.S1 : Pershendetje Sonila* !

* Kush e gjen kuptimin e kesaj pershendetjeje ka nje shishe vere ose nje sms te bardhe smiley

 

 

Autorja i kritikon te dy, packa se fajin per krizen politike aktuale kutizuese e ka Rama. Por cuditerisht, per kete artikull deri tani po ankohen vetem komunistet, dmth te majtet desha te them. smiley

Po kutizimin s'e solli Berisha mer yahoo si koncept, as Portokallia me ate skecin. Ate ata e gjeten midis jush, dmth tek Rama.

Ne ka 20 vjet shyqyr qe patem zgjedhje qe u pranuan njehere nga nderkombetaret, packa se me problememe. Probleme ka kudo, kerko pak ne internet per manovrat dhe manipulimet per zgjedhjet qe behen dhe ketu ne Amerike qe eshte demokracia me e vjeter, dhe do ta kuptosh qe s'ka zgjedhje pa probleme dhe pa kritika nga vezhguesit. Por u pranuan dhe certifikuan si nga palet e brendshme dhe te jashtme, apo jo?

Tani dihet qe jane bere marifete, po ato kryesisht jane bere nga te dy partite e medha, Berisha e Rama, ne kurriz te partive te vogla, se ndaj e bene kodin bashke, ndaj i firmosen kutite bashke dhe ndaj nuk pipetiu askush nga 20 mije komisioneret ramiste, ndaj dhe menjehere pas zgjedhjeve te gjithe partite e vogla u ankuan se i kishte vjedhur votat Rama, nga Gjinushi e me rradhe.

Por kryesorja eshte qe, e para zorr se jane bere marifete per te ndryshuar rezultatin (diference 10 mandatesh, apo qofte dhe 5), dhe e dyta dhe kryesorja, its time to fukcing move on!

Vendi ka probleme, gjera qe duhen zgjidhur, liberalizimi i vizave dhe futja ne BE jane ne proces e siper, tani ne do rrime te gjithe peng dhe te ngrihemi ne lufte per permbysje qeverish meqe s'fitoi Rama dhe meqe do hapje kutish pa prova dhe pa gje, kot meqe i teket?

Pra sic thashe, meqe politikisht jemi femije dhe te varur nga nderkombetaret, eshte e para here qe ata jane njezeri ne kete pike, dhe njekohesisht prandaj eshte kaq absurde te ndodhe kjo rremuje kutizuese dhe ky ngerc, dhe tani 20 vjet pas komunizmit dhe 6 muaj pas zgjedhjeve.

Sic ka thene dikush tjeter me pare ne Peshk per kete, rremujat githmone i ben ai qe do te permbyse qeverine, jo ai qe eshte aktualisht ne qeveri. Dhe momentalisht keto rremuja kane shkak vetem Ramen. Do thuash ti pse shan si kafshe Berisha. Se ashtu behet politika ne Shqiperi fatkeqsisht, me tregim dhembesh kafsherisht dhe me te nxehur militantet per lufte. Se normal qe Berisha s'ka se si tja jape Rames qeverine e tij thjesht meqe ky e do, apo qofte dhe ta beje koalicion. Dhe normal arriti deri aty tani sa Berisha reagon keshtu, sic di, po dhe sic behet tek ne politika, fatkeqsisht, me sharje, me tregim force me mitingje, etj.

Por, keto ofeza, sado te papranueshme dhe kafsherore jane, nuk do degjoheshin sot nese Mr Kutizmi nuk do bente keto qe ben, dhe jeta do kishte vazhduar normalisht.

 

Ju ka ngecur akrepi tek hape kutine. Hapeni dhe trurin nodnjehre se s'behet qameti. smiley

Dhe nje shprehje tjeter te degjuar, ja harrova emrin kush, po ne tv e degjova, qe tha pak a shume: Demokracia eshte e brishte si sistem, pikerisht se funksjonon dhe nga pozita dhe nga opozita. Nese opozita s'pranon humbjen ne nje klase politike, dhe aq me pak nese kjo krijohet si standart (humbesi gjithmone konteston) s'ka demokraci.

 Nje mut. Shpetim s'ka. Vendos ke te duash ne maje, balta do i mbuloje, heret a vone.

shpetimi eshte MBRETI, votoni ate. edhe kadareja me ne fund e kuptoi kaq gje dhe i bente reklame mbretit tek intervista e fundit e tij.

vetem mbreti, duke e konsideruar shqiperine si te tijen, mund te luaje nje rol te vertete rregullues social e politik te shoqerise shqiptare. 

jo vetem kaq, po keni per te pare, qe si moda e rrobave edhe ajo politike do te rikthehet perseri tek aristokracia. njerezit do te fillojne te kerkojne prijesa te vertete, me virtute e te paster, si te rene prej qiellit.

ne kemi shans qe veç me nje manover te vetme "letrash", te fitojme vite perpjekjesh te humbura kot ne histori, sikur te beheshim i pari shtet monarqik ne ballkan. etj, etj.

Ha, ha, ha, Hajdar ti me llaftaris llogjiken! Te lexoj dhe me duket sikur me shtohet pjesa e pazene e trurit. Oh cfare lehtesie te paperballueshme kane komentet e tua! cfare elegance fraza! c'thellesi gjykimi!

Me zell mundohem te marr me mend me c'pune te vyera e zen diten e perendise. Po hiç! Gjekafshe s'me vjen! Ah, rrofte pena jote! Perndryshe as dita ime s'do t'kishte kuptim!

Ti je fajtor,ti je pergjeqes....

Une i shpjegoj,me aq njohuri sa kam,se ka nje ndryshim midis fajtorit dhe pergjeqsit!

Fajtori duhet denohet,pergjeqsi  duhet ndeshkohet.Fajtor dhe pergjeqesi me i thene ashtu kot ne hava eshte sa per te thene edhe ti nje fjale ashtu si ne tym,te thuash ate qe ndjen,nuk eshte e mjaftueshme per te thene te verteten,sa per tu ndjere se edhe ti e the nje fjale ashtu kot!

Po mirte ja  e the qe eshte fajtor e cfare pastaj??? Fajtori ben edhe nje faj tjeter, dhe ti i bi fyellit edhe njehere tjeter!

 Koth; ".... Te vetet ( numrat se emra nuk kane ata ) i vajten mbrapa per te bere gjasme sikur po bejne lufte ne favor te principit...." 

Kjo eshte e keqja Koth, ne historine e politikes shqiptare se lideret e partive i kane kthyer ne numra antaret qe u rrine rrotull, si E. Hoxha, si S. Berisha, si dhe E.Rama. 

 

Hajdar Bukuroshi; "...shpetimi eshte MBRETI, votoni ate..... vetem mbreti, duke e konsideruar shqiperine si te tijen, mund te luaje nje rol te vertete rregullues social e politik te shoqerise shqiptare...."  

Me gjith respektin per Zogun, mendoj se rolin e mbretit mund ta lozi dhe presidenti. Ku e di ti, une, te tjeret se mbreti e konsideron Shqiperine si te tijen. Pastaj te gjithe e konsiderojne te tyren Shqiperine, por ja qe po abuzojne me postet, po dalin mbi ligjin. Kush me garanton mua se dhe mbreti nuk mund te dali mbi ligjin.  E keqja ne Shqiperi eshte se nuk fuksionon sa duhet ligji. E shkel kryeministri, ministrat, nenpunesit, gati te gjithe buxhetoret. 

 presidenti eshte i zgjedhur (po ashtu si partite, deputet etj, me afat kohe te caktuar qe me pare, keshtuqe ne rastin me te zakonshem edhe ai preokupohet, si te gjithe te tjeret, sesi te mbushe xhepat e tij), ai nuk mund te loze asnje rol. merr tani kete punen e kutive qe po diskutohet ketu.

te kishim mbret ai do ti kish hapur pa ASNJE problem kutite e votave, se aq i ben kush e qeveris vendin, socialistet apo demokratet deri sa ai ndodhet SIPER tyre.

eshte pra ZGJDHJE reale dhe jo lakim fjalesh komentesh pa buke. smiley

Respekti qe kam per gazetaren, nuk me pengon te them se eshte nje artikull medioker.

Bashkon si grusht te forte te majtet e te djathtet me lajtmotivin e tyre;-" e shikon se kemi te drejte qe i shajme".

Jane disa fraza qe te bejne te pyesesh , "si eshte e mundur qe nje gazetare te marre per te verteta ato qe shkruhen ne gazeta?"

"Keni zoteruar toka", ku , kush, kur, sa , si ??????????????????????.

Artikulli i Edlires, protesta para zyrave te OSBE, Bamiri me Ramizin se bashku ne nje tavoline, ultimatumi i Ruçit mbaroi 10 diteshi, qeveria te ik.

Shqiptaret kane bisht.

 lumdrin, edhe ti ato qe shkruhen neper gazeta merr si te verteta zakonisht. ja psh. ku e di ti qe ka 4500 te pushkatuar nga regjimi qe nuk ju gjenden kockat? I ke numruar? Se besoj, do e kesh lexuar ne gazete.

swed1

falemnderit per informacionin, e dija se jane 4000.

mundesh te shtosh edhe diçka me shume ketij informacioni, i sherben se mires.

 vallai lumdrin, s'kam ca shtoj fare, me t'lexume n'gazete e kom

pse èshtè teatèr i dèshtuar e i shèmtuar hapja e kutive?kètè nuk e kuptova...mirè qè rama nuk ka tè drejtè tè kèrkoj hapjen e kutive se nuk qenka burrè i mirè dhe e bèn pèr pèrfitim personal,por as populli (se edhe njerzia qè e kèrkon kètè popull èsht&egravesmiley nè emèr tè tè cilit flitet e ulèritet nuk paska tè drejtè tè kèrkoj diçka qè e prek personalisht??artikulli nuk thotè asgjè qè nuk èshtè thènè e shkruar mè parè... ndryshon vetèm njè prej personazheve!!!

Eshte fatkeqsi do te thosha une qe nuk hapen kutite,ndoshta kjo duhet te quhet teater,eshte nje kerkese jo per ndryshim te pushtetit por per verifikimin e votes,pse u mbyllen kutite?

Ndoshta duhet kerkuar pse u mbyllen kutite? Pra te hetohen cka brenda ne kuti,kjo eshte ceshtja.Kush trembet nga hetimi? Berisha.

Pse u mbyllen kutite di gje njeri?

 

Ne fakt kutite rrijne 5 vjet hapur,as une nuk e marr vesht pse u mbyllen kutite,biles dhe qendrat e votimit duhet te rrinin hapur.

Shoku je ne terezi ti apo jo.Nuk ka faj xhibi qe ju thote juve kutijsa.

Po hapi mer sepse dy komisionereve u a kishte dhene ligji te drejten per ti rinumeruar ato kuti qe u mbyllen!

Hapja e kutise eshte nje e drejte e cdo personi te dije se ku i shkoi per Ps apo per Pd?Si nuk paska te drejte te di votuesi se ku i shkoi vota?He me pra mo!

Osht mesu miu te kaloj neper hunde dhe aty  e gjithmone per 20 vjet resht dhe prap aty do me shku!

Ket here po kerkohet, jo mo!

Po komisioneret tuaj qe firmosen procesverbalet? Me qe KQZ-ja dhe gjykatat jane "vegla"te Berishes si ja ve emrin ti kesaj?

Demonstrata do kishte me kuptim po te perdornit moton" ku ishin komisioneret tane" ose "pse firmosen komisioneret tane".

Mund te na japesh ndonje koment per kete?

Me fal qe nuk do e vazhdoj me tej debatin me ty por une per keto qe te thashe ty me siper jam bere "abuziv" dhe nuk kam me komente per sot,kurse ti ke 100 dhe prape as keto 100 komente nuk te dalin ti japesh nje pergjigje kesaj pyetje.

Ne Athine dje, para selise se BE-se ku po benin mbledhje ministrat e Jashtem evropiane,  PS-ja dhe nja 100 emigrante bene proteste per hapjen e kutive.

Nga ana tjeter PD-ja beri anti-miting (me 6 punonjes te ambasades) per arritjen e futjes ne NATO.

La nam edhe para syve te Evropes per kutite, dhe mire e na e bejne qe sna i liberalizojne vizat, kur kemi ne krye te vendit kryekutite.

Po ambasador mavria vete mori pjese ne anti-miting!!!

Ore me tere mend, a kemi ndonje peshk nga Athina qe te na thote ndonje detaj nga mitingu atje per hapjen e kutive ketu?

Ju tregoj une. Nga 50 mije emigrante qe jane ne Athine, moren pjese vetem 100 emigrante. Ok. Kjo kuptohet qe emigranteve tane u ka ardhur ne maje te hundes nga lufta e kutive, se duan qe politika te merret dhe me ta, jo te kujtohet vec per kutite.

Por turpi me i madh ishte anti-mitingu i porositur nga Ilir Meta, qe ishte edhe ai ne Athine.

Dhe ku behej mitingu dhe anti-mitingu? Mu para 27 ministrave te BE-se....

Robin ju ishit prezent? Kur u kthyhet ne Shqiperi?

 Me gjith respektin per Zogun, mendoj se rolin e mbretit mund ta lozi dhe presidenti. Ku e di ti, une, te tjeret se mbreti e konsideron Shqiperine si te tijen. Pastaj te gjithe e konsiderojne te tyren Shqiperine, por ja qe po abuzojne me postet, po dalin mbi ligjin.

ti duhet te shohesh nje film (Ran) te Akira Kurosawes per kete. ai tregon sesi prej rastit, ne luften midis "dy mbetnive" japoneze, nje shigjete qorre e vret mbretin. atehere per te mos t'i treguar armikut qe mbreti vdiq, pra te mos ti dhene zemer, ata gjejne nje fshatar qe ishte sozia e tij e perpikte. ky behet mbret, si te thush per te luajtur vetem rolin (ketu duhet thene qe asnje, perveç disa personave te besur, nuk e dinte qe mbreti kish vdekur dhe kete nuk kishin pse ta merrnin per falls, megjithese i shkreti hoqi shume peripeci, por te cilat i kaloi me sukses, ngaqe ishte fshatar i zgjuar). por me ne fund lufta mbaroi, te dy mbeterite vendosin te bejne paqe, atehere kryesia i thone ketij fshatarit, tani na fal mik po roli tend si mbret mbaroi, pra meri keto lek e shko ku te te teket.

a e di se ç'ben ky fshatari ?

shkon ne breg te detit dhe mbytet.  PSE ? 

kete gjeje vete po ishe i zoti. megjithe kuptohet qe kjo ka lidhje me ate se "ku ta dijme ne qe mbreti nuk ben kot sikur e do vendin".

 

lol. naiviteti i disave me pelqen me shume se shtirja e te tjereve.

Hahahaha, nuk isha ne burg. Atje isha dje meqe ra fjala. Pastaj pyet ndonje ne Greqi, ose shiko shtypin e dites.

Po ke shtyp te besoj? Kjo eshte ceshtja. Prandaj tu drejtova ty, megjithese me ndrojtje pasi nuk te njoh dhe nuk e di se sa fair je.

Boll me metoda agjitacioni, per te tregu se Shqiperia po ndryshon,se ne shqiperi ka demokraci,dhe lufte kunder korupsionit,se ka drejtesi,se po behen reforma,boll genjyet veten dhe boten se jeni engjell dhe i doni te miren ketij populli,dhe se keni frike nga bijte e komunisteve,se mos ju marin pushtetin,keto jane te gjithe plera,pallavra,genjeshtra.

Bota ju njeh me mire sec ju njifni veten tuaj!Dita qe do te thyej qafen Berisha,do te jete dita e renies se vertete te komunistit te fundit qe mban peng shqiperine ,rinine, te bej ndryshimet e duhura ne drejtimin e duhur,drejt Europes, vertete si ajo,ne standarte dhe bashkepunim me te, per te ngritur vet veten tone nga ky tranzicion i gjate ku ky komunist po e diskretiton me shume me budallaqet e veta!

Ne bote Shqiperia njihet akoma si nje vend qe mbahet me ndihmat e Europes, dhe te emigranteve, pa te cilat ai shtet nuk mund te jetoj as edhe 24 ore!

Berisha dhe Rama jane vetem maja e aisbergut. Pleqte tane thone "Mos i hiq petet byrekut se i del gjella". Njeri shtrengon bashkine e tjetri Kryeministrine. Per te ardhur ne pushtetet qe zoterojne, kur kane bere fushatat jane hedhur pare me kuintal, keto pare nuk i kane peshqit e vegjel por ata te medhenjte dhe e dime te gjithe se si behen paret shume dhe shpejt, atehere dalim tek mendimi i dikujt me lart qe po te heqim ata te dy, do te vijne dy te tjere nga i njejti llum, ku ti gjejme ata te out-llumit, ky eshte problemi, per kete duhet te debatojme. Ndoshta jashte Shqiperise ka mjaft intelektuale qe kane ikur se nje i vetem nuk mund te beje absolutisht asgje, ndoshta kthimi i disave prej tyre mund te jete nje sinjal i fuqishem. Une jam optimist se "edhe nata me e erret nuk e ndalon diellin te linde te nesermen".

Faji e ka emrin Gjithsecili Prej nesh!!!

 

Ti autore je fajtore! Une qe po shkruaj jam fajtor. Ju qe po komentoni dhe gjithe te tjeret kane nga nje pjese te fajit.

Te gjithe se bashku jemi Faji!

Kur kjo te kuptohet e "te kontemplohet" mbase gjerat do te ndryshojne.

 

Artikuj si ky, perbejne nje kontribut, por nuk perbejne transformim te botkuptimit apo te paradigmes qe udheheq jeten e shqiptareve brenda dhe jashte vendit.

Te gjithe se bashku jemi Faji...me këtë shprehje bridhnin nëpër Perandori mijra e qindramijra njerëz të hutuar e të shkatëruar psikologjikisht pas Rënies së Perandorisë Romake. Të paktën kështu thonë të shkruarat ...

Mia culpa.... Lindi Krishterimin

Ka rënë Perandoria e Hegjemonizmit të ndarë në dy kampe .

Por si atëhere rrethqarkullojnë e do të shfaqen sharlatanë të të gjitha kategorive që llapaqenosin për të ardhmen duke qenë VET personalisht Fizikisht dhe Mendërisht e SHKUARA , e groposura e varrosura .

"sharlatane"?!

"llapaqenosin"?!

"e groposur"?!

"e varrosur"?!

 

Kjo lloj gjuhe, nuk eshte shume larg gjuhes se Berishes.

Nuk i shkrujta për ty , mo i mer personale  smiley  se edhe mu s'më lexon ai që është i tillë , alias Mixha. Po se ç'më ngjiti ai llafi i huazuar mea culpa....mbase si veti e përbashkët e Rënieve ose Përmbzsjeve të mëdha ku për KOHËN lulëzojnë ata tipat me vetitë që ty të duken si gjuha e Berishës. 

Po pse duhet te krisi mer amon. Keta dy njerez jane me kartela ne xhep. Si mund gjith ky milet te hipnotizohet nga cmenduria e ketyre dy budallejve dhe ti ndjekin si zombi?

Ne vend qe te kercasi pse mos i mare kto te dy edhe ti cojme ke pesa.

King George kur e humbi arsyen e lidhen me kemishen e forces.

Degjoni ju plebenj qe per shkak te tranzicionit jeni ne pushtet (ne fakt keni qene ne pushtet edhe gjate komunizmit) kot flisni dhe perpiqeni te argumentoni. Nuk mundet qe ne mes te evropes ne nje kohe kur vete keta shkojne deri ne afganistan per te çuar demokraci e zgjedhje te lira, te instalohet nje diktature dhe nje rend jo natyral ku kembet ngrihen mbi koken. Nisur nga ky parim i thjeshte biologjik kuptohet qe ditet e rruampalles mbaruan.

Megjithe spekullimet gojore e parandjeni qe ditet s'mund t'i zgjasni me. Boll me. Do mbaronte nje dite ky absurd qe zgjat prej 65 vjetesh edhe ne shqiperi, dhe rendi natyral i gjerave do vendosej. Ju do ktheheshit edhe nje here ne ato profesionet e nderuara pa te cilat nje shoqeri nuk mund te ekzistoje dhe do ja linit te tjereve punet qe keni uzurpuar keto kohet e fundit. Per fatin tuaj te keq nuk jemi as Jemen e as Sudan me ne krye mbretin Abdullah. Keshtu qe qetesohuni se s'ka noi gjo t'keqe. Vllezer kemi qene e vllezer do mbetemi.

lum si gazetarja qe i paska gjetur fajërat!!!!

shkrim i dobet

shoh nje tendence se fundmi, te ketyre analisteve qe po shtohen me lopate, e shume frikshem,

tejet te kompleksuar prej raporteve te nderkombetareve rreth konstatimeve per  mediat e varura, tani keta perpiqen te godasin nga te dyja anet, sa per te qene "politikisht korrekt" e sa te mos i quajne te blere apo te anshem...

i bien Ed' mavrise edhe kur ai mer fryme... e bejne me faj edhe per kete...

dukuri tipike shqiptaresh kjo, kur te gjithe i turren njerit, askush nuk do te mbetet prapa ne kete dukuri yxhymce...

Eshte shume qesharake qe nje kryeminister akuzon kreun e opozistes verbalisht duke anashkaluar godinen e drejtesise...jo vetem kaq por ka ngritur nje altopalant agjitacioni propagandistik,me te gjithe anataret e partise se tij,qe kane funksione te rendesishme shteterore,deri edhe kryetaren e parlamentit, e gjithe kjo makine eshte drejtuar,ne "baze"per te bindur"masat" nga veriu ne jug,se kryetari i opozites eshte "i cmendur"... dhe do qe te rembeje pushtetin e popullit..qe eshte nje prone ne forme cifliku,njesoj si ai i babes vet...!!!

Ujku qimen e nderon por zakonin se harron!!

Ky eshte skandali i dites i nje ish Komunisti qe kontriboi 25 vjet ne PPSH!

Duke pasur parasysh njohurite dhe aftesite analitike te autores, mendoj se kjo menyre te shkruari nuk eshte produkt i nje impulsi te menjehershem, por produkt i nje analize te gjate dhe te mireinformuar e cila jep si zgjidhje te ekuacionit nje deklarate emocionale. Shikojeni keshtu: kryetaret e dy partive kryesore politike e kane kaluar cakun e pranueshmerise dhe, megjithese mund te kene gjynahe te pabarabarta, per shqiptarin jeta e te cilit varet nga ky prag, ata jane njesoj te keqij, rrezikojne njesoj ekzistencen e tij, dhe meritojne njesoj mallkimin e tij. Ky eshte arsyetim shume i perhapur ne popull. (megjithese kam tendencen te bie dakort me arsyetimin e solit)

Autorja zgjedh te mbroje dhe deklaroje kete qendrim, i cili nuk eshte fort i ndryshem nga ai i Kajsiut, por i artikuluar qellimisht ne menyre emocionale dhe jo ne stilin 'per ata me 18 vjet shkolle dhe imagjinate te zhvilluar per rrugen alternative'. Le ta quajme madje edhe mimesis, perdorim te metodes se kundershtarit (klases politike) per te ekspozuar te verteta te tjera, per t'ju kundervene atij.

Megjithate, Edlira, mua nuk me pelqeu, sepse nuk m'u duk se i shtonte gje debatit. Mua me pelqen kur ti sjell ide te reja dhe ben analiza te sakta. Mimesis mund t'i behet nje ligjerimi qe eshte i rrezikshem per nga pranueshmeria e tij e gjere, jo nje ligjerimi qe per lexuesit e tu eshte qartesisht per ne koshin e plehrave.

tropizma:

Shikojeni keshtu: kryetaret e dy partive kryesore politike e kane kaluar cakun e pranueshmerise dhe

... dhe pika pika, trop.  Per mua, ky shkrim nuk eshte per t'i shtuar gje "debatit" nqs ky i fundit ekziston.  Ky shkrim eshte pasqyrim, e dashur (per mendimin tim).  Por jo vetem mendimi im.  Eshte nje "fatigue" tashme, jo vetem nga nje kendveshtrim i thjesht, (perqindja e votuesve) por edhe nga nje dialog i zakonshem me njerezit "jo militante": hej, cfare po behet andej? - Lere se na ...

Pertej perkufizimit "fajtor/pergjegjes" qe me te drejte apo jo dikush mund te kete rezerva, ne kete pike edhe ato fjale s'kane me rendesi. 

flo thote:

lum si gazetarja qe i paska gjetur fajërat!!!!

shkrim i dobet

shoh nje tendence se fundmi, te ketyre analisteve qe po shtohen me lopate, e shume frikshem,

tejet te kompleksuar prej raporteve te nderkombetareve

Mua, e dashur, me duket se ky shkrim eshte gju me gju me kombetaret, jo me "koketet" smiley

5***** Edlira.

Monda,

Duke qene se perditshmerine time e jetoj ketu, ne Shqiperi, e kam domosdoshmeri qe realitetin shqiptar ta shoh here emocionalisht, here analikisht, ne menyre qe te zgjohem dhe te funksionoj diten tjeter. Domethene, ka nje te neserme edhe pas artikullit te Edlires, dhe kjo e neserme nuk eshte revolucioni.

E perseris (ne nje forme tjeter), arsyetimi emocional, kur nuk sjell revoucionin, ushqen te njejtin zjarr ... sepse nje hap e ndaj urrejtjen ndaj ketij sistemi me voten per Edi Ramen smiley.

I say we kill the beast, rationally, and I am surprised that Sol is on the same page smiley. Se keshtu emocionalisht, retorikisht, simbolikisht, e rreh dite per dite Erion Veliaj smiley.

Mbreme per shembull kishte Blendi Fevziu nje emision interesant mbi sistemin gjyqesor.

Mea culpa Trop, dmth e kam ate te shkrete problem: flamurin qe shfaqet ne peshk.  Pertej tij ama, ne pergjithesi po flas me aq sa jam e "perlidhur-perzinxhirosur-perpandare" me ate realitet.  

Une s'para i kam qejf revolucionet.  Por s'pelqej (urrejtje eshte fjale e hidhur) akoma me shume ata qe s'mund te fitojne beteja, pale te bejne revolucione.  Ne praktike. 

Ne teori, ky shkrim i Edlires eshte nje beteje.  Bile e fituar.  Sepse ky shkrim shkon pertej "mini-revolucioneve-te deshtuar" te militantisteve.

PS: Sorry darling, s'mund te te ndjek me emisionin e Fevziut, mea cupla sic thashe. 

  

Fevziun nuk ta permendja qe ta ndiqje, por te dhashe nje shembull konkret te nje problemi konkret, dhe adresimin konkret (ne rastin ne fjale me tendencioz se c'duhet, po nejse) nga gazetari.

Flamuri vertet mendoj se te prish pune, sepse te intereson me shume Zgjidhja se zgjidhjet ... ceshtje kohe, endrrash, imagjinate, quaje c'te duash... ceshtje zgjedhjeje binare aty-ketu.

Sa per betejen e Edlires, ndoshta mund ta sqaroje pak me mire pse eshte e fituar.

(sa per revolucionet dhe betejat, meqe i permende ne menyre kaq emocionale me qejfe dhe pelqime, besoj se ka korrelacion jo te vogel mes pamundesise per te fituar betejat dhe nevojes per revolucion, por kjo hap diskutime qe kerkojne citime, dhe une kam pune, e ti ke gjume)

Mos me keqkupto trop, ta thashe me keqardhje ate "mea culpa", dmth do te doja te flisnim konkretisht per ate emision, por thjesht s'e kam pare.  Dmth jo me ndonje qellim mos-perfillje smiley.

Sa per betejen e Edlires, ne fakt nuk eshte e saj.  Sic te thashe, apo sic eshte eksperienca ime me aq kohe sa isha, dhe me aq sa e ndjek, mendimi im eshte se ky artikull nuk eshte nxitje.  Thjesht eshte pasqyrim.  Pasqyrim i ndjesise.  Dhe per aq sa e ka percuar ajo kete ndjesi, dhe me aq sa e njoh une, me duket beteje e fituar.

por kjo hap diskutime qe kerkojne citime, dhe une kam pune, e ti ke gjume

Yeap, you're right darling smiley.  Ta leme per neser, apo per me vone (ne rastin tend).

Always a pleasure smiley.

Whats there to be surprised, I ve always been rational. That doesnt mean that I m prone to compromise with the "established reality", actually the contrary is true.

Edlira ketu paska sjelle vecse njohuri e sentiment normativ, asgje racionale dhe analitike qe e ka kahun drejt ofrimit te 'alternatives'. Thjesht i ka dhene buken e perditshme popullit qe pasi mban here kete ane e ate ane, eshte duke u bindur qe te dy liderat jane njesoj. Jane njesoj ne vija te pergjithshme, ne akset e korrupsionit, kapjes se shtetit, qendrimit mbi ligjin por thelbesisht ndryshe pergjate ketyre akseve...

Nuk mund te besoj ne shkrimet emocionale, alternativa e zgjidhja vine vecse prej arsyes. Trop e sol, shume dakort me ju me lart.

Ne kete rast perspektiva e njerezve qe nuk e jetojne direkt kete realitet mund te jete me e vlefshme pikerisht per faktin qe ne nuk kerkojme revolucione te medha ose te vegjej.

Ata qe kerkojne zgjidhje radikale ne emer te vox populi i qendrojne te vertete levizjeve revolucionare,,,, por te barazosh kete qendrim me zgjidhje te drejte, te arsyeshme apo qe do ti sherbente te mires se pergjithshme, nuk mund te ishte me larg te vertetetes.

Shpresa e disave nga ne qe nuk jetojme kete realitet mbetet qe,,,, arsyeja te dominoje pasionet, (se paku kete here).

Tek Peshku nese ka nje shkrim qe shan Berishen, ai eshte ok per gjithcka.

Nese nje shkrim shan dhe ramen, ai eshte i dobet, emocional etj etj..

Mos u beni kaq militante o njerez. Shikoni pak me arsye.

Ca ka per tu cuditur? Peshku eshte foleja e grupeve punisto mafioze, po do tia shkulim dhembet, nje e nga nje, ashtu si baballareve te tyre! eee !!!

Nashti mua me habit Berisha kur ben retorike puro komuniste, dmth kur thote jane bij komunistash, dmth akuzen per fajesine e gjerave qe keta bejne (sipas tij korrupsion etj) e dobeson komplet me akuzen e biografise. Dhe ca se jane bij komunistash?

Por me e 10ra eshte kur thote do tia shkul dhembet sic ja shkula prinderve te tyre. Kjo eshte fyerje totale per te gjithe popullin; ne jemi nga te paktat vende ish-komuniste qe kemi akoma ne politike dhe pushtet ish ministra komuniste dhe administratore te larte te komunizmit. Ca lesh dhembesh i ka shkulur ky atyre, ky i pacipe qe s'e ka problem te talle boothen me popullin per cdo ceshtje, ky njeri qe ka 20 vjet ne politike, gjysmen e te cilave ne pushtet, dhe akoma s'ka bere lustracion, po e perdor here pas here thjesht si propogande per votat para zgjedhjeve?!

Po pertej shakave peshkiste, padyshim qe Peshku eshte akoma (si perberje) ne vitet '90, ne fillimet e tyre, ku perqindja me e madhe e njerzve kishin akoma vepra dhe fotografi te Enverit ne shtepi. Keta vecse i kane ne komp jo ne bufe. Keshtu qe mos u habit shume nga analizat e 'sofistikume' peshkiste per mungesen e elementit analitik te nivelit didaktik te artikllit, eshte thjesht nje reagim instiktiv. Ne qofte se qemoti keto reagime refleksive ishin "rrofte partia" tani kohet kane ndryshuar dhe jane sofistikuar. smiley

Ky shkrim jo qe nuk i sjell gje debatit, por i hedh benzine zjarrit nga te dyja anet, ose i llogaritur per tu dukur nga te dyja anet.

Po mire, meqe e paska vrare kaq shume mendjen e qenka tronditur kaq shume per fatin e popullit te saj sa te shpertheje keshtu, po per djalin e kryetarit te opozites ka menduar ndonje çast valle?!!!!

Mire Saliu qe eshte çmendur e s'di çthote me, po kjo zonjushe per nje sekond te vetme nuk mendoi per ate djale qe ka kaq kohe degjon per veten e tij, per te jemen, per te jatin, per gjyshin, per gjyshen.

personalisht dje kur degjova ate mehilli seksin siç thote njeri ketu kam menduar vetem per Gregor Ramen dhe per asnje njeri tjeter. Çfare duhet te ndjeje ai djale ne keto momente, pse valle fitorja e njerit apo humbja e tjetrit  ne zgjedhjet e 28 qershorit, kushdo qofte humbesi apo fiituesi, sepse vetem kutite e dine kete te vertete, pse valle duhet te jete margjinalizimi i nje te riu qe ska asnje faj dhe asnje lidhje, por vetem po jeton e po rritet si gjithe moshataret e tij pa asnje dallim.

ne emer  te Gregorit duhet te ngrihemi te gjithe e ti themi mbylle ate goje qe nxjerr çmendurira, te lejojme qe nje femije te rritet i qete pastaj le te bejme dhe analizat e tjera si shume te ditur e te mençur qe qenkemi.

Por ama po tregojme qe ndjenje prinderore nuk kemi akoma

Cfar budalleqesh po flet moj Danida. Por kur prindi zhytet ne horrlek, cfare kujton ti se do te behet femija. Nga degjimi i vjen e keqja apo nga mos edukimi prinderor.

Lere papagallin seksi, se do ta gjenin dike afashinante, e nuk ka rendesi sa te bukur e ka lafshen ky papagall. Rendesi eshte qe zhytja e familjeve te politikaneve, ne korrupsin nga njera ane dhe degjenerim prej anes tjeter, jane simbolet e garibllikut e te aftesise sot ne kete shoqerine e coroditur qe pjell psikopate e lakenj.

eh moj danida, po kush pyet per ate te gjorin fatkeq i cili si te mos t'i mjaftonte semundja eshte denuar te pergojohet ne menyrat nga me horror qysh kur ka lindur

 

jemi shoqeri barabare

Kete nuk duhet ta pranojme me. Boll me te qenit shoqeri barbare, femijet tane kane lindur  ne mes te europes, ne te gjithe enderrojme ti çojme te shkollohen ne europe dhe plot prej tyre shkojne vertet dhe jane e mjaft te zote, ka ardhur momenti te jetojne si europjane.

refuzoj te vazhdoj te mendoj qe jemi barbare dhe kaq. Jo, ka ardhur momenti ta largojme barbarine nga jetet tona.

 

ose hapim nje shoqate 'gocat per gregorin' - te cilit sot po ia mesoj emrin (cfare emri kafkian qe i paskan vene).

doja te thoja: o adminer, po meten pse e keni futur ne foto?!

"peshty lart, te bie ne gji"- thote populli yne, i mencur e tashethemedashes ose thashethemonjes...

Po pse duhet t`i vije keq militanteve te djathte e debilave te tjere pasues, kur babai e merr djalin per krahu e dalin per fushate elektorale qe te genjejne popullin qe ne "jemi familje e forte, e lidhur, plot ndjesi si e atij tjetrit".

Kur deri dje nuk e linte rehat babai si mund ta lere rehat ky dosjexhiu.

Boll me te qenit shoqeri barbare, femijet tane kane lindur  ne mes te europes, ne te gjithe enderrojme ti çojme te shkollohen ne europe dhe plot prej tyre shkojne vertet dhe jane e mjaft te zote, ka ardhur momenti te jetojne si europjane.

Epo danida edhe komenti siper shume 'europian', nese do flisnim me gjuhen tuaj...

 

Ai dosjexhiu ka ardhur ne pushtet medemek sipas tij te qeverise vendin, e jo te margjinalizoje femijet e kundershtareve, as tu thote atyre se do u thyej dhembe e dhemballe, as se do ja u bej me keq se çu a ka bere baballareve te tyre, as te gjeje se kush eshte babai i vertete i femijeve te kundershtareve.

Sipas llogjikes tende, çduhet te bejne femijet e kundershtareve kur te rriten e te merren edhe ata me politike nqs?!.

Te fillojne te merren me niperat e mbesat e dhemballeshkulesit pastaj e keshtu me rradhe ???

Si perfundim ku shkojme keshtu asgjekundi, po vertet ne barbarizem

e kesaj duhet ti themi te largohet nje here e pergjithmone nga jetet tona e pastaj te bejme filozofira.

 

Femijet e kundershtareve nuk do te merren me politike sepse baballarete tyre nuk jane politikane por sharlatne qe kane zaptuar shtetin me perkrahjene e bizneseve te qelbura dhe me pas keta politikane ( te ashtuquajtur) largohen me bizneset e tyre e parate ne banka.

Tani ky perdor dhemeshkulur etj, dikur Kac Islami perdorte "do tu thyejme kafkat". Me pak fjale "Bizanti" vazhdon te lulezoje ne kete cep te Perandorise se humbur. Por kete Bizant plehre une  e kuptoj qe do ta fusin ne brendesi te vet me ne fund, se duke e mbajtur jashte qelb me shume.

Ai qe shahet nga familja sot ka share e ka hedhur pleh sa eshte ngopur. Une e kuptoj qe ai eshte vendosur ndryshe sot, e i vjen keq per te shkuaren, por ja qe tjetri eshte specialist i dosjeve, si Nano dikur i pokerit, e di ta shfrytezoje pisllekun.

mire pra, ne frymen :" te shaj, me shan, hajt te shajme" nuk eshte cudi qe dhe peshkataret nuk mbeten prapa, madje dhe ata qe mbajne qendrim pozitiv ndaj shkrimit smiley

Autorja nuk permend miza si puna e Erla Mhillit, kshu qe se kuptoj pse devijon muhabeti ke ajo. Cer rendesie ka Erla dhe diskutimi per te. Ajo madje eshte me pak e pafajshmja nder folesit qe i ka bo sala me nejt me nje kembe , se fundja eshte me e pafuqishmja, me e reja e me e pambrojtura.  Kurse zarat e tjere jane qe mosqofshin deputet e ministra. Po nejse, vari lesht.

Edlira, sikur ta kishe evituar kete : "Dhe ti, bojaxhiu piktor"

Kurse kjo me beri te qesh :  "Ti je përgjegjës për zhdukjen e alternativës së majtë, që do të rrëzonte vërtet monopolizimin e Shqipërisë."

Aman, me te vertete e mendon kete ?

Per shkrimin, eshte i qarte si kristali, por une se mendoj krejtesisht si autorja, per barazvleresimin e fajit.

Sali Berisha is the man in charge. Ai ka mjetet dhe tagrat per ta zgjidhur situaten.

Per mua, faji e ka emrin Sali Berisha dhe gjithe zarat e tij !

 

 

Shume e drejte,ne fakt Sali Berisha e ka fajin qe 29 mije komisioneret e PS firmosen procesverbalet,dhe Sali Berisha e ka fajin qe dy anetaret socialiste te KQZ votoun pro certifikimit te zgjedhjeve.

 

Grimasat dhe gjestet e kraheve dhe kokes se kryeminstrit Berisha ne fjalimin e tij kunder Edi Rames nuk kishin asnje ndryshim nga grimasat, gjestet e kraheve dhe kokes se Benito Mussolinit ne fjalimet e tij para popullit fashist italian te kohes. (gjysma e pare e shekullit XX)

Ne se ka ndonjeri mundesine le ta sjelle videon e Duces ne peshk per ta krahesuar me videon e Cetnikut Serbe Sali Berisha, se me te vertet ca gjera te shemtuara qe harrohen ne histori, kane aftersine te perterihen si i bari i krisjes se arave.

Mua mu duk shkrimi pak si qark i mbyllur dhe me teper si thirrje e deshperuar, ndoshta (me shume te drejte) nje lodhje mendore  nga kjo situate e krijuar. Sigurisht te dy mbartin mekatet e tyre, por te vesh ne balance nje kanunor mesjetar si Berisha  me "bojaxhiun piktor" Rama, kjo s'me duket e drejte. Jane dy bote te ndryshme si nga formimi profesional  dhe intelektual po aq edhe nga karriera e tyre politike. Rama qendron shume me prane aspiratave te kohes qe jetojme, nderkohe qe Berisha nuk e sheh dot pushtetin te shkeputur nga dhuna. 

Ne rastin konkret, me gjithe ngercin e krijuar, Rama ka marr te vetmin vendim te sakte ne te gjithe kete levizje opozitare. Paqesisht, per here te pare po i shkohet nje aksioni deri ne fund me gjithe efektet qe ai mund te krijoje. Zakonisht tek ne behet zhurme dy tri dite dhe kalohet ne teme tjeter, kesaj rradhe, dhe kjo pikerisht kjo eshte interesante, po i shkohet nje ceshtjeje deri ne fund. Po rritet presioni, po ngrihet standarti, po i tregohet Berishes nd co., madje dhe te djathtes europiane qe nen petkun e diplomatit europian e ftojne Ramen ne parlament (standart i dyfisht, nga nje ane predikojne demokraci nga ana tjeter pranojne nje qeveri Berishe bjelloruse), qe shqiptaret s'mund me te pranojne masakren sistematike qe i behet votes se tyre, qe shqiptaret s'mund te pranojne me papunesine e tmerrshme, analfabetizmin qe po merr dhene, rikthimin e kanuneve, gerdecet, fazllicet, trafiqet e armeve, te tokave, tenderet e vjedhur te rrugeve, proceset gjyqesore te blera, deputet i vrare, police te vrare, deshmitare te zhdukur etj etj etj, pra keto kane ndodhur gjate qeverisjes Berisha, s'mund te fajesojme Ramen per kete gje. 

Kjo levizja e Rames e keqja eshte se po interpretohet gabimisht si dicka negative, a thua se eshte dicka anormale ne nje demokraci te manifestosh, te vesh limite, te besh ultimatume, ne Europe kjo eshte gjeja me normale! Madje keto manifestime po edukojne nje popull qe te reagoje ne menyre civile ndaj padrejtesise. Ka nje ndryshim si dita me naten midis protestave te opozites dhe atyre te se djathtes qe organizonte dikur Berisha. Protestuesit e opozites sot jane te indinjuar ndaj problemeve sociale qe kane prekur shoqerine, nderkohe qe protestat e se te djathtes ishin me se shumti perkrahje krahinore ne emer te beses. kemi dy mendesi qe jane ne konflikt te hapur. njera qe sheh perpara dhe tjetra, konservatore, qe perpiqet te mbaje peng nje vend, eshte beteje midis progresisteve dhe reaksionareve.  

 

O njerez te dashur qe thoni qe nuk besoni ne shkrimet emocionale dhe se zgjidhjet vine vec nga arsyeja...Do doja t'ju thoja se sado qe flasim e mendojme se ne shume raste vendosim me llogjike te ftohte, emocionet dhe fakti se si ndihemi per dicka eshte shume prezent ne vendimet tona.  Edlira mbase nuk ka ofruar ndonje plan zgjidhje te detajuar, por ajo zgjidhjen e ka ofruar prap se prap.  A nuk ka alternative tjeter pervec se zgjidhjes te me pak te keqit, midis Rames dhe Berishes, PSse dhe PDse? Jeta nuk eshte bardh e zi, dhe as vend ku ke vetem dy rruge.  Shikoni shembullin e disa vendeve ish komuniste te europes lindore qe partite qe erdhen direkt mbas diktaturarve komuniste dhe njerzit kryesore te tyre, tashme ose jane zhdukur teresisht ose jane teresisht te parendesishme...

xhibi; "....Por me e 10ra eshte kur thote do tia shkul dhembet sic ja shkula prinderve te tyre. Kjo eshte fyerje totale per te gjithe popullin; ne jemi nga te paktat vende ish-komuniste qe kemi akoma ne politike dhe pushtet ish ministra komuniste dhe administratore te larte te komunizmit. Ca lesh dhembesh i ka shkulur ky atyre, ky i pacipe qe s'e ka problem te talle boothen me popullin per cdo ceshtje, ..."

 

ç'a ka bo vaki Xhibi, qe nga nje pro Berish , po kthehesh ne nje anti Berish. Apo tani e kuptove Buall Mavrine se kush eshte. Shyqyr, me mir vone se kurre.  

Te flasim shtrember dhe te rime drejte,me mire nje Rama qe nuk i ka sherbyer adminitrstes komuniste,se sa nje Berishe plak,qe lekuren e nderron por vesin nuk e harron kurre jo!

Ja dhe nje artikull tjeter qe i ve ne perspektive akuzat dhe kunderakuzat e te dyve gjate diteve te fundit. Pese yje dhe ketij. smiley

 

Rama, jo e keqja më e vogël

• Redi Gjuzi 

Kanë ndryshim vetëm për talentin. Njëri ka më shumë talent se tjetri në formimin e fjalive. Në thelb të dy janë njësoj, të ashpër dhe dredhacakë, si ta dojë stina politike. Dje, Edi Rama e vërtetoi me kthimin e përgjigjes për Sali Berishën, me po të njëjtën tallje për inteligjencën e shqiptarëve. Në fjalimin e tij, ai tregoi se ka të njëjtin mentalitet, si ai i akuzuar prej tij, për shtetin dhe moralin.
Është vërtetë jo normale që Kryeministri të akuzojë biznesmenë, të cilët kanë ndërtuar në Tiranë, me leje ndërtimi të firmosura dhe të dhëna, në mënyrë ligjore (duke ju besuar fjalëve të Edi Ramës). Por është e pamoralshme të mbrosh shitjen e 1300 metrave katrorë tokë në qendër të Tiranës, me vlerën e një apartamenti 100 metra katrorë, mu përballë tokës. Ligjërisht, çdo biznesmen e ka të fituar betejën me Berishën në gjykatë, por moralisht je i humbur si mbrojtës i kësaj beteje. Dhe Rama, ashtu si Berisha kanë shumë në krahun e vet, që kanë privatizuar me çmime qesharake pronat e këtij vendi, në mënyrë ligjore, por aspak të moralshme. Dhe e gjitha kjo është njësoj si kërkesa për hapjen e kutive. Rama, si mbrojtës i tezës së grabitjes së votave, e di që gjykata i ka dhënë të drejtë Berishës, por gjëmon përditë, në emër të moralit, që gjykata e ka gabim. Dhe mund të ketë të drejtë. Njësoj siç mund të ketë të drejtë Berisha për tokën në qendër të Tiranës. E vetmja gjë e pamoralshme është dërgimi në gjykatë i një dosjeje, kur akuzuesi nuk i beson vendimit të gjykatës. Është vërtet jo normale që kryeministri të akuzojë biznese për veprimtarinë e tyre në Tiranë apo në vende të tjera. Është absurde të mendosh se këto biznese do të trajtohen, pas akuzave të Berishës, si armiq nga e gjithë administrata shtetërore, vetëm se kanë lidhje politike me PS. Por të njëjtën gjë bëri edhe Rama në fjalimin e vet si përgjigje, kur përmendi koncensione dhe investime turistike të dhëna gjatë këtyre katër viteve, për bizneset pranë PD. A nuk është kjo një hakmarrje, sot me fjalë, nesër me pushtet? Kjo nuk e bën Ramën një të keqe më të vogël. Është jo normale që qeveria në kohë krize të ulë në 5 milionë lekë xhiron vjetore të një biznesi, për ta taksuar me TVSH. Po kjo nuk i shërben rritjes së biznesit dhe lehtësimin e tij fiskal në kohë krize. Por është mashtrim, që hallin këtij biznesi t’ia qajë kreu i Bashkisë së Tiranës. Se në pesë pikat e ankesave të tij, është edhe mosaprovimi i uljes me disa fish i taksës së pastrimit dhe gjelbërimit, që paguajnë këto biznese. Para janë, edhe kur shkojnë për TVSH edhe kur shkojnë për taksën e gjelbërt apo pastrimin apo tabelës. Prandaj Rama akoma nuk është e keqja më e vogël dhe as po mundohet të jetë. Është vërtet jo normale që Berisha në mes të Parlamentit të merret me historitë, me nënën dhe të afërmit e Ramës. Është anormale që politika të hyjë deri në qelizën e familjes. Rama është i besueshëm, kur ndjehet i fyer dhe me dhimbje për nënën e tij. Por vetëpërgënjeshtrohet, në po të njëjtin fjalim kur thekson për bashkëshorten e Berishës se është “e padeshifrueshme” dhe “rri statujë pranë burrit”. Rama mashtron me standardet e etikës, brenda vetë fjalimit të vet, se është ndryshe nga Berisha. Se, edhe Berisha e ka grua Lirinë, ashtu siç e ka Rama nënë Anetën. Kur shahen, shahen të dy me libër shpie. Dhe mundet që Rama të ketë të drejtë, njësoj si Berisha, kur flet për familjen e tij. Është vërtet jo normale që tuneli i rrugës së Kombit, të shembet (sipas Ramës nga nxitimi i Berishës për ta hapur para fushatës). Është e fyese për koston miliardëshe që po paguajnë qytetarët dhe bizneset e këtij vendi. Por është e pamoralshme që akuzën ta bëjë kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili e mbaroi Bulevardin “Zogu i Parë”, para fushatës së vitit 2007, dhe për dy vite rresht, si dhe dje në mbrëmje, punonjësit e Bashkisë së Tiranës të shkojnë ta meremetojnë se ç’bëhet sa herë bie shi. Krahasimi mund të jetë i ndryshëm në vlerë parash, por është i njëjtë në vlerë administrimi.
Është jo normale që Shqipërinë e vitit 2009, ta drejtojë një ish-anëtar i Partisë së Punës. Ndjehesh keq po ta besosh fjalinë e Ramës, se kryeministri i vitit 2009 ka internuar një familje mjekësh në vitet e komunizmit. Por, është e vështirë ta besosh se Rama e dënon këtë akt, kur thekson me krenari se është Edi Kristaq Rama. Të paktën Kryeministri (po të jetë e vërtetë fjala e Ramës) nuk ka firmosur për t’i pushkatuar. Dhe akuza e bërë nga Rama, në një sallë plot emra baballarësh, sigurisht nuk e bën atë të keqen më të vogël. Është e vërtetë dhe krejt normale, që opozita të jetë pro liberalizimit të vizave, edhe pse protestat dhe dalja nga Parlamenti, në hapin final të vizave nuk i shërben fort këtij procesi. Është e vërtetë, se sipas Ramës “ka prej nesh këtu që e kanë kërkuar qysh atëherë kur Sali Berisha ishte ende një sekretar aq i zellshëm i Partisë së Punës”. Po, realisht ka. Por është e pabesueshme kur këtë fjali e dëgjon nga kryetari i një partie, që ka “bashkëpunëtorin më të afërt në krye të partisë”, ministrin e fundit komunist të Shqipërisë. Nuk ka qytetar, sado i varfër dhe hallexhi qoftë, të besojë se Gramoz Ruçi, të jetë nga ata burra të Shqipërisë që e kanë kërkuar heqjen e vizave që në vitet 1990. Prandaj janë të pabesueshme fjalët, dhe prandaj nuk je e keqja më e vogël.
Është jo normale, që zgjedhjet në një vend të NATO, dhe aspirante për në BE, të vidhen (sipas Ramës). Është jo normale, që pushteti, qeveria t’i gënjejë (sipas Ramës) shteteve më të civilizuara të Botës, që t’i njohin këto zgjedhje. Liderët e PS përditë po bërtasin, se vendet e BE janë mashtruar. Por këto vende jo vetëm që nuk po e besojnë, por ata e ftojnë Ramën në Kuvend. Ne si komb jemi mashtruar njëherë nga fuqitë e mëdha, në vitin 1913, kur na copëtuan dhe për pak na zhdukën. Më pas e përgënjeshtruam Evropën dhe BE për 45 vite, nga njerëz që Rama i ka shumë afër edhe sot. Në rast se Shqipëria e mashtroi Evropën, dhe ajo ja njohu zgjedhjet, atëherë kush humbi? Në logjikën e Ramës, ne duhet t’i themi Evropës se je mashtruar, dhe me siguri ministrat e BE do ta rishikojnë edhe njëherë vendimin për hapjen e zarfit të kërkesës për anëtarësim. Me siguri që ministrat e brendshëm dhe të jashtëm do të vendosin shtyrjen e afatit për heqjen e vizave, se një vend që nuk bën dot zgjedhje, nuk mund të ketë popull të barabartë, qoftë edhe për nga lehtësia e lëvizjes, me atë të BE. Dhe Rama këtë po mundohet të bëjë. Ti tregojë BE, se qeveria nuk është legjitime, se votat u vodhën, dhe më e keqja se qeveria ju mashtroi. Edhe pse BE insiston se i vetmi person që nuk do të besojë është Edi Rama. Kjo është arsyeja, që debatin politik, akuzat monstruoze të barabarta, por me stile të ndryshme, qytetarët shqiptarë i shohin me zemër në dorë nga ekranet e televizioneve. Nuk kanë hallin se kush merr pushtetin. Kanë frikë se nga acarimi i krizës, gjërat mos shkojnë më keq (dhe politika shqiptare e ka çuar vendin në luftë nga acarimi i fjalorit). Kanë frikë, se mos Berisha i ka vjedhur votat dhe BE e zbulon mashtrimin. Kanë frikë se mos Rama e do aq shumë pushtetin, sa të mos pyes deri në fund për BE. Sepse në fund, sikur Rama të ketë të drejtë, BE do ja heqë vizën qeverisë, do i shtojë vizat për shqiptarët, dhe ka shumë mundësi që socialistët të marrin pushtetin. Por a është kjo e keqja më e vogël?

http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).