Trualli në qendër, qeveria e nxjerr në shitje me 2000 €/m2

Është sqaruar pozicioni i qeverisë lidhur me truallin pranë sheshit Skënderbej, për të cilin Rama dhe Olldashi u konfliktuan disa ditë më parë. Sipas Kryeministrit, kjo tokë është e shtetit dhe jo e ish-pronarëve dhe do të vihet në shtije për 2 000 Euro metri/ katror. Shuma e përfituar që kap vlerën e 112 milion eurove do të shkojë në fondin e dëmshpërblimit të ish-pronarëve. Nismën për nxjerrjen në ankand të Sheshit e ka bërë të ditur sot Kryeministri, Sali Berisha në mbledhjen e Qeverisë, duke hedhur poshtë jo vetëm projektin e Bashkisë së Tiranës për të ngritur aty një godinë shumëdimensionale por edhe të ministrit të tij, Olldashi për të bërë një lulishte në këtë pjesëz të Sheshit "Skënderbej" që për 20 vite me radhë ka mbetur e rrethuar.

Berisha tha se nuk ka pronarë të këtij trualli, duke i cilësuar abuzive dokumentet e familjes Kika dhe Komunitetit Mysliman që e pretendojnë këtë tokë dhe që janë argumentuar edhe nga Bashkia e Tiranës si pronarëve të ligjshëm.

"Shpronësimet e bëra nga mbreti Zogu i I-rë, për këtë zonë të qytetit, kanë pasur kompensimet përkatëse ndaj falsifikatorët dhe mbështetësit e tyre (Bashkia e Tiranës) do të marrin përgjigjen e merituar nga ligji", tha Berisha. Sipas tij, qendra e Tiranës në çdo centimetër të saj është vetëm pronë publike dhe në tokën në fjalë ka qenë një barakë e ndërtuar nga fundi i viteve 1800, një kazermë ushtarake turke. Me të gjitha dokumentet, ajo është një dhomë tregtie, më vonë spital austrohungarez e pastaj gjimnaz.

Duke e konsideruar pronë publike, dhe mbështetur në një ligj të vitit 1994 që vetëm Qeveria ka të drejtë ta shesë, Kryeministri deklaroi se "ne do ta shesim atë me 2000 euro metrin katror, në përputhje me planin e qytetit që ndërtohet, por i gjithë ky fond prej 112 milion euro gradualisht do të kalojë i tëri për kompensimin e pronarëve".

"Molla e sherrit", është një sipërfaqe e konsiderueshme toke, në mes të Rrugës së Kavajës dhe Rrugës së Durrësit. Ministria e Transporteve nisi sheshimin e tokës pak dite me pare, ndersa Bashkia nderhyri per te mbrojtur pronen private te familjes Kika dhe Komunitetit Mysliman duke bere publike edhe dokumentet e pronesise se tyre. Dritan Agolli, shef i Urbanistikës në Bashki u shpreh se "prej kohësh sipas planit të qendrës së Tiranës, në të këtë vend parashikohej ngritja e një godine shumëfunksionale". Sipas Bashkisë, ky është presion i hapur dhe cenim i drejtpërdrejtë i autonomisë. "Bashkia e Tiranës në mënyrë të vazhdueshme do t'i përgjigjet baltës së politikës vetëm me të vërtetën mbështetur në prova dhe fakte. Ministria e Punëve Publike deklaron se prona është publike, por në të rezultojnë pronarë Komuniteti Mysliman dhe familja Kika", sqaroi Agolli.

Më tej, ai ka kërkuar nga Prokuroria të hetojë ngjarjen. "Bashkia e Tiranës i bën thirrje publikisht Prokurorisë të hetojë kallëzimin penal të bërë nga ana e saj për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë ata shtetarë që në shkelje të ligjit penguan Inspektoratin Urbanistik të kryejë detyrën e vet si dhe arrestuan inspektorin e lartë në krye të detyrës" tha ai.

Nga ana tjetër, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi nuk ka ngurruar ta quajë abuziv vendimin e Bashkisë. "Reagimi i Bashkisë së Tiranës nuk është normal, pasi toka në qendër të Tiranës është shtetërore dhe nuk ka leje ndërtimi nga pushteti lokal. Ne kemi vendosur që në qendër të Tiranës të ndërtohet një lulishte", u shpreh Olldashi pak dite me pare, i cili mbrojti edhe pozicionin e policisë, duke thënë se "policia e Rendit është vënë në mbrojtje të tokës shtetërore".

Çështja në fjalë pritet të mbërrijë në dyert e prokurorisë pasi si Bashkia ashtu edhe Ministria e Transporteve pretendojnë ta zgjidhin me gjyq pronësinë e tokës në qendër.

19 Komente

As Mbreti Zog dhe as Italia ne kohen e pushtimit nuk moren asnje cm2 toke pa bere shpronesimin me leke ne dore,prandaj kot e kane ata qe pretendojne se jane pronare te kesaj toke.

Me vjen keq shoku Koco dhe shoku Edi ,por nuk mund te ndertoni me aty sipas qefit tuaj dhe te nxirrni fitime te majme.

Po sikur do te behej lulishte kjo?! :O

S'merret vesh! Cfare degjojme te henen nuk e degjojme te merkuren!

Kushedi cfare lajmesh do te na sjelli e enjtja?!

Nje pyetje kam une: Meqe kjo prone ishte e regjistruar ne zyren e regjistrimit te pasurive si prone private, dhe meqe qeveria ka nje pretendim se ky teritor eshte prone publike, gjykata perse eshte? Une sot kam nje apartament te regjistruar ne zyren e pasurive te paluajteshme si pronen time private. E kush me garanton mua se nuk ma mer Saliu me banden e tij, ma shet dhe me ato para shlyhen ish pronaret? Pra merja pronarit, shite dhe jepja ishpronareve per kompesim. Apo nese ma grabit mua apartamentin Saliu duhet qe une ti drejtohem gjykates? Jo ore jo, une marr kallashin dhe gjykata le te gjeje pastaj faktin ne ndonje kosh plehrash.

As Mbreti Zog dhe as Italia ne kohen e pushtimit nuk moren asnje cm2 toke pa bere shpronesimin me leke ne dore....

Na thuj ndonje rast po munde  , jo per gje po me qe je dhe prestigjoz smiley 

Mbretit Zog kush ja la tokat ? Kush ja administroi sidomos ne TIRANE smiley . Ndersa Italia mori gjithshka te "ligjeshme " nga Zogu smileysmiley

Te ini te qarte ashtu sic qarteson edhe MIXH - Hipokriti .

Ne Tirane nuk ka pronare trojesh . Ka pronare SHTEPISH . Pronar trojesh ka pasi erdhi ITALIA dhe filloi ndertimet me "parcelizimin " e Tiranes . Ne kete kuader " dobicet " e Administrates si Juriste , jerarke ,  ushtarake  etj blene troje dhe "ftuan" Italianet qe te benin ndertime , te cilet nga ana e tyre pranuan kokulur e me ndroje  troje me qira per 99 vjet smiley , te dhena nga Hici i Pronave ose NM e TIJ ( ymer paste ).

Tani quhen te "shpronesuar " dhe marrin leke po nga K / Hipokrititi Sali qe e nxiti dhe e fryu kete mashtrim Kombetar , megjithse e njifte shume mire kete problem , pasi mori SHTET me INVENTAR ku perfshihej edhe Bithi i Lugjit ku ka kullen ! Te njejten gje po ben dhe tani me kete nderhyrje 

 Mashtrim , Hipokrizi  dhe vendim Politik !

Mbretit Zog kush ja la tokat ?

Me vjen keq qe paskemi te bejme me nje zedhenes te diktatorit komunist.

Le te dale qofte edhe nje i vetem dhe te deklaroje se Mbreti Zog apo Italia i sekuestroi pronen pa pagese me vleren e tregut te asaj kohe.

Edhe pse Italia kishte pushtuar Shqiperine ,ne asnje rast nuk sekuestroi prona apo toka pa pagese dhe me vlere te plote.

Ti je i pari qe e thua nje budallallek te tille.

Por nuk ke faj.Ti ka errur syte politika e majte ,sepse vetem kjo politike ka treguar se di te sekuestroje prona dhe per shperblim e fut pronarin ne burg.Kete gje kane bere te majtet ne Shqiperi e kudo.

 prestigji 1,

me duket se budallallekun me te madh po e thua ti...

Me trego nje qeveri demokratike pas 90 qe ne menyre masive ua mohoi te drejten e prones ish pronareve dhe beri reforme te dyte agrare...kush jane te majte e te djathte te ne...per mua jane te gjithe kelysha te diktatures ne mendime e veprime...ish pronaret(klasa e permbysur nga komunistet) jo vetem qe nuk e mori veten ne demokraci por ka nje 20 vjet qe sorollatet nga qeverite e sunduara nga kelyshet e diktatures...  

Ej, ta marre e mira, kush i ka dhene pese pike ketij shkrimi? Jane te gezuar qe qeveria po e nxjerr ne ankand (kur vlera eshte e paracaktuar???? ), apo e kane pelqyer menyren e raportimit? Apo ndoshta po pergatiten te japin ndonje oferte?

Pertej shakase, kjo po behet nje loje e mirefillte interesash. E keqja ne kete mes eshte qe palet (Edi & Beri) kane filluar ta bejne fare hapur, dhe si per ironi mbrapa kesaj jane dy drejtues te medieve qe i mbeshtesin... Kaq ashiqare edhe nuk ka lezet ta marre e mira! Te behet nje ligj apostafat per kete pune, te shitet toka ne mes te Tiranes per interesa te ngushta (do thoni ju kur shesin detin pse mos shesin token!!!), dhe e gjitha kjo te behet ne sy te mexhilise e diten me diell... !!!! smiley

Sinqerisht, klasa (?) politike ka filluar ta mbushe kupen aq shume sa kjo eshte derdhur me kohe. Cudi qe asnje reagon ndaj kesaj, ah harrova, popullit i kane futur me kohe narkozen "medie te shitura"... nc nc nc nc

Le te themi qe toka do shitet me cmim 2000 euro e siper (nese e kam kuptuar drejt, perndryshe pse e kane quajtur ankand) po a e ka te qarte biznesi i interesuar se cfare trualli po blejne, cfare parashikon plani pjesor i qendres se qytetit? Nese blen truall ke blere vetem truallin, jo te drejten per te ndertuar as per te ndertuar sipas qejfit. Ne kete pike munded qe qeveria dhe bashkia te zgjidhin konfliktin ndermjet tyre thjesht ta transferojne ne nje konflikt ndermjet biznesmenit e Bashkise... kjo e fundit duhet gjithesesi te jete pjese e procesit sepse jane politikat e saj (hapsinore) e saj qe i japin VLERE ose ia heqin vleren atij trualli.

Mos ki merak per ndertimin ne ate zone.Edi kishte menduar te ndertonte vete prandaj e ka dhene miratimin e sheshit te ndertimit e tani nuk mund ta anulloje me studimin e kesaj pjese.

Dhe me e bukura eshte se nuk ka per te marre asnje lek edhe nga ai qe do te ndertoje,sepse ai nuk ka nevoje me per firmen e Edit.

HHHHHHHHHHHHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Kete po them edhe une, edhe pse ekziston harta nga bashkia, prape Ministria ka dashur ta beje lulishte... Eshte absurde po a nuk ndodhin absurditete te reja ne cdo dimension perdite?

 Nje gje s`kuptoj ne ne kete mes, pse duhet qeveria ta shese e pastaj te kompensoje pronaret. Llogjike do ishte qe kjo toke ti jepej per kompensim ish pronareve dhe pastaj ata ta shisnin ose te ndertonin. Kjo praktike duhet te ndiqej edhe me privatizimet e ndermarrjeve shteterore si ARMO, etj, ku nje % e akcioneve mund tu jepej pronareve nqs ka ndermend ti kompensoje pa kaluar 50 vjet se 20 u bene. 

Llogjika qeveritare e ka me te futme, e shes une dhe me keto pare demshperblej pronaret ku per token e tyre jepet nje cmim qesharak e jo i tregut. Faktet e vertetojne kete politike. Nqs toka e dikujt psh ne Kamez me 7501 ka dhjete pronare te rinj, ish pronari nuk kompensohet as sa njeri prej tyre pasi paguhet per toke bujqesore e pronari i ri shet per truall ndertimi.

nuk marr vesh por besoj se qeveria po vepron drejt nese toka eshte shteterore i takon shtetit e shteti eshte i te gjithe shqiptareve

Po Rama ku do te fitoje pastaj ???????????????????

Ti je tamam shembulli i Dudise z. Prestigj .

Une persomalisht kerkova te na bije ndinje shembull , jo te me besh karakteristiken smiley .... megjithate mundohu te lexosh dhe mbi te gjitha te kuptosh pyetjen dhe permbajtjen e pyetjes , te pakten per  problemin qe ben fjale prurja . Po qe per ate pallderin qe keni inaguruar ne mes te Tiranes eshte tjeter mesele . Edhe njehere qe te kuptosh perse behet fjale :

Kush ja la pronat Zogut ( Ymer paste NM tij ), qe duhet te shpronesomte ? Ke toka ? Te kujt? ...kur me Ligj dihet qe e gjithe Toka eshte e Mbretit !

Me cfare regjistrash ? Se mos thuash me ato te TURKUT smiley Per kete ke noten dhjete po dhe ndonje pergjigje tip ...Rama s'ka per te marre leke HHHHH aaaaaaa, po ka per te marre Mixha Hhhhh Aaaaaaaa e Hihihihihi

Perse duhej te shpronesonte ITALIA ne Shqiperi ? Ne e dime se ITALIA eshte shtet tjeter  HHHHH aaaaaaaaa ...e hihihihihi

Po kur te mungon Logjika dhe leshon fjalet si Lopa b .... e kupto shume mire se me cfare perfaqesohet shtypi i DJATHIT , ne mos qofsh vetem simpatizant !smiley

 

Kush ja la pronat Zogut ( Ymer paste NM tij ), qe duhet te shpronesomte ? Ke toka ? Te kujt? ...kur me Ligj dihet qe e gjithe Toka eshte e Mbretit !

Ku e ke gjetur kete ligj ti.Aty ka pasur pronare dhe ato jane shpronesuar kundrejt shperblimit real.

Sipas kesaj logjikes tende "te shendoshe" ne Shqiperi nuk ka pasur pronare.

Ti me duket se jeton akoma me kohen e dikatatorit.

Perse duhej te shpronesonte ITALIA ne Shqiperi ? Ne e dime se ITALIA eshte shtet tjeter  HHHHH aaaaaaaaa ...e hihihihihi

Do te ndertonte gazermat per ushtrine e saj,por ti me duket se njeh vetem Marksin ku gjithcka eshte e kllases puntore.

O milet. Nigjoni e mbani vesh! Naltmadhnia e Tij Mbreti i Shqiptareve Sali Berisha ka vendos per inat te Edit dhe per inat te Syzes te Transporteve ( se nuk po me vjen emri ne mend per momenti) do e nxjerre truallin per shitje. Kush do ofroje me teper ai do fitoje dhe do e bleje. The VINNER ISSSSSSSSSSS...Fasllic..shifeni mbas disa muajsh. Oh jo e kam gabim Fasllic nuk ka te paguaje $2500.00/m2...ai bo me ble something chip per 2 -3 dollare /m2. Do "lulezoje perseri nje biznesmen i ri si puna e Taci".

 Kush eshte ai parelli qe do ta blej me ate çmim 2 mij euro m2. Ndoshta Mavria do ta barazoi Tiranen me kryeqytetet e Europes. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).