97 vjet FA. Topi: Mbroni dhe siguroni Atdheun

TIRANE- Forcat e Armatosura shqiptare festojnë sot 97 vjetorin e krijimit të tyre. Ceremonia për nder të kësaj ngjarjeje u organizua sot paradite në Akademinë e Mbrojtjes dhe ishte i pranishëm dhe presidenti i Republikës, njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm I Forcave të Armatosura si dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Presidenti Bamir Topi në fjalën e mbajtur me këtë rast tha se anëtarësimi i vendit në NATO hap të tjera sfida të reja për ushtrinë shqiptare.

“Sot është dita kur të gjithë ne kujtojmë historinë e lindjes, formimit dhe konsolidimit të Forcave tona të Armatosura, që, ashtu si historia e shtetit shqiptar, kanë rrugëtuar mes vështirësish, sakrificash dhe sfidash, të cilat duhet të na ndihmojnë të shikojmë më të sigurt të ardhmen e në të njëjtën kohë të na qartësojnë qëllimin për të cilin ato janë formuar dhe të cilit i shërbejnë me besnikëri.”

Kreu i shtetit shtoi më tej se sot kujtohen e nderohen me shumë respekt të rënët dhe dëshmorët e atdheut.“ Ata mbeten patriotë, heronj dhe simbol i së vërtetës, për të cilën dhanë jetën dhe u ndanë nga familjet dhe të dashurit e tyre."

Ushtria shqiptare-vlerësoi Presindenti- sot qëndrojnë në krah të ushtarakëve të vendeve më të mëdha në misionet paqeruajtëse në Afganistan, Çad e Bosnje-Hercegovinë dhe janë të vendosura të përmbushin me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi qëllimin e përbashkët e të përballen me trimëri dhe dinjitet me sfidat.

Duke i siguruar mbështetjen e tij si President i Republikës dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në rrugën e përmirësimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare edhe në përmbushjen me sukses të detyrave, Topi tha

"Sot është dita kur duhet të mendojmë për nesër. Sot është dita jo vetëm për të ndërtuar të ardhmen, por edhe për ta mbrojtur dhe siguruar atë. Kjo është një detyrë jo e lehtë, por jo e parealizueshme. Suksesi varet nga vullneti, trimëria, përgjegjshmëria, pasioni, besnikëria, patriotizmi dhe profesionalizmi që ju do të tregoni.”

Kreu i shtetit i shprehu mirënjohjen të gjithë vendeve aleate dhe mike, të cilat u përkushtuan së bashku me ne për të realizuar me sukses reformimin e Forcave tona të Armatosura, dhe ndihmuan që edhe Shqipëria të anëtarësohet në NATO.
(s.g/BalkanWeb) Video.

66 Komente

është qesharake ti përgjigjesh një artikulli me një artikull tjetër, por unë po e bej megjithatë.

 

U mundova ta ngarkoj këtu ke peshku artikullin origjinal, por siç duket administratoret i qëndrojnë të vërtete dëshmisë Orwell-iane, që disa peshq janë me te barabarte se te tjerët.

 

Megjithatë, thelbi i asaj qe dua te them, (ketë here ndërmjet te tjerëve dhe për turpin tim), është se po jetojmë një kohe te rëndësishme ku figura historike dalëngadalë po marrin vendin e merituar për kontributin qe kane dhëne ne formimin e zhvillimin e shtetit Shqiptar.    

 

Imami dekoron Abaz Kupin, Ulqinakun dhe Zhulalin

E Shtune, 05 Dhjetor 2009

 

Ministria e Mbrojtjes, me rastin e 4 Dhjetorit, 97-vjetorit te krijimit te Forcave te Armatosura, organizoi dje nje ceremoni per dekorimin me medaljen "Per sherbime te shquara" te akorduara nga Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, per 12 personalitete te shquara te vendit dhe Forcave te Armatosura.

Personalitetet qe u dekoruan:

1.Gjeneral Mehmet Pashe Derralla, (pas vdekjes), i jepet medalja "Per Sherbime te Shquara" me motivacion: "Per merita te shquara si personalitet ushtarak, themelues i Ushtrise Kombetare Shqiptare dhe si Minister i pare i Luftes i Shtetit Shqiptar".

2.Gjeneral Ali Riza Kolonja (pas vdekjes), i jepet medalja "Per Sherbime te Shquara" me motivacion: "Per merita te shquara ne ringritjen e Ushtrise Kombetare Shqiptare dhe per mbrojtjen e kufijve shteterore".

3.Gjeneral Ismail Haki Tatzati (pas vdekjes), i jepet medalja "Per Sherbime te Shquara" me motivacion: "Per merita te shquara ne ngritjen, reformimin dhe persosjen e organizimit te armeve e sherbimeve te Ushtrise Kombetare Shqiptare"

4.Gjeneral Xhemal Aranitasi (pas vdekjes), i jepet medalja "Per Sherbime te Shquara" me motivacion: "Per merita te shquara ne ngritjen, modernizimin dhe konsolidimin e Ushtrise Kombetare Shqiptare"

5.Kapter Mujo Ulqinaku (pas vdekjes), i jepet medalja "Per Sherbime te Shquara" me motivacion: "Per trimeri dhe vetemohim gjate qendreses per mbrojtjen e vendit nga pushtuesit fashiste"

6.Major Abaz Kupi, (pas vdekjes), i jepet medalja "Per Sherbime te Shquara" me motivacion: "Per merita te shquara ne ngritjen e formacioneve luftarake nacionaliste dhe organizimin e qendreses kunder pushtuesve fashiste"

7.Kolonel Muharrem Bajraktari (pas vdekjes) i jepet medalja "Per Sherbime te Shquara" me motivacion: "Per merita te shquara ne ngritjen e Xhandarmerise Ushtarake Shqiptare dhe te formacioneve luftarake nacionaliste per qendrese kunder pushtuesve fashiste"

8.Gjeneral Major Dali Ndreu (pas vdekjes) i jepet medalja "Per Sherbime te Shquara" me motivacion: "Per kontribut te shquar ne drejtimin e formacioneve te medha per clirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashiste dhe reformimin e Ushtrise Shqiptare ".

9.Zoti Safet Zhulali, (pas vdekjes) i jepet medalja "Per Sherbime te Shquara" me motivacion: "Per kontribut te shquar, si Minister i pare i Mbrojtjes ne periudhen e ndryshimeve demokratike te vendit, ne reformimin, ristrukturimin dhe modernizimin e Forcave te Armatosura".

10.Nenkolonel Hamit Bali (pas vdekjes) i jepet medalja "Per Sherbime te Shquara" me motivacion: "Per kontributin e dhene ne ngritjen e Arkivit Ushtarak Shqiptar dhe drejtim me kompetence te larte profesionale".

11.Kapiten Kamber Sejdini (pas vdekjes) i jepet medalja "Per Sherbime te Shquara" me motivacion: "Per kontribut te shquar ne ngritjen e Ushtrise Kombetare Shqiptare, per vetemohim ne mbrojtje te idealeve demokratike dhe per kontribut te vecante ne fushen e terminologjise ushtarake shqiptare".

12.Kapiten Islam Radovicka (pas vdekjes) i jepet medalja "Per Sherbime te Shquara" me motivacion: "Per kontribut te shquar ne clirimin e atdheut nga pushtuesit naziste dhe per mbrojtjen e idealeve demokratike".
 

Si more pall dekoron Gjeneral Xhemal Aranitasi kur dihet qe ai u kapardis per 10 vj si gjeneral dhe dha dorheqjen ne 6 prill 1939 nje dite para pushtimit!!!

 

 

Vleresim i merituar megjithmend!

Vleresohen gjithe ato figura me motivacionin "ngritje, moedrnizim dhe konsolidim ushtrie" dhe ne te njejten kohe me ta, dekorohet dhe Zhulslali! Brravo, o minister multiplikativ!

Nga 250 000 forca te armatosura ne detyre qe kishte ushtria qe sapo la Ramizi, reforma e zyshes se arithmetikes e thjeshtoi me 10. 24 000 ushtri, 18 000 ushtare+6000 oficere dhe kap(rrc)terre. Per te mos harruar "gjeneralet" 30 vjecare te rrahur me vaj e me uthull ne falangat e Aleksandrit te Madh!!!

Per te mos permendur tanket dhe diagacet qe coheshin per t'u shitur ne Mize per skrap hekuri; apo avjonet luftarake qe shiteshin per alumin.

Ushtria jone, eshte e denje per duartrokitje; sikur te ishte ushtri, sikur te ishte vazhdimesi... por nuk eshte.

Shqiperia ka ne historine e saj te pakten 3 ushtri.

ushtrine e lidhjes nuk po e permendim; po hajt, po i japim kredit ushtrise se Ismailit.

Reformohet mire, dhe behet ushtria e Zogut.

ngrihet nga e para ushtria me e madhe ne historine e Shqiptareve.

Ushtria Antifashiste Nacional Clirimtare. UANC. qe ne fund te misionit, numeronte mbi 70 000 trupa te "rregullta". Kjo shnderrohet ne Ushtrine Popullore, dhe behet ne te njejten kohe, ushtria me moderne ne historine e shqiptareve, me e pajisura, me e kompletuara, me e armatosura. Per here te pare ne historine e vet mijeravjecare, shqiptari nuk do vuante per mungese municionesh!!! Ne 1989, kjo ushtri numeronte plot 250 000 ushtare te rregullt dhe kuadro te shkolluara, - oficere.

Kemi po, dhe ushtrine e zyshes se arithmetikes, qe numeronte 24 000 ushtare "te rregullt" perfshire kuadro, te shkolluar, sapo shkolluar dhe te pashkolluar fare. Keta te fundit ishin gjenerale majore, lejtnante, koljonele dhe brigade.

..................................................

Dua te permend vetem nje gje te vetme; harrojini cfare thashe me siper, se jane shume te percipta;

Vetem 2 here ne historine e saj Ushtria e "Imamit" ka deshtuar plotesisht dhe mban persiper turp historik!

1; ushtria e falimentuar e Zogut, tradhetare e interesave kombetare, (kete une edhe mund ta justifikoj me aresyen "fisnike" qe ngre Zogu, qe populli jone, shume i vogel, nuk duhej rezistence, qe te mos kishte as edhe nje viktime)

por;

2; ushtria e zyshes se arithmetikes, qe deshton ne menyren me te turpshme te mundshme detyren e saj KUSHTETUESE per mbrojtjen e kufinjve te SHENJTA DHE TE PAPREKSHEM te Shqiperise, kur ushtare serbe depertojne thelle ne territor shqiptar, ne Kukes dhe ne Tropoje. U kthye ne detyrim moral dhe kombetar per fshataret e thjeshte per te mbrojtur trojet tona dhe per te zbythur serbin me gryken e kallashit.

Dhe ketu, duke mos harruar kurre, KURRE turpin e turpeve historike te kesaj ushtrie; kur ne 97 Berishovici, si komandant suprem i saj, e versuli ate kunder popullit te vet!

Ketu jep dekorata o karrikature politike!

 

zotrules - 5 Dhj 2009 - 4:32pm

2; ushtria e zyshes se arithmetikes, qe deshton ne menyren me te turpshme te mundshme detyren e saj KUSHTETUESE per mbrojtjen e kufinjve te SHENJTA DHE TE PAPREKSHEM te Shqiperise, kur ushtare serbe depertojne thelle ne territor shqiptar, ne Kukes dhe ne Tropoje. U kthye ne detyrim moral dhe kombetar per fshataret e thjeshte per te mbrojtur trojet tona dhe per te zbythur serbin me gryken e kallashit.

 

Ketu gabon rende miku im, se ky rast qe permend eshte pasoj e veprimeve shkaterruse te nderrmara nga "zysha" minister, por ka ndodhur  me vone, ose gjate vitit 1999, kur  zysha kishte 2 vj qe ishte dorhequr ose arratisur!!! 

vlonjato... ajo eshte ushtria e zyshes. nuk eshte ushtri tjeter.

ti je boksier, psh,

po te rraha une sot, dhe te te thyej kemben, psh, pas nje jave, prape kemba jote do jete e thyer, e nese pas nje jave ke ndonje ndeshje boksi, ti nuk del dot ne ring... si e kupton ti? meqe t akam thyer kemben para nje jave, nuk ka te beje fare??? Jam shkaktar i mosdaljes tende ne ring 100%! Jam shkaktar i te gjitha deshtimeve te tua qe lidhen me kemben e thyer ose si pasoje e asaj. Nuk je individ i ri, je thjesht po i njejti individ me kembe te thyer. Tani merre si te duash; edhe sot e kesaj dite, ke ushtrine e zyshes.

Zoti Safet Zhulali, (pas vdekjes) i jepet medalja "Per Sherbime te Shquara" me motivacion: "Per kontribut te shquar, si Minister i pare i Mbrojtjes ne periudhen e ndryshimeve demokratike te vendit, ne reformimin, ristrukturimin dhe modernizimin e Forcave te Armatosura".

 

Hajde motivacion hajde,

Pse shkaterrimi,  reformim eshte per Arben Imamin, njeriun qe Sali Berisha e ka akuzuar  si kapterin e asfalise greke, qe erdhi nga Korfuzi me spaleta gjenerali ne 97!!!

Karrikature mer vlla, karrikature fare!

I dashur Zotrules ,

Mund te ketë te vërteta ne ato qe thua, sidomos për sa i përket asaj që anglisht quhet hindsight. Çdo vlerësim historik do njëfarë kohe “fosilizimi” qe te zhvishet nga çfarëdolloj paragjykimi. Kjo mund t[i përkasë veçanërisht Zhulalit, (megjithëse gjuha e përdorur kundrejt një te vdekuri nuk të nderon).

Problemi me analizën tende te mëtejshme e disa te tjerëve është se ju supozoni qe historia e Shqipërisë fillon vetëm ne 1944, ku gjërat u ndanë bardhe e zi. Kjo mënyre i lehtëson shume disa syresh për te lëshuar vlerësime bardhe e zi mbi rrethana e individë.

Shumica e këtyre njerëzve vlerësohen simbolikisht nga Ministria e Mbrojtjes për kontribute te veçanta, sidomos për shërbime kundrejt ushtrisë shqiptare.

Dikush p sh për thellimin e saj, te tjerë për luftërat për mbrojtjen e sovranitetit te Shqipërisë sa në veri e ne jug, lindje e perendim, mbrojtjen e qeverise së përkohshme, modernizimin e forcave te armatosura etj.

Vlerësimi ka qene i vonuar por i mirëpritur.

Siç thotë populli ynë i urte me mire vone se sa kurrë. 

zoti be.

persa i perket gjuhes...  zysha eshte profesin i nderuar.

mos harro per cfare behet fjale, behet fjale per ushtrine shqiptare, jo per zhulslalin. ai eshte thjesht nje aktor, ose me mire, vula e kasapit.

Per ushtrine shqiptare, eshte derdhur gjak, sakrifica, dhe mundi e djersa e nje kombi te tere per 50 vjet rresht! Ta shkalafisesh ne ate menyre qe beri zysha, ti mendon se perben "gjuhe te mire" per ate qe ka sakrifikuar? nese ai ka patur kete respekt per ushtrine (varja); po per popullin qe ka sakrifikuar, se me gjakun e tij u bene te gjitha, nuk u bene me magji; atehere, zyshe eshte levdate dhe bekim! Ai ka qene nje qelbesire qe nuk ka fjale per te. Nese do flasim me gjuhe te merituar.

Mos me paragjyko dhe ti, se nuk e filloi njeri historine ne 44. te ishte per ashtu, do isha ankuar per Abaz Kupin une. Merri gjerat pak me shtruar aga.

Bile, ishin qe ishin, karrikatura me dinjitaret e ushtrise video-game shqiptare; pse nuk dekoruan dhe Esat Pashen? Nuk ka asnje lloj merite ai? Ka Abaz Kupi me shume se Esati? Paska Zhulali me shume se Esati?

Gjithe kjo ceremoni ishte nje karrikature, shembelltyre e qyrres ministrore Imami.

Stë kuptova fare me thëne të drejtën, dole sa nga Zhulali te Essad Pasha.

Megjithatë flm për përgjigjen.  

A po benin dekorime? A gjeten justifikim dhe aresye per secilin? Po Esat Pashen ku e lane? Neqoftese dekorohet Zhulali me gjithe poshtersine dhe katastrofen qe i beri Ushtrise, pse nuk u dekoroka Esati? S'paska aresye per te dekoruar Esatin? Nuk gjeka dot aresye karrikatura e "qeverise" Berishovic?

PS: a i sheh (numeron, me mire) flamujt qe po mbajne ushtaraket "tane"?

Ushtri capaculash mor vlla, qe shperndan koka kola neper tendat e aleateve kudo qe ka shkuar. U pastron halet dhe dushet. Perfaqesim dinjitoz... pfffffffft!

E di ti qe hapesira jone ajrore patrullohet nga aviacioni grek? Mbrojtja jone ajrore behet nga nje ushtri e huaj.(armike, me ligj lufte kunder nesh, ne sy te botes: aleate) Nuk sheh dot asnje lloj deshtimi ti ketu?

Nuk di aq shume për Zhulalin me thënë të drejtën sa jap opinionin tim për ketë njeri. Siç u mundova te arsyetoj pak me pare është shumë herët për të vlerësuar figura pothuajse bashkëkohore si i ndjeri.

S’besoj të dish dhe ti shumë ose mbase pasioni të ka turbulluar pak logjiken. Vlerësimet e tjera deri tek Ndreu më duken të gjetura. Edhe për të tjerët nuk mund të jap vlerësim se nuk di shumë, megjithëse dekorimi i tyre nuk ka shume rendësi në ketë kontekst.

Thelbi i asaj qe po mundohesha te tregoja unë me lart është rëndësia e rivlerësimit te figurave te harruara para 1944. 

Gjithashtu jam gjithashtu për vlerësimin e figurave që tentuan te rrëzojnë regjimin totalitar gjate viteve te diktaturës, si psh Hamit Matjani e shume të tjerë.

village-bey - 5 Dhj 2009 - 6:16pm

Gjithashtu jam gjithashtu për vlerësimin e figurave që tentuan te rrëzojnë regjimin totalitar gjate viteve te diktaturës, si psh Hamit Matjani e shume të tjerë.

 

Harrove Xhevdet Mustafen se dhe ai e luftoj komunizmin fort, kur zbarkoji vrau 3 te pafajshem!!!

Edhe Mustafa mund të konsiderohet, (po te zbulohet përfundimisht roli i sigurimit në zbarkim), Ai ka qene një nga heronjtë e fëmijërisë time kur Partizani Velo ishte shumë në modë.

Megjithatë atë nuk e vendos unë dhe vlerësimi vjen mbas një seleksionimi te gjate ne baze të meritave.

E rëndësishmja është që debati është hapur, qëllimi përfundimtar dhe më i vështire është hapja e mendjeve te ngurtësuara.

Pse ty personalisht sikur te perdori SHISH-i i sotem per te shkuar ne shqiperi per te permbysur rendin kushtetues ( pune loje), do pranoje ti te shkoje!!!

Ky është ndryshimi vëllai im i shtrenjtë Vlonjat..... Për ty ai ka qenë rend kushtetues, për shumë nga ne ai ishte rend robërues.

Prandaj “hindsight” është veçanërisht e rëndësishme për disa njerëz.

Per mua c'do qeveri qe perfaqson Shqiptaret dhe mbrone teresine toksore te saj me c'do cmim, qofte dhe ne menyren e vet, pa u bere puthadore e dikujt, eshte qeveri kushtetuese, dhe per mua perkatesija partiake s'ka rendesi fare.

pajtohem 1000%. Bindja partiake shnderrohet ne tifozllek te thjeshte para ceshtjes kombetare... madje, ne rastin me optimist, debati duhet te zhvillohet se si te mbrohet dhe zhvillohet me tej ceshtja kombetare, si arrihet suksesi me i madh...

Po c'te thuash per tani??? Dekorohet Zhulali!!!!! Nuk dekorohet Enver Hoxha si komandant i pergjithshem i LANC, UNC dhe pas luftes, komandant suprem i forcave te armatosura te Shqiperise, qe zbythi cdo sulm, absolutisht cdo sulm, nje nga nje, dhe siguroi shenjterine dhe paprekshmerine si kurre ndonjehere ne historine tone kombetare; ose te pakten shteterore, te teresise sone territoriale! Pa iu perkulur askujt, me krenarine me te madhe te mundshme kombetare qe fituam dhe siguruam.

Tani, a eshte politike apo jo?

45 vjet komandant suprem. Asnje merite?

ik o Imam, o karrikature deshtake!

2 Gjeneral me 4 yje ka pas deri me sot Shqiperia qe nga dita e krijimit te saj 97 vjet me pare.

I pari ishte E Hoxha dhe per kete mund te ndahemi ne gjykim shume nga ne per meritat apo trimerite e tij gjat luftes, por ai doli fitues nga lufta.

I dyti ishte Gjeneral Sheme Kosova qe dezertoi dhe e la ushtrine shqiptare te katandisej ne ate fare feje ne 97.

 

Nuk ndahet kush per Enverin, o vlonja! Ka qene komandant suprem. Pike. Posti flet vete. U dekorua Zhulaliiiiiii! Meriton dekorate Zhulaliiiiiii! Enveri? mah... kush o ky mer yahoo!

PS: Leri e harroji fare yjet. Nuk do te thone asnje gje prej gjeje.

Gjeneral kolonel i thjeshte fare ka qene Enveri, po komandonte 70 000 trupa gjate luftes dhe pas luftes. Ne 84, ky qe s'meriton asnje dekorate, komandonte minimumi 130 000 trupa. Sheme Kosova as 18 000 ushtare s'ka patur.

Dhe nuk ka dezertim ne kohe paqeje. Ka doreheqje. Aha, nese do ta nxjerresh ushtrine antikombetare(sic eshte, krejtesisht 100% antikushtetuese!!!), Shemja i ka luajtur fene, dhe meriton dekorate pikerisht per ate gje.

Ti flet me te degjuar or mik!!!

une po te tregoj vepra, enveri jot ne kete rast ka pas 4 yje (i ka dhe sot se s'ja ka heq njeri me ligj), kur ato yje duhet ti kishte Spiro Mojsiu se ai e krijoj dhe udhehoqi ushtrine deri ne 46,

po te shikosh dhe dekumentat e asaj kohe te gjitha jane te nenshkruara nga Gjeneral Major Spiro Mojsiu.

Per shemen ta siguroj qe s'ka dezertuar ne kohe paqeje, por kur i eshte dhene urdheri i luftes, pra qe te drejtonte operacionin ne jug per vendosjen e rendit kushtetus qe ishte prek fort atehere dhe me ndimen e greqise.

KY shemja nuk u dorehoq, se ne ato reste e priste litari, por dezeroj dhe iku si skile ne maqedoni!!!

Cfare thashe me te degjuar more? Ti po ben diskutim per te "fituar" ketu apo thjesht muhabet? Cfare them une e cfare thua ti! Me rikosheta e ben muhabetin zotrote?

............

Sa per te tjerat, cili qenka rend kushtetues more zotni?

Te ngrihet ushtria kunder kombit te vet, e ti me flet per rend kushtetues ne rrezik... Nga kush eshte ne rrezik ai rend kushtetues?

Nga populli? nga MBRETI akoma i pashpallur, nga ushtria apo nga kush?

Ju e dashkeni t'ju zesh me shqelma mengjes dreke darke sa here t'i teket Berishovicit, se perndryshe te beni dhe dezertor! Hajde llogjike hajde!

Ta dekorojme Enverin sic Enveri dekoronte Rankovicin per dhenien e urdhrit te masakres se Tivarit.  Ta dekorojme Enverin per pershkushtimin e tij te pathyer ndaj Miladinit dhe Dushanit dhe gjithe urdhrave qe ata i jenin atij.  Ta dekorojme Enveri per meritat e tija ne fillim e luftes civile e vellavrasese ne Shqiperi dhe rrezimin e elementit nacionalist ne Shqiperi dhe marrjen e pushtetit me dhune.  Ta dekorojme Enverin per ata 110 000 mije Shqiptare qe vrau, burgosi, e internoi regjimi i tij.  Ta dekorojme Enverit per dhenien ne pjate te argjente Kosoven eproreve te tij Jugosllave.  Ta dekorojme Enverin per te gjithe Shqiptaret Kosovare patriote qe mundoheshin t'i iknin pushtuesit serbe qe gjoja te gjenin strehim ne Shqiperine meme, por aty ose hanin plumbin e burgun ose ju dorezoheshin serbeve pernjehere.  Dekorata une them ta kete emrin "Kryetradhetar me i madh i te gjitha kohrave te historise se kombit Shqiptar", kaluar edhe Hamza Kastriotit e Esat Pashes...

Ta dekorojme Enverin per ata 110 000 mije Shqiptare qe vrau, burgosi, e internoi regjimi i tij.

 

Ka na nje statistike per kete numer, apo si gjithenje ju flisni me afersine me te larget!!!

Ka statistika shume te qarta.

 

Sipas te dhenave nga arkivat e shtetit dhe te ministrise te brendshme:

5487 te denuar me vdekje per motive politike

24155 te denuar me burgim per motive politike

59009 te denuar me burgim per motive politike

64 shtetas te huaj te denuar me vdekje

1253 shtetas te huaj te denuar me burgim

95 Shqiptare te Kosoves te pushkatuar

 

Mbi 100 burgje dhe kampe te punes te krahut te detyruar ne te gjith territorin e shtetit Shqiptar.

5487 te denuar me vdekje per motive politike.

Mendon ti seriozisht se te gjithe keta kane qene te pafajshem.

24155 te denuar me burgim per motive politike.

Mendon ti vertet se asnjeri nga keta s'ka bere te pakten agjitacion dhe propagande.

64 shtetas te huaj te denuar me vdekje.

Thua se dhe ketyre u digjej zemra per shqiperiene demokratike.

1253 shtetas te huaj te denuar me burgim.

A e di ti zoteni se shume nga keta kane qene agjent te sherbime te huaja, kryesisht te Asfalise dhe UDB-se.

95 Shqiptare te Kosoves te pushkatuar.

Per keta 95 ta siguroj se kane qene te UDB-se dhe per ta perforcuar nga ata me te rrezikeshmit, qe s'te nderon po tu dalesh ne krahe!!!

 

P.S. qe ka pas teprime, dhe qe jane vrare te pafajshem, per kete s'besoj se ka njeri qe ta mohoj,

por ka nga keto numrat qe permend ti, qe plumbin e kane pas pak per mendimin tim.

Ku i ke marrë këto të dhëna? Jep një burim që gjendet online.

 

shifrat i ka fantazi te fryre ai, po hajde!!!

E shoh si mendoke ti.  Sigurisht qe i kam fryre une, i kam shpikur me perpikshmeri te qarte.  Sigurisht qe shumica e tyre sic thua e kane pasur hak plumbin, dhe vetem jane bere ca "gabime" sic tha dhe Ramizi.  Sigurisht qe diktature nuk ka pasur, e Shqiperia ka qene vend ku lulezonte gezimi dhe begatia, dhe ishte fanari ndricues i socializmit ne bote.   Sigurisht qe edhe ne Rusi, Kamboxhia, Rumani, Kube e gjetke nuk ka pasur diktatura.  Ah medet per ju...

 

Julius kete teme e ka postuar me kohe e me vaft ne .net whisper.  Eshte studim i Kastriot Dervishit.  Ky nuk eshte i vetmi studim ama, se ka pasur dhe njerez te tjere si Agim Musta qe kane dale me te njejtat shifra.

Ja dhe ca statistika per ushtaraket e ushtrise se Enverit:

 

Nga 13 antare te Shtabit te Pergjithshem te ushtrise Nacional Clirimtare i krijuar ne Labinot:

 

Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Dali Ndreu, Liri Gega, Nako Spiru dhe Baba Faja ekzekutohen.

Abaz Kupi sic e dime detyrohet te arratiset.

 

Bedri Spahiu dhe Ramadan Citaku persekutohen e trajtohen si mos me keq.

 

Spiro Moisiu shkarkohet ne 1946, dhe me vone vihet ne detyra tallese e gjithmone i survejuar nga sigurimi.

Fati i disa ushtarakeve gjate luftes:

Neki Ymeri - pushkatuar

Xhemil Cakerri - pushkatuar

Anastas Lula - pushkatuar

Fati i disa ushtarake te tjere mbas luftes:

Mehmet Shehu (thone u vetvra, gjasa ka se e vrane)

Tuk Jakova -  Vdes ne burg

Muhamet Prodani - burgoset

Arif Hasko - burgoset

Beqir Balluku - pushkatohet

Hulusi Spahiu - burgoset

Osman Sinani - burgoset

Muzafer Spaho - burgoset

Nexhip Vicani - persekutohet

Pellumb Dishnica - burgoset

Hito Cako - pushkatohet

Gjin Marku - vdes ne burg

Kadri Hoxha - burgoset

Mihallaq Zicishti - burgoset

Rahman Perllaku - burgoset

Avdyl Kellezi - pushkatohet

Rahman Uruci - burgoset

Nikollaq Sallabanda - burgoset

Gjeli Argjiri - vetvritet

Esat Ndreu - burgoset

Petrit Dume - pushkatohet

Vango Mitrojorgji - burgoset

Hamit Keci - burgoset

Xhavit Qesja - burgoset

Haxhi Seseri - burgoset

Merkur Cela - burgoset

Abedin Shehu - burgoset

Veli Doci - pushkatohet

Sadik Bekteshi - burgoset

etj.

Mendo keta ishin njerzit e tij, "heronj" te "LANC".

 

 

Kjo puna e PKSH/PPSH eshte e cuditshme. Shumica e byroisteve dolen agjente dhe tradhetare, bile nga fundi njeri doli edhe poliagjent. Po pse more shoke komuniste, Partia e gjitha e tradhetareve dhe agjenteve paska qene?

Pse qenkan te harruara ato figura? Ku bazohesh per kete?

 

Hahata e bukur kjo. Po ta kthesh pyetjen tende koke-mbrapsht jam i sigurt që do tja gjesh përgjigjen përnjëherë.

Pyetje me e gjetur do ishte: pse nuk janë dekoruar këta njerëz të shquar deri tani?

uot? po ti bej hazer e pergjigjju pyetjes, mos shpik pergjigje per pyetje akoma te paartikuluara.

Mbroni dhe siguroni atdheun!!Po kjo vetetim ne qiell te pastert,cfare eshte?Nejse!

Ngjarja historike e ushtrise shqiptare qe mund ti shkonte ketij slogani,do te ishte viti 1948,ku ushtria Shqiptare shkatroi sulmet e ushtrise Greke.Qe nga ajo kohe Greket nuk provuan as edhe nje here te hynin me ushtri ne Shqiperi.

O mjere ju o politikane per mendjen tuaj te "ndritur".... moj kasolle ku na mblodhe me gjithe keto figura te shquara qe jane dekoruar.......

Sidomos ai Zhilali...apapapapaaaa sa i zoti qe ishte...apapapapaaaa sidomos kur shkaterroi ushtrine ne '97 dhe ja mbathi me gomone naten ne Itali si dezertor...... shume i zoti ishte..... po pse shkaterrohej ajo ushtri pa ndihmen e tij?! joooooooooooooooo.....

Apo ai Abaz Kupi qe ka luftuar fashizmin duke bashkepunuar me ta per te zhdukur qendresen e popullit kunder tij..... apapapapapaaaaa sa i zoti qe ishte ai me ushtrine e tij te forte i beri balle koteceve te pulave dhe rakise se fshatareve me nje trimeri te pashoqe sa nuk la asnje kembe pule ne katece...... apapapapaaaa sa i zoti qe ishte ai.....

Presidenti Topi ju tha ushtareve: ta mbroni atdheun nga Shqiptaret vete se po te jete per Grekun ai e ka dhier muhabetin fare s'kemi cti bejme na e mori 365 KM2 sip. ujore por ju shikoni ato qe na kane mbetur se atyre qe iken skemi c'tju bejme....

Jane bere institucionet Shqiptare si estrada e Ballshit...... o me det per ju qeveritaret e Shqiperise per ate mendje te "ndritur" qe keni ore.....

Ah mjere ju me historine e sekretave te partise dhe kotecet e pulave.  Me kotece pulash merreni e ne kotece pulash keni ngelur.

 

Shko lexo dhe vete c'ka thene Verua jot por dhe mision ushtarak anglez per trimerite e Bazit te Canes sic i thoshte veroja (Abaz Kupit) e pastaj hajde fol per kotece pulash...

Realisht Zotrules per hir të vërtetës .

Po pajtohem perkohësisht me mendimin e atij beut te Fshatit.

Kryesore është që mendjet duhet te Hapen !

Së pari data qe festohet është artificiale sepse në atë datë ekziston urdheri (për emerim Ministri) dhe jo trupa konkrete. Disa batalione  Turq ju dhanë ne komandë oficerëve të tjerë .Njëri prej tyre që duhej dekoruar nga kapter Imami ishte holandezi TOMSON.

Së dyti date simbolike për të tjerët qëndron ajo e kohës së AHMET Zagollit . Ështe e pranueshme por duhet thënë me vertetësi sepse ajo NUK qe USHTRI por XHANDARMËRI. Atë krahasimin e pemës me natën e di beu i fshatit ..Te dyja te gjata janë po kush është me e gjatë nuk e gjen dot smiley

Së treti dhe  e VËRTETA e të VËRTETAVE datë simbolike për USHTRI Shqiptare eshte 10 Korriku 1943 .

Mbase këtij malunit te fshatit që ka dëshirë e ka dëgjuar që është mirë të hapim mendjen i duhet thënë "po hape o tu mbylltë . Hape mëndjen , hapi syte , hapi veshët "

Cilen mendje te HAPIM i nderuar Be i FSHATIT ?

Për pallaska që verdhojnë e pordhë me rigon , ka një shprehje andej nga Labëria "O muço , më se të njo(h)më , më pallaskat që verdhojnë " Ashtu sic njihet gjeneral - kapter IMAMI sot smiley

Jam dakort që të mos permendet Zhulali. Ai qe nj aksidence  dhe pjelle e injorancës së Grupimit që mori PUSHTETIN me në krye k/ debilin që cdo vendim e ka POLITIK per karrike .....dhe kurrë të mbeshtetur në HISTORI dhe NGJARJE të VËRTETA .

E cfarë mund të bënte një Zhulal tjetër apo cfarëdo lloj Zhulali ?????? Le ti japin nje teneqe pas vdekjes . Le ti japin edhe gjeneral Gaziut pas vdekjes nje teneqe .

Per info Shemja u mbajt ne arrest shtëpie . Mos flisni kodra pas bregut !Zhvillimet e tjera janë të mëvonëshme , pasi ra kalaja e rërës qe quhej Mullari i Village - bay alias Bery-Berryt. As braktisi detyrën as dezertoi . Thjesht nuk qe dakort te zbatonte e te firmoste

Urdhërin e kom të për për për për për për për përgjithshëm kapural Saliut që donte të sulmonte Popullin me USHTRI !

Kaq sa për festën .

Për pallaskat , sikur të diheshin kriteret e Dekorimit , ndoshta do ZGERDHIHESHIM jo do qeshnim me karagjozllëqet e karagjozeve qe kane Pushtet dhe seline tek Beu i villages .

 

E ku s'qenke dakord me mua? Se cuditerisht mua me duken mire ato qe ke thene...

Me vdiqe me keto lloj pergjigjesh gjithe paravoli smiley

Po une nuk mund ti drejtohem atij debilit qe rron me thashetheme " ma ka thane baba mue" atij me me "vilage" qe do te jete dhe BE smiley ... perndryshe do flisja ndryshe! Po tani kaq gje e kupton!

Zotrules!

Më lejo të të kujtoj se në historinë e SHQIPTARËVE të pranuar , përkrahur e mbështetur edhe nga Fuqitë e Kohës....  HISTORIKISHT të VULOSURA e çertifikuara ... njihen vetëm Dy Komandantë që

Kanë Luftuar në krye të formacioneve USHTARAKE Ushtrive dhe më e rëndësishmja ( lexoje me vëmëndje ) Kanë FITUAR.

Ata janë

i pari Gjergj Kastrioti  - Skënderbeu

i dyti Enver Halil Hoxha !

Pralla nga këto me Vilage - bay e Historianë B...qir Meta ekompani , me në krye  strategun fitimtar Mixhën që ( ka mundur te jatin  dhe do mundë dhe te  birin smiley  ka në cdo kthesë  të Lanës vjetër ku derdhnim fekalet .

Po shume dakord mo, kush thote gje? Une dakord me ty, ti ku jo-pse-nuk-tcuk dakord me mua? u ruhem dhe une gabimeve parimore zoti Idriz, se botes i ben me shume pune nje e vertete e shemtuar sesa nje genjeshter paradiziake. megjithese, te them te drejten, ajo e verteta, eshte dhe e shemtuar, po ka shume krenari aty brenda, ka shume dinjitet, aq sa me duket se dinjiteti nuk eshte me gje(virtyt) e arritshme. Kurse keto kapackat qe po i shperndajne tani si ftesa mitingu te PD-se i vene turp Skenderbeut, qe iu kruajt bytha te mbronte nje pellembe toke e t'i dilte perpara heroit tone kombetar Ballaban Pashes!

Ja ku nuk jam dakort.

Mos u konsumo logjikisht me thashethemexhij .

Ai nuk di asnje fakt . Ai di vetem qe jane vendime qe "komunizmi u ka mohuar te drejtat" .

Ai nuk di kujt i thone USHTRI ; ai di qe per dekorime ka Kritere ; ai nuk di qe dekorata jepet per veprimtari patriotike (praktike ) jo per "gjysem patriotike" ; ai nuk di qe dekoratat jepen dhe jane dhene per Mujo Ulqinakun njesoj e ne nje RANG me Enver Hoxhen edhe pse ishte kapter ne xhandarmerine e Zogut . Ai e di se dekorate mund te marre e dhe kapter Imami por kurre ........kur ishte Gjeneral Imami .

Dhe Ju konsumoheni me debile qe zene rrugen , hajdemo  mire per kutite  smiley por per gjera te shenjta e te shtrenjta te nje KOMBI ! 

Ai dhe shpura e tij """ua ka thane baba zotrie"""

Po mire mo, sorry. Thjesht doja te beja te ditur nja dy gjera te vogla. E vetmja qe me vinte ne mendje, ishte emri i strategut. E kupton ti? Si te lexosh Kuranin dhe te thuash Allahu nuk permendet gjekundi. Jo per gje, po eshte i pari qe ben te njohur te dytin... E cfare Enveri do kishte sikur te mos ishte strategu i luftes, i ushtrise popullore shqiptare, strategu i shtetit shqiptar... kush do e njihte Everin sikur te mos ishin keto gjera? As nuk do ishte folur kurre per te.

Une keto gjera nuk i marr vesh o Idriz.

Me vjen keq, po u bene, sipas karrikatures deshtake multiplikative te PD-se, 97 vjet ushtri, dhe nuk permendet ASNJEHERE, ASKUND (nemos me urrejtje dhe percmim) emri me gjigand dhe absolut i kesaj ushtrie ne te gjitha ato 97 vite te saj? Ja qe nuk e kaperdij dot! Pra, sorry dhe njehere.

Si tha Makbeti kur i thane

Po vijnë

Çfarë

Njëmijë....- PULA .....i ndërhyri ne mes të fjalës  ) .

Kur nuk lëviz Pylli i Brinjës dekoron kë të duash me teneqeçka.

Të paktën kështu thoshte vargu  për LYM Ketën .

Ai ishte trim që i thonte mëndja 

Pushka e tjetrit nuk ka plumb brenda

Kë kanë dekoruar the zotrote...

Po vijnë ......i tha

I dashur Idris,

 

Unë do te mundohem ta ngeh pak më lart nivelin e te gjuhës dhe të diskutimit të përdorur. Ne asnjë mënyre nuk te fajësoj ty për përdorimin bujar te epiteteve të panevojshëm.Ka shume të ngjarë qe kjo lloj gjuhe të jetë një pasqyre e edukimit dhe influencave te shumta. Për ato rrethana e situata un shpreh vetëm mirëkuptim te plote dhe ngrohtësi vëllazërore.    Parantezën me një ane, do te mundohem te citoj diçka te vogël kundrejt asaj qe unë ne mënyre metaforike përmenda si “mendjet e mbyllura”.Vjen nga Bernd J. Fisher dhe flet pikërisht për ketë teme.“Diskutimi i luftës, për të qenë objektiv, duhet te jetë më i gjere e i papenguar. Kam vene re me kënaqësi se disa historiane te rinj shqiptare e të talentuar ia kane hyre punës për rivlerësimin Shqipërisë gjatë luftës. Kjo është për tu përgëzuar se është një pune vërtet me rendësi”.Libri Shqipëria gjate luftës

 

Të përshëndes ngrohtësisht

Duhet pranuar me një FALJE te madhe dhe me dinjitet se nderhyrja juaj e fundit është shumë me dominante se cdo lloj shkrimi im në drejtim të komunikimit. Edhe njëhere pranoj se KJO është ajo qe na duhet pavarësisht nga nuanca të vogla por fare te parëndesishme në raport me kryesoren e komunikimit .

Por a kisha unë të drejtë ? Po Ju citoj juve në tërësi dhe jo të coptuar në frazeologji për të kuptuar edhe cilësimet për JU. 

Njishtas ......Ky është ndryshimi vëllai im i shtrenjtë Vlonjat..... Për ty ai ka qenë rend kushtetues, për shumë nga ne ai ishte rend robërues.

Ka edhe vleresime teknike...Shumica e këtyre njerëzve vlerësohen simbolikisht nga Ministria e Mbrojtjes për kontribute te veçanta, sidomos për shërbime kundrejt ushtrisë shqiptare.?????????

Dhe ajo qe perben thelbin tuaj .....Gjithashtu jam gjithashtu për vlerësimin e figurave që tentuan te rrëzojnë regjimin totalitar gjate viteve te diktaturës, si psh Hamit Matjani.

Pra siç lexohet bëhet fjalë për masën e drejtësinë e dekorimit, bëhet fjalë për cilësinë dhe personat e seleksionuar me aksion për tu dekoruar .

Ku ka vënd për emra kriminelësh dhe rend Kushtetues ????????? 

Te vetmen qe ndoshta ke dashur te sqarosh drejtpërsëdrejti se si e ke kuptuar  prurjen ....për shërbime kundrejt Ushtrise Shqiptare ... Na i gjej se ku ka sherbyer Ushtrise IMAMI   me Hamit Matjanin ??????

Te tjerat që përbëjnë konturin janë të cillësisë së lartë por fatkeqësisht nuk të orientojnë askund për të të vlerësuar si MENDON pët këtë fenomen ...DEKORIMIN . Shtesa për Historinë ?..... e ke fushën e hapur .

Kush është Fisheri ? edhe ky ka luftuar me Ushtrinë Shqiptare ? Apo ka thënë ndonjë fjalë të urtë nga ato që i kanë pas thë ster ster ster stërgjyshrit tanë dhe Juve ju duk interesante ?

Hmm interesant paragrafi juaj i pare, tingëllon komplet i pakuptimte.

Është interesant gjithashtu koncepti i juaj i së vërtetës. Vetëm në sferën fetare mund të flitet me terma absolutiste për të vërtetën, aq më shumë për të vërtetën historike.Me sa kuptova un ti nuk je as prift as hoxhe të kesh kaq siguri ne ato qe thua.Kontributi im modest ishte për të krijuar një debat te cilin unë vetëm shpreha mendimin tim personal dhe kurrë nuk pretendova te jem mbajtësi i te vërtetave historike.Ky është një ndryshim i madh mes nesh.Tjetri ndryshim që është evident këtu është se unë nuk kam nevoje te bëhem vulgar për të shprehur mendimet e mija.Si përfundim i dashur Idris për mendimin tim mbeteni një kundërshtar i padenje dhe vulgar. 

Perfundimisht te uroj gjithë te mirat, me humbi interesi per te debatuar me ju.   

Nuk krijon dot debat o i nderuari Be. Te pakten jo pa sjelle ketu nje gje inteligjente qe te kete te pakten nje filiz bari ku te kapet.

Ti i largohesh temes, si per nga kendveshtrimi i Ushtrise, ashtu dhe nga ai i dekorimit. Ashtu si e ke filluar, do na duhet te hapim hambare dekoratash ne Shqiperi, se muzeumet dhe arkivat jane te vogla fare. Jo se nuk jam dakord te dekorohet ky apo ai... pavaresisht nga idete politike qe ka patur. Por, ti edhe njehere, ngre nje problem te madh ketu, deshtimin total te sistemit te Enverit per te akorduar dekorata ne drejtim te disa individeve apo grupeve... Ja, psh, duhej te kishte nje dekorate per pune armiqesore; nje tjeter per pune antikombetare, nje tjeter per kriminalitet ordiner, nje tjeter per spiunazh, nje tjeter per ... verja vete emrin. Nga ata individet qe permend ti, dhe nga ata qe dekoron karrikatura deshtake e PDse, do ishin marre dekorata edhe per pluri-meritizem ne keto fusha.

Vetem se; ketu po behet fjale per nje ushtri popullore, per nje ushtri shqiptare dhe titulli(edhe urimi dhe misioni qe u ngre Topi), sado i cuditshem te te duket ty, eshte "mbroni dhe siguroni atdheun". E, kur te arrish te ecesh ne keto tre binare, atehere mendoj se do e kuptosh Idrizin fare kollaj.

Po le të dekorohet dhe e ëma e Zeqos nga ushtria shqiptare. Thuhet se ra nga thana, duke parë ushtarët që laheshin lakuriq në lumë.

 

Seriozisht e ka ky zotrulja, qe do me dekoru Enver Hoxhen. E para ai  ishte nje monster qe desh plumbin  ballit, si caushesku ne Rumani, po qelloi me fat se vdiq ne krevat te nexhmijes, dhe jo kampeve e burgjeve si shume te tjere. Sepse zotrule dhe ti IDRIS, qe paskeni njeri flamurin e UK dhe tjetri te SHBA-ve, duhet ta dini se se vrasja e tij do ishte pak dhe demshperblim moral, qe shume prej atyre qe i ka perndjekur dhe burgosur nuk e kane marre akoma. Pra per ate zgjyre dhe per shume te tjere si ai , dekorata me e mire do ishte plumbi ballit, qe fatkeqesisht se patem kenaqesine tja jepnim.

Po Hamdi Dega dhe Petrit Kola kur do dekorohen?

Komentet ne kete teme te bejne te ndihesh si "peshk ne boten e cudirave".  Liza do e kishte zili.

Ore Liza le te cuditet,,,,

Vetem Uniteti mos iu prishet...

Me fal se desh harrova, edhe artikulli i komentit te pare eshte cudi-beres, edhe cudia vazhdon ad continuum.

Monda ke desh te thuash komenti i pare i artikullit me duket.

Jo jo, mire e kam thene.  Artikulli i komentit te pare smiley

Pakapo, vendos lidhjen nga e more...

24155 te denuar me burgim per motive politike

59009 te denuar me burgim per motive politike

 

Në artikuj që pashë unë, kjo shifra e dytë poshtë nuk ekzistonte. Si ky këtu psh.

 

Po ça burimi më jep mo? Forum tjetër ku ke shkrujt po vetë? Pse ai është burim? hajde hajde...

I ke vjedh dhe emrin Qafos, pale...

 

Qenke bazu te Qafiri? smiley

Degjo, shifrat qe ka shkrimi i dyte lidhur me deshmoret me duken OK, them me hamendje, se nuk mund t'a di. Jane fryre vdekjet si numer, edhe te partizaneve, por edhe te nazisteve; per kete kam bindje dhe te ketyre te dyteve ndoshta edhe me shume. Neper historiqe fshatrash nga veterane me kapele qe vinin nga qytetet, qindrat e gjermaneve te vrare neper "beteja" vijash e prroskash, ishin si per "reqende". "Vrame" 200 ketu e 300 atje. Edhe lidhur te ishin ata gjermanet, aq shume nuk do vriteshin dot.

Eshte bere me qellim patjeter ajo puna e fryrjes se numerit te deshmoreve. Dhe Shqiperise nga ajo "pasaktesi" nuk i prishej asnje pune. Askush ne botime te huaja, nga autore te huaj, nga sa kam pare, nuk e ka vene ne dyshim shifren 28 mije. Jane gjthnje autore shqiptare ata qe e gergasin ate numer. Ne shqiptaret "digjemi per te verteten", dhe ky eshte nje paradoxon, sepse ne kemi nje raport shume te cuditshem me te verteten, kshu zakonisht e kam llafin.

Tani po te isha une admin, ose redaktor gazete, shkrimi juaj i dyte, nuk do publikohej kurre vetem prej paragrafit te meposhtem, i cili eshte shume po shume spekulativ. Keto jane agitprope dhe njerezit qe i thone keto gjera duke i nxjerre nga xhepi (ne anglisht thuhet "duke i nxjerre nga prapanica&quotsmiley, ose paguhen per te bere propagande (e kane "job" pra) ose jane aq te lenduar PADREJTESISHT si fare e si fis nga regjimi monist i enver hoxhes, sa flasin me mbingarkese emocionale, duke humbur FATKEQESISHT cdo te drejte per t'u marre seriozisht. I lenduari, i masakruari, shpesh e humbin te drejten per t'u marre seriozisht, sepse deformohen ne shpirt pikerisht sepse jane denuar ne menyre te padrejte. E cuditshme, por padrejtesia pjell padrejtesi.

Por këtu do të na lejohet të bëjmë një saktësim historik: dëshmorët e rënë nëpër qytete apo prita në fakt janë të tradhëtuar nga komunistët e rinj ku këta të fundit eleminuar komunistët e vjetër për t'i hapur rrugë formimit të partisë së tyre komuniste dinamika krijuese e së cilës nuk është aspak ashtu siç është publikuar për 45 vjet.>>

Por ne do të na lejohet të bëjmë një interpretim matematikor. Në qoftë se pranojmë se numuri i të rënëve në luftë është 28.000 dëshmorë, do të ishte e ndershme që të përcaktonim numurin e të rënëve nga ana e forcave nacionaliste dhe, sipas llogjikës elementare të matematikës, rezulton se ky numër të jetë 25.500 dëshmorë. Atëhere përpara kujt duhet të përulen dafinat e fitoreve për luftën nacional-çlirimtare? Pikërisht në këtë pikë historia duhet ta thotë fjalën e sajë pasi çfarë është thënë për 45 vjet paska qënë vetëm gënjeshtër.

Po si i iket temes ne kete fare feje mer amoni!

O paramecet e PD-se, o spore! Tema eshte per ushtrine, jo per diktaturen e proletariatit. Edhe sikur te ishte per te, nuk ju takon juve te beni vleresim ore jo, dhe jo per gje, po nuk ua merr kush per baze "mendimin" juve; thjesht ngaqe artikuloheni shume mire, gjithmone jashte teme.

vape e madhe, ne nje livadh te madh; nje lope ketej livadhit, nje ne anen tjeter:

Lopa 1:  mmmmuuuuuuuuuuuuuuuuh!

Lopa 2 nga ana tjeter: Pah c'ma more nga goja, sa qesh tu e thon!

Keshtu e ktheni cdo teme. Nuk keni respekt per asnje gje.

Si përfundim i dashur Idris për mendimin tim mbeteni një kundërshtar smiley i padenjë dhe vulgar.

Me thënë të drejtën po fare ama . Mendova se kishe ndopak integritet me që ruajte nje fare "tërheqje" kur fole si në fillim , gjë që pasqyroi një "jam që jam , lexoj që lexoj , do them një fjalë dhe nuk ke përse ta marrësh të vërtetë " OK .

Megjithate une nuk humbas ndonje gje te madhe se nuk debatoj personalisht me ty per kete  Problem  sepse je fare aut , por edhe ti nuk fiton ndonje gje te madhe qe nuk bisedon me mua sepse te mjafton vetevetja .Je qe je thua nga njellaf. Ne te dy rastet je OK .

Gjithsesi atë faljen e përsëris prapë por për KOMUNIKIMIN ...për je që je ke Tellallin dhe llafosu me të , se dhe ai është që është thotë nga një gjë smiley pa qenë nevoja të futesh kot së koti në mes.

Zotrules i nerum .

Në fillim e thashë për inerci , si paragjykim duke i njohur si kategori e pa vlerë në asnjë FAKT , me asnjë IDE dhe në asnjë Mendim Real.

Ata jane tipikë të mendimit "ma ka thanë baba mue" dhe e përsëris që nuk duhet te konsumohesh me cdo DEBIL që të zë rrugën , merr pjesë dhe në fund fare thotë :

Po une s'di gjë , po pse mos të them dhe unë një mendim smiley

Shumë shumë e bukur ajo muallisja e lopeve në kullotë me Tufa!

Me qe i kam komentet me pikatore, dhe biles edhe ato te shkreta shpesh here me fshihen se adminet mendojne se do me bejne te dukem sikur nuk kam pergjigje duke fshire pikerisht pergjigjet qe une i jap ndonje komenti te drejtuar drejt meje, po ju jap pergjigje dy vetave me nje koment.

 

Per Julius:

Burimi e ka emrin e autorit ne fund dhe perpilimin nuk e kam pregatitur une.  Origjinalisht eshte postuar nga whisper ne .net, por mbas renies te serverit atje cdo informacion qe ndodhej ne forum u zhduk njehere e pergjithmone.  Pra ngelet kopjimi i atij postimi nga une tek forumi tjeter.

Sa per emrin, nuk jam kam vjedhur askujt sepse ai term ka historite teper te gjate, e nuk e shpika as une e as Qafir Arnauti i ketushem.

 

Per emigrantin:

Sigurisht qe fryerja e numrit te deshmoreve eshte bere me qellim, por Shqiperise jo vetem qe i prishej pune nga ajo pasaktesi por vazhdon ti prishet pune.  Njerzit qe e fryne qellimisht dhe ne egzagjerim banal numrin e deshmoreve, jane po ata qe trasheguan pushtetin mbas luftes.  Ky numer i egzagjeruar i luftes "nacional-clirimtare" ju legjitimoi moralisht pushtetin komunisteve mbas luftes, dhe vazhdon t'iu legjitimoje pushtetin (ne kuptim te gjere) e pozicionin ne shoqeri sot ke saj dite, me genjeshtren e madhe te servivur nga 1945 e gjeri sot qe ne (pra "nacional-clirimtaret&quotsmiley luftuam heroikisht ndaj okupatorit nazi-fashist per te mbrojtur atdheun e lame ne fushen e betejes 28 000 jete, dhe sigurisht na takon cdo gje qe fituam me pas.  "Veterani" shkolloi te birin dhe e beri historian qe ai ti siguronte te atit dhe vetes se tij nje te ardhme te begatshme e te sigurte kunder cdo lloj akuze, duke i meshuar me vare ne koket e turmave luftes "nacional-clirimtare" e 28 000 deshmoreve.

Tani sa per punen e paragrafit qe ti thua e ben te pavleftshem te gjithe artikullin, nuk jam dakort edhe sikur paragrafi te jete i pavlere.  Studimi eshte goxha i mire dhe i cituar gjeresisht per t'u munduar per te gjetur numrin e vertete te deshmoreve, me burime qe vijne te gjitha nga diktatura per te qene te qarte.  Nje paragraf, edhe sikur te ishte i pavleftshem, nuk e ben te gjithe shkrimin te till.  Sipas teje paragrafi eshte spekulativ.  A mund te na thuash, ku dhe si eshte spekulativ paragrafi?  Sa per autorin, nuk e di nqftse paguhet per te thene te tilla gjera, ka vuajtur apo s'ka vuajtur ai apo fisi e familja e tij gjate diktatures, dhe nqftse ka vuajtur sa ka vuajtur.  Mendoj qe me shume rendesi i duhet kushtuar permbatjes te artikullit sesa historise personale te autorit.  Gjithashtu, ne fund thua qe ata qe vuajten shume rende nden ate regjim humbin cdo te drejte per t'u marre seriozisht se flasin me mbingarkese emocionale.  Pra sipas teje viktima nuk duhet te tregoje anen e tij te historise sepse ka vuajtur shume dhe nuk eshte objektiv.  Athere kush duhet marre seriozisht ne kete rast dhe kush mund te jete objektiv? Mos valle ata qe fituan aq shume nga ai regjim?  A nuk kane dhe ata nje mbingarkese emocionale por ne kahje te kundert?  A nuk kane dhe ata interesa te medha per te mbrojtur?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).