Borges-i kishte internet

Homazh në 110-vjetorin e lindjes së Jorge Luis Borges-it (1899-1986)

 

Për shkrimtarin argjentinas Jorge Luis Borges thuhet se është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX, një fenomen letrar që ka lënë gjurmë në tërë letërsinë universale. Ndërsa për letërsinë argjentinase ka një cilësor: letërsia përpara dhe pas Borges-it. Si homazh për këtë përvjetor të tij zgjodha një kuturi të mrekullueshme që ndesha një natë në internet, kur përhumbesha duke vozitur brenda tij, si brenda labirin-teve të Borges-it, ku tërë universi ngjante me një Rrënojë Rrotullare dhe, ku vetë "kuturia" kishte shijen e fiksioneve (trillimeve) të tij. Ja ç‘thotë "kuturia":

"Borges-i kishte internet. Le ta fillojmë këtë logjikë duke thënë se Aleph-i, për shumë vëzhgues, nuk është veçse Web-i, sipas përshkri-mit që i bën personazhi i Carlos Argentino Daneri-t këtij vendi që i jep titullin vetë tregimit të famshëm të Borges-it: Vendin ku ndodhen, pa u ngatërruar me njëri-tjetrin, të gjitha viset e globit, parë nga të gjitha këndet. Më tej, kur rrëfimtari përshkruan eksperiencën e tij si vrojtues i Aleph-it, gjejmë atë që mund të qe dëshmia e një fillestari në Rrjet, i cili, tek mrekullohet, rrëfen me pasion udhëtimin e tij vozitës në Internet: Pashë detin me një mizëri njerëzish, pashë agimin dhe mbrëmjen, pashë turmat e Amerikës, pashë një rrjetë të argjendtë merimange në qendër të një piramide të zezë, pashë një labirint të thyer (ishte Londra)...

Përnjëherë më pas, gjejmë diçka që ka të bëjë me chat-in, a me një shkëmbim e-mail-esh: … pashë sy të pafundmë të njëkohshëm që zhbironin vetveten tek unë si në një pasqyrë, pashë të gjitha pasqyrat e planetit, por asnjëra nuk më pasqyroi... Ajo që pason është një përshkrim vendesh, sendesh dhe ndjesish fort të përziera: ...pashë në një oborr në rrugën Soler po ato plloça që kisha parë përpara tridhjetë vjetësh në hajatin e një shtëpie në rrugën Frey Bento-s, pashë vile rrushi, dëborë, duhan, damarë metali, avuj uji, pashë shkretëtira ekuatoriale në formë konvekse dhe çdo kokrrizë rëre që i përbënte, pashë në Inverness një grua që s‘kam për ta harruar kurrë, pashë leshrat e furishme, trupin e hedhur, pashë një kancer në gjoks, pashë një rrotull dheu të tharë mbi një trotuar, atje ku më parë pat qenë një pemë, pashë një vilë në Androgue, një kopje të variantit të parë në anglisht të Plin-it, atë të Phileman Holland-it...

Është fort tunduese ecja në këtë udhë, porse fragmenti i mëposhtëm del e tepron për të thënë që: Vendi ku ndodhen, pa u ngatërruar me njëri-tjetrin, të gjitha viset e globit, i përngjan fort Internetit, në mos është Interneti vetë. Mbi këtë dyshim ngrihet hamendësimi se Borges-i e pat njohur Internetin, ja ngase e kishte në shtëpi, ja ngase e gjeti në bodrumin e Daneri-t. Ka detaje të holla që s‘mund të kalojnë pa u vënë re, siç është ai i asaj gruas që s‘kish për ta harruar kurrë, e cila, siç thotë vetë, e pa në Inverness, qytet i Mbretërisë së Bashkuar, emri i së cilës ngjan shumë me Internet. Po pse nuk e pa gruan, le të themi në Canterbury, Coventry apo Liverpool? Thjesht sepse asnjëri prej tyre nuk i përngjan Internetit.

Libri i Rërës
Por nëse referenca e mësipërme nuk mjafton, ka edhe më. Në Librin e Rërës, që në fillim fare, Borgesi, pa dashur, zë e përcakton sërish internetin për lexuesin, ndonëse, kësaj here, nga pikëpamja matematikore: Vija është e përbërë nga një numër i pafundmë pikash; plani nga një numër i pafundmë vijash; volumi nga një numër i pafundmë planesh; mbivolumi nga një numër i pafundmë volumesh... Nga ky përcaktim, ç‘të jetë tjetër Interneti, përveçse një mbivolum i përbërë nga një numër i pafundmë volumesh? Më tha se libri i tij quhej Libri i Rërës, sepse as libri dhe as rëra nuk kanë fillim e fund, rrëfen më pas. Web-i, njëlloj si rëra, as ai nuk ka fillim e fund. Më pas, shitësi i librit i raporton rrëfimtarit: Numri i faqeve të këtij libri është saktësisht i pafundmë, asnjëra nuk është e para, asnjëra nuk është e fundit... Nëse hapësira është e pafundme, ne gjendemi në një pikë çfarëdo të hapësirës. Nëse koha është e pafundme, ne jemi në një pikë çfarëdo të kohës. Vetëm me një PC të lidhur me Internetin mund të arrinim këtë pikëvrojtimi në hapësirë dhe kohë.

Varësi
Porse ky rrëfim nuk mbetet këtu; efekti që ka Libri i Rërës te protagonisti është njëlloj si varësia që krijon Interneti te disa përdorues. Kisha ende disa miq; nuk i pashë më. Rob i librit, pothuaj nuk dilja fare përjashta... Verës po i vinte fundi kur kuptova se libri qe i përbindshëm. Nuk më shërbeu për asgjë fakti që kuptova se edhe unë vetë isha po aq i përbindshëm, unë që e shikoja atë me sytë e mi dhe e prekja me dhjetë gishtat dhe thonjtë e mi. Ndjeva se ishte një objekt prej ëndrre të ligë, një gjë e turpshme që përdhoste dhe gërryente realitetin. As kritikut më të ashpër të Internetit nuk i ka shkuar në mendje ndonjë frazë që t‘ia kalojë kësaj.Gjer këtu pamë se si Borges-i jo vetëm qe i aftë të përcaktonte internetin, por edhe të përshkruante pasojat e tij te përdorues të dobët. Por ka edhe çudira të tjera, diçka që tregon për origjinën e Internetit. Të paktën këtë përshtypje të jep historia e bibliotekës së Kongresit të botës, projektit delirant të multimilionerit uruguaian Alejandro Glencoe, personazhi i tregimit Kongresi, i cili aty nga fundi i shekullit XIX mendoi të krijonte një lloj qeverie apo këshilli përmbindërkombëtar, që ta drejtonte vetë si president. Ata që e ndihnin në këtë ndërmarrje, vendosën që organizmi të ketë bibliotekën më të mirë të botës, të cilën fillojnë ta krijojnë me tekstet më të epërme të epokës: ...atlaset e Justus Perthes-it dhe enciklopeditë e gjëra dhe të shumëllojta, që nga Historia Naturalis e Plin-it dhe Speculum-i i Beauvais-ë, gjer te labirintet e këndshme të enciklopedistëve të shquar francezë, të Britannica-s, Pierre Larrousse-it, Brockhaus-it, Larsen-it dhe Montaner y Simon-it.

Në këtë pikë, çdo kritikues është në gjendje të thotë: Ky nuk është Interneti, sepse Interneti nuk është vetëm e mira, e sakta dhe kompleksja, por edhe e keqja, e pasakta dhe e vagullta. Por të mos ngutet, sepse edhe kjo e fundit gjendet në bibliotekën e Kongresit të Botës, pasi personazhi i quajtur Twirl, pasi evokon Plin Riakun në fjalët: nuk ka libër sado të keq që të mos ketë diçka të mirë, propozon blerjen e papërjashtimtë të koleksioneve të shtypit, të 3.400 kopjeve të Don Kishotit në formate të ndryshme, të epistolarit të Belmes-it, të tezave universitare, të faturave, të buletineve dhe programeve të teatrove. Gjithçka është dëshmi, paskësh thënë. Për ithtarët dhe mbrojtësit e Internetit, gjithë qelbësirllëqet që mblidhen në faqet dhe sitet e kota, përbëjnë dëshmi. Ka edhe shumë shembuj të tjerë që rrëfejnë se Borges-i kishte Internet, siç është Biblioteka e Babelit, apo sjellja e Funes Kujtesëshumit, porse e mira është që të zbulohen përgjatë eksperiencës së palodhshme të leximit, asaj që i lejoi këtij shkrimtari të shihte përtej kohës së tij". Këtu përfundon "kuturia" që, sidoqoftë, është imagjinuar nga dashuria për Borges-in. Lexuesi shqiptar do ta ketë të lehtë ta shijojë, pasi i njeh fiksionet e tij të përmbledhura në librin Vdekja dhe Busulla. Dhe ndërsa sot nuk është e lehtë të përcaktohet në vlerën e tij të vërtetë Interneti, nuk është e lehtë të njihet mirëfilli e mira dhe dëmi që i sjell njeriut modern, për Jorge Luis Borges-i, edhe pse nuk arriti ta njihte, sërish duket se nuk qe vështirë ta përcaktonte dhe ta ndërtonte shumë kohë përpara se të lindte Internetin, në universin e tij fantastik.

27 Komente

Meqe ra fjala, shume shume shpejt (mbase para Vitit te Ri, nuk e di mire...), lexuesi shqiptar do te kete dhe nje vellim tjeter me tregime te Borges, ku njeri prej tyre mund te vije keto dite dhe ne faqet e peshkutpauje, pikerisht nje tregim qe mund t'i kujtoje ndonjerit diçka te para ca diteve...

 

Po, e dashur. Prej frangishtes se bekuuur, do te thoshte Saliu.

Hurbinek,

A mund të sjellësh ndonjë shifër se sa është numri i botimeve origjinale në Frëngjisht në një vit? Një shifër për 1996, për botimet gjithsej, flet për 34766 tituj. Po e mesatarizojmë si 30 mijë botime në vit. Çka, për 20 vjetët e fundit, na jep 600 mijë tituj. Arsyeja ta do që një % e madhe e tyre i bie të jenë botime frëngjisht në origjinal. Me gjithë këto botime frëngjisht në origjinal, sa i përshtatshëm të duket përkthimi, prej frëngjishtes, i një libri shkruar së pari në një gjuhë tjetër? Nuk të duket se është praktikë që nuk duhet ndjekur? Fjala vjen, nëse tani dikush të dilte e të thoshte që do të botohej Le Clezio i përkthyer nga rusishtja, apo gjermanishtja, çfarë shije do të të linte ky njoftim?

Me iku nje mesazh i gjate, nuk e di ç'pati.

E prisja verejtjen, prej javesh, muajsh dhe vitesh. Por kam frike se ne te dy besojme ne filozofi te ndryshme. Dhe e kam shume te veshtire te te nxjerr nga istikami, ashtu si ti mua.

Kjo eshte nje çeshtje e tere, dhe nuk besoj fare se mund ta zgjidh une ketu. Kam shkruar gjate per kete pune, gjithandej neper keto faqe. Por meqe nuk e vleresoj dhe aq shume veten, per t'i ruajtur mesazhet e mia dhe per te mos perseritur veten, atehere me duhet te terhiqem per arsye lodhje dhe rraskapitje te tmerrshme. Une punoj, jshm. Punoj ne menyren time. Ashtu si ti ne tende. Te mos ndihemi te detyruar t'i shfajesohemi njeri-tjetrit per punerat tona.

Te pershendes, gezuar festat e fundvitit, dhe shendet mbi te gjitha.

Nga ky përcaktim, ç‘të jetë tjetër Interneti, përveçse një mbivolum i përbërë nga një numër i pafundmë volumesh?

A ka njeri që e merr vesh këtë analizë, apo është thjesht një test Rorschach për autoren?

Me kujtohet nje interviste e Nabokovit. Gazetari e pyet se cilet autore bashkekohore (vitet 60-70) i pelqejne Nabokovit, dhe ai permend Borhesin dhe Robbe-Grillet. Pastaj Nabokovi thote se kur e lexoi per here te pare Borhesin (bashke me gruan e tij Vera) ju duk sikur ishte ne pragun e nje shtepie te mrekullueshme (ekzaktesisht keshtu thote) por kur vazhdoi ta lexoje me tej kuptoi qe pas pragut nuk kishte fare shtepi.

 

Qe Borhesi do vazhdoje te perkthehet ne shqip eshte gje e mire se pak e njohin ne Shqiperi, por keto analizat si kjo e Mira Meksit jane te kota. Pse t'i japim Borhesit merita per gjera qe nuk i ka. Shprehjet si "Borhesi parashikoi internetin" etj., jane marrezira.

Pershendetje Laert,

Sigurisht qe ideja e parashikimit te internetit eshte nje keqkuptim. Mbase dhe Mira Meksi nuk ka pasur ndermend kete, por nuk e di mire. Mbase as ajo nuk e di mire perse eshte futur ne kete hulli.

Po te ishte se Borges ishte parashikues (qe nuk shihte as dy metra para kembeve te veta !), atehere i bie qe edhe qitapistet e Aleksandrise ishin chatues dhe stergjysher te Bill Gates. Sepse edhe ata mendonin te krijonin nje biblioteke ku te gjendej e tere dituria e botes. Kjo puna e diturise dhe e mençurise ua ka shpuar mendjet te gjithe njerezve te medhenj qe kane pasur diçka ne dore. Por te behet lidhja me internet e gjera, kur ne fakt interneti ka marre udhe thjesht si nje sipermarrje e kufizuar per nje kompani te veçante, kjo eshte pese me hiç.

Po, qe Borges kishte nje tru te veçante, kjo po. Kujtesa e tij mund te kape kapacitetin e nja tre-kater elefanteve. Lexonte tmerresisht, dhe kapte po aq. Kur u verbua fare, diku andej nga vitet 50-60, merrte dhe nje çunak te vogel per t'i bere lexim. Cunaku quhej Alberto Manguel, sot jeton ne Paris. Ky tipi eshte i semure fare : eshte nje biblioteke e gjalle. Duke lexuar per Borgesin, eshte bere me keq se Borgesi. Ka shkruar nje ese teper te bukur "Nje histori e leximit", ku ç'nuk ka futur brenda : vete eseja eshte nje biblioteke. Cudi.

Qe thashe pak me lart se Borgesi do te botohet shume shpejt ne Tirane, kjo nuk ka asnje lidhje me shkrimin apo idene e Meksit. Pavaresisht broçkullitjeve tona mbi Borgesin apo nenen e tij, ai duhet perkthyer dhe lexuar, thjesht per hir te asaj çka ai percjell tek lexuesit.

E habitshme ku "jetonte" Borges : sa ne Argjentinen e pampas dhe gauchove, aq dhe ne sagat e Islandes.

Por mbase do te flas perseri mbi te, me teper, dhe ne nje vend tjeter. Por mbase dhe ketu, thjesht per kenaqesi.

Te kuptoj fare mire Hurbinek, ashtu sic kuptoj dhe dashurine e madhe per letersine amerikano-latine qe ka Mira Meksi. Por problemi im me Borhesin te cilin e kam lexuar ne origjinal dhe mund te them se kam lexuar 95% te tregimeve, eseve dhe poezive te tij eshte se i japim me shume vlere se sa ai ka. Une kritik letrar nuk jam, thjesht nje lexues, por duhet ta pranojme qe Borhesi nuk ishte as tregimtari me i mire gjer me sot, as me i madhi shkrimtar i shekullit XX.

 

Prandaj, e fillova komentin tim te meparshem me Nabokovin i cili megjithese ishte nje snob aristokrat ka thene dicka me mend per Borhesin qe e kam pare dhe tek kritike te tjere. Borhesit i mungon thellesia qe shohim tek Kafka, tek Prusti, tek Cehovi (per te marre nje tregimtar, ndoshta me te madhin). Tregimet dhe esete e Borhesit duket sikur te shkasin mes gishtave, nuk kane themel. Te mahnisin heren e pare qe i lexon por heren e dyte e ke te veshtire t'i cosh gjer ne fund. Mungon zhvillimi i personazheve, ose me mire te themi qe personazhe jane margjinale, e plot gjera te tjera. Por kjo nuk do te thote qe nuk duhet ta lexojme.

 

Sa per kuriozitet: kur del ai libri i Borhesi, kush e ka perkthyer dhe cilat tregime ka?

Jam pothuaj plotesisht dakort me ty. Borges nuk eshte as tregimtari (rrefyesi, i them une) me i mire i shekullit, as shkrimtari me i madh. Kjo eshte e qarte tashme. Borgesi, terheqja qe ai ushtron ndaj lexuesit bazohet dhe ne nje lloj admirimi per nje veper e cila i kalon caqet e rrefimit. Sepse ai ishte psh rrefyes, ishte eseist i shkelqyer, dhe ishte nje erudit i jashtezakonshem. Dhe siç e di dhe ti, erudicioni eshte diçka qe e magjeps bashkebiseduesin (dhe ketu do te ishim krejt kunder Heideggerit te cilit nuk i interesonte fare kjo, ngaqe mendonte se kjo e zhvendos mendjen e njeriut nga thelbi - kujto psh pasazhet kur flet per interesanten apo per kureshtjen e cila eshte e kunderta e keqyrjes, nejse).

Ne lidhje me thellesine : Po, e vertete, Borges nuk eshte Kafka (madje ne Bisedat e tij ai flet per Kafken si nje universal), dhe as Proust qe i pati thene trurit te tij "shendet se une vajta".

Por nuk do te jem aq dakort ne lidhje me zhvillimin e personazheve. Vertet qe ata trajtohen shkurt, por ideja e tyre ze vend mire ne mendjen tone. Nganjehere i meshohet ngjarjes, e nganjehere personazhit. Ngjarjet e tij, te pakten ato qe rrefehen ne "Raporti i Brodie" (kalimthi : Raporti i Brodie dhe Libri i reres do te vijne bashke ne nje vellim) jane ngjarje gjysme reale gjysme te trilluara, te thjeshta, por me nje domethenie. Kuptohet qe kenaqesia e leximit nuk ndalet vetem tek ngjarjet (ai beri kete dhe ate) por edhe tek menyra e shkrimit (si e beri ai kete dhe ate).

Besoj se kjo eshte pak a shume ne lidhje me kureshtjen tende smiley

Laert, shijet jane shije dhe natyrisht nese thua qe Kafka te pelqen me shume se Borges-i, me siguri do t'kesh menyren tende te leximit te thellesise se autoreve qe permend, menyre te cilen e respektoj.

I vetmi problem qe kam eshte shkoqitja logjike e kesaj fraze:

"Une kritik letrar nuk jam, thjesht nje lexues, por duhet ta pranojme qe Borhesi nuk ishte as tregimtari me i mire gjer me sot, as me i madhi shkrimtar i shekullit XX" 

Nga pozitat e lexuesit te thjeshte personalisht pres gjykime individuale, pres te me thote psh qe Borges-in s'e lexon se eshte i komplikuar, i merzitshem, se ka gjera te tjera me zbavitese per te bere, e ku di une cfare akoma, por s'pres te me thote qe, pasi ka lexuar ne origjinal 95% te vepres, ka dale ne perfundimin qe ne te gjithe, bashkarisht, duhet ta pranojme qe Borges-it i japin me shume vlere nga sa duhet (kush? ketu te Peshku i japim me shume vlere?), apo qe Borges-i s'paska thellesine e Proust-it.

Si lexuese e thjeshte, po te kujtoj qe behet fjale per dy lloje te rrefimit krejtesisht te ndryshme njera nga tjetra dhe qe Borges-in mund ta akuzosh per gjithçka, edhe per mungese talenti, per poezi pa poetike, etc. , vetem qe s'ishte i thelle s'mund te thuash.

Mbi c'baza e gjykon qe psh "Nueva refutacion del tiempo" qenkesh nje qasje e ceket?

Vallahi Finoche, i ka ca tregime ky Borges, qe ska bir nene qe iu bie ne te. Jane te bukura, e merr vesh qe ka diçka, por teper e veshtire per ta shpuar. Ka shume nenkuptime, duhet rremuar mire per te gjetur fillin. I thelle eshte ai, kete s'kemi pse e themi, pavaresisht se personazhet nuk kane trajtimin alla Proust me nje lume fjalesh. Per veten time, me pelqen goxha.

Nuk di a e pe nje tregim qe e tregova me fjalet e mia (hokatare) tek tema e Ana, dhe qe e shuan pa nje pa dy (sa turp !). Shume i koklavitur. E keshtu.

Jo, tregimin per fat te keq s'e pashe. Shume e zene me pune keto dite smiley

U pa puna, do ta tregoj edhe njehere, shpresoj te mos e fshijne kesaj rradhe. Ose fundja, nqs ka ndonje administrator rrotull, a nuk mund ta transferoni ate postimin ketu, ju lutem ? Gjendet tek tema e Ana H, perkthimi i poezise se Bukowskit. Please, po qe se eshte aty, silleni ketej.

ps : epo helbete, viti i ri, duhen bere llogarite sa meleona kopanisem neper llogarira e dysheqe smiley

Une nuk thashe qe Kafka apo Prusti me pelqejne me shume se Borhesi, thashe qe Borhesi eshte i mbivleresuar. Kam pershtypjen se episodi me Nabokovin shpjegon gjithcka.

 

Borhesi ishte inteligjent, kishte lexuar shume, dhe kete e pranojme, deri diku ishte origjinal, por i mungon ajo thellesi mendimi qe e ben Kafken, Cehovin, Prustin, Hesin e ndonje tjeter te rilexueshem. Borhesi ne cdo tregim apo poezi kapte nje ide te caktuar, pergjithesisht qe kishte te bente me idealizmin ose dicka tjeter. Kur e lexon per here te pare te ben pershtypje por me vone nuk ka me vlere, idene e kape heren e pare, te dyten cfare do kapesh?

 

Borhesi ja ka borxh ne nje mase te madhe famen e tij postmodernisteve. Calvino, Cortazar, Danilo Kish ne Ballkan, se fundi David Foster Wallace etj., etj., qe kerkuan te benin dicka ndryshe dhe gjeten frymezim tek Borhesi qe si cdo imitim behet keq.

 

Une nuk dua te shaj njeri sepse shkrimtaret ne pergjithesi i respektoj por kam pershtypjen se Borhesi dhe letersia amerikano-latine eshte e mbivleresuar pergjithesisht. Mua me cudit fakti qe njerezit lexojne me shume Borhesin, Sabaton, Markezin, Kortazarin etj., ne vend te Herman Hese, Tomas Man, Tomas Bernhard etj., etj.

 

Episodi me Nabokovin, sipas meje, tregon c'mendonte Nabokovi per Borges-in, asgje me teper.

Ty mund te te pelqeje letersia gjermane dhe austriake. Mire fare! Po s'ka bir nene te me provoje qe Bernhard qenkesh me i madh se Cortazar ose anasjelltas. Jane qe te dy shkrimtare qe adhuroj, por jane aq te ndryshem njeri nga tjetri sa kriteret per t'i vleresuar nuk ekzistojne. Eshte si te thuash molla s'me pelqen sepse s'ka shijen e portokallit.

Ka nja dy tregime Borges-i o Laert, si psh. "Funes el memorioso" qe jane si guret qe bien mbi Toke nga universi e qe jane ngjizur prej elementesh qe s'i njohim. Borges-i e vlen meshen e rileximit qe c'ke me te!

Nje nga iluzionet e postmodernisteve qe aq shume e dashuronin Borhesin eshte se gjithcka eshte relative keshtu qe eshte e pamunudur te thuash qe Bernhard eshte me i mire se Cortazar. Une nuk deshiroj te vazhdoj me kete bisede pasi duket e pavlere. Borhesi mbetet nje shkrimtar interesant, deri diku origjinal, por shume larg shkrimtareve vertet te medhenj.

 

P.S Nuk me pelqen letersia austriake apo gjermane ne vecanti, thjesht i mora per shembuj.

Po eshte normal, Laert, sepse fundja Borges nuk ka shkruar roman ne jete te vet. E nje shkrimtar qe s'kalon nga romani, sikur i mungon diçka. Megjithate, Borges ishte nje tregimtar, rrefyes, shume i mire. Nder me te miret. Flas ne prozen e shkurter. Sepse ti krahason Proustin qe ia kepuste treqind faqe per xhelozine e Honorese, me Borgesin qe keto gjera i thote me tre faqe sepse aq eshte tregimi.

Per Cehovin, ke te drejte. Mund te jete me i madhi fare, ne gjinine e tregimit.

E cuditshme! Ne vend qe kjo goca te grishe kuriozitetin e lexuesit, ta rizbuloje ate para publikut te interesuar, te na thote se cfare eshte ky Borges-i ne pyllin  e pafund te krijimtarise, cfare tha si te vecante dhe cfare i la kesaj bote si trashegimni, ben nje shkrim kriptogram duke aluduar per mendjen enciklopedike te Borges.  Gjynaf, eshte dhe goc e mencur.

 

Hurbi, ate frazen budallaqe me dy kodrat e ndryshme dhe fushat e njejta , Borges  e ka shpikur? Tek Biseda thote dicka  per malet gjithandej  te ndryshem dhe fushen mistike kudo njelloj.

Po, dhe madje tregimin do ta sjell ketu, si ne forme dhurate per Krishtlindje (bej shaka, sigurisht). Por do ta sjell vertet, per hir te mundimit qe moren shume vete ketu, sa per te pare dhe versionin borgesian. E paske kapur mire ate pasazhin, ashtu thote vertet.

____

J.L.B. : Fusha është njëlloj në të gjitha vendet e botës. Shikoni, kam vajtur në Oklahoma dhe në provincën e Buenos Aires, dhe nuk dyshoj fare se po të shkoja në stepë, do të ishte e njëjta gjë. Përkundrazi, çdo mal është i ndryshëm, apo jo ? Pirenejtë, për shembull, nuk ngjajnë me Alpet, Alpet nuk ngjajnë me malet Shkëmbore, edhe pse malet Shkëmbore ngjajnë pak me Kordilieret, por ata janë sidoqoftë të ndryshëm, në dallim nga fusha e cila është kudo njëlloj.

_____

Jorge Luis Borges, Biseda, Tirana Times, 2009.

Egzakt! smiley dhe me qe jemi ke Biseda, me ben pershtypje sigurisht mendja e tij/kujtesa qe googlon nga greqia antike ne Japoni, por me habit fakti qe, kur zbulon gjykimet e tij rreth letersise ndalet goxha tek Kafka, madje vlereson Kipling, kurse per burimin ne "token e tij", realizmin magjik, nuk thote asgje.

Me ra ne sy kjo dhe prandaj po pyes, di ndonje gje, ca thuhet andej nga kritiket e krijimtarise se Borges rreth ketij fakti.

Nuk jam fort i sigurte qe Borges futet ne rrymen e realizmit magjik. Mendoj se vendi i tij me i mire eshte "rrefimi fantastik".

Borges, me sa kam mundur te kuptoj, ishte ca larg letersise se mirefillte latinoamerikane, me bestytnite dhe zakonet e saj. Madje ai flet shume shpesh per boten anglo-saksone, per nordiket sidomos, Islandezet. Edhe ne shpjegimet e tij mbi identitetin e Argjentinasve, ajo qe del me teper eshte se ai e mban veten per nje Europian te kulluar, sigurisht qe me nje fije krenarie per Argjentinen, e cila, sipas tij, dallon nga vendet e tjera latinoamerikane. Bashke me Uruguajin, Argjentina eshte vendi me i paster europian (flas nga etnite) dhe ku elementi vendas (Indianet) nuk ngrejne pothuaj asnje peshe.

Kur e lexoj, Borgesi me duket nje etnocentrist, i mbyllur mbi prejardhjen e tij te fisme te bardhe, dhe pa ndonje kureshtje te madhe per gjuhet apo kulturen vendase indiane.

Kam degjuar ne Paris, ne panairin vjetor te Librit, nje shkrimtar te njohur meksikan qe fliste per Borgesin, duke thene se Borgesi ishte ca mendjemadh ose ca shperfilles ndaj fatit te Indianeve. Mbase ka qene vertet keshtu. Sidoqofte, ne shkrimet e tij, Indianet nuk zene shume vend. Krejt ndryshe nga shkrimtare te tjere latine (Marquez, Rulfo, psh) ku elementi vendas eshte frymezuesi kryesor.  

Nuk pohova qe futet ne rrymen e realizmit magjik.Permenda qe nuk flet per kete letersi(Asturias, Cortazar, Llosa, Marquez ) si te thuash e anashkalon kete fakt. Pjesa tjeter mbase eshte ashtu sic thua ti, eurocentrizmi i tij, vecimi i faktit qe ARGJENTINA  nuk ka "argjentinas" por spanjolle dhe italiane, shpjegon gjithcka.

@ Finisterre,

Meqe nje admin. u tregua zemergjere per rishfaqjen e "perralles", po e sjell ketu, dhe te lutem, Finisterre apo Leart apo Spiritus apo kushdo, me thoni nja dy fjale mbi thellesine e ketij rrefimi. Une per vete nuk e kapa mire lidhjen e pasqyres, maskes, fjales se mistershme, dhe thikes. Ndonje borgesian i regjur (Laert, psh ?) mund te na sjelle ndonje tregues, nese e mundur.

OK, ja "perralla" :

Na ishte nje mbret. Diku andej nga Veriu i Europes, ne Irlande. Edhe ky mbreti fiton nje lufte te madhe. Edhe therret nje poet. I thote keshtu :

O poet, dua te me qendisesh nje poezi te bukur shume, qe kjo fitore te gdhendet njehere e mire, sepse keshtu duhet : fitore e madhe, fjale te medha.

Mire, thote poeti, kaq gje mund ta bej sepse une di kete e ate, ku vihet pika e ku vihet presja, ku nje rime e ku nje metrike, mos ki gajle ti se ta qendis lala fet e fet. Sa kohe me jep ti plako ? Mbreti thote : deri sa te vijne bilbilat prej jugut, nje vit te tere.

OK. Iken poeti, vjen pas nje viti, poezia gati. Del para klases, edhe reciton permendsh : keshtu e ashtu, ku i mori e ku i la.

Mbreti u kerrnaq fare. Edhe u ngrit ne kembe e tha : degjo poeto, ti e paske qendis shume bukur kete vjershen, s'paske lene gje pa thene. Madje, edhe po te na humbasin fare ç'eshte shkruar deri tani, ska gje sepse kemi kete gjene tende. Por ama, vjersha jote nuk tha ndonje gje te re, sepse te gjitha keto i dija, por ti ke meriten qe i ke mbledhur bashke. Madje do te jap urdher te na bejne nja ca qindra kopje. Dhe te them te drejten, vjersha jote as na e pershpejtoi gjakun, as na e mori frymen. Edhe une, si burre i mire qe jam, do te te jap nje pasqyre te arte.

Poeti ia kthen : te falenderoj dhe te kuptoj.

____

Eh mire, ne krye te vitit tjeter, poeti erdhi me nje vjershe te re. Edhe fillon, por kesaj here, jo permendsh. E lexonte i shkreti dhe madje ngaterrohej nganjehere. Fjalet ishin te çuditshme, lloj-lloj metaforash e gjera, si pa lidhje, me nje fjale.

Ky mbreti thote me vete : ç'e paska gjetur poetin keshtu. Edhe ngrihet dhe thote : degjo ti çuno, ajo e para i thoshte te gjitha. Kjo e dyta i tejkalon ato, ama i rrafshon fare. Kjo e dyta ta merr frymen, vallahi une u mahnita fare. Madje, e di si eshte puna ? Kete vjershen do ta ruajme ne nje kuti, tek pulle, asnje kopje tjeter. Edhe do te te jap nje maske te arte.

Poeti ia kthen : te falenderoj dhe te kuptoj.

____

Kalon viti, poeti kurrkund. Con fjale mbreti, ka humbur poeti, ma sillni ketu. E sjellin kete te shkretin, ky thote : jo une dua vetem per vetem me mbretin, ikni ju çunat e tjere. Eh mire, keta bashke. Mbreti tani : po he more, nga humbe ? Poeti : rri mbreto se me ka gjete belaja, kam shkruar diçka, por me mire te mos e kisha shkruar. Mbreti : po thuama ore vetem mua, ajde nashti, tundu.

Poeti nxjerr vetem nje fjale, tek pulle, hiq vendos, ajo. Mbreti zgurdullon syte, dhe e mermerit ate fjalen. Edhe i thote poetit :

Shiko plako, une kam shetitur gjithandej, kam pare vende qe vallahi as me teletajp s'do t'i kishe pare, por poema jote eshte me e bukura ne bote, mrekullia e mrekullive. I thote, pashe zotin, nga te erdhi ky frymezim ?

Poeti i thote : vallahi s'di ç'te them, por nje dite u çova ne mengjes, dhe kisha ne goje ca fjale te pakuptueshme. Edhe mendova mos ka bere ndonje mekat nga ato qe s'ti fal as Perendia. Ky mbreti i thote : po vallahi, te dy kemi bere mekat : kemi njohur Bukurine, e kjo s'eshte per njerezit, tani duhet te shpaguajme. Edhe do te te jap nje kame te arte.

Iken poeti, sa del nga dera, ther veten. Kurse mbreti, eshte ende endacak ne Irlande duke lypur me shkop e traste.

_________

Nashti pyetja eshte :

Cfare mund te kete shkruar ky poeti, se ma lujti tepelekun e kokes !

T'i rikthehem edhe njehere kesaj internetkes se Borgesit. "Kongresi" ashtu ishte, siç thote Meksi, por fundi i Kongresit na jep nje tablo tjeter. Fundi na thote se "internetka" nuk ishte asgje para jetes se vertete dhe se gjithçka duhet te kaloje ne zjarr. Here pas here, thote njeri aty, duhet djegur Biblioteka e Aleksandrise. Sepse qellimi i "internetkes" nuk merrte diçka parasysh, qe Kongresi eshte universi, qe gjithçka ne kete univers eshte nje "kongres" apo nje "internetke", dhe se asgje ska kuptim para nje buzeqeshje femije apo dashuriçkave neper Londer me parate e sherbimit.

Shkurt, Borges thote se "internetka" s'vlen fare, dhe se nje poç vere apo nje nate shetitje ne Buenos Aires eshte nje "internetke" me vete. E keshtu puna, pak a shume, por me teper shume se pak, e me pak pak se shume.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).