Berisha: Energji e gjelbër, por edhe çimento e TEC-e "me standarte"

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, që merr pjesë në ditët e fundit të konferencës ndërkombëtare për klimën në Kopenhagë, tha për BBC-në (dega shqip online) se shpreson se përkundër mospajtimeve aktuale, negociatat mes vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara do të jenë të suksesshme.

Në të njëjtën kohë, tha ai, Shqipëria është e vendosur të shndërrohet në një superfuqi të vogël prodhimi të energjisë së parinovueshme në rajon.

Por Berisha, sipas BBC tha gjithashtu se nuk do të hiqet dorë nga realizimi i projekteve të debatueshme për ambientalistët, por se në rastin e tyre, ai jep garanci se do të respektohen standardet europiane për mjedisin'.

BBC shqip e pyeti kryeministrin edhe per problemin e ndotjes akustike ne Tirane, problem i ngritur nga Shekulli me force ne nje fushate mediatike te muajve te fundit.

Me S.Berishen bisedoi Seladin Xhezairi koorespodent i BBC ne shqip dhe fillimisht e pyeti se si i shikonte përplasjet më të reja mes vendeve në zhvillim dhe atyre industrialisht më të zhvilluara?

Me sa duket, ka një ngërç këtu për marrëveshjen, por shpresojmë se negociatat do të jenë të sukseshme. E vërteta është se, siç dihet, vendet e zhvilluara janë dhe prodhuesit më kryesorë të emetimit të gazrave dhe ndërkohë vendet në zhvillim janë një potencial i madh për t'u zhvilluar në drejtimin më mjedisor. Natyrisht, ndihma e vendeve në zhvillim në këtë drejtim, për një sukses në orientimin e ri të zhvillimit të këtyre vendeve, është e domosdoshme. Sikundër është e domosdoshme që edhe këto vende të mos e konceptojnë qëndrimin e tyre ndaj problemeve të mëdha të klimës, si një qëndrim që diktohet nga vendet tërësisht të zhvilluara, por si një përgjegjësi që këto vende duhet të marrin në interesin më të mirë të qytetarëve të tyre, në interesin më të mirë të vendeve të tyre dhe në interes të njerëzimit. Pra, këtu ka një qëndrim konceptual disi të pafavorshëm, mendoj unë.

Z.Berisha, ku e vendosni Shqipërinë, realitetin shqiptar, kur është fjala për këtë problem. Në fakt, çfarë vendi zënë dhe sa shqetësuese janë në Shqipëri çështjet që lidhen me klimën?

Shqipëria është një vend i cili emeton pesë herë më pak për frymë gazra se sa vendet e zhvilluara. Shqipëria është një vend i cili 97 për qind të energjisë e ka nga burimet ujore dhe ka një potencial shumë të madh energjetik ujor, nga era, dielli, biomasa dhe format tjera. Shqipëria është e vendosur, duke mos përjashtuar dhe burimet tjera energjetike, të shndërrohet në një superfuqi të vogël prodhimi të energjisë së parinovueshme në rajon. Natyrisht, thirrja ime në këtë konferencë, këtu në Kopenhagë, ishte, mbasi Shqipëria ka firmosur rreth 5 miliardë euro kontrata për energji të rinovueshme ere, biomase dhe uji, thirrja ime ishte për institucionet financiare të vendeve të pasura dhe ato ndërkombëtare, të mbështesin me financat e tyre kontraktorët e kësaj sipërmarrjeje të madhe prodhimi energjie në Shqipëri.

BBC: Megjithatë, zoti Kryeministër, veprimtarë të mjedisit, por edhe nga radhët e opozitës, kritikojnë si të dëmshme për ambientin, ngritjen, ta zëmë, të disa fabrikave të çimentos apo dhe projektin për ndërtimin e parkut për prodhimin e energjisë me erë në zonën e Karaburunit...

Natyrisht, kritikat e mjedisorëve janë të dobishme dhe të rëndësishme, por ajo çfarë dua të them unë, rëndësi ma kryesore se çdo gjë tjetër kanë standardet. Ju e dini që antiglobalët protestuen në Vlorë muej të tërë, ndërkohë që tani TEC-i i Vlorës e ka standardin e ndotjes dy herë më të ulët se sa ç'është standardi europian. Fabrikat e çimentos sigurisht do të ndërtohen, por rëndësi ka efekti kumulativ i ndotjes që ato krijojnë, që duhet të jetë gjithnjë më i ulët se sa standardi europian. Pra, vërtet ne po shkojmë drejt një revolucioni industrial, por ky revolucion nuk duhet në asnjë mënyrë të krijojë ngarkesa mjedisore. Si të thuash, do të jetë një revolucion industrial jeshil dhe një ekonomi e kësaj natyre. Këtu qëndrojmë ne kryesisht.

Një tjetër pyetje, në kuadrin e debateve për ndryshimin e klimës, kur është fjala për realitetin shqiptar, zoti kryeministër, shtrohet për ruajtjen, mbrojtjen e pyjeve dhe për përpjekjet që bëhen për uljen e zhurmës, të numrit të makinave që ndotin ambientin. Të dhënat per kryeqytetin shqiptar flasin se gjendja është alarmante...

Për sa u përket pyjeve, qeveria po ndërmerr një program pyllëzimi. Ne synojmë që gjatë këtyre katër viteve të mbjellim së paku 100 mijë hektarë pyje dhe ullishte, pasi, siç e dini, ne planifikojmë 20 milionë rrënjë ullinjsh në një sipërfaqe prej 60 mijë hektarësh, sikundër do të shumëfishojmë mbjelljen e pyjeve në mbarë vendin dhe sidomos në zonat e shpyllëzuara nga shkaqe të ndryshme. Çështja e ndotjes akustike është një çështje e cila po trajtohet tani me seriozitetin e duhur dhe unë besoj se ajo do marrë përgjigjen që meriton.

*******

KOPENHAGEN- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në samitin e Kopenhagenit se synimi i qeverisë së tij është ta kthejë Shqipërinë në një superfuqi të vogël prodhuese të energjisë së gjelbër në rajon.
Deklarata është bërë sot gjatë përshëndetjes së Berishës për Samitin për Ndryshimet Klimatike. Në fjalën e mbajtur në seancën e këtij Samiti, kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare i konsideron ndryshimet klimatike si një prej kërcënimeve më serioze me të cilën përballet planeti ynë dhe një prej çështjeve më komplekse që duhet trajtuar me vendosmëri dhe efikasitet.
Sipas tij, qeveria shqiptare ka integruar ne Strategjinë e saj te Zhvillimit Kombëtar parimin e zhvillimit te qëndrueshëm, si dhe nxitjen e teknologjive te gjelbra duke synuar drejt një ekonomie pa karbon.
"Aktualisht rreth 95% e burimeve dhe konsumit të energjisë së vendit tim vjen nga energjia hidrike. Potencialet hidrike janë shumë të mëdha. Më shumë se 2/3 ngelet për tu shfrytëzuar. Në këtë kontekst, ne planifikojmë të ndërtojmë rreth 440 hidrocentrale me një fuqi totale prej, së paku 20 miliardë kilovat/ore", ka thënë ai.

***

Jo me larg se 1 vit me pare, Berisha deklaronte ne vijimesi se Shqiperia eshte e interesuar per energji berthamore dhe per TEC-e me qymyr.

Gjate takimit me Berluskoni ne Itali, ne fund te vitit te kaluar, duke pershendetur nenshkrimin e disa marerveshjeve me investitore italiane te çimentos, qe kane mberritur ne shqiperi, Berisha thoshte:
"Synojmë te jemi superfuqi energjitike në rajon. Jemi të interesuar për energjinë bërthamore dhe shohim te Italia një partner të denjë". Duke zgjedhur të flasë italisht dhe me superlativa për homologun italian, Berisha garantoi Berluskonin se Shqipëria është një vend i sigurt për investime.

"Në vizionin tim Shqipëria shikon tek Italia partnerin e parë për të bashkëpunuar në sektorin e energjisë, përfshi këtu dhe fushën e energjisë atomike", u shpreh kryeministri Berisha.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh gjithashtu se "marrëveshjet e nënshkruara me Italinë, lidhen me ndërtimin e disa parqeve industriale që do të administrohen nga investitorët italianë".
Duke qëndruar te energjia, Berisha vuri theksin edhe tek energjia bërthamore. "Jemi të interesuar për energjinë bërthamore dhe shohim te Italia një partner të denjë".

Deklaratat e sotme ne Kopehagen jane disi te ndryshme si pikesynime.

17 Komente

Kryeministri premton qe administrata shtetërore do të zëvendësojë automjetet që ka në përdorim me makina me fuqi minimale motorike.
Sipas tij, "duke marrë shëmbull nga fqinji ynë jugor Greqia, ministrat që të marrin në përdorim makina me cilindrat të ulët".

"Qoftë edhe me 1.5 kuaj fuqi, - tha kryeministri.

Makina me 1.5 kuaj fuqi nuk ka. 1.5 kuaj fuqi prodhon nje njeri i zakonshem, 2 kuaj fuqi prodhon nje atlet.

"Sikundër tha zoti Ministër i Financave, operacioni me veturat do të shtrihet më thellë në kuptimin që do të disponohet një fond me të cilën do të blejmë veturën më të mirë dhe më të lirë që konsumon më pak sepse është interesi më i mirë. Greqia që është një vend shumë më i pasur se ne ka vendosur veturën 1,5 kuaj fuqi. Duhet të jemi rigorozë, përveç veturave të krerëve të institucioneve kushtetuese dhe ministrave, vetura të tjera që janë për punë të tjera do të jenë vetura që konsumojnë minimumin e mundshëm të benzinës", - tha Berisha.

Gjithashtu kryeministri, paralajmeroi masa te ashpra kunder atyre qe nuk zevendesojne llampat ne institucione shkolla etj.

"Zoti sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në bashkëpunim me Sekretarët e Përgjithshëm të të gjitha institucioneve do të ushtroni kontrollin më të rreptë, të zhduken me urgjencë të gjitha llambat e zakonshme dhe të zëvendësohen ato. Llambat inkandeshente nuk mund të jenë më në asnjë institucion shtetëror. BE-ja që është nga ana tjetër dhe bashkimi i të pasurve të botës i ndaloi ato llamba, me vendim të veçantë. Ne kemi marrë një vendim për këto llamba, por këto nuk mund të ekzistojnë më zotërinj Ministra në asnjë shkollë të Shqipërisë, në asnjë spital të Shqipërisë në asnjë institucion të vendit. Zëvendësimi tyre me urgjencë është kushti i të gjitha kushteve për të frenuar rritjen e shpenzimeve administrative. Mos të detyrohemi pastaj të veprojmë në mënyra shumë të rrepta", - tha Berisha

 

"Qoftë edhe me 1.5 kuaj fuqi, - tha kryeministri.

Makina me 1.5 kuaj fuqi nuk ka. 1.5 kuaj fuqi prodhon nje njeri i zakonshem, 2 kuaj fuqi prodhon nje atlet.

 

ja shpikja e fundit e kryeministrit ne djete.

po ti na sjell komentet e balkanweb-it ketu labo?

Nuk eshte shpikje po osht kopillik! Familja ka vendosur qe ne vitin 2010 te meret me asktivitet tregetar si shitje llampash neon, mjete motorike me cilindrat jo me shume se 1500 cm 3 etj. E per kete duhen kliente. E ku ka me mire se te kesh klient fondet e qeverise? A ka korupsion ketu? Joooooooooooooooooooooooooooooooo, cneeeeeeeeeeeeee!!

Si bon kjo Monda mer jahu, tamam si pilivese me doktorature! Oj shoqe ti e ke te lehte te kerkosh kthim ne primitivitet; mos zhvillim industrial, frenim te investimeve etj. pasi ty nuk te prek personalisht kjo gje, por shko e pyet ata shqiptare qe kerkojne pune, shko pyet ato biznese qe kerkojne energji. Rrini ore sus aty se nuk jeni ju Shqiperia. C'te keqe kane fabrikat e cimentos dhe Tec-et me standarde qe i ka gjithe bota e zhvilluar? asnje te keqe.

Shif ti djathtisti, une s'para e kam qejf sherrin.  I evitohem shume.  Nje here, dy here.  Deri tani jemi mire, se eshte e dyta here.  Edhe mund te veje me shume xhanem, varet nga terezia ime.

Tani, keshtu me parametrat e tua "par excellence" te sus-it, i bie qe jo vetem une, por dhe ti te rrime sus.  Se s'po me dukesh me afer me Shqiperine se une.  Per me teper, une akoma s'kisha hudh ndonje llaf as qysh e tek.  Ti me KM-ne e ke inatin xhanem?  Apo me Gazeten?  Ne te dyja rastet une hic se kam gje te bej. 

Edhe keshtu per platformen e peshkut ne pergjithesi, si e kane vendosur te zotet e shtepise, mbase s'te vje per mbare ty, dmth te ndihesh vetem ti, e te rrine sus te tjeret, ta kuptoj hallin me nje llaf.  Por serish une hic se kam gje te bej. 

Ja keshtu.

Gjithe te mirat.

Nuk ka 1500 kuaj fuqi, po 100, 120, 130, 150, 220, ka edhe me 15 kuaj fuqi.

Po ky pse nuk merr dy kuaj te vertete? Me kete rast  edhe fuqia e terheqjes eshte me e madhe po edhe ekosistemi mbrohet me shume se s'harxhohet as nafte as elektricitet.

"Një tjetër pyetje, në kuadrin e debateve për ndryshimin e klimës, kur është fjala për realitetin shqiptar, zoti kryeministër, shtrohet për ruajtjen, mbrojtjen e pyjeve dhe për përpjekjet që bëhen për uljen e zhurmës, të numrit të makinave që ndotin ambientin. Të dhënat per kryeqytetin shqiptar flasin se gjendja është alarmante...

Për sa u përket pyjeve, qeveria po ndërmerr një program pyllëzimi. Ne synojmë që gjatë këtyre katër viteve të mbjellim së paku 100 mijë hektarë pyje dhe ullishte, pasi, siç e dini, ne planifikojmë 20 milionë rrënjë ullinjsh në një sipërfaqe prej 60 mijë hektarësh, sikundër do të shumëfishojmë mbjelljen e pyjeve në mbarë vendin dhe sidomos në zonat e shpyllëzuara nga shkaqe të ndryshme. Çështja e ndotjes akustike është një çështje e cila po trajtohet tani me seriozitetin e duhur dhe unë besoj se ajo do marrë përgjigjen që meriton."

 

Ky mashtrues i paskrupullt duhet patjeter te kosiderohet per librin Guiness, eshte i paarritshem.

S'kuptoni ju jo, jo. Ai ka per te marre kalin e Skenderbeut qe eshte sa per 200 kuaj turq. Ka per t'ja shalu dhe vrik e ne fabrika te cimentos. Ka per me i pa  vrimat dhe fap ka per t'ju fut nji nga ato kokat e turqve qe ka pre ne lufte kur eksportonte stabilitet ...dhe gomarlleqe.

Akoma ky rrote sikur eshte ne ndonje Harte te Botes per zhvillim te pakontrolluat te burimeve natyrare qe shkaterrojne mexhlisin. Hajde pyke hajde . Po kush te ka ty ne refene or budalle.

Shif or hallet e popllit tat se po meris dynjane me llapaqenizma "nderkombetare".

Shiko ore hallet e vendit se le nam neper bote e te krahasojne si karagjoz edhe vende pa Identitet si Kostua me Pata e Rika.

Ha pyka ti apo s'ha ejjjjjjjjjjjjj.O dru i shtrember dhe me GUNGA .

Ceshtja eshte  Berishes hapi rrugen! Ka arritur kulmin!

"...."Qoftë edhe me 1.5 kuaj fuqi, - tha kryeministri...."

 

Kjo shprehje duhet te jete ose lapsus ose padituri e Mavrise ndaj motorave te makinave. A ka dashur te thote qe makinat e ministrave te jene me motor 1.5 siç quhen rendom ne gjuhen popullore, motor 1.8 ,  1.9 , 2.2 etj. Kuaj-fuqi, eshte tjeter, dhe ekzistojne makina/vetura me 0.50 kf, 66kf, 80kf, 90kf, 130kf e deri ne 300kf ato per gara sportive.

Megjithate, Mavrise nuk i vihet faj se ai nuk ka ngare makine me dore. Edhe une nuk kisha shum njohuri, por gjate nje hulumtimi kete vit prej 3-4 muajsh mbi makinat, mesova shume.

Mavria, si i fuqimplote qe eshte, fare mire mund ti urdheroje ministrat dhe drejtorat, te perdorin makina me gaz LPG, ose me motor me te vogel se 1.2

Hindia prodhon marken Tata me motor 0.8 qe fare mire udheton ne qytet dhe nuk harxhon shume.  

Shprehja qe i kane thene Berishes "me standarte europiane" dhe tani si papagaj e permendin gjithandej ai vete e te gjithe te tijet e pare ne lidhjen me emetimet e Co2 eshte njesoj si "pa standarte". Co2 qe clirohet ne atmosfere eshte njesoj si me standarte dhe pa standarte. Po te ishte qe me standarte nuk emetohet Co2, apo emetohet me pak i binte qe Europa e Amerika qe operojne me standarte mund ti shtojne sa tu kete qejfi TECet me qymyr e nafte, e paskan shkuar kot ne Kopenhage. Por ja qe edhe ata te shkretet duhet ti paksojne keto TECe qe do ti shtoj Saliu yne.

Në të njëjtën kohë, tha ai, Shqipëria është e vendosur të shndërrohet në një superfuqi të vogël prodhimi të energjisë së parinovueshme në rajon.

Lapsus apo lajthitje?!

Sa per muhabet te riciklimit qe duhet te jete shume i pranishem ne nje shtet qe pretendon te bej propogande kata ketu tek vendet e akullta po kthejne PLENAT per me ralizu ate kodosh fuqie qe kerkon nje termocentral. Por dhe ujrat e zeza ne UJE TE PISHEM po po nuk eshte shaka dhe po ju shkon mire me sa duket.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).