100 ditët e para të qeverisë Berisha

Nga betimi në 17 shtator e deri tek marrja e pyetësorit nga KE  

Nisi si një anormalitet, por shumë shpejt u kthye në një normalitet, duke thyer çdo tabu. Ilir Meta së bashku në të njëjtën qeveri me kundërshtarin e tij politik më të ashpër, Sali Berishën. Ky mutacion politik me ndikim në ambientin e amplifikuar shqiptar nga habia do të përjetohej si një shock. Por kjo magjepsje e politikës ndaj kësaj dysheje të çuditshme, do ti linte më shumë me gojë hapur kundërshtarët, për faktin e thjeshtë se kjo aleancë sado e brishtë, po vazhdon të funksionojë edhe sot. Dhe me sa duket po tregon se ka ndërmend të qëndrojë aty edhe për shumë kohë. Me këtë impresion nisi mandatin qeveria “Berisha 2”, e cila ishte një përzierje PD-LSI, ndoshta evenimenti më i rëndësishëm i dekadës së fundit politike në vend. E sidoqë të jetë nga dita e betimit e deri tani kanë kaluar afërsisht 100 ditë në të cilat qeveria e Berishës është vënë shpeshherë në provë, dhe ka marrë vendime të ndryshme të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë, tek jeta e përditshme e shqiptarëve. Por një zë të rëndësishëm në kapitullin e qeverisë Berisha është edhe raporti me opozitën socialiste e cila është pozicionuar krejtësisht në anën e kundërt. Dhe më tepër konflikti është i hapur personalisht midis Berishës dhe Ramës të cilët po përplasen aq shumë duke nxjerrë në dritë shumë gjëra që nuk shkojnë në Shqipëri. Megjithatë fakt është se objekt i sulmit të opozitës socialiste është qeveria. Por në të vërtetë çfarë kanë bërë kjo qeveri në këto 100 ditët e para të jetës së saj?

Qeveria “Berisha 2”
Sali Berisha doli i fituar nga zgjedhjet e 28 qershorit. Falë avantazhit të lehtë dhe avancimit të Ilir Metës, i takoi të atij të krijonte qeverinë e re. Një qeveri e cila në fillim krijoi një apati tek njerëzit, për mënyrën se si do të menaxhohej aleati i ri Ilir Meta dhe postet të cilat do ti ofroheshin. Ndërkohë Berishës iu desh të bënte llogaritë me të vetët. Meta ishte asi në dorë i cili do ti jepte Berishës mundësinë të vazhdonte lojën. Kështu që krejt papritur kreu i LSI-së u kthye në faktor dhe prej tij vareshin në mënyrë ironike fatet e vazhdueshmërisë së Berishës në krye Këshillit të Ministrave. Shkaku i kësaj ngjizje pa dashur u bë Edi Rama. Berisha dhe Meta u zgjuan një mëngjes në të njëjtën varkë dhe që të dy mësuan se duhet ta mbanin në sipërfaqe nëse nuk donin të fundoseshin. Dhe kush ishte mënyra më e mirë. Ti lëshonin pe njëri-tjetrit aq sa të mos këputej. Rezultati: në 17 shtator, pas një vere më të nxehtë seç u parashikua, Berisha më në fund arriti ti qetësojë ujërat duke i kënaqur të gjithë me zgjedhjet e tij. Një hap i domosdoshëm për ti shpëtuar një krize. Qeveria e re. Më e reja e kësaj qeverie ishte shtimi i një portofoli. Përveç asaj që Lëvizja Socialiste për Integrim mundi të siguronte tre portofole ministrore. Ndërsa më e vjetra ishte fakti se në qeveri u rikonfirmua dhe u rizgjodh, Fatmir Mediu. Për ironi të fatit, incidenti i parë në mbledhjen e parë ndodhi pikërisht me të. Stafit kryeministror “u kishte dalë nga mendja” shtimi i një portofoli ministror dhe kjo bëri që ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu të mbetej për pak minuta në këmbë.

Strategjia e qeverisë
Shqiptarët ishin njohur pak a shumë me prioritetet e qeverisë. Në këtë mandat të dytë Berisha ndryshoi strategji. Ai mendoi se infrastruktura tashmë nuk është objektivi kryesor. Pas një pune katërvjeçare, me rrugët e vendit, Berisha përveshi mëngët dhe kërkonte të prekte pikën më të dobët të shqiptarëve. Liberalizmin e vizave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Në fakt slogani i përdorur nga Berisha ishte shumë i goditur “Qeveria e Integrimit”. Por peshën e kësaj aventure Berisha nuk e mori të gjithë për vete por angazhoi edhe aleatin e tij Ilir Meta, duke i dhënë postin e ministrit të Jashtëm. Një bast për të dy liderët, të cilët kanë edhe një llogari të hapur me kundërshtarin e përbashkët Edi Rama. Pikërisht ky i fundit iu kthye kundër dhe ka zënë rrugën. Por përtej këtij qëllimi, në mbledhjen e parë të qeverisë Berisha vendos piketat në administratën publike. Strategjia e re i referohej fryrjes së kësaj administrate për katër vitet 2009-2013. Kjo zgjedhje i referohej këtij sektori si një nga shtyllat i cili do të realizonte reformat dhe në prespektivën e procesit të integrimit evropian bëhej gjithnjë e më i madh. Megjithatë ky është një nga shqetësimet më të vogla të Berishës. Nën ethet e një krize ekonomike dhe tkurrjen e të ardhurave dhe likuiditetit, qeveria fillon të kursejë nga vetja e saj. Masa e parë ishte heqja e makinave dhe shoferëve të deputetëve, duke i lënë në këmbë, përveç kryeministrit, kryetares së Kuvendit dhe kryetarit të Bashkisë. Një masë që u kontrapeshua nga vendimi i qeverisë për buxhetin e vitit të ardhshëm, në rritjen e rrogave të pensionistëve, administratës publike dhe gjyqtarëve.   

Përplasjet me opozitën
Megjithatë jeta e Berishës nuk ka qënë edhe aq e lehtë në këto 100 ditët e para. Në fakt opozita socialiste ka ndërrmarë një aksion politik për hapjen e kutive dhe largimin e Berishës. Por përgjigja që kanë marrë deri tani ka qënë e prerë. Kutitë nuk hapen. Kjo e justifikuar me faktin se qeveria nuk del mbi vendimin e gjykatave. Por ky nuk është motiv për të cilin Rama tërhiqet prapa, paçka se të gjitha sugjerimet e ndërkombëtarëve rekomandojnë hapur se socialistët duhet të kthehen në Kuvend. Me pak fjalë një vjeshtë e cila nisi me një konflikt që vazhdon ende sot. Në fakt tonet e gjuhës politike u ashpërsuan edhe më shumë kur Berisha vendosi të hapë lojën dhe të nisë sulmin ndaj Ramës, deri në detajet më intime nga jeta e tij private. Ndërkohë që ky i fundit i dha një ultimatum. Ose të hapën kutitë ose të largohet. Në këtë vorbull u përfshi edhe kreu i LSI, Ilir Meta i cili ia bëri të qartë Ramës se kthim prapa nuk ka më dhe i kërkoi për të shumtën herë që të kthehej në parlament. Por deri tani raportet kanë mbetur pezull dhe më shumë të tensionuara midis opozitës dhe qeverisë.  

Integrimi në BE
Në 16 nëntor qeveria arrin ti japë një rreze shprese shqiptarëve. Kërkesa e Shqipërisë për anëtarësim merr miratimin e Bashkimit Evropian. Depozitimi i saj, tashmë ka hyrë në proces shqyrtimi nga Komisioni Evropian, i cili do të vendosë nëse Shqipëria është apo jo e gatshme për të marrë vendin e statusit kandidat në BE. Në këtë proces përfshihet edhe Greqia e cila impenjohet të integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Por lajmet e mira nuk kanë vonuar të arrijnë dhe dy ditë më parë Komisioni Evropian i dorëzon qeverisë pyetësorin e integrmit në BE Shqipërisë i cili do të testojë 45 institucione të vendit dhe përmban 2280 pyetje të hedhura në 384 faqe.

17 shtator, Qeveria “Berisha” betohet në Presidencë
15 ministrat e qeverisë “Berisha” të miratuar një ditë më parë në Parlament pa praninë e opozitës, bëjnë betimin para Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Ndërkohë që dekretimi i qeverisë aq formuar pas 28 qershorit, është bërë nga Presidenti më datë 14 dhjetor. Edhe pse jashtë parlamentit opozita shfaqi pakënaqësi për përbërjen e ekzekutivit dhe në veçanti për përfshirjen si ministër Mjedisi, të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

17 shtator, Berisha mbledh qeverinë e re
Fill pas betimit në presidencë, kryeministri Berisha nuk ka humbur kohë, por ka bërë menjëherë mbledhjen parë të qeverisë së re, për katër vitet e ardhshme. Përveç shtimit të një portofoli ministror, kjo ishte mbledhja parë e qeverisë shqiptare në të gjitha kohërat që bëhej me kompjuter “Lap top”. I pari që ka “inauguruar” sallën ministrore, ka qenë zëvendëskryeministri Ilir Meta. Por në mbledhjen nuk munguan as incidentet. Stafit kryeministror “u kishte dalë nga mendja” shtimi i një portofoli ministror dhe kjo bëri që ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu të mbetej për pak minuta në këmbë.

18 shtator, miratohet shtimi i punonjësve të administratës
Këshilli i Ministrave miraton Strategjinë për Administratën Publike 2009-2013, e cila synon shtimin e punonjësve të shërbimit civil. Kryeministri Berisha e konsideroi administratën publike, shtyllën kryesore në realizimin e reformave, roli i së cilës në procesin e integrimit evropian bëhet gjithnjë e më i madh. Kjo nismë u ndërmor në kuadër të integrimit sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

30 shtator, Qeveria heq makinat dhe shoferët e deputetëve
Qeveria “ndëshkon” deputetët shqiptarë dhe zyrtarët, duke i lënë pa makina dhe shoferë. Të gjithë ligjvënësit e Parlamentit, përveç ministrave, kryeministrit, kryetares së kuvendit dhe kryetarit të bashkisë nuk do kenë të drejtë të përdorin makinat me targë zyrtare. Qeveria i ka kompensuar deputetët me 45 mijë lekë në muaj në muaj ku përfshihet amortizimi dhe karburanti, ndërsa zyrtarët e niveleve të tjera me 35 mijë lekë në muaj, dhe 30 mijë lekë për kryetarët e bashkive në rrethe.

9 tetor, Berisha refuzon kërkesat e Ramës
Kryeministri Berisha reagoi ndaj “kërcënimeve” për protesta të kreut opozitar Edi Rama, duke thënë se kutitë nuk hapen. Ai i kërkoi Ramës që të gjitha vërejtjet dhe provat t’i çojë në Prokurori. Ndërsa për reformat e tjera Berisha është treguar i gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën, t’i lërë asaj shumicën në çdo komision për të orientuar drejtimin e projektligjeve. Ai tha se qeveria e tij nuk del mbi vendimin e gjykatave.

6 tetor, Berisha vizitë në Kosovë
Ka “zbarkuar” në tokën kosovare rreth orës 09:30. Nuk ka shijuar kënaqësinë e udhëtimit nga rruga Kukës-Morinë, e ndërtuar prej Qeverisë së tij, por ka preferuar që të udhëtojë me mjete fluturuese. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka vizituar Kosovën, pas 20 muajve, që nga shpallja e pavarësisë dhe njohjes së saj si shtet më vete. Të parët njerëz që u ka dhënë dorën ka qenë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ambasadori shqiptar i akredituar në Prishtinë, Islam Lauka. "Në Kosovë vij me kënaqësinë më të madhe". Këto kanë qene fjalët e para që kryeministri ka thënë në terrenin kosovar.

15 tetor, Berisha feston 65-vjetorin në kryeministri
Nuk ka preferuar të bëjë ceremoni të madhe festive, madje nuk i ka “vjedhur” shumë kohë axhendës së përditshme të punës. Megjithëse, kryeministri Sali Berisha ka mbushur plot 65 vjeç, ai ka menduar të bëjë një mbledhje të kabinetit qeveritar, por këtë radhë, jo për të shqyrtuar projektligje e për të marrë vendime, por për të ngritur një gotë shampanjë për shëndetin e tij. Nuk kanë munguar dhuratat domethënëse dhe buqetat me lule për shefin e Qeverisë. Ndërsa pjesa tjetër e njerëzve që nuk kanë mundur ta takojnë, nuk i kanë kursyer sms-të e urimeve për kryeministrin.

24 tetor, Kryesia e PD-së vendos datën e Kongresit
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që në datën e themelimit kësaj partie, më 12 dhjetor, ora 10: 00, në Pallatin e Kongreseve, të mblidhet Kuvendi i PD-së i cili do t’i japë “bekimin” kryeministrit Sali Berisha edhe për katër vite të tjera në krye të PD-së. Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të ngrejë Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë, i cili do të drejtohet nga nënkryetarit i PD-së, Astrit Patozi, dhe Komisionin për Rishikimin e Statutit të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode.

27 tetor, Qeveria rrit pagat e gjyqtarëve
Qeveria shqyrton buxhetin e vitit 2010, i cili parashikon rritjen e rrogave për pensionistët dhe gjyqtarët. Sipas draftit, rroga e një gjyqtari të Gjykatës së Lartë barazohet me rrogën e një ministri, ku rroga e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit vjen si 70 për qind e kësaj rroge dhe rroga e një gjyqtari të Gjykatës së Faktit vjen si 50 për qind e kësaj rroge, plus rritjen 2 për qind në vit pas një periudhë vjetërsie.

3 nëntor, Integrimi në BE, Meta takon Ina Ramën
Premtimi për liberalizimin e vizave dhe bashkëpunimin mes ekzekutivit dhe Prokurorisë, ka imponuar takimin midis ministrit të Jashtëm, Iili Meta dhe Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. Pas takimit prej rreth një ore, Meta theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me organin e akuzës në mënyrë që të plotësojnë standardet evropiane për anëtarësimin në BE. Gjithashtu, Meta bëri thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend që të votojnë ligjin për kufizimin e imuniteteve.

5 nëntor, Qeveria miraton rritjen e pagave të ulëta dhe të mesme
Qeveria miratuar rritjen e pagave të ulëta dhe të mesme me 12 për qind për buxhetorët si edhe rritjen e pensioneve. Sipas kryeministrit Berisha, “Përparësi në këtë rritje do të kenë sërish pagat e ulëta dhe të mesme. Niveli i pagave të larta do të ketë një rritje modeste, pa inflacionin prej 2 për qind, me inflacionin prej 4 për qind”. Qeveria shpjegoi se rritje të ndjeshme do të kenë pagat e mesme, të mësuesve, rritje të madhe do të kenë ato të infermierëve dhe mjekëve në sistemin e ri dhe pagat e policisë, ushtrisë dhe administratës.

16 nëntor, BE-ja pranon kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim
Pasi ka qëndruar shumë kohë ne sirtar, kërkesa e Shqipërisë për anëtarësimin në bllokun evropian me 27 vende anëtare, ka marrë miratimin e Bashkimit Evropian. Kërkesa e depozituar menjëherë pas anëtarësimit në NATO, tashmë ka hyrë në proces shqyrtimi nga Komisioni Evropian, i cili do të vendosë nëse Shqipëria është apo jo e gatshme për të marrë vendin e statusit kandidat në BE. Vendimi u miratua gjatë një takimi të ministrave të vendeve anëtare që bëjnë pjesë në këtë bllok. Ndërkohë që kryeministri Berisha theksoi se merita e këtij vendimi është realizmi i standardeve të zgjedhjeve më 28 qershor.

20 nëntor, Greqia projekt për integrimin në BE brenda 2014-ës
Greqia ka bërë gati projektin, i cila e bën Shqipërinë anëtare me të drejta të plotë në Bashkimin Evropian, brenda vitit 2014. Kjo nismë u bë e ditur nga ministri i Jashtëm plotësues i Greqisë, Dimitris Droutsas gjatë një takimi të zhvilluar me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ilir Meta. Qeveria greke vlerëson se vendi ynë ka bërë progres në fushën e reformave dhe së shpejti do të jetë pjesë e BE-së. Ndërsa në lidhje me paktin ujor me Greqinë, ministri grek theksoi se marrëveshja është në interesin e përbashkët të të dy vendeve.

23 nëntor, Meta reagon ndaj ultimatumit të Ramës
Ultimatumet e kreut të PS-së kanë skaduar dhe askush nuk mund ta kthejë më prapa rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, theksoi se përrallën e Edi Ramës nuk e beson më askush, dhe sipas tij, kjo nuk është gjë tjetër veçse një alibi për të marrë pushtetin. Ministri akuzoi liderin e PS-së se ka marrë me dhunë punonjësit e bashkive dhe i ka çuar në protestë. Por ndër të tjera, Meta nuk harron sërish që t’i bëjë ftesë Ramës që të kthehet në Parlament.

25 nëntor, Qeveria anulon shitjen e truallit të “Tajvani”
Qeveria vendosi të anulojë vendimin për shitblerjen e 1350 metra katrorë tokë publike në qendër të Tiranës, një akt, që sipas Kryeministri Berisha, është bërë tërësisht në kundërshtim me ligjin për shitblerjen e trojeve nr. 7980, datë 27.7.1995. Shefi i qeverisë i kërkoi g ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi që të sjellë në qeveri vendimin e për anulimin e shkeljeve që është bërë me këtë truall nga kryetari i Bashkisë, Edi Rama. Më tej, kreu i ekzekutivit akuzoi Ramën se këto veprime tregojnë hapur se përse nuk respektohen vendimet e gjykatave.

27 nëntor, Berisha akuza personale Edi Ramës
“Cili është ai burrë çfarë burri është ai, që bashkëshorten e vet e akuzon se e ka fëmijën me të atin e tij, ashtu siç ka botuar dokumentet ndihmësi i tij kryesor Erion Baze, në fletushkën e tij, cili është ai baba? Z. Rama thuaji shqiptarëve cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës. Çfarëdo që të ketë bërë djali, kafshata s’i mohohet. Zoti Rama, të ndodhi me bashkëshorten e parë artisten e nderuar, për të cilën kam pasur dhe kam respektin më të madh, ç’ndodhi pastaj, cili është ai burrë, cili është ai shqiptar, cili është ai ballkanas, cili është ai evropian që e nxjerr gruan e tij lakuriq në plazhet e botës.

2 dhjetor, Meta i përgjigjet ultimatumit të Ramës
Ultimatumit të opozitës për hapjen e kutive, kryeministri Berisha i është përgjigjur me dokumente të cilat bënin transparente lejet e ndërtimit që kanë marrë në mënyrë të paligjshme disa nga deputetët socialistë dhe biznesmenë. Shefi i qeverisë zbuloi më tej të gjitha mesazhet që i ka dërguar kreu i PS-së Edi Rama, të cilat synonin shmangien e Ilir Metës nga koalicioni PD-LSI, ndërtimin e koalicionit PS-PD, si edhe deri të dhënia e Presidentit në vitin 2012.

8 dhjetor, mitingu i PD-së, festohet dita e rinisë
Pas 19-vitesh, mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria, mbushën tejpërtej sheshin “Skënderbej” për të përkujtuar ditën e rinisë, kur nisën protestat e studentëve të dhjetorit të cilët rrëzuan regjimin komunist në vend. Mes valëvitjes së flamujve të Partisë Demokratike në mitingun spektakolar, kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje dje të gjithë shqiptarëve kudo që janë, të bashkohen në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ai u shpreh i bindur se askush nuk mund ta ndalë integrimin e Shqipërisë, pasi ata që do tentojnë, sipas tij, do të hidhen në koshin e historisë.

12 dhjetor, Berisha takon Papën në Vatikan
Kryeministri Berisha ka udhëtuar drejt Vatikanit për të takuar në selinë e shenjtë Papa Benediktin XVI. Pasi ka falënderuar Papën për mbështeten që i ka dhënë konsolidimit të demokracisë në Shqipëri, shefi i qeverisë e ka ftuar atin e shenjtë që të vizitojë shtetin shqiptarë në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, i cili përkon me vitin 2011. Papa ka pritur në një takim kokë më kokë, shefin e Qeverisë dhe më pas Papa ka takuar edhe bashkëshorten e kryeministrit, znj. Liri Berisha dhe delegacionin shqiptar.

14 dhjetor, mbahet Kongresi i PD-së
1200 delegatë kanë votuar dje dhe 100 anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ishte kandidat i vetëm për këtë post. Kongresi i PD-së është hapur nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, më pas fjalën e ka marrë kryeministri Sali Berisha. Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar statutin e ri të kësaj force të propozuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode, duke hedhur poshtë propozimet e bëra nga deputeti Aleksandër Biberaj, i cili synonte që kreu i kësaj force të zgjidhej në bazë të parimit “një anëtar një votë” dhe të kishte ndarje postesh në pari.

16 dhjetor, KE-ja i dorëzon qeverisë pyetësorin e integrimit në BE
Komisioni Evropian i ka dorëzuar qeverisë shqiptare pyetësorin që do të testojë 45 institucione të vendit. 800 punonjës të administratës shqiptare do të përgjigjën në lidhje me funksionimin e demokracisë në vend, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, garantimin e lirive të shtetasve etj. Pyetësori përmban 2280 pyetje të shënuara në 384 faqe. Ambasadori i KE-së, Helmuth Lohan, theksoi se ky pyetësor duhet të zgjidhet në një klimë politike të stabilizuar. Ndërkohë, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u tha se institucionet janë të përgatitura për përgjigjet dhe të cilat do të dorëzohen brenda datës 31 mars 2010.

7 Komente

nga Arben Duka

ç,na thoshte bilbili
Mbi ferra mbi driza
Dhe ate,si neve
E ka kapur kriza.

ç,ja thoshte bilbili
Tutje nga Sopoti
Keq na ka mberthyer
Porsi Oktapodi.

ç,ja thoshte bilbili
Dhe i vuri vulat
Kriza tej e mbane
Leshoi tentakulat.

ç,ja thoshte bilbili
Per ty e per mua
çdo qelize jete
U paralizua.

ç,po ja thote bilbili
Lart ne ato male
Kriza eshte se pari
Institucionale.

ç,ja thoshte bilbili
Mbi diza e ferra
Dhe qe ketu rrjedhin
Gjithe krizat e tjera.

ç,ja thoshte bilbili
Maleve kreshnike
Dhe vajton se kemi
Krize ekonomike.

ç,po kendon bilbili
Kenge me lezete
Njerzite neper rruge
Gjithe flasin me vete.

ç,po ja thote bilbili
Permbi ato leqe:
"Kur do iki valle
Gjithe kjo e keqe?!"

ç,ja thoshte bilbili
Sa u lodh i ziu:
"Kure do thuej koken
Kapedan Saliu!"

ç,po ja thote bilbili
Mu si nga fillimi
Krize ekonomike
Po dhe krize besimi.

ç,ja thoshte bilbili
Kenge mirditore
Ka krize besimi
Po dhe shpirterore.

ç,po vajton bilbili
Pyjeve me pisha
"Kriza e ka emrin
Sali Bej Berisha!"

ç,po vajton bilbili
I lodhur nga halli:
"Kriza e ka emrin
Jozefin Topalli!"

ç,po ja thosh bilbili
Dhe me kot s,ja ngopi
"Kriza e ka emrin
Edhe Bamir Topi!"

Prape kendon bilbili
Per mbi ato leqe:
"Kur do shuhet valle
Kjo fare e keqe?!"

Kjo fare e keqe
Helm o,helm i hidhur
Qe duar e kembe
Keqas na ka lidhur.

Kriza, more kriza
Do na haje si bisha
Po s,iken Xhuvelet
Po s,iku Berisha.

Ndaj gjemon bilbili
Saqe tund gjith boten
Thote mendohu mire
Kur te hedhish voten.

Thote mendohu mire
Kur ta hedhish voten
Kujtoi me radhe
Kush ta beri gropen.

kot nuk i bashkengjisin dhe nji kalendar, me salen ne kopertine dhe foton e cdo ministri per muaj smiley

dalin nga dy ministra teper por nuk bohet qameti se mund te dalin dhe cift ne foto smiley 

Permbledhje suksesesh:

Meta i pergjigjet Rames.

Berisha cakton daten e kongresit te PD

Berisha miraton Qeverine .

Berisha shan Edi Ramen nga nena , gruaja , femijet dhe mbledh ne miting mitingashet per ti testuar se ka share mire apo jo.

Berisha porosit tek nallbanet dare dhe gershere per opziten.

Berisha zbulon mafjen punisto-mafioze me lidhje Taivanin e nje pallat te kunatit te sh. Xhemal.

Berisha zbulon se energjia elektrike paguhet shume pak.

Berisha zbulon se me tunelin Patriotik ja kane "futur" mafia e ndertimit .

Berisha zbulon se Gopistet dhe Mediu ja kane pat me hile kur i futi ne listen e Deputeteve.

Berisha , Berish , Beri , Ber ,Ber , Beeeeeeeeeeee , B.............

 

Kur themi qeveria nenekuptojme Berisha

dhe kur themi Berisha nenkuptojme: qeveria, PD, parlamenti, Presidenti, Kryeprekuroria, Gjykata e larte, Gjykata Kushtetuese, Tatimet, Burgjet, mediat te shkruara dhe vizive, financat, bankat... edhe.....opozita....

15 tetor, Berisha feston 65-vjetorin në kryeministri
... Ndërsa pjesa tjetër e njerëzve që nuk kanë mundur ta takojnë, nuk i kanë kursyer sms-të e urimeve për kryeministrin.

smiley

 

Jam kuirioz, pse I numuro sukseset iQin e ka iQin ky kapoministri jone?

Shkrimi i mire, por faktet jane deri diku te dobta

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).