Ujë drejt Katarit, në këmbim të gazit

Shqipëria mund të dërgojë 150 anije ujë të pijshëm çdo vit në shtetet e Gjirit Persik

Shqipëria mund të dërgojë anije me ujë të pijshëm drejt shteteve të Gjirit Persik, duke përdorur balastat e cisternave të gazit, në rast se projekti për kompleksin energjetik të Semanit realizohet. Lajmi ishte përfolur prej kohësh, por u bë publik për herë të parë dje nga Agim Gjinali, drejtor i kompanisë "ASG Power". "Gjithë ai shi që bie në Shqipëri, shkon dëm në Adriatik pa u përdorur", deklaroi Gjinali, ndërsa prezantonte projektin e tij në konferencën e dytë ndërkombëtare mbi investimet e huaja në Shqipëri. Konferenca që nisi dje, e organizuar nën kujdesjen e Bankës Islamike për Zhvillim dhe "ASG Power", është një nga sponsorët kryesorë.

"Kam negociuar personalisht në Katar për sigurimin e kontratave të furnizimit me gaz", deklaroi Kryeministri Sali Berisha në fjalën përshëndetëse.

Sipas Gjinalit, eficienca e projektit do të rritet ndjeshëm për shkak se anijet do të mund të përdoren jo vetëm për të sjellë gaz nga Katari në Shqipëri, por edhe për të dërguar ujë të pijshëm nga Shqipëria për në shtetet e Gjirit Persik.

Negociata në Katar

Qeveria shqiptare duket se ka shprehur mbështetje të drejtpërdrejtë për projektin e ASG përmes bisedimeve të nivelit të lartë me Katarin, një prej vendeve më të rëndësishme në eksportin botëror të gazit të lëngshëm. Gazi natyror lëngëzohet në temperaturën -163 gradë Celsius, në mënyrë që të mund të transportohet, por duhet të degazifikohet para se të shpërndahet për konsum.

Kryeministri Berisha kreu bisedime në Katar në mars të këtij viti, ndërsa në maj Shqipëria nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe teknik mes dy vendeve. Tani për tani, bisedimet janë vetëm në nivelin e mirëkuptimit.

Projekti

"ASG Power" ka kryer studimet për ndërtimin e një impianti degazifikimi të gazit të lëngshëm në Seman me kapacitet prej 30 miliardë metër kub (BCM) në vit, shoqëruar me një termocentral me fuqi të instaluar 1200 MW, si dhe dy tubacione, njëri për ta çuar një pjesë të gazit në Itali dhe tjetri për të furnizuar gazsjellësin "Nabuço" në Bullgari. "Rreth 150 anije në vit do të vijnë për të sjellë gazin që do të magazinohet në Seman para se të shpërndahet te klientët", tha Gjinali. Anijet zakonisht mbushin balastet me ujë deti gjatë rrugës së kthimit për të fituar baraspeshim në lundrim. Sipas planit, balastet do të mbushen me ujë të pijshëm në Shqipëri, që do të shitet në vendet e Gjirit. Disa vende Arabe përdorin teknologjinë e shkripëzimit të detit për të fituar ujë të ëmbël të cilësisë së keqe, por kjo metodë e prodhimit të ujit kushton rreth 50-60 cent të dollarit për metër kub, pra vlerësohet si shumë e kushtueshme. Sipas Gjinalit, i gjithë kompleksi energjetik i Semanit do të rrisë eficiencën e komponentëve të ndryshëm, gjë që e bën projektin tërheqës nga shumë drejtime. "Termocentrali do të prodhojë energji të ngrohtë, e cila do të përdoret për degazifikatorin. Gazi i importuar do të përdoret për prodhim energjie elektrike dhe energjia së bashku me gazin do të eksportohen në dy drejtime të ndryshme", tha Gjinali.

Furnizues i "Nabuço"-s

Projekti i ASG fillimisht synonte të furnizonte me gaz termocentralin e projektuar në Seman dhe të dërgonte 8 miliardë metër kub gaz natyror në vit në Itali. Por sipas Gjinalit, kohët e fundit është hapur mundësia që një tubacion tjetër të lidhë Semanin me Bullgarinë për të furnizuar gazsjellësin "Nabuço". "Nabuço" është një projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian, (përgjithësisht nga Franca), dhe synon të marrë gaz nga vendet e Azisë Qendrore për ta dërguar përmes Turqisë dhe Ballkanit drejt Austrisë dhe BE-së. Por gjatë viteve të fundit, uniteti i BE-së në këtë çështje ka shkuar drejt shpërbërjes totale. Gjermania, Austria, Greqia dhe së fundmi, edhe Italia, nënshkruan marrëveshje të veçanta me Rusinë, gjë që sipas analistëve ndërkombëtarë, ndoshta e ka varrosur projektin "Nabuço".

Aksion i artë për qeverinë

Presidenti i "ASG Power", Agim Gjinali, deklaroi dje se konsorciumi i tij kishte në plan t‘i ofronte qeverisë shqiptare një aksion të artë pa pagesë, me qëllim që Shqipëria të mund të ketë peshë përcaktuese në një sërë vendimesh që mund të përbëjnë shqetësim për pozicionin strategjik të vendit. "Aksioni i artë do t‘i mundësojë qeverisë të marrë pjesë në të gjitha negociatat dhe vendimet e rëndësishme", deklaroi Gjinali. "Një projekt me përmasa të tilla mund të ketë rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe për këtë arsye, ne jemi të gatshëm t‘ia japim qeverisë aksionin përcaktues", tha ai. Qeveria shqiptare është e dyjëzuar mes projekteve të ndryshme që lidhen me linjën e interkonjeksionit të energjisë elektrike Shqipëri-Itali. Vitin e kaluar, qeveria ia hoqi licencën përkatëse ASG-së dhe i dha një licencë të re kompanisë "Falcione".

 

Kryeministri Berisha merr pjesë në punimet e konferencës së dytë të investimeve të huaja në Shqipëri

www.km.gov.al

Kryeministri theksoi se ekonomia shqiptare, më shumë se kurrë ka nevojë për investime në projekte vendimtare për vendin, të cilat do të rrisin hapësirat e tregut dhe do të përmirësojnë në vazhdimësi klimën ndaj biznesit.

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në punimet e konferencës së dytë të investimeve të huaja në Shqipëri. Së bashku me kryeministrin Berisha të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministra të kabinetit qeveritar, Presidenti i IDB grup zoti Muhamed Ali, Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të OPEC, për zhvillim, zoti Sulejman Jasir Al-Herbish, përfaqësues të institucioneve ekonomike ndërkombëtare, investitorë të huaj, përfaqësues të trupit diplomatik, etj.

Duke përshëndetur të pranishmit, kryeministri Berisha falënderoi investuesit e huaj për mbështetjen  bujare që i kanë ofruar Shqipërisë përmes financimit të projekteve të rëndësishme për vendin në fusha të ndryshme si infrastrukturë, shendetsi, arsim, bujqësi etj, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës. “Është një nder dhe privilegj për mua tu përshëndes ju sot dhe tu mirëpres në konferencën e dytë të investimeve të huaja në Shqipëri të organizuar nga IDB në vendin tim. Pra së gjithash më lejoni të shfrytëzoj rastin për të shprehur mirënjohjen time më të madhe miqve të mi, presidentit të IBD doktor Muhamed Ali, Drejtorit të Përgjithshëm të OFID fondit të OPEC, zotit Sulejman Jasir Al-Herbish, institucioneve të tyre, por gjithashtu edhe vendeve të tyre Arabisë Saudite, Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe shume  e shumë vendeve të tjera, të cilat përmes këtyre institucioneve, direkt apo përmes institucioneve të tjera ndërkombëtare si Banka Botërore, FMN etj,  siguruan për vendin dhe kombin tim një mbështetje shumë bujare. Projektet e financuara nga taksapaguesit tuaj dhe institucionet tuaja, projektet e financuara nga IBD dhe OFID jane të shtrira në të gjithë vendin, në fushat më kryesore, të cilat kanë kontribuar mjaftueshëm për të përmirësuar jetën e shqiptarëve. Këto projekte të përfunduara ose në zbatim e sipër përfshijnë infrastrukturën, kujdesin shëndetsor, arsimin, bujqësine, furnizimin me  ujë, etj.”

Duke vlerësuar konferencën si një mundësi të madhe për njohjen  e potencialeve dhe mundësive që ofron Shqipëria, kryeministri u shpreh se sot më shumë se kurrë ekonomia shqiptare ka nevojë për investime në projekte vendimtare për vendin, të cilat të cilat do të rrisin hapësirat e tregut dhe do të krijojnë një klimë shumë të favorshme për biznesin.  “Sot është një ditë e veçantë për vendin tim. Më shumë se 100 investitorë nga Arabia Saudite, Kuvajti, Bosnja dhe shumë vende të tjera janë mbledhur në Tiranë për tu njohur dhe për të kërkuar në potencialet e Shqipërisë, në nevojat dhe mundësitë e këtij vendi. Konferenca po mbahet në një moment shumë të rëndësishëm, në një moment kur ekonomia shqiptare ka një nevojë të madhe për investimet e huaja. Ekonomia shqiptare ka nevojë për financime projekte vendimtare për vendin, të cilat do të rrisin hapësirat e tregut dhe do të krijojnë një klimë shumë të favorshme për biznesin.”

Ndër të tjera kryeministri theksoi se kompanitë e reja do të gjejnë në Shqipëri mundësi të jashtëzakonshme për të shfrytëzuar në  turizëm, energji, miniera, etj.  “Dua të theksoj,  se kompanitë  e reja do të gjejnë në Shqipëri një ekonomi vërtetë tërheqëse, dinamike, e cila shënon rritje në kohën më të vështirë për ekonominë botërore. Ekonomia shqiptare ëhstë një ekonomi e vogël , por e konsoliduar dhe dinamike, tha Kryeministri.

Kryeministri garantoi investitorët se qeveria shqiptare nuk do të reshtë së përpjekuri për të lehtësuar punën dhe veprimtarinë e tyre në Shqipëri dhe se investimet e secilit prej tyre do të ishin histori suksesi.

Më pas, duke marrë fjalën Presidenti i IBD Group Muhamed Ali, vlerësoi qeverinë shqiptare për e mbështetjen e pakursyer dhe lehtësitë që u ka ofruar investitorëve të huaj, si dhe si siguroi se IBD do të vazhdojë të financojë projekte të rëndësihme për vendin. Në këtë kontekst edhe Drejtori i Përgjithshëm i OFID zoti Suleiman Jasir Al-Herbish  vlerësoi stabilitetin ekonomik në Shqipëri dhe shprehu besimin se në të ardhmen Shqipëria do të tërheqë edhe më shumë investues të huaj, si pasojë e politikës së saj në përkrahje të biznesit.

 

11 Komente

Ja të shohim kë do shugurojë Berisha si Onasin shqiptar...

do i këndojmë dhe këngën: Ky kryeministri ynë xhambaz shiti ujë e bleu gaz.

p.s pa lidhje... kush e ka dëgju kët shprehje: "korba korba o Aci, shite lopë e bleve dhi"?

 

ky po qe eshte sihariq, por duhen shtuar edhe fakte te tjera per tregetine e ujit, se sot psh degjova qe do cokemi uje edhe ne Zelande te Re ne kembim te leshit.

"Gjithë ai shi që bie në Shqipëri, shkon dëm në Adriatik pa u përdorur", deklaroi Gjinali

Kjo me kujton ato keshillat shume te vlefshme dhe spontane te udheheqesve te birose se dikurshme. Yyyyyy turreshin masat dhe i benin malet me pjellore se fushat.

Nuk jam kundra projektit, vetem se si duroj dot keto deklarata idiote populiste. A eshte bere ndonje projekt paraprak feasibiliteti qe te pakten te sqaronte ca pyetje.

Cili eshte cmimi kontraktual i gazit? 

Kush do pagoje per stacionet e dagazifikimit?

Kush do pagoje per tubacionet, stacionet e kompresoreve dhe mirembajten?

Sa eshte cmimi i nje termocentrali gazi? Po cmimi perllogaritur i gazit "te dera e termocentralit"?

Po gazi vendas? Pse degjeneroi prodhimi dhe tani ai pak prodhim vidhet nga baxhot. Ndoshta kjo e fundit meriton studim me vete.

 

Sipas Gjinalit, eficienca e projektit do të rritet ndjeshëm për shkak se anijet do të mund të përdoren jo vetëm për të sjellë gaz nga Katari në Shqipëri, por edhe për të dërguar ujë të pijshëm nga Shqipëria për në shtetet e Gjirit Persik.

________

Eh medet ! Shikoni vendosjen e fjaleve.

JO VETEM QE DO TE SJELLIN GAZ, POR DO TE COJME DHE UNE.

E thene keshtu, kjo fjali do te ishte e dale nga ai arabi, sepse fundja ata jane te interesuar per ujin tone.

Per shqiptarin, fjalia do te duhet te ishte :

JO VETEM QE DO TE COJME UJE, POR EDHE DO TE SJELLIN GAZ.

_______

Shkurt fjala, nuk merret vesh kush eshte me ke. Se ne ç'porte duhet te bejme gol, ec e gjeje.

Mire.

Eficenca e anijes: jo vetem------por edhe. Eficenca e kujt? E anijes. Kush? Eficenca, Kryefjala. Veji kapak tenxheres me presion qysh aty. Cfare te mbetet per te hulumtuar eshte vendi i prodhimit te anijes, dhe nese le te themi eshte 'hecho en colombia' te del ekuacion me tre te panjohura, jashte ligjeve fizike te linguistikes.

nabuCCo ose shqip nabuKo meqe ra llafi

Hurbinek, faleminderit shume, se nuk e kisha lexuar shkrimin, mjaftonte titulli, po kjo fjalia qe ke shkeputur ti per qellime gjuhesore e kthen perfundimisht kete argument ne argumentin komik me te bukur te javes.

o swed anglezi, ka 2 dite tvsh-ja qe jep nje film mbi shitjen mafioze te ujit kanadez - sabotatore te poshter smiley

nejse, kalofsh mire ne angli, shko shiko ndonje teater nga pAnteri edhe per ne.

Perse Ju duket cudi qe do mblidhet uji i shirave ?

 A nuk qe Skenderbeu ai qe hapte shpella per te mbledhur ujin smiley A jemi a s'jemi te niprit e Skenderbeut ?

 "korba korba o Aci, shite lopë e bleve dhi"?...... smiley vetem nje koke mjafton po jo pa qare. Ky eshte nga kostumet me te BUKUR dhe me FIN qe i vishet QEVERIUT per keto 20 vjet . Ndoshta nje rubrike me thenie 20 vjecare .

Sepse helbete , keto zgjedhje kishin nga nje fjale te re me "ndryshim" ...Ku i dihet pas shitjes se UJIT se cfare ndodh.

O burra me gjyma , mblidhni uje shiu . Se gjymi zotrij eshte Poli i Zhvillimit!Qofte i bekuem gjymi antikomunist .

"...."Nabuço" është një projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian, (përgjithësisht nga Franca), dhe synon të marrë gaz nga vendet e Azisë Qendrore për ta dërguar përmes Turqisë dhe Ballkanit drejt Austrisë dhe BE-së. Por gjatë viteve të fundit, uniteti i BE-së në këtë çështje ka shkuar drejt shpërbërjes totale. Gjermania, Austria, Greqia dhe së fundmi, edhe Italia, nënshkruan marrëveshje të veçanta me Rusinë, gjë që sipas analistëve ndërkombëtarë, ndoshta e ka varrosur projektin "Nabuço"..."

 

He-he, ajo qe kam thene me kohe se, marrveshjet dy e tri paleshe jane me te vlefshme se disa marrveshje shum paleshe.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).