Dosieri mbi Arkivat e Sherbimeve Sekrete Britanike mbi Shqiperine e Luftes

 

323/29/25
 
Stamboll   1. Shtator.1942
Per S.O.E Kajro (DPAb)    (kopje ekstra)
Kopje S.O.E Londer                                         Nga D/H 29
 
Situata ne Shqiperi
 
Me poshte do te gjeni nje rrefim te plote te dhene me 31.Gusht  nga agjenti yne A/H 78 te informacionit te permbledhur ne telegramin tim me numer 591/94 per Advance Cairo  dhe I perseritur per Londren  me numrin 659/62
Ramazan Lundra kunati I Ministrit Shqiptar ne Stamboll  ka ardhur ne Stamboll ne 26  Gusht duke e bere rrugen nga Tirana per kater dite. Ne Tirane ai ka pare letrat e shkruara nga M.B dhe Bilal Nivica por duke e ditur qe kontrolli gjate rruges nga Tirana per ne Stamboll eshte shume I rrepte ai nuk I solli me vete keto letra. Gjithsesi ai i  ka  memorizuar permbajtjen e tyre duke ja transmetuar A/H 78 ne kete forme.
M.B dhe A.K jane kthyer ne Shqiperi nga Jugosllavia ne fundin e KOrrikut. M.B personalisht thote se e ka takuar A/H 31 ( Drazha Mihailovich) dhe se bashku kane hartuar nje Program bashkepunimi  dhe ndihme por sipas tij nuk kane bere asnje marreveshje tjeter . M.B do te dergoje detaje te metejshme mbi bisedimet me A/H 31 sapo te gjeje nje person te pershtatshem si korrier.
M.B  I ka marre 250 napolonat flori te cilat ju derguan dhe korrieri I theksoi se jane derguar nga Britaniket.  Shume e derguar I eshte dukur shume pak M.B  per nje shtet te pasur si Britania. A donte te dinte se kujt I detyrohej per kete shume floriri qe kishte marre.
Pasi eshte kthyer ne Shqiperi  A.K  me nje bande prej rreth 50 vetesh disa prej te cileve Kosovare kane tentuar te hyne ne Tirane. Kishin prere te gjitha telat e telefonave si dhe te telegrafit por gjate rruges ishin penguar nga Italianet rreth 6 km nga Tirana. Pas nje perplasje me arme A.K dhe njerzit e tij jane terhequr ndersa 5 prej tyre  te gjithe Kosovare u vrane. Shume italiane jane vrare gjithashtu dhe varrimi I tyre eshte bere me 2. Gusht.
 
Bilal Nivica me ne fund eshte takuar me njeriun tone nga Vlora I cili u derguar nga A/H 78 ne fund te Qershorit. Interesimit tone ai ju pergjigj se per momentin nuk ka nevoje per ndihme nga jashte. Ai ka dy banda prej 50 apo 60 personash jo shume larg nga Vlora dhe ka kapur armed he municione nga Italianet per ti pajisur ata. Te gjithe keta persona nuk  jane ish ushtarake.
Nivica ka nje kanal komunikimi me M.B per te cilin thote se mund ti dergoje ndihme ne se I nevojitet.
Gjithashtu ai Raporton se per momentin nuk eshte ne gjendje per te ndermare operacione te rendesishme kunder rrjetit te naftes  pasi forcat e tija nuk jane te organizuara mire. Por gjithsesi ai keto lloj operacionesh I ka ne mend dhe do ti ndermarre ne momentin qe ai e mendon se eshte gati.
Me urdher te Nivices nje atentat eshte ndermarre kunder nje deputeti fashist ne Vlore ne fillim te Gushtit por personi megjithese u qellua pese here nuk eshte vrare.
Personi ne Tirane nga I cili Ramazan Lundra ka marre letren eshte Ali Nivica nje kusheri I Bilalit ish kapiten ne ushtri. Ai eshte ne kontakt me A/H 75 edhe me Bilalin dhe eshte gjithmone I gatshem sin je ndermjetes I besuar.
Lundra thote nga ana e tij se ne Shqiperi te gjithe e dine viziten e M.B tek Drazha MIhailovich si dhe per kthimin e tij ne Shqiperi.
Lundra, Raporton gjithashtu se nje dite mbas sulmit te Dieppe rreth 500 te rinj shqiptare vecanerisht studente demostruan ne favor te Britanise neper rruget e Tiranes. Te gjithe kishin revolver apo Granada dhe askush nuk e dinte se nga I kishin marre. Rreth 50 vete u arrestuan port e nesermen organizatoret prene te gjitha telat e telefonit dhe telegrafise dhe Tirana mbeti  pa komunikim per 24 ore. Sipas Lunderes kjo ishte nje demostrim per ti treguar italianeve se arrestimi I shokeve te tyre nuk I kishte trembur dhe mund te benin gjera edhe me te medha.
Cdokush ne Shqiperi qe ka nje Radio degjon  transmetimet angleze apo amerikane dhe I perserit lajmet tek ata qe nuk kane ose gojarisht ose ne ndonje cope leter.
Situata ne Shqiperi eshte shume e veshtire dhe karabinieret nuk e ruajne dot qetesine ne vend dhe kane kerkuar ndihmen e ushtrise shqiptare.  Tre apo kater milice jane atashuar prane nje karabinieri por gjithesi milicet shpesh kercenohen nga bashkekombasit e tyre.
Nje atentat u ndermor per te vrare Shefin e ri te Policise ne Tirane. Megjithese deshtoi ai diten tjeter mori nje leter ku I thuhej se heren tjeter nuk do te deshtonte.
KOmentet per te gjitha keto lajme shume te mira jane te panevojshme gjithsesi une I thashe A/H 78 qe ne momentin me te mire te mundshem ti shpjegoje M.B se parate e derguara nuk I jane derguar nga ndonje individ por ishte nje mundesi per ne per te testuar metoden e dergimit te parave ne Shqiperi. A/H 78 eshte I mendimit se ne nuk duhet te dergojme me para deri sa te kemi rekomandimin e M.B mbi menyren me te mireper ti derguar ato.
Shpresoj se per disa dite do tju dergoj nje plan te detajuar mbi dy korieret te cilet A/H 78 I ka rekrutuar. Te dy jane shqiptare por me nenshtetesi Turke.
 
D/H 29
 
Dokumenti qe po perzgjedhim per te botuar sot nga Arkivi I S.O.E  eshte nje document interesant I cili sjell disa informacione mbi situaten ne Shqiperi ne Shtatorin e 1942.
Pika e pare shume e rendesishme e ketij dokumenti eshte perforcimi I   hipotezes se ngritur ne disa shkrime te tjera mbi bashkepunimin e disa eksponenteve te krahut nacionalist me liderin e Cetnikeve Serbe Drazha Mihailovich. Edhe ne kete Raport qe vjen nga Zyra e SOE ne Stamboll behet e qarte se informacioni qe Sherbimi Sekrete Britanik kishte marre nga eksponenti nacionalist shqiptar M.B  ne Shtator te 1942, konfirmonte takimin qe ky I fundit sebashku me nje grup mbeshtetesit te tij ishte takuar dhe kishte formuluar nje Plan bashkepunimi per ndihme reciproke. Sigurisht qe ne nje kohe lufte ku kerkohej nje front I perbashket kunder  forcave italo-gjermane   nuk ka asnje problem per tu takuar dhe bashkepunuar ne interest reciprok. Takimi dhe bashkepunimi I metejshem I disa prej forcave nacionaliste shqiptare me ato serbe kunder nje armiku te perbashket italo-gjerman nuk perben asnje “tradheti” ne planin kombetar aq me teper qe keto grupime mbeshteteshin nga Britaniket.  Por ky bashkepunim I cili nga dokumentat e arkivit secret britanik eshte nje fakt I dokumentuar qarte nga nje seri Raportesh dhe informacionesh te tjera tregon se bashkepunimi me Serbet gjate luftes nuk ka qene eskluzivisht nje rast I te majtes shqiptare por me sa duket edhe e djathta Shqiptare ka qene mjaft active ne kete bashkepunim.
 
Fakti I dyte mjaft interesant qe vihet re  nga ky Raport I Shtatorit te 1942 flet per nje problem thelbesor qe Zyra e Stambollit kishte mbi menyren dhe format e  mbledhjes se informacionit te sakte mbi ato qe po ndodhnin ne Shqiperi. Ne se shikohen me kujdes dosjet e kesaj periudhe te bie ne sy qe informacioni qe vinte nga Shqiperia ishte I bazuar me se shumti ne personat te cilet vinin nga ish administrate e Zogut apo ish ushtria e Mbreterore te cilet e kishin jo shume te lehte te penetronin qarqet e rinise komuniste apo te organizatave ilegale komuniste. Me sa duket konspiracioni I famshem komunist nuk I jepte mundesi rrjetit te Sherbimit Sekrete Britanik te krijonte nje ide me te sakte te ngjarjeve me mjaft rendesi qe ndodhnin ne ate periudhe.  Pershkrimi I nje demonstrate, qe me sa duket duhet te jete organizuar nga komunistet, si nje mbeshtetje e Zbarkimit te deshtuar Anglez ne Dieppe eshte paksa naiv por qe mund te jete bere edhe per te kenaqur oficeret e Zbulimit Britanik te Zyres se Shqiperise mbi rolin Britanik ne Shqiperi.  Qe nje demonstrate kaq massive kunder italianeve te jete organizuar ne mbeshtetje ten je prej deshtimeve me te medha te Aleateve gjate Luftes eshte shume e dyshimte. Zbarkimi I aleateve ne Diepe me 19 Gusht te 1942 ishte nje plan qe ju kushtoi aleateve gati 60% te vrare apo te kapur rob nga 6.mije ushtare qe zbarkuan ne plazhin francez te Dieppes.  Do ishte shume ironike qe nje grupim kaq I madh studentesh dhe te rinjsh shqiptare te ndermernin  nje demostrate mbi kete ngjarje qe nuk mund te konsiderohej si nje nje sukses I forcave Aleate.  Mundesia me e madhe e organizimit te kesaj demostrate vinte nga komunistet te cilet aksionin e prerjes se telegrafise ne te gjithe Shqiperine ne veren e 1942 e kane perkujtuar ne mjaft botime  apo edhe filma Shqiptare si nje prej demostrimeve me te rendesihsme te levizjes komuniste te 1942. Fakti qe rrjeti informativ britanik ne Shqiperi nuk mund te kuptonte apo nuk ka dashur te vere ne dukje faktin se mbrapa ketyre dy aksioneve te rendesihsme politike te kesaj periudhe ishin komunistet, krijonte nje problem te madh per nje analize te sakte te faktoreve me te rendesishem  qe operonin ne Shqiperi. Megjithese Zyra e SOE britanike ne Stamboll punonte mjaft intesivisht per te krijuar nje situate te pa favorshme ne prapavijen italinane ne Balkan mesa duke ajo  e kishte shume te veshtire per te identifikuar grupime te tjera potencialisht te rendesishme anti italiane me te cilat mund te vihej ne kontakt. Kjo vinte si rezultat I veshtiresise qe elementet qe perdorte Sherbimi Sekret kishin ne ambjentet e majta. Po keshtu duhet pasur parasysh fakti qe Britaniket kishin iniciuar financuar dhe mbeshtetur politiksht krijimin e bandave anti italiane ne 1941  dhe e kishin te veshtire te shikonin se nje formacion I ri politik dhe ushtarak po merrte forme jashte qarqeve tradicionale te influencuara nga ky Sherbim.
 
Auron Tare

1 Komente

  "....Shume e derguar I eshte dukur shume pak M.B per nje shtet te pasur si Britania. A donte te dinte se kujt I detyrohej per kete shume floriri qe kishte marre.
Pasi eshte kthyer ne Shqiperi A.K me nje bande prej rreth 50 vetesh disa prej te cileve Kosovare kane tentuar te hyne ne Tirane. Kishin prere te gjitha telat e telefonave si dhe te telegrafit por gjate rruges ishin penguar nga Italianet rreth 6 km nga Tirana...." 

  Britania, pasi kish kolonizuar shum vende, dhe pasi kish votuar dhe luftuar per perçarjen e trojeve shqiptare, ne dy konferenca te rendesishme ku eshte rrahur çeshtja shqiptare dhe ballkanike, me ne fund paguan shqiptaret per ti perçare me keq.  

 

"....Lundra, Raporton gjithashtu se nje dite mbas sulmit te Dieppe rreth 500 te rinj shqiptare vecanerisht studente demostruan ne favor te Britanise neper rruget e Tiranes...." 

Sikur ta dinin keta demonstrues qorra, seç rol negativ ka luajtur Britania ne çeshtjen shqiptare, nuk besoj se do te dilnin neper rruge ne favor te Britanise.

 

 

"....Fakti qe rrjeti informativ britanik ne Shqiperi nuk mund te kuptonte apo nuk ka dashur te vere ne dukje faktin se mbrapa ketyre dy aksioneve te rendesihsme politike te kesaj periudhe ishin komunistet, krijonte nje problem te madh per nje analize te sakte te faktoreve me te rendesishem qe operonin ne Shqiperi...."

  Anglezet filluan ti vlersojne e ti ndihmojne forcat e majta me vonese, kur e pane se ata ishin me te organizuar kundra fashizmit dhe nazismit. Kuptohet qe anglezet e dinin se te majtet do ti kishin syte nga Moska, prandaj dhe s'kishin deshire dhe aq shume te bashkpunonin me ta. Bashkpunimi i ardhur me vone, mund te thuash se ishte si i detyruar apo sa per sy e faqe. Anglezet nuk e kuptonin, se nacionalistet e dinin se Italia, e kishte mbeshtetur gjithmon çeshtjen shqiptare, dhe nje lufte kundra saj ishte si te benin lufte kundra vetes. Pavarsisht nga ideollogjia, fashiste, komuniste, liberale, socialiste, Italia nuk i ka bere aq dem Shqiperise saç i ka bere Britania, vend i cili i ka shum borxhe Shqiperise dhe popullit shqiptar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).