TI: Në Shqipëri korrupsioni shënon rritje

korrupsionRaporti i fundit i Transparency International për Korrupsionin i cili u bë publik sot në Tiranë e rendit Shqipërinë 10 vende më poshtë se vitin e kaluar. Krahasuar me vendte e rajonit Shqipëria lë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën. Sipas drejtuesit të zyrës lokale të Transparency International, zbatimi i strategjisë antikorrupsion nga ana e qeverisë, reformimi i gjyqësorit dhe dalja nga praktikat e mosndëshkimit ligjor të rasteve korruptive mbeten sfida serioze për politikën dhe pushtetin gjyqësor. Korrespondenti ynë Armand Mero njofton nga Tirana.

Në raportin e saj, Transparency International thotë se korrupsioni mbetet një sfidë serioze për gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Organizata me bazë në Berlin thotë se të gjitha vendet e anketuara në rajon kishin nivele nën pesë pikë, duke treguar një shkallë të lartë korrupsioni. 

Në raport thuhet se skandalet dhe mangësitë në zbatimin e reformave anti-korrupsion në Bosnje-Hercegovinë, duket se kanë kontribuar tek fakti që vendi ka nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropën Juglindore. 

Por Transparency International arriti në përfundimin se shumë vende nga ish-Bashkimin Sovjetik shfaqën përmirësim këtë vit. Organizata thotë se pavarësisht nga trazirat e brendshme, rezultati i Gjeorgjisë vazhdon të përmirësohet. 

Grupi tha se ka një konsensus të përgjithshëm mes gjeorgjianëve dhe komunitetit ndërkombëtar se korrupsioni është pakësuar.

Video-kronike

12 Komente

Ej një gjë është e cuditshme këtu,kjo s'duhet të përbëjë lajm raportet janë lajme që ne shqiptarët jua kemi dhënë atyre në intervista dhe çdo shqiptarë e di se korrupsioni lulëzon dhe ka pranverë në Shqiperi,por është e cuditshme se ne e shohim çdo ditë ne spital. ai eshte shtruar i shendosh atje ku shtrohemi si te semure,ai ka zene atje ku ne shkojme per te nxene,ai ndricon atje ku ne kërkojmë dritë,ai shtrihet në brigjet që në kërkojmë të shtrihemi ai po ngrihet dhe na ben hije nëpër sheshe,por ne e nxjerrim ne TV vetem kur te tjeret na e konfirmojnë.

Shhhhsht Mos more flisni per korupsion se eshte ofendim per popullin shqiptar smiley

Ne korupsion? C'ne ne me korupsionin. Ne jemi komb/popull qe nuk kemi korupsion. Keta qe e kane shkrojtur do te jene zedhenes te Grekut e Serbit Vetem emrin e kane ne anglisht ( sic ma  ka thene njeri ketu tek peshku kur kam  thene se kemi korpsion ) smiley

Seriozish duhet te kuptojme/pranojme se e keqja jone nuk vjen nga politiikanet, as nga armiqte e brendeshem e te jashtem E keqja jemi vete ne, te koruptuarit.

Artikulli nuk eshte sjelle i plote por atje thuhet se

Transparencë International Albania në një konferencë për shtyp të organizuar sot në Tiranë ku prezantoi dhe raportin deklaroi se niveli i korrupsionit në Shqipëri është shqetësues. Sipas këtij raporti në Shqipëri korrupsioni është më i lartë edhe se në vendet e pazhvilluara Ruanda dhe Uganda.
 

 Jo mer burr, se ka rene Euro, ndaj duket se eshte rrit. Korrupsioni eshte po ai qe ka qene.

ka rene Euro, ndaj duket se eshte rrit. Korrupsioni eshte po ai qe ka qene.

10*  smiley

Pos korrupsionit na lidh gje tjeter me Ruanden e Uganden????

Se kam ditur se kemi ndonje vlere te perbashket me Ruanden e Uganden??? 

"""Të vjen dhe për të qeshur kur dëgjon një mësuese të emëruar taze për merita partiake, të thotë se Ismail Qemali është njëri nga vëllezërit Frashëri, por nuk është vetëm për të qeshur kur dëgjon një ministër Kulture të ngulmojë se qeveria paska hyrë në bisedime për "të sjellë në atdhe eshtrat e Ismail Qemalit"...

Te nderuar peshq! Ka ardhe Daut Gumeni tek gazeta SHQIP! Nje pene e vlere me nje humor te holle . Korrupsioni si pjelle e injorances , fodullekut , mashtrimit dhe mungeses se pergjegjesise nga ekipe te BABEZITURISH qe bejne politke te madhe me ....paret e shqipetareve . Kjo eshte fytyra e qeverise sot. Mos e humbisni !

Ja fusin kot...

keta burokratet e TI bejne sondazhe te cekta. Cdo sondazh behet ne te njejten muster, p.sh: pyesin nje biznesmen se sa lek ka pagu qe ta fusi mallin pa dogane e pastaj bejne krahasimin se sa ka paguar vjet. Ketu harrojne se leku eshte zhvleresuar. Nuk ka asgje negative qe leku ka rene. Kjo eshte mase e qeverise qe te rriten eksportet, sic ben Kina. Prandaj me duket alarm i kote.

Po ta njihnin qeverine e kryeministrin e duarve te pastra sic e njohim ne do ishim me siguri ne 10 e pare.

Puna e palodhur e qeverive ne keto 20 vjet nuk mund te hidhet poshte me nje raport si ky. Ne si asnje vend tjeter denuam krimet e diktatures, e kthyem pronen te kush ishte i "zoti", hapem dosjet per..., zhvillojme zgjedhjet me demokratike ne boten shqiptare, jemi nje nga vendet e pakta qe se kap as kriza, ekonomia jone eshte me e integruara ne boten shqiptare. Qeverite tona eksperimentojne me nje vullnet te admirueshem me ligje, drafte,etj derisa ky popull te kete modelin ideal qeverises. Gjithe minjte e diktatures nuk gjejne rehat, jane ne panik te vazhdueshem e mundojne te fshihen sa ne parti, kryeministri, ministri, ambasada, gjyqesor, prokurori, polici ose si profesora universitetesh, analista, gazetare, tv, etj.

 Sot ne bote jemi nga shtetasit me te respektuar. Jemi ne NATO e edhe pak ne BE. Kujdesin e qeverise e ndjen ne cdo hap. Po ju tregoj nje rast konkret. para nje jave me erdhi xhaja me nusen per vizite. Secili me dy pashaporta, nje normale dhe te rene biometrike. Avionin e pare e humbi se kishte aplikuar per te rene dhe nuk e kishte marre akoma. Ne aeroport i thane:

- xhaje eshte per te miren tende prandaj shko merre dhe te rene e pastaj mund te kalosh, siguria ne radhe te pare.

Dikush mund shohe ne aspektin negativ. Po sinqerisht, psh cfare do bente ai po ti humbte pashaporta?

Qeveria ka shpallur kohen dixhitale ne Shqiperi. Shume nuk e vene re por eshte nje nr i madh nepunesish qeveritare e vullnetare qe monitorojne pjesen me te madhe te mediave e forumeve shqiptare si peshku, etj. Speaker, realisti, lumidrin, etj ...si dhe koleget e vjeter te caktuar me detyra te tjera tashme si hunter, polici ...japin nje ndihmese te cmuar ne shpjegimin e direktivave te qeverise.

Prandaj do ishte koha per me teper optimizem. Une personalisht kam gjetur ekuilibrin tim qe kur i besoj si pozites edhe opozites per problemet qe debatojne.

 

Idris, ku eshte ai artikulli i Daut Gumenit, a ka mundesi te na i sjellesh edhe neve pleqve.  

Si lexohen keto te dhena, eshte e veshtire te kuptohet.

Duhet kuptuar se TI, nuk shkruan "korrupsioni qeveritar", po korrupsioni ne Shqiperi, ku hyjne qeveria, administrata shtetrore, drejtesia, sherbimet buxhetore etj.

Duke e krahasuar me vite me pare, ku zhveshja e te mireve materiale fillonte nga nje polic i thjesht dogane, pastaj doganieri, pastaj polici tek hyrje-dalje, deri tek kontrolli rrugor, tek roja i spitalit, roja i ndertesave shtetrore, deri tek faturuesi i dritave e ujit, sot gjerat jane ndryshe, eshte tjeter realitet.

Nuk eshte e pranueshme se korrupsioni eshte rritur ne Shqiperi, mbase ka ngelur ne vend , nuk jane bere hapa para ne luften kunder tij, po se kemi shkuar prapa eshte mashtrim mediatik.

Pozicioni qe kemi sot , 10 vende me poshte se vitin e kaluar, nuk do thote se automatikisht korrupsioni eshte rritur, do thote se vendet tjera kane bere hapa para ne luften kunder tij.

Per sa i perket esperiences personale, per here te pare ne jeten time qe shteti eshte ne krah te konsumatorit, si per dritat e ujin , po ne dogane, po ne zyrat e administrates.

Do isha kurioz se ndonje peshk do sillte nje shembull te tij personal qe mbeshtet tezen e korrupsionit Ugandez.

Kete Raport e kane bere shqiptaret apo Transparency International.

Hap faqen e internetit te TI (www.transparency.org) dhe rezulton se ne Barometrin e Korrupsionit 2009 (Global Corruption Barometer 2009) nuk eshte fare Shqiperia.

Full Report
English

A mund te ma spjegoje njeri kete ??????

Prestigji, prej Apendix E i te njejtit report kuptohet se jo cdo shtet perfshihet cdo vit, dmth varet se si kryhen kerkimet. ktu duket se ne periudhen 2003-2007 + 2009, Shqiperia eshte perfshire vetem 3 here ne studim: 04, 06 e 07, (08 eshte e censuruar). Me ckuptohet, prej te gjithe ballkanit perendimor + Turqise, Shqiperia eshte ajo me ralle e perfshire ne kete barometer vjetor prej 60-70 shtetesh.

thot se per barometrin 2009, TI bazohet tek te dhena prej nje studimi tjeter me te gjere, Voice of People (Zeri i Njerzve) te kryer prej Gallup International. Pervec GI jane punesuar edhe 15 kompani te tjera neper bote per te mbuluar vende ku studimi Voice of People nuk i mbulon. por perseri Shqiperia nuk perfshihet.

http://www.gallup-international.com/

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).