Dështimi ekonomik i qeverisë “Berisha”

Së pari le të bejme një liste të disa indikacioneve kryesore për ekonomine shqiptare në situaten aktuale për të pare se çfarë diagnoze do t’i shkonte me për shtat ketyre simptomave. Lista e meposhtme është një liste që nuk merr parasysh lidhjet shkak-pasoje, por thjesht jep një pasqyre të disa gjetjeve kryesore që do të trajohen me poshte në prezantim.

1. Ulje e ritmeve të rritjes ekonomike (pavaresisht që ritmet e rritjes ekonomike janë kthyer një nje element gjëegjeze në ambjentin shqiptar)
2. Perkeqesim i bilancit tregëtar – rënia e eksportve
3. Renie e importve / Renie e kerkese agregate
4. Renie e depozitave
5. Rrudhje e kreditimit
6. Renie e të ardhurave buxhetore dhe rritje galopante e deficitit buxhetor
7. Rënie e dërgesave të emigrantëve
8. Presione të medha zhvleresimi ndaj kursit të kembimit të lekut kundrejt monedhave të huaja

Nëse do t’i numëronim të gjitha këto në një debat ekonomik, nuk besoj se do të kishte dyshim se sot ne kemi një problem me zhvillimin e ekonomise shqiptare. Opozita shqiptare, duke e pare me realizem situaten, kerkoi vleresimin e efekteve negative të krizes globale dhe pergatitjen e një plani anti-krize. në fakt duhet të themi se situata ku gjendet sot ekonomia shqiptare nuk është shkak vetem i efekteve të krizes globale, por në një shkalle të madhe është rezultat i keqmenaxhimit të situates dhe papergjeshmerise elektorale të qeverisë. Qeveria shqiptare neglizhoi të gjitha paralajmerimet duke pasur vetem një qëllim në mendje – fitoren e zgjedhjet parlamentare pavaresisht kostos për ekonomine, biznesin dhe konsumatoret. Ekonomia shqiptare po e vuan kete pasoje!

Bllofi me rritjen ekonomike
Një tregues i papergjeshmerise se kesaj qeverie është kakofonia e shifrave ekonomike që leshon pa asnje lloj pergjegjesie. këto shifra po marrin tashme permasa anekdotike me imazhe qesharake të mbledhjeve të qeverisë ku kryeministri i meson ministrit të financave se si duhet të matet e sa duhet të jete GDP-ja. Konfuzioni me shifrat ekonomike është i jashtezakonshem. Le të marrim rritjen ekonomike të parashikuar për 2009. Qeveria e parashikonte rritjen në 6%. FMN-ja publikisht del me deklarate dhe parashikon një rritje prej 0-1%. Akoma edhe sot qendrimi i FMN-se është se parashikimi për rritjen ekonomike në Shqiperi për vitin 2009 është 0.7% . Banka Boterore parashikon po ashtu zyrtarisht se rrija ekonomike pritet të jete “me pak se 4%” . këto diferenca midis qeverisë dhe insittucioneve nderkombetare nuk janë të vogla për të justifikuar gabime rastesore. Nderkaq argumenti me i mire për renien e rritjes ekonomike janë shifrat e të ardhurave në vitin 2009 , Konkretisht ritmi i rritjes të të ardhurave buxhetore ka rene nga një muaj në tjetrin nga rreth 13 % në tremujorin e pare, në 7.9 % në Qershor, 6.4. % në Korrik,ndersa si 8 mujor në ishte 5.4 % kurse 10 mujori 4.7%.Kjo është rritje komulative, e cila rezulton kryesisht nga rritja ekonomike. Duke konsideruar inflacionin 2,3%, këto të dhena të rritjes se të ardhurave, sikur të mos influenconte lufta ndaj evazionit, do flisnin për një rritje 4,7-2,3=2,5%. Pra rritja ekonomike nuk mund të jete me shumë se 2,5% cka tregon se kundrejt fillimit të vitit në muajt e fundit duhet të kete rene në nivele negative ose mbetur në vend,cka e bën shumë të dyshimte dhe krejt të parealizueshem objektivin e rritjes 6,5% për vitin që vjen. Qeveria krijon me qellim konfuzion për të fshehur të verteten mbi keqmenaxhimin e financave publike dhe për të krijuar një realitet të rreme mediatik. Rishikimi i buxhetit 2009 tregon se tashme efektet nuk mund të fshihen as nga qeveria.

Thellimi i deficiti tregtar
Tendenca e ketyre viteve për thellimin e deficiti tregtar po konfirmohet edhe në fund të vitit 2009 (Shih grafikun 1).
Viti 2009 karakterizohet nga një renie e eksporteve dhe një renie e importeve (nga të dhenat e deri në fund të Tetorit 2009). për kete periudhe sipas INSTAT vlera e eksporteve ra me 14% nga viti i kaluar , kurse vlera e importeve me 3%.
Mbulimi i importve nga eksportet ka pesuar një renie të ndjeshme dhe është sot në nivelet e fillimit të viteve 2000 (me vetem 23.2% mbulim). Ky indikator i eksporteve tregon shkallen e dobet të konkurueshmerise se ekonomise shqiptare, shkalle e cila u konfirmua edhe nga Indeksi Global i konukureshmerise se vitit 2009 publikuar nga World Economic Forum. Ky indeks e paraqet Shqiperine në vendin e 108 nga 134 vende, persa i perket konkurueshmerise. Pervec se është në nivelet me të ulta në bote, Shqiperia është njekohesisht edhe e fundit në rajon. Renia e importeve gjithashtu në kete situate (kur edhe eksportet kanë rene) është tregues negativ pasi reflekton renien e kerkeses agregate, renien e konsumit.

Zhvleresimi i lekut
Ky vit (2009) ka pare edhe një zhvleresim të frikshem të lekut sidomos ndaj monedhes kryesore të shkembimeve tregtare sic është Euro. Deri në fund të Tetorit Leku është zhvleresuar me rreth 11% nga fundi i vitit 2008.
Ndoshta është e rendesishme të ndalemi pak në kete pike pasi në të vertete ka pasur dhe vazhdon të kete spekulime të ndryshme për ceshtjen e zhvleresimit të lekut. Se pari efektet e zhvleresimit mund të kene ardhur kryesisht si pasoje e reduktimit të flukseve të monedhave të huaja në vend (si dergesat e emigranteve) por ajo që është me problematike është se ky zhvleresim mund të kete efekt zinxhir (dhe të gjitha shenjat janë se efekti negativ ka filluar të ndihet) në uljen e kerkeses agregage dhe tkurrjen e aktiviteteve ekonomike.
Teorikisht zhvleresimi i monedhes vendase mund të shihet edhe si një mjet për permiresimin e bilancit tregtar pasi zhvleresimi sjell rritjen e cmimeve të importit në krahasim me ato të eksportit. Pra gjithnje teorikisht, zhvleresimi mund të kete ndikim ekspansionar mbi prodhimin dhe kerkesen agregate. Por a është ky rasti i Shqiperise? të gjitha të dhenat tregojne se Shqiperia si një vend me orientim nga importi, është shembulli tipik se si zhvleresimi i monedhes vendase që mund të vije nga shkaqe të jashtme mund të kete efekt tkurres në aktivitetin ekonomik të brendshem. Importet kanë rene njekohesisht edhe eksportet kanë rene. Zhvleresimi mund të kete efekte negative edhe në oferten agregate pasi rrit cmimin e inputve të importuara në ekonomi. këto efekte negative opozita i ka paralajmeruar por asnje mase reale nuk është marre nga qeveria për ti kufizuar ato. të mos harrojme edhe efektin tejet negativ të deklaratave të papergjegjshme e foshnjarake të kryeministrit shqiptar në Shtator që sugjeronte se Shqiperia duhet të fuse Euro si monedhe dhe të braktise Lekun. Zhvleresimi i lekut ka shpene në rritjen e cmimeve që do ndihen me shumë në muajt e fundit të vitit,dhe do ule fuqine blerese të popullates si dhe do krijoj probleme në shlyerjen e kredive në valute.Nderkohe buxheti 2010 megjithe zhvleresimin galopant parashikon vleren 1 euros 130lek ,qe tregon perseri papergjegjsmerine në parashikim.Zhvleresimi është një takse e fshehte që me rritjen e cmimeve po e paguajne shqiptaret duke rritur të ardhurat për buxhetin e .shtetit.

Kriza e depozitave
Paniku që kapi sistemin bankar në muajt gusht-shtator 2008 si pasoje e krizes financiare globale do të kishte patur një fund tjeter nese në opozite do të ishte Berisha me të tijet. Fakti është që opozita u tregua shumë e kujdesshme me krizen që mbertheu bankat në Shqiperi (si pasoje e krizes se bankave meme) duke kerkuar mbrojtjen e depozituesve nga njera ane dhe nga ana tjeter duke kerkuar të “zgjoje” qeverine dhe Banken qendrore nga letargjia e një sistemi banker të qendrueshem. Kembanat e alarmit sa vinin e forcoheshin po perseri mazhoranca e kohes “Berisha 2” reagoi me shumë vonese dhe jo me masen e duhur. Kjo solli renien e fitimeve të një sere bankash dhe kalimin në humbje ose thellimin e humbjeve të disa bankave të tjera, siç raportohet në sitin e Shoqates shqiptare të Bankave. (Shih tabela 2)

Shifrat ilustrojne se ritmi i rritjes se depozitave ka patur një renie të konsiderueshme drejt zerimit duke veshtiresuar se tepermi likuiditetin e bankave e për pasoje kreditimin e ekonomise.

Rritja e depozitave prej 95-100 miliard lek në vitet 2007-2008, sherbente për ritme jo të vogla zhvillimi mbi 6 %. Ndersa renia e shteses se depozitave kundrejt vitit të kaluar nga 65 miliard në 21miliard, ka shpene në renien e kreditimit nga 84 miliard në 31 miliard leke.Renia e kredise si motor zhvillimi për bisnesin privat është faktori kryesor që ka cuar në renien e rritjes ekonomike nga 7-8 % në 2008 në ne -2.5 % për sivjet.. Por kjo renie e kredise shtron për zgjidhje problemin e sigurimit të finacimit të zhvillimit në vitet e ardhshme.

Menaxhimi i financave publike
Te gjithat deshtimet në menaxhimin e ekonomise duken shumë qarte në menaxhimin e financave publike që qeverite e Berishes kanë kryer gjate ketyre viteve.

Buxhetet suplementare – instrumenti manipulues
Me lejoni se pari të merrem me një fenomen unikal të qeverisë Berisha me fenomenin e “Buxheteve suplementare. Me buxhetet suplementare dhe buxhetet e rishikuara në fakt qeveria Berisha po konfirmon nga njera moskompetencen e porceset buxhetore por në të njeten kohe edhe manipulimin e papergjegjshem të shifrave.

Buxhetet suplementare të parealizuara në asnje nga vitet e PD në pushtet shprehin deshtimin e kesaj manovre fallco. Kulmi arriti me të ardhurat e programuara me buje për vitin 2009 për të justifikuar shpenzimet marramendese elektorale megjithe kerkesat për maturi të opozites. Gjate vitit 2009 në fakt ato u rriten shumë me ngadale se shpenzimet,duke thelluar deficitin buxhetor si asnjehere me pare.Konkretisht ritmi i rritjes të të ardhurave buxhetore sic u tha me lart ka rene nga një muaj në tjetrin nga rreth 13 % në tremujorin e pare, në 7.9 % në Qershor, 6.4. % në Korrik,ndersa si 8 mujor në ishte 5.4 % kurse 10 mujori 4.7%.

Deficiti buxhetor dhe kostoja e borxhit
Megjithese në programin e qeverisë , permendet se ruajtja e stabilitetit makroekonomik është qellimi kryesor i saj, në shifra situata është krejt tjeter. Kjo qeveri e mori vendin me një deficit buxhetor në nivelet e 3,5% të GDP-se dhe po e con në nivele të rendit 7-8% duke rrezikuar seriozisht stabilitetin makroekonomik. në grafikun e meposhtem duket qarte trendi i rritjes se deficitit buxhetor nga 3,5% në 2005 në 6,4% në 2009. Rritja specifikisht në vitet 2008 dhe 2009 tregon edhe njehere me shifra papergjegjshmerine elektorale të qeverisë , papergjegjshmeri që duhet ta vuajne të gjithe shqiptaret. (Shih Grafik 3)

Nderkohe një shikim me i thelle i buxhetit të vitit 2009 dhe buxhetit të rishikuar të fundvitit nxjerr në pah edhe paaftesine por edhe shpenzimet marramendese elektorale të qeverisë pa marre parasysh asnje të dhene persa i perket nivelit të te ardhurave.

Ne kushtet kur të ardhurat ulen dhe shpenzimet rriten, në vitin 2009, deficiti rritet nga 50 në 75 miliard leke,ose nga 4,6%te PPB në 6,4%te PPB sipas buxhetit të rishikuar. Ky nivel i larte i deficitit ndodh kur perspektiva e eurozones për të cilen flet me gezim kryeministri kushtezon disa kritere një nga të cilet është niveli i deficitit 3% të PPB. Ky është modeli Berisha, i cili po i kthehet fenomeneve të vitit 1996, kur abuzonte me deficitin buxhetor, duke bere që nga njera ane të influenconte në vendimarrjen e zgjedhesve dhe nga ana tjeter të mbuloheshin shpenzimet marramendese të fushates elektorale.

29 Komente

Shqiperia vazhdon te jete vend i cuditshem ku akoma kryeministri cakton sa do jete rritja vjetore e gdp, sa do jete bilanci eksport-import, sa % e gdp do jete deficiti (apo suficiti) tregtar, sa do jete rritja e pagave etj etj. Ne cdo vend normal keto parametra i cakton tregu, tek ne i cakton imagjinata perverse e nje te rrjedhuri.

Bllofi me rritjen ekonomike
Një tregues i papergjeshmerise se kesaj qeverie është kakofonia e shifrave ekonomike që leshon pa asnje lloj pergjegjesie.

Po mire qeveria jone. Po Financial Times, The Economist, FMN, BB, etj qe thone se Shqiperia eshte nga te vetmet vende ne Evrope qe do kete rritje ekonomike gjate 2009-tes, nderkohe qe gjithe ekonomite e tjera do tkurren, si tia bejme?

Apo eshte bere moto e PS-se tani qe te thote gjithmone te kunderten e nderkombetareve? smiley

Kjo rritje s'eshte domosdoshmerisht merite e politikave te Berishes, po qe perkunder ketyre fakteve te shkruash ne artiklla shtypi gjepura per katastrofa dhe kriza ekonomike te papara ne Shqiperi, si ne komentet e Peshkut (qeveria e te cilit e qit ne balle kete artikell lol) ,eshte gallate.

Argumenti i vetem i kutistave eshte pse s'u rrit ekonomia sa tha Berisha, pavaresisht se u rrit gjithsesi, nderkohe qe te tjerat u zvogeluan. Kjo me ca rregull treshi perkthehet ne krize dhe katastrofe ekonomike?

Ah po, sepse u shemb tuneli. smiley

Xhib,

Kur

1) nuk di te lexosh, dhe aq me keq

2) nuk deshiron te lexosh

perse futesh dhe xhibzon temat kot?

Autorja ka thene qe rritja ekonomike eshte e paqarte. Nuk e di a arrin te kuptosh qe nuk ka kuptim te diskutosh mbi "sa eshte rritja" kur nuk je ne gjendje "ta masesh rritjen"!

O qeveriu Peshkut, ca gjera jane te thjeshta mer yahoo, jo cdo gje eshte mister i mbyllur ne kuti.

Ne kete rast llogjika e kutisteve dhe qeveriut te Peshkut eshte e thjeshte:

- Kur ekonomia shqipare ka ecje nga me te mirat ne Evrope kjo do te thote qe ajo ka deshtuar.

- Kur ka te njejten ecuri si vendet e Evropes perendimore, do te thote qe ka regres.

- Kur ecen njesoj si vendet e rajonit dhe vendet ish-komuniste do te thote qe eshte katastrofe.

* Ne cdo skenar te lartpermendur, si dhe te tjere te pa-larteposhte-permendur, qeveria duhet te jape doreheqje qe te vije kryekutisti ne krye dhe ti fuse nje dore boje ekonomise shqiptare e ta beje xixe fare.

Kjo eshte esenca. Te tjerat jane llafe ne hava.

 

P.S. Mire une qe s'di e s'dua te lexoj manifeston tuaj kutiste dhe pamfletet per kiametin dhe krizen qe do sjelle zmadhimin e vrimes se ozonit nqs s'hapen kutite. Po FMN, BB dhe shtypit perendimor si do tja beni, do i gjeni etiketa vec e vec apo do i zhvleresoni te gjithe njeheresh duke thene ata s'dine gje, i zoti e di ku i pikon kutia? smiley

Aaaaaaaaa ndjese Xhibi se te paskam ngacmuar kot. Ti jo se nuk dashke te lexoke, ti thjesht nuk ditke te lexoke smiley

Tani duke qene se kjo tema ketu eshte per ata qe dine te lexojne, dhe mundesisht dine te lexojne ekonomi, mos e merr te lutem mundimin qe te shkruash ne vijim nese ka komente te tjera sepse thjesht do ti fshij qe te mos spamohet tema.

Gjithe te mirat smiley

Ky vit (2009) ka pare edhe një zhvleresim të frikshem te lekut...

E dashur autore, zhvleresimi i lekut mund te jete i madh ose i vogel, i shpejte ose i ngadalte, por jo i frikshem. Se leku nuk eshte terrorist.

Ku t'a fillosh e ku t'a mbarosh kritiken per kete pacavuren e "Asistente Profesor Doktor" Ermelinda Meksi. Ose e mesokan ndryshe nga universitetet Amerikane ekonomine atje ne Fakultetin Ekonomik te UT dhe ne "La Sapienza", ose asistente profesor doktorja nuk di te shkruaje, ose e manipulon qellimisht duke pas parasysh qe shumica e lexuesve s'ja kane haberin dhe do ja marrin fjalet "llokum". Cudia behet edhe me e frikshme kur sheh CV-ne e kesaj zonjes qe paska qene dhe Guvernatore e dy Bankave, konsulente (mjere te konsuluarit thuaj) dhe pedagoge.

Pervec pjeses se buxhetit dhe disi te rritjes ekonomike, gjithe pjesa tjeter e shkrimi eshte "e frikshme" (sic e quan autorja). Ja pse (sipas mendimit tim modest jo doktorant):

  1. Eshte e vertete (dhe e kemi diskutuar disa here ketu tek PPU) qe ne Shqiperi eshte nje mjegull e madhe persa i perket te dhenave statistikore ekonomike. Shtoji ketu dhe idiotesite e te gjithe-diturit Berisha. Por nuk e kuptoj ne cilin planet ka jetuar ekonomistja Meksi keto dy vitet e fundit qe s'ka degjuar/lexuar qe gati e gjithe bota ka qene ne krize ekonomike? Nese mendon qe Shqiperia duhet te kete imunitet ndaj kesaj krize, atehere qenka per te ardhur keq per naivitetin e saj. Ndoshta ende kujton se jemi "kalaja" e pamposhtur dhe e izoluar ne brigjet e Adriatikut?
  2. "Mbulimi i importve nga eksportet ka pesuar një renie të ndjeshme dhe është sot në nivelet e fillimit të viteve 2000 (me vetem 23.2% mbulim)."
    A mund te me perktheje njeri kete "mbulimin"? Se normalisht ne gjuhen ekonomike, ky "mbulimi" quhet deficit tregtar. Perseri s'e kuptoj pse cuditet as.prof.dr. Meksi qe Shqiperia ka deficit tregtar, duke pas parasysh qe, fatkeqsisht, edhe mollet importohen. Cfare beri partia e dr. Meksit, ne pushtet nga 1997-2005 qe te promovonte eksportet Shqiptare?
  3. Si mund te besh pergjegjese qeverine per uljen e nivelit te depozitave bankare?! E para, lexo #1. E dyta, autorja vete thote qe ne 2007-2008 depozitat u ngriten. A nuk ishte po Berisha ne pushtet ne ate vit? E treta, arsyet e uljes se depozitave mund te jene nje kombinim i disa faktoreve, duke filluar qysh me uljen e parave qe dergojne emigrantet, me rritjen e sasise se parave qe bankat e nivelit te dyte (qe s'kane lidhje fare me qeverine) mund te kene dhene si kredi, apo shpenzime, me mos-rritjen e nivelit te ekonomise, me friken e njerezve per deshtimin e bankave (sic ndodhi ne shume vende te tjera), etj. etj.
  4. Ne fillim te shkrimit te saj, zonjusha permend qe nje nga pikat qe do diskutoje ne shkrim eshte "7. Rënie e dërgesave të emigrantëve" - por s'po e gjej gjekundi.  Mos eshte edhe renja e dergesave te emigranteve faji i qeverise?! Sic thote edhe Amerikani "give me a f...ing break". Qeveria ka shume faje e gabime, po jo kto qe permend as.prof.dr. Meksi.

Dhe ne mbyllje: e kam zet t'i bej "biografine" njerezve, por me beri shume pershtypje biografia e as.prof.dr. Meksit qe ajo ka shkruar ne Wikipedia. Sipas saj, ne harkun kohor 1996-2002 (pa nderprerje), zonja/zonjusha ka bere 9 (nente) pune! Dhe jo poste "nderi" te tipit "antare bordi" por pune menaxhimi qe duhet te punoje e te jete prezente cdo dite.

Si eshte e mundur qe dikush pa asnje eksperience apo edukim ne ekonomine bankare (por paska edukim ne statistikat demografike...), te behet me katapulte Guvernatore e Bankes Europjane?

Fmn dhe Banka boterore per ate pune thone ate cfar u intereson e ajo qe u intereson ne pergjithesi eshte performanca e tyre financiare pra gjetja e peshqve te trullosur si shqiperia qe te japin ato kredite e famshme e kesisoj te vazhdojne te sundojne boten
 

A me spjegon dot njeri dicka? Llogjikisht duhet te kete krize ne shqiperi qe duhet te duket edhe tek fuqia me e ulet blerese e njerezve. Cmimet gjithashtu duhet te jene me te larta duke konsideruar edhe renien e lekut. Por nga c'kam degjuar nga njerez qe kane biznese ne shqiperi (shitblerje mallrash) kete vit ata kane patur binzes me teper nga cdo vit tjeter. City - Park qe u hap ditet e fundit ka patur shume sukses dhe tregtaret jane te lumtur me shitjet por jo vetem atje, e njejta gje edhe tek QTU apo vende te tjera ne TR. Si ka mundesi??!!!

Ne shqiperi nuk ka krize. Dhe per kete Sali-u ka te drejte. Ne vazhdojme te qendrojme ne fund te nje grope me mut (oqeanit per ata qe si pelqen e para) dhe me poshte nuk zhytemi dot se nuk na le tabani i fundit te batakut.

Sa per City Park qe ti mer si shembull, plo te them se sipas biznesplanit duhej te ishte hapur inaguruar te pakten nje vit e gjysem me pare. Vonesa s'eshte gje tjeter vecse plogeshti, mungese klime biznesi, frike per mosrealizim fitimesh, etj. etj. qe po qe se mer sado pak vesh nga ekonomia i kupton.

Po mire mer berber, nuk u hap para 1 viti, ja u hap tani, ky nuk eshte ndonje tregues krize. Mua me habit fakti qe njerezit kane para te shpenzojne per blerje bizhuterish, rrobash, pajisjesh etj. ne nje kohe kur pretendohet qe dergesat e emigranteve jane pakesuar, leku eshte zhvleresuar, kur cmimet pretendohet te jene rritur 40%, kur ka papunesi etj. Gjithashtu e kuptoj qe shqiperia ka 19 vjet ne krize, por faktet me siper nuk tregojne ndonje krize me te madhe nga vitet e tjera, ne mos po jane tregues permiresimi. E cuditshme!!

Sa per city park, me gjithe investim shume milionesh (euro) te tipit Dubai mbetet per tu pare suksesi, por fakti eshte qe ka nisur mbare. A shkojne njerezit te blejne vetem prej ambientit impresionues? Nuk ka sens.

E di si eshte puna dajosh, aty jane krijuar dy shtresa popullsie.Nje shtrese qe tallet me para dhe nje shtrese tjeter qe ska buke te haje.Aty ska shtrese te mesme.Ajo shtresa e pare vazhdone e vjedh kete shtresen e dyte deri ne momentin kur mos ti kete me cti vjedhe e atehere do kete krize ne Shqiperi.

Sic thosh Sali bolleku: Jemi nje ekonomi ne ekspansion. Per ata peshq qe jetojne ne shqiperi nuk ka nevoje fare per shifra gdp je apo te dhena fmn-je. fmn jane syte e njerzve, rritja e papunsise, renia e fuqise blerse, veshtirsia e biznesit te vogel, korrupsioni galopant, moseficenca administrative, renia e sektorit te ndertimit si nje tregues domethenes e shume e shume te tjera. Jane gjera qe mund ti shofesh po ti mbash syte hapur.

albano, shume dakort me ty. Por prape nuk gjej dot pergjigje per pyetjen time se si ka mundesi qe njerezit shpenzojne shume nderkohe qe supozohet qe ka krize. Per ekonomine amerikane, niveli i shpenzimeve per blerje nga konsumatoret eshte nje nga treguesit kryesore te ekonomise. A jemi vec nga bota?

O djalosh po te studjosh speciet qe jetojne ne oqeane, do te mesosh qe jane edhe ca specie qe gjate gjithe jetes se tyre vegjetojne vetem ne fundin e oqeanit, atje ne eresiren e perhereshme me mijra metra thelle nen uje. E megjithate ato jetojne, ushqehen dhe shumohen. Keshtu eshte edhe shqiperia jote, ndersa une dhe shume te tjere qe jetojme ketu, jemi si ato speciet e fundit te oqeanit. Pra ne nuk kemi krize or byrazer, se me keq se kaq ne fund te oqeanit dhe ne eresisre te plote nuk ka si te kete.

A e kuptoveeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee?   smiley

ja kput kot o daku smiley

ka dhe me keq .

me keq eshte kur keto speciet ne fund te oqeanit, hane njonji qetrin smiley

pse kot te ka thane fallxhorja ty qe do te te daje (haje) gruja brenda 2010 smiley 

berber, nuk besoj se te kam ironizuar gjekundi dhe nuk me pelqen ironia jote pa shkak. Une thjesht po perpiqem te gjej sensin midis varferise se nje vendi si shqiperia dhe shtimit te konsumit. Nese nuk ke shpjegim atehere mos u perpiq ta kthesh argumentin ne sulm personal me terma te tipit "shqiperia jote, speciet e oqeanit etj". S'ke pse irritohesh. Dhe me sa kuptoj ti i referohesh biznemeneve si bicim kafshesh qe vegjetojne etj. nese e kuptoj drejt apo jo? Nese po, pse e ke kete opinion?

Nuk po ironizoj. Po perpiqem figurativisht te te shpjegoj, ose me mire te them qe bie dakort me ty qe ketu tek ne nuk ka krize. Por fakti qe nuk ka krize nuk do te thote qe ka bollek. Thjeshte do te thote se nuk eshte se kemi qene me mire dhe tani jemi me keq. Jemi konstant ne fund atje ku nuk mban me. Ti i meshon vetem nje fraze shtimi konsumit dhe nuk e di se me cfare shifrash e argumenton? Eshte e vertete qe eshte hapur nje tjeter supermarket po a e di ti se sa biznese te vogla i ka rene xhiro? Pastaj dihet qe edhe ne vende super te varfera ka nje shtrese te holle te pasurish, zakonisht jane familjet e mafiozeve dhe politikaneve te koruptuar, e bineseve qe kane bere para thjesht se kane bere evazion fiskal ne rastin me te paster dhe droge apo prostitucion ne rastin me te piset. 

Sigurisht qe nuk kam asgje me ty ndaj hiqe ket mendim te keq. 

OK, atehere ti me thua qe jane po ata bleres qe kane qene por thjesht jane zhvendosur ne pika te reja konsumi qe spjegon shitjet e suksesshme ne ca qendra shitjeje dhe renien e biznesit ne ca te tjera. Mund te jete e vertete. Shtimin e konsumit e bazoj tek ajo qe thashe tek postimi im i pare, qe ka shitje te niveleve te larta ne supermarketet e tipit QTU, City Park, ETC etj. Besoj nuk ka nevoje per shifra te tipit GDP qe nuk jane kurre te besueshme ne shqiperi, fjalet qe dalin nga tregtaret vete jane me te besueshme.

Nuk jam dakort me etiketimin e gjithe katnarve apo qytetareve qe hyjne e dalin neper markete qe jane marre me droge apo prostitucion sepse kurre nuk mund te jete e vertete.

"Sigurisht qe nuk kam asgje me ty ndaj hiqe ket mendim te keq. " - Natyrshem nuk ke pse te kesh sepse s'ka arsye.

Tung.

 nuk eshte e njejta krise tek vendet e zhvilluara me ato te pazhvilluara.

vendet e zhvilluara kane krize superprodhimi, ndersa ato te pazhvilluarat mosprodhimi. kjo do te thote qe tek vendet e zhvilluara kriza eshte artificiale (ose virtuale, kemi vetem krize shifrash); ndersa tek vendet e pazhvilluara e vertete (keto varen kryekeput nga vendet qe prodhojne te mira meteriale dmth ato te zhvilluarat).

artikuj te tille jane paçavure ngaqe nuk e bejne dot dallimin midis ketyre gjerave. ato me argumentet e botes te zhvilluar, kerkojne te analizojne problemet e vendit tone.

kete me duket eshte duke te thene, berberi. qe tek ne "kriza" eshte e perhershme, deri sa te jemi vendi me i varfer i europes. prandaj dhe nuk mund te flitet per krize. 

E vetmja krize qe une kuptova nga ky artikull eshte kriza e titujve dhe gradave shkencore qe jepen ne Shqiperi. Kush ishte ai toc qe t'i ka dhene ty ata tituj, znj. Meksi?!

Statistikat nuk jane statuti i PS qe mund ta kthesh nga te duash dhe prape te kesh te drejte.

Kriza e besimit ne banka: me thuaj nje vend ku besimi ne institucionet financiare nuk u trondit gjate vitit te kaluar. Me thuaj nje vend ku qeverite nuk hodhen shuma astronomike parash per te shpetuar bankat. Nder te paktat qeveri qe nuk hodhi para te tilla ishte e jona, sepse ne bankat tona (pervec filialeve te PS) nuk e perjetua e tille krize. Me tej akoma, bankat tona nuk paten krize sepse ekonomia jone nuk ishte ngritur mbi flusken e kredive qe plasen ne nje moment te caktuar.

Deficiti tregtar - une s'po them qe eshte i kenaqshem, po shih serite kohore dhe ke per te kuptuar qe ky deficit eshte ne nivelin me te mire historik dhe eshte drejt permiresimit.

Zhvleresimi i LEK-ut - kjo ishte valute fare. Leku aktualisht eshte ne nivelin e para 5-6 vjeteve kundrejt EUR. Kishte dy vjet qe, shume nga ata qe kishin mjaftueshem njohuri nga fusha e ekonomise, ankoheshin se LEKu po forcohej pertej asaj cfare ishte e arsyeshme. Sigurisht nje LEK i zhvleresuar ka te mira ne bilancin tregtar, por ka te keqia per ata qe kane kredi ne valute. Ekonomia thjesht po leviz drejt nje ekuilibri te ri, me kostot dhe risqet e veta.

Per GDP-ne... me mire nuk po komentoj, se shume te tjere me siper arsyetuan me te drejte qe eshte nje argument mjeran.

Ermelinda Meksi shkruan jo keq ne disa pika dhe ne disa pika ja fut kot fare.

Pajtohem qe qeveria Berisha ka kuazi-deshtuar ne fushen ekonomike, por jo me disa nga arsyetimet e autores.

Treguesi me i mire i deshtimit eshte renia e produktivitetit te kapitalit. Gjate periudhes 2005-2009 ne ekonomi u rrit jashtezakonisht shpejt koeficenti investim kapital/PPB por kurba e produktivitetit te ketij kapitali u ul jashtezakonisht, nqs per periudhen 1997-2005 per cdo dollar te investuar ne ekonomi gjenerohej mesatarisht 80 cent rritje ekonomike tani per cdo dollar te investuar gjenerohet diku tek 24-25 cent. Kuptohet qe utiliteti marzhinal i kapitalit te investuar do te kete nje kurbe natyrale renese por te ishte kjo kurbe kaq "steep" sa ceshte kjo do te thote qe po investohet ne drejtime te gabuara ose tregu/investitoret nuk po alokojne kapitalin ne menyren e duhur ose qe ekonomia nuk po orientohet te gjeneroje oportunitete. Ne te dyja rastet shteti eshte pergjegjes, ose duhet te lehtesoje taksat (realisht jo me genjeshtra, ul aty, bej referenca atje) ose duhet te liberalizoje tregun, ose te permiresoje rregullimin e tregut, te siguroje konkurrencen e lire etj si keto. 

Per shkak te investimeve shume te larta ne raport me PPB sic thashe me lart ne normalisht kemi perjetuar rritje ekonomike gjate 2005-2009. Por keto investime te reje gjenerojne rritje ekonomike te ulet dhe rrjedhimisht edhe fitimi i tyre eshte i ulet, keshtu qe norma e akumulimit te kapital nga burime te brendshme do te vije ne ulje te forte. 

Per ata qe me kane ndjekur me kujdes deri ne kete pike, tani vjen me interesantja.

Nga sa me lart mund te konkludohet se ne e kemi perdorur gjate 2005-2009 jo me eficence kapitalin qe Eco 101 na meson qe eshte nje "scarce resource". Ky bollek kapitali u be i mundur ngaqe disponoheshin shuma te medha nga emigracioni qe bankat shtetore nuk i joshnin, dhe madje ato sic e mbani mend as nuk kreditonin, shto keto bankat mema qe dhane hua per bijat ketu etj. Boom-i i kreditit eshte dukuri e 2005-2009. Ato kapitale qe i kishim tani bankat i kane kanalizuar tek biznesi dhe nje pjese me marifet nepermjet taksave kane perfunduar ne xhepin e qeverise (rritje e madhe e te ardhurave fiskale 2005-2009) qe i ka harxhuar dhe e thene me shkurt e me cope, tani nuk kemi me bollek kapitali perkundrazi! Tani te gjithe ankohen pasi duan te rikthehet boom-i i kapitalit dhe madje disa kerkojne BSH, qeverine etj te marri masa por kjo eshte e kote. BSH nuk mund te printoje para (elektronike kryesisht) pa fund sepse pasojat do te ishin tragjike. Nuk ka per tu rikthyer asnje lloj boom-i kapitali. Modeli i ndjekur 2005-2009 thjesht konsumoi kete kapital qe u krijua nga kursimet shqiptare deri me 2004. Kursimet e reja jane te vogla, aspak te mjaftueshme per te stimuluar vazhdimin e modelit, FDI te pakta, hot money te pakta, dhe konsumatori i borxhuar  nga legacy debts i "ha" edhe keto kursime.

Per me keq edhe kapitali qe eshte kanalizuar gjate ketij boom-i ka qene me interesa te larta ne shume raste dhe kjo do ti shkaktoje probleme te renda bankave ne nje periudhe afatmesme sepse shume kredi qe tani mund te konstatohen te papagueshme. Nje krize bankare do ta komplikonte me shume ceshtjen sepse do te detyronte nje bailout nga shteti dhe rritje me tej te borxhit publike, yields te bonove dhe veshtiresi ne bizneset per kredit ekzistuese. 

E thene me shkurt qeveria Berisha ndoqi nje model zhvillimi sikur te ishte qeveri kineze. Investo me fonde publike rendshem, inkurajo kredimarrje ekstreme. I vetmi dallim eshte se ne nuk kemi nje sektor eksporti vital qe te na gjeneroje te ardhura per ti perballuar keto, madje e kunderta. Dhe shqiptare nuk jane kursimtare aq te medhenj sa kinezet, madje kete vit me keq se amerikanet qe kane kursyer 6% te PBB kurse ne zero (aq eshte shtesa ne depozita).

Ky model funksion mire ne dukje, nga ekspansioni i kreditit ka edhe ekspansion taksash (sidomos te taksave te konsumit si TVSH) dhe ekspansion konsumi, dhe eldorado..por kjo eshte e shkurter. Fllucka ka filluar te plasi ne 2009, parashikimet optimiste per 2010 me duken thjesht qesharake.

Nuk do te behet nami, thjesht ne sdo te kemi rritje ekonomike sepse ka deshtuar modeli. Madje kostot e deshtimit po i mbartim ne periudhen e metejshme, me efektet negative qe sjellin.

Natyrisht me temat e tjera ka shume per te shkruar po ky eshte thelbi dhe mbase i trajtoj me vone.

Bottom line: na duhet nje model i ri. Me sa duket Meksi nuk e ka idene pse ka deshtuar i vjetri, dhe s'do mend as ka ide se cili do te jete i riu.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 Ne te dyja rastet shteti eshte pergjegjes, ose duhet te lehtesoje taksat (realisht jo me genjeshtra, ul aty, bej referenca atje) ose duhet te liberalizoje tregun, ose te permiresoje rregullimin e tregut, te siguroje konkurrencen e lire etj si keto. 

lol, eksperti e tha fjalen. duhet rrit prodhimi vellaçko se te gjitha te tjerat jane fllucka sapuni me ngjyra her vjollce e her blu, sipas shkelqimit te qiellit te DITES (pra rastesise). 

me ul taksat nuk ka me rroga per nepunesit e tij shteti. 

pastaj nuk kuptoj sesi nje qeveri e djathte (pro borgjezeve ose tregtareve, dmth kapitalistave) mund te akuzohet per mos ulje taksash ? mos valle nuk eshte e djathte ?

po te majtet si do t'i sigurojne parat e shtetit (qe u duhen akoma me shume per te mbajtur ne kembe asistencat sociale, etj) duke ulur taksat ? me frymen e shenjte ?

pash nerin pini ndonje kafe, per te kaluar kohen ne diell, se nuk jeni ju per ekonomi. smiley

nuk ka ekonomi pa prodhim.

 

Qeveria flet per zhvillime dhe suksese mendoj une te cunguara,te pjeseshme,qe nuk duken,nuk preken,nuk shijohen nga te gjithe por nga nje pjese,ajo ndoshta flet shume per nje  zhvillim te pergjithshem, por "zhvillimi shqiptar i pergjithshem" humbet si krypa ne uje!

Sepse qeveria nuk ka bere si duhet ndarjen  pasurive kombetare, akoma ka probleme me pronat,dhe prona nuk ka shkuar tek i zoti, ky muabet ka 20 vjet, ka probleme me ligjet,me institucionet, them keshtu sepse niveli i zgjidhjeve   te problemeve eshte nivelin me te dobet,  nuk egziston besimi tek drejtesia shqipatre,tek qeveria,njerzit i drejtohen Strazburgut, institucioneve te huaja ne Europ,apo gjetke pikerisht sepse mendojne qe qeveria po i mer me qaf!

Deshtimi i Qeverise Shqiptare eshte shume lehete i kapshem,po ti pergjigjesh ketyre pyetjeve.

 

 

  • C`fare prodhon Shqiperia,sa eshte prodhimi bruto?(shqiperia nuk prodhon as edhe nje gozhde)
  • Si eshte raporti export/import,sa eshte % e importit?(edhe barin e marim nga Maqedonia)
  • Exporton Shqiperia,cfare?(vetem drog,dhe krim)
  • Sa eshte niveli i vertete i papunesise?(shqipatret mbahen nga emigracioni)
  • Sa milion shpenzon qeveria,per te luftuar varferine?
  • Sa te pastrehe ka qeveria,dhe sa shpenzon qeveria per ata?
  • Sa shpenzon qeveria per edukikimin sportiv dhe argetues te popullit te vet?(Shqiperia eshte vendi me i dobet dhe me i paafte ne te gjitha sportet,jo per fajin e sportisteve por per fajin e investimeve te qeverise)
  • Sa vete duan ose kerkojne te largohen nga shqiperia?(1/3 eshte allready e larguar,por jam i sigurte qe mund te largohen edhe 2 vete ne cdo tre shqiptare po ju dha mundesia pse?)

Jane nja 200 pyetje si keto qe as nje qeveri nuk i pergjigjet kenaqshem shqiptareve! Ku eshte zhvillimi i Shqiperise ketu,qe Qeveria e ngre zerin larte e me larte si kongereset e PPSH.

Cfare mua me ngre nervat eshte ajo qe qeveria Shqiptare do te kishte me suksese dhe do te kuptohej mire nga shqiptaret nese ajo do te ishte modeste,,ne deklaratat e saj dhe shume puntore pa fjale dhe pa buje ne punet e saja!Por ska faj qeveria ajo vuan per inerci nga mentaliteti komunist,ku parimi kyesor i saj qe komunistet nuk dorzohen,edhe kur betejen e kane te humbur!

 

 

 

 

 

 

 

Artian, nqs vertet jeton ne Angli, nuk te vej faj. Ajo cfare merr nga televizioni (pavaresisht kanalit televiziv) jo gjithmone te qartesojne ne lidhje me cfare ndodh ne Shqiperi. Nqs ke shume vite qe jeton aty, atehere edhe doza e paqartesise me shume gjasa shtohet.

Diskutimi yt nuk eshte se ne thelb kontestonte ose aprovonte konkluzionet ekonomike te artikullshkrueses, me teper ai ishte nje shprehje e pakenaqesise tende me terma te gjuhes se perditshme. E them kete sepse asnje nga pyetjet e tua nuk merret me thelbin e ceshtjes, qe eshte nese ekonomia jone eshte duke shkuar per mire apo per keq.

Disfatizmi yt arrin ne ate pike sa thua qe neve eksportojme vetem krim dhe droge!! Ne kete pike ngelesh ne nivelin e nje teleshikuesi medioker grek apo italian, i cili i identifikon shqiptaret me kriminelet.

Ne vleresimin tim modest, ne nuk jemi me keq ekonomikisht se shumica e vendeve qe na rrethojne, dhe me shume gjasa ekonomia dhe niveli yne i mireqenies do te rritet me shpejt sesa i fqinjeve tane ne 10 vitet e ardhshme. Ky fakt mua nuk me jep arsye per te qene pesimist.

Sigurisht, cdo individ ka historine e tij te suksesit ose mos-suksesit, por me duket ndonjehere i gabuar mentaliteti qe per cdo deshtim tonin, fajin e kane te tjeret (p.sh. qeveria).

 Ajo cfare merr nga televizioni ... jo gjithmone te qartesojne ne lidhje me cfare ndodh ne Shqiperi

E kuptoj cfare do te thuash,televizioni sipas teje nuk tregon te verteten!?Une mendoj ndryshe.

...ne nuk jemi me keq ekonomikisht se shumica e vendeve qe na rrethojne,

Ku bazohesh ti per kete "deklarate; "ne jemi me mire se shumica e vendeve qe na rrethojne?!!!!!"

...dhe me shume gjasa ekonomia dhe niveli yne i mireqenies do te rritet me shpejt sesa i fqinjeve tane ne 10 vitet e ardheshme.

Me nje fjale do t`ja kalojme Italise Greqise,Maqedonise ,Malit te zi etj ..ti ke parasysh rritjen ekonomike, qe deklaron qeveria?

Uroj qe llafi jot te bie ne vesh te perendise!

Une shikoj te gjitha kanalet shqiptare dhe ne qoftese kam ndonje paqartesi me siguri duhet ta kem nga keto kanale!

Ndryshoini keto kanale goldman,bejini ju me te qarta!Po me sa shikoj dhe ndigjoj nuk jam i vetemi ne kete "paqartesi".

 

  Artikulli kishte disa te verteta, te dhena interesante, ndonje te dhene te dikutueshme apo dhe jo te vertete. Une kapa nja 2-3 te tilla, si; 

"....Rritja e depozitave prej 95-100 miliard lek në vitet 2007-2008, sherbente për ritme jo të vogla zhvillimi mbi 6 %. Ndersa renia e shteses se depozitave kundrejt vitit të kaluar nga 65 miliard në 21miliard, ka shpene në renien e kreditimit nga 84 miliard në 31 miliard leke...." 

Lind pyetja, nese per vitin 2008, depozitimi ka qene 65 miliard leke, e ne 2009 ka qene 21 miliard,  si ka mundesi qe kreditimi te kete qene 84 miliard per 2008, e 31 miliard per 2009. Pra dalja ka qene me e madhe se futja. Ose behet fjale per shtesen e depozites/futjes, kur flitet per 65 miliard. Pra depozitat mund te kene qene disa here me shume, por shtesa ka qene 65 miliard, dhe autorja nuk e sqaruar me gjere (me %) kete gje.  Mundet te jete dhe keshtu, aq me teper qe dhe ne nje artikull gazete me perpara, kemi lexuar se bankat po japin kredi shum pak (disa %) ne krahasim me depozitat/derdhjet.  

 

"....Kjo qeveri e mori vendin me një deficit buxhetor në nivelet e 3,5% të GDP-se dhe po e con në nivele të rendit 7-8% duke rrezikuar seriozisht stabilitetin makroekonomik..." 

 Ne artikuj te tjere kemi lexuar se defiçiti buxhetor po shkonte tek 65% e GDP, ndersa ketu shifra paraqetet krejt ndryshe. Mos ndoshta ne GDP/PBB, jane regjistruar te tera objektet, mallrat dhe aktivitetet ekonomike, sipas rekomandimit tim te para disa/shum vjeteve. Dhe automatikisht me rritjen e PBB, zvoglohet shifra e defiçitit buxhetor. Mirpo ajo qe me çudit eshte, se, pse keto shifrat e reja (pra zbutjen e defiçitit buxhetor), e jep nje perfaqesues i PS, kur fare mire mund ta bente nje perfaqesues i PD. Perfaqesuesja e PS e kunderballancon kete shifer te re me shprehjen; "...duke rrezikuar seriozisht stabilitetin makroekonomik.." ,  gje qe nuk eshte e vertete, se shtete te ndryshme e kane mbi 50% te GDP e deri ne 130% te saj.  

 

"....Ne kushtet kur të ardhurat ulen dhe shpenzimet rriten, në vitin 2009, deficiti rritet nga 50 në 75 miliard leke,ose nga 4,6%te PPB në 6,4%te PPB sipas buxhetit të rishikuar..." 

Sipas buxhetit te rishikuar. Kam frike se kesaj do t'ja ken dhene te gateshme artikullin, se, perndryshe, do e kuptonte hilene, lojen me shifrat, dhe do te protestonte pikerisht per kete gje ne fillim. 

me shume tregues se sa keto shifra te autores se respektuar, jane shtimi nr te krimeve ordinere si hajdutlleqe, grabitje, e krime ordinere. Jane shtimi krimeve ne familje si pasoje e varferise, posacerisht te shtuara mjaft 6 muajt e fundit ne krahasim me 4 vitet e shkuara te mandatit te pare. Pyetjes se si ka mundesi qe nuk ka rene konsumi? Nuk ka si te bjere me nje qender tregtare qe hapet cdo muaj, sepse njerzit joshen per te blere. Gjithashtu edhe nga nje kulture konsumizmi qe eshte perhapur kohet e fundit. Megjithate viti tjeter do ti jape pergjigje te gjitha pyetjeve.

 

  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).