Europa, demokratizimi nga jashte dhe Shqiperia

Demokratizimi i jashtem eshte nje strategji e re e Komunitetit Europian (KE) dhe nuk do te thote me shume sesa ndikimi i jashtem ne nje vend fragil per te shpejtuar procesin e demokratizimit. Si koncept demokratizimi i jashtem fitoi me rrezimin e sistemit komunist shume peshe ne kerkimet shkencore te transformacionit. Ne kete kontekst analizat perqendrohen tek motivet dhe roli i aktoreve te huaj ne procesin e demokratizimit ne nje vend fragil.

Komuniteti Europian e shikon veten si nje Bashkesi Vlerash ne te njejten kohe dhe mundohet qe keto vlera ti ruaj brenda saj, ashtu si edhe ti eksportoj keto si model ne vende fragile. Ne Nenin 6 I Kontrata e Nizza-s pershkruhen keto vlera ne menyre eksplicite. Pra ketu behet fjale per vlera normative si demokracia, respekti i te drejtave te njeriut dhe lirive themeltare dhe shteti ligjor. Ne Nenin 177 II te po kesaj kontrate percaktohet permbajtja e politikave te zhvillimit te KE. Ne kete nen thuhet se „… duhet te ndiqet qellimi i zhvillimit dhe etablimit te demokracise dhe shtetit ligjor si dhe qellimi i ruajtjes se te drejtave te njeriut dhe lirive themeltare…“. Po ashtu ne nenin 27a te po kesaj kontrate behen percaktime per politikat e jashtme dhe te sigurise. Sipas ketij neni aksionet e KE ne kete fushe politike kane si qellim mbrojtjen e te gjitha vlerave te unionit si dhe mbrojtjen e interesave te ketij unioni. Ne vitin 2003 u zhvillua nje strategji e re per siguri ne Europe. Javier Solana shprehet ne kete kontekst – A secure Europe in a better world -, se vendet fragile nuk jane vetem nje fenomen ne rang boteror, por perbejne nje rrezik akut per sigurine ne Europe. Si pasoje e kesaj, politikat e zhvillimit dhe politikat e jashtme dhe te sigurise te KE-se gershetohen me njera tjetren dhe nuk mund te praktikohen te ndara nga njera tjetra. Kjo do te thote se politikat e jashtme te KE ndjekin tani jo vetem mbrojtjen vlerave, sic jane shteti ligjor, demokracia dhe te drejtat dhe lirite themeltare te njeriut, e interesave te unionit, por kane qellim eksportimin e tyre si model ideal per shtetet fragile. Nje arsye tjeter per ndjekjen e ketyre politikave eshte edhe mbrojtja e sigurise ne Europe, per kete arsye KE ka interes shume te madh qe vendet fqinje, ku perfshihet edhe ballkani perendimor te marin jo vetem ndihma financiare, por edhe te kene nje sistem politik relativ stabil.

Per zbatimin e demokratizimit te jashtem kundrejt vendeve fragile KE perdor instrumente negative dhe pozitive. Perdorimi i ketyre instrumenteve perfshijne tre sfera: ate te shtetit, ate te ekonomise dhe ate te sigurise. Ne sferen shteterore perdoren si instrumente pozitive p.sh. marredheniet diplomatike, programe per mbeshtetjen e shoqerise civile, oferta bashkepunimi dhe si instrumente negative kushtezim politik, mbeshtetja e opozitareve ne exil, izolim etj. Ne fushen ekonomike perdoren si instrumente pozitive p.sh. tregetia dhe investimet, dhe si instrumente negative kushtezim ose bllokimi ekonomik. Ne fushen e sigurise p.sh. perdoren mjete per mbeshtetjen e ushtrise dhe policise si instrumente pozitive dhe ne rast ekstrem intervenim ushtarak, si instrument negativ.

Duke patur parasysh strategjine e re te sigurise te KE, zgjedhja se cilat instrumente perdoren nga KE ne lidhje me nje shtet fragil, varet kryesisht nga tre faktore: 1) Nga struktura sui generis e KE, 2) Rezonanca e vendit fragil, dhe 3) Interdependencat.

Cfare do te thote kjo per Shqiperine?

Teza kryesore e ketij artikulli eshte si me poshte:

Sa me i madh te jete rreziku i destabilizimit ne nje vend fragil, aq me pak do te perdor Europa instrumente negative ne lidhje me kete vend.

Pas rrezimit te sistemit komunist ne Shqiperi e deri ne vitin 1999 me eskalimin e konfliktit ne Kosove, roli i delegacionit te Komisionit Europian ne Shqiperi ka qene shume pasiv ne lidhje me jeten politike te Shqiperise. Arsyet kryesore per kete gjenden shume lehte tek proceset e zhvillimit brenda KE. Pasiguria e KE persa i perket rolit te saj politik ne rajonin e Europes jug-lindore (duke qene se fillimi i KE ishte thjesht nje bashkim ekonomik), proceset e zhvillimit te KE, proceset e zgjerimit te kompetencave kundrejt atyre kombetare, problemet me vendet anetare per shkak te interesave te ndryshme kombetare, rruget inefektive dhe burokratike te komunikimit midis delegacionit te Komisionit ne Shqiperi dhe Komisionit vete ne Bruksel etj etj kane ndikuar ne rolin kaq pasiv te KE ne lidhje me jeten politike ne Shqiperi deri ne vitin 1999. Me eskalimin e konfliktit ne Kosove destabilizimi i rajonit perbente per KE nje rrezik akut per sigurine ne rajon. Deri ne vitin 1999 Shqiperia perfitonte nga programi PHARE ndihma financiare nga Europa. Pas luftes midis Kosoves dhe Serbise ne 1999 KE propozon nje proces te ri stabilizimi dhe asociimi per pese shtete te rajonit, ku perfshihet edhe Shqiperia. Nen kuadrin e kesaj strategjie u zhvillua programi CARDS – ndihme per rindertim, zhvillim dhe stabilizim. Per here te pare midids Shqiperise dhe KE fillojne bashkebisedime qe kane te bejne edhe me jeten politike ne Shqiperi. Zbatimi i ketij programi filloi ne vitin 2001. Qe pas ketij viti propozimet e Komisionit per fillimet e bashkebisedimeve ne rajon ne lidhje me stabilizimin e vendeve ishin me te shpeshta. Pasojat e pasivitetit te komisionit ne lidhje me jeten politike ne vendet e ballkanit i kushtoi Europes 70 miliarda Marka Gjermane vetem per rindertimin pas luftes se Kosoves. Pozita gjeografike e Shqiperi lejon cilesimin e saj si nje komshi direkt i Europes. Per kete arsye Europa tregoi pas vitit 1999 interes shume te madh per stabilizimin dhe ruajtjen e qetesise ne rajon. Nen kuadrin e ketij interesi jane marre te tera veprimet per zhvillimin e bashkebisedimeve midis Europes dhe Shqiperise, si dhe zbatimi i strategjise se demokratizimit te jashtem.

Duke patur parasysh kete fakt, po ashtu mund te themi qe Europa nuk ka interes te perdor instrumente negative me Shqiperine, ne rast se elita Shqipetare nuk ben zbatimin e reformave, ashtu si kerkohen nga KE. Rreziku per destabilizimin e vendit, gjithashtu edhe te rajonit eshte shume me i madh nese KE do te perdorte sanksione ose instrumente negative ndaj Shqiperise. KE eshte ne fakt nje aktor i jashtem politik shume i dobet ne Shqiperi ne krahasim me Ameriken. Edhe pse ne vitet 2003 dhe 2004 Europa kritikonte Shqiperine per mos zbatimin e reformave dhe bente presion me sanksione, ne vitin 2005 ajo perseri lidh nje marreveshje te reduktuar per bashkepunim me Shqiperine. Ne fakt, strategjia per demokratizimin e jashtem ne Shqiperi ka me teper karakter edukativ dhe nuk ka te bej fare me mbeshtetjen e elites aktuale ne pushtet. Pra, ketu kemi te bejme me dy procese, stabilizimi i sistemit politik te Shqiperise dhe integrimit te saj ne Europe, qe ecin paralel me njera tjetren, por qe nuk kane lidhje me njera tjetren – Rruga e integrimit eshte e pashmangshme per Shqiperine, sepse vetem atehere Shqiperia dhe rajoni nuk perbejne me rrezik per sigurine ne Europe. Shume shpesh kjo sjellje e Europes, edhe pse Shqiperia nuk zbaton reformat e kerkuara nga KE, KE perseri vazhdon perdorimin e instrumenteve pozitive, instrumentalizohet nga elita politike ne Shqiperi dhe festohet si arritje e nje force politike te vetme. Motivet e veprimit te KE jane thjesht shmangja e krizave te metejshme ne Shqiperi dhe rajon. Shqiperia si vend fragil do te destabilizohej me shume nese KE do te perdorte instrumente negative ose sanksione kundrejt nesh, per kete arsye Europa jepet e kenaqur me te keqen me te vogel dhe kerkon vendosjen e kompromisit, duke ndjekur qellimet e saj per integrim dhe siguri ne rradhe te pare. Aktoret kryesore per stabilizimin e vendit jane dhe mbeten forcat politike ne Shqiperi me mbeshtetjen financiare nga KE, pa patur parasysh se jane te majtet apo te djathtet ne pushtet.

 

A. Demiraj, M.A.

2 Komente

Mo more , mo u boni kaq te ditur menjeherë . Rikthejuni urimit te BEJKERIT

Ne rrugën e G J A T Ë dhe të V E S H T I R Ë të Demokracisë.

Na kanë dhonë grepat na kanë çu ke Lumi dhe po na mësojnë si "gjuhet peshku ". Ne se kena kap akoma , ti thu si qërohet e si hahet smiley .

Vallaj thotë daj CENI

m'bohet janë bullica ,

nga ata malokët me 24 cica

20 për Salën dhe

katër per viçat ( popllin pra).

Admina,

Ju lutemi shume, me lodhet kot se koti. Rubrika "Mos Humbisni" shume terheqese per te mos e humbur, keshtu qe e lexova te teren. Epo me falni po ky nuk eshte ndonje shkrim qe te mos e humbasim pa lexuar. Ate qe autori kerkon te thote e ka permbledhur me si miri ne paragrafin e fundit:

Shqiperia si vend fragil do te destabilizohej me shume nese KE do te perdorte instrumente negative ose sanksione kundrejt nesh, per kete arsye Europa jepet e kenaqur me te keqen me te vogel dhe kerkon vendosjen e kompromisit, duke ndjekur qellimet e saj per integrim dhe siguri ne rradhe te pare. Aktoret kryesore per stabilizimin e vendit jane dhe mbeten forcat politike ne Shqiperi me mbeshtetjen financiare nga KE, pa patur parasysh se jane te majtet apo te djathtet ne pushtet.

 

Te tjerat jane llafollogjira qe ne funksion te titullit shkencor qe ka i duhen per te pasuruar CV-ne e tij.

Pls beni me kujdes here tjeter dhe mos me detyroni te nderhyje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).