Deklarimi i etnitetit dhe fesë në Shqipëri

Pasqyre e blogjeve

Kryeministri shqiptar Sali Berisha shkaktoi një zallahi kur tha se rregjistrimi që vjen i 2011 duhet të rregjistrojë etninë, lidhjen fetare dhe gjuhën e nënës të shtetasve. Duke bërë kështu do të jepet informacion i përtërirë rreth popullsive të pakicave të vendit, që nuk janë llogaritur zyrtarisht që nga 1989.

Por kritikët thonë se shifrat e pakicës mund të fryhen dhe të kërcënojnë integritetin e vendit.

Një rregjistrim më 1989 tregoi se pakicat përbëjnë 5% të popullsisë në Shqipëri. Kjo shifër është debatuar gjerësisht me grekët në veçanti që pretendojnë se shkojnë në rreth 10% deri 12% të popullsisë të llogaritur prej 3.6 milionë banorë të vendit.

Një numër më i lartë i rregjistruar grekësh etnikë do të nxiste kërkesat për autonomi, thonë disa, duke lënë të kuptohet se mund të bëhen mashtrime si pjesë e një fushate të orkestruar për të rritur shifrat.

Sipas politikanit Sabri Godo, një skemë e tillë mund të synojë shtetasit e moshuar dhe të varfër në zonat kufitare jugore, duke u ofruar atyre para në shkëmbim të rregjistrimit të etnisë së tyre si greke.

Opinionet e blogerëve janë të ndara. "Shqiptarët janë shumë të varfër sot dhe kjo i bën ata të thonë çdo gjë për të përftuar stabilitet financiar," shkruan Shqiperiaemadhe, duke rënë dakord me Godon.

"Atë që grekët nuk mund t'a marrin me armë, po e bëjnë me para," shton vlonjati.

Një tjetër bloger, shkup, krahason situatën në Maqedoninë fqinjë ku rreth 30,000 maqedonas morën shtetësinë bullgare për t'iu shmangur rregjimit sakatues të vizave të BE duke nënshkruar dokumente që nënkuptojnë origjinën bullgare. "Dhe tani qeveria bullgare kërkon mbrojte nga BE për një njësi bullgare në Maqedoni," qahet ai.

Speaker përpiqet të qetësojë gjërat, duke u bërë thirrje bashkë-patriotëve të tij "t'a marrin lehtë dhe të kenë më besim në shqiptarët pasi ata nuk e flakin identitetin e tyre për para".

Peja sheh pak rrezik dhe shumë përfitime në mbledhjen e të dhënave mbi etninë. "Pasja e njohurisë për këtë mund të shpjerë në dhënien fund të kaosit në vendin tonë," shkruan ajo. "Kjo gjithashtu jep mundësinë për të parë sesa muslimanë ka."

Të tjerë janë dakord se rregjistrimi duhet të hedhë dritë mbi përbërjen fetare të Shqipërisë, një subjekt i shumë kundërshtimeve. Fondamentalistët dhe aleatët e tyre politikë tremben nga mbledhja e të dhënave, vë në pah Shqiptari, sepse kjo do të tregojë se shumica e shqiptarëve janë ateistë apo jofetarë.

Pretendimet e përhapura gjerësisht se Shqipëria është 70% muslimane, shkruan Solidarnost, janë mbështetur në hamendje sesa në fakte. "Këto shifra hipotetike na kanë ndëshkuar, për shembull në çështjen e liberalizimit të vizave," shkruan ai.

Shqetësimet rreth kërcënimeve ndaj territorit të Shqipërisë janë të pabaza, shton ai. "Ne jemi anëtarë të NATO-s, ku kufijtë janë të paprekshëm."

19 Komente

hera e pare qe me vjen keq se nuk me kane cituar nga shtipi. smiley

 

 Se kisha pare ndonjehere kete pasqyre blogjesh. Cfare eshte ky? The New Vox Pop? Me duket se gazetaret paskan arrire piken e ngrirjes dhe nuk shqitem me nga karrikja as per te marre opinione, e jo me per te shkruajtur stories nga vendngjarjet. @)

Shqiptaret e Kosoves jane nacionalista, ata te Maqedonise jane islamista,

kurse te Shqiperise jane materialista.

Pra duke pare per sa shpreha me larte, del se shqiptaret e shqiperise

jo vetem nderrojne fene per nje kryq flori, apo per tu ndjere pak te huaj (te mos ngjajne si shqiptare domethene),

por ata dhe kombesine do ta nderrojne per nje pension 300 euro!!!

Ndaj mos tu duket cudi qe nese ky rregjistrimi ndodh ne te vertet, te dalin 1.200.000 ortodoksa ne shqiperi dhe 700.000 me origjine nga junanistani (ngre-qia).

P.S junanistan vjen nga turqishtja qe do te thot vendi i jevgjeve.

Nuk eshte e vertete qe gjithe shqiptaret e Maqedonise jane islamista.Ka shume prej tyre qe jane muslimane liberale dhe ateiste.

Problemi ne Maqedoni qendron jo tek shqiptaret e thjeshte por tek lideret e partive shqiptare qe jane te shitur tek sllavet.Kete e them pa perjashtim.Sllaveve ju intereson qe shqiptaret te paraqiten si islamiste dhe kush me mire se lideret shqiptare ne Maqedoni,po ja u ben punen?

Edhe nje parti islamiste shqiptare ka vetem 1 vend ne parlament me duket.Kjo tregon se sa pak ka vend islamizmi tek shqiptaret atje.

Politika skandaloze e lidereve te shqiptareve te Maqedonise ka larguar komunitetin katolik dhe ortodoks shqiptar atje duke bere qe shumica e tyre te sllavizohen.Ata kane deklaruar se te jesh shqiptar duhet te jesh musliman dhe ne praktike kane larguar ortodokset dhe katoliket qe ti bashkoheshin levizjeve te shqiptareve ne Maqedoni.Mendoni qe pasardhesit e familjes patriotike Qiriazi qe kane dhene jeten per shkronjat shqipe,jane sllavizuar komplet sepse nuk i ka afruar njeri tek partite shqiptare.Ortodokset jane sllavizuar komplet dhe katoliket po shkasin drejt sllavizimit.

Nuk e di ,nese eshte shpejt apo vone,por nese lideret e shqiptareve te Maqedonise nuk ndryshojne qendrim dhd behen me shume per interstat e shqiptareve se sa per interesat e tyre personale,etehere punete per komunistetin shqiptar atje do te jene me keq.Jo vetem qe shqiptaret e krishtere nuk do ti afrojme,por edhe shqiptaret muslimane qe jane liberale do te rreshqasin drejt sllavizimit.

E vetmja shprese eshte se hapja e Universiteteve ne shqip do te ndricoje mendjet e njerezve,gje qe per fat te mire ka filluar te ndihet ne Maqedoni dhe do te ndihet me fort ne te ardhmen.

Ndryshe qendron situata ne Kosove.UCK kishte vend edhe per muslimanet dhe per katoliket keshtu qe katoliket vazhdojne te ndihen si pjese e shoqerise se Kosoves.Mendoj qe edhe ato qindra familje ortodokse shqiptare ne Kosove ndihem shume me teper shqiptare se shqiptaret ortodokse te Maqedonise.

Sa per Shqiperine,jam i sigurte qe rregjistrimi nuk ka per te sjelle ndonje ndryshim te madh ne strukturen etnike te popullates.Nese ne 2010 do te na hiqen vizat,kjo eshte nje arme me shume ne duart e shtetit tone,  qe shqiptaret gjakprishur te kthehen ne identitet,pra te vetdeklarohen si shqiptare.

Eshte krejt e kunderta e asaj qe thua ti. Po krejt fare e kunderta.

Me ben habi fakti qe ti nuk perdor te njejten gjuhe per shqiptaret e Shqiperise si per ata te Feliiqodonise.

Aty e paskan fajin politikanet, kurse ne Shqiperi, politikanet kane faj vetem kur jane te majte... nderkohe qe populli i voton masivisht te djathtet e lavdishem qe po e udheheqin Skifterine nga fitorja ne fitorje... Je krejtesisht mjeran! Jo mjeran thjesht` mjeran, po i mjere shpirterisht, psikologjikisht dhe nga ana intelektuale.

Qe te arrish deri aty sa te pranosh qe shqiptaret ne felliqodoni kane nje parti islamike dhe madje kane dhe nje deputet ne parlament; dhe ne te njejten kohe t'ja fusesh kodra pas bregut duke e quajtur kete fakt sikur shqiptaret nuk qenkan islamiste, eshte thjesht mjerim psikologjik, shpirteror dhe intelektual!

Do te ndihesha ndryshe, sikur te me gjeje nje shqiptar islamist ne Turqi, e jo me ne Felliqodoni, ku shqiptari ka me shume aresye se kushdo tjeter te deklarohet shqiptar, dhe jo myslyman.

Sllavizimi i shqiptareve ne Felliqodoni nuk ndodh sot, je 1000% gabim. Nuk mund te ishe ne fakt me gabim sesa kaq. Dhe per t'i shtuar nje doze skizofrenie gabimit, eshe nese egziston nje dukuri e tille, kjo kurrsesi nuk do ishte per shkak te politikaneve, por per shkak te injorances aq te thelle qe karakterizon faktorin shqiptar aty; dhe sigurisht, ne rradhe te pare, islamizmin e tyre mesjetaro-binladenist, qe edhe pse ne perqindje jo te larta, eshte gjithsesi ne nivele alarmante.

Te mundohesh t'i anashkalosh keto fakte dhe simptoma, eshte pjese e se keqes qe po ndodh aty. Te tregohesh i verber edhe perpara kesaj dukurie eshte pataksi me vehte.

eshte fakt, madje trondites, qe nder shqiptare, andej dhe kendej, ka nota islamizmi qe theksohen vale-vale aty-ketu. Eshte dhe fakt, qe ortodoksia eshte rryma me reaksionare dhe antishqiptare ne pellgun tone kombetar, sic eshte dhe fakt, qe dhe katoliket qe bertasin me shume nga te gjithe, jane perfaqesues te injorances se thelle te nje komuniteti qe mundohet te izoloje vetveten dhe kerkon supremaci mbi te tjeret. Eshte fakt, qe feja, e parendesishme per ndoshta 90% te shqiptareve, flet me shume me zerat e atij 10% krejtesisht injorant dhe sa fetar, po aq pak shqiptar.

Nese arrin ta shohesh gjendjen ashtu si eshte, vetem atehere mund te fillosh te mendosh per rrugezgjidhje, rrugedalje, apo te dorezohesh - me apo pa kushte para nje realiteti qe ndoshta nuk e honeps dot shume.

Sa per regjistrimin e popullsise, e vetmja gje qe mund te bejme eshte thjesht te presim dhe te shohim c'do ndodhe. BE-ja ka keshilluar qe kategorikisht te mos behet nje gje e tille. Berishovici, do ta beje. Shume sqiftere duan te behet...

Me c'kemi pare deri tani, shume sqiftere jane deklaruar greke edhe pa u regjistruar hic, ose te regjistruar si shqiptare per shtetin "tone" dhe si greqer per shtetin pertej Pindit. Themi c'themi ne per shqiptaret eshte pune per ne, ajo qe bejne shqiptaret dhe qe do bejne, eshte tjeter gje. Te presim e te shohim nese konsiderata jone per sqifteret do justifikohet kesaj rradhe. Ndoshta kemi ndryshuar si komb, ndoshta kemi mbetur po ata qe kemi qene... te rrime te shohim.

regjistrimi i popullsise do sjelli nje pasqyre te kombit,gje e cila nuk ka ndodhur asnjehere ne historine tone ne menyre kaq te sinqerte.(pra me vetedeklarim)

kush ka frike nga ky lloj regjistrimi?????

1- kush ka frike nga dija???? injoranti (kujton se do permbyset bota)

2-kush ka frike nga dija??? nacionalisti (i cili per qellimet e veta injoron cdo lloj ndjenje tjeter njerezore)

3- kush ka frike nga dija????? mashtrusi (se do dalin genjeshtrat ne shesh

---edhe sikur, nje pjese e mire e njerezve qe do vetedeklarohen, te jete e "papergjegjeshme"!! kjo eshte nje DIJE ne vetveten e saj per te mesuar se si ndihemi sot si popull apo si komb.

me ne fund te njhim veten tone se kush jemi, qe ti japim fund  moralit dhe ideologjive regresive nga spekulatore te dale nga prozat e NOLIT (TA SHESIN ORIZIN PER FARE)

Golum!
Vetdeklarimi eshte nje gje e kote ne kete rregjistrim,persa i perket kombesise dhe nje gje e mire persa i perket fese.

Persa i perket kombesise,kombesia NUK JEPET POR AJO TRASHEGOHET.nese kombesia e babait eshte shqiptare atehere te hidhet perpjete djali,ai kombesi shqiptare do te kete.Nenshtetesia dhe pensionet jane gje tjeter.Nenshtetesia FITOHET  OSE TRASHEGOHET.Per kete gje nuk duhet te kemi frike fare pasi psh nje gjirokastrit qe ka baba me kombesi shqiptare dhe nene me kombesi greke, automatikisht merr kombesine shqiptare dhe nese ka dy prinderit me kombesi shqiptare atehere automatikisht ai eshte shqiptar,le te deklaroje sa te doje ai qe nuk eshte shqiptar,nuk e degjon njeri.Ligji mbi kombesine,eshte shume i qarte ne kete pike dhe nuk le vend per interpretime.

Ndersa per fene njeriu ka te drejte te deklarohet si i do qefi, pasi eshte ceshtje personale.Dua qe te behet ky rregjistrim i perqindjes fetare, qe te marrin fund edhe njehere e mire spekullimet dhe  legjendat me 70-20-10% dhe te deklarohet perqindja e sakte.Sa per ate qe perqindja muslimane na ka penguar ne procesin e liberalizimit te vizave,ate nuk e kam thene vetem une por edhe diplomate ne Tirane sic ishte rasti i ambasadores suedeze qe e tha hapur.

Ka mbaruar gje regjistrimi/rregullimi i adresave qe ka kohe qe eshte nisur e s'eshte bitisur?  Te presim them, se pa e pare te zezen mbi te bardhe, shashke ne radhe te shashkave me duket kjo ide.  Se jo per gje, por po behen kronike keto "shashkat".  Qe nga ndryshimet e topologjive sllave e me radhe. 

Per t'u shenuar jashte teme, edhe ne Maqedoni kane nje problem te madh me kete pune, sepse sipas shifrave zyrtareve rreth 200 mije maqedonas kane marre pashaporte bullgare (kuptohet, pashaporte blu te BE-s.) 

Mund t'i fryjme sa te duam feve edhe me the te thashe, por cuditerisht feja na verbon e s'shohim "elefantin ne dhome".

Monda rregjistrimi i banesave me duket se eshte ne hapat e fundit.

E kam me te degjuar.Mund edhe te mos jete e vertete por keshtu me kane thene njerez qe jane ne kete pune.Prandaj nuk thashe qe jam i sigurte,por thashe "me duket".

shume dakord. po ato te tjerat qe ke thene me siper, edhe ato "me duket" apo bazohesh gjekundi?

E pse ka frike nga rregjistrimi i popullsise? Pse te kemi frike nga e verteta? Vetem kombet frikacake kane frike nga e verteta. Edhe nesen dalin greket 10% e popullates ska asgje te keqe. Do te trajtohen me te gjitha te drejtat qe i takojne si minoritet edhe aq. Nje komb i cili eshte konfident per veten e vet ska pse te frikesohet nga madhesia e pakicave. Vetem kombet e pasigurt shfaqin shenja pasigurie si keto.

kush paska frike nga e verteta? si te lind kjo pyetje???????

Dakort qe behet rregjistrimi i shtetasve sipas fese dhe kombesise, por vetem nje detaj s'kam kuptuar.

C'fare do te beje shteti Shqiptar per te evituar fenomenin e vetedeklarimeve te rreme ???

Njerezit psh mund te deklarohen Greke, nqs perfitojne para,  pensione (aq me keq) viza etj, dhe nqs kjo ndodh, atehere lindin dy pyetje te tjera:

 

 

1° C'fare vlere ka ky lloj rregjistrimi ku secili veterregjistrohet si te doje ose ashtu sic mund te perfitoje me shume para, pensione, viza ose pashaporta  ???

 

 

2° Kujt i intereson ky rregjistrim qe siç duken punet s'ka per te qene as regjistrim i drejte dhe as i sakte ???

 

Persa i perket kombesise,kombesia NUK JEPET POR AJO TRASHEGOHET.nese kombesia e babait eshte shqiptare atehere te hidhet perpjete djali,ai kombesi shqiptare do te kete.Nenshtetesia dhe pensionet jane gje tjeter.Nenshtetesia FITOHET  OSE TRASHEGOHET.Per kete gje nuk duhet te kemi frike fare pasi psh nje gjirokastrit qe ka baba me kombesi shqiptare dhe nene me kombesi greke, automatikisht merr kombesine shqiptare dhe nese ka dy prinderit me kombesi shqiptare atehere automatikisht ai eshte shqiptar,le te deklaroje sa te doje ai qe nuk eshte shqiptar,nuk e degjon njeri.Ligji mbi kombesine,eshte shume i qarte ne kete pike dhe nuk le vend per interpretime.

PRA NUK DO TE KETE VETEDEKLARIM TE KOMBESISE,POR VETEDEKLARIM TE FESE.

PRA NUK DO TE KETE VETEDEKLARIM TE KOMBESISE,POR VETEDEKLARIM TE FESE.

A na jep nje link qeveritar ti, ku thuhet kjo me siper, dhe t'i leme fare llafet e mos bejme me debate kot.

Po mir ..shtetit te Rrumpalles c'i duhet ky informacion? C'politike informohet prej ketyre te dhenave?

dhe mos shikoni as kisha e as xhamia

se feja e shqiptarit asht shqiptaria 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).