5 këngë nga viti 2009

Këtë postim e nisa dje, dhe e lashë. Thashë me vete, "kujt po i duhet se ç'muzikë ke dëgjuar ti këtë vit". Mirëpo, ky shkrim tek Peisazhet e Fjalës më ngacmoi. Shkrimi është konsistent me kritikën e mëparshme të autorit ndaj muzikës dixhitale. Na mori lumi tani që nuk po shiten më CD-të dhe shtëpisë diskografike nuk po i mbledhin paratë me thasë, thotë xha-xhai.

 

Ose, për të qënë më pak ironikë, ja pyetja që shtron në shkrim: 

Ç’do të ndodhë me muzikën masive, kur të dalin nga skena dinosaurët e fundit të pop-it dhe të rock-ut, që vijojnë t’i falen albumit si formë shprehëse?

 

Pyetjeve si këto do të doja t’u përgjigjej, para meje, brezi që e ka marrë formimin muzikor nga Interneti dhe që e dëgjon muzikën kryesisht nëpërmjet kompjuterit ose telefonit celular.

Unë s'jam fiks brezi që e ka marrë formimin muzikor nga Interneti, se e kam filluar me kaseta. Megjithatë, sot më mjafton (dhe në fakt më kënaq shum&eumlsmiley muzika nga Interneti. Dhe në vend që të përgjigjem me argumenta dhe fjalë, po përgjigjem me 5 këngë të 2009-ës që i kam zbuluar nëpërmjet Internetit. 
 


Wild Beasts - All the King's Men

Wild Beasts është një grup i ri anglez. Vokalisti ka një zë që mund të të acarojë, mirëpo me pak durim, ai bëhet goxha interesant. Grupin dhe albumin e tyre "Two Dancers" e zbulova tek faqja Pitchfork


 

The XX - Islands

Edhe ky është grup anglez, dhe edhe këtë grup e zbulova tek Pitchfork. Muzika që bëjnë është goxha e thjeshtë, po më pëlqen pikërisht sepse është e tillë. Dy zëra, një kitarë, dhe ndonjë element tjetër tek-tuk.


 

Grizzly Bear - Foreground

Albumin "Veckatimest" nga ky grup e kam dëgjuar shumë këtë vit. Grizzly Bear kanë pasur disa albume të sukseshme më parë, po ky i fundit mua më ngjiti shumë. Përsëri muzikë e thjeshtë, pothuajse "lo-fi", por shumë, shumë e ndjerë. 


 

Animal Collective - My Girls 

Herën e parë që i dëgjova, këta nuk i durova dot. Muzikë tejet e përpunuar, tejet përsëritëse, dhe goxha industriale. Ngjan si një tufë me kalamaj që bëjnë muzikë me objekte të ndonjë fabrike të braktisur. Mirëpo, avash avash, Animal Collective bëhet interesant. Muzika është më e thellë se instrumentat elektronike dhe tingujt metalikë që prodhohen. Albumi nga ku është marrë kënga më sipër, Merriweather Post Pavilion, vlerësohet goxha lart këtë vit (shiko Metacritic).  


 

TV On The Radio - Family Tree

Këtë grup nga Brooklyn e pashë live në maj të këtij viti, dhe që atëherë më është rritur goxha respekti për ta. Albumi Dear Science, (me gjithë presje) është shumë i mirë, dhe në atë album, kjo këngë është nga më të mirat.

16 Komente

Miredita Penar, flm per temen interesante.

Tani, i ke ene shume shkurt asaj qe thote Xha Xhai ama, po nejse se edhe ti kishe rene gjate eshte aq diskutim i komplikuar saqe veshtire te arrijme ne ndonje pike te rendesishme.

Ama, edhe humbja e parave nga ana e shtepive disk. na pelqen a s'na pelqen, ka efekte negative, kjo dihet.

E mund te themi qe ne keto vite kemi hasur kalimin nga degjimi i muzikes si fe/pasion/kerkim, ne degjimin e muzikes si argetim i lehte. Muzika per gjithmone e me shume njerez nuk eshte me nje kenaqesi, eshte nje detyrim.

Nejse.

Une 5 kenge e kam te veshtira ti zgjedh po meqe sot ne mengjes ne Tirana Calling postova 50 albumet e 2009, po fus ketu pese albume.

 

1- Vic Chesnutt - At the cut.

2- An. Collective - Merriweather Post Pavilion

3- Antony & The Johnsons – The crying light

4 - Zen Circus - Andate tutti a fan culo

5 - Grizzly bear – Veckatimest

Mua s'me duket hic diskutim i komplikuar. Akuza eshte e thjeshte: dixhitalizimi i muzikes e demton ate. Pergjigja ime eshte po aq e thjeshte: ne vend qe te shohim rrethanat (dixhitalizimi, Interneti, biznesi), le te shohim produktin. A ka muzike te mire sot? Po, ka, sa te duash. Atehere, s'ka pse te shqetesohemi per nje "fund" qe s'ka ndermend te vije. 

Lista e 50 albumeve me pelqeu. Flm.

>M'roma.

Une e lexova me kujdes Xha Xhain edhe s'besoj se thote qe dixhitalizimi i muzikes e demton ate, sipas meje thote qe dixhitalizimi i muzikes e ndryshon!

Tani, ketu s'eshte puna me u qa hallin shtepive disk., mua vetem me behet qejfi qe po humbasin sepse situata e tanishme eshte edhe faji i tyre.

Mendoj qe interneti ka ndryshuar menyren tone se degjuar muzike. Kjo eshte e keqe per ata qe nuk kane nje kulture te konsoliduar muzikore, a ndoshta jo sepse edhe gjithe te tjeret kane po aq nivel keshtu qe eshte ok. Por çmaterializimi i muzikes ndryshon letrat ne tavoline, e keq fare. Njerez qe psh tani prodhojne disqe fantastike shesin vetem qindra kopje sepse te tjeret i shkarkojne. Gjithmone e me pak njerez mund ta bejne muziken si profesion, e ky eshte problem.  ( per momentin po rekuperojne duke fituar vetem me live, 5 vitet e fundit çmimet e biletave jane rritur tip mesatarisht nja 200% -shifren ja futa nga koka ime, mos me kerkoni prova, ndoshta eshte edhe 210%, se di )

Besoj se, edhe ne te keqen e tyre, shtepite disk. ndonje merite e kishin. Zbulonin talente qe ndryshe ndoshta s'do ishin  zbuluar, benin komplet marketingun e operacionet e tjera. E gjithe kjo strukture po bje. A eshte me mire a me keq une s'di ta them sepse duhet gjykuar ne total e jo duke marre shembuj te shkeputuar andej ketej. Sepse tani akoma tregun e mbajne shtepite disk. e artistet e prodhuar nga keta. Duhet pare me vone.

 

Po, 50 albumet jane fantastij, une jam mjaft krenar per te, mbi te gjithe per faktin qe albumi i fundit i Muse nuk rezulton aty. smiley

M'roma des!

E lexova dhe nje here shkrimin, dhe ke te drejte. Xhaxhai thote qe ne rrezik eshte albumi, jo vete muzika. Mirepo as kjo nuk me bind.

Te pesta kenget qe vendosa me siper i nxorra nga albume, dhe ne fakt te gjitha perfaqesojnë albumin. E thene ndryshe, te pesta zgjedhjet jane me shume per albumin sesa per kengen ne vecanti.

Tjetra: nuk e shoh fare, po fare fare, "degradimin" e artit qe shoqeron albumet. Kopertina e nje albumi ka te njejten vlere sot si dje, packa se dje e shikoja ne dyqan dhe sot e sheh ne iTunes. E meqe ra fjala tek kjo, opsionet e reja te produkteve te Apple per "coverflow", ku shikon kopertinat e albumeve njeri pas tjetrit, me sigurojne me teper per "mbijetesen" (dhe jo vetem) e artit ne muziken popullore.

E persa i perket kesaj: 

Njerez qe psh tani prodhojne disqe fantastike shesin vetem qindra kopje sepse te tjeret i shkarkojne.

... vallaj, une nuk di te kete vdekur per buke ai Chris Martin i Coldplay-t akoma. smiley

Flm per diskutimin sidoqofte!

Ok, disa ide te ndryshme. Po ki parasysh qe as qe me shkon nder mendja shtepite disk. si gje e mire, por ndoshta si nje e keqe e nevojshme po.

 

Martin ka kenduar ne nje periudhe ne te cilen pirateria s'ishte akoma kaq e hapur. Me vitet ama mund te shikosh qarte se te gjithe shesin gjithmone e me pak cd, edhe Coldplay. A eshte kjo gje e mire apo e keqe? Sipas meje e keqe.

 

Kush do i garantoje ata artiste qe publiku i gjere si do, nuk çajne dot mes internetit, ndersa me para me ndihmen e shtepive. disk arrinin te imponoheshin?

 

A eshte cilesia e albumeve te fundit me e dobet se sa albumet e para piraterise? Po, edhe kjo eshte pak e sigurt. Nga nje ane edhe duhet te mbaronte periudha e arte e studiove qe kerkonin 1 milion dollare per pese minuta, nga ana tjeter 90% e grupeve te tanishme perdorin vetem kitare bateri e bas. Boll. Eksperimentet nuk behen me sepse as nuk futen fare ne studio profesionale, futen vetem per te rrgjistruar.

 

Figura e producentit eshte zhdukur fare, e kjo ishte e rendesishme, por ja qe tani askush se perdor me sepse prod. ta jepte shtepia disk. e tani ne te shumten e rasteve vete nuk e merr. E kjo eshte gje e keqe, jo gjithmone, por ne shumicen e rasteve po.

 

Qe ka ndryshuar edhe menyre e degjimit kjo dihet, por do ishte shume e gjate per tu marre me te ne kete post.

 

Sidoqofte, duhet pare se ça do ndodhi mbas 15-25 vitesh, them se tashme eshte akoma shpejt per te nxjerr ndonje konkluzion.

 

Une mendoj se epoka dixhitale jo vetem qe nuk do ta demtoje "muziken masive" por per kundrazi, do t'i jape nje hov qe per momentin e kemi te veshtire ta imagjinojme. Do te degjojme per artiste qe ne kushtet e dikurshme nuk do kishin asnje shans te shfaqeshin. E ndoshta muzika nuk do te jete mjeti per tu bere miljardere brenda nates - dhe kjo ne vetvete eshte balsam per komercialitetin e viteve 90-2000.

Do te kete - sic ka qysh tani - rryma fuzion (TV on the Radio, Fleet Foxes, Animal Collective) . Rryma ku gershetohen ritme afrikane me tingullin e viteve 80 dhe electronica (Santogold, Of Montreal), rryma Garazhd-RnB nga djem te bardhe me mjekrra te gjata (Black Keys) etj etj.

Njeri nga albumet qe me pelqeu me shume ne 2008 eshte nga Girl Talk - Feed the animals. E ka prodhuar nje cun me nje laptop duke miksuar hite e refrene pafund. Nga dhoma e tij e gjumit direkt ne 50 albumet me te mire sipas Rolling Stone Magazine.

The future of music looks hotttt! smiley

jo detyrimisht - keshtu ishte parashikuar dhe per filmat, mirepo sot po nuk ishe nje film mund te jete shume i mire me buxhet te ulet, por po mos jete te top lista eshte i detyruar te deshtoje. Hyn ne nje dyqan disqesh me deshiren per te blere nje dhurate dhe te dalin para syve rafte pa fund, ti sigurisht ske kohe te degjosh te gjitha, do marresh ate disk per te cilin ke degjuar me shume.

Ka pas the economist nje speciale rreth artit tre numra perpara per kete gje dhe the future doesn't look hottt smiley

 

 

Nuk e kuptova ku qendorn problemi me top listat? Top-listat dhe muzika ne epoken dixhitale mund te bashkejetojne shkelqyeshem. 

po se ne fund te gjitha do duhet ti nenshtrohen rregullave te nje tregu qe eshte gjithnje me i ashper me kedo qe nuk eshte on the top. Dy, tre, apo 300 qe do duan mos i dorezohen dot ketij rigoriziteti te komercialitetit mund dhe ta shtyjne per pak, derisa do duhen te dorezohen. Nuk besoj se eshte akoma kaq e lehte qe me i miri te caje drejt e te zemrat e njerezve qe nga krevati i dhomes se gjumit permes laptopit smiley

 

http://www.youtube.com/watch?v=wh-rBLdZa80

A mund te kthehet koha e ketyre ? Koha e mjedisit te paster shpirteror dhe natyror ?

Teknologjia do kete rrolin e saj por muzika e perkushtuar per jeten dhe natyren , ajo kozmike etj eshte ne Horizont . Masiviteti dhe perhapja qe gjeti hip-hop dhe rep muzike nen imitimin e ritmeve afrikane ose me mire te lashtesise , ta jep kete te drejte per te menduar .

Ne se eshte e mundur vendosni dhe kete kenge ne kenget nga me te mirat te ketyre viteve . Qofte si melodi ( hymn) qofte si vargje ( teper teper te thjeshta dhe nga me kuptimplote )

http://www.youtube.com/watch?v=2Rx81exIuvA

 

Fenomeni te cilit i referohet xhaxhai, eshte shume me i gjere, megjithate aspekti i muzikes eshte per mendimin tim, jo aq negavit (persa i perket pasojave te "upgrade", "skadimit", "konsumit".)

Nje "music guru" edhe sot nqs ka disqe vinyl dhe gramafon, nuk konsiderohet si jashte mode, apo i skaduar.  Personalisht, per nga ndjesia, disqet qendrojne me larte se kaseta apo CD-t.  Kuptohet qe "Lady Ga Ga" ndoshta nuk e gjen ne disqe, megjithese wth kerkon ta degjoje ne disqe lol.  Mile Davis nga ana tjeter ...

Persa i perket ceshtjes se albumeve (des, s'e kam pare akoma listen qe ke sjelle) por doja te pyesja peshqit, sa here kane blere album te tere (para kohes se ipod), nga i cili vetem ca kenge ia vlenin?  A eshte faji i teknologjise, apo thjesht realiteti qe ne nje album jo te gjitha kenget do jene 100% te perkryera?  Atehere perse te paguhet per te gjithe albumin?  (Gjithmone para ipod.)   Ndersa teknologjia e re te jep mundesi per perzgjedhje. 

Per skadimin e kasetave dhe CD, mund te them se te pakten nga pikepamja e mjedisit, dhe akumulim plehrash, thjesht kemi me pak plehra.  CD jane te famshem per kohe-zgjatje te shkurter.  Sado te kujdesesh e t'i mirembash.  (Per pune plehrash, kur e krahason te pakten me 100 milion celulare qe "skadojne" ne vit ne US, e qe perfundojne ne kosh, nje plehre me pak per mjedisin.)

Gjithashtu, nuk mendoj se demokratizimi i muzikes eshte efekt anesor negativ.  Perkundrazi.  Per me teper, demokratizimi ndikon pozitivisht per muzikantet te pakten nga te ardhurat e koncerteve live. 

Jo jo Monda s'po them as une qe eshte detyrimisht efekt negativ. Them vetem qe duhet te shohim çfare zhvillimi do kete.

50 albumet i ke ketu djathtas, dmth, te Tirana Calling.

 Shqetesimi i xhaxhai-t, ka kohe qe vertitet ne mendjet e njerzeve, producenteve, shtepive diskografike, kengetarve, fabrikanteve te kasetave e cd-ve, investitorve te ndryshem etj. Tregu i muzikes, dihet tashme, qe ka renie, po shiten me pak kaseta e cd, per te mos folur me per disqet qe vetem disa te apasionuar i blejne. Po te lexosh lajmet ekonomike, ve re se shum shtepi apo shoqeri qe merren me prodhimin/hedhjen  e muzikes ne cd e kaseta, po shiten tek te tjera shoqeri (qofte dhe jashte ketij zhanri/disipline) . Disa biles jane zhytur ne borxhe, per shkak te investimit te madh qe kan bere dhe krrerjes/nxjerrjes se vogel te fitimit. 

E keqja e disa kengetarve te medhenj, eshte se karrieren e tyre financiare, i ka kane (ose ua kane) investuar ne ngritjen e ketyre shoqerive muzikore per riprodhimin e muzikes neper disqe, kaseta e cd. Dhe tani, nga revolucioni i kompiutrit, ku te gjthe thuajse ndigjojne muzike nepermjet kompiutrit, keto shoqeri kane shfaqur veshtersi financiare, biles disa jane gjytur dhe ne borxhe, si shoqeria e Marko Borsato-s (kengetari me i madh e me i pelqyeshmi holllandez) , shoqeria e te ndjerit Majkell Xhekson, etjere kengetarve te medhenj. 

Ketu nuk flitet me per keto shoqeri muzikore, te cilat u pordhen fatkeqesisht, por per krejt linjen teknollogjike qe arrihet tek prodhimi i cd dhe kasetave, pra per fabrikat qe mirren me kete prodhim dhe mineralet (minierat, nje pjese e tyre) qe perdoren per kete lloj produkti. Pra e çara eshte shum me e madhe nga ç'duket. 

Per rastin e Shqiperise, ku interneti akoma s'ka hyre mire, mendoj se shoqerite e muzikes do te kene dhe disa vjet fitime, fitime qe do te ulen nga viti ne vit. Nje pjese te shpetimit ato mund ta gjejne dhe tek ulja e çmimit te cd-ve dhe kasetave, qe per mendimin tim ishin pak te larta. Pjesen tjeter te shpetimit ato do ta gjejne tek kerkesa per demshperblim ndaj kompanive te internetit, siç po veprojne shum shoqeri muzikore kendej ne perendim, te cilat iu marrin çdo muaj ne forme pagese nje pjese te te ardhurave qe mblidhen nga shoqerite e internetit, shoqeri (t'internetit) qe kane miliona te ardhura ne vit, jo vetem nga aboneja mujore qe paguajne njerzit (10-20-30-40 euro ne muaj) por dhe nga pagesa qe bejne njerzit tani 2-3-4 cent per çdo kenge qe ndigjojne, fale disiplinimit e dixhitalizimit te internetit, fushe e cila po persoset gjithnje e me shume. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).