Urdhri i Berishës për kufijtë detarë, zbulohet vendimi

TIRANE-Ngritja e grupit negociator për përcaktimin e kufirit detar me vendet fqinje është bërë me urdhër direkt të kryeministrit Sali Berisha. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht kopjen e këtij urdhri të lëshuar në datën 23 gusht 2007, dhe që për dy vjet me radhë është mbajtur sekret nga qeveria. Direktiva e Berishës që i hapi rrugën fillimit të negociatave me palën greke për përcaktimin e kufirit ujor në detin Jon, është bërë së fundmi publike nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Referuar këtij dokumenti, kryeministri Berisha urdhëron konkretisht “ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës, për përcaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinje. Grupi i punës ka për detyrë të përgatisë marrëveshjet për përcaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinje. Ai kryesohet nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në përbërje të ketë përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Drejtësisë, e Brendshme, e Transportit, e Ekonomisë, e Mjedisit, e Punëve të Jashtme, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Instituti i Gjeografisë Ushtarake”. Mandej, kryeministri Berisha ka përcaktuar që në mbledhjet që do të zhvillohen me ekspertët e vendeve fqinje që kanë dalje në det, respektivisht Greqinë dhe Malin e Zi, të marrin pjesë edhe përfaqësues të Akademisë së Shkencave në përputhje me problematikën. “Titullarët e ministrive dhe të institucioneve të përcaktuara të paraqesin te kryetari i grupit të punës, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi të këtij urdhri, emrat e përfaqësuesve të tyre”, - shprehet Berisha në fund të direktivës së tij. Të gjitha ministritë e ngarkuara për zbatimin e këtij urdhri brenda afatit pesëditor kanë përcaktuar përfaqësuesit e tyre në grupin ndërinstitucional të punës për përcaktimin e shelfit kontinental. Gazeta publikon sot emrat e ekseperteve e ngarkuar me kete ceshtje.

Nje dite me pare kjo e perditshme beri te ditur se marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me palën greke është negociuar nga 11 zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Por, pjesë e këtij grupi kanë qenë ekspertë të cilët nuk ishin ngarkuar më parë nga ministritë përkatëse. Konkretisht nga Ministria e Jashtme kanë marrë pjesë Gazmend Turdiu, Drejtor i Çështjeve Juridike Ndërkombëtare dhe Konsullore, si edhe Ilir Tepelena, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale. Gjithashtu nga Ministria e Mbrojtjes kanë marrë pjesë përgjegjësi i sektorit të hartave dixhitale, Anduel Cauli dhe ai i sektorit të fotogrametrisë, Ferdinand Berberi. Ndërkohë në grupin që negocioi me palën greke për ndarjen e kufirit ujor, rezulton se nuk u ftuan përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave si dhe Agjencisë së Burimeve Natyrore, Ministrisë së Ekonomisë, Mjedisit dhe të Transporteve.

Marrëveshja për ujrat detare me Greqinë që u firmos mes qeverive shqiptare dhe asaj greke në prill të këtij viti dhe u bë e njohur pas publikimit të fakteve tronditëse nga Gazeta Shqiptare dhe TVNews24. Sipas zbulimit, mësohet me fakte se Marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë.

Dy muaj më parë edhe ushtarëkët shqiptarë dhe disa shoqata në vend i kërkuan kuvendit mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për delimitimin e kufijve detarë.
Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa pritej të kalonte për miratim ne kuvend me 19 tetor. Ratifikimi eshte shtyre per nje date te pacaktuar.

4 Komente

Ky njeri eshte i miri i te gjitha te keqijave qe i vijne ketij vendi!

Hajde tronditese hajde.10 termete rane ate dite nga tronditja e madhe dhe nga budallaleqet e mashtrimet e zakonshme te GSH dhe News24.

shume e besueshme kur e shkruan GAZETA [ANTI]SHQIPTARE

ca jane keto gazeta antishqiptare qe flasin kunder te madhnueshmit Bac Sali Bolleku. Keto gazeta qe flasin kunder bab sales duhen Zhduk.

ps. Jallah o sale. Ua hoqe trunin njerzve

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).