2 mijë lekë për faqe përkthyesve të pyetësorit të Këshillit të Europës

TIRANË- Qeveria ka miratuar dje vendimin për përcaktimin e procedurave të përkthimit të pyetësorit të Komisionit Europian, në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, përkthyesit që do të merren me këtë procedurë do të paguhen me 2 mijë lekë për përkthimin e një faqeje kompjuterike.

Do të jetë ministria e Integrimit ajo që do të organizojë procesin e përzgjedhjes së përkthyesve për përkthimin dhe rishikimin e përkthimit të pyetësorit të Bashkimit Europian.

Për këtë qëllim, Ministria e Integrimit ndjek këto procedura:
a) Shpall lajmërimin për përzgjedhjen e përkthyesve;
b) Përcakton kriteret për përzgjedhjen e tyre;
c) Përcakton numrin e përkthyesve, që do të përfshihen në këtë proces;
&ccedilsmiley Ndan punën, ndërmjet përkthyesve, sipas kapitujve/nënkapitujve të pyetësorit;
d) Kujdeset për unifikimin e terminologjisë, gjatë procesit të përkthimit.

Sipas vendimit të qeverisë, vlerësimi i kandidaturave bëhet nga një komision vlerësimi, i ngritur me urdhër të ministrit të Integrimit.
Ndërkohë që lista e përkthyesve të përzgjedhur miratohet nga ministri i Integrimit, me propozimin e komisionit të vlerësimit.
"Tarifa e shpërblimit për përkthimin dhe rishikimin e përkthimit për një faqe kompjuterike është 2 000 (dy mij&eumlsmiley lekë, sipas standardeve të miratuara nga ministri i Integrimit. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Integrimit"- thuhet në vendim.

12 Komente

po mua nuk me duket keq, 80% e ben google translate e pastaj i takon nje rishikim i thjeshte

ose kete pune e bejne falas studentat universitare te gjuheve te huaja si detyra shtepie e leket i merr profesori

 

E parashikoj qe tani c'cilesi do t'kete ky pyetsori i KE-se! smiley  Mjeshtrat paskan gjetur menyre te re per te vjedhur ne kurriz te punes se tjetrit. Sindikate perkthyesish duhet ngritur e jo shtepi perkthimi...

Sapo kontrollova faqen e min. Integrimit, as kritere, as njoftim s'pashe gjekundi. Me sa duket, sic ndodh rendom, tashme perkthyesit jane zgjedhur me kohe me vakt.

Ups, e gjeta:

 Zhvillohet Komiteti Ndërministror i Integrimit për pyetësorin

“Dje kemi përfunduar fazën e identifikimit të grupit të përkthyesve. Janë 57 përkthyes të identifikuar, të cilët do të përfshihen në procesin e përkthimit të përgjigjeve të pyetjeve të pyetësorit. Përkthyesit fillojnë fazën e tyre të një trajnimi intensiv, sigurisht jo për aftësitë e tyre linguistike, por për të qenë më të qartë se si do të punojnë edhe ata në këtë proces, bashkë me institucionet dhe ministritë e tjera. Çdo institucion përveç kapaciteteve të tyre të brendshme, të cilat do të jenë të përfshira direkt për të punuar në dy gjuhë, sikur është edhe trendi i gjatë gjithë këtij procesi, pra në shqip dhe në anglisht, do të kenë një ekspertizë prej një grup 2-3 përkthyesish, të cilët do të jenë pranë tyre për t’i ndihmuar dhe për të bashkëpunuar në mënyrë që në fund, i gjithë materiale të ketë sigurisht një vulë profesionale të qartë, por njëkohësisht dhe një vijueshmëri linguistike të mire”, sqaroi znj Bregu.

 

dmth. ky lajmi eshte.... ca te them....

Fantazem smiley i bera detryrat e shpise  oupps not yet not yet smiley

O Anaaaa e dashur deri sa te gjenden perkthyesit e Min se Integrimit  uhaaaa do te duhet kohe. Min se Integrimit i eshte dashur nje vit te integrohet me adresen e sakte ne Tirane smiley  kupton ti  smiley Nuk  e shihnin se rruga mban emrin Papa Gjon Pali i 2-te qendronin me Leke Dukagjinin deri vone smiley

 

No suprise  qe s ka lajmerime akoma smiley

Nuk  e shihnin se rruga mban emrin Papa Gjon Pali i 2-te qendronin me Leke Dukagjinin deri vone

E dashur, po keshtu eshte kur do te integrohesh ne Evrope, do ta harrosh se s'ben llumin e lagjes ku je se fluturon me.... avion.... smiley

Pastaj, gazeta e ka kot, vete znj. ministre e ka thene qe i kane gjet perkthyesit, plot 57 vete.

Missed U, honey! smiley

smiley ne fakt shkrimi i duhur do te ishte

Si u gjenden perkthyesit?  Do jem shume kurioze qe nese vertet i ka gjet te shohim nivelin e perkthimeve smiley nejse le te uropjme qe vertet eshte keshtu megjithese cdo gje po ndodh ne hije hije hije te plota...mbase fonde te reja po gllaberohen nen zhurmat e zhurmave te krizave te krizetareve smiley

 

 Missed you toooo, sonte behu gati smiley OK ??

Ciao Ana! smiley  Shihe nje cike kete fjaline dhe me shpjego togfjaleshin "vijueshmeri linguistike te mire" se s'e kuptoj:

"...i gjithë materiale të ketë sigurisht një vulë profesionale të qartë, por njëkohësisht dhe një vijueshmëri linguistike të mire..."

uh sa fare jeni dhe ju, anglisht dine gjithe shqiptaret smiley

si cdo gje tjeter, njashtu do jete dhe perkthimi  smiley

@Alidea, per jete note sonte? po pas 9:00, ama. smiley

@Finis, ciao, cara! Sipas mendjes sime do te thote "te gjithe perkthyesit te vijojne te perkthejne si t'ua doja e bardha zemer ( dhe rralle e tek kam pare qe te kete perkthyes zemerzi smiley ) se pergjigjet e testit i jep vete vijueshmeria dhe koherenca linguistike e kryeministrit tone. smiley

seriozisht tani, ndoshta ka dashur te thote qe, meqenese do te jene perkthyes te ndryshem, gjuha e perdorur duhet te jete e unifikuar, te mos kete ndryshime ne perdorimin e terminologjise.

 

p.s. fin, si t'u duk Lilly? smiley

Po shkoj ta shoh menjehere se s'e kam hapur posten. Flm per kujdesin smiley

te reja apo te vjetra? nuk i marr vesh keto leket. sa euris per nje faqe?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).