Tirana kulturore: 16-22 nëntor

 

“Salome” e Straussit në TOB

Në datën 17, 19 dhe 21 nëntor, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë do të shfaqet premiera e operës “Salom” e kompozitorit austriak Richard Strauss dhe libret sipas shkrimtarit irlandez Oscar Wilde. Regjisor është Patrizia Panton, skenograf Platon Bardhi, koreograf Denis Ganio. Interpretojnë Roy Stevens (Herodi), Edit Mihali (Herodia), Thomas Gazheli (Jokanan), Aleksandar Dojkovic (Narabot) etj. Në rolin e Salomesë janë sopranoja Sonila Baboçi dhe Nausica Policicchio.

“Salome” është  oper me një akt. Ajo ka qenë e famshme për kërcimin e saj të shtatë vellove, që zakonisht përshkruhet si kërcimi i Salomes. Ky kërcim është shumë oriental në orkestrimin e tij. Gjatë këtij kërcimi Salome heq me ngadalë të shtatë vellot që mbulojnë shtatin e saj, duke rënë e zhveshur në këmbët e Gjon Pagëzorit. Pastaj ajo kërkon kokën e profetit në një sini të artë. Kurse tani njihet me mirë si një operë me një finale shokuese, gjatë së cilës princesha Salome deklaron dashurinë e saj për kokën e rreptë të Gjon Pagëzorit.

“Norvegjia sot” hap festivalin e të rinjve

Në datat 18, 19 dhe 20 nëntor, ora 19:00, në Sallën e Re  të Teatrit  Kombëtar në Tiranë, jepet  drama “Norvegjia sot” të autorit zviceran me origjinë çeke Igor Bauersima, me regji të Zana Hoxha Krasniqit. Interpretojnë Ardian Morina dhe Egzona Ademi. Skenograf është Petrit Bakalli.

“Norvegjia sot” - titulli origjinal “norway. today” -  është një dramë moderne me dy aktore, të cilën autori në fillim e ka shkruar me porosi të teatrit të Dyseldorfit në Gjermani.  Në këtë dramë  bëhet fjalë për njëzetvjeçaren Julia të lodhur nga jeta, e cila kërkon në internet njerëz që mendojnë si ajo dhe që janë të gatshëm të vdesin bashkë me të. Në internet njihet me nëntëmbëdhjetëvjeçarin Agustin, i cili është në të njëjtën gjendje si ajo. Të dy vendosin t’i japin fund jetës dhe nisen që të vdesin duke u hedhur nga një shkëmb 600 metër i lartë në fjordin Lyse në Norvegji.

“Norvegjia sot” është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të ndryshme dhe është shfaqur në më shumë se 100 teatro të botës.

Kjo vepër në datat 18 dhe 19 nëntor jepet në kuadrin e përgatitjeve të edicionit të katërt të Festivalit të Teatrit për të Rinj, që do të mbahet në Tiranë nga data 20 deri në 25 nëntor. Ndërsa me 20 nëntor “Norvegjia sot” konkuron me veprat e tjera të këtij festivali si  "Shtëpia e Bernarda Albës" Lorkës, “Banorët e shkallës V” e Kin Dushit,  “Parfumeria” e dramaturgut kosovar Haqif Mulliqi, “Morsa” e Luigi Pirandellos dhe “Fundi i lojës” e dramaturgut irlandez Samuel Becket.

“Morsa” konkurron ne festivalin e të rinjve 09

Në datat  21nëntor, ora 19:00, në Sallën e Re  të Teatrit  Kombëtar në Tiranë, jepet  drama “Morsa” e shkrimtarit italian e Luigi Pirandellos, me regji të Najada Elmazit, skenografi të  Beqo Nanaj dhe kostumografi nga Edlira Qyshkas. Interpretojnë Dritan Boriçi, Klodjana Keco dhe Gjergj Mena.

Ngjarja zhvillohet në një shtëpi province. Xhulia dhe Andrea Fabri janë bashkëshortët, të cilët jetojnë së bashku me fëmijët e tyre në këtë shtëpi. Antonio Sera është mik dhe avokat i tyre. Antonio dhe Andrea kanë shkuar në qytet për një çështje regëtije në lidhje me tokat në fshat. Antonio kthehet më parë se ai, por arsyeja e këtij nxitimi është presioni që Andrea ka ushtruar ndaj tij. Ai nuk kishte pohuar asgjë hapur, por kishte nënkuptuar se është në dijeni të lidhjes së tij me të shoqen Xhulia. Antonio i shpreh dyshimet e tij duke u ndërgjegjësuar të dy për pakujdesitë e tyre. Xhulia vendos t’i jap fund marrëdhënies së tyre. Pas ardhjes së Andreas dhe pyetjeve rutine, ai fillon një hetim të mirëstudiuar. Xhulia dorëzohet duke pranuar tradhtinë. Ajo kërkon falje në emër të gjërave më të shenjta, të fëmijëve, por çdo gjë i mohohet. E shtyrë në këtë tunel pa rrugëdalje dhe e shtypur plotësisht nga « Morsa », në të cilën e ka futur i shoqi dhe i dashuri, Xhulia vendos t’i japë fund jetës.

Kjo vepër konkurron për çmim në edicionit të katërt të Festivalit të Teatrit për të Rinj, që do të mbahet në Tiranë nga data 20 deri në 25 nëntor. Gjatë këtij festivali do të konkurrojnë vepra të tilla si “Norvegjia sot" e Igor Bauersima,  "Shtëpia e Bernarda Albës" Lorkës, “Banorët e shkallës V” e Kin Dushit,  “Parfumeria” e dramaturgut kosovar Haqif Mulliqi, “Morsa” e Luigi Pirandellos dhe “Fundi i lojës” e dramaturgut irlandez Samuel Becket.
Të rinjtë rikthejnë Lorkën  në teatër
"Shtëpia e Berndarda Albes" e Federiko Garsia Lorkës do të konkurrojë  si premierë e festivalit të regjisorëve të rinj në 22 tetor, ora 19:00, në Sallën e Re  të Teatrit  Kombëtar në Tiranë. Lorka rikthehet pas një mungese të gjatë në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar nën regjine e të rinjve të festivalit të dramës.

Kjo vepër e dramaturgut dhe poetit të shquar spanjoll është ngjitur për herë të parë në vitin 1961në skenën e Teatrit  Kombëtar në Tiranë. Në atë kohë në rolin e Bernarda Albes luante Marie Logoreci.

Ngjarjet e dramës zhvillohen në Andaluzi. Nëntë aktore femra, me në krye personazhin e Bernarda Albes, luftojnë për dashurinë e një mashkulli. Lorka e shkroi pjesën rreth viteve '30 të shekullit të kaluar, megjithatë sipas Hotit, regjisorja shqiptare e pjesës,  shumë pjesë të dramës kanë një ngjashmëri me jetën e një "burrneshe" të veriut të Shqipërisë.

“Parfumeria” e teatrit të të rinjve

Në datën 23 nëntor, ora 19:00, në Sallën e Re  të Teatrit  Kombëtar në Tiranë, jepet “Parfumeria”, pjesë teatrale e dramaturgut kosovar Haqif Mulliqi me regji të Saimir Sinës. Komedia “Parfumeria” ka në role aktorët Saimir Sina dhe Spiro Duni, i cili nga regjisor ngjitet në skenë si aktor duke ofruar dimensionin e tij aktorial për këtë pjesë.

Një azil pleqsh ka zgjedhur autori, si dhe dy personazhe të moshës së thyer, të cilët ngrysin ditët në këtë azil brenda vetmisë së tyre brenda kotësisë që i rrethon. Spajsi, që në këtë premierë vjen në interpretimin e aktorit Spiro Duni dhe Bruti nëpërmjet Saimir Sinës, kalojnë ditët e tyre të fundit duke jetuar me nostalgjitë e së kaluarës. Tek Spajsi do të shohim njeriun pragmatist, i cili do t'i rrëmbejë jetës gjithçka dhe do ta shijojë me sa mundet. Bruti është njeriu idealist, që gjithçka e do të jetë e pastër në këtë botë të ndyrë. Nëpërmjet paranojave të tyre do të shpalosin këto dy anë të ndryshme të karaktereve të veta.
Kjo vepër konkurron për çmim në edicionit të katërt të Festivalit të Teatrit për të Rinj, që do të mbahet në Tiranë nga data 20 deri në 25 nëntor.
Teatri i Metropolit shfaq “E zonja e bujtinës” 

Duke filluar nga data 14 nëntor Teatri i Metropolit në Tiranë shfaq çdo të enjte, premte, shtunë dhe të diel, ora 20:00, premierën e komedisë italiane me titull “E zonja e bujtinës”.

“E zonja e bujtinës” është komedia më moderne e reformatorit  të teatrit italian Carlo Goldoni. Përballja e dy gjinive , e mashkullit dhe e femrës, e lashtë sa vetë jeta është boshti qendror i konfliktit të kësaj vepre. Goldoni si mjeshtër i madh i karaktereve, ka pikturuar Even dhe Adamin me një kolorit shumë modern. Në një kohë kur femra ishte e dhunuar nga arroganca mashkullore ai ngre lart figurën e Mirandoines, protagonistes kryesore të veprës, si një ftesë për emancipimin e një shoqërie tejet patriarkale.

Komedia vjen nën regjinë e Hervin Çulit dhe nën interpretimin e aktorëve  Eni Jani, Fatos Sela, Genci Fuga, Arben Spahia, Adelina Muça,Ermonela Alikaj Plasari dhe Genti Deçka. Skenografe është  Herolinda Koçllari, ndërsa piktore  Albana Rexha.

Virginia Woolf  në Teatrin Kombëtar

"Kush ka frike nga Virginia Woolf", sipas kalendarit zyrtar të Teatrit Kombëtar, duhet të shfaqet në datat 19, 20, 21 dhe 22 nëntor, ora 19:00. Kjo vepër është vënë në skenë nga Kushtrim Bekteshi , një regjisor i ri shqiptar nga Maqedonia.

Vepra  më e njohur e dramaturgut amerikan Edeard Albee do të interpretohet  nga aktorët  Eva Alikaj, Viktor Zhusti, Helidon Fino dhe Eftiola Laçka.

Titulli i dramës nuk ka të bëjë fare me autoren angleze Virginia Woolf, e njohur për idetë e saj ne lidhje me emancipimin e gruas në jetën shoqërore. Drama trajton  gruan në përgjithësi në ambientin e saj familjar, në luftë me problemet e përditshme, në raport me bashkëshortin dhe dyshimet që lindin në këtë marrëdhënie.

Regjisori Kushtrim Bekteshit vlerësohet për talentin dhe pjekurinë e tij profesionale, si edhe nivelin bashkëkohor të inskenimit. Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve në Shkup, ku ka marrë mësim edhe nga Slobodan Unkovski.

Unkovski  është një regjisor shumë i njohur në Ballkan. Në Tiranë ai ka vënë në skenë  “Xhaxha Vanja" e Çehovit.

Grup muzikor francez në Akademinë e Arteve

Në datën 19 nëntor, ora 19:00, grupi Ars Antiqua de Paris i përbërë nga kontratenori Joseph Sage, flautistja Sophie Toussaint dhe lutisti Thierry Meunier do të japë një koncert në Akademinë e Arteve në Tiranë.  Ars Antiqua de Paris interpreton muzikë të kohës së kryqëzatave dhe Trubadurwve (Mesjetw) tw epokës së Rilindjes, oborreve të Europës dhe periudhës Baroke (Shekujt  XVII-XVIII).

Ky koncert jepet në kuadrin e edicionit të 10-të të sezonit koncertor ndërkombëtar i muzikës “Klasik”.

Hyrja është e lirë.

Për më tepër informacion shihni programin më poshtë ose klikoni në www.klasikalbania.org

Arte Pamore

Ekspozitë posterash në Ambasadën Gjermane në Tiranë

Nga data 10 deri në 20 nëntor në sallën e madhe të Ambasadës Gjermane në Tiranë do të qëndroje e hapur një ekspozitë posterash e titulluar “Nga revolucioni paqësor tek bashkimi i Gjermanisë”.

Ekspozita është e vizitueshme  nga e hëna deri të enjten, ora 14.00 – 16.00.

Ekspozita prezanton fakte dhe prapaskena të ndodhive nga vera e vitit 1989 deri në ribashkimin e Gjermanisë më 3 tetor 1990. Fotot dhe tekstet hedhin një vështrim prapa në momente prekëse të historisë gjermane. Ekspozita sjell në kujtesë protestat kundër manipulimit të zgjedhjeve vendore të majit në RDGJ, arratisjet e verës dhe protestat masive në vjeshtë 1989. Posterat informojnë mbi demokratizimin e RDGJ-së, solidaritetin gjermano-gjerman dhe hedhjen e shinave të politikës së jashtme deri në arritjen e bashkimit të Gjermanisë.

Ekspozita është përgatitur nga fondacioni për Zbardhjen e Historisë të Diktaturës së SED-it (Unionit Socialist Gjerman) së bashku me fondacionin jofitimprurës Hertie.

Piktorët e ngjyrave në Muzeun Kombëtar në Tiranë

Nga 25 nëntori deri më 6 dhjetor, 32 artistë shqiptar do të ekspozojnë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Kjo ekspozitë e përvitshme e titulluar “Nëntori” përjeton sivjet edicionin e saj të 12-të. Disa prej piktorëve prezantues në këtë edicion kanë qenë të pranishëm që në vitin e parë të hapjes së "Nëntorit". Artistët prezantohen ketë radhë me portrete, peizazhe, natyra të qeta dhe tema të lira.

Ngjyrat janë një nga karakteristikat e veprave që ekspozohen në këtë ekspozitë, gjë që vihet re tek të gjithë pikturat që prezantohen këtë vit si ajo me titull "Urbane" e piktorit Agron Mesi, "Portret" nga Agim Zajmi, "Kompozim" nga Hasan Nallbani, peizazhi i Ksenofon Dilos "Vjeshtë anës lumit", "Revoltë në ferr"nga Llazar Taçi, "Cigania" e Pashk Përvathit, "Ngjyrat e vjeshtës" së Robert Gucit, "Jeta është e bukur" e Stefan Taçit etj.  

Që në fillesat e saj  kjo ekspozitë vjetore  i është përmbajtur të njëjtit profil duke ftuar të marrin pjesë vetëm piktorë të ngjyrës dhe kombinues të mirë të saj.

“Onufri 2009” në Galerinë e Arteve

Edicioni i 16-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “Onufri”  do të hapet në datën 24 dhjetor 2009 në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.  Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 4 shkurt 2010.

Kurator i këtij edicioni është Parid Teferiç, poet , piktor, njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve të artit. Çmimi “Onufri” do të gjykohet nga një juri ndërkombëtare.

120 vjet art shqiptar

Galeria e Arteve në Tiranë u ofron vizitorëve një linjë muzeale permanente, e cila paraqet një periudhë historike 120-vjeçare të artit shqiptar duke filluar nga viti 1883, vit që mban tabloja “Motra Tone” e Kolë Idromenos, deri në fillim të viteve 2000, duke treguar rrugën që kanë përshkruar artet pamore në Shqipëri për të mbërritur në fillim të shekullit XXI.

E veçanta e kësaj linje, që u përurua javën e kaluar, është se ajo vjen si një strukturë e re historike për artin shqiptar, që nuk bazohet më tek formula e vjetër “Rilindje- Realizëm Socialist - Arti pas viteve 90”, por që ngrihet mbi një koncept të ri seksionesh ndarëse të pikturës dhe skulpturës së lëvruar në vendin tonë. Janë konceptuar gjashtë seksione, që përcjellin në mënyrë të strukturuar historinë e artit shqiptar.

Seksioni i parë i titulluar “Fillesat e pikturës në qytetet shqiptare” përmbledh
artifaktet e para të pikturës dhe skulpturës shqiptare. Seksioni i dytë i titulluar “Piktura Realiste dhe Shkolla e Vizatimit” (1930-1950) përmbledh veprat dhe autorët e parë të shkolluar në shkollat e artit të vendeve fqinjë. Seksioni i tretë quhet “Piktura/skulptura akademike dhe tabloja me temë historike (1950- 1986)”  “Realizmi Socialist, Ndërtimi i Modeleve të Njeriut të Ri (1960-1986)” është seksioni i katërt. E ashtuquajtura
piktura formaliste e viteve ‘70, është strehuar në seksionin e pestë të titulluar “Piktura Formaliste e Realizmit Socialist (1969-1974)”. Seksioni i fundit quhet “Piktura dhe skulptura moderniste (1989-2001)”.

Panaire
Aktivitet kulturore ne Casa Italia

Nga data 12 nëntor në qendrën tregtare Casa Italia në Tiranë po zhvillohen një sërë aktivitetesh kulturore, të cilat do të vazhdojnë deri në datën 17 nëntor.  Gjate këtyre ditëve  ka pasur dhe do të këtë muzike, spektakël,  lojëra, cirk,  balet nga grupe kercimtaresh shqiptar dhe brazilian.

Aktivitete hapen çdo ditë në orën 9:00.

Mbyllet panairi i librit “Tirana 2009”

Në 16 nëntor mbyllet  në Pallatin e Kongreseve në Tiranë edicioni 12-te i panairit të librit.
Rreth 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Italia kanë ekspozuar titujt më të rinj të librave. Shume botime të reja, por edhe shumë emra të njohur janë  ekspozuar në këtë edicion, ndër to edhe kolana e plotë e veprave të shkrimtarit Isamil Kadare.
Publiku shqiptar pati mundësinë të njohë të ftuarin special të këtij panairi,  shkrimtarin italian Federic Moccia, i njohur me 2 vëllimet e famshme “Tre metra mbi qiell” dhe “Të dashuroj”. Në ditët e panairit u promovua edhe romani i ri i tij  “Scusa ma ti chiamo amore”.
Gjatë panairit u promovua edhe çmimi i ri “Miqtë e Kulturës”.
Arredimi i mjediseve dhe stendave të panairit u krye nga një kompani maqedonase, me një karriere 20-vjeçare dhe që ka vite që merret me arredimin e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Shkup.

Panairi i Përvitshëm Ndërkombëtar  në Pallatin e Kongreseve

Nga data 25 deri në 30 nëntor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, mbahet edicioni i 16-të i Panairit të Përvitshëm Ndërkombëtar të organizuar nga Klik Expo Group. Ky panair do të jetë i organizuar në disa sallone si ai i ndërtimit, i automobilave, energjisë dhe burimeve alternative etj.

Vitin e kaluar në këtë panair morën pjesë 800 ekspozues duke zënë një sipërfaqe prej 22 000 m2. Panairi u vizitua nga më tepër se 253 000 vizitorë.

Cirk dhe Teatër për fëmijë

“Gjethe që bien” në Cirkun e Metropolit

“Gjethe që bien” quhet premiera e re e “Cirkut të Metropolit”. Deri më 22 nëntor, çdo të shtunë dhe të diel, në orën 11:00, fëmijët e kryeqytetit kanë mundësinë të shijojnë këtë shfaqje cirku.

Premiera “Gjethet që bien” ofron një përmbledhje të numrave më të mirë të krijuar në 50 vitet e ekzistencës së cirkut shqiptar, të cilët tashmë  janë ripunuar dhe rikonceptuar për ketë shfaqje. Është një mozaik numrash të ajrit, akrobacisë, plastikes, zhonglimit, numrave të shpejtësisë dhe klounatës, ku mund të përmendim  "Fjongoja fluturuese", "Klasa e qeneve", "Basketbollisti zhongler,"Plastika- Vajza e kabaresë" si dhe lojërat humoristike të klounëve të cirkut. Nuk do të mungojnë as performancat e fëmijëve të grupit "SPEKTER" që i shtojnë koloritin shfaqjes. Udhëheqës artistik i kësaj shfaqje është mjeshtri Fatos Roshi, ndërsa interpretues janë akrobatet Manushaqe Mullai, Sokrat Buzo, Gentian Dollaku, Juxhina Madhi, Pranvera Sallata, Fitnete Duro, Xhejms Kodra, Novruz Hyseni. Prezantues eshte Vilson Gjocaj.

Çmimi i biletës është 200 leke.

“Gracka” – pjesë për fëmijë në Teatrin e Metropolit
Premiera e “Grackës”, një shfaqje me kukulla klasike dhe marionetç për fëmijë,  jepet çdo të shtunë dhe të diel, në orën 10.30  në skenën e Teatrit të Metropolit.  Kjo shfaqje do të jepet vazhdimisht deri në datën 27 dhjetor.

Pjesa me regji të Leondard Daliut është një shfaqje me kukulla klasike dhe marionete, por personazhet janë maskota sungeri, ku aktori vishet me pellushin e personazhit. Fabula e saj është marrë nga bota e kafshëve dhe në qendër janë katër personazhe: lepuri, ujku, ariu dhe dhelpra, që vijnë të interpretuar nga Albana Sançolli, Sonjela Leço, Petrika Thano dhe Manjola Merlika.

Dhelpra lajkaton lepurushin për t’i bërë vizitë ujkut me që është i sëmurë. Kur ujku shkon të ndezi zjarrin dhelpra gllabëron trutë e lepurushit. Ujku padit dhelprën tek gjykatësi i pyllit, ariu. Dhelpra justifikohet duke thënë se lepuri nuk kishte tru, ndryshe nuk kishte si të vinte në shtëpinë e ujkut për vizite. Ariu i jep të drejtë dhelprës duke u nisur nga kjo logjikë dhe ujku me dhelprën vazhdojnë miqësinë e tyre.
 
“ Kacamiu tekamadh” zbret në Teatrin e Kukullave

Teatri Kombëtar për Fëmijë do të shfaqë në fundjave, në datat  21 dhe 22 nëntor,  “Kacamiu tekamadh”,  pjesë teatrale me kukulla për fëmijët e vegjël.

Të shtunave shfaqjet fillojnë në orën 11:00, ndërsa të dielave jepen dy shfaqje dhe pikërisht në orën 10:30 dhe 11:30.

Për prenotime telefononi në: 2222 446.
 

Film

Filmi në “Marubi”

Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” shfaq çdo të enjte, në orën 19:00, në ambientet e saj filmin e së enjtes. Filmat janë në gjuhë origjinale të subtitruar.

Kurse të premteve në kuadrin e  “ Të premtes së kinemasë spanjolle” projektohen filma spanjoll. Ky aktivitet organizohet nga Ambasada e Spanjës dhe Akademia e Kinemasë dhe e Multimedias "Marubi".

Kështu më 19 nëntor projektohet dokumentari "14 kilometra" i Gerardo Olivares me temë emigracionin.

Filmat jepen në versionin origjinal me titra në anglisht, çdo herë në ora 19.00.

Hyrja është e lirë. Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” ndodhet në Rr. “Aleksandër Moisiu”, Nr. 76, ish-Kinostudio. Për më shumë informacion kontaktoni:  Tel/fax: +355.42.365.188/157. Faqe në internet: www.afmm.edu.al

Kinema “Millenium”

Deri në datën 19 nëntor në këtë kinema do të shfaqet  filmi artistik shqiptar “Lindje, Perëndim, Lindje” me regji të Gjergj Xhuvanit dhe aktorët Ndriçim Xhepa, Helindon Fino dhe Gentjan Hazizi.

Filmi i vendos ngjarjet e tij në vitin 1990, në një Shqipëri të varfër e të izoluar, në prag të ndryshimeve që sollën rënien e komunizmit. Ngjarjet të cilat zhvillohen ndërmjet Shqipërisë, Italisë e ish-Jugosllavisë tregojnë për peripecitë e një grupi çiklistësh të udhëhequr nga Ilo, një ish-kampion 40 vjeçar, që duhet të përfaqësojnë Shqipërinë në një garë në Francë. Ardhja e demokracisë e gjen grupin në Trieste. Çiklistët e braktisur nga funksionarët e ambasadës, vendosin të kthehen në atdhe me biçikleta, duke përballuar momente të vështira e të paparashikuara.

Duke filluar nga data 20 nëntor në këtë kinema do të shfaqet filmi “Inglorious Basterds”.

Për prenotime telefononi në: 04 22 53 654. Faqja në internet: http://www.ida-millennium.com

Kinema “Kristal”

“E premte 13”, “Hotel për qen” dhe “ Monsters vs Aliens” janë filmat që  shfaqen këtë javë në kinemanë “Kristal”
 Kinema “Kristal” ndodhet në Rr. “Komuna e Parisit”, përballë “Kolegjit Kristal”. Tel: + 355(04) 480 4595.

Sport, Futboll

“Dinamo” pret “Apoloninë” në Tiranë

Në javën e 11-të të superligës shqiptare, të shtunën, më 24 nëntor, ora 14:00, në “Qemal Stafa”, “Dinamo” kryesuesja e kampionatit pret ekipin “Apolonia”. “Dinamo” kryeson kampionatin e vetme me një diferencë +8 me ndjekësin më të afërt Besën e Kavajës. Ndërsa “Tirana”, kampionia në fuqi, luan në transfertë me ekipin e Laçit.

Gjithashtu të shtunën, datë 24 nëntor,  luhet edhe java e 11-të e kategorisë së parë.  “Partizani” luan në Tiranë kundër ekipit të Lushnjës. Kategorinë e parë e kryeson “Bylysi” me 24 pikë, i ndjekur nga Elbasani me 23 pikë.

Basketboll - Meshkuj

Java e tetë e basketbollit për meshkuj starton të premten, më 20 nëntor, në Pallatin e Sportit “A. Rusi”, ora17:00. “Studenti” pret ekipin e Valbonës. Të shtunën më 21 nëntor, “Tirana” luan kundër ekipit “Skënderbeu” të Korçës, në sallën sportive “F. Hoti” në orën 16:00. Ndërsa në grupin B, “Partizani” luan kundër Elbasanit, në Pallatin e Sportit “A. Rusi”, në orën 13:00.

 Basketboll - Femra

Java e tetë e  kampionatit kombëtar të basketbollit për femra starton të shtunën, më 21 nëntor. “Studenti” ndeshet me  “Skënderbeun” e Korçës, në Pallatin e Sportit “A. Rusi”në Tiranë, në orën 11:00. Java e tetë ofron edhe këto sfida të tjera: “Apolonia” takohet me ekipin “Tirana” në Fier, “Flamurtari” pret “Vllazninë” e Shkodrës në Vlorë, ndërsa “Mati” ndeshet me ekipin e  Elbasanit në Burrel.

 Volejboll – Meshkuj

Java e tetë e Kampionatit të 64 –ërt të volejbollit luhet të shtunën, më 21 nëntor. “Dinamo” pret “Skënderbeun” e Korçës, në sallën sportive “F. Hoti”, ora 14:00, kurse “Tirana “ ndeshet me ekipin “Teuta” të Durrësit, në sallën sportive “F. Hoti” në orën 17:00. “Studenti” luan në Pallatin e Sportit “A.Rusi” kundër “Flamurtarit” të Vlorës, në orën 15:00.

33 Komente

ide e mire kjo. flm per lajmin.

Lajme te mira! Fundja edhe ne Tirane ka plot aktivitete kulturore, sado modeste.

Ky kalendar eshte marre nga "Newsletter"-i i Bashkise?

OK, sot me erdhi newsletter-i i Bashkise!

A ka mundesi te vejme autoresine per materialet qe publikohen?!

 

Per te gjithe te interesuarit qe duan te jene te informuar cdo jave per aktivitetet kulturore te Tiranes:

 

TIRANA KULTURORE administrohet nga Drejtoria e Promovimit e cila ka për qëllim promovimin kulturor, turistik dhe ekonomik të qytetit.
Për të siguruar buletinin TIRANA KULTUROR shkruani në adresën: infotourism@tirana.gov.al
Për çdo pyetje, shqetësim, ankesë, sugjerim, ide shkruani në adresën: infotourism@tirana.gov.al
Për promovimin e aktiviteteve tuaja në TIRANËN KULTURORE dërgoni informacionin në adresen: infotourism@tirana.gov.al

A ka ndonje 1 link te Galerise se Arteve ku mund te shifet fondi. Kete vit eshte organizuar nje ekspoziete e "artit te ndaluar" dhe do isha shume i interesuar te shikoja dicka. Galereria e Arteve ne Kosove e ka fonding e vet te arkivuar elekronikisht, kurse eshte e pamundur te gjesh 1 link per galerine ne Tirane.   

Urime per kete jave te larmishme kulturore.

 

Teme shume interesante por interesimi shume i vogel.

Shqiptaret dhe kultura jane dy ekstreme qe radhe here takohen... per fat te keq.

E de ols, ja shif pellgacen e shkruj smiley.

Hajde mendje hajde, po mire mer lal, me gjithe deshiren teper te madhe, c'lidhje ka kjo me kulturen, apo lidhja me interesin per temen, kur shume ketu shkruajne nga jo kuq-ziu e s'kane mundesi me i hyp avionit a trenit, a bicikletes se Teto Ollges (apo ishte Zonja Ollga te muhabeti i bicikletes) per te marr pjese ne keto aktivitete. 

Kjo si teme njoftimi me duket mua, dhe shume mire bejne adminet qe e vendosin, por s'mund t'ia veshesh apatise, apo (a)kultures mungesen e komenteve.

Mgjth, edhe mundet, cfare s'ben vaki, ti mund ta kesh gjetiu llafin, dhe nqs e ke, mos e vri mendjen per kete post smiley.

Monda, nuk eshte koha e para disa vjeteve, kur ketu tek Peshku vinin cdo lloj flamuresh pervecse te kuqeve.

Kur vjen puna per politike, thashetheme, militantizma, teori konspiracioni, zili, meskinitete, sharje, cinizem etj... Peshku behet kuq e zi. Apo jo?!

Flitet per kulture!

Heshtjeee...!

 

PS: Mbase jam shume i njeanshem tani!

po 359 ditet e tjera cfare behet? Hedhje hapi me pengesa? Bie pak ere kjo puna e kesaj javes kulturore ne mes te dimrit dhe shirave. hmmm po nejse programi duket shume interesant.

Për të siguruar buletinin TIRANA KULTUROR shkruani në adresën: infotourism@tirana.gov.al
 

Ne kete menyre mund te informohesh edhe per ate qe ndodh ne 359 ditet e tjera.

 

PS: A te thashe Monda!!!

Heu bre, c'i hapa pune vetes smiley.

Shiko, une mendova qe mund ta kishe dhe gjetiu tjetri llafin, per "benefit of the doubt".  Po s'e paske.  

Me duket se ta shkoqita me lart mendimin tim mbi mungesen e komenteve.  Tani ti, per hir te pretendimeve qe ke, te udhehiqje me shembull, me mire do ishte.  Dmth, adminet e kane bere te tyren, lajmin e kane vene, lum si ju kuq-zinjte, i merrni vesh tani ku jane aktivitetet, ne mos nga bashkia, nga peshku.  Pertej kesaj, meqe te ka mbet merak, (udheheqja me shembull ta kesha llafin) komento ne lidhje me nje aktivitet apo tjetrin ku vajte, dhe bujrum, do te te lexonim me gjithe qejf.

Ja kaq, dmth pa komplekse.

PS: Nga ta dije apo perse ta dije Turing ne Kanada se c'behet ne Tirane?  Qe u kape me te?  Edhe une para se te vihej njoftimi ketu, s'e kisha idene gjalle ne bote se c'behej ne kryeqytet.  Jena njerez pa kulture, katnare hesapi do thoshte Tushja smiley.   

Me pelqen! Shoh dy njerez qe po darkojne aty! smiley

Si titullohet?

Flm, i ke ra kokes, gruja me ka pyt nja 100 here dhe prap se ka gjet.

Titulli "Duke ngrene shalqi siper bunkerit".  

Po te imagjinoj ty tani qe sapo ke mbaruar nje pikture, fillon e pyet gruan:

Po kjo cfare te duket?! smiley

 

Bunkeri duket edhe si tavoline e madhe rrubullake. Me pelqen loja qe kjo krijon.

Me pelqen gjithashtu qe ato ngjyrat e murme dhe jeshile ne skajet e piktures (ndjej lageshtiren e pejsazhit te blerte perreth), kulminojne ne ngjyra baze si e kuqja, e verdha, e kalterta e jeshilja, ne qender te saj.

 

Pergezime e suksese.

Une nuk kam pse ti coje bashkise se Tiranes detajet e mia personale, dmth email tim dhe keshtu te spamohem para-mbrapa per gjithe aktivitet qe organison top-channel dhe edi rama per hapje-mbyllje kutish por edhe gjera nuk me interesojne.  Normalisht keto duhet te jene ne faqen internet te bashkise.

 

Po ja kush eshte faqja e promovimit kulturor te bashkise se Tiranes:

http://www.tirana.gov.al/?cid=1,22

dhe ja cilat jane aktivitet vjetore te bashkise.

http://www.tirana.gov.al/common/images/Aktivitete%20gjate%20vitit.pdf

1faqe A4 pa imazhe, ngjyra, apo cfare do lloj gadget qe te ndjelli nje deshire per ta lexuar.  

Pastaj, prape e si prapi mua ere me bie timing i kesaj javes por prape e thekesoj qe programi eshte shume interesant.

Une nuk kam pse ti coje bashkise se Tiranes detajet e mia personale, dmth email tim dhe keshtu te spamohem para-mbrapa

Ah OK! Zgjedhja jote!

Atehere, rri urte dhe mos bej aludime per 359 ditet e tjera, nqs informacionin e konsideronke si spam.

 

dmth email tim dhe keshtu te spamohem para-mbrapa per gjithe aktivitet qe organison top-channel dhe edi rama per hapje-mbyllje kutish por edhe gjera nuk me interesojne.

Ca thu mo ca thu?! Je me temperature?!

Normalisht keto duhet te jene ne faqen internet te bashkise.

Me siguri paskan harruar te te pyesnin ty se ku duhet ta vinin.

 

PS: Ma va...

duke pasur parasysh mungesen e interesit cilesor nga publiku, mungesen e fondeve, mungesen e bisedes, gripin e tenoreve puljeze, zhurmen e kondicionerit ne sallen e teatrit, tirana me kulture dhe kultura me karar, eshte perfundimi qe kam arritur.

megjithate onufri kete vit premton.

Shiko, shiko, qenkam ende ne kohe per te pare "Kacamiu tekamadh"... Sa m'ka marre malli per nji teater kukllash smiley

oh une vete shpesh. its real fun.

heren e fundit kacamisri ishte nje si pune bishti fshese smiley dhe problematika ishte qe nuk kishte vize shengen dhe policia italiane e futi ne burg, por ai u arratis.

pastaj si klandestin brodhi dhe neper vende te tjera smiley

Te  betohem qe nuk genjej.

hajde po deshe ket jave.

imilek bon bileta, qeras une smiley

Mos ma thuj dy here, se e besoj vertet...  kacamisrin me veze shengen, e kam fjalen... smiley Aman, po dhe kalamajte s'i lene dot rehat pa i perfshi ne muhabete dipllomatiko-juridiko-leshi! smiley

kalamajte duan veze kinder ne fakt smiley

jo shengen.

po ti si te dush smiley

une boj timen smiley

A t'vij dhe un me juveeee ? preferoj kacamisrin me sh se te ashtu deklaruarit festivale kembesh taresh smiley

hajde mi zogu, se kalamanin e gjej une , sa per te mos u dukur qe po shkojme seriozisht per teater kukullash dhe te na marre hosteni smiley

a te t'i japim te dhenat si e dum kalamanin? smiley

huh ???? smiley

na marrshi te keqen smiley

kalamani eshte si yll, ptu ptu mos e merrni mesysh, kapeni me dore.

sdo rri tju lus juve une moooj ....smiley

 

jo, jo, mos na lut, se vijme vete... smiley

Po ku ke humbur, ti? shyqyr qe doli kacamisri ne skene, thuaj! smiley

un as vet nuk po e di ku jam .. sa kteej andej jam bere robotika persona smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).