Zgjidhje, zgjedhje ose zgjedhë

Në Shqipëri, individët zakonisht i bashkon urrejtja dhe jo dashuria. Ata i bën bashkë më shumë mohimi sesa pohimi. E parë në këtë vështrim, protesta e dhjetra mijëra shqiptarëve në demonstrimin më të madh të forcës së publikut në këto 20 vjet, ajo çfarë ndodhi në fundjavën e shkuar, është shumë më shumë nga çfarë u vu re në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në ekranet televizive apo raportimet e medias së shkruar. Slogani që i bashkonte protestuesit e zemëruar – kërkesa për transparencë për zgjedhjet e 28 qershorit – ishte vetëm qershia e dukshme, por jo gjithë torta e hidhur e gatuar për pushtetin. Shqiptarët dolën në protestë masivisht jo vetëm në emër të “dashurinë” ndaj Edi Ramës, lider i opozitës, por sidomos për urrejtjen ndaj Sali Berishës, mospranimin e qeverisjes së tij dhe asaj pjese të historisë së përbashkët që ai përfaqëson. Shqiptarët nuk pohuan thjesht se duan një pushtet të ndryshëm në të nesërmen e tyre të afërt, por mohuan fort këtë pushtet që kanë sot. Edi Rama dhe të tijtë ishin sigla, ndërsa tharmi i vetë protestës ishte kërkesa më e hershme politike që kanë pasur shqiptarët në para e postpluralizëm: mjaft më me qeverisje sovjetike! Mjaft më me Leninë shqiptarë dhe Enverë sovjetikë!
Fundjava e shkuar, si kurrë ndonjëherë më parë, u ka mësuar shqiptarëve disa të vërteta të plota dhe shteruese, që në fakt janë parimet themelore kushtetuese: ata dhe vetëm ata janë sovranë të këtij vendi, ata janë qeverisja, ligjvënësit dhe ligjzbatuesit në këtë vend. Ata dhe vetëm ata kanë të drejtën e ligjshme të Zotit në qiell dhe të ligjit në tokë që të vendosin në mënyrë sovrane sesi duhet të qeverisen.
Fundjava e shkuar pati disa plane. Në kampin opozitar ajo mundi të bindë me masivitetin e saj edhe më skeptikët se në Shqipëri, fatmirësisht, nervi opozitar nuk ka ngordhur, se shqiptarët nuk janë popull blegtoral që shkon në pafundësi mbas ziles së dashit që prin kopenë, se modeli evropian që ata kërkojnë, nuk është kurrsesi në të njëjtin drejtim me rrokopujën dhe zullumin e përhershëm të klasës së tij politike.

Kampi i përkundërt, shumica në pushtet, megjithatë, e ka lexuar krejt ndryshe mesazhin e dhënë në Tiranë. Reagimi herë qesharak dhe herë naiv i saj, pësoi një kulm të rrezikshëm kur përtej retorikës së vjetër antikomuniste, u kalua në parashikime praktike për hapin e nesërm strategjik në përgjigje të aksionit politik të opozitës. Me mendjen e Sali Berishës dhe pastaj me të gjithë gojët e tjera blu që flasin me mendjen e Sali Berishës, sfidës opozitare të Tiranës, pozita vendosi t´i përgjigjej jo me urtësi, por me kryeneçësi: edhe ne do të festojmë në 8 dhjetor! Një skemë që parashikon të organizojë në Tiranë as më shumë dhe as më pak, përtej daulleve të festës, një antimiting të modelit të vullnetarëve të dikurshëm të Enverit. Një antimiting me të punësuar të Saliut si garë numrash që nesër do të shitet për provë force: “Vërtet që shumë na urrejnë, por shihni edhe sa shumë na duan, ama”! Një antimiting që me të gjitha gjasat më shumë do të egërsojë e shumojë kundërshtarët sesa do të bëjë bashkë e do t´u japë zemër “popullit” në qeverisje.

Këtu dhe vetëm këtu gjendet fillesa e një spiraleje jashtëzakonisht të rëndë e të pashkëputur krize, e cila i ka të gjitha shanset të dalë jashtë kontrollit.

Fundjava e shkuar dha një mesazh lehtësisht të lexueshëm: qeveria e kryeministrit Sali Berisha ra moralisht! Rrëzimi i saj, praktikisht, është vetëm çështje kohe dhe problem fature; sa më shpejt, aq më e vogël fatura që duhet të paguajmë të gjithë së bashku. Rrëzimi i kësaj qeverie do të ishte një valvul kontrolli për një nivel presioni që ende nuk ka arritur pikën e tij maksimale. Sali Berisha me siguri nuk e ka pritur që socialistët do të nxirrnin atë dallgë njerëzore e force në rrugët e Tiranës; i mësuar që kundërshtarët e tij shpesh të sillen me të me marifete balerinash që ecin të trembura majë gishtash, ai vuri re me shqetësim se muskujt e opozitës janë krejt të ndryshëm nga ato që i treguan deri në 28 qershor, e mbi të gjitha, janë muskuj krejt të të ndryshëm nga flashkja që ata treguan ditë mbas dite në tetë vitet e tyre të shkuara në qeverisje.

“Edhe Enveri të ngjallet, nuk i dorëzoj kutitë”, parrulla ironike që shpalli kryeministri, më shumë se një metaforë, tregon me gisht një detaj të vetëm: Nuk e lëshoj pushtetin e marrë me atë mal të frikshëm parash që shpenzova në fushatë, me atë numrim “alla shqiptar” votash që bëra, me atë detashment të burgosurish që kisha si ndihmës, me atë përdorim kriminal të administratës në zgjedhje, e të tjerë e të tjerë!
Enveri i vjetër do të ishte më lakonik: pushtetin që morrëm me grykën e pushkës, nuk e lëshojmë me paqe! “Do të festojmë dhe ne në 8 dhjetor”, shpall qeveria antipatinë e saj të thellë për mendjen e hapur dhe mungesën e vizionit për të rrugëtuar drejt paqes!
Si Enveri edhe Saliu! E njëjta kokëfortësi, e njëjtja mungesë gjakftohtësie përpara murit drejt të cilit vrapojnë të takohen periodikisht kokat e gjithë shqiptarëve gjaknxehtë. Si në dimrin e vitit 1990, si në vjeshtën e vitit 1996, politika nuk afron horoskop tjetër më të zymtë për shqiptarët. Kjo pjesë e historisë jo fort e largët dhe vijimi i saj, dëshmon se në mungesë të zgjidhjeve, në mungesë të zgjedhjeve, zgjedha e pushtetit mbi të gjithë dhe shndërrimi i pushtetit në zgjedhë, në mungesë të kompromisit, mbetet alternativa e fundit në prag.

Shoqëria shqiptare, fatkeqësisht, është ende larg modelit të përkryer që do t´i jepte asaj në dispozicion mjete dhe mekanizma për të zgjidhur kriza të këtij lloji. Në vitin 1997, në portet dhe aeroportet shqiptare zbarkuan me tanke dhe avionë forcat e NATO-s për të na shpëtuar nga absurdi që kishim kurdisur vetë, sot, 12 vjet më pas, ngjan e njëjta situatë, me të njëjtit aktorë, por të tjera mjete. Por as tanket në tokë dhe as avionët në qiell nuk kanë mundësi të risjellin paqen sociale në këtë vend që tashmë është pjestar i NATO-s dhe lufton deri në Azinë e largët nën flamurin e NATO-s. Nga ana tjetër, po kaq i vërtetë është dhe fakti që ndërhyrja e aleatëve tanë ndërkombëtarë duhet të ndodhë tani, sa më shpejt që të jetë e mundur, për të garantuar paqen e kërcënuar sociale. Ndryshe, nesër, sërish fatura që duhet t´i paguajmë gjaknxehtësisë me të cilën qeverisemi, do të jetë e pafundme.

Fundjava e shkuar kujton fort dhe një fakt tjetër, që sot nuk mund t´u pëlqejë vetëm komunistëve nostalgjikë dhe mund të zemërojë vetëm komunistët ortodoksë: Shqipëria nuk është më një vend sovran. Shqipëria nuk mund të vendosë më me “sovranitetin” e saj se nuk do të bëjë zgjedhje të ndershme dhe të lira, Shqipëria nuk mund të jetë “sovrane” në “zgjedhjen” e saj për të pasur një demokraci hibride, një pseudopluralizëm dhe gjoja të drejta të barabarta për qytetarin e barabartë të saj. Shqipëria ose është, ose nuk është demokraci. Njëlloj si një grua që ose është, ose nuk është shtatzanë! Kjo e vërtetë universale, do të ishte mirë të dëgjohej sa nuk është vonë në anglishten diplomatike.

Duhet të jetë kështu sepse Republika Evropiane e Shqipërisë nuk mund të jetë përjetësisht atdheu i hipokritëve politikë që recitojnë në evropianisht ca të vërteta politikisht korrekte dhe që qeverisin “shqiptarisht”. Shqipëria sot duhet të japë llogari të plotë dhe shterruese nëse i hedh apo jo hapat e saj sipas ritmit që dikton familja e madhe në derën e të cilës ka 20 vjet që trokasim me trishtim dhe shpresë. Fatmirësisht, Shqipëria nuk është më ishulli tragjikomik enverhoxhian, i rrethuar me sovranitet të plotë, nuk është më atdheu i njerëzve virtualisht të lumtur si dje, por duhet të jetë një copë evropiane toke këtu në Ballkan.

Sot më shumë se kurrë ngjan se “hezitimi” i përkohshëm diplomatik i ndërkombëtarëve për të ndërhyrë në një vend ku konflikti politik e social po merr përmasa gjithmonë e më të rrezikshme, është i pavend. E thënë hapur, përballë njëri –tjetrit, shqiptarët politikë nuk do të gjejnë zgjidhje. Shqiptarët politikë dhe shqiptarët e qeverisur kanë nevojë për “këshillat” e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e situatës - në rastin më të mirë - ose për marrjen e situatës në dorë nga ata që nuk e kanë shqipen gjuhë të nënës. Ka një nevojë të dëshpëruar që të thuhet fort e për t´u kuptuar nga kushdo që guxon të mendojë ndryshe, se vota e lirë është nëna e vetme e demokracisë dhe vota e vjedhur është vetëm njerkë.

Fundjava që shkoi ishte një provë më shumë për domosdoshmërinë e dhembshme që vendi kërkon një zgjidhje politike. Një zgjidhje që kalon nëpërmjet kompromisit. Tashmë edhe “kurioziteti” për të parë se çfarë ka në kutitë e burgosura të votimit është i kapërcyer; tashmë vetëm gjakftohtësia për të parë zgjidhjen e duhur në kutitë e zgjedhjeve të parakohshme, mund të shpëtojë kohë të çmuar. Ndryshe do të jetë vonë për të gjithë! Shqipëria nuk do të ketë dhe nuk duhet të ketë qetësi. Dhe për hir të qetësisë, ngjan se ka vetëm një kompromis, ngjan se kompromisi nuk mund të jetë më pak se e drejta për një ndeshje “kthimi” elektorale. Ka gjithmonë një moment të fundit, kur i do dhënë vërtet fund kalvarit dëshpërues me zgjedhje që nuk prodhojnë zgjidhje e që rrezikojnë të përfundojnë në zgjedhë.
 

7 Komente

Nje idiot te ngulet para shtepise dhe bertet si i cmendur dite-nate per nja 3 muaj, dhe ca anal-iste topcinj llogoresh mundohen te te binden qe zgjidhja eshte tek kompromisi, qe dhe ti duhet te leshosh pe jo vetem idioti, se lagjja eshte ne krize. Biles ti duhet te leshosh pe me shume se ai eshte idiot fundja.

Liroi nje dhome e kuzhine dhe zgjidhet ceshtja, kriza dmth, e lagjes, qe eshte ne doren tende. Ose ike fare nga shtepia, qe te pushoje kriza, ne lagje.

 

Një zgjidhje që kalon nëpërmjet kompromisit.

Lejtmotivi i ri i Rames i megafonuar nga propomediat e tij; kompromis, sidomos nga mazhoranca, meqe ata fituan dhe ne humbem. smiley

Mediat tek ne jane kaq paturpesisht vegla te politikaneve, topcinj llogoresh kur thote Lubonja, sa ato shpesh jane jo vetem mjete propogande te paleve politike po lokomotiva e tyre. Ato pasi marrin udhezimet e eproreve te tyre shpesh here krijojne realitete te caktaura, pastaj retorika te caktuara qe rrjedhin "natyrshmem" ne prag te realiteteve (te krijuara po nga to) dhe kur i vjen rradha te veproje politikanit-pronar, ato qe thote ai jane gjeja me normale.

Ne kete rast mesa duket Ramo-mediat ka nja dy-tre dite qe perpiqen te sinkronizuara te bejne kete gje; ne fillim u be realiteti ditet gjate dhe menjehere pas protestes - vendi eshte ne krize!!! Tani po behet retorika e zgjidhjes - duhet bere kompromis qe te shpetojme nga kriza!

Ne kete perpjekje e siper amullie shpresojne qe njerzit te harrojne si filloi e gjithe kjo, po njekohesisht te harrojne dhe kush ka te drejte, ca thote ligji, bota etj, dhe te merren me zgjidhjen e krizes, apo te "krizes!".

Nje lider me ego te madhe per pushtet, po me strategji te pjerdhur, deshtoi, dhe refuzon te pranoje realitetin. Pas zgjedhjeve pati zera qe ky u perpoq t'i imponoje te djathtes qe te bente koalicion me kete dhe jo me Meten, po meqe keto zera u megafonuan nga vete e djathta nuk ishte e sigurt nese ishte ky realiteti.

Tani mesa duket synohet pikerisht e njejta gje, ne nje forme apo nje tjeter.

Desperate much? Po jo mer c'ne, ti vazhdo kerko hapjen e kutive, pse e nderrove retoriken ne hetim parlamentar dhe kompromis? Ti ke fituar, paster. Kerko hapjen e kutive. smiley

Xhibo, kryetari i shoqates se ndertueseve ne Shqiperi sapo doli ne nje konference shtypi ku me ndruajtje, por nga halli, denoncoje qeverine se i ka borxh shume firmave ndertuese rreth 70 milion Euro punime te kryera por te pa paguara gjate periudhes se para zgjedhjeve. Shume nga keto vepra, kryesisht rruge jane edhe te perfunduara dhe te inaguruara, por akoma te pa financuara. Po deshe thuji atij tendit qe ti paguaje se po vjen ene fundi i vitit, e punetoret e shkrete dun edhe ata ndonje leke me i prish per vitin e ri.Hajd tu bofsha se ty ai te ndegjon. Ti je njen nga Labet e rrale qe ai ka per zemer!  smiley

Nje idiot te ngulet para shtepise dhe bertet si i cmendur dite-nate per nja 3 muaj ........se lagjja eshte ne krize. Biles ti duhet te leshosh pe me shume se ai eshte idiot fundja. ....Ato ne mes i hoqa se mbanin era logjike Saliu smiley

Po mire po sikur nje i mencur te vije te flase ne nje salle me idiote ( qe te kane rene per pjese ne te gjithe pallatin jo vetem para dritares) per ti mbushur mendjen se duhet te heqin dore nga idiotizma ...si do te te dukej ?

Ne se do te niseshim nga Kultura e Larte per te pare lideret si te pjerdhur apo jo them se Sala e ka kaluar fazen e "te pjerdhurit" dhe eshte ne fazen e "te rrjedhurit" .Tani Ai vetem fend e qelb tere sallen e shpuristeve idiote sepse i jane NGJIRUR trute.

Nje e drejte themeltare e ketij shteti alias Demokrat i shtyre drejt demokratokarikaturizmit ....Hapni KUTITE.

Shqiptaret duhet te marrin vesh kush eshte PD - ja e perfaqesuar nga Sali Berisha. Pushtetin le ta gezojne po paten moral pas HAPJES . Pastaj ??????

Le te puthen Demokratet

Demokratet e socialiste ...Gili - Vili smiley

Fundjava që shkoi ishte një provë më shumë për domosdoshmërinë e dhembshme që vendi kërkon një zgjidhje politike. Një zgjidhje që kalon nëpërmjet kompromisit.

Po kur 'derbendi' i shtrohet si ne shtepi te vet ne prone te 'rajase', dhe liderat merr njeri anen e 'rajase' (bageti) dhe te 'derbendit' (bishe) i bie vetem qe te kercase pushka. Ska kompromis te paqendisur ne Paris!



Ky artikull eshte marre nga gazeta "zeri popullit" Janar 1981, pak dite pas vdekjes se kryeministrit, kur diktatori vizitoi muzeumin.

Ne vend te Anglo-amerikaneve, sot shkruhet qeveria, ne vend te kapitalizmit sot thuhet maxhoranca, ne vend te imperializmit shkruhet Berisha.

Kaq, me pak pune e asnje pare mend shkruhet historia e Shqiptareve.

Si nenshtetas Shqiptar, me gjithe te drejtat qe fal natyra e ligji, me njerez te ketij lloji do behemi shtet modern, me kete tip lloj njeriu mbahet shtypi sot????????????????????

Nuk duhet te jete legjend , po e vertet ajo qe thuhet per djallin:   "  me 1944 djalli largohet nga Shqiperia, e pyesin- djall pse largohesh?- e djalli i pergjigjet, -eh,eh, keto ma kalojne edhe mua, nuk dua te jem bashpunetor"

 

eshte interesante ne nje fare menyre nqs e sheh se brezi qe kendonte 'jemi emri i vete jetes', dhe, 'atdheun tone..,. drejt evropes do ta cojme', gati 20 vjet me pas i ben lutje evropes te hap syte per te pare teatrin e shemtuar me kuklla e buratino, ne te cilin eshte kthyer atdheu gjate tentatives per ta cuar ate 'drejt evropes'.

nuk eshte shume ndjenje e mire ne fakt, te duket sikur ke mesuar se si shkruhet  'askujt s'i rruhet per ty' ne anglisht, dhe e shkruan per ta provuar, 'nobody gives a shit about you'.

riders on thr storm.... riders on the strom... into this house we're born, into this world we're thrown, like a dog without a bone, an actor out alone... riders on the storm... riders on the storm.... drejt evropes do ta cojm... into this house we're born... riders on the storm....

Ed Rama me protesten qe ben po cenon nje nga te drejtat themelore te PDse, te drejte qe e ka ushtruar qe ne lindjen e saj ,si ne pushtet dhe ne opozite: Te drejten per te vjedhur votat

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).