Blendi Klosi hedh në erë bojkotin: Do kthehemi në Kuvend para datës 7 mars

Në ditën që duhet të ishte dita e tregimit të muskujve të PS-së ndaj qeverisë, Blendi Klosi hedh në erë planin e bojkotit duke pranuar se do të kthehen në Kuvend para datës 7 mars. Deklarata e fortë e sekretarit organizativ të PS-së dhe një prej miqve të ngushtë të Edi Ramës është bërë dje tek TV “Ora news” në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve të orës 15:00.

I pyetur se ç’do të bëhet me mandatet e deputetëve socialistë nëse ata konsumojnë kohën që lejon Kushtetuta, Klosi është shprehur: “Ky është një qëndrim që e kemi thënë edhe me përpara, për të mos djegur mandatin që na ka dhënë elektorati, ne do të hyjmë në Kuvend para afatit kushtetues, domethënë para datës 7 mars".

Në këtë mënyrë, Klosi ka nxjerrë bllof ultimatumet e PS-së për hapjen e kutive e për zgjedhje të parakohshme që viheshin si kushte të panegociueshme për kthimin në Kuvend. Klosi tha se e kemi thënë dhe më parë, por në fakt nuk ishte thënë kurrë më parë nga asnjë mbështetës i bojkotit se ata do të ktheheshin në Kuvend para datës 7 mars. Vërtet zoti Rama ka shprehur në mbledhjet e mbyllura të grupit se mandatet nuk do digjen, por ai e ka përdorur këtë frazë në kuadër të sjelljes politike dhe jo si një afat konkret për rikthimin në Kuvend.

Mësohet se deklarata e Klosit ka qenë një bombë e vërtetë për selinë e PS-së dhe për kreun e saj Rama, i cili sapo kishte mbajtur një fjalim të ashpër ku kërkonte protesta të reja dhe zgjedhje të parakohshme, duke kërkuar largimin e Berishës nga pushteti. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se ka pasur debat mes Ramës e Klosit për këtë deklaratë, e cila në fakt nuk u ritransmetua më tej në televizionin ku u tha. Ndërsa Klosi, pasi u vu në bankën e të akuzuarve nga Rama e drejtues të tjerë të PS-së, e ka mohuar ta ketë thënë një gjë të tillë megjithëse për fat të mirë e kanë parë e dëgjuar teleshikuesit e “Ora news” dhe sigurisht një pjesë e mirë e PS-së.

 

27 Komente

Ajo qe me ben pershtypje ne kete artikull eshte nje ngazellim i gazetares apo kushdo qofte ajo (Zonja/zonjusha Gjoka) per deshtimin e pritshem te PS-se. Eshte kaq e lumturuar tamam sikur ka zbuluar ilacin ndaj sida-s dhe do te sherohet. Ja si e shpreh gezimin:

 Ndërsa Klosi, pasi u vu në bankën e të akuzuarve nga Rama e drejtues të tjerë të PS-së, e ka mohuar ta ketë thënë një gjë të tillë megjithëse për fat të mirë e kanë parë e dëgjuar teleshikuesit e “Ora news” dhe sigurisht një pjesë e mirë e PS-së.

Sinqerisht edhe une te uroj sherim te shpejt dhe te zesh mend nga gabimet qe ke bere ne te shkuaren moj zonjke/zonjushke.

po pse pikerisht data 7 mars si dite referimi?

se mos po e ben dhe ky si dritan prifti qe foli "nga koka e vet" smiley dhe pa lejen e partise, kur tha se do bashkepunonte me birishen, fill pas votimeve smiley 

7 marsi eshte data kur mbushen 6 muaj nga celja e sesionit te kuvendit.

Si do ti thone atyre demostruesve tani,hajde pellitni deri ne mars?

Hajde moto hajde,"do pellasim deri ne Mars".

Po pse pikerisht 6 muaj prej celjes se sesionit te kuvendit?

se pastaj i iken vendi punes smiley

skado mandati smiley 

Deri ne 7 mars sepse skadon afati i te qendruarit jashte parlamentit pa bere betimin, keshtu qe ligji kerkon te dergohet lista e dyte, prane KQZ.

Pra do te filloje zallamahia e dyte  e cila nuk ka te beje me me kutite por me ligjin, eshte i pranushem apo eshte i zbatueshem.

Pastaj vjen Korriku i vizave dhe Rama o do ta kete pranuar faktin per parlament, ose ka shkuar per lesh ne zgjedhjet per kryetare bashkie. Po i morri Sala vizat e kaloi vendin ne zgjedhej ete parakoheshme dhe Edi le te lepije vehten.

Po ky 6 muajshi vlen per deputetet qe kane bere betimin, apo per ata qe kane marre mandat dhe nuk kane bere betimin?

So what?? Dihej qe deputeteve te PS-se nuk do u digjej mandati. Edhe vete Edi Rama e ka thene kete. Do te hyjne para dates 7, qe mos tu digjet mandati, por bojkoti do te vazhdoje. Ku eshte lajmi ketu???

mos u beni edhe ju si anal-istat shqiptare. Mandatet nuk digjen dot. Sepse ajo puna e 6 muajshit eshte per deputetet, te cilet gjashte muaj rrjesht mungojne pa arsye, theksi tek pa arsye. Vendimi i grupit parlamentar ose i kryesise se PS per te mos u futur ne parlament eshte arsye (e arsyeshme apo jo, kjo eshte tjeter gje).

Pastaj ekziston edhe mosqartesia ne Kushtetute, se kur deputeti eshte deputet, kur merr mandatin si deputet nga KQZ, apo kur ben betimin.

Disa interpretues te ligjit thone qe deputeti eshte i tille ne momentin qe shpallet si fitues i mandatit te deputetit nga KQZ dhe se betimi, nuk eshte gje tjeter vetem se nje ceremoni solemne, e cila nuk ka te beje fare me anen juridike, dhe kjo me te drejte, pasi asnje nuk mund te hedhe ne gjyq nje deputet apo kryeminister per shkelje te betimit.

Disa te tjere thone, qe eshte betimi ai qe shenon pragun e fillimit te mandatit te deputetit.

Mirepo si quhet atehere nje "deputet" i cili ka marre mandatin nga KQZ, por nuk ka bere betimin?

Pyetja tjeter eshte, nese vlen ky afati gjashte mujor edhe per ate lloj deputeti qe akoma nuk ka bere betimin ?

mos u beni edhe ju si anal-istat shqiptare. Mandatet nuk digjen dot. Sepse ajo puna e 6 muajshit eshte per deputetet, te cilet gjashte muaj rrjesht mungojne pa arsye, theksi tek pa arsye. Vendimi i grupit parlamentar ose i kryesise se PS per te mos u futur ne parlament eshte arsye (e arsyeshme apo jo, kjo eshte tjeter gje).

smiley

Po ti deri tani po pyesje pse pikerisht ne 7 mars, pse pikerisht 6 muaj, dmth s'e kishe haberin as per pse-te. Tani fill u bere ekspert i kushtetutes? smiley

xhibo, here tjeter, vetem per ty, do ta shoqeroj postin me ndonje tabele "Kujdes! Ironi!"

xhibo

"Kujdes! Kjo eshte sarkazem!"

Neni 71

1. Mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve.
2. Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem, sipas rastit:
a) kur ai nuk ben betimin;
b) kur heq dore nga mandati;
c) kur vertetohet nje nga kushtet e pazgjedhshmerise ose papajtueshmerise te parashikuara ne nenet 69, 70 paragrafet 2 dhe 3;
&ccedilsmiley kur mbaron mandati i Kuvendit;
d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend;
dh) kur denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi.

Si cdo gje tjeter edhe kushtetuta eshte lemsh.  Pika 1 bie ndesh me nenpiken a te pikes dy.  Sipas pikes 1 deputet e partise socialiste jane deputete me te drejta te plota qe kur KQZ shpalli rezultatin e zgjedhjeve, por sipas 2/a ata nuk jane deputete se s'kane bere betimin.  Jane a s'jane?smiley

E shikoni pra qe 7 marsi eshte date irrelevante?

Neni 2 pika d e ben paksa corbe, pasi nuk sqarohet se cili rast mund te hyje ne kategorine "mungese me arsye". A eshte vendimi i nje grupi parlamentar ose i kryesise se nje Partie arsye per te mos u paraqitur ne Kuvend?

Dhe a mund te zbatohet kjo pike per dike, qe edhe eshte edhe nuk eshte deputet?

Neni 2 pika a nuk sqaron, nese deputeti e humbet automatikisht mandatin nese nuk ben betimin diten e caktuar per te bere betimin, apo nese ai mund te beje betimin ne nje dite tjeter, nese ka nje arsye, dhe cili eshte ai, i cili vendos shtyrjen e dates se betimit dhe se ne cfare afati mund te shtyhet betimi.

2. Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem, sipas rastit:
a) kur ai nuk ben betimin;

 

Se cfare ka te paqarte ketu vetem ju mund ta dini!

 

Pra nuk jane deputete dhe s'ka cfare te skadohet ne 7 Mars?

Robin Koka 

So what?? Dihej qe deputeteve te PS-se nuk do u digjej mandati. Edhe vete Edi Rama e ka thene kete. Do te hyjne para dates 7, qe mos tu digjet mandati, por bojkoti do te vazhdoje. Ku eshte lajmi ketu???

Me fal Robin po mu desh ta fus perseri thenien tende se ca kane veshtiresi ta kapin...

Sa per sqarim nga gripi derrave nuk vdes njeri...jane pallavra ato qe fliten poshte e lart...gripi derrave prek vetem trurin

 

Po nuk është artikull për njerëzit ky mo lla, është për qentë e partisë. Oj po kta...

Ne daten 7 mars, maksimumi qe mund te ndodhe, eshte qe PS te shkoje te firmose ne Kuvend, dhe te mos paraqitet me ne asje seance tjeter per 6 muaj te tjere.

Kjo nuk eshte zgjidhje; bllokohet gjithe puna prodhuese e parlamentit. Dhe jo se e ka kush problem mosvajtjen e PS-se ne parlament; dhe, PIKERISHT KY  eshte problemi. 46% e votuesve shqiptare te paperfaqesuar, dhe qeverise nuk i intereson fare. madje i intereson e kunderta. Turp e faqja e zeze.

Vota eshte e shenjte; jeah, maj eeeeeesss!

Thone qe ka deputet te PS qe kane ngel thate, domethene po e pine kafen e mengjezit me pare borxh, ose tu i ron qylit!!!

 

Ndaj dhe ka zera te mbytur per te shkuar ne kuvend te marrin rrogen, se ndryshe do ti gjeni tu lyp noj dite!!!

Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se ka pasur debat mes Ramës e Klosit për këtë deklaratë, e cila në fakt nuk u ritransmetua më tej në televizionin ku u tha.

 

Haha dhe keshtu gjerash bejne keta sot e kesaj dite?

Pse budallenj jane deputetet e PS .Sigurisht qe do te hyjne e te marrin mandatet.

Rse Rama nuk largohet nga Kryetar Bashkije ne shenje proteste ,por do te pengoje vetem deputetet !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 Nga nje artikull investigues qe u dha ketu tek Peshku, mesuam se shumica e depudeteve qe fituan ishin juriste, ekonomiste e dege te tjera qe perafroheshin me kete detyre te larte.  

Tani me kete thenie  ketu tek ky artikull (ku Edi Rama ju paska thene se nuk do t'ju digjen mandatet, dhe se Klosi e paska shprehur se do futen ne Parlament fiks 1 dite para mbarimit/skadences se mandatit), me vjen keq vertet qe shoqeria shqiptare humbi nje nga rastet me te shkelqyera per te pare dhe ndigjuar debatet mes intelektualve e specialisteve te fushes se jurisprudences, gje qe mungonte ne seancat e parlamentit paraardhes. 

Islami: Bojkoti i Rames, si ai ne Bangladesh

Deputeti perfaqesues i Levizjes se Mendimit Ndryshe ne PS, ne nje interviste per "Ora News" flet per bojkotin e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, te cilin e krahason me ate te Bangladeshit. Ai thote se shume deputete te PS jane te lekundur per sa i perket bojkotit.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).