Withers:Si në 1944, beteja për fjalën e lirë të vazhdojë

http://bw.balkanweb.com/foto/28183_1.jpgTIRANE- Më 16 nëntor 1944, 37 intelektualë të Tiranës u ekzekutuan pa gjyq, pasi nuk ishin në krah të Partisë Komuniste . Sot 65 vjet më pas ambasadori amerikan John Withers bën thirrje se shqiptarët duhet të vazhdojnë betejën për "mbrojtjen e fjalës së lirë” ,ideali për të cilën 37 intelektualet ishin të gatshëm të jepnin jetën e tyre.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare e të Persekutuarve Politikë dhe ambasada amerikane, për të përkujtuar dhe nderuar 37 intelektualët e Tiranës, zoti Withers mbajti fjalën e nderit.

“Beteja për të cilën ato u përballën në 1940, në ato vite, është e njëjta betejë që vazhdon edhe sot. Duhet të jemi të vendosur që sa herë që shohim censurë nga ana e qeverisë duhet ta kundërshtojmë. Sa herë shohim të kanoset shtypi duhet ta kundërshtojmë atë. Sa herë shohim një grup të shoqërisë të cilët shmangin zbatimin e ligjit kundër vetes duhet ta kundërshtojmë atë. Sa herë shohim dhunë, një përpjekje për të fshirë shkëmbinin e lirë të ideve duhet ta kundërshtojmë atë.
Në këtë mënyrë ne kemi për të ruajtur jo vetëm kujtimin e tyre, por besimin te ideali për të cilën ata ishin të gatshëm të jepnin jetën e tyre. Por ne mund ti japim pavdekësinë idealeve të tyre. Ne nuk mund ti japim pavdekësinë atyre personave. Ata e dhanë jetën për një parim për një idela prandaj të sigurohemi që e gjithë sakrifica e tyre të mund të kujtohet"- deklaroi Withers në fjalën e tij

Në këtë ceremoni Presidenti Topi do t'i nderojë të 37 intelektualët e pushkatuar me titullin "Nderi i Kombit".

5 Komente

Më 16 nëntor 1944, 37 intelektualë të Tiranës u ekzekutuan pa gjyq, pasi nuk ishin në krah të Partisë Komuniste

 

Ka mundesi qe ky fat i pret 5 deputetet e mendimit ndryshe ne PS,

prandaj hezitojne te futen ne parlament,megjithese bejne thirrje se do te futemi,ata prap hezitojne.Sepse apelit te tyre per te hyre ne parlament Rama u rikujtoj statutin e partise per ata qe kundershtojne,(mendohuni mire se.........)

E para :

Beteja për të cilën ato u përballën në 1940,

Eshte lajthitje e ambasadorit apo gabim i GSH.

 

E dyta :

Ata e dhanë jetën për një parim për një idela prandaj të sigurohemi që e gjithë sakrifica e tyre të mund të kujtohet"

Keto jane fjale shume te bukura zoti Ambasador,por kur erdhi puna e aprovimit te nje ligji qe nuk do ti lejonte persekutoret e tyre te punonin ne institucionet e larta shteterore,ishit Ju zoti Ambasador qe bertitet fort dhe moret ne mbrojtje keta persekutore.

Se treti :

Nuk e di se cfare aresyesh personale keni me Rezart Tacin,por gjithcka qe keni thene me lart ka te beje me te dhe ju po i beni presion gjykatave shqiptare per ta lene ne burg.Ky eshte qellimi juaj.

E fundit :

Kur do te vije ajo dite qe politikanet shqiptare tju tregojne vendin qe ju te kryeni vetem detyren e ambasadorit si dhe te gjithe koleget e tu ne Europe.

Kur them une qe Uidhers ka marre rolin e presidentit te Shqiperise, jo thoni juve. Per mediat po se po, padyshim. Ja shikoni i gjithe artikulli percjell fjalen e Uidhers, dhe ne fund fare ka vetem nje fjali qe thote gjithashtu dhe Bamka do beje dicka. smiley

Xhib, Bamiri ka qene ne FAO, kshu qe nuk kishte se si te ishte ne ceremonine perkujtimore te 37 intelektualve te vrare nga komunizmi. Nuk ka pra se çar te thote gazeta me teper per Bamirin ne kete çeshtje.

Prestigj, bo sevap e ma pyt pak Salen se pse e ndryshoi ligjin e te persekutuarve dhe beri qe njerez si Gramoz Ruçi te vazhdojne te rrine ne politike? Pyte pak edhe pse ate qe ishte hartuesi i ligjit (ne versionin origjinal jo te masakruar nga kelyshet e komunistave si Rusmajli) e perjashtoi nga PD-ja.

Kur te kesh marre pergjigje per keto, shko e merru me Withers.

Kishte nje artikull te shkelqyer te Shqip para na nje jave, per problemet e te persekutuarve. A ma gje dot njeri?

Ama gazete ke gjetur per artikujt e shkelqyer.Kur beri ligjin Sala asnje nuk hyri ne parlament dhe keta qe shkruajne te Shqipi sot,dje vodhen te persekutuarit, shtepite e tyre,etj.Sa per Gramozin,le te rrije ne politike.Ndersa prokuroret gjykatesit kriminele qe kane dhene denime me vdekje sot po na "mbrojne te drejtat e njeriut".

Pra lere Berishen rehat se po ben shume per te persekutuarit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).