Vetedorezohet ne polici Rezart Taci

Vetedorezohet ne polici, biznesmeni i akuzuar per dhune ndaj gazetarit Mero Baze, Rezart Taci.

Lajmi u dha nga Policia e Tiranes, sipas te ciles Taci eshte sistemuar ne ambientet e paraburgimit.

"E gjithe kjo situate lufte ka nisur shume me pare dhe synon qe te hedhe balte mbi punen time. Nuk eshte ne edukaten dhe formimin tim personal qe te ushtroj dhune ndaj askujt, e sidomos ndaj perfaqesuesve te medias. Hedh poshte te gjitha akuzat e ngritura ndaj meje", u shpreh Taci.

Biznesmeni u shpreh i gatshem per t'u vene ne dispozicion te drejtesise.

"Sapo rashe ne dijeni te vendimit te gjykates, vihem ne dispocion te saj me besimin qe kjo ceshtje do te trajtohet sipas rregullave", u shpreh Taci.

Me kerkese te prokurorise se Tiranes, gjykata firmosi sot urdher arrestin ne mungese per tregtarin e karburanteve 'Taci Oil', i akuzuar per goditje per shkak te detyres ne bashkepunim ndaj gazetarit Mero Baze.

Policia ne nje deklarate zyrtare pak minuta me pare ka konfirmuar masen e arrestit te gjykates ndaj Rezart Tacit.

Ky i fundit do te qendroje ne izolim dhe neser, pasi te njihet zyrtarisht ne gjykate me vendimin do te transferohet ne burgun 313 ne pritje te gjykimit.

33 Komente

 cer ndodhi me cmimin e naftes pas ketij episodi, ra apo u ngrit?

 Cmimi ka njel njisoj, eshte shtuar vetem perqindja e ujit.

hahah

"Nuk eshte ne edukaten dhe formimin tim personal qe te ushtroj dhune.."

I mori lekët që ishin vendos në kokë të tij ky apo jo? Nëse u vetëdorëzua i takon shpërblimi për kapjen e Taçit.

 

 Leket do i marre, dhe do denohet nga gjykata me gjobe 10 000 euro.

Keshtu dalin jek e jek...

Me mire te ish ngritur Baze t'u kish kerkuar lemoshe shoqates se gazetareve, qe te paguante ndonje gjobe qe i ka vene Berisha, dhe do i kish marre 10 000 euro, pa ate detajin e vogel, te pallogaritshem, te drurit...

vetem nqs eshte klinikisht i diagnozuar si skicofren me split personality disorder edhe vjen si Joe Pesci per te dorezuar Rezart Tacin.

Qenka lodh tuj punu ky DELI djale?

kjo situate lufte ka nisur shume me pare dhe synon qe te hedhe balte mbi punen time

 kushedi sa te tmerrshem duhet te jene burgjet shqiptare. me keq se ato turke. apo jo ?

ps: po te ishte ne bote, mbrenda dites do ta kishin liruar me kusht (duke paguar nje shume per garanci). ne shqiperi nuk u tallkan por te rraskan direkt ne paraburgim, per vetem nje shpulle. prandaj bej me lart ate pyetjen.

denimi eshte gjobe deri ne 3 vjet burg.

ma ha mendja se Taci do denohet 2 vjet e 364 dite burg. sma ha mendja ta denojne 3 vjet.

 ti flet per angline apo per shqiperine ?

 pyetja ishte me spond. ajo parashtronte kete teze:

ti me vertet kujton se nje milioner qe per qejf, sjell milanin e berluskonit ne shqiperi, do te mund ta mbaje ne burg shqiperia e varfer. 

sikur ti te ishe drejtor i burgut, dhe ai (po supozojme qe e denojne me tre vjet burg) te te propozonte nje milion €, ti çfare do te beje ? do ta mbaje gjithmone mbyll apo do ta leje te lire ?

ai drejtori i burgut atje (se ti duke qene ne angli, ndoshta ke formuar ca ide origjinale e kundra rryme) fut vellane e tij ose babane dhe per 1 milion e len taçin te shkoje ku t'ja doje qejfi. dmth qe vetem emrin ne regjister do te kete ato tre vjet, se vete do te bredhe jashte burgut.

pastaj nje tjeter gje. po pasojat e kesaj ngjarjeje cilat thua do te jene. kush do ta fitojne ne te ardhem ndeshjen, gazetaret apo pasaniket ?

sikur gazetaret te fillojne mbare e prape e ti akuzojne pasaniket per korrupsion, keta per te mos rene me ne burg si Thaçi, si do te veprojne ? hapur apo meçeftas ?

kush ka me shume mundesi te perdore menyra te meçefta, ai qe ka veç kalemin apo ai qe ka leket ?

ps: s'ma ha mendja ta kesh menu ndonjehere kaq thelle kete historine. je hala tek epoka e shkolles, e deftereve dhe ndershmerise naive. 

qao lal.

jo jo, 3 vjet jane shume.. une s'e di sa do e denojne, (mgjths dicka me thot 2 vjet e 364 dite), por 3 vjet nje here s'ma ha mendja.

po te isha une direktor i burgut edhe me ofronte 1 milion euro do i thoja "beje ate milionin kaush..." edhe pastaj do i hidhja gaz lsd ne qeli edhe do i vija postera me femra ekzotike me cicat si raketa icbm e me tastiere tek barku me butona edhe me udhezime si te beje nje transferte prej llogarive te tij tek posteri ne menyre qe te luante me cicat edhe leket do iknin direkt tek nje shoqeri bamirese per femite jetime.

kalemi eshte ne strukture atomike gjeja me e afert me diamantin, OK? reflektohu nje cike per nja 3 ore per kete edhe shih.

 

flm

Lajmi u dha nga Policia e Tiranes, sipas te ciles Taci eshte sistemuar ne ambientet e paraburgimit.

----------------------------------------------------------------------

hahahah  hipokrizi e gjalle! Mjere ai vende me kete media dhe kete polici! Si u sistemoka tjetri ne rajon policie duke ditur qe eshte person ne kerkim?

Edhe ai Dajti u sistemua?

 

 

Taceret ashtu bejne sistemohen...   kurse populli tjetersohet, shperfytyrohet, vidhet, poshterohet, rrihet, vritet, me nje fjale mund te besh cfare te duash me ate popull plasteline....

Keto jane komedira me regjizor Sali Berishen dhe perfundimi do te jete i bukur per dy palet...prokuroret e gjyqtaret do denden me pare nga Taci..do vihet ne levizje shtypi..do dale si perfundim qe nuk ishte Taci apo Kaci apo Baci si i thone..Meroja do haje koqen e kallamishtes si gjithmone dhe ne fund pafajesia per ABCDacin. Me i fituar do dali Berisha se po godet korrupsion, bagabondazhin  e ku di une..ne vipat dhe keshtu "ku ishe as gjekundi cfare bere hic asgje". A po keshtu jemi ne shqiptaret as mish as peshk.

Kjo eshte ironia shqiptare. Taqi burgoset jo se ka kryer evazion fiskal ne shuma maramendese, por se ka qelluar me shpulle nje person. Malokeri hesapi, prokuroria kerkon arestimin mbas shpulles, ndersa Mero ka nje vit qe leh per evazion fiskal e kryeprokurorja as qe e rru picken. A thu se qafa e Meros e shpulluar ka me shume vlere se shumat maramendese te vjedhura ka Taqi.

Nuk eshte ne edukaten dhe formimin tim personal qe te ushtroj dhune ndaj askujt, e sidomos ndaj perfaqesuesve te medias. Hedh poshte te gjitha akuzat e ngritura ndaj meje", u shpreh Taci.

Shume e vertete! Eshte pergjigjur si fisnik!

Te gjithe fajin e ka alkooli dhe fasulet!

 

Ofroj deshmine time ne ndihme te mbrojtjes te se drejtes te biznesmenit te nderuar, te respektuar e te mirenjohur, Z. Taci!

 

... Per vetem per 1 milion Euro (te reja)! smiley

Ne fakt u dorezua e beri si burrat. Po s'iku pa terheq me vete dhe ate kryetatimorin e fierit qe guxoi t'i mbyllte fabriken me pretendimin idiot qe ka nje vit qe kur ka blere armon dhe akoma s'ka vene nje sahat te fabrika qe te dije shteti sa hyn e sa del. E pushuan ate te shkretin nga puna sot. Vete u krrujt e kuptoj.

Po ju te shpures me gjith men e keni se njerzit si kuptojne keto gjera. Kujtoni ju se robt nuk e dinin ne kohen e dulles ca bohej? Vetem frika ua mbyllte gojen e jo se me arsye i kishte bindur dulla. Prandaj mos humbni kohe duke u munduar me arsyetime dylekshe po perpiquni te hapni dhe nje here spaçin se eshte e vetmja menyre per te bindur njerezit ne drejtesine e tezave tuaja. Hajde shpura lodroni.

 Nga Gjoleka tek Rezart Taçi

 

 

Nga Armand Shkullaku

Sulmi fizik mbi Mero Bazen në një bar në qendër të Tiranës nuk është një rastësi. Ai nuk është një shpërthim i pakontrolluar i dhunës së një individi, i prekur nga shkrimet kritike të një gazetari. Ky akt banditesk është shumë më tepër se kaq. Është materializim i arrogancës së një grupi individësh, të cilët janë mësuar të arrijnë gjithçka me pushtetin e parave, të shërbimit dhe të abuzimit. Janë një grup njerëzish, që në thelb ngjajnë të njëjtë, që nga Gjolek Malaj, i cili e dërgoi në spital Mero Bazen në fushatën zgjedhore të vitit 2005 dhe deri tek Rezart Taçi, që imitoi Gjolekën 4 vjet më pas. Problemi nuk qëndron me ta, por me sistemin që prodhon krijesa të tilla.

Është dramatike të mendosh që pas katër vjetësh Shqipëria vazhdon të përballet me të njëjtin fenomen. Sigurisht që në pamje të parë forma duket e ndryshme. Rezart Taçi nuk kalon disa kamionë pa doganë apo nuk përfiton ndonjë leje modeste ndërtimi. Ai është milioner, privatizon ndërmarrje të mëdha, sjell Milanin në Tiranë, flet në telefon me Berluskonin, ndihmon fëmijët në nevojë, jep intervista në mediet kryesore të vendit, flet gjuhë të huaja dhe zgjedh veshje elegante. Por, mjafton një moment dhe të gjitha këto shumëzohen me zero. Rezart Taçi del në origjinën e fenomenit që e ka pjellë. Ai nuk është rezultat i konkurrencës së ndershme të tregut, ai nuk është prodhim i rregullave normale të kapitalizmit, as i ndonjë biznesi dhjetëravjeçar apo i ndonjë trashëgimie të pasur familjare. Ai është produkt i abuzimit me ligjin, nuk mund të jetë një biznesmen race dhe sado të përpiqet, nuk mund të sillet deri në fund si i tillë. Në fund ai i rikthehet zanafillës, arrogancës, grushteve dhe forcës që i buron pikërisht nga hapësira pa kufi që ka në dispozicion për të abuzuar me ligjin.

Grushtet e tregtarit të naftës mbi Mero Bazen nuk janë pra një rast specifik. Ato janë pasojë e lehtësisë me të cilën një njeri në Shqipëri gdhihet brenda natës miliarder dhe askush nuk heton se si e bëri gjithë këtë pasuri. Janë pasojë gjithashtu edhe e alkimisë shqiptare, e cila, po ashtu brenda një nate, një individ e shndërron nga kontrabandist në investitorin kryesor strategjik në vend.

Si shpjegohet që Rezart Taçi, një djalë i sjellshëm dhe me maniera nganjëherë gati femërore, të bëhet papritur “i fortë” dhe të godasë një gazetar në mes të publikut? Shpjegohet pikërisht me sigurinë se pas sulmit mund të largohej pa e ndaluar askush. Shpjegohet me arrogancën që fitohet, kur në rrugën e abuzimit me ligjin nuk has asnjë pengesë. Kur mund të bësh afera të dyshimta dhe askush nuk të heton, kur mund të nëpërkëmbësh dogana dhe zyra taksash pa të hyrë therë në këmbë, kur mund të tallesh me blerjen e Milanit apo Real Madridit, dhe mediet të trajtojnë seriozisht. Kur në fund të fundit mund të sillesh si të duash, sepse ke pas vetes forcën e pushtetit që i shërben. E çfarë mund ta ndalonte, pra, Rezart Taçin ta godiste Mero Bazen? Vetëm grushti ishte i tij, krahu që i dha forcë për të goditur është kryekëput i pushtetit. I atij pushteti që i jepte guxim edhe Gjolekës, edhe bodyguard-ëve, edhe shikasve të dikurshëm.

Por, në guximin e një tregtari nafte për të sulmuar fizikisht një gazetar nuk është vetëm dora e pushtetit. Aty kanë pjesë edhe mediet që fenomenin Taçi e trajtuan si histori suksesi të një biznesi dhe nuk hetuan pjesët e errëta të bizneseve të tij. Në të njëjtën ditë me lajmin e goditjes së Mero Bazes, botoheshin njoftime për ardhjen e Real Madridit në Tiranë me ftesë të Rezart Taçit. Në arrogancën e këtij individi ka përgjegjësi edhe komuniteti i tredhur i biznesit shqiptar, që vetëm di të ankohet nëpër tavolina dhe kurrë nuk protestoi me dinjitet për abuzimet me konkurrencën e lirë. Në rrugën e tij, Rezart Taçi nuk hasi asnjë pengesë, e si mundej pra ta pengonte vetëm Mero Baze? Prandaj ai e goditi atë pa iu dridhur dora.

Sulmi ndaj Mero Bazes nuk është vetëm materializim i arrogancës së këtij soji individësh me mbështetje të pastër politike. Ai është edhe një shenjë alarmante për shtypin e lirë në Shqipëri. Nëse nuk reagohet tani, nuk është çudi që pushteti në Shqipëri, jo vetëm të prodhojë biznesmenë të tipit putinist, por edhe të sillet ndaj gazetarëve si regjimi i Moskës. Komuniteti i medieve duhet t’i kërkojë kryeministrit Berisha që për këtë rast të aplikojë të njëjtin standard që kërkoi për rastin e Gjolek Malajt, pavarësisht nëse qëndrimet e Mero Bazes atëherë i shkonin për shtat e tani jo. Ai duhet të bëjë të njëjtin presion që bëri atëherë që fajtori të ndalohet dhe të dënohet. Në të kundërt, ashtu siç e kanë thënë dhe shumë kolegë të tjerë, ka ardhur koha kur duhet pasur vërtet frikë.

Marre nga Tema

Është dramatike të mendosh që pas katër vjetësh Shqipëria vazhdon të përballet me të njëjtin fenomen.

 

Ju lutem gazetareve qe kete fraze duhet ta heqin nga "qarkullimi".

Keto ngjarje ndodhin edhe ne demokracit e vjetra, dhe do ndodhin ne te ardhmen. Ne nje menyre apo tjeter.

Per çdo jave ka nga nje skandal me gazetaret, si ne France, Angli , Gjermani, etj. Ne Shqiperi perdoret per fushat elektorale, tek ne nuk mbyllet kurr fushata, jemi ne vazhdimsi, pa pushim, me shprese se per çdo ngjarje, mbase, mbase qeveria bie.

Optimizem Koreanoverior.

Aman mer aman... Po sikur te jete krejtesisht i pafajshem Taci, cfare kakerdhine do thuash ti mer Shllak? Sikur Bazja ta kete share nga para e nga mbrapa pragut, sikur ta kete provokuar vete sherrin? Se dhe aq i rrahur sikur nuk m'u duk Bazja mua... Ka 3 dite qe vetem ai jep intervista, dhe nuk ka asnje shenje gjekundi qe te shihet se eshte keqtrajtuar. Edhe pse vete thote qe "perpiqeshin ta gjuanin mbrapa kokes" sikur ata te kishin qene snajpera te grushtit... A thua se per nje sherr banal qe behet ne publik ne syte e gjithe botes, ata qe qenkan kaq te zene nga nervat dhe terbimi, nuk e humbasin fare perkujdesjen qe ta godasin tjetrin ne nje pike te vetme!

Mua e gjithe kjo mesele me duket nje qelbesirllek qe i vjen era karbit fare!

Pa folur drejtesia dhe pa dale ne fund te gjitha perfundimet e hetimit, duke degjuar dhe palen tjeter; kesaj rradhe ne detaje, njesoj sic dha dhe Bazja detaje, deri atehere, media duhet te qepe zorren! Dhe jo thjesht media ne pergjithesi, por gazeta Tema ne vecanti, duhet te qepe zorren! Se na cane trapin me qyrravitje dhe viktimizma te ndyra alla-khalakhurrve.

T'i behet gjithe kjo jehone nje ngjarjeje kaq banale, a thua se Taci eshte kryeengjell apo Bazja Krishti, mua me duket idjotesi katastrofike! Veten me dhembe more henkshin, sa veta rrihen perdite ne Shqiperi... cfare eshte Bazja qe po trumpetohet me banda Mariachi??? na e shpifen per ner...

Qe ta kuptosh ti ca bohet po ta them me dy fjale. Ky bazja ka nje vit qe thote se ky tazja nuk paguan taksat e shtetit miliona euro. Pra leket e mia i ka vjedh ky tazja sipas bazes dhe une p.sh. kur duhet te shkoje ne spital duhet ta mar me vete krevatin ose ndryshe te shtrihem e ta boj serumin i shtrire ne nje tavoline se ky tazja sipas bazes ka vjedh krevatin. Tashti gjate nje viti prokuroria nuk e lujti sumen njehere ta sqaronte ket muhabet dhe ta fuste ne burg tazen ose t'ia mbyllte zorren bazes. JO prokuroria tashti meret me hipotezat e tuja Po sikur ta kete fillu sherrin i pari bazja e jo tazja si do ngelet i dhime shllakja. Se aty eshte puna mer plak kush e filloi i pari. Ka apo s'ka evazion fiskal miliona eurosh me kete te meret prokuroria.

Zotrules,

Plako, i ke ra pikes!

Si nuk mush ky lloj mileti mer amon? Dun me bo ene gjykatesin - ene viktimen - ene fajtorin.

 

Vertet as une nuk kuptoj pse gjith kjo zhurme ,me ankohet komshiu.Eshte  nje plak fisnik, adhurues i sallates dhe nacionlizmes. E  cfare ka ndodhur tek e fundit, me pyet me nje retorike prej aktori? Asgje. Edhe nese ka patur krisma, ato kane qene shume larg.

Ndoqa nje emision te Klani ku kishte gazetare,pronare mediash,politikane.

E vetmja gje per te cilen rane dakord te gjithe ishte se Mero Baze kishte shpifur per te gjithe pjesmarresit e ketij emisioni.
ky eshte mostra e shpifjes Mero Baze
.

ke klani pra, e the vete ti smiley

Lali te ky emisioni i klanit kishte gje gjyqtare prokurore avokate deshmitare etj. dhe a zhvillohej nga nje salle gjyqi? Se ndryshe s'ka asnje vlere. Apo ne boten tuj nuk ekzistojne gjykatat: Kena kanun ne or ti.

Taci ju dorezua policise ... por akoma jo drejtesise .

Dhe eshte e vertete qe edhe kudo ndodhin skandale te tilla ne bote , qe ka gazetare tifoz e te blere etj etj biles ngjarje edhe me te renda... Por ama ....po re ne dore te LIGJIT .... si thone te kycin brenda dhe i hedhin celsat ne det ti haje peshkaqeni

Taci maximumi qe mund te beje eshte te "paguje ca police per te gjete argumente qe ti shtojne pak kohen e shetitjes ne ajer te paster brenda burgut !"

Por gjithsesi nuk eshte aspak problem  rrrahja nga Taqi i gazetar Meros . Ajo eshte mzianskena , nga prapa perdes pergatitet cfaqja...Tjeterkund fle Lepuri ....ndoshta ne bith te Lugjit atje ku e kane origjinen rrahjet dhe kenaqesia e aromave te  serise se   parfumeve aromatike !

me nje fjale mund te besh cfare te duash me ate popull plasteline....

 

ahahaha, kete se kisha degju ndonjehere !  xhevahir !!!!

Ai(Taci) është milioner, privatizon ndërmarrje të mëdha, sjell Milanin në Tiranë, flet në telefon me Berluskonin, ndihmon fëmijët në nevojë, jep intervista në mediet kryesore të vendit, flet gjuhë të huaja dhe zgjedh veshje elegante. Por, mjafton një moment dhe të gjitha këto shumëzohen me zero. Rezart Taçi del në origjinën e fenomenit që e ka pjellë.

Me nje fjal,si Vehbi Alimuca!

Pu sa ngjan ky kapitalisti i Naftes,me ate te fajedeve!Kapter i pari,Saldator i dyti.

Ai(Taci) nuk është rezultat i konkurrencës së ndershme të tregut, ai nuk është prodhim i rregullave normale të kapitalizmit, as i ndonjë biznesi dhjetëravjeçar apo i ndonjë trashëgimie të pasur familjare. Ai është produkt i abuzimit me ligjin, nuk mund të jetë një biznesmen race dhe sado të përpiqet, nuk mund të sillet deri në fund si i tillë.

Po sigurisht,cer reputacioni do te kete ai?!!!,...tani,mbas kesaj ndodhie me shtypin,te jete i zgjuar Taci?

S`ma ha mendja, si Vehbiu,edhe ky ,ne fecke do te shkoje!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).