Berisha premton regjistrimin e popullsise ne baza etnike dhe fetare

TIRANE- Regjistrimi i popullsisë mbi baza gjuhësore, e përkatësisë fetare dhe etnike përbën një rrezik serioz dhe kërcënim për territorin e vendit. Reagimi i fortë vjen nga një prej hartuesve të Kushtetutës, politikanit Sabri Godo, i cili në këtë mënyrë i përgjigjet projektit që kryeministri Berisha premtoi pak javë më parë në Kuvend. Në seancën e 15 nëntorit të këtij viti, Berisha duke iu përgjigjur interesimit të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule për këtë cështje, do të zotohej të kryente regjistrimin e popullsisë mbi baza gjuhësore, etnike dhe fetare pavarësisht rekomandimeve të kundërta të ndërkombëtarëve.

“Megjithë ekzistencën e disa rekomandimeve nga ndërkombëtarët që të mos bëhet, unë jam në regjistrimin e këtij vendi, që do të bëhet nga kjo qeveri. Cdo qytetar do ketë të drejtë të shënojë gjuhën, përkatësinë etnike, besimin fetar”, deklaroi kryeministri Berisha.

Por politikani Sabri Godo e sheh këtë projekt si shumë të rrezikshëm, që do të conte në rritje artificiale të shtetasve me kombësi greke në vendin tonë. Sipas Godos, pas kësaj Greqia do të kishte edhe pretendimin për territore shqiptare.

“Ndërsa të tjerat mund ti marr kalimthi dhe si një lloj shakaje që duhet qortuar, kjo ka një përmbajtje tjetër. Ja cfarë rreziku. Ajo që thotë Berisha ka të bëjë më të drejtat universale të njeriut, por si i bëhet me familjet e regjistruara me kombësi greke? Janë me qindra familje në Korce, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë që marrin pensione greke. Nuk jam kundër pensionit por kundër dokumentit që kanë nënshkruar, i cili i detyron të ndryshojnë kombësinë. Këtu duhet të vërë dorë shteti shqiptar. Do të kemi më tepër njerëz me kombësi greke nga c´kemi realisht, dy ose tre herë më tepër. Kjo i jep të drejtë palës greke të thotë që, ky është territori im sepse është i banuar në shumicën e vetë nga qytetarë që kanë kombësi greke. Rrjedhimisht kërcënon drejtpërdrejt tërësinë tokësore të shtetit shqiptar”, u shpreh Godo.

Godo i ka kujtuar qeverisë shqiptare që të ketë kujdes edhe me varrezat greke të cilat nuk mund të vazhdojnë pafund.

"Nuk mund ta mbulojmë vendin me varreza. U dha leje dhe u arrit në një marrëveshje për dy varreza me Greqinë, kërkonin tre e më parë katër. Nuk mund ta mbulojmë territorin e vendit me varreza të qëna dhe të paqëna, sikundër u provua në fshatin e Përmetit.” përfundoi Godo.
 

56 Komente

Por politikani Sabri Godo e sheh këtë projekt si shumë të rrezikshëm, që do të conte në rritje artificiale të shtetasve me kombësi greke në vendin tonë.

Më fal, po ti Godo dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë. Je dhe goxha plak! Sadist! Ske respekt për ish shqiptarët, që vdesin të bëhen pasgrekë.

Më mirë të vdesin për tu bërë grek, se të vdesin në Gërdec. Madje grekët e kanë më keq, se po vdesin përfare. Gjynah gjithë kjo bukuri dhe histori mijëravjeçare të shkojë në duart e pakistanezëve. Do jetë në duart e grekëve, që ishin shqiptarë! Ku ka më bukur...

Në fillim na ishin telat me gjëmba e tani burg po na bëhet pashaporta. Unë e dh!s shqiptarinë, preferoj lirinë. Sidomos atë shqiptari që përfaqësohet nga ju.

 

Kjo i jep të drejtë palës greke të thotë që, ky është territori im sepse është i banuar në shumicën e vetë nga qytetarë që kanë kombësi greke.

shumë të drejtë do kenë. Siç kam dhe unë të drejtë të them dhe të jem i sigurt se do e qeverisin atë pjesë që do marrin, 100 herë më mirë se ju!!

 

 

U se përdesh harrova fenë!!! Oj të keqen... po unë kam dash gjithnjë të bëhem hebre, por pa pallë kabriole. U vendos. Kombësia greke, feja hebre. Niceeeeeee.

Salë të hongsha zemrën!! Po ma bëre këtë nder, e ke votën nga mua në 2013.

Më mirë të vdesin për tu bërë grek, se të vdesin në Gërdec.

Kjo fjali e shkurter tregon shume per persona si ti qe, vec per hir te urrejtjes se nje individi, jane gati te nderrojne kombesine sepse Greku ofron me shume "lefta" (sic e the vete me poshte) se nje thes me miell.

ëhë të hëngërt gamori, ty ajo të bëri përshtypje, jo blerja e votës i thes miell.

 

Bo bo, kur permendet ky Godo "burri i mencur" sec me ze nje ngerc ne fyt. Nuk mund te kaperceje faktin qe ky mbrojti me nje paturpersi te pashoqe tragjedine e Gerdecit dhe mafjozet qe e shkaktuan ate. Turp o Sabri, po na e heq vehten edhe si patriot. Ik se je vecse nje mushke e ngarkuar me dru pylli per ti cuar tek oxhaku i Berishes.

E si lidhen te gjitha gjerat!!!

  • e para varrezat, e filluan me 2, po ndertojne te 4-terten!!!
  • pastaj shkollat, dhe ne boboshticen shqiptare, pas himares patriote!!!
  • Pastaj kufiri, po na mer peshkun greku tha nje vlah i fisem, me qesendi!!!
  • Ja dhe se fundi, rregjistrimi i atyre qe marrin pensione dhe ne "boboshticen" shqiptare, perfshire zona te tjera mercenare dhe shqiptar mercenar gjithandej.

    Ate qe se bene me zjarr dhe bajonet ne vitet 1913-14 po e bejne me pensione gjithandej ne jug, por jo vetem!!!

     

    Teorija ime, por jo vetem e imja,

    qe shqiperia do bashkohet me Kosoven deri ne vitin 2013-14, por me jugun si zone Autonome mbeshtetur ne Traktatin e Korfuzit te vitit 1914.

Godo:

"Kjo i jep të drejtë palës greke të thotë që, ky është territori im sepse është i banuar në shumicën e vetë nga qytetarë që kanë kombësi greke."

 J. :

"shumë të drejtë do kenë. Siç kam dhe unë të drejtë të them dhe të jem i sigurt se do e qeverisin atë pjesë që do marrin, 100 herë më mirë se ju!!"

Eshte per te qare ne fakt, por sepse me vjen per te qeshur kur lexoj ca si puna e ketij J.-se. Vox populi ... Hmmmm... Lum ne per kete popull!

po une qe e ndje veten amerikon,mund ta vendos te kombesia si amerikon?

 Jepi, Sal! Ec perpara ne rrugen tende te patundur. Uroj bile qe ta mbarosh regjistrimin perpara se te futesh ne Europe, qe ta shikosh te s'emes ti dhe ata qe te votuan.

do vërtetohet teorema se: vetëm shqyptarët e vërtetë, votojnë Saliun!

 

Kjo duhet, sespe nuk ka nje census te sakte referimi.

J., te kom dhje mu ne Greqi. Po qe se nuk ke asnje problem me qeverisjen greke, por problemin e ke me qeverisjen shqiptare, mos na caj kaptinen e i mban iso protestave greke kunder qeverisjes greke, por bujrum e protesto kunder qeverisjes shqiptare. Apo per inat te vjerres...

Ti 10te Gërqinë sa të dush. Mtin më të madh se Sala Shqipërisë, nuk ia bën dot.

Ajo luftë është e humbur. Një votë në Bulqizë, shitet sa një thes miell. Një ish-shqiptar grek bëhet me 200 euro në muaj. Ekonomi tregu. Lefta, lefta tha.

 

poi tashi qe o bo recesjon jau ka lujte noi cike greku?

J ka te drejte te talli buthen. Mu po mduket Shqipnia si ndonji nga ato firmat qe jane para privatizimit.  Ja kajne nonen sa ma shume qi ta blejne sa ma lire.

Keshtu ka ardhur urdheri nga Beogradi sot per Berishovicin o Godo. Edhe ti mos bej sikur s'e di, se ke qene ne krye te shpures puciste ne grushtin e shtetit ne 1998!!!

E kishte nje urdher te tille dhe nga 95 ai qen, po nuk u be... nuk e mora vesh pse. Ndoshta nuk ishte koha e duhur dhe Pronaret e Berishovicit ne Beograd e terhoqen plan operacionin nga tryeza...

po kshu shko ajo pune njona parti nga serbi tjetri nga greku

Ky eshte idiot, shejtan budalla apo dreqi qe u ka hyre shqiptareve ne pjese. Ky me duket se ka per mision me nda shqiptaret deri ne kokrren e fundit. Cfare demi po i sjell shqiperise dhe shqitareve kudo qe jane ky plehre!

Jepi Berishe jepi, dhe kete beje e prit gjithe gjakshiturit te dalin nga cdo rreze e guve, me ndonje stergjysh qe ka mesuar dy fjale greqisht ne kishe, me gjysher qe marrin pensione si minoritare, ti bejne mbiemrat nga cani ne tsanis, apo nga caushi ne tsaousis dhe ta krijosh "Vorios Epirus" me duart e tua ore kopje pa ngjyra e Enverit.

 

Nuk ka pasur faj Zogu qe ka thene qe ka detyren me te veshtire se cdo mbret tjeter, pasi shqiptaret jane te gjithe mbreter. Edhe Berisha ka rene ne hall me keta njerez te ketij kallepi qe duke ditur edhe nivelin e ketyre qe lexojne ketu luajne me emocionet e tyre. Te beje Berisha nacionalistin kokeforte, do t'i turren te gjithe dhe ta baltosin me sa te kene mundesi, nga gjysherit dhe xhaxhallaret deri tek nipat dhe mbesat, te beje politikanin e marifetit dhe te moderuar, po perseri te njejtet njerez po te njejtat fjale kane per te thene. Duhet sqaruar kjo pune: Berisha ka thene qe do te kete nje regjistrim te popullsise ku njerezit te shenojne perkatesite e tyre fetare dhe etnike, kjo eshte nje e drejte e njeriut, nuk ka dengla ketu, por Berisha per kete ka folur qe ne mandatin qe kaloi por nuk e ka bere dhe nuk e ngut gje ta beje sa me shpejt, do te shikoje momentin me te pershtatshem qe kjo te behet. Nderkohe qe dhe ne nuk mund te vazhdojme te bejme strucin, qe fut koken ne rere dhe le jashte prapanicen, duhet ta dime c'behet, pse behet etj. Sigurisht qe shteti ka ne dore qe pa prekur te drejten e individit te vendose ca rregulla ne kete regjistrim. Mos i ofendoni kaq shume shqiptaret duke i paragjykuar se do te hedhin tutje identitetin e tyre per ca kacidhe. Jo vellezer, e keni pare se si manifestohet ndjenja e larte kombetare ne ndeshjet e futbollit apo evenimente te tjera sportive dhe kulturore ku kerkohet nje solidaritet i tille? Merreni shtruar njerez e mos beni patriotin e internetit.

dhe Berisha ka rene ne hall me keta njerez te ketij kallepi qe duke ditur edhe nivelin e ketyre qe lexojne ketu luajne me emocionet e tyre.

unë ia kuptoj hallin e math.

Kur të zë, hapi derën...

I them Berishës, sa të kesh Speakerin dhe mua, mos u tut! Po të shkoi kush kondra, lyja kokën me ...

Te beje Berisha nacionalistin kokeforte, do t'i turren te gjithe dhe ta baltosin me sa te kene mundesi, nga gjysherit dhe xhaxhallaret deri tek nipat dhe mbesat, te beje politikanin e marifetit dhe te moderuar, po perseri te njejtet njerez po te njejtat fjale kane per te thene.

Fli i qetë, se Berisha e di këtë. Ai çdo mëngjes lexon peshkun dhe qetësohet nga fjalët e tua të ëmbla, që i rrufis bashkë me kafenë e ngrohtë.

Po Berisha ka dit, ska le aj burr' i nans qy ka me korrit, kreshnikn e maleve, zogun e fushave, mretin e llufave.

Aj çka ban? Kur shkon maleve, bahet si nacionalist. Kur shkon në fushë, bëhet si kozmopolit, globalist.

Merreni shtruar njerez e mos beni patriotin e internetit.

Kshu them edhe unë, merreni shtruar. Si rruga e re Selanik-Kapshticë, e sapondërtuar. Rehat, rehat, se skemi takat.

 

difajn komjunizm. Ideja utopike, ai qe kishim ne, apo ky qe kemi tani me anetarin e PPSHse ne krye, Salias Berishovic.

Nese e ke per sistemin qe kaluam....

Prandaj u be greqizimi i Shqiperise ne ate kohe dhe tani po perpiqet shtaza, Berishovici, baba juaj, qe ta ndaloje.... Tani e kuptuam.

Ju bekan pershtypje gjerat juve, pagjaksa bukeshkale!

Po c'keni o derebardhe qe gernjiseni. shume mire e ka zgjidhur sala. Ai do te regjistroje te gjithe ata shqipetare qe ndihen te tille. Ce do mallin kallp apo fallcoshqipetaret. Shqiptar me zor?

 sal na jep rastin ta shpallim veten edhe amerikane...bravo e kur te shkruhet ne dokument qe je me kombesi amerikone rrjedhimisht je dhe shtetas...ky eshte o pra plani sales me anashkalu liberalizimin e vizave te BE...

 

Shqiperi te madhe deshit Ja shqiperi te madhe po ju jep Sala Vec kur kerkon dicka duhet edhe e japesh dicka se kjo bote keshtu eshte Me jep te te jap. Ja shqiperia e madhe Ja dhe greqia e madhe.

Ckeni qe ankoheni ? Keshtu eshte kur diletantizmi i politikes se jashte ne qeveri eshte njesoj si dilentatizmin e politikes se jashte tek peshku

Gezoni tani hyrjen ne Evrope si Shqiperi e madhe. Vec mos haroni se nuk ka shqiperi , te madhe apo te vogel, ne BE apo Lidhjen Islamike, pa shqiperine e jugut ( shkumbin e poshte)

Pfffff popull qe tere jeten eshte genjyer me nga nje sheqerke.

Ta gezoni shqiperine cuna e goca. smiley

Nga ana konceptuale eshte shume e drejte nxjerrja e stistikave fetare se kemi ngelur me ato 1925 por te terren ka nje sere problemesh duke filluar nga fakti qe me shume se rreth 1,1 miljon shqiptare jane jashte ...,gjithashtu a eshte qytetari shqiptar konceptualisht dhe individualisht per t`ju pergjigjur me vullnet te lire dhe pa paragjykime dhe injorance te presuar nga familja dhe fisi, aq me teper kur Saliu nuk ka bere asgje per shkrimin dhe argumentimin e historise se vertete kombtare te lidhur me fene  qe nga sistemi shkollor e deri te ai mediatik  sepse me fene mund ti iki dhe kombesia si ne rastin e shqiptareve qe kane interesa jetike ne Greqi . Jemi ne fazen kur historia e vertete po rishkruhet dhe nje pjese e madhe eshte para nje fakti real personal kur kane emra dhe mbiemra  te perkatsive te ndryshme fetare qe ne nje fare menyre percaktojne identitet fetar por qe ndjell pasiguri ne vetvete ne marrjen e vendimit...

ps. I gjithe ky pershtjellim do sillte me teper destabilitet sesa vertetsi ....pa i hyre  me thelle perplsjeve politike qe jane tejet delikate per momentin ....

 

..mbase birisha do ti trgoje europez qe nuk jemi musulmana por mish mash, me turli lloj fesh

prit i sekonde, se ka pi kafe me idhersin sot baca smiley

ta kqyrim ......

Ne 7 e gjysem bedrana eshte konferenca e shtypit e Sales,u kry dhe kjo socialistet marrin ne dore komisionin parlamentar per hetimin e zgjedhjeve dhe futen ne parlament.Kaq ishte.

po qe kshu, Ed Rama te hapi nji grope haleje dhe te futet vete, se dhe ne per atje jemi nisur

Ajo që thotë Berisha ka të bëjë më të drejtat universale të njeriut, por si i bëhet me familjet e regjistruara me kombësi greke? Janë me qindra familje në Korce, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë që marrin pensione greke. Nuk jam kundër pensionit por kundër dokumentit që kanë nënshkruar, i cili i detyron të ndryshojnë kombësinë. Këtu duhet të vërë dorë shteti shqiptar.

Kesaj pune i thone "me laj leshte, por mos me lag". Dmth jam pro parave qe paguajne greket, por jam kundra greqizimit te shqiptareve.

Jam dakort qe te behet regjistrimi fetar i popullsise qe te ta marrim vesh se sa muslimane dhe te krishtere ka Shqiperia,pasi shifra 70% ka qene nje hamendje dhe jo e mbeshtetur ne fakte.Me kete shifer te pambeshtetur ne fakte po ndeshkohemi sic ishte rasti i tanishem i heqjes qe vizave ku vetem vendet muslimane si Shqiperia me Bosnjen nuk perfituan.

Ato budallalleqe qe shoh ketu si puna e asaj frikes se tokos se Jugun qe  e merr greku ne shkembim te Kosoves,jane thjesht budallalleqe pasi ne jemi vend i NATO-s dhe me hyrjen ne NATO kufijte jane te paprekshem.Ky fakt mjafton per tu mbyllur gojne "patrioteve" per te cilet Shqiperia e vertete fillon ne Vlore dhe mbaron ne Tirane.

Po ti psh, te vijne te te regjistrojne te shtepia, dhe e shkruan qe je, psh, myslyman... neser nderron fe, ose nuk beson fare e kthehesh ne ateist... ca kuptimi ka pastaj regjistrimi i nje gjeje te tille sa personale aq edhe IRRELEVANTE? Per ne shqiptaret eshte irrelevante, por per greqerit, kush eshte ortodoks eshte GREK!

Duke injoruar faktin qe Berishovici kete urdher e ka marre nga padronet e tij te Beogradit dhe njerku i Athines; pse u dashka bere nje regjistrim i tille VETEM nga Shqiperia?

Dhe problemi me i madh ketu:

Kush e kontrollon vertetesine e deklarimeve? Kush e garanton korrektesine e regjistrimit?

Te nxjerre shteti jone nje ligj qe vetem qytetaret shqiptare, qe kane VETEM shtetesi shqiptare kane te drejte te kene prona te tundshme dhe te patundshme ne terrotir te Shqiperise; dhe e shef gjithe bota se sa greke ka Shqiperia pastaj. Te besh pirgjet me pasaporta greke si ato pirgjet ne fillim te 98 kur vinte Majkell Dagllasi ne Gramsh per te na sharruar dhe djegur kallashet dhe karabinat e teperta.

Si garantohet sovraniteti i Shqiperise? Si garantohet teresia territoriale e Shqiperise? Kushtetuta eshte e para qe shkelet me te kater kembet e cjapit Berishovic ne kete rast.

Dhe nuk ka te beje fare me te drejtat e njeriut. Absolutisht hic fare!!!

Kush eshte shqiptar dhe do te deklarohet grek apo grek dhe do ta shpalle publikisht qe eshte grek, nuk ka qene ndaluar as ne kohe te Dulles, as ne kohe te Sales, dhe as nuk jane perndjekur ndonjehere njerezit per keto aresye. Pra, bie poshte perfundimisht, katerciperisht teza langaraqe e "te drejtave te njeriut"....

keto jane budallalleqe me brire.

Sic tha njeri me lart qe do te deklarohet Amerikan... Kjo dmth qe dhe Amerika ka nje minoritet etnik ne Shqiperi... se nuk eshte vetem ai, edhe une direkt per Amerikan do deklarohem... hajt tani te na regjistroje shteti me kombesi amerikane neve.

Zotrulers!

Kombesia nuk deklarohet.Ajo trashegohet dhe per kete ke ligj ne Shqiperi.Nese prinderit jane me kombesi shqiptare ti je shqiptar KAQ.Hidhu perpjete ti nuk e nderron dot kombesine,pasi kombesia nuk eshte nenshteresi qe nderrohet kur ke qef.Nese babai eshte shqiptar dhe nena greke je perseri SHQIPTAR,sipas ligjit.Eshte e shprehur shume qarte ne ligj.Keshtu qe ti mund te deklarohesh si te duash por nuk mund ta provosh kete ,keshtu qe delkaroju si te duash nese baba ka kombesine shqiptare je SHQIPTAR  do apo nuk do toko me J.

Vllehet,jevgjit, arixhinjte kane kombesi shqiptare me ligj.

Feja deklarohet.Dhe nese ndihesh i krishter thua jam i krishtere dhe anasjelltas.

Pastaj regjistrimi i popullsise ,eshte i detyruar 1 here ne 10 vjet sipas ligjeve tona.I fundit u be ne 1999 dhe nuk pati probleme,pervec se minoriteti grek e bojkotoi rregjistrimin se kishin frike se dilnin aq sa jane, 50mije.

Ndryshimi i kesaj here eshte se do te deklarohet feja dhe mire bejne qe ta marrim vesh sa fetare,cfare perberje fetare kemi dhe ateiste ka.Te pakten kur te na thone qe jemi komb musliman te kene fakte dhe jo tja futin ne tym qe ne Shqiperi ka 70-80% muslimane.Une jam i sigurte qe rregjistrimi do te tregoje qe muslimanet jane minorance ne Shqiperi.

Nese nderron fene pas rregjistrimit duhet te presesh rregjistrimin tjeter pas 10 vjetesh, qe te deklarohesh.Kaq dhe thjeshte.Perse i komplikojme me shume sec duhet gjerat?

 

 

Nuk i komplikojme ne. Jane te komplikuara. Kaq e thjeshte eshte, dhe jo ashtu si i sheh ti neper tym.

Hajde mbushi mendjen me ligj apo me dru atyre pleqve qe thote Godua se nuk jane greke. Ata e dine shume mire qe jane shqiptare, kur te vije puna e regjistrimit, per po ato pensione qe u jep greku, regjistrohen si greke. Si do veproje shteti, ose do t'i regjistrosh me ZOR si shqiptare. Kur t'u vertetosh ti atyre qe prinderit i kane patur shqiptare, ata kane greqizuar edhe femijet, niperit dhe sterniperit.

Pus, ne statistikat zyrtare te shtetit shqiptar te para 1990, minoriteti grek ne Shqiperi numeronte 37 500 krere. Kaq, dhe kjo perfshire femije, foshnja, pleq dhe te rritur, minj edhe mace. Me emigracionin masiv, ku gati 1 miljone shqiptare vershuan drejt Greqise, si mund te mendoje dikush qe numri i grekeve ne Shqiperi qenka shtuar????? Apo vetem shqiptare iken ne Greqi dhe minoritare, hic, madje erdhen edhe ca greke per t'u shtuar numrin. Minoritare ne Shqiperi sot per sot, nuk duhet te kete kurre me shume e 15 000 - 20 000 veta. Krejtesisht e pamundur te kete me shume se aq. Kush eshte mbi 15 000shin eshte shqipe qe merr pension nga greku. Shume e thjeshte.

PS: per punen e nacionalitetit, apo kombesise... nese do te behet regjistrimi; kjo nenkupton nje proces te rregullt; me fillim dhe mbarim. Dmth, do filloje nga e para. Nese nuk do te kishte nevoje per opinionin e qytetarit qe regjistrohet, sic thua ti, atehere, pse filloka procesi i regjistrimit? Nese shteti mund te vertetoje se je apo jo shqiptar, duke u nisur nga rregullat qe thua zotrote... regjistri i gendjes civile eshte perpiluar tashme. Nuk ka nevoje te behet regjistrim popullsie nga e para. Dallohen shqiptaret nga emrat, dhe emrat e prinderve, vendbanimet plus vendlindjet; njihen fshatrat e minoritetit, dihen dhe fshatrat e shqiptareve.

Postova diku nje video te Bollanos ne Amerike.... te keshilloj ta shohesh. Flet vete greqishtja e tij se cfare malli eshte, shqipe apo grek. Dhe ai jo vetem eshte me pasaporte greke, por eshte ultranacionalist grek, shovinist dhe antishqiptar i betuar!!!!!  Video.

Hajde na shpjego ti shkencetar ketu se si do e regjistroje Salias Berishovici Bollanon, si shqipe apo si grek.

na dhe nje video tjeter.

Tani, hec e jep shpjegim njehere.

....Hajde na shpjego ti shkencetar ketu se si do e regjistroje Salias Berishovici Bollanon, si shqipe apo si grek...

Si jane rregjistruar deri tani Zotrulers!

Ne 79-89-99 si jane rregjistruar?Kane shkuar ne punonjesit ne cdo shtepi dhe kane bere rregjistrimin.Keshtu do te behet edhe tani.

...Hajde mbushi mendjen me ligj apo me dru atyre pleqve qe thote Godua se nuk jane greke...

Nese nuk u mbushet mendja pune per ta.Edhe mua ose ty mund te na mbushet mendja se jemi amerikane apo angleze sepse kemi disa dokumenta nga keto shtete,por ne te vertete kombesine e kemi shqiptare duam apo nuk duam ne.

E zeme se nje nga Tropoja apo Kukesi i shkrepet te thote qe eshte grek apo italian,por kjo nuk do te thote qe ata te rregjistrohen si greke dhe italiane.Kete e thote ligji shqiptar shume qarte.

Regjistrimi behet sepse ka pasur levizje te medha te popullsise ne Shqiperi,ndersa para 1990 behej per te ditur numurin e sakte te popullsise dhe perberjen se saj etnike ku nga kjo te merrej vesh se sa eshte rritur popullsia dhe sa % ne cdo vit dhe te dhena te tjera statistikore.Edhe tani ne 1999 kur u be rregjistrimi i popullsise,pati shume numura qe mund te krijoje nje tablo te qarte per rritjen e popullsise apo perberjet etnike etj.

Shqtesim do te sihte nese ligji shqiptar per kombesine te ndryshohej.Kjo do te ishte nje gje per te vene duart ne koke dhe jo rregjistrimi.

Sa per minoritetin grek, di qe ata nuk i kalojne 50mije.

Si e thote ligji shqiptar shume qarte? Pa na e shpjego njecike kete ligjin shqiptar?

Jo per gje, po ligji shqiptar ka dhe 29 nentorin feste clirimi, dhe Berishovici nuk e feston e as nuk e permend. Madje dhe ketu ne peshk ke njerez (lajthi fyle, me mire) qe perpeliten per "ta shpjeguar" apo "sfiduar".

Ligji? puh-lease! Po flet per Berishovicin, jo per tjeter gje. Nuk e tha LIGJI qe duhet regjistrim popullsie. E thote Berishovici. Dhe boll t'i permbahesh llogjikes tende qe perdor me lart; kur thua qe ne 99 eshte bere regjistrimi; - fillo e na e shpjego se perse u dashka nje riregjistrim popullsie! Cfare parashikon ti se mund te kete ndryshuar ne Shqiperi keto 10 vjet. Thjesht cfare mendon se. ... . Mos eshte shenuar ndonje konvertim masiv i shqiptareve ne ndonje FE? Apo mos eshte tjeterkund fjala. Per kete pergjigjen ta jep vetem Berishovici. Dhe ka per te ta dhene kur te dekretoje ligjin antishqiptar te riregjistrimit te popullsise. Qe ne me optimistin e rasteve, vetem sa ka per t'i shtuar intensitetin langaraqesise dhe poshterimit te figures se shqiptareve ne sy te botes. Sa per t'u bere kombi me qelbesire, me i ndyre me i neveritshem, me pa karakter, me i peshtire para botes.

Nje here jemi mish, nje here jemi peshk, sipas partise ne pushtet. Faqja e zeze. Popull pa karakter. Objekt talljeje ne te gjithe boten! Palaco!

.............

Permende tropojanet. Kur te vetedeklarohen si greke (psh), me thuaj cfare thote ligji per kete. Ai (tropojani, psh) vetedeklarohet si grek. Cfare do te beje shteti. Shume e thjeshte; pergjigju nese ke pergjigje; ose harroje fare argumentin.

Do e detyroje me force, do t'i manipuloje deklaraten dhe do ta regjistroje si te doje laragani i qeverise, apo si.

Nese kete gje e ben me tropojanin, cfare garancie jep ti qe do te jesh ne gjendje t'i mbyllesh gojet e Omonias, PBDNJ apo te gjitha qarqeve antishqiptare te betuara te Greqise, qe nuk qenka bere manipulim?

Pra, pergjigju pyetjes qe te bej une, dhe mos ma shtro mua:

Mbi c'baze ligjore do ta besh regjistrimin e popullsise. (mbaj mend 99)

.............

Qenka bere ne 79??? Shume bukur. Ashtu do behet? ore zotni, ai ishte sistemi qe hoqem qafe dhe shume prej jush e duartrokasin ate gje. Si tani, po arrin edhe ti te deklarosh ketu qe do perdoresh praktikat e po atij sistemi? Do perdoresh te njejtin ligj si ai sistem?

E di ti qe statistikat e atij regjimi, nuk kane humbur. Jane akoma neper arkiva shteterore. Jane dhe publike. Pse duhet bere riregjistrimi. Merr emrat dhe statistikat e regjistrimit te 79. Shko neper shtepi; pyet familjaret se kush ka lindur qe nga ajo kohe. greket i ke ne lista gjithashtu. Shenojua emrat e femijeve dhe shtojua minoritareve qe supozohet te jene sot shtetas shqiptare, dhe ja ku u be regjistrimi i ri i popullsise.

Jo per gje, po po na e krahason shtetin e turpit dhe poshterimit te diteperditshem dhe te vazhdueshem/nonstop te shqiptareve (shteti i Berishovicit) me shtetin e pavaresise dhe sovranitetit krenar te shqiptareve.

Do te zbatosh ligje te sistemit te kaluar? Shiko ujrat territoriale. Del dhe tepron kjo.

Nuk ka levizje demografike ne Shqiperi qe te ndikoje situaten etnike ne vend me as 0.000001%, madje dhe ne rastin me te disfavorshem te mundshem, ai eshte ne favor te etnise shqiptare. Pra qe etnite e tjera te kene firuar me shume sesa shqiptaret, dhe shqiptaret te jene shtuar.

Dua qe te mendohesh para se te me japesh pergjigje. Se pazari me ceshtjen tone kombetare nuk eshte ndonje batall i madh per Berishovicin... e filloi me varreza, me ujra, me shkolla ketej e andej, me bollanomanira e lloj soj qelbesirlleqesh te tjera, te denja per nje Antishqiptar Kronik, qe urren cdo gje qe kemi ne si komb, qe urren ne menyre patologjike cdo gje qe eshte shqiptare. Ky eshte Berishovici, dhe tani e ka rradhen regjistrimi i shqiptareve.

Edhe une qe nuk di greqisht e kuptova qe greqishtja e Ballanos ishte e mesuar vone dhe jo gjuhe e nenes.Pastaj shikoje nga fytyra qe nuk ngjan fare me greket, por eshte kuqalash si malesoret tane.

Kam degjuar qe ka origjine nga Mirdita.Sa e vertete eshte kjo?

Nuk ja kam idene nga eshte. Videoja flet vete! Tani me regjistrimin e rradhes, bejini dermanin. Ai veten ne Himare e ka regjistruar si grek. Statistikat ia ka nisur gjithe botes. Dhe jo vetem veten, po dhe shume SHQIPTARE  te tjere qe kane dale dhe ne televizor qe jane ankuar para kamerave qe Bollano u ka ndryshuar emra dhe mbiemra dhe i ka regjistruar si greke.!!!

Traktati i Korfuzit me qe do ta dish (po se dite), nuk thote qe Jugu i Shqiperise ti kaloj grekut!!!

Ai e sanksionon qe kjo Krahine te jete AUTONOME, me qender ne Gjirokaster dhe nen juridiksionin e Shqiperise me 2 gjuhe zyrtare dhe territor te percaktuar.

 

Pra mo kerce kot, dhe kufijte momentalisht s'ti prek njeri, mo ki merak, por kjo vetem si faze kalimtare ne kuader te "substances se integrimit ne NATO"!!!

nuk ka per t lujt shum mos u merzit...

masanej ky marimi n tirone ku bazohet se m intrigove fare tashi

Ky filxhani jem, ndonese turbullt shum, po me defton te njejten gje. smiley 

 

 "Brad - 2 Dhj 2009 - 1:14pm 

Ne 7 e gjysem bedrana eshte konferenca e shtypit e Sales,u kry dhe kjo socialistet marrin ne dore komisionin parlamentar per hetimin e zgjedhjeve dhe futen ne parlament.Kaq ishte.

bedrija - 2 Dhj 2009 - 1:16pm 

po qe kshu, Ed Rama te hapi nji grope haleje dhe te futet vete, se dhe ne per atje jemi nisur

 yeah, and then edushi do konfirmoje zyrtarisht akuzat qe i bejne se eshte BQ !

Solidaro,

Lum qeveriu per ekspertet si puna juaj! Aq shume jeni dhe aq te zote jeni sa jo vetem qe i dilni por edhe i teproni per tju ka shperndare edhe neper bote. 

"Edhe une qe nuk di greqisht e kuptova qe greqishtja e Ballanos ishte e mesuar vone"

Kjo i jep të drejtë palës greke të thotë që, ky është territori im sepse është i banuar në shumicën e vetë nga qytetarë që kanë kombësi greke.

Mos ja fut kot o plaku Mere.

Sipas kesa teorie edhe ne duhet ti themi Maqedonise : Teritoret qe banohen nga shqiptaret jane tonat.Ju tani largohuni.Do tja bashkojme Shqiperise.

Po pse ku e do ti qe s'do i themi ne nje te ardhme!!!

Ata na u luten ta merrnim pjesen tone ne 2001 dhe ne se morem, jo se se deshem por momentalisht s'na leverdise. Kemi 30% te popullsise ne 10% territor, (si thua ti).

Ne 20--30vjetet e ardheshme PO, atehere do marim te pakten gjysmen, ose po s'morem Shkupin une do te thoja me shume se gjysmen.

Po mire keta qe jane me kombesi greke ske cu ben,por nje shqiptar qe ka kombesi shqiptar nuk mund te natyralizohet me kombesi greke,edhe sikur te mare tre pensione ne greqi,shteti shqiptar ne qoftese eshte shtet duhet ta njohe kete marifet,dhe duhet te dije dhe te njohe bashkombasit e vet dhe te mos lejoj me ligj tjetersimin e nacionalitetit te bashkombasit e vet.Si ka mundesi te tjetersohet nacionaliteti etnik?

Shteti kur te bej regjistrimin i di zonat ku jane minoritetet dhe kombesine e vet gjithshtu,ne shqiperi nuk eshte aq e veshtire sa te mos dalloje tjeresimin e etnise per hir te disa parave!Te vendos nje ligj paraqitje dokumentash te tre kater brezave ne se eshte grek,italian,turk apo kinez!Keshtu edhe ne shqiptaret do te njohim veten sa jemi kush jemi!

Ke regjistrimin e kohes se Enverit. 30 000 minoritari greku. 1000 kane vdekur, 1000 kane lindur. 15 000 kane marre arratine; 70 000 kane pasaporta greke, 250 000 te tjere i kane pasaportat gati.

hej to everyone. kam hap 1 teme diskutimi te http://www.peshkupauje.com/2009/12/pyetje/sa-te-verteta-jane-akuzat

 

sa per temen ..

kryeministri qartazi ka rreshkit, edhe pse kjo nuk esht dicka e re. mesa duket "humbja e ekuilibrit mendor" eshte nje kriter themelor per te qene politikan ne shqiperi. po ateistet si do shenohen? po ata qe nuk duan qe te bejn te ditur kombesin apo perkatesin fetare? kjo qe saliu po ben esht percarje dhe shitje

"Financial Times"

Greqia nuk mund të presë dhurata nga Europa

Nëse Greqia nuk do të ishte në eurozonë, ajo do të kishte falimentuar sakaq

Nga Wolfgang Münchau

Pas Dubait, mos do të rrëzohet Greqia? Kjo pyetje teknikisht është gabim, për shkak se Dubai World nuk është një shtet, por një kompani nën pronësinë e një shteti. Vetëm se shumë investitorëve thjesht nuk u intereson dallimi. Pas rënies së Dubai World nën peshën e borxheve të veta, investitorët filluan të rimendojnë për rrezikun e falimentit të shteteve. Po Greqia? Që në fillim të këtij viti filloi të flitej si pasojë e rrezikut të falimentit të Greqisë, kur interesat e bondeve të vendeve të ndryshme të Europës filluan të zgjerohen me shpejtësi. Në shkurt, Peer Steinbrück, ish-ministri gjerman i Financave, u dha fund papritur spekulimeve, duke thënë thjesht se eurozona do të veprojë në rast se ndonjë prej anëtarëve në vend do të zhytej në vështirësi. Nuk kishte ndonjë plan konkret pas këtyre fjalëve. Nuk u bë asgjë për të amenduar traktatet e BE-së. Nuk kishte rishikim të buxhetit. Qe thjesht një fjali. Megjithatë investitorët e besuan, së paku përkohësisht.

Tani spekulimi është rikthyer, por kësaj here ka një dallim. Eurozona nuk do të vijë për ta shpëtuar, me vepra apo me fjalë, për sa kohë Greqia nuk plotëson disa kushte që Bashkimi Europian do t‘i vendosë në muajt e ardhshëm. Autoritetet e BE-së duket se kanë më shumë frikë nga pasojat morale të një shpëtimi nga falimenti, se sa nga efektet që mund të ketë falimenti në vendet e tjera të eurozonës. Nëse do t‘u duhet të zgjedhin mes ndershmërisë së paktit të stabilitetit dhe ndershmërisë së Greqisë, duket se e kanë mendjen të zgjedhin të parën. Për ta garantuar atë që ka mbetur nga pakti i stabilitetit (angazhimi i vendeve të BE-së për të mbajtur deficit buxhetor jo më të lartë se 3 për qind të PBB-së dhe stok të borxhit publik jo më të lartë se 60 për qind të PBB-s&eumlsmiley, Brukseli duket i vendosur të kushtëzojë çfarëdolloj ndihme. BE ka frikë se shpëtimi i Greqisë pa kushte nga falimenti mund të eliminojë të gjithë mekanizmat e kontrollit të buxheteve të eurozonës, gjë që është edhe themeli i euros. Asnjë vend deri më sot nuk e ka shkelur kaq shumë paktin e stabilitetit sa Greqia.

Ja ku janë shifrat. Këtë vit, deficiti buxhetor do të rritet nga 12.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, dhe kaq është duke supozuar që nuk ka hile në llogaritje, siç ka ndodhur edhe më parë.

"Deutsche Bank" llogarit se stoku i borxhit publik të Greqisë është ngjitur në 135 për qind të PBB-së. Borxhi i përgjithshëm i jashtëm, pra detyrimet e sektorit publik dhe atij privat ndaj të huajve, është 149.2 për qind. Kursi real i këmbimit është rritur me 17 për qind që nga viti 2006, gjë që do të thotë se Greqia po humbet aftësitë e veta konkurruese me një ritëm të pabesueshëm. Nëse Greqia nuk do të ishte në eurozonë, ajo do të kishte falimentuar sakaq. Qeveria greke ka premtuar të ulë deficitin buxhetor në 9.1 për qind të PBB-së vitin e ardhshëm. Por kjo shifër është mashtruese. Premtimi është që reduktimi i deficitit të bazohet më së shumti te lufta kundër evazionit fiskal. Komisioni Europian dhe ministrat e Financave të BE-së e kanë dëgjuar më herët këtë mashtrim dhe kërkojnë hapa më konkretë. Justifikimi me luftën kundër evazionit është gjithmonë premtimi i parë i qeverive të dëshpëruara. Kështu mendon edhe George Provopoulos, guvernatori i Bankës Qendrore të Greqisë, i cili kërkoi që dy të tretat e të gjithë reduktimit të deficitit të kryhen përmes uljes së shpenzimeve. Nëse Parlamenti i Greqisë miraton buxhetin e lehtë të qeverisë vitin e ardhshëm, Komisioni Europian është pothuajse e sigurt se do t‘i gjykojë këto përpjekje të pamjaftueshme. Ai mund të kërkojë edhe për reforma strukturore, përfshirë reformën e pensioneve. Nëse qeveria greke refuzon të bindet, gjë që është shumë e mundshme, hapi tjetër do të jetë procedura penalizuese, sipas paktit të stabilitetit. Kështu, në vend që ta ndihmojë Greqinë, BE-ja mund të kërkojë që Athina të paguajë një gjobë. Kjo gjë thjesht sa do ta rëndojë pozicionin financiar të Greqisë, në rast se Athina pranon ta paguajë gjobën.

Strategjia aktuale e BE-së është të shtojë presionin politik, ndoshta të shkaktojë edhe krizë politike, me objektivin strategjik që qeveria greke më në fund të bindet. Është një strategji e rrezikshme që mund të shpërthejë. Edhe nëse Jorgos Papandreu, Kryeministri grek, angazhohet të reformohet, ai do të përballet me presion të jashtëzakonshëm politik, për shkak se masat që nevojiten për të rikthyer stabilitetin kërkojnë kursime dragoniake. Këto masa janë pikërisht e kundërta e asaj që Papandreu premtoi në zgjedhjet e fundit. Problemi i vërtetë është se grekët nuk janë përgatitur nga udhëheqësit politikë për ato që i pret. Pra çfarë mund të ndodhë nëse Greqia nuk arrin të shlyejë borxhet e veta, apo nuk arrin të rishesë borxhet ekzistuese? Rreth dy të tretat e borxhit publik të Greqisë mbahen nga të huajt. Sipas vlerësimeve të "Deutsche Bank", Greqia do të duhet të tërheqë 31 miliardë euro borxh të ri dhe 16 miliardë euro borxhe për të zëvendësuar të vjetrit gjatë vitit të ardhshëm. Në mungesë të ndihmës nga eurozona, qeveria e Greqisë do të duhet të drejtohet te Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ndryshe nga Argjentina, Greqia nuk mund ta zhvlerësojë monedhën e vet. Aq më pak mund të shërbejë si zgjidhje largimi nga eurozona.

Shtrëngimi i rripit sipas stilit të Letonisë do të duhet të vijë në një mënyrë apo një tjetër. Por mund të jetë politikisht më e lehtë për qeverinë aktuale të prezantojë programin e shtrëngimit të rripit si një kërkesë nga jashtë më shumë se sa si një kërkesë nga brenda. Kjo është një arsye shtesë që tregon se BE mund ta ketë më të ëmbël që programi i shtrëngimit të rripit të vijë nga FMN. Grekët janë të papërgatitur për të shtrënguar rripin, por edhe investitorët nuk janë të përgatitur për atë që i pret. Gjithsesi, unë ende jam i gatshëm të vë bast se nuk do të ketë një falimentim.

Po falimentojne keta (greket me lart), me duket se shqiptaret mercenare do na ngelen pa pensione o milet!!!

Jo mo vlonjat, jo, se ja fut kot gjermani. Ja keput kodra pas bregut. Ato qe thote ai, jane thjesht kendveshtrim i nje gjermani, ne cilesine e sponsorit kryesor te BE-se dhe fondit te perbashket. - bashke me Francen.

Nese Greqia qenka ceshtje aq alarmante; po Anglia? Nese Greqia falimenton, po Anglia? Duhet pushtuar dhe shitur copa copa ne ankand! Te gjitha parametrat ekonomike te Greqise; dhe ketu kam parasysh borxhet, reduktohen ne KUSURE qindarkash po te krahasohen me Angline.

Fundi i fundit, Evropa ka 30 vjet qe mban me "buke" Greqine; nuk ka asnje lloj aresyeje per te menduar se ky qendrim ka per te ndryshuar ndonjehere. Po "falimentoi" Greqia, Evropa te hape dyert e te prese 10 miljone greke pastaj.

Dhe mua me duket krejt e pabazuar ajo qe thote gjermeni qe po te mos ishte ne eurozone Greqia do kishte falimentuar me kohe. Tani, une nuk kam qene ndonjehere ne Greqi, po sikur te marr nje shembull te thjeshte, - Italine; arrij te kuptoj edhe situaten greke. Plus qe kemi ca peshq qe na flasin nga Greqeria dhe mund te konfirmojne/hedhin poshte, ketu kete lloj kendveshtrimi.

para se te perfshihej ne eurozone Italia, 1 euro = 1927.39 lireta. dakord, tani nuk ka kurs kembimi.

por te cmimet, direkt pas zhdukjes se liretes dhe hyrjes se euros;

1 ricarica 10 000 lireta u be 10 euro. direkt!

cdo gje tjeter ashtu. qerate e shtepive, cmimet, te gjitha... pra, u pesua nje renie dyfish (200%) e fuqise blerese.

nje makine 10 miljon lireta u be 10 000 euro, pra cmimi dyfish!

Besoj se e njejta gje ka ndodhur dhe ne Greqi.

Nese Greqia do kish vazhduar me dhrahmine, do kish luajtur si te donte me kursin, breda disa parametrave, gjithmone.

Mbaj mend, nje vit para se te hynte ne eurozone, Greqise iu terhoq veshi nga Brukseli per parregullsi te forta financiare; dhe qe ekonomia dhe te dhenat e saj (greke) te normalizoheshin me Euron, pa pesuar shkundje te tilla, duhej qe dhrahmise t'i shtohej nje zero, pra, nese nje euro ishte 10 dhrahmi, duhej bere 100 dhrahmi. E ky ishte realiteti i vertete i situates ekonomike greke, sipas parametrave edhe makro, edhe mikro. Greqia kish fallcifikuar shume bilance dhe te dhena te tjera per te arritur nje ngritje virtuale 10 fishore te fuqise se saj ekonomike.

Po te ishte akoma me dhrahmi, sado te perpelitej ne ngerce ekonomia Evropiane, perseri ne Greqi do hynte likuiditet i huaj. Dhe nese kursi i kembimit do binte si pasoje e ndonje inflacioni te mundshem - post-krize, inflacioni do luftohej nga vershimi i likuiditetit. pra punon me dy vektore te kundert.

Gjithe sa thashe me siper, i thashe per te mbrojtur idene qe Greqia pa eurozone do kish thrajvur fare, madje do ishte ndoshta me mire se shume shtete te jevrozones. Plus qe ndihmat i merr cdo vit nga fondi i perbashket i stabilizimit. Greqia merrte pakten 5 miljard euro ne vit, ndoshta eshte bere 7 apo 10 miljarde kete vit, dhe kontribuon o leshte o vaj ulliri. Te pellcase e kembes t'ja jape ky gjermani, e te vazhdoje te paguaje taksat se Greqia ka shume nevoje si familje ne keto momente.

Gjithsesi, pak rendesi kane keto; Greqia eshte aty ku eshte; eshte fakt qe "sanksioni" me i forte i BE-se nuk e ndryshon situaten.

Ky qe po thote ky gjermeni, duket si kercenim, po per mua eshte anekdote e rradhes, tip, "po hedh kujtimet ne karte".

keshtu e shoh une, thjesht kendveshtrimi im.

Provokimi i Bollanos: 3/5 ishin greke, edhe ne veri
10/12/2009 15:45

 3/5 ishin greke, edhe ne veri

Kryetari i Omonias dhe Bashkise se Himares Vasil Bollano pretendon se prezenca greke ne Shqiperi dhe vecanerisht ne jug te vendit eshte shume me e madhe se ajo qe eshte deklaruar me pare nga institucionet shkencore shqiptare.  Bollano ka shfrytezuar diten nderkombetare per te drejtat e njeriut per te hedhur nje tjeter deklarate te forte ne vazhde te shume te tjerave te thena me pare.

Bollano ka deklaruar se Shqiperia eshte nje territor i banuar nga greket qe ne shekullin e shtate para Krishtit, te cilet themeluan edhe qytetin e Dyrrahut, Durresin e sotem. Per Bollanon, tre te pestat e popullsise ne jug ishin greke qe flisnin greqisht, ndersa nje pjese tjeter serish greke po qe flisnin gjuhen vllahe.

Mes deklaratave te tjera te dy kreret ai i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i OMONIA-s Bollano insituan ne faktin se ka ardhur momenti qe te behet nje rregjistrim i vertete i popullsise.

Topi

Berisha: Shqiptarët ta deklarojnë hapur etninë e tyre Shqiptarët ta deklarojnë hapur etninë e tyre

Regjistrimi i popullsisë duhet t‘i sigurojë çdo qytetari të drejtën e shprehjes lirisht të origjinës së tij etnike. Ky ishte qëndrimi që mbajti Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp pasditen e djeshme për çështjen e regjistrimit të popullsisë shqiptare edhe mbi baza etnike. “Ky nuk është një komb dhe një popull që ka pasur apo ka komplekse me identitetin, pasi ka treguar se i nderon shumë qytetarët me origjinë greke, qytetarët me origjinë boshnjake, me origjinë maqedonase, serbe apo malazeze, arumunët, romët apo egjiptianët, që të deklarojnë haptazi origjinën e tyre”, deklaroi Kryeministri në konferencë. Por, sipas tij, do të kihet një kujdes i veçantë për të mos lejuar spekulimet përgjatë procesit të deklarimit të etnisë. “Natyrisht ligjvënësi do të marrë modelet më të mira që të përjashtojnë spekulimin dhe të lejojnë qytetarët të shprehin lirisht origjinën e tyre etnike”, vuri në dukje Berisha për këtë çështje që has edhe diskutime të shumta. Në konferencën e djeshme për shtyp Berisha theksoi përshtypjet më të mira që kishte marrë nga konferenca ndërkombëtare e klimës e mbajtur në Kopenhagen. Sipas Berishës, qeveria shqiptare ishte e vendosur për të mbajtur premtimin e saj për ta kthyer në një superfuqi rajonale të energjisë së gjelbër vendin tonë. Por, Kryeministri theksoi se ai ishte i vendosur gjithashtu të merrte masa për të siguruar energji elektrike nga të gjitha burimet, edhe nga termocentralet me qymyr. Sipas tij, nuk mundet që vendi dhe qytetarët të vuanin nga mungesa e energjisë elektrike. Po dje, Kryeministri foli edhe për mospjesëmarrjen e opozitës në Kuvend. “Është e trishtueshme që opozita në vend të vazhdojë të bojkotojë”, theksoi Berisha. Por, sipas tij, në asnjë mënyrë nuk mund të pranohej kërkesa që vinte nga PS-ja për hapjen e kutive të votimit. “Palët mund të meritojnë një mandat, por në këtë rast ne krijojmë një precedent tepër të rrezikshëm për demokracinë në vend”, sqaroi Kryeministri. Ai po kështu u shpreh se ishte i gatshëm që të negocionte në çdo kohë me opozitën e vendit. “Çdokush është i lirë të bëjë padi penale ndaj kujtdo, edhe ndaj Kryeministrit”, ishte përgjigjja që dha Kryeministri Berisha në lidhje me paditë penale, që së fundmi janë dorëzuar ndaj tij, nga ana e Edi Ramës apo edhe e të nënës së Ramës. Po kështu Berisha theksoi se ndërtuesit dhe asnjë shtresë tjetër në vend nuk ishin në krizë ekonomike. Sipas Berishës, kriza kishte shkaktuar vështirësi për sektorët, por askush nuk kishte të drejtën të pretendonte për një ekonomi shqiptare në krizë.(Shqip)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).