"Camet", debate mes PDU-se dhe PBDNJ-se

 

"Camet", debate mes PDU-se dhe PBDNJ-se

Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe Partia per Drejtesi dhe Unitet, pas perplasjeve ne distance jane perballur edhe ne sallen e Kuvendit.

Debati ka nisur per nje proteste te organizuar nga PDU, 2 jave me pare perpara selise se shefit te delegacionit evropian ne Tirane, Helmut Lohan ne diten e genocidit boteror.

Zoti Dule e riquajti fantazem serisht ceshtjen came, por nderkohe kreu i PDU-se, Shpetim Idrizi u tregua i vendosur ne ate qe e quajti venie ne vend te drejtesise e cila eshte mbuluar sipas tij per 50 vjet.

Kreu i PBDNJ-se ka insistuar ne faktin se historia tashme e ka dhene prej kohesh verdiktin e saj.

Ne perfundim te replikave tonet jane acaruar me tej duke perfunduar thuajse ne kontakt fizik mes paleve.

Video.

TIRANE- Është shoqëruar me replika të ashpra seanca e sotme e Kuvendit mes kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe deputetëve të PDU, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. 
Kreu i PBDNJ ka akuzuar deputetët e PDU-së se kërkojnë të fitojnë vota mbi cështjen came, të cilësuar prej tij cështje fantazmë. 
“Disa politikanë kanë sot e kësaj dite kurajon të protestojnë përpara selisë së BE-së me sloganin të mos integrohet vendi ynë në Bashkimin Europian. Nëse nuk është e vërtetë le të përgënjeshtrojnë, le të pranojnë gabimin e bërë , le ti kërkojnë ndjesë popullit shqiptar dhe cdo gjë është në rregull, kjo është demokracia. E kuptoj ankthin e zotërinjve se kanë një parti të re e cila nuk mund të mbledhë vota duke shpallur armik Vangjel Dulen e PBDNJ-në” theksoi Dule. 

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i deputetëve që përfaqësojnë interesat e camëve. Deputeti Shpëtim Idrizi shpjegoi se protesta e PDU ishte organizuar në ditën ndërkombëtare kundër gjenocidit.                     

“Ne këtë protestë e kemi bërë me rastin e ditës ndërkombëtare të genocidit dhe dënimit të krimeve kundër njerëzimit . Keni thënë që cështja came është një cështje fantazmë. Është e vërtetë që për 50 vjet qarqe të caktuara janë munduar që këtë cështje ta fshehin dhe ta mbulojnë. Zoti Dule po të them që unë e kam ndërruar fanellën por e di cfarë fanelle kam veshur, kam veshur fanellën e shtëpisë sime, famljes sime komunitetit tim, kam veshur fanellën e shqiptareve kurse ti mos vesh fanellën e renegadev” u shpreh Idrizi. 

Pas kreut të PDU ka kërkuar të reagojë kundër Dules dhe deputeti tjetër Dashamir Tahiri i cili është ngitur i revoltuar nga karrigia e tij. Kryetarja e kuvendit ka ndërprerë për pak sekonda seancën duke parandaluar një incident të mundshëm. 
(e.n/BalkanWeb) Video        

29 Komente

Ta kishin shkelmosur kete grekun mercenar keta do kishin bere mire.

Nga fjala e deputetit Shpetim Idrizi:

Është e vërtetë që qartë që qarqe të caktuara antishqiptare janë munduar ta fshehin këtë çështje. Por ne jemi 300 mijë qytetarë çamë që nuk ndodhemi rastësisht këtu. Zoti Dule unë shtëpinë time e kam në Margëlliç ndërkohë që ti rrije në kasolle.

Iu referove asaj partisë para 28 qershorit e cila ishte Partia për Drejtësi dhe Integrim. Ajo parti perfaqeson camet, vllezerit e mi e nese e ke me ate parti e ke me mua personalisht. E nga ky moment e kam une me ty personalisht per te vene ne vend dinjitetin e vllezerve te mi cam.

Ajo parti që ti pretendove se u largove nga koalicioni mos harro ka qenë me ty në të njëjtin koalicion në vitin 2007. nga kjo foltore i bëj thirrje partisë socialiste të mbajë qëndrim sepse ti këtë pretendove se u largove nga Partia Demokratike për të partia Socialiste por unë e di sepse kam qenë në atë parti dhe këtë nuk e pranoj. Dua një qëndrim publik nga PS për këtë.

Fole për merkato por e ke gabim sepse i ke hyrë një fushe, ku edhe në futboll, pasi kur luaja unë në Qemal Stafa ti luaje me top lecke. Por të them se unë e kam ndërruar fanellën time por e di se çfarë fanelle kam veshur. Kam veshur fanellën e shtëpisë time, familjes time komunitetit tim dhe të shqiptarëve ndërsa ti ke veshur fanellën e rrëndëgatëve. Po të them edhe një herë mos na provoko zoti Dule. Minoreti grek kishte një kryetar si Valis Melo i cili merrte 40 mijë vota dhe shih si je katandisur pasi nuk të voton as minoriteti.

MIRE me mire por nje gje doja te pyesja une  ! Se  nuk e kame te qarte sepse ne nje emision ose dokumentare keta CAMET kerkonin (pervec atyre qe i dime dhe e kane me te drejte ) nenshtetesine . Pyetja eshte cilen ose cfare nenshtetesie kerkojne keta?

camet e kishin nenshtetesine greke. Margelleci qe thote deputeti Idrizi, eshte nje fshat ne Greqi. Keta e kishin nenshtetesine pra, edhe me pretekstin se kane bashkepunuar me gjermanet, iu eshte hequr ajo. Keshtu marrin pronat sic e kane shpjeguar me poshte.

PBDNJ mundohet me proxy te pengoje nderkombetarizimin e ceshtjes Came, kete rradhe jo duke bere pazare te fshehta por haptazi e mbrenda parlamentit shqiptar.

Dihet qe prej kohesh qe politika e shtetit fqinj ka vashduar te kete nje ndikim te rendesishem brenda Shqiperise. Kjo nuk duhet te habisi asnje.

Problemi kryesor mbetet pozita pothuajse asnjeanese e shtetit te sotshem Shqiptar. Ky shtet vazhdon te pretendoje se mund te qendroje jashte debatit e te veproje si albiter si perkunder dickaje abstrakte qe nuk ka te beje fare me te.  

Mire mire ,po ca nenshtetesie dun keta spo na e thone?

nordiku

Pse habitesh ti qe duan nenshtetesine greke ata? Dy menyra ka qe tu rikthehet prona e te pareve, ose tu jepet nenshtetesia greke dhe t'ju njihet e drejta e prones, qe e kane me tapi, ose ajo pjese e Greqise te kaloje nen administrimin e shtetit shqipetar.

Kjo e dyta me duket me e mire per te ngritur zerin pavarsisht pengesave apo ku di une se sa ajo e para sepse atehere do te quhet ASIMILIM. Apo kur te kthehen ata atje do tu paguaj shteti shqiptar dhe nganje pension + ?

Apo ....?

Shiko, ata kane qene nen shtetin grek me pare, sepse ashtu u ndane kufijte, edhe ishin nenshtetas grek, pavaresisht se me kombesi shqipetare, ashtu sic ka nenshtetas shqipetare me kombesi greke, pra ishin nje pakice kombetare shqipetare ne Greqi, ku kishin te drejtat si qytetare te atij shteti dhe te drejten e prones. Ata kaq duan, te kene te drejten e prones, dhe marrja e nenshtetesise eshte thjeshte nje ceshtje teknike. Qe te kalosh pronat e Camerise nen administrimine  shtetit shqipetar, do te thote qe qellimi te mos jete rikthimi i pronave, por aneksimi i Camerise, dhe keto jane dy ceshtje te ndara nga njera tjetra. Se pari camet duhet te kene te drejten mbi pronen e tyre qe ju eshte hequr ne menyre te jashteligjshme, dhe pastaj se nen kufijte e cilit shtet perfundon Cameria eshte nje ceshtje tjeter.

 Per mendimin tim camet nuk do ti fitojne ndonjenjere te drejtat e tyre perderisa nuk arrijne te sigurojne te pakten mbeshtetjen e plote te shqiptareve. Perderisa ata pozicionohen qartesisht ne anen e PD duke politizuar ceshtjen e tyre ky qendrim irriton pjesen tjeter te popullsise (qe eshte shumica) dhe ata nuk arrijne as te mobilizojne nje qendrim unik ne Shqiperi, pa folur pastaj cfare mbeshtetje mund te sigurojne jashte RSH. Si perhere ky fis shqiptare nuk di te pozicionohet me zgjuarsi, kjo mbase vjen nga niveli i tyre arsimor-kulturor qe me thene te drejten eshte pertoke.  Camet kultivojne me sukses paragjykime por jo mbeshtetje.

 

Nuk kame fakte qe camet pozicionohen me PD-ne. Per mua eshte nje ngjarje e shenuar qe aktualisht kemi 2 deputete te nje Partie qe perfaqeson camet ne parlament. Duan sduan tani politika shqiptare do te duhet qe here pas here te prononcohet per levizjet politike qe do te ndermarin te themi partia e cameve. Sigurisht sa me kompakt te jene ata dhe sa me larg te qendrojne nga 2 forcat politike kryesore aq me mire eshte per ceshtjen e tyre. Kam pershtypjen qe ky Idrizi eshte djale i zgjuar dhe do te dije si te drejtoje kete levizje nese edhe camet e tjere do ta mbeshtesin dhe nuk do te kete percarje.

Deputet me origjine came ne parlament jane te pakten 4, por ndoshta dhe me shume, a nuk do ja vlente qe keta te krijonin nje grup parlamentar me vete.

Nuk kame fakte qe camet pozicionohen me PD-ne

Mbi 90% te cameve po, jane me PD-ne, dhe po, ky qendrim i njeanshem ne politik nuk i ben mire kauzes te tyre, ( % me e madhe se e cdo krahine shqiptare ne mbeshtetje te pd-se eshte me camet). PD-ja ka 20 vjet qe cameve u merr voten dhe u ngre gishtin. Problemi kryesor i cameve eshte sic u tha edhe me lart niveli pertoke arsimor e kulturor i atij komuniteti. Ne Shqiperi kemi 40-50 mij grek maksimumi dhe kane parti e shoqata me vizion dhe  pozicionim te qarte, camet jane 200-300 mij e mezi kan nje gjysem parti, edhe ajo me gjysem-politikan amator. Per mendimin tim ceshtja came do te ishte shume me perpara nqs camet do te ishin perkrahes te PS-se dhe jo te PD-se. Berisha ka treguar se votat e perkrahesve te tij i mer te mireqena pa kthyer asnje nder. Ajo qe gjithmone kam patur veshtire te kuptoj eshte ky pozicionim aq i cuditshem i cameve me PD-n.

 Eshte interesante kjo e 90%-cit. E dine qe kane rene ne rrjete por vazhdojne me iluzionin se nje dite gjerat ne PD do te ndryshojne dhe se Berisha nje dite do te dale ne pension. Edhe 30 vjet ketu me keni, tha qetri.

Ttmsoia

Mbi 90% te cameve po, jane me PD-ne, dhe po, ky qendrim i njeanshem ne politik nuk i ben mire kauzes te tyre, ( % me e madhe se e cdo krahine shqiptare ne mbeshtetje te pd-se eshte me camet). PD-ja ka 20 vjet qe cameve u merr voten dhe u ngre gishtin. Problemi kryesor i cameve eshte sic u tha edhe me lart niveli pertoke arsimor e kulturor i atij komuniteti. Ne Shqiperi kemi 40-50 mij grek maksimumi dhe kane parti e shoqata me vizion dhe  pozicionim te qarte, camet jane 200-300 mij e mezi kan nje gjysem parti, edhe ajo me gjysem-politikan amator. Per mendimin tim ceshtja came do te ishte shume me perpara nqs camet do te ishin perkrahes te PS-se dhe jo te PD-se. Berisha ka treguar se votat e perkrahesve te tij i mer te mireqena pa kthyer asnje nder. Ajo qe gjithmone kam patur veshtire te kuptoj eshte ky pozicionim aq i cuditshem i cameve me PD-n.

 

 

Po ky shoku juaj heren e fundit qe takoj Papandreun nuk e permendi fare ceshtjen came. A e mbajti njeri thua?

Kjo nuk do te thote se e djathta ka bere ndonje gje me shume por nga e majta as qe ke shpresa se do ta bejne nje dite.

C'far shoku e ke llafin ti se ste mora vesh mire? As e djathta as e majta skan bere gje per ceshtjen came, biles as nuk e  kan diskutuar nje here ne parlament ne gjith keto vite. Per te qene korekt duhet thene se i vetmi qeveritar gjith keto vite qe ka pemendur ceshtjen came ka qene Ilir Meta. Berisha, Nano, Rama as qe e kan pemendur qofte nje here fjalen Cam apo Cameria.

Eshte per te ardhur keq por edhe camet,dmth nje pjese e shqiptareve qe kane jetuar matane kufirit te sotem jane pre e nje semundje te shemtuar politike te ngastrave,ose gardhiqeve me hunje druri! Ne vend qe camet te jene te unifikuar ne kerkesat e tyre jane ndare ne vija uji neper parcela,PD,PS.

Ore , edhe keta do ndahen pas ca koheve ne Parti per ....e qendrës djathtë me PS , e qendrës së majtë me PD , dhe disa pjesë si të persekutuarit çamë të djathtë dhe ata persekutuarit po çamë por antikomunistë të majtë.

Per cfare çështje çame flet ai IDRIZI që dikush si antishqiptar e ka mbajtur të heshtur për 50 vjet ???? smiley

Po pse nuk të mjafton kënga ty ...

Të ka rritur të ka bërë kaqe

Xhan , xhan moj manushaqe ....

Çështja çame z. Idrizi nuk është përfaqësi dhe e drejtë e Partisë suaj. Është politikë ZYRTARE e një shteti SERIOZ .

Po hajd mo me qe kullot në arat e Nanos , jepi një krah Zani Çaushit te K/Ministrisë si trim tribun i vegjëlisë .

Tjetër herë që të mos spekulosh në kurriz të Shqipërisë e të Shqiptarëve në tërësi ( ku përfshihet edhe krahina e Çamërisë ) formo sa të duash shoqata Çamerie , biles edhe me atentate e grupe terroriste por mos i ngatro rolet. Dmth mos e shtyp Iriqin me bythen e të tjerëve. 

 

Idris

Ke te drejte, ne nje shtet serioz, ceshtja came duhet te ishte politike zyrtare, por politikanet shqipetar skan bythe o lal, nuk plotesojne as kerkesen elementare per te qene politikan i nje vendi, qe eshte patriotizmi dhe dashuria per popullin tend.

Po te kishin shqipetaret mbeshtetjen e amerikes per ceshtjen came, politikanet shqipetar do rrihnin gjoksin kush e kush eshte me patriot e kush e kush ben me shume per ceshtjen came, ashtu sic bejne si patriota te medhenj per ceshtjen kosovare vetem se kan mbeshtetjen e amerikes.

Ne shqiperi meren me politike i bardh dhe i zi,(dmth te ndershem dhe te pandershem)por politikane nuk ka,ka xhyvelizem,metaizem,rryma uji per mullinje bloje,qe punojne per miellin e gjermanit italianit,grekut serbit! smiley

 po cfare ceshtje came... 

ka shume pak shtete sot ne bote qe nuk kane pakica te shteteve fqinje brenda territorit te tyre. sikur te tere ta benin politike serioze te shtetit perkates planeti toke nuk do te existonte me shume se nje ore. 

sa per ameriken, qe ajo te luftoje per ceshtjen came i duhet me pare te jape New Mexico  meksikaneve. 

 

per mendimin tim cameve te pakten duhet tu jepet demshperblim mbi pronat e tyre ne greqi (duke perfshire edhe 50 vjet shfrytezim prone)

por kerkesa te tjera te ndyshimit te kufijve sot ne 2009 apo popullimi i krahines dhe kembim popullsie eshte kerkese ekstreme qe do i prishte pune paqes dhe prosperitetit te 2 popujve dhe gjithe ballkanit.

gjithashtu per informacion mbi ceshtjen came,qe te mos biem viktima te injoranteve dhe ekstremisteve te ndryshem.

 

golum,

Nuk jepet demshperblim po nuk u njoh nderkombetarisht genocidi ndaj Camve

Une mendoj se menyra si Camet po e ndjekin kete ceshtje eshte e gabuar

Ceshtja mendoj une duhet ndjekur pak a shume sic e ndoqen Armenet ceshtjen me genocidin  Turk dhe demshperblimin

Duhet kerkuar ne fillim boterisht te njihet ceshtja Came si genocid. Dhe pas kesaj mund te kerkohet demsperblim.

une besoj se demshperblim mbi pronen (e jo per genocid) mund te jepet me marreveshje 2 paleshe me greqine per te mbyllur situaten.

e theksoj mbi pronen, per arsye se ligjerisht greket nuk mund te vertetojne qe 25.000-30.000 came ishin bashkepuntore te gjermaneve.(qe sipas kushtetutes greke mund te konfiskohen pronat ne rast bashkepunimi me armikun).

kurse per genocid, i duhet cameve te vertetojne se nuk kane ikur vete nga frika e hakmarrjes (sic pretendojne greket), gjithashtu duhet te justifikojne edhe pjesmarrjen me ceta (komandant Nuri e Mezir Dino) ne ushtrite italiane dhe gjermane (1st mountain division  nen kolonelin gjerman Josef Remold) per te cilat ka foto,dokumenta dhe lista per ekzekutime e plackitje ndaj popullsise vendase, me firmen e Mezir Dino dhe kolonelit gjerman Remold.

ceshtja e sensibilizimit te situates per genocid eshte pak me ndryshe se armenet.

Ore se nuk po te kuptoj. Cfare do te thuash me faktin qe disa apo shume meshkuj Came u bashkuan me Gjermanin? Qe femijet dhe grate e tyre apo prinderit e tyre duhet te shfarosen, apo perzihen nga vatrat e tyre shekullore dhe ti mohohet pergjithmone e drejta per tu kthyer ne pronat e tyre? Po a e di ti se sa mijra Kosovare meshkuj kane qene ne radhet e ushtrise gjermane? Mos flisni budallalleqe. Camet duhet jo vetem te rimarin pronat e tyre por kush te doje edhe te kthehet per te jetuar ne atdheun e tij, pra ne Greqi. 

nuk fola ne baze te llogjikes se pergjithshme...por e theksova dhe me lart se, ne kushtetuten greke kane nje ligj ku thuhet se, ne rast lufte bashkepuntoreve te armikut i hiqen shume te drejta civile dhe u konfiskohen pronat.....

nese camet shkojne ne gjykatat nderkombetare, (ps.strasburg) nuk e hapin dot procesin nese nuk e kane bere gjyqin e shkalles se pare ne vendin ku pretendohet se eshte shkelja e ligjit (pra ne greqi).

dhe po e hapen procesin ne greqi,,,,automatikisht do funksionoje ligji grek i konfiskimit te pronave ne rast se vertetohet bashkepunimi me gjermanet.

por problemi nuk qendron te ata qe kane bashkepunuar, (te cilet nuk kane asnje shans per ti marre pronat), por te nje pjese tjeter e cameve qe nuk ishin te perlyer ne kesilloj punesh, dhe u debuan padrejtesisht.

Ate gjyqin e shkalles se pare e kane fituar ne vitin 1980 ne gjykaten e Janines ata, atehere u kerkua dhe te ktheheshin, packa se rrethanat ishin te tjera dhe udheheqia e PPSH deklaroj;

se s'kane nevoje ata per ato prona, kane ketu ne shqiperi sa te duash!!!

Normale kjo zgjidhje qe propozn por te mos harojme se jetojme ne Ballkan dhe prandja mendoj se eshte nje zgjidhje idelaiste e pa mundur te realizohet ne Ballkanin e mbushur me shovinizma, nacionalizma ekstreme dhe urejtje fetare. Prandaj mendoj se duhet nderhyrja  ndekrombetareve dhe qe kjo te realizohet duhet gjetur menyra te nderkombtarizohet ceshtja Came

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).