Withers: Dënimi i agresorëve të Bazes, test për Shqipërinë

Ambasadori amerikan rrëfeu dje se qeveritarët e lartë i kanë thënë se janë dakord me sulmin ndaj Bazes. Ai tha se është e pabesueshme që drejtori i TV Klan deklaron në emisionin “Opinion” se dhuna duhet të jetë përgjigjja për mendimin ndryshe.

Diplomati amerikan, në alarm nga frika që mund të ketë ndjellë një sulm i tillë, u kërkon gazetarëve të mos stepen

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, John L. Withers, duke folur dje në konferencën “Midis Lirisë së Dhunuar dhe Informalitetit” tha se ishte i trishtuar dhe nuk arrinte të besonte reagimet e qeveritarëve të lartë dhe të pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangaj, që justifikojnë dhunën mbi gazetarin Mero Baze.

“Kam parë dhe kam lexuar me interes reagimet e qeveritarëve, gazetarëve, manjatëve të medies, të cilët i janë përgjigjur asaj që ndodhi disa net më parë. Mund të them se e kam të vështirë t’u besoj disa prej atyre reagimeve, editorialeve dhe komenteve, që duken se nënkuptojnë sikur Mero Baze ia shkaktoi vetes atë që ndodhi, ngaqë artikujt e tij ishin provokativë, të ashpër dhe paragjykues. U trishtova, kur gjatë disa bisedave private me qeveritarë të lartë pashë të njëjtin qëndrim. Më veçanërisht u shokova, kur dëgjova mbrëmë në programin televiziv “Opinion” z. Frangaj, i cili është i lidhur ngushtë me medien, dhe nga i cili mund të presësh shumë, që dukej se justifikonte faktin që në raste mendimesh të kundërta, dhuna na qenka e drejtë. Dua t’i them atij që nuk pajtohem me këtë mendim, por dua t’i them atij gjithashtu që, gjithsesi, unë i njoh atij të drejtën e të shprehurit të mendimeve, me të cilat unë nuk bie dakord, në një kohë kur ai nuk duket se dëshiron t’u njohë të tjerëve të njëjtën të drejtë”, - tha Withers.

 

“Asnjë justifikim për dhunën”

Në nisje të fjalimit të tij ambasadori amerikan tha se në demokraci nuk ka asnjë justifikim për përdorimin e dhunës. Ambasadori amerikan i uroi gazetarit Baze shërim të shpejtë dhe rikthim në punën e tij.

“Kam dashur prej kohësh që t’u drejtohem anëtarëve të Unionit të Gazetarëve dhe për mua është një privilegj dhe nder që të flas sot së bashku me z. Çipa. Fatkeqësisht, takimi ynë i parë ndodh nën hijen e një ngjarjeje tragjike të papranueshme.

Një nga kolegët tanë, një nga anëtarët e bashkësisë së gazetarëve shqiptarë dhe një nga miqtë e mi, z. Mero Baze, u sulmua në mënyrë të paprovokuar dhe të pafalshme disa net më parë. Autorët e pretenduar të këtij sulmi janë njerëz të njohur për të gjithë ne, për të gjithë ju, njerëz, në dukje, të parë si me nivel e gjykim të shëndoshë, derisa ky incident provoi të kundërtën.

Ata ishin persona që kanë qenë objekt i artikujve të z. Baze, në të cilët ai ka qenë mjaft kritik mbi gjërat që ata mendohet se kanë bërë apo jo. Por, sado të acaruar të kenë qenë ata, sado të provokuar që ta kenë ndjerë veten, në demokraci nuk ka asnjë justifikim, në kurrfarë rrethanash apo kushtesh, përdorimi i dhunës për të mos lejuar shprehjen e lirë të fjalës së shtypit. Nëse më lejohet një koment personal: Mero, unë shpresoj që të shërohesh sa më shpejt dhe t’i kthehesh punës sate”, - tha Withers.

 

“Shqipëria të provojë që është e denjë për NATO-n”

Ambasadori amerikan paralajmëroi se ngjarja do të ketë implikime. “Ngjarje të tmerrshme do të ndodhin në çdo kohë. Është fatkeqësi që këto ngjarje nuk mund të parandalohen përpara se të ndodhin, por prova për një shoqëri, prova për një qeverisje, prova për një komb është se si përgjigjet kur ndodhin ngjarje të tilla të papranueshme. I tillë është edhe ky moment sot për Shqipërinë. Shqipëria është një vend në prag të integrimit në disa nga institucionet më të rëndësishme, më të mirënjohura ndërkombëtare që ne kemi. Është tashmë anëtare e NATO-s dhe po përpiqet të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Shqipërisë i duhet të provojë se është e denjë për anëtarësinë në këto aleanca të mëdha. Dhe unë ju them sot se një provë e gatishmërisë suaj do të jetë se si institucionet e këtij vendi do t’i përgjigjen sulmit të kolegut tonë, Mero Baze”, - tha Withers.

 

“Duhet të marrë fund mosndëshkueshmëria”

Duke marrë si shembull dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Besart Likmeta disa kohë më parë nga deputeti Tom Doshi, Withers tha se, pavarësisht se akti u dënua nga të gjithë, asgjë nuk ndodhi. Sipas tij, kjo gjë duhet të mos ndodhë në këtë rast.

“Unë e përshëndes deklaratën e menjëhershme të kryeministrit Berisha pas incidentit, në të cilën ai dënoi plotësisht dhe ritheksoi fort dhe në mënyrën më të qartë përkushtimin e Shqipërisë ndaj lirisë së shtypit dhe të shprehjes. Unë e përshëndes apelin e tij për hetim të plotë dhe të menjëhershëm të fakteve dhe që sistemi i drejtësisë në Shqipëri të kryejë procesin pa ndërhyrje. Unë përshëndes faktin që deklarata ishte e menjëhershme, e qartë dhe e vendosur.

Në Shqipëri ka pasur incidente të tilla edhe më parë. Ju e kujtoni që jo shumë kohë më parë, një koleg gazetar u sulmua në këtë vend, pak metra më tutje, nga deputeti Tom Doshi. Pavarësisht dënimit të gjithanshëm që iu bë në atë kohë, asgjë nuk ndodhi. Unë ju them sot se është e papranueshme që të mos ndodhë asgjë edhe këtë herë”, - tha Withers.

 

“Mos u dorëzoni përpara kanosjes”

Në mbyllje të fjalës së tij, ambasadori amerikan ka bërë thirrje që gazetarët të mos stepen dhe të mos frikësohen, por të vijojnë punën e tyre, pasi ata mbajnë në duar një parim kryesor të demokracisë dhe duhet të luftojnë për të.

“Unë jam në Shqipëri prej pak më shumë se dy vjetësh tashmë dhe gjatë qëndrimit tim, ambasada ime dhe unë gjithashtu, kemi qenë objekt i artikujve dhe editorialeve, ndonjëherë pozitivë e ndonjëherë kritikues. Disa muaj më parë, një gazetar i njohur shkroi një artikull mbi ambasadorët në Shqipëri, ku ai krahasonte veprimet tona me ato të ambasadorëve të Bashkimit Sovjetik dhe Kinës gjatë periudhës së komunizmit. Vetë Mero Baze ka shkruar artikuj për mua, për ambasadën, për politikën amerikane, të cilët kanë pasur një qëndrim të ashpër dhe na kanë vënë neve në provë.

Është e vështirë të lexosh ato lloj artikujsh për veten tënde dhe në shumë raste nuk jam pajtuar tërësisht me atë që gazetarët kanë thënë. Por ajo që ju them është kjo: sado që nuk jam në një mendje me ato këndvështrime, unë, si një amerikan dhe besimtar i demokracisë, do të luftoj deri në fund, do të luftoj për të drejtën e atyre njerëzve për të thënë ato që ata duan të thonë”, - tha Withers.

“Pas pak do të kem nderin që të takohem me të afërm të Musine Kokalarit. Ajo ishte një grua që dha jetën për bindjen e saj në lirinë e shprehjes së mendimeve dhe pikëpamjeve të saj. Dhe ajo e bëri këtë në një kohë shumë më tepër shtypëse sesa sot. Prandaj unë ju them sot, juve dhe bashkësisë së gazetarëve, që të përqafoni shpirtin e saj, të ngriheni me të si në krahët e shqiponjës në mbrojtje të zbatimit të ligjit dhe të drejtës tuaj të shenjtë për të thënë publikisht, hapur dhe pa frikë atë që ju besoni. Mos u dorëzoni përpara kanosjes, mos u dorëzoni përpara kërcënimeve, mos u dorëzoni përpara dhunës! Ajo që ju keni në duar nuk është thjesht një profesion, nuk është thjesht një mënyrë për të fituar jetesën. Ju mbani në duar një nga parimet më të bekuara të demokracisë. Luftoni për të, sepse ia vlen. Ia keni borxh këtë profesionit tuaj, ia keni borxh këtë kombit tuaj dhe ia keni borxh këtë vetes tuaj.”

 

25 Komente

“Shqipëria të provojë që është e denjë për NATO-n”

BS.

Ky Uidhersi na lodhi duke dale perdit ne TV! Sikur te ishte naj sexy simbol, hap lajmet - lajmi i pare Uidhersi.

(kjo s'ka te beje me ate co thote ne kete artikullin, por me indinjate. I cop ambasodor eshte, si amb. britanik. italian etj, po ska faj ai, fajin e kane gazetarcet qe e trejtojne sikur te qe Mesia.)

Saliu eshte ai qe na lodhi duke na dale 5 here ne dite edhe tani mbas zgjedhjeve, se perpara dilte 10 here ne dite, nga te cilat 2 here ne dite permendte rrugen e kombit. Ku e ka rrugen? Ku e ka?

Per cdo gje duhet te fuse hundet  Vidhersi!

Po ik ore, kerko me pare denimin per Gerdecin, ku je dhe vete i perfshire! Se nuk te pame njehere te na flasesh me kaq pasion per ate ceshtje qe hengri 26 jete njerezish ku del dhe emri yt!

Na ben tani sikur ky eshte Guvernatori fuqiplote i Shqiperise qe i pergjigjet vetem kurores Obamiste.

Nuk e di ti qe edhe President,edhe  Kryeminister edhe ministra te Shqiperise eshte vetem Withers?

A nuk e di ti qe po nuk futi hundet ky,nuk behet asgje.

Me qene se keta te PS akuzojne cdo dite qeverine per korrupsion dhe ky ambasadori fut hundet kudo,na del qe me i korruptuari ose Presidenti i korrupsionit ne Shqiperi eshte Ambasadori Withers.

Per cdo gje duhet te fuse hundet  Vidhersi!

Perderisa s'jemi ne gjendje te luftojme korrupsionin, perderisa vazhdojme si popull te tolerojme qe qeveritaret te asociohen me qeliza te krimit dhe serish t'ju japim voten,...le te na hedhe bota valle sa te doja neper sofra.

Ambasador.Jep keshilla qe te mos behet presion mbi mediat,mbi gjyqesorin,etj.

Por me shprehjen tende : "Denimi agresoreve te Bazes test per Shqiperine"

a nuk po i ben ti presion gjyqesorit?

Sipas kesaj shprehje zoti ambasador (edhe ne se nga hetimi del qe nuk e ka goditur Taci) gjykata duhet ta denoje se keshtu keni thene juve.

Ne Shqiperi ,kesaj qe beni ju zoti Ambasador, i themi :

" Beni si them une ,por mos beni si bej une."

 Reagimi publik i ambasadorit Withers ne takimin me gazetaret ne lidhje me dhunen e ushtruar ndaj Mero Bazes, eshte nje kambane alarmi per qeverine, drejtesine dhe per boten mediatike shqiptare. Puna eshte se edhe here te tjera, per ceshtje te ndryshme te shoqerise shqiptare, kemi degjuar kambana alarmi dhe ato jane injoruar nga ata qe jane ne krye te shtetit dhe te qeverise... 

 

Politikanet tane, sidomos keta te pozites, jane shurdhu nga veshet fare.

 "....Është e vështirë të lexosh ato lloj artikujsh për veten tënde dhe në shumë raste nuk jam pajtuar tërësisht me atë që gazetarët kanë thënë. Por ajo që ju them është kjo: sado që nuk jam në një mendje me ato këndvështrime, unë, si një amerikan dhe besimtar i demokracisë, do të luftoj deri në fund, do të luftoj për të drejtën e atyre njerëzve për të thënë ato që ata duan të thonë”, - tha Withers..." 

 

Le te shpresojme, se ata ambasadoret para tij ishin ndryshe. Pak po ti kritikoje, ta fusnin emrin me rreth te kuq, me keq se sistemi i Enverit. 

Po ta kishte thene ambasadori i Qipros hajde de mund te kishte te drejte,por kur e thote ky withers qe eshte marre me shitjen e fishekeve te gerdecit,nuk  mendoj se duhet ta marrim seriozisht.po ca tha ky njehere,ky nuk tha asgje.

Ketu ke dhe llafin e Uidhersit...

Nje pyetje per Uidhersin; se e morem vesh qe i ndiqka te gjitha mediat, dhe me siguri, duhet te jete dhe duke lexuar ketu; sigurisht duke pare dhe ca komente qe zhduken pa lene gjurme...

Pse duhet te flasesh ti para gazetareve? Nese duhet te flasesh, pse nuk i thua gjerat troc? Qe ne Shqiperi nuk ka liri shtypi, qe gazetaret perndiqen nga shteti dhe qe paskan nevoje per prezencen dhe mbeshtetjen tende qe t'i mbrosh?

Dhe nje pyetje tjeter te lutem mister Uidhers;

Ju qe dilni gati cdo dite neper televizione, neper media publike, qe merrni pjese gati ne cdo eveniment qe ndodh ne jeten publike shqiptare; doni te tregoni qe Amerika eshte prezente ne jeten intime te shqiptareve... dakord(personalisht me behet qejfi pa mase), dhe pyetja: Pse nuk merr Shqiperia nje trajtim pakez me favorizues se ky qe kemi sot nga Amerika? Ja psh, te hiqen vizat per popullin me filoamerikan ne bote, fakt qe ju e njihni fare mire. Po e le me kaq, qe te mos permend ate tjetren: Pse nuk na merr Amerika(si shtet te 51) po na le te presim kur te bjere ndonje therrime nga BE-ja; ku do te pranohemi vetem pasi te doje Greqia, Serbia, Gjermania, e ndonje shtet tjeter shuuuuuume dashamires ndaj nesh.

Ku eshte lidhja midis titullit te artikullit dhe asaj qe thote ambasadori?

Bazja testi i Shqiperis?

Kaq i rendesishem kerkon Baze te behet?

Kur nuk hapen dosjet keshtu vazhdon kjo pune, bjeri ti biem.

Po ku jane keta gazetaret more.

Po leshojuni nje here ketij ambasadorit  me shpifje nga gruaja,femijet, vellezerit, babai, nena ,pra me nje fjale ,sic themi ne shqiptaret ,me pragun e shtepise dhe te shohim reagimin e tij.

Po e pat lekuren aq te trashe,sac kerkon te na hiqet,atehere "paste hijen e vet".

Fano - 7 Nën 2009 - 8:38pm

 

 Reagimi publik i ambasadorit Withers ne takimin me gazetaret ne lidhje me dhunen e ushtruar ndaj Mero Bazes, eshte nje kambane alarmi per qeverine, drejtesine dhe per boten mediatike shqiptare. Puna eshte se edhe here te tjera, per ceshtje te ndryshme te shoqerise shqiptare, kemi degjuar kambana alarmi dhe ato jane injoruar nga ata qe jane ne krye te shtetit dhe te qeverise... 

Perse duhet te vije Withers a ti bjere kembanave tona te alarmit? Komplet e pa justufikushme ky veprim kur kemi parasysh se si shume komente ne PPU na nxjerin ne nje popull te edukuar, te zgjuar bile aspak te koruptuar qe mund tu biem  vete ketyre kambanave. Mbase duket ndryshuar ky opinion apo Withers e ka gabim? e shikoj ketu disa qe kane qnedirme te ndryshem Nga ane ofendohen kur themi se kemi probleme me mentalitein tone si popull nga ana tjter kekrojne qe te ivje Withers e ti bejere kambanave te alarmit qe ne fakt duhet ta bej nje popull qe nuk ka probleme me mentalitetin. Hajde gjeje ti kete pastaj smiley

PS Situata politike, PS informon raporterët e KE. Perse duhen informaur KE-te kur kemi nje popull pa probleme qe mund ti zgjidhe keto probleme?

Widhersi merret me politiken, nese do te korrigjoje, apo t'i jape mend apo te kritikoje, kritikon politiken; kurre, KURRE popullin si ben ti!!! Prandaj nuk eshte e njejta gje ajo qe ben Withers me ate qe ben ti. Ty te duket vetja se na ke shkuar ne Amerike dhe na je emancipuar, te duket vetja se je me i mire se shqiptaret qe nuk kane patur dhe nuk kane mundesi te largohen nga Shqiperia, te duket vetja se je perendimorizuar, je bere diplomat, je politikan, te duket vetja se i sheh gjerat me qarte nga te gjithe dhe se ke perparuar, ke evoluar, ti i vetmi je bere njeri, dhe kush ka mbetur aty eshte inferior ndaj teje. Ky eshte problemi! Pikerisht kete gje Withersi nuk e ben, sado qe ai eshte Amerikan, me mentalitet dhe kulture krejt te ndryshme nga tonen dhe qe edhe mund t'i lejohej nje shkarje... por jo, ti do te besh autokritike, por jo autokritike per veten tende, por per popullin shqiptar, duke e lene jashte veten tende, se kuptohet, ti je me i mire, me i evoluar, ti je njeri dhe shqiptaret nuk jane...

Prandaj ka probleme o zoteri me ato qe thua ti. Ti dhe per politiken shqiptare kur do te flasesh, e ben per te share dhe poshteruar shqiptaret. Withers e ka vetem me politiken, sharjet dhe kritikat, me popullin nuk ka gje dhe nuk thote gje.(ka thene fjale shume te mira, ka inkurajuar shume here dhe ne menyre shume te mire, ka dhene dhe ndihme drejt popullit)

E merr vesh tani ndryshimin?

Or Mero vertet mendon se surrati jot vanitoz eshte test per shqiperine?! Ti duhesh rraf 33 here ne dite qe te plotesohen standartet per te hyre ne Europe se Europa tipa si ty nuk i lejon as te behen gazetare e as te kene akses neper media e jo me te shpifin.

Or Mero vertet mendon se surrati jot vanitoz eshte test per shqiperine?!

Mero surrat vanitoz?!

A e ke idene se cfare eshte vaniteti?!

 

Me vjen mire qe Ambasadori ka vene pikat mbi "i" persa i perket qendrimit te disa personazheve publike e, mbi te gjitha, te disa qeveritareve, per rastin e dhunimit te Meros.

Zoti Withers, dita-dites, po tregon se eshte presidenti de facto i Shqiperise!

Duhet thene se eshte skandaloz niveli kulturor dhe njerezor i disa nje-qelizoreve qe aktualisht drejtojne vendin. Djathtas e majtas.

Nqs. nuk ka dikush tjeter qe ta saktesoje kete, atehere, persa me perket, Withers eshte i mirepritur.

 

Persa i perket kesaj ceshtjes se "testeve"... Keto testet qe nderkombetaret po na japin, me duken si ato testet per budallenjte e repartit psiqiatrik.

 

Une them t'i fusim nje elektroshok "pacientit". O behet njeri, o t'i digjet truri perfundimisht!

 

Ose le te perdorim nje fjale te ndryshme nga "test" se u be boze!

Si ka mundesi qe sa here ka nje skandal politik te Berishes dhe pd-s shtohen militantet dhe mbeshtetesit e injorances, militantizmit dhe erresires ne blog??

Si ka mundesi qe kjo shpurre marrin pjese eksluzivisht vetem ne temat qe kan te bejne me Berishen?? Dhe si ka mundesi qe niveli i tyre intelektual dhe kulturor eshte pertoke?

A mund te me ktheje dikush pergjigje?

uellkam tu dhi ellbenien xhenetik puull.

Mbase paguhen per kete pune?! smiley

Po tani llogjika aty te con, por duhet te mesojme nga historia qe na thote te ecesh me arsye e llogjike per te marre vesh veprimet e ktyre njeqelizorve, ngel ne klase. Une nuk do te thosha paguhen, thjesht veprojne me instikte, eshte gjith bota, jane edhe keta, per inertesi.

Po pertoj te perseris te nejtat gjera qe i kam thene 100 here, keta ose nuk i lexojne shkrimet e te tjereve, ose nuk i kuptojne, ose edhe i lexojne edhe nuk i kuptojne. More miq, mos e ka fajin gjuha shqipe valle qe keta s'hane pyke?  Ja po perseris edhe nje here dicka qe thashe tek tema tjeter.

Kritika tjeter kunder tij, eshte qe e tepron ai, e po pastaj se e tepron?????? Cfar idiotesie mor zot. Edhe diten tjeter i thoshte Frroku, qe keshtu si po shprehesh mund te hash edhe ndonje te rrahur tjeter (menjfjale e kercenonte direkt live ne televizion kombetar, qe po vazhdove te flasesh per bosin tim, do rrihesh edhe nga ne).

Le qe sic e kam thene edhe me siper, nuk ka kuptim liria e shtypit nqs nuk ushtrohet deri ne limitet e saja ne nje shoqeri. Kot qe e ke pastaj ate liri shtypi, nqs cfar do te publikohet gjykohet nga mentaliteti i secilit prej nesh, dhe jo prej ligjit.

 

Psh ti Mero Baze (apo kushdo gazetar e media tjeter) ne gazeten tende kur te shkruash per mua, shkruaj ne perputhje me mentalitetin tim, edhe ne qoftese une jam komplet rrote, sepse ndryshe fyhem une dhe te rrah, lere ligjin ti, pastaj kur te shkruash per artianin te shkruash ne perputhje me mentalitetin e artianit, jo me ligjin, se pale per cfar fyhet artiani, dhe ashtu ja jep truri, dhe te rref dhe ai. Ja kjo eshte llogjika e pushtetit te katert aktual dhe plehrokracise shqiptare sot. A thua detyra e gazetarit nuk eshte ti pershtatet ligjit por te shkoj e te marre leje tek lloj lloj idioti e mafiozi para se te shkruaj per ta, se pale se c'fjalor mund ti bej te ndihen te fyer dhe te rrahin.

 

His critics say he goes over the top, and so what I say?? O God what idiocy! Just the other day Frrok Cupi was telling him that the way he was expressing himself he risked getting another beating ( in sort he was threatening him live in national television that he risked getting another beating if he continued talking like that about Frrok Cupi's boss)

Freedom of press makes no sense if it does not reach its limmits in a society. If what is to be published should be acording to the mentality of any one being publicised, and not according to the law that grants freedom to the press, then that freedom is in vain, makes no difference whatsoever, and it remains a freedom in paper only, not different from a dictatorship.

So then Mero Baze ( or any other journalist for that matter) nex time you report any doubious activity of mine in your newspaper, then make sure that you do that in a way that you appease my mentality, even if I am an psychopath, otherwise I might just get upsset and you'd deserve a good beating then ( by the standarts of our beloved party leader and its blind followers), law does not matter. And then when you report about someone else, make sure you do that to appeasse his mentality aswell, cause who knows what that person would take as an personal insult, and you might just deserve a beating from that person then, again. Law does not matter. What matters is what does the person you reporting about thinks is a personal insult, acording to ones mentality, even if he is a criminal, ignorant, plain idiot, or psycopath.

Ka nevoje ndonjeri ta lexoje ne Italisht? Frengjisht? Gjermanisht ndoshta?

 

Budalleku me i madh eshte se e akuzojne Meron, jo per shkelje ligji, por qe e ka tepruar pak duke fyer !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).