465 vendime të qeverisë mungojnë nga Fletorja Zyrtare

Botimi në Fletoren Zyrtare i ligjeve, akteve normative të Këshillit të Ministrave, ministrave dhe institucioneve të tjera, është një detyrim kushtetues dhe kusht juridik për hyrjen e tyre në fuqi. Por në bazë të një studimi të publikuar dje nga Qendra për Çështjet e Informimit Publik, rezulton se gjatë tri viteve të fundit, 2006, 2007 dhe 2008 nuk janë botuar në Fletore Zyrtare të paktën 465 Vendime të Këshillit të Ministrave.

Prej tyre rreth 167 kanë impakt financiar, 189 janë për pasuri të paluajtshme që i kalojnë në pronësi pushtetit vendor, ndërsa 3 kanë si objekt të tyre investime dhe/apo projekte publike në infrastrukturë rrugore. Ndërkohë është konstatuar se përgjithësisht VKM-të e pabotuara në Fletoren Zyrtare kanë si dispozita të fundit përcaktimin “Hyn në fuqi menjëherë”. Por sikundër thekson ÇIP në këtë raport, “botimi i këtyre VKM-ve, pavarësisht dispozitës së fundit, duhet të jetë praktika normale e ndjekur në këtë rast, konform Kushtetutës dhe përcaktimit të ligjit ‘Për krijimin e Qendrës së Publikimeve Zyrtare’ si dhe të ligjit ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’”. 

Kushtetuta dhe ligjet 

Kushtetuta e Shqipërisë, i ka kushtuar një vëmendje të posaçme procesit ligjvënës, ku një moment kyç është edhe botimi i ligjeve dhe akteve të tjera (vendime, urdhëresa) në Fletoren Zyrtare që i hap rrugë de jure dhe de facto hyrjes në fuqi të tyre. Në pjesën e tretë të Kushtetutës, kreu IV, nenin 84, paragrafi 3 thuhet se “Ligji hyn në fuqi jo më pak se 15 ditë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare”. Gjithashtu, pika 1 e nenit 117 të Kushtetutës përcakton se “ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, ministrave, të institucioneve të tjera qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi të botohen në Fletoren Zyrtare”. Lidhur me mënyrën e hyrjes në fuqi të akteve të qeverisë, neni 29 i ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, përcakton se “Aktet normative, me fuqinë e ligjit, të Këshillit të Ministrave botohen menjëherë në Fletoren Zyrtare. Vendimet e Këshillit të Ministrave marrin fuqi juridike pas botimit në Fletoren Zyrtare. Për vendimet me karakter normativ mund të caktohet si datë hyrjeje në fuqi një datë tjetër nga ajo e botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa vendimet me karakter individual hyjnë në fuqi menjëherë, por botohen në Fletoren Zyrtare”.

Ndaj edhe si konkluzion në pjesën e fundit të raportit të përgatitur nga ÇIP theksohet se “botimi në Fletoren Zyrtare, i ligjeve, akteve normative të Këshillit të Ministrave, ministrave dhe institucioneve të tjera është një detyrim kushtetues dhe kusht juridik për hyrjen e tyre në fuqi. Mosbotimi i tyre në Fletoren Zyrtare shkakton apriori mos hyrjen në fuqi për shkak të parimit, që nuk mund të përfitosh apo dëmtohesh nga një ndalim apo lejim i ligjit në rast se nuk ke mundësi reale (formale) të njohjes me ligjin. Botimi i ligjeve dhe akteve të tjera zyrtare në Fletoren Zyrtare prezumon faktin që të gjithë njerëzit janë në dijeni të këtyre akteve. Publikimi i akteve zyrtare është një shërbim publik që shteti duhet të përmbushë të paktën me shpenzimet e kostos”, përfundon raporti i ÇIP. 

4 Komente

Ore peshq po ju kom thone: keta jane pushtues ose, per ata qe nuk e kuptojne kete fjale, jane uzurpatore. Jane me te keqinj se regjimi i Hoxhes.

 Ketu del nje kontradikte e madhe (siç e permend dhe artikulli); si do zbatohet ai ligj nga gjyqtaret, avokatet, noteret, e deri tek njerzit e thjeshte, persa kohe nuk ka dale ne Fletoren Zyrtare. Dhe ne fund te fundit, a ka fuqi ligjore ai ligj i panjohur apo nuk ka. Si e percakton ligji/neni  kushtetues kete gje. 

Lenia ne "harrese" e ketyre ligjeve, mendoj se e ka nje hile; ose jane ne kundershtim me nenet kryesore te Kushtetutes, ose jane ne interes/fuksion vetem te nje grupi/klani.  Prokuroria, si mbrojtse e ligjeve, duhet ta hetoj kete shkelje ligjore, kuptohet nese eshte e pavarur, dhe jo e varur  siç flitet dhe siç kuptohet nga mosveprimi i saj ne shum raste flagrante te shkeljes se ligjit. 

Ja cna beri Enveri, na rrembeu gjithe pasurine, e dergoi me Xhon Megoun ne Zvicer dhe tani ne qahemi jo s'kemi ate jo skemi kete.   Ne jeni burra te vertete qe i doni grate tuaja dhe kolomaqet, ngrinhuni dhe merrjani pasurine djemve te Enverit dhe cupes se tij (me duket se ka vdekur ajo, lereni nje here per nje here).   Kjo histori me kujton perrallen e Ezopit nga Trashani i rrethit Macukull qe tregonte per bretkocat te cilat i luteshin zotit tu dergonte nje mbret te mire.

Por edhe Jashar Jevgu na thoshte ne zbor se nuk duhet ta fshish bythen me qyramidhe dhe sidomos te mos perdoren asnje here hithrat se te acarojne plaget semundjet veneriane. Hajde gezuar krishtlindjet te gjithe si ata qe kane dhe ata qe skane sepse kur ka nje njeri kane te gjithe njerzit por kur kane te gjithe njerzit eshte nje njeri qe ska, ka thene doktor Shapllamaja ne samitin e homoseksualve qe u mbjte vjet tek Guri i Gomares.  Lum kush te rroje , ta shohe zonje ka thene i  pari i Shqiperise Zylfikar Cylibaba.
 

Tash, shumica e shqiptareve e dine se nga prej vetshkaterrimit te sistemit socialist (se ka ca pordhace qe thone se luftuan dhe u pergjaken me mullinjte e eres) ne vend te nje demokracie dhe shteti ligjor, moren si shperblim per punen titanike te 40 vjeteve nje rregjim te ndyre fashist te ngritur nga krimbat e bandave jugosllave dhe te financuar nga qarqet shoviniste ballkanike me ndihmen e lobeve te tyre ne amerike.

 (Mjafton te flase nje amerikan, mbrojtes i interesave te Serbise ose te Greqise dhe te gjithe behen balte sepse ka emrin e shenjte "Amerikan" dhe po kundershtove ate, ke kundershtuar demokracine)

Zgjohuni, o shqiptare. Ne se nuk zgjoheni as per 100 vjetorin e Pavarsise, kurre nuk do te zgjoheni.  Zgjimi eshte zgjuaresi o torollake qe flisni per lirine e personalitetit njerzor ne pergjithesi dhe personalitetin vetjak e dorzoni si skllever te adiktur nga zinxhiret e sumlepirjes shekullore. Deri kur ma keshtu???? .... do te thoshte Migjeni.

marre me shkurtime nga analet e poetit myqeruf qatip qitapi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).