Tirana dhe Vllaznia të përfshira në skandalin e basteve të UEFAs

UEFA ka zbuluar emrat e ndeshjeve të para që janë dyshuar si të trukuara si rrjedhim i skandalit të basteve që ka përfshirë Evropën.

Në takimin e krerëve më të lartë të këtij institucioni që nisi në mesditën e të mërkurës në Zvicër, është bërë e ditur se dy klube shqiptare Tirana dhe Vllaznia, janë përfshirë në skandalin e basteve në ndeshjet e tyre në Kupat e Evropës. Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit të Champions League, Stabaek-Tirana e cila përfundoi me fitoren e kampionëve të Norvegjisë 4-0 si edhe për dy ndeshjet mes Vllaznisë dhe Rapidit të Vjenës, e para e zhvilluar në Vjenë dhe e fituar 5-0 nga austriakët dhe e dyta në Shkodër, ku sërish Rapidi fitoi 3-0.

Por, pas akuzave të bëra atëherë në shtyp, gjithçka mbeti në heshtje. Vetëm pak ditë më parë, pas skandalit të hetuar nga Prokuroria e Bokumit në Gjermani, që ka sjellë arrestimin e 17 personave në Gjermani e Zvicër, UEFA ka kërkuar informacione edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Një gjë e tillë është pohuar nga burime zyrtare të këtij institucioni, ku prej ditësh pritej zbardhja e listës së ndeshjeve të dyshuara si të trukuara.

UEFA ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare se deri më tani, 7 klube janë zyrtarisht nën hetim: ata janë Tirana e Vllaznia nga Shqipëria, Dinaburgu në Letoni, Ljubjana në Slloveni dhe Budapest Honved në Hungari. Akuzat ndaj klubeve shqiptare janë të zakonshme kur ato luajnë në Kupat e Evropës dhe vitet e fundit janë shpeshtuar.

Por, masat gjithnjë kanë munguar, si nga Federata ashtu edhe nga UEFA. Tashmë hetimi i nisur nga Prokuroria e Bokumit me mbështetjen e UEFA-s mund të sjellë një fazë të re në këtë sëmundje të sportit të sotëm. Vetëm pak muaj më parë në Shqipëri u miratua ligji kundër shitjes së ndeshjeve që parashikon deri në 7 vjet burg për abuzuesit.

2 Komente

I gjo ka thone mire ai i pari Ulurimesve ...Te Babzitur... smiley

I mbolli ne cdo fushe , i meshoi me force ulurimave Hani si Ariu dhe tani na vjen keq kur cfaqemi si te babzitur edhe ne LOTTO ...OU ? Kur keshtu ?

Na urrejne ......na e ka fajin UEFA !!!!!!!

 mungesa e komenteve besoj se thjesht shpreh mos-habine rreth ketij fenomeni. 

Per aq kohe sa lujn tanet ne perendim, bastet jane te sigurta smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).