Facebook

Një nga mendimet e fundit të shkencëtarëve të astronomisë është se Universi, pas rreth 5 miliardë vjetëve zgjerim të pandërprerë të pas Shpërthimit të Madh (Big Bang), ka filluar tkurrjen drejt qendrës nga nisi “lojën”. Por, le t’ia lëmë shpjegimet dhe sqarimet e mëtejshme shkencës dhe punëve të Zotit; por ama, kur mendon që edhe njeriu ka filluar të zvogëlohet e tkurret brenda vetes, do të thotë se një paralele ekzistoka midis tkurrjes të Universit dhe njeriut. Nuk është fjala për tkurrjen fizike të njerëzve, sado që edhe na rrëfehet nga disa libra se kohë më parë njerëzit kanë qenë më trupmëdhenj sesa janë sot. Interesant, se edhe dinozaurët gjigantë që u zhdukën papritmas në një moment kohor disa miliona vjetësh më parë, nuk u zëvendësuan nga specie të përafërta me ta. Mamuthët, gjithashtu; edhe ata nuk ekzistojnë më dhe akoma më të vegjlit; elefantët, janë si macja e shtëpisë përpara luanit në raport me madhështinë e dinozaurëve dhe të gjithë llojeve të “saurëve” të tyre. Fjala në këto radhë është për tendencën drejt “tkurrjes” dhe “shndërrimit” elektronik dhe dixhital të njeriut. Është në thonjëza tani, por ku i dihet më vonë, përderisa përvojat e pafundme janë sintetizuar në shprehjen: Kurrë mos thuaj kurrë!...
Tendenca për tkurrje dhe dixhitalizim ka filluar të ecë me shpejtësi goxha të madhe gjithandej rruzullit. Nuk ka forcë që e ndal. Ngjan, se nuk ka dalë kot përralla e mrekullueshme e “Llambës së Aladinit”, ku Xhindi hyn dhe del nga llamba sa herë e kërkon djaloshi. Në çast struket në llambë dhe bëhet sa një miush i vogël, dhe po ashtu gjigant sa një pallat 12-katësh kur del nga ajo...
E vërteta e pamohueshme është se njerëzve po iu pëlqen ca si shumë të tkurren para kompjuterit, lap-topit, internetit, mundësisht sa më shumë dhe në mënyrë instiktive, si për t’iu larguar realitetit objektivisht të ëmbël, të hidhur, apo asnjanës...Duan të futen brenda edhe fizikisht aty, po pat mundësi, por hë për hë është e pamundur, me përjashtim të fantashkencës që bën ca truke. Interneti dhe facebook-u i famshëm bashkëkohor ka arritur kulmin në mbipopullim. Edhe ata që deri dje s’ia kishin haberin tasteve dhe mausit, dinë të luajnë gjithçka në të. Aty s’ka distanca, kufij tokësorë dhe ujorë, kontinente, dete dhe oqeane, pengesa gjithfarëlloj me mure dhe gardhe. Të tëra janë të unifikuara për nga përbërja: Elektronet. Janë të gjithë, me miliona njerëz aty brenda. Koha dhe hapësira janë tkurrur në maksimum aty. Njëkohësisht komunikon me shokun, mikun, dhe të afërmin si brenda për brenda Tiranës, ashtu edhe me një në Zelandë të Re. Vetëm një klik mausi është koha dhe hapësira për të gjithë aty njëlloj...
Të tkurrur me kompjuter dhe lap-top përpara fytyrës sonë, po i kthejmë shpinën natyrës, diellit, hënës, maleve, fushave, liqeneve, deteve, pemëve, kafshëve, zogjve...Kush e ka vënë re, edhe koha fizike para internetit ikën shumë më shpejt se sa para çdo angazhimi tjetër. Kam parë këtë verë në plazh një njeri shtrirë për shtatë palë qejfe në një dyshek uji, me një lap-top përpara që kishte humbur krejtësisht pas tij. Shpresoj të mos ketë ikur shumë larg e të ketë ardhur në realitet andej nga mesi i Otrantos...Ka dhe anën komike kjo punë. Le më pastaj, po u arrit dhe shndërrimi dhe dixhitalizimi i përbërjes së materies sonë fizike, mish, kocka, damarë dhe gjak. Ku të mos kemi as masë as peshë, as gjatësi dhe gjerësi, por të jemi nja 300kb JPG secili, dhe me rezolucion të lartë; si do i shkojë filli kësaj pune?! Do futemi të gjithë sa jemi, 5-6 miliardë njerëz brenda kompjuterit. Afërmendsh, nuk do të jenë më të nevojshëm shumë kompjuterë dhe lap-topë aq sa janë. Mjafton vetëm një, dhe ai kompjuter do të jetë bota jonë, që me siguri specialistët e kësaj fushe do ta bëjnë sa më modern, tepër të fortë e rezistent, të pashkatërrueshëm nga fenomenet natyrore. Që do ta marrë energjinë nga jashtë nëpërmjet paneleve diellore. Do ta vendosin diku në një shpellë të sigurt nga lagështia dhe nxehtësia, e të blinduar mirë, para se dhe specialistët të futen vetë në kompjuter të fundit e të kenë mbyllur dyert e blinduara të shpellës...Gjithë qytetet, fshatrat, sendet dhe objektet njerëzore, shtëpitë, vilat, grataçielat, makinat, kazinotë, kudo ku janë, do të braktisen në mëshirë të fatit. Milionat e kompjuterëve dhe lap-topëve që do të ngelen anekënd planetit, s’do t’i duhen më askujt, dhe do të prishen dhe shkatërrohen dalëngadalë nga agjentët atmosferikë. Sa pa u prishur dhe shkatërruar, me to mund të luajnë ca kohë majmunët, kuptohet jo për t’i përdorur në funksionin që kanë, por duke ia hedhur njëri-tjetrit si topa basketbolli...
Politika, fushatat elektorale, protestat, biznesi, arti, kultura, punët, dashuria, urrejtja, seksi, lindjet, vdekjet, do të bëhen aty në superkompjuterin e vetëm. Natyrisht, do të ketë dhe ngatërresa të mëdha me njëri-tjetrin ndër njerëz brenda tij, se helbete, njerëzit do jenë më ngjitur me njëri-tjetrin se sa sardelet në një konservë peshku. Luftërat, sigurisht që do ekzistojnë, sepse sado që jemi ngopur dhe gjakuar me to, nuk heqim dorë kollaj ne. Na merr malli shpejt, dhe modifikimin e shkaqeve e gjen kur të duash nëse nuk të mungon dëshira dhe pasioni i tërbuar instiktiv për luftë. Ato që ne i quajmë sot lojëra me luftëra kompjuterike e që luan kushdo, por sidomos kalamajtë, nesër ato do të jenë të vërtetat për ne, kur të jemi futur brenda kompjuterit. Nuk është habi që Lufta III-të Botërore të bëhet brenda një lap-topi të vetëm. Dhe, jo vetëm e treta. Gjithë ata njerëz; burra, gra, pleq e fëmijë, me dhimbje si në çdo luftë do të bëhen “delete”...
Një të mirë do ta ketë gjithë kjo punë, se do t’ia lëmë të qetë dhe do t’ia dorëzojmë pa protokoll Planetin Tokë, gjallesave të tjera. Nuk do t’i trembim, bezdisim dhe shfarosim më. Paqja do të mbizotërojë kudo. Frikën, speciet e tjera, mundet t’ia kenë vetëm majmunëve, mos fillojnë e evoluojnë darvinisht, duke u shndërruar gradualisht në njerëz. Se fillon çdo gjë nga e para pastaj...

22 Komente

Një nga mendimet e fundit të shkencëtarëve të astronomisë është se Universi, pas rreth 5 miliardë vjetëve zgjerim të pandërprerë të pas Shpërthimit të Madh (Big Bang), ka filluar tkurrjen drejt qendrës nga nisi “lojën”.

Nuk eshte aspak e vertete. Asnje shkencetar nuk mendon ashtu. Nuk egziston absolutisht nje mendim i tille.

Dhe nese dikush, qofte dhe gazetar, ja fut kot edhe per nje teori kaq te thjeshte, nuk e di se si mund te thote ndonje gje te hajrit per gjera me komplekse si puna e njeriut, etj...

une do ti kpus nji kokerr pese , se Mediun e kam mik te vjeter qe se takoj prej kohesh .

medi , karikaturisti dhe artisti, shume pershnetje smiley

artikullin do ta lecis kur te kem kohe smiley 

I jane qepur Facebookut gazetaret dhe komentatoret shqiptare si Skenderbeu turqve. Ka te pakten nje artikull ne jave per Facebookun ne shtypin shqiptar. Si puna e bebeve qe sapo kane zbuluar ate gjene e cuditshme midis kembeve dhe e mbajne doren aty gjithmone, keshtu dhe keta me Facebookun.

Megjithese ky artikull fejsbukist eshte ndryshe nga te tjeret se fillon me shkence, me Big Bangun. smiley

 

Një nga mendimet e fundit të shkencëtarëve të astronomisë është se Universi, pas rreth 5 miliardë vjetëve zgjerim të pandërprerë të pas Shpërthimit të Madh (Big Bang), ka filluar tkurrjen drejt qendrës nga nisi “lojën”.

S'e di kush eshte me per te qeshur, qe fillon artiklli i Facebook-ut me Big Bang apo keto pasaktesite shkencore qe ka thene per bangun. smiley

Full disclosure: S'e mbarova artikllin. Nqs perfundon me Platonin ose Nicen, i falen keto gafat bingbanguniversiste.

 

P.S. Tushe, prap me breke me yje ti? :think:

une them t'i hiqni votat fare,  ato vetem  tregojne nese autori ka miqesi te zgjerume te peshku ose jo

ne asnje menyre nuk tregojne cilesine shkrimit

 

ia dhash tani nuk e hiqkam dot

....apo  nuk do arrijme ndonjehere deri ketu? :-D

 

You Weren't Downloaded

Keta gazetaret ia kane friken internetit, sepse specia e tyre ndjehet e rrezikuar nga interneti dhe nga platformat e shkembimit te informacionit. Dhe kete frike une e shikoj ngado, dhe per cudi jane gazetaret ata te cilet u bien kembanave te alarmit. Sepse njerezia sot ka mundesine te kerkoje dhe te zgjedhe vete informacionin qe deshiron. Nje kerkim ne google dhe ....... hopla. Qe prej 2004 ne drejtshkrimin e gjuhes gjermane eshte futur folja "te guglosh", gje qe i thote te gjitha.

Dhe kur une nuk kam me nevoje per gazetarucin per te marre informacionin, atehere gazetaruci behet pjese rudimentare e sistemit, sebashku me pamundesine e tij per te krijuar dhe ndikuar ne opinione.

Fillimi i ketij procesi ka dhene shenjat e veta, se sa i shpejte do te jete ky proces, ate do ta shohim. Kur opozita ne Teheran dilte dhe gjakosej ne rruge dhe te gjithe gazetaret kishin mbetur pas telave me gjemba te kufirit dhe ishin po aq injorante sa ne, Twitter, Facebook dhe Youtube treguan shume mire qe ishin media alternative e informacionit. Do te vije koha, qe gazetaret do te jene thjesht alternativa.

Une per vete nuk e ndjej veten te rrezikuar nga interneti.

jam dakord me kete qe thua,

por problemi qe ngrihet me lart une mendoj qe eshte nje tjeter, dhe qe eshte nje problem real-te pakten ne gjykimin tim:

Nuk behet flale per kercenim te profesioneve, apo profesionisteve: sepse nuk jane vetem gazetaret qe kercenohen: po edhe te tjere: sa pune u prish teknikeve psh ai tipi  qe ka hapur ate faqen do-your-self  a dicka e tille qe u meson njerezve te thjeshte se si te bejne punet e hidraulikut apo ustalleqe te tjera vet ne shtepine e tyre...

por per kercenim te pjeses sociale te njeriut: dmth kalamoni rri gjithe diten perpara facebook( megjithese nuk eshte puna tek facebook-u 'personalisht')  edhe nuk flet me njerez real, shkeput lidhjet me prinderit, me boten perreth... te rinjte qe e dalengadale po humbasin aftesite per te komunikuar me njerezillek,  te rritur qe gabimisht u krijohet iluzioni se kane mbi tavolinen e tyre gjithe boten kur ne fakt e prekin ate shume tangent..... Truri yne mesohet me kaq shume stimuj te njekohshem, sa kur keto stimuj nuk jane, ne corientohemi....

pse nuk eshte stresues lumi i informacionit me te ndeshemi cdo dite? (ketu nuk e kam fjalen per privimin nga kenaqesia e qendruarit ne injorance.. smiley ) keqinformimi a nuk arrihet me ane te internetit?

mendoj qe ( jo teknologjia por, fiksimi pas saj )  eshte nje rrezik permanent qe u heq njerezve nje pjese te shpirtit

 -----

edhe nje gje, heren e fundit qe une googllova ne internet ne ishim akoma tek faza e zgjerimit te universit--spektri i drites qe shkonte drejt vjollces--

do kete dale ne facebook kjo e reja, kam kohe pa e hapur... smiley

 

Ida, mos u merakos per tekniket apo hidrauliket, e vetmja gje qe shqiptaret mund te bejne sipas filozofise "do-it-yourself" nuk ka te beje fare me pune-shtepiake, por vetem me pune-dore. A m´kuptoveeee?

dmth kalamoni rri gjithe diten perpara facebook( megjithese nuk eshte puna tek facebook-u 'personalisht')  edhe nuk flet me njerez real, shkeput lidhjet me prinderit, me boten perreth... te rinjte qe e dalengadale po humbasin aftesite per te komunikuar me njerezillek,  te rritur qe gabimisht u krijohet iluzioni se kane mbi tavolinen e tyre gjithe boten kur ne fakt e prekin ate shume tangent.....

Pse mendon ti qe njerezit pas kompjuterit nuk jane real? Pastaj ketu nuk behet fjale per kalamonin, sepse kalamonin e ke ti ne dore ta mesosh e ta komandosh. Ketu kemi te bejme me nje menyre te re te komunikimit dhe shkembimit te informacioneve, si pjese e rrjetit social ndernjerezor. Nuk ka faj interneti per moskomunikimin me njerezillek mes njeri-tjetrit, ceshtja eshte tek edukata familjare dhe shoqerore. Ate qe e meson apo nuk e meson ne familje dhe ne shoqeri, nuk ke per ta cmesuar apo mesuar ne internet. Mjafton vetem qe ne youtube te shikosh ne videot qe jane postuar nga shqiptare dhe rreth Shqiperise dhe Kosoves dhe te lexosh komentet dhe pastaj ti krahasosh me komentet qe postohen nga joshqiptare dhe me tema qe s´kane te bejne me Shqiperine dhe Kosoven, atehere do te bindesh, per cfare behet fjale.

Por edhe sikur te behej fjale per kalamajte, a mendon ti se ne Shqiperi nje femije eshte me i sigurte rrugeve, mes njerezish, qe ngulin kembe te te tregojne se kush jane, edhe kur ti nuk ke as deshiren me te vogel per ta marre vesh, ose qe interesohen ta dine pse i shef, megjithese "e pamja" ishte dicka e pavullnetshme, e kryer se bashku me rrotullimin e qafes, dhe qe te te them te drejten, kesij soj "te pame" ke deshire t´ia kursesh vetes.

e di eshte puna....

ai shkrimi niste me universin, ngushtimin, BigBangun.. vazhdonte me luften boterore, dhe une u ngaterrova..... nuk e mendova qe ishte qe ishte vetem per Shqiperine e shqipetaret...

pastaj kush tha qe ambjenti tjeter per femijet (dhe jo vetem),  nqs nuk eshte interneti, 'by default'   eshte rruga?

Une nuk po them qe e ka fajin interneti: faji eshte tek ne: eshte ceshtje mase!

Nejse, nejse,  une keshtu mendoj... qe ne vend se te besh shoke  ne internet  eshte me mire te njihesh me shume me njerezit qe te rrethojne...

prandaj une s'do shkruaj me tek peshku ... smiley

tung

 

 

 

Prape me facebook ?

OK, ja nje historiçke qe me ngjavi nje dite_pe_pellushi :

Hyra ne FB. Pashe qe kisha plot 17 kerkesa per shoqeri te ngushte. Me nje fjale, 17 kerkesa çupash. Te them te drejten, buzeqesha pak, se e mora per kompliment, por pastaj e lashe buzeqeshjen se u kujtova qe asnjera prej tyre nuk me njihte dhe pra s'kishin arsye qe te me adhuronin. Dhe kjo me beri te shkoj tek pyetja : atehere, perse keto çupa kerkojne te me bejne shok ?

Pergjigjen, ju mbase e prisni, por po ju them se pergjigje, nuk ka. As ka pasur ndonjehere, e s'ma merr mendja te kete. Keshtu qe kalojme tek historia. Hapa profilet, fillova studimin. Nja 5 i eleminova sepse kishin vene foto lepurushkash, dhe nja dy te tjera i vura ne medyshje sepse kishin emra te moçem : njera Xhivrije, tjetra Bidrije. Thashe me vete, keto eshte turp te t'i shohin ne fb. Dhe iu dhashe derrmen.

Pastaj fillova te studioj mire ç'kishin ngelur. Ato me te bukurat, i nxora ne krahun e majte, te tjerat, ato me pak te bukurat, i nxora ne te djathtin. Dhe bera me vete kete loje :

ketyre te fundit iu thashe se ju jeni pese vajza tani, dhe nga ju do te fitoje vetem njera, qe do hidhet ne krahun e majte tek te bukurat. Kurse atyre te bukurave, iu thashe : ju jeni pese vajza ketu, dhe njera prej jush do te largohet nga faqja ime.

Dhe pastaj u mbeshteta ne karrike dhe shikoja "luften". Kisha ndezur nje çibuk, nje gote uiskaj ne dore, dhe ohoho ! shihja ndeshjen "live". A t'ju them si perfundoi meseleja ? Mos pyesni fare : Sheqerbregu i Amerikes, ai mo, ai qe ka shpikur kete faqen, me perjashtovi fare duke me çuar fjale se ishte e ndaluar te zhvilloheshin ndeshje femrash, dhe se ne faqen e tij te librit duheshin njerez serioze, korrekte, dhe sidomos te sjellshem me gocat. E keshtu puna, me iken te gjitha si perfundim.

Pak fanta-shkrim, por ne ca gjera autori ka te drejte kur nxjerr ne pah rrezikun nga varesia ndaj Internetit. Por Interneti nuk eshte vetem ferme apo poker Facebook-u, Twitter ose YouTube. Interneti eshte dhe biznes, informacion, lehtesi, pune, etj, etj.

Ore, ca po nodh me Fb, se ca kishin ngaterru me pune privacy sot. I gje s'kuptova, gjersa une arrija me pa fotot e Bedrijes, smiley qe s'e kam shoqe, dmth qe edhe te tjeret munden me pa fotot e mia?

qa thua more ?

po ai (facebuku dmth) me pyeti ene une i thashe, leji setingjet e vjetra...tobestafkurllah, e flliqa farefisin smiley 

Nejse, rendesi ka mos ndodhi gje nga ferma, pa per te tjerat, ne te semes smiley

kjo privacy na hapi pune, sepse tek settings e ri shoket e shokeve mund te te kerkojne te te shtojne si shok. Me perpara nuk me shtonte dot njeri si shok, i shtoja vetem une... thjesht per te eliminuar ndonje situate si te hurbit me siper smiley

Filloi shoqeria e zgjeruar tani...

Ida,

nuk jam dakort me ty per punen e video've teknike ne internet. Mendoj se ato jane nje burim shume i mire dhe ne fakt nuk jane prishje pune per profesionistet por jane pjese e lojes se konkurrences. Shume video postohen nga vete kompanite qe shesin ato produkte. Psh, home depot poston video se si te shtrosh dyshemene me laminat. Kjo nuk behet per t'ju prishur punen profesionisteve po per te terhequr nje lloj tjeter klientele qe nuk i kane leket te paguajne profesionistet.

per efektin tek femijet, dikush dje me duket i ngjasoi keto kritika me ato te TV para shume kohesh. Edhe per tv qe e shikonim ne dhome e guzhine me gjithe familjen kishte disa rregulla. Nuk eshte e thene qe prinderit t'ju japin liri te plote femijeve, por fatkeqesisht ndodh sidomos kur prinderit nuk e kane idene e kompjuterit. megjithate, nje shenje drite: http://www.wraac.org/

Ne artikujt e tij, Belortaja, fut gjithmon sensin e humorit, e ndonse ky artikull e kish sensin e humorit diç me pak se artikuj e tjere te tij, ky artikull ngre nje problem shum aktual, ate te tkurrjes se fantazise se femijve e te rinjve. Po te vesh re ne retrospektive,  femijet dhe te rinjte e kohes para internetit, benin nje jete me te gjalle, me aktive, kishin me shum fantazi dhe me shume lumturi se femijet dhe te rinjte e sotem.  

 

"....Frikën, speciet e tjera, mundet t’ia kenë vetëm majmunëve, mos fillojnë e evoluojnë darvinisht, duke u shndërruar gradualisht në njerëz. Se fillon çdo gjë nga e para pastaj..."     smiley

smiley  Ah, doja te beja buzeqeshje, por me doli kjo tjetra.  

Fajin njerezve nuk ja ka interneti e facebooku. Ne gjithmone i shohim me dyshim gjerat e reja dhe perpiqemi te shtojme "argumentime shkencore" per ato qe themi.

Njeriu e nderton vet jeten si t'i duket me interesante dhe per mua shkembimi i mendimeve me njerez qe s'i njoh , por u lexoj mendimet ketu ne internet eshte i vlefshem per mua. Ne boten reale jo gjithmone gjen njerez qe i pershtaten tipit tend dhe nganjehere te duket vetja si jashtetokesor,kur i pyet njerezit per dicka te re. Ata gjithmone te pergjigjen: "Hic, na mbyti monotonia"

hajde vazhdoje biseden me to po qe i zoti.

gre_wireless:

Per te treguar se ku qendron shqetesimi im, me ler te te tregoj ne historicke qe me erdhi ne mend..asnjehere nuk e mbaj mend burimin-po nuk i kam te shpikura si te Hurbit smiley :

Nje mjek dermatolog udhetoi ne nje nga keto vendet e pazhvilluara, ne nje mision humanitar. Vizitonte cdo dite shume njerez,  hallet ne keto vende skane te mbaruar..

Nje dite i erdhi nje i lebrosur i cili kishte vite qe vuante nga kjo semundje... Mjeku pasi e vizitoi, i buzeqeshi, i vuri doren ne sup dhe po i shpjegonte perkthyesit se cduhet te bente. Por pas pak vuri re qe i semuri filloi te qante me denese...

Mjeku i habitur, pyeti perkthyesin se mos kish bere ndonje gje qe nuk shkonte...allah-allah ai ishte i ri ne keto ane, dhe sua njihte mire zakonet

Perkthyesi i shpjegon:

-(Pacienti po thote) qe eshte hera e pare ne keta 20 vjet qe dikush e prek....

 

E pra, e kupton shqetesimin tim: Tkurrja e komunikimit njerezor( qe eshte shume-planesh), izolimi me (pa)dashje nga bota,  kur ne e kycim veten tone brenda virtualitetit...

 

Shqetesimi me i madh eshte tek femijet, pasi jane ne faze formimi...

kur te bej te mite, do ta mbaj PC-ne ne guzhine.... smiley

Sidoqofte, qe te rri ne teme, do t'ju tregoj nje historiçke me facebook.

Nje dite, shoh se kam nje kerkese shoqerie nga nje kineze. Me banim ne Kine. Mire e bukur, siç e dini ju te gjithe, une anglishten e thaj. Edhe ajo e thante, ishte gazetare ne Zhenminzhibao. Kjo eshte gazeta me e madhe kineze, gazete e Partise se Punes. Por e punes se Kines ama. Merre vesh vete.

Filluam te flisnim ca si shpesh. Ajo ishte e re, e bukur, dhe me floke te zinj. Kete floket e zinj me mire te mos e kisha thene sepse atje te gjithe jane flokezinj, por sidoqofte e thashe se ashtu ishte e verteta : ishte flokezeze.

Me fliste per meshkujt kineze, qe s'jane te zote per asgje, dhe qe jane shume mizore : i rrahin grate, i fyejne, dhe jane shume egoiste. Ajo ishte shume e inatosur me zakonet e vendit te vet dhe donte te ikte me çdo kusht. Kur mori vesh se jam ne France, por shqiptar, ajo me tha se i pelqente edhe Franca edhe Shqiperia. Gje e mire kjo.

Pastaj une i thashe se kam nje shok, ketu ne France, qe eshte kinez dhe qe quhet Star King. Me pyeti ç'shkolle kishte ai, i thashe "kontabilitet". Me thote qe duket mire. OK, i thashe shokut tim, te kam gjetur nje nuse. Si quhet ? me pyeti ai, a thua se e njihte tere Kinen. I thashe quhet Mic Kon Ja. Hmm... ia beri shoku, nuk po me pelqeka dhe aq shume, qenka nga fiset veriore te Kun Jave, jane te serte keta. Mire.

Pastaj ata nderruan fotot, pastaj biseduan ne telefon, dhe nje dite, kinezi im Star King, me thote se do te shkoje ne Kine te takoje Mic Kon Jane. I urova udhe te mbare dhe me shkruaj, i thashe. Cka dhe beri. Me shkroi se eshte i lumtur, se ka vendosur te jetoje atje, ne veri te Kines. Mic Kon Ja eshte gruaja me e mire ne bote, me betohet Star Kingu.

E kam fjalen, mbase thoni me vete ç'eshte kjo histori, por ja qe fb eshte gje e mire. Pyesni Star Kingun dhe Mic Kon Jane po deshet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).