Vizat, eurodeputetja: Serbia lobing kunder Shqiperise

Diplomatet serbe kane lobuar prane Parlamentit Europian kunder inisiatives per liberalizimin e shpejte te vizave ndaj Shqiperise dhe Bosnjes.

Eurodeputetja Sarah Ludford tregoi kete levizje te diplomateve serbe dhe i kerkoi llogari Ministrit te Jashtem, Vuk Jeremic ne Komitetin e jashtem Parlamentar. 

"Ambasada juaj ketu, ne Bruksel, ka lobuar prane eurodeputeteve kunder qendrimit qe Parlamenti Europian po ndermerrte e qe ishte konfirmimi i menjehershem i perspektives se liberalizimit te vizave per 3 vende te Ballkanit perfshi Serbine, por me synimin per te perfshire dhe Shqiperine e Bosnjen ne te, duke nenvizuar permbushjen e kritereve, cfare nuk u arrit. Mirepo u zhgenjeva qe ambasada juaj ketu po lobonte ndaj eurodeputeteve ketu kunder ketij qendrimi”, akuzoi Ludford kryediplomatin e Beogradit. 

Nga ana e tij, Jeremic ka reaguar menjehere duke e hedhur poshte kete akuze. "Me gjithe respektin e duhur, automatikisht refuzoj te gjitha akuzat ndaj zyrtareve serbe. Me fjale te tjera qe zyrtaret e ambasades serbe ne nje menyre apo tjeter kane punuar kunder liberalizimit te vizave ndaj Bosnje-Hercegovines. Nese doni qendrimin zyrtar te qeverise serbe, ne mendojme se duhet te kete regjim te lire vizash qe neser", tha ai. 

Sipas eurodeputetes Ludford, diplomati serb kishte derguar nje e-mail ndaj nje eurodeputeti holandez, te cilit i kerkonte ne konfidence qe Komiteti per Ceshtjet e Sigurise, Lirise dhe Drejtesise te mos mbeshteste raportin e Tanja Fajon per perfshirjen e Shqiperise dhe Bosnjes ne te njejtin propozim te Komisionit per liberalizimin e vizave, pasi nje gje e tille cenonte interesin e Serbise per levizje te lire te qytetareve te saj brenda afatit te premtuar janar 2010.

9 Komente

Edhe kjo ishte c'ishte... tallen me Serbin dhe neve prape na e rrasin shpulle.

Titulli lajmit eshte keqinterpretues. Mund te kete vepruar me koken e vet nje x ambasador po qe nuk shpreh qendrimin zyrtar serb te artikuluar nga min i jashtem serb. Nuk duhet shfrytezuar cdo rast per te shprehur vrer.

si mendon ti, qe ambasadoret jane ne ate vend per te shpreh pikpemajet e tyre personale? c'a ka per t'u habit qe serbia nuk e shef me sy te mire ket gje?

Mundet, po nje ambasador qe vepron me koken e vet, qe perfaqeson nje shtet te tere me koken e vet, e pakta fare qe mund te ndodhe, eshte te shkarkohet direkt nga detyra. Mosshkarkimi=pajtim me ambasadorin. Pra, Jeremici i pari, eshte koke e kembe i perfshire. Nuk po themi qe Jeremici eshte perfaqesuesi me i mire i Serbise apo perfaqesuesi me i mire qe mund te nxjerre Serbia ne arenen e diplomacise nderkombetare, por per momentin, ai eshte perfaqesuesi. Ndiqi "gafat" e tij te videoja tjeter, se ndoshta e kupton qe ai nuk eshte qendrim diplomati; sidomos kur vjen deri ne kete pike sa nje diplomat, perfaqesuesi me i larte i politikes se jashtme te nje shteti, merret dhe shoshitet ne kete fare feje. E pakta qe mund te kuptosh aty eshte qe duhet te kete ndodhur dicka me shume sesa thuhet. Sepse sillet apo jo si diplomat Jeremici, parlamentaret evropiane te pakten, nuk vihet ne dyshim qe po sillen.

hajt mos u merzisni cuna goca... ca ti bosh noi lufte tjeter ballkanike thuj, po kshu per hipokrizi t vogla s' bohet qameti mer jau.

nuk po thoni ndonje gje te re.Kete kane bere gjithmone.

e lexova ketu disa muaj me pare se "politikanet" shqiptare mundoheshin te kishin lidhje me Jeremic dhe me Serbine duke ditur se sa pak kapacitet kane politkanet Shqiptare!

Ky shkrim te jep te kuptosh se si nje shtet qe vrau - preu dhe perdhunoi me qindra mijera civale, dhe nuk ka kerkuar falje apo paguar demshperblime tani ka fytyre te vihet kundra Shqiperise. Imagino nqs ata do futen ne EU para nesh?

Pse nuk 'lobojne' dhe Shqiptaret kundra serbise, shkurt te krkojne denimin ose ndonje ligj evrope qe te ndalohen te hyjne ne EU te ghithe ata qe kane bere (para)ushtri ne 1990-9

Eshte qudi se si ne shqiptaret gjithmone e kerkojm fajin tek ndonje faktor i parendesishem ne proceset, ku vet faji jone eshte qe te jemi larg tyre.

 

Nuk eshte qudi qe ndoshta edhe vet Jeremiqi ka inicuar lobimin kunder raportiti te Tanja Fajonit, por nese "kuptohet" gjuha e diplomacis, aj raport ka qene vetem per tu zbutur reagimet e ashpera qe vinin nga vendet qe nuk u perfshine ne liberalizimin e vizave.

E dime te gjithe se pa i plotesuar te gjitha kushte qe jane parashtruar nga KE, nuk ka shanse teorike qe te bihet nje vendim, pasi qe ky vendim me shum eshte vendim teknik e jo politik, e ketu nuk besoj se ndonje lobim pro apo kunder do te kishte ndikim.

 

Nese lexohet mire raporti per Shqiperine, edhe Bosnjen e Hercegovinen, do te shohim se ka shum probleme, qe BE nuk don qe ti importoj ne territorin e vet, kjo eshte arsyeja pse keto shtete jan anashkaluar ne kete raund te liberalizimit.

 

Kur e shkruaj kete koment, ka sinjale shum te forta qe liberalizimi per Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine do te ndodh ndoshta edhe para 1 Janarit 2010.

 

Mendoj se duhet ti leme gjerat per te fajsuar te tjeret per gjerat qe nuk po ndodhin tek ne sic do te kishim deshir ne, por te kthehemi dhe te gjejme problemin se ku realish egziston.

 

E dime te gjithe se pa i plotesuar te gjitha kushte qe jane parashtruar nga KE, nuk ka shanse teorike qe te bihet nje vendim, pasi qe ky vendim me shum eshte vendim teknik e jo politik,

Po pra, se do teknike te madhe te zbatosh 2, 3, apo 4 standarte.

Po flet per heqje vizash, jo per marredhenie qeveri me qeveri apo shtet me shtet. Kur ke te besh me njerez, i vetmi teknicitet i mundshem eshte Karta e te Drejtave te Njeriut. Po nuk e zbatove dot ate, je shtet racist, je qeveri raciste, ke marre vendim racist, ke raport racist.

Nese lexohet mire raporti per Shqiperine, edhe Bosnjen e Hercegovinen, do te shohim se ka shum probleme, qe BE nuk don qe ti importoj ne territorin e vet, kjo eshte arsyeja pse keto shtete jan anashkaluar ne kete raund te liberalizimit.

Si lexohet mire raporti? Problemet, nese i ka dikush, mund t'i kete shteti apo qeveria e nje vendi. Nuk po behet fjale per popullin dhe individin e thjeshte. Nuk ka ndodhur akoma qe te vije ndonje raportues i BEse ne Shqiperi qe te studioje Homo Albanicus dhe sa e pershtatshme eshte kjo qenie per t'iu pershtatur nje habitati evropian. Vizat, u be apo jo lirimi, jane per qytetarin e thjeshte, per ate Homo Albanicus e jo per te dale qeveria perjashta me apo pa vize... qeveria nuk del dot perjashta, qeveria eshte koncept, eshte institucion, nuk eshte individ.

Cfare problemi atehere do importonte BEja ne territor te vet? Ka vetem nje emer: Homo Albanicus. Dalim pra te racizmi, i thjeshte, i paster, i pa turbullt, i kristalte, racizmi puro.

Se ke fajesojne individet, eshte tjeter gje. Kush fajeson ke. S'ka absolutisht fare rendesi... Kur te kuptohet problemi drejt, ashtu sic eshte ne te vertete, atehere faji e gjen vete te zo'ne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).