Votimi i PE për vizat e fqinjëve, Fratini: Asnjë vend Ballkani s'duhej lënë jashtë. Berisha: Shqiptarët, ditë historike

UPDATE - Votimi i sotem ne Parlamentin Europian i cili ka miratuar me shumicë votash rezolutën për heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, ka shkaktuar nje reaksion zinxhir, per te mpakur efektet negative qe ky vendim jep ne dy shoqerite e vetme që kanë mbetur tashmë të përjashtuara nga levizja e lire në BE: shqiptaret dhe boshnjaket.

Reagimi i pare sic pritej erdhi nga mediat prane qeverise ne Tirane, te cilat perseriten si kryelajm informacionin se ne korrik pritet nje lajm per vizat edhe per Shqiperine.

Pakesimin e efektit psikologjik te votimit te PE-se qe perkthehet ne dobesim te mbeshtetjes politike, e vijoi fqinji yne Italia.

Ashtu sic edhe pritej dhe ashtu sic ka bere shpesh kohet e fundit, Franko Fratini ka dhene menjehere nje deklarim ku perseriti premtimin se ne proceset e integrimit Italia mbeshtet shqiptaret, tashme te fundit ne rradhën e perfitimit nga levizja pa viza.

Dhe me pas ka ardhur natyrshem reagimi i kryeministrit te vendit, i cili me euforine e tij te zakonshme, pikerisht ne kete dite te votimit te PE-se, tha sonte ne mbremje ne Kuvend se shqiptaret, po jetojne dite historike.

****

Berisha në Kuvend

TIRANË- Nderkohe qe mbetemi te fundit qe nuk kemi perfituar ende levizjen e lire en Europe, gati 20 bjet pas renies se rregjimit komunist, Kryeministri i vendit Sali Berisha ka premtuar serish sonte nga foltorja e Kuvendit se do të plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme të kërkuara nga BE për heqjen e vizave, pasi kjo, sipas tij, është çështja më primare e qeverisë.
Ai tha se shqiptaret po jetojne dite historike.
Ndërkohë, pavarësisht kontestimit të opozitës, ai ka theksuar se zgjedhjet e 28 qershorit janë më të mirat që janë realizuar ndonjëherë, të vlerësuara edhe nga faktori ndërkombëtar.
"Qeveria dhe autoritet, forcat politike kurorëzuan procesin zgjedhor më të mirë në historinë e vendit, u aplikuan teknologjitë më moderne të identifikimit të qytetarëve dhe të numërimit të votave, kuroëzuan procesin ku kodi zgjedhor u përcaktua nga opozita" theksoi Berisha
"Besimi te vota, te autoritetet shtetërore se në Shqipëri do bëheshin zgjedhjet me të mira se asnjë tjetër u bë një realitet. Për herë të parë realizuam zgjedhjet më të mira, si rrallë ndonjë herë në ndonjë vend tjetër. Tabelat e rezultateve të qendrave u firmosën pa asnjë vërejtje nga mijëra komisionerë të forcave politike. Mandatet e deputetëve u votuan nga të gjithë anëtarët e KQZ pa kontestime"- tha Berisha.
Sipas tij, zgjedhjet e nxorën Shqipërinë nga lista e zezë e zgjedhjeve të këqija. Më tej, ai renditi arritjet e ditëve të fundit, që nga Parlamenti Europian për mbështetjen e dhënë për heqjen e vizave për Shqipërinë, sapo të plotësohen kushtet dhe 27 ambasadorët pranuan kërkesën për statusin
Ai ka siguruar shqiptarët se qeveria e ka çështjen më kapitale heqjen e vizave dhe për këtë do të plotësojë çdo kërkesë të nevojshme e do të marrë çdo reformë.

Fratini: Asnjë vend i Ballkanit nuk duhet të mbetet jashtë BE-së
BUKURESHT- Ministrat e jashtëm të Italisë, Rumanisë dhe Hungarisë janë angazhuar për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.
"Asnjë vend i Ballkanit perëndimor nuk duhet të mbetet jashtë Bashkimit Evropian dhe integrimi i gjithë Ballkanit perëndimor duhet të jetë prioritet", ka thënë ministri i Jashtëm italian Franko Fratini.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Balash, gjithashtu ka thënë se synim kryesor i Iniciativës së Evropës Qendrore duhet të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor në BE.
Edhe shefi i diplomacisë së Rumanisë, Katalin Predoju, ka mbështetur integrimin në BE të vendeve të Ballkanit perëndimor.
Këto komente janë bërë në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore që po mbahet në Bukuresht.

14 Komente

Kur u futem ne NATO socialistet dhe aleatet e tyre qe zoterojne 90% te mediave ju ra te fiket.Kujtoni Barabanon,Nanon apo Canin  se si u zhgenjyen kur morren vesh lajmin!U bene meit fare!

Javen tjeter kur te marri Shqiperia statusin e vendit kandidat ne BE, dhe me tej kur ti hiqen vizat nga mesi i 2010,keta dhe Rama do te vajtojne dhe do tju ike truri fare.

Do te shikojme gallate me keta tani!

Do te zbavitemi me keta karafila kur te thone se heqja e vizave nuk eshte ndonje gje per shqiptaret,apo apo gallata te tjera.Juve qe jeni ne Shqiperi ju lutem na informoni per gjendjen shpirterore te personave te mesiperm dhe per pacavuret qe do te nxjerrin nga goja.

 

Shikoni c"thote fletushka e Kokedhimes

...TIRANË- Nderkohe qe mbetemi te fundit qe nuk kemi perfituar ende levizjen e lire en Europe, gati 20 bjet pas renies se rregjimit komunist...

Nuk e di por Ukraina,Gjeorgjia,Moldavia,Rusia,Turqia,Bosnja apo ndonje shtet tjeter qe nuk me kujtohet tani, nuk kane libaralizuar vizat me BE.Pra nuk jemi te fundit.Hajde Kokedhime hajde!Po fillon amoku tek kampi roze!

O Sol... aman mer vlla me thuaj ku e bazon optimizmin, per cfare je optimist ti personalisht! Vetem kaq, pa leri shkrimet, se budallalleqe jane si te majtat dhe te djathtat...

Do te thellohesh pak me shume te kjo: "Ai tha se shqiptaret po jetojne dite historike."???

Lajmet thone qe u miratua per Srpine, Felliqodonine dhe Mizen... Gjithashtu thote qe per Shqiperine NUK KA GJE per momentin. Berisha jot shkon e merret me zgjedhjet! Qeveria jote thote "brenda 2010 do plotesojme kushtet" - nderkohe qe shume ne PE-se thone qe jane demek dakord qe te hiqen vizat edhe pa u plotesuar kushtet Nderkohe qe zyrtarisht thone "plotesoni kushtet, pastaj do flasim, dhe nuk ka date!"

Statusi i kandidatit... Turqia e ka ate status qe para 22 vjeteve... ka 22 vjet qe populli Turk, sipas Berishes po jeton dite historike; dhe zot i madh, kush eshte Turqia dhe kush eshte Shqiperia!!! Turqia dhe buxhetin vjetor te ushtrise e ka 5 here me te madh se GDPja e Shqiperise!!!

Pash zotin, ku e mbeshtet ti optimizmin, se deri tani, jemi me te vertete te fundit. (nuk e kam me Berishen, por me BE-ne, se ata jane racistet... Berisha ka mekate kapitale per te lare me shqiptaret; ai do vleresohet nga historia... )

Epo mire o zotrulers atehere le te vajtojme se eshte lajm i keq.

Une ndoshta jam gabuar qe mendova qe nje OK e Europes eshte lajm i mire.Jam i sigurte qe nuk eshte dite historike sic tha KM,por gjithashtu jam i sigurte qe nuk eshte lajm i keq,por eshte lajm i mire.Ti e shikon ndryshe.Shikoje si te duash.

Titulli eshte disinformues dhe manipulues. Frattini s'ka thene qe asnje vend nuk duhej lene jashte, por qe asnje vend nuk duhet lene jashte ne te ardhmen.

Edhe trangulli do ca kohe qe te piqet , po me se fundi piqet ama . 

Kta solidaret e kooperativave te tipit larte i kane shit trangujt cilesor , nga ato te serave. Ka qene dite Historike ajo me te verte dite e tille per fshatin e lulezuar . Po Sala do kete ngatruar vend nga gezimi dhe s'di ku ta sistemoje solidarisht kete thesin me tranguj te tipit "Dite Historike " smiley .

Po nje dite do hyjme o do hyjme , po ishalla nuk na nxjerrin prap !

Rusia ...thote njoni i solidarizuar me Salen aty. Po Rusia a  ka vendosur ta pranoje Europen  ... smiley, Mire qe nuk ka rreshtur dhe Kinen smiley

Ke te drejte Solidaro, nuk jemi te fundit! Ishujve Andaman ja morim ne kthese!!!

Ore ju qe shkruni nga zyrat e Shqipnise, me flamura shqiptare ose me flamura t'jashtem!

Cfare kuptimi kane keto llafet e balozit Amerikan me poshte?

Kane dale gazetat edhe kane rrejte prap n'emer te Amerikes? Cila gazete? Ajo me thashetheme, apo ajo me thirrje per vrasje?

Do te doja qe ajo ta karakterizonte permbajtjen dhe natyren e ketij diskutimi, por une do te doja te terhiqja vemendjen tuaj per nje ceshtje tjeter: sic mund te keni pare raportimet e shtypit sot, ne lidhje me pozicionin e qeverise amerikane, mbi bojkotin aktual te opozites. Ajo qe dua te qartesoj ne lidhje me keto raportime eshte se une mendoj se ato japin nje panorama keqinterpretuese ose jo teresisht te qarte te pozicionit tone.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=167620&ref=fp

Lene mo, se ky e ka bo te qarte fare moooo... o pkut m'tajare Vidhersi ksaj rradhe... Tani s'ka mo ekuivoke per pozicionin e qeveris' Amerikone.

Maj Gad, uot e uejst of spejs, uot e uejst of fæt...

what an idiot-wrapped-inside-a-moron!

... sa me vu i pik mbi "i". [  Ï  ]

Perseri nuk jam dakort qe nje ambasador i huaj,na jep keshilla-urdhera per problemet qe jane kompet te brendshme shqiptare.

Opozita ka te drejten e saj te rrije jashte apo brenda Kuvendit.Per kete do te ndeshkohet nga votuesit dhe do te izolihet nga partneret e saj nderkombatare.Kete ata e dine shume mire dhe besoj e kane marre parasysh.

Wirthesi te rrije dhe te mbaje vendin dhe punen qe ka si ambasador.

Per te tjerat ka organizma te tjara qe japin mendimet e tyre.

Pash zotin, cfare urdheri ka dhene ambasadori ketu? Ai nuk ja ka idene per ca ka dale ne interviste njehere... e vetmja gje qe me vjen ne mendje eshte inercia. Thjesht i eshte bere zakon te jete perdite ne televizor. I duket vetja tv star, ku e di une; ndonje enderr e femijerise se tij e parealizuar??!? I duket dita bosh te shkretit po nuk doli njehere ne televizor... Pa se ca thote kur del, nuk ka ABSOLUTISHT rendesi. Boll te dale, dhe eshte i kenaqur me veten Vidhersi; "ja dhe sot e bera nje pune..." - thote me vete.

Po nuk ka faj ai mer cun, fajin e kane palomediat shqiptare qe cojne dem 1 minute program (x3 edicione = 3 minuta) per t'i nxjerre surratin atij. Ore fundja ai mire ben qe del; po te dale dhe kur s'ka c'te thote????????? Do kete degjuar Amerika qe Shqiperia eshte hale, dhe hajt te "flush"-im c'te mundim aty...

sic mund te keni pare raportimet e shtypit sot, ne lidhje me pozicionin e qeverise amerikane, mbi bojkotin aktual te opozites. Ajo qe dua te qartesoj ne lidhje me keto raportime eshte se une mendoj se ato japin nje panorama keqinterpretuese ose jo teresisht te qarte te pozicionit tone.

Ore lejeni per ta shajt ambasadorin ke budrimi i PD-se!

Une po pyes se cilat gazeta kane rrejte, qe duhet me dale ky me i pergenjeshtru!

Gazetat e pranueshme per komputerin tem nuk kishin gjo!

Pranej po pys juve qe lexoni shtyp "alternativ", cila gazete ka rrejte?

Nuk e di por Ukraina,Gjeorgjia,Moldavia,Rusia,Turqia,Bosnja apo ndonje shtet tjeter qe nuk me kujtohet tani, nuk kane libaralizuar vizat me BE.Pra nuk jemi te fundit.

Nuk jemi te fundit, jo. Eshte edhe Kirkizia, Turkmenia, Kazakistani, Tazhikistani, ..Cadi dhe  albanistani

Duhet te jemi optimiste. E kush tha se optimizmi eshte opium per popujt?

Ku eshte data historike ketu? Askund. Eshte e dhimbshme qe kryeministri yne qyp gjen arsye per tu gezuar edhe kur refuzohet rendshem. Ca pret nga nje rob qe ka lindur 200m larg shpelles dragobise edhe qe e ka kalur femijerine tu u ber shok me dhine dhe ariun.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).