Arrestohet drejtori i Drejtorise se Prokurimeve

 

Arrestohet drejtori i Drejtorise se Prokurimeve

Ministria e Brendshme ka bere te ditur se me urdher te prokurorise, policia ka arrestuar drejtorin e Drejtorise se Prokurimeve Bujar Murati, specialistin e prokurimeve ne garde Tahir Imami dhe tre administratore te nje kompanie private Artan Berberi, Agur Sadiku dhe Jani Gjergjefi.

Te gjithe te arrestuarit akuzohen per korrupsion.

Nuk behen te ditura hollesi mbi abuzimet e zyrtareve, por mesohet se ata akuzohen per abuzime me tenderat per prodhimin e uniformave te policise dhe gardes se republikes.

Sipas prokurorise, ne bashkepunim me sipermarresit, drejtuesit e prokurimeve kishin paracaktuar fituesit e tenderave per prodhimin e uniformave duke eliminuar konkurrencen dhe duke shmangur nga gara shoqeri te tjera private.
 

1 Komente

E mo spo i jepshin ndonje lek LULIT  keta apo si eshte puna ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).