Zgjedhjet e të përzgjedhurve

Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo, kjo kuti është në anën e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetëm sa mund ta përkëdhel me fletëvotim
Të gjithë e kemi ditur se do të vjedhin vota. Njerëzit më shumë po befasohen me të befasuarit. Duke e duruar hajninë dhe plaçkitjet për dhjetë vjet me radhë, pragu i imunitetit ndaj vjedhjes është bërë i lartë. Njerëzit nuk shokohen nga pamjet televizive ku duket qartë vjedhja. Ata e kanë ditur. Ashtu siç e kanë ditur bërllokun në tokë e ndërtimet pa leje në qiell. Më shumë ka të atillë që qeshin ndër hundë me ata që ankohen për vjedhje votash, sesa aso që shqetësohen dhe mendojnë se duhet bërë diçka. Njerëzit e kanë ditur se do të ketë vjedhje më 15 nëntor 2009. Jo vetëm në Gjakovë, por anekënd Kosovës. Sepse vjedhje kishte secilën ditë të lume para saj.

Njerëzve që ua kanë vjedhur ujin, dritat, vendin e punës, arsimin, përkujdesjen shëndetësore, ndërmarrjet publike e shoqërore, pasuritë tokësore e nëntokësore, flamurin e himnin, hapësirën urbane e rurale, mirëqenien e dinjitetin, vuajtjet dhe ëndrrat, njerëzve që në përgjithësi ua kanë vjedhur të kaluarën e të ardhmen, t’iu thuash tash se ua vjedhën edhe votën, është një lloj i çuditshëm ofendimi për ta.

Ata që s’lanë gjë pa ia vjedhur qytetarit, pse do të hezitonin të vjedhnin kur vjen puna te vota e qytetarit? Sepse vota na qenka e shenjtë? Po, a nuk ishte kjo shenjtëria tipar i rezervuar për pronën private? Në fakt, kur thuhet se diçka është e shenjtë, kjo bëhet vetëm për ta mbrojtur atë gjë në brishtësinë e saj. Nëse diçka do të ishte njëmend shenjtërisht e pacenueshme, ajo nuk do të kishte nevojë për fjalët mbrojtëse të askujt.

Disa komisionerë në zgjedhjet lokale të së dielës kishin fotografuar kolegët e tyre meqë s’kishin pasur se çfarë të bëjnë tjetër. Të ngujuar në pozitën e spektatorit para vjedhjes së votave, ata e ndanë me të gjithë të tjerët ulësen e tyre, duke na bërë spektatorë edhe neve. Kërcënimi klasik “Paratë ose jetën?” i kaubojve ndaj udhëtarëve të trenit të rrëmbyer, në Kosovë komisionerëve u ishte shndërruar në kërcënimin “Votën ose jetën?”, e që sërish është e njëjta gjë.

Mbase tash e kemi kuptuar më së miri pse nuk pati kamera në vendvotime. Patën qenë ambasadorët e Quintit (SHBA, Francë, Gjermani, Britani e Madhe dhe Itali) ata që muaj më parë e vulosën debatin për ose kundër kamerave. Me vetë faktin që kishim një debat të tillë të nxehtë, kamerat duheshin lejuar. Moslejimi i kamerave pas debatit për to, natyrshëm u shndërrua në inkurajim të asaj që do ta parandalonin kamerat: vjedhjen e votave. Vota e fshehtë e qytetarëve u vodh fshehtas qytetarëve mandej.

Si bëhet që ambasadorët e Quintit u përzien në një çështje si kamerat në vendvotime? A nuk do të duhej që ata të merreshin me çështjet e bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe vendeve të tyre? Po mirë, edhe atëherë kur nuk janë vetëm ambasadorë, pse ata rregullisht përzihen në hollësira në të gjitha aspektet e jetës sonë politike, ekonomike dhe institucionale? Mikromenaxhimi që e praktikon Quinti në Kosovë është dëshmi se sa i brishtë është sistemi në Kosovë me në krye Thaçin e Sejdiun, sistem ky që më shumë është sistem i Quintit (shto këtu edhe Pieter Feithin e shefin e EULEX’it, Yves de Kermabonin), sesa i qytetarëve të këtij vendi. Ata e dinë shumë mirë se çfarë kulle prej letre është sistemi politik në Kosovë, andaj ndërhyjnë gjithandej, duke observuar me mikroskop. Dështimi në një detaj të sistemit mund t’i kushtojë fatalisht tërë sistemit.

Pasditen e këtyre zgjedhjeve, të njëjtit diplomatë nxituan t’i shpallin ato shumë të suksesshme, ani se gjithnjë e më shumë flitej për parregullsi dhe përkundër faktit që shumica nuk kishin votuar fare. Na dhanë nota të larta sikurse arsimtari nxënësit, duke e konfirmuar nevojën e tyre që Kosova e varfër dhe e ndarë përbrenda, pa zhvillim ekonomik, demokraci e drejtësi, me çdo kusht të portretizohet si një rrëfim i suksesshëm. Një mik imi thotë që Kosova është e privuar nga e drejta për të dështuar. Thjesht, s’na lejojnë të dështojmë. Neve na e kanë përcaktuar fatin: duhet të jemi rrëfim i suksesshëm edhe kur s’jemi të suksesshëm. Rrëfimi ynë s’është rrëfim yni. Kosova është rrëfim i kidnapuar. Burokratët ndërkombëtarë e kanë përzgjedhur elitën tonë e cila organizon zgjedhje.

Kjo është arsyeja pse tamam atëherë kur nis të krijohet një valë e kritikës kundër elitës sonë na vijnë personazhe të famshme të politikës botërore si Biden, Ahtisaari, Clinton, Solana, etj., të cilët i lavdërojnë politikanët tanë, ua rrahin krahët atyre, dhe e dekurajojnë popullin që t’i kundërshtojë ata. Ia ushqejnë popullatës vendase inferioritetin: kush jam unë t’i kundërshtoj këta politikanët tanë që, ndonëse aq të korruptuar e të paaftë, megjithatë janë miq me politikanët më të fuqishëm në botë!

Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo, kjo kuti është në anën e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetëm sa mund ta përkëdhel me fletëvotim. Njerëzit në Kosovë e dinë këtë. Ashtu sikurse që e dinte edhe kryetari i Ukrainës, Viktor Yushchenko. I bindur se Leonid Kuchma dhe Viktor Yanukovych do t’ia vjedhin votat në zgjedhje, Yushchenko përgjatë fjalimit të tij një javë para zgjedhjeve të 31 tetorit 2004, do ta citojë – s’mund ta merrni me mend kë – Stalinin: “Në vitin 1936, Josif Stalin, ka thënë që nuk ka rëndësi se si voton, por rëndësi ka se si numërohen votat”. Zgjedhjet në Kosovë ta kujtojnë Yushchenkon teksa kujton Stalinin.

18 Komente

Thjesht, s’na lejojnë të dështojmë. Neve na e kanë përcaktuar fatin: duhet të jemi rrëfim i suksesshëm edhe kur s’jemi të suksesshëm. Rrëfimi ynë s’është rrëfim yni. Kosova është rrëfim i kidnapuar. Burokratët ndërkombëtarë e kanë përzgjedhur elitën tonë e cila organizon zgjedhje.

Po ta lexosh artikullin me syzet e Mehmetit, kupton qe edhe ky i fundit njesoj si nderkombetaret i ka vleresuar zgjedhjet ne Kosove si te suksesshme... te pakten te lira e te ndershme.

Patjeter qe perplasja Kurti-Mehmeti eshte perplasje botekuptimesh politiko-ekonomike, ku perqasja neoliberale e Mehmetit flet per deshtime institucionale, duke marre te mireqene sistemin.

Nga ana tjeter, dhe ketu vizioni romantik i Mehmetit per Kosoven gjen mbeshtetje, menyra si e argumenton Kurti rezistencen ndaj vjedhjes se votes krijon nje kontrast te dhimbshem me protesten e 'popullit opozitar' dhe ligjerimin e krereve te tij.

(Tek faqja e Vetevendosjes kishte nje artikull mbi shkallen e pjesemarrjes ne votime, e cila duke qene nen 50% eshte defakto delegjitimim i sistemit. Ne menyre te ngjashme, megjithese ndoshta jo aq historike sa ne Kosove, edhe ne Shqiperi e ne vende te tjera me sisteme te reja qeverisese, besoj se abstenimi ka shume me teper peshe sesa ne sistemet e zhvilluara, sepse vota eshte kerkuar (dhe vazhdon te kerkohet) me ngulm. Por per ne nuk u bene te tilla analiza.)

Trop, une vazhdoj te mendoj qe 'kauza' dhe 'koherenca' ne elaborimin e programit eshte ajo qe e vecon Levizjen Vetevendosje! nga levizjet e tjera (shqiptare) shoqerore dhe te mendimit. Sic njihet dhe ne teorite e identitetit, venia perballe nje "tjetri" te qarte te jashtem (si Serbia) dhe nje tjetri te brendshem (LDK +PDK) ka forcuar tiparet dalluese te dhe rritur qendresen e Vetevendosjes. Nga ana tjeter kjo levizje ka shfaqur shume konsistence e koherence ne analizen e problemit, duke perfshire vetemohim dhe u pozicionuar gjithemone ne grassroots, pa pretendim elitar...

Dola nga tema me falni, qenkam zgjuar shume romantiko-epike sot, mos ma vini re smiley

tjetri i vetevendosjes perbehet edhe nga kolonizuesi i ri evropian (mgjs mua me duket se behet nje sterperdorim i kujteses se jetes nen serbine per te lexuar realitetin, dhe fajin shume per kete ka arroganca jo e pakrahasueshme e padroneve te rinj), nje tjeter qe i mungon qeverise se kosoves e cila mund te rritet vetem nen hijen e padronit, duke mos pasur brenda vetes legjitimitet mjaftueshem per te ekzistuar e vetme.

ne ne shqiperi jo se jemi te paafte ta konceptojme perendimin si kolonizues, madje nganjehere tregojme aftesi me te medha nca c'eshte e nevojshme, por realiteti yne nuk e ka kolonizuesin aq te dukshem, aq te armatosur, aq dominues te hapesires, aq dominues te simboleve, aq te domosdoshem per mbijetesen financiare te shtetit sac e ka kosova. pra ne jemi edhe pa tjetrin serb, edhe pa tjetrin be (thank you very much ismail kadare qe ulerin se be-ja s'eshte tjetri), jemi te destinuar te keqyrim veten e shemtuar ne pasqyre e te fillojme te shtrydhim pucrrat, me falni per imazhin.

Nje pyetje, ju si mendoni, a duhet te marre pjese Vetevendosja ne zgjedhjet e tjera ne Kosove (ne 2011)?

A duhet? Une do thoja me gojen plot PO, ama duke vleresuar situaten aktuale 2011 me duket e parealizueshme. Kolonizatoret e jashtem dhe vasalet e tyre te brendshem po perdorin cdo forme per t'a mbajtur levizjen jashte gares politike per qeverisje duke i bere te duken si rebele apo edhe huligane... BEu e sheh vetevendosjen si faktor destabilizues qe tenton te ndryshoje qenesisht direkun e politikes se kosoves. Per te mos lene vend per pikepyetje mbi 'pluralismin politik' here pas here i veshin nota nacionaliste (ekstremiste) kesaj levizjeve....

_______

Pyes veten ne fakt nese vetevendosja do te mund te 'performonte' ne qeverisjen e vendit. Balanca ndermjet idealeve (mendimit) dhe pragmatizmit per t'i vene ne zbatim me duket tejet delikate, por jo e pamundur.

Dmth qeverisja i duhet lene atyre qe jane pis, dhe te ndershmit duhet te rrine menjane e te pesojne keqqeverisje e keqtrajtim vetem qe te mos behen pis...

Une kolonizuesin BE e shoh si te legjitimuar nga forcat e brendshme politike te Kosoves, si nje e keqe e jashtme me hegjemoni te brendshme. Po te mos kishte mbeshtetjen e brendshme politike UN-BE-u levizja do te mund te siguronte me shume mbeshtetje popullore e nga ana tjeter Albin-et ne nje te ardhme do te mund te beheshin pjese e vendim-marrjes dhe qeverisjes.  Sic duket sot ky kolonizator te vret 'mendjen' duke i shtyre te gjithe syhapurit dhe anti-konformistet ne opozite.

 

Ne fakt nepermjet EU-Lex, dhe pranise ushtarake, si dhe nepermjet mbisovranitetit te Peter Faith-it ky lloj "kolonizimi" nuk eshte thjesht e keqe e jashtme, por edhe e brendshme. Hegjemonia e brendshme vendase i nenshtrohet dhe kontrollohet nga hegjemonia e brendshme koloniale.

Kolonizuesi nderkombetar OKB-BE eshte legjetimuesi i forcave te brendeshme, duke ditur qe mban fuqi absolute mbi administrimin e Kosoves (ose te pakten pjeset Shqiptare te saja).

atehere i bie qe ai nuk ta 'vret "mendjen"' por ta shkathteson ate smiley

hyrja ne zgjedhje dhe me tej hyrja ne parlament kur misioni eshte revolucionar eshte nje hap qe, pervec nje optimizimi te ekuacionit te fitoreve duke llogaritur humbjet, ka te beje me identitetin e unit kosovar, indentitet ky qe mund te marre nje goditje shume te forte nese vetevendosja behet faktor i brendshem dhe praktikisht heq dore nga shume qellime radikale (dhe fillon me reforma social-demokrate). e them kete bazuar ne supozimin se vetevendosja nuk do te dilte si force politike fituese dhe ne supozimin me te pergjithshem qe ajo qe do te realizoje vetevendosja ne kosove eshte e pamundur ne terma gjeopolitike (s'do ta linin kurre te vinte realisht ne pushtet). per t'i rene shkurt: s'e shikoj si hap pozitiv hyrjen ne zgjedhje. qellimi i tyre me duket shume me afatgjate, organik, identitar.

faktori i brendshem i sistemit, doja te thoja.

Gjithmone e kem pelqyer kete rob zoti qe shkruan me kembe ne toke . Pa teorizime te medha per ceshtje kapitale qe i xhvesh nga veshjet hipokrite. Sikur te lexosh Tellallet e Shqiperise mbi "legjimitetin e zgjedhjeve" dhe sidomos k/arin e Tellalleve qe "nuk nderhyj tek vendimet e gjykates , per te hapur kutite zotrie"te duket sikur mbjellesit e fares se Hajdutllekut , po lujne pingpong ne te dyanet e kufirit zyrtar te shqipetareve , duke perdorur si tope pingpongu kutite e votimit dhe lojtare te tredhur ne shpirt .

Megjithate nje vend i mbushur me Tellalle ose Spiker , eshte i nje niveli me te larte ne hungerimin per mbrojtjen e hajduteve te votave te cilet edhe tek ne i pershendeti Quinti ( o flori nga e gjete) i nderkombetareve  , me ne krye Quintin e PE.

Shendet z.Albin !

Jo per gje por thjesht per konstatimin themelor mbi te cilin mbeshtetet e ashtuquajtura Demokraci ...mbi voten e Lire zotrie smiley .....por ne vertetesine e shprehjes qe percakton THEMELIN e Votimeve te sotme :

Ju keni per detyre te coni njerzit ne kutite e votimit. Votat ? Ato i numuroj Une ....

Ne te vetmen Teze qe jam KUNDER.....Ato nuk i numeron me Stalini . Tani i numeron Quinti !

Vendalijt ? Thjesht jane TELLALLE e Sikare shpirterore te HAJDUTIT e  MASHTRUESIT = K/Tellallit , qe lexojne shpalljen ne mes te sheshit para renies se daulleve e vershellimit te pipzave mbi ...suksesin e pamohueshem Historik te Vjedhjeve ( me fal zgjedhjeve) te papara zotrie .

Thjesht, s’na lejojnë të dështojmë. Neve na e kanë përcaktuar fatin: duhet të jemi rrëfim i suksesshëm edhe kur s’jemi të suksesshëm.

Me sakte, duhet te jemi rrefim i eksperimentit kriptokomunist mulikulturalist te eurokomunisteve te BE-se.

 

Nje nga te vetmit, ne mos them i vetmi, figure publike Shqiptare qe e lexoj me kenaqesi.

HG1,

Ja edhe nje pershtypje tjeter per tjetrin, ne kete rast BE-un, persa i perket identitetit te klases politike kosovare (se une me siper po e quaja pjese te unit, por kjo ka me shume kuptim se tentativa ime). Ndergjegjesimi per kete pozicion te nenshtruar, krijon pastaj qendrimin e Vetevendosjes, e cila e shfrytezon kete tjeter per krijimin e nje identiteti josubjekt, ne lufte me interpelimin (thirrjen) e meposhtem:

Interpellation was described by Althusser in his reinterpretation of Marxism and the position of the subject. He explained how Ideological State Apparatuses interpellated the subjects into ideological positions.

This interpellation is a form of misrecognition, as in Lacan's mirror phase, where an externalized image is perceived both as the self and an 'other'.

The position we take is relative to a more significant, superior and central 'Other Subject', whether it is the state, God or some other ultimate authority. The person-as-subject is thus defined by the other and the person recognizes themselves as an image or reflection of the Other. This allows the person to claim the quality of the Other but also requires subjugation to the Other. To deny the Other is to deny one's own existence.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).