Berisha vs Zhelev, 20 vjet më pas

Në 26 nëntor duke kthyer gotën e çajit hurba-hurba në tryezën e punës, me një fytyrë të çiltër e paqtore, Zhelyu Zhelev, presidenti i parë i zgjedhur i Bullgarisë post-komuniste, po jepte një intervistë për Sofia News Agency.  Në të njëjtën ditë Sali Berisha, kryeministri i Shqipërisë, ish-presidenti i Republikës, kryetari historik që njeh Partia Demokratike pas 19 vjetësh nga themelimi, me vetullat e vrenjtura e zerin në kupën e qiellit nga foltorja e Kuvendit iu vërsul me “zell” të padëgjuar kundërshtarit të tij politik duke e quajtur “skizofren, homoseksual dhe monstruoz” (të metat e liderit të opozitës, që nuk janë pak, ndoshta do të jenë fokus i një tjetër shkrimi).     >smiley>

Zhelyu Zhelev e Sali Berisha kanë shumë pika që i bashkojnë, shumë të tjera të rëndësishme që i ndajnë. Ata ndajnë fatin të jenë bashkëmoshatarë, ballkanas, politikanë, aktivistë të vijës së parë opozitare dhe mbi të gjitha presidentët e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Bullgari e Shqipëri.>smiley>

Zhelev, disidenti i diplomuar për Filozofi, u bë një nga zërat kundërshtarë të regjimit komunist të Sofjes, ndaj në vitet tetëdhjetë zu të ndiqej këmba-këmbës nga policia e shtetit në Bullgari. Në 1989 ai u bë një nga zërat e parë të Partisë opozitare Unioni i Forcave Demokratike (UDF). Pasi regjimet komuniste zunë të shkërrmoqen në Evropën Juglindore, profesori i Mjekësisë, Sali Berisha, ishtë gjithashtu ndër të parët që guxoi të përmendë fjalën ndryshim në Shqipëri.  >smiley>

Në 1992 Zhelev u zgjodh nga një Parlament pluralist si President i Bullgarisë. Në prill të atij viti në Tiranë shkallët e Pallatit të Brigadave do t’i ngjiste Berisha. Vitet e para të pluralizmit ishin të vështira për të dy liderët. Në vitin 1994 nga Sofia erdhi lajmi se zgjedhjet i kishin fituar Socialistët (ose komunistët e dikurshëm që me lëvizjen e ndërrimit të emrit të Partisë si në Tiranë, morën përkohësisht mbështetje në popull). Humbja e parë për Zhelev erdhi. Po në vitin 1994, në Tiranë, Berisha njohu humbjen e tij të parë kur një referendum për Kushtetutën dështoi keqazi.>smiley>

Me humbjen e zgjedhjeve dhe shtimin e pushtetit të socialistëve bullgarë Zhelev vuri re t’i mpakeshin forcat. E njëjta nuk ndodhi me Berishën. Humbi referendumin, porse vijoi të shkonte përpara si të kishte fituar pa nxjerrë asnjë mësim.>smiley>

Në vitin 1997, Zhelev la postin e Presidentit dhe u angazhua me një rol aktiv si intelektual e themelues i Klubit Politik të Ballkanit, një trupë e shëndetshme akademikësh, diplomatësh dhe liderësh me misionin fisnik për “Europianizimin e Ballkanit” si rrugën e vetme drejt paqes dhe zhvillimit të Rajonit. Tashmë nga patriotët e tij ai njihet si një burrë shteti i cili luajti një rol thelbësor në reformën konstitucionale për forcimin e ekzekutivit bullgar, respektohet nga krerët e majtë e të djathtë. Të njëjtën gjë bëri dhe Ion Iliesku, Presidenti i parë zgjedhur nga populli në mënyrë demokratike në Rumaninë e ish-diktatorit Çaushesku. Ai la postin e presidentit në vitin ‘97 dhe qëndroi aktiv në shërbesat ndaj kombit të tij, por jo si politikan.>smiley>

Në 1997, pas krizës së firmave piramidale, hapjes së depove ushtarake, mijëra viktimave e një gjendje ekonomike në pikë të hallit, edhe Berisha dha dorëheqjen si President i Republikës.>smiley>

Por, ndryshe nga Presidenti bullgar që zgjodhi të tërhiqej nga politika pasi e kishte drejtuar vendin në periudhën e vështirë postkomuniste dhe të merrte forma të reja të angazhimit intelektual, Berisha vendosi të mos heqë dorë (sepse sikundërse e ka pohuar shpeshherë “nuk heq kurrë dorë&rdquosmiley.>smiley>

Pas 97-ës, teksa mund ta ndiqte politikën nga televizori Berisha e “ndëshkoi” veten dhe përjetoi një nëntëdhjetë e shtatë në miniaturë (’98-ën), 21 Janarin, Gërdecin, bënte sehir tek vidheshin vota, dhe gëlthiste për drejtësi tek i vidhnin vota, stresohej tek dilte në protesta qindramijëshe pambarim dhe po angshtohet tek po i dalin në protesta po aq të mëdha pa pushim. Berisha humbi zgjedhje në minutën e fundit, fitoi zgjedhje në minutën e fundit; shtrëngoi duart me ata që i kishte cilësuar “padronë”;  bëri reformë kushtetuese me “skizofrenë”; koalicion me “gjysmën e kalbur e së njëjtës mollë” (kështu e cilësonte LSI-në kryeministri para qershorit). Berisha i zuri mat të gjithë, Berisha i zaptoi të tëra.>smiley>

Tashmë Berisha krenohet se me të Shqipëria hyri në NATO, premton se me të do të hyjë edhe në BE, se do të qeverisë deri në 2020-ën. Kur mendon se ka njëzet vjet që luan rol në politikëberjen shqiptare si pushtetar e opozitar, si në versionin “hard”edhe atë “soft”, edhe dhjete vite jo vetëm që mbijeton, por po ia lejoi fryma mund edhe të arrijë “xhaxhin” me rekordin e tij në krye të PKSH-së, që deri dje e konsideronim të pathyeshëm.>smiley>

Në 14 dhjetor Zhelyu Zhelev me bashkëshorten dhe vajzën e tij do të jetë në ndonjë “Christmas Market” të Sofjes me duar mbushur përplot dhurata. Sali Berisha në një tjetër foltore (atë të selisë blu), ku 19 vjet pas themelimit do të duhej t’i hapte rrugë reformimit të radhëve të saj, domosdoshmëri e kohës dhe e sfidave të reja të Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për në BE. Por duket se Berisha do të garojë (pa garues) sërish për tu rizgjedhur kryetar i PD-së. Ai në çdo garë brenda PD-së ka kandiduar vetëm dhe ka pasur meritën të mposhtë hijen e tij duke fituar përherë mbështetje unanime.  >smiley>

Edhe këtë here fitoftë më i miri (dhe i vetmi)... domethënë Berisha!

2 Komente

Mos e krahasoni me ate Zhelev per te cilin edhe piktori e retushori me i mire i botes nuk do ta ngjasonte me Berishen edhe sikur kete te fundit ta pikturonte karikaturisti me i mire i Botes.

Te dy jane yje , anet e se njejtes medalje. Sidomos per pamjen dhe ...mendesine!

 Ne te gjith vendet e lindjes, pas permbysjes se socializmit, u zgjodhen si presidente apo kryeministra, disidente apo njerez te letrave, njerez te shquar per lirite e individit, ndersa ne Shqiperi, per turp te saj, u zgjodh nje ish komunist i thekur. Te pakten te ish zgjedhur nje komunist liberal.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).