Deal or no deal?!

Sipas Associated Press, Presidenti i ShBA, Barack Obama shfaqi sot shenja të qarta pakënaqësie ndaj faktit që udhëheqësit botërorë nuk kanë arritur dot një marrveshje të re mbi klimën. Presidenti i këshilloi  pjesëmarrësit në Samitin e Kopenhagenit të pranojnë një marrëveshje që nuk është e përkryer, çka sipas tij është gjithësesi më mirë sesa të mos arrihet asnjë marrëveshje.

Obama tha se Shtetet e bashkuara kanë vepruar guximshëm për të reduktuar gazrat e efektit serë dhe ka ndihmuar financiarisht vende të tjera që duan të bëjnë të njëjtën gjë. Ai gjithashtu pranoi se ka vende të cilat mendojnë se ShBA nuk po bën aq sa duhet. ShBA ofroi që deri në vitin 2020 ta ulë me 17% nivelin e ndotjes, duke marrë për bazë sasinë e ndotjes më 2005. Vendet e Bashkimit Europian, Japonia dhe Rusia kanë ofruar ta ulin nivelin e ndotjes shumë herë më shumë se ShBA, dhe kjo është njëra prej arsyeve që po pengojnë marrëveshjen.

29 Komente

dill edhe car dilli se smiley

http://www.km.gov.al/galeri/December-17-18-12-22arkive1.jpg

 Nga kush mi? Nga ky lule dilli?

Do te kete nje deal te vogel,por qe do te fryhet si tullumbace nga propoganda dhe media.Ne terren gjerat do te ndryshojne shume here me pak,se sa do te thone propoganda zyrtare e qeverive.

Nuk e di sa ekologjike eshte te riciklosh burokratet qe ishin ne Kopenhagen.

Te pakten po te perdoresh metoda shkencore moderne, nga nje president 80 kilsh nuk do prodhosh dot kurre me shume se 80 kg karbon. Psh, furrat e celikut? apo krajoxheniks?

Sipas lajmeve te fundit eshte veshtire qe te arrihet nje marreveshje. Merkel dhe Brown jane treguar shume pesimiste qe te dalin me nje marreveshje nga ky samit.

Marreveshja eshte pothuajse e pamundur. Arsyeja? Kushton shume per ndotesit e medhenje; SHBA, Kine, Indi & Co

1. Ne vlera monetare, u kerkohet qe te paguajne cmime jashtezakonisht te larta. Te paguash eshte dicka jo e pelqyeshme ne politike.

 

2. Te reformosh industrine. Industrite jane ndotesit me te medhenje dhe ti reformosh ato do te thote shume, qe nga mbeshtetja politike, tek niveli i punesimit dhe niveli i prodhimit.

 

Thjeshte, interesi per te gjetur nje zgjidhje mbetet nje qellim i deshiruar ndersa gadishmeria per te bere dicka konkrete vertete qe mungon.

Dill or no dill?

Berisha e ka ne dore.smileysmiley) :laugh: smiley

Cammon Obama show how worthy to Nobel price you are!!

 

Presidenti i këshilloi  pjesëmarrësit në Samitin e Kopenhagenit të pranojnë një marrëveshje që nuk është e përkryer, çka sipas tij është gjithësesi më mirë sesa të mos arrihet asnjë marrëveshje.

E shtruar ne kete menyre, natyrisht do te ishte mire qe te ishte "deal".

Uroj qe ne samite te tilla, pervec reduktimit te gazrave serre, te flitet edhe per biokarburantet dhe per hidrogjenin, mbi te gjitha per menyren se si mund te fillojme te aplikojme teknologjite e reja ne nje dimension masiv dhe jo thjesht eksperimental.

Di njeri cili ka qene qendirmi i Shqiperise ne Konference?

Po, ka ftuar Obamen dhe Klintonin per nje vizite ne Shqiperi      smiley

Kete e besoj se qe ne vogeli kete ka mesuar. Ftoj shefat per kafe e fernet qe te te sjellin ne Tirane apo te te bejne pedagog apo te te bejne Sekretar Partie. Tani fton shefat qe ta mbajne ne pushtet. Dhe nisur nga kjo jam i bindur se nuk ka mbajtur asnje pozicion vec fteses per kafe e fernet tek lokali i xhamise smiley

Dhe si per ta nxjerre bllof kete gallofin e Amerikes, ia ka keputur nja -10, -20 gjithandej, dhe ec e fol po deshe per ngrohjen klimatike. Nejse, si me ngrohje si pa ngrohje, nje cope buke do ta hame.

Sali Berisha u duartrokit gjate pas fjales se tij,kurse Obama vetem disa sekonda.

 

. Une kam info se pati edhe ilaritet e eufori ne salle . Po patjeter ka nevoje edhe per komike nje seance serioze . E ku do gjenin me mire se ky. Ai Kosta -Pates nuk ishte me duketsmiley

po normal, se Saliu shpalli superfuqine e gjelber. Kushedi sa i ka bere per te qeshur delegatet. Superfuqi e gjelber me TEC qymyri.

Epo hajde shpjegoja te shkretit qe kujton se cdo gje qe del nga nentoka eshte e gjelber smiley.

 Nuk do te ishte keq qe si fillim te firmosnin per mos ndertimin e metejshem te TEC me qymyr. Pastaj te kalonin ne firmosjen per ndertimin e impianteve per ndertimin e celleve qe sherbejne per panelet diellore. çdo vit apo 2 vjet, ne ndertimin e fabrikave per panelet diellore. Me pas ne marrveshjen qe çdo vit te ngrenin minimumi nga 10 turbina me ere, çdo shtet. 

U ra dakort qe mbase bien legalisht dakort mundesisht brenda nje viti.

Deal or no deal?

environmentalism is an ideology, so beware you liberal-democrat fishes

everything presented to sheeple sooner or later will become a religion...

do kishte patur dill po te behej fjale per shpetimin e sistemit banKar?

 

whither thou goest, america, in thy shiny car in the night - thoshte Kerouac..

E pra, cudi, se pak a shume aspekte te "ideologjise apo fese" kane lidhje direkt me sistemin bankar:

Cap and trade would create what Commodity Futures Trading commissioner Bart Chilton anticipates as a $2 trillion market, "the biggest of any [commodities] derivatives product in the next five years."

Banks like JPMorgan Chase, Morgan Stanley, and Goldman Sachs already have active carbon trading desks that deal in instruments connected to Europe's cap-and-trade system and voluntary markets here. But business will explode if a cap-and-trade system becomes law. So it's no surprise that the financial industry has taken an intense interest in the fine print of the Waxman-Markey bill.

Sounds familiar?

if it walks like a duck and quacks like a duck, mund te jete dele ne fakt smiley.

No, it actually is a duck. Por ti e di perkufizimin marksist te ideologjise, apo jo?

Ehhh c'me kape ne ikje e siper.  We'll talk about "material intercourse" another time, perhaps?

smiley.

Marreveshja e turpshme ne fakt u arrit sot me kundershtimin e vendeve ne zhvillim. Eshte nje marreveshje qe nuk i imponohet asnje shteti, dhe nuk thote se sa do te ulet emetimi i karbonit. DIsa nga komentet ishin "marreveshja ishte nje holokaust klimatik", apo "IAN FRY, TUVALU'S LEAD NEGOTIATORIt looks like we are being offered 30 pieces of silver to betray our people and our future".

 

Lexoni per me teper ketu:

http://news.bbc.co.uk/2/hi/science/natur...

Nje vrime ne uje bon qe te gjithe, qe u befshin lemsh u befshin.

Ka njoft bota njoiher nonji rren me te madhe se Global Warming!?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).