Thashethemet e epokës sonë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka afërsisht dy vjet që ndodh diçka relativisht e habitshme: një grup zëmadh qytetarësh nuk besojnë se presidenti i SHBA është qytetar amerikan. Fenomeni i quajtur "birther movement" apo "birther conspiracy" (birth = lindja) është një thashethem po aq i besueshëm sa plaku i Vitit të Ri, e megjithatë, vazhdon të ketë aderuesë, paçka se çertifikata e lindjes së Obamës (4 Gusht 1961, në Honolulu, në shtetin e Hawaii-t) është publikuar në Internet, siç janë publikuar nëpër media dhe Internet edhe njoftimet e gazetave të asaj kohe.

 

Mirëpo, besimtarët nuk heqin dorë. Disa prej tyre kanë hapur dhe procese gjyqësore ku pretendojnë se Obama nuk është qytetar i lindur në SHBA. Një rezervist nga shteti i Georgia-s argumentonte në sallën e gjyqit se ai nuk mund të shkonte në luftë në Afganistan duke qenë se vendit i mungonte numri 1 i ushtrisë. Rezervisti nuk është i vetëm në besimin e tij. Sipas një sondazhi, 28% e republikanëve amerikanë nuk besojnë se Obama është qytetar amerikan. 

Që një pavërtetë e tillë të ketë kaq shumë besueshmëri dhe këmbëngulje është shqetësuese. Në epokën e informacionit, me sa duket, informacioni vetë ka shumë pak vlerë. 

Sipas Cass Sunstein, një studiues juridik amerikan që ka botuar të paktën katër libra mbi këtë subjekt, një situatë e tillë është e parashikueshme (Sunstein është bërë shefi i zyrës së informacionit dhe rregullimit pranë Shtëpisë së Bardhë në administratën Obama). Pikëvështrimi i Sunstein është distopik. Sipas tij, interneti nuk ka vetëm efekt demokratizues. Përveç efektit të rritjes së sasisë së informacionit të disponueshëm, Interneti bën të mundur diçka tjetër shumë më kritike: e bën më të lehtë injorimin ose mënjanimin e informacionit. 

"Fuqia më e madhe që të japin teknologjitë e reja është fuqia që konsumatori të filtrojë atë që shikon", shkruan Sunstein. Për shembull, ndërsa faqet më popullore të informacionit, CNN, BBC, New York Times, janë masmedia, brenda tyre konsumatori ka gjithnjë e më tepër fuqinë të filtrojë informacionet që merr duke marrë burime RSS apo njoftime me email për subjekte të ngushtë. Nga ana tjetër, ka një rritje popullariteti nëpër faqet që i shërbejnë një ideologjie të caktuar. Të majtët i marrin informacionet gjithnjë e më shumë nga faqe si Huffington Post, ndërsa të djathtët nga Drudge Report. 

Blogosfera është po ashtu e ndarë, dhe madje këtu një vizitor mund të shpenzojë orë të tëra në hapësira të dominuara nga një ideologji e caktuar. Blogjet e djathta kanë lidhje të shumta për blogje simotra. Të majtat janë njësoj. Në vitin 2006, Sunstein studioi 50 faqe politike popullore, dhe zbuloi se 4/5 prej tyre vendosnin lidhje për faqe të të njëjtit krah politik, ndërsa vetëm 1/3 kishin lidhje me krahun tjetër. Dhe, në shumicën e rasteve, lidhjet për krahun tjetër ishin për të treguar sa " të rrezikshëm, të trashë e të papërfillshëm ishin pikëpamjet e kundërshtarëve".

Eshtë e qartë që Interneti, si çdo sistem që lejon zgjedhjen e lirë, lejon "ballkanizimin e opinionit", shkruan Sunstein. Dhe Interneti nuk është e vetmja media që e bën këtë. Mirëpo, kultura e Internetit, argumenton ai, e çon aftësinë për të zgjedhur në një nivel tjetër.

 Interneti nxit "polarizimin nga grupi", një koncept që shpjegon se si një individ ka tendencën të bëhet më radikal pasi të kete diskutuar me individë që ndajnë të njëjtat pikëpamje. Eksperimente të ndryshme e vërtetojnë këtë tendencë. P.sh., është vërtetuar se feministe që flasin me feministe të tjera bëhen më të flakta në feminizmin e tyre. Racistët bëhen më racistë dhe tolerantët më tolerantë në disa eksperimente të tjera. Madje, disa eksperimente kanë vërtetuar se edhe gjyqtarët polarizohen si rezultat i polarizimit nga grupi. 

Kombinimi i Internetit me "polarizimin nga grupi" duket si recetë perfekte për përhapjen e keqinformimit. Nuk ka njeri me opinion krejtësisht jashtë kësaj bote që të mos gjejë mbështetje dhe besimtarë të tjerë në Internet. Ndërsa më parë një ekstremist (ku me ekstremist përfaqësohet çdo njeri që ka ide radikale në krahasim me shoqërinë përreth) e kishte të vështirë të gjente mendje të ngjashme në ambientin ku jetonte, tani në Internet kjo është fare e thjeshtë. 

E thënë ndryshe, teoria e Sunstein mbi epokën e (&CcedilsmileyInformacionit është pak a shumë neutrale. Sipas tij, problemi është strukturor: disa tendenca të caktuara të mendjes së njeriut përzihen keq me disa aspekte të teknologjive moderne, njësoj siç nuk përzihet mirë alkoli me ilaçe të caktuara. Të rinj e të vjetër, tolerantë e intolerantë, të majtë e të djathtë -- të gjithë janë po aq të predispozuar të veprojnë njësoj me zakonet tona mendore dhe mjetet që na ofrohen nga teknologjia. 

Por, a mund të shpjegojë kjo krejtësisht se ç'ndodh sot në politikën amerikane? 

Procesi i marrjes së njohurive është një proces social, i kushtëzuar nga gjuha, zakonet, dhe që prej Iluminizmit, nga dy standarte të pranuara gjerësisht: provat dhe arsyeja. Ta zëmë se ndodh që hapet një debat mes Akademisë Kombëtare të Shkencave dhe një tufë metereologësh kolltuku në lidhje me ngrohjen e globit. Ti cilit grup do i besoje? Normalisht, këtu nuk duhet të kishte debat, por ja që ka. 

Interneti është një media transformuese, siç ishin një herë e një kohë televizioni dhe radio. Prandaj ka dhe një tundim që të pranohet si e dhënë që duke qënë se Interneti përdoret për një efekt të caktuar, ai ishte i destinuar t'a bënte një gjë të tillë. Mirëpo kjo na e lehtëson neve (apo krahut tjetër) barrën, dhe ia lë problemin në derë strukturave teknologjike.

Ama, thashethemet nuk i përhapin kompiuterat, ato i përhapin njerëzit. 


Autorja e artikullit është Elizabeth Kolbert, për revistën The New Yorker. Versioni i këtushëm është i adaptuar. Artikulli i plotë ndodhet këtu

6 Komente

Interneti padyshim eshte faktor i rendesishem, eshte katalizator, po s'eshte arsyeja kryesore. Njerzit gjithmone kane besuar ne gjera te cuditshme, shpesh pavaresisht nese kane apo s'kane fakte per gjerat qe besojne, apo per te kunderten e tyre.

Nder shekuj miliarda njerez kane besuar qe Krishti ecte mbi uje, qe Moisiu e ndau detin pergjysem se ashtu kishte nje pune urgjente, qe kur te vdesin do bejne seks me 72 virgjeresha (ne Parajse), qe zoti e krijoi boten brenda 6 diteve dhe te shtaten e beri pushim se u lodh, etj. Jo vetem qe i kane besuar, po shume prej tyre kane dhene jeten per keto.

Ndersa per gjera 'te epokes tone' Obama vertet u be shkak qe te mesojme se sa hajvane jane ca njerez ketu ne Amerike. smiley Per koincidence, te njejtet njerez qe permend artikulli tentojne te besojne ne perqindje te medha qe ngrohja globale nuk eshte e vertete, si dhe nje sere te atyre gjerave te permendura me siper, perfshi dhe daten egzakt kur do behet kataklizma e kur to rikthehet Krishti, duke ecur mbi uje, padyshim.

 

Nuk dihet nese eshte e vertete, po besohet qe Ajnshtajni te kete thene smiley

Common sense is the collection of prejudices acquired by age eighteen.

 

Dhe sic thote ky qetri, dhe njerzit e zgjuar shpesh besojne dokra:

Rarely do any of us sit down before a table of facts, weigh them pro and con, and choose the most logical and rational explanation, regardless of what we previously believed. Most of us, most of the time, come to our beliefs for a variety of reasons having little to do with empirical evidence and logical reasoning. Rather, such variables as genetic predisposition, parental predilection, sibling influence, peer pressure, educational experience and life impressions all shape the personality preferences that, in conjunction with numerous social and cultural influences, lead us to our beliefs. We then sort through the body of data and select those that most confirm what we already believe, and ignore or rationalize away those that do not.

Ne realitet obama eshte nje shqiptar, i lindur ne lagjen e gabeleve ne tirane. Djali i mehremes e sadikut u dergua si axhent sekret ne usa nga xhaxhi enveri dhe monistet e tjere, per te marre kalane nga brenda.

hihihi

hahahahaha...Lavdi partise komuniste dhe shokut  Enver Hoxha

Pikëvështrimi i Sunstein është distopik. Sipas tij, interneti nuk ka vetëm efekt demokratizues. Përveç efektit të rritjes së sasisë së informacionit të disponueshëm, Interneti bën të mundur diçka tjetër shumë më kritike: e bën më të lehtë injorimin ose mënjanimin e informacionit. 

E njejta gje ndodhi pas 'demokratizimit' te Shkrimit te Shenjte alla Martin Luther. Nqs gjuha vernakulare e shkruar merret si internet i atehershem, atehere efekti total eshte distopik. Nje katundar lexon nje paragraf te vetem dhe BAM: lind kisha e 'snake handlers' ne Appalachia 

Ja dhe nje liberal tjeter qe fluturon me fshese me korend. Si gjithmone e drejta e mendimit i perket vetem liberaleve ndersa cdokush tjeter qe mer guximin te mendoje ndryshe (kunder cdo besimi liberal per tolerance) do emblemohet dhe si ne rastin konkret do vihet ne tallje (Obama nuk eshte Amerikan barazohet me besimin te plaku i vitit te ri). Si cdo ide tjeter e liberalve fshese-fluturues dhe ne kete rast eshte bej si them une e jo si bej une. 'Une vertet luftoj per barazi e per te drejte mendimi, po jo per te drejten e mendimin tend nese eshte i kundert me timin." Dridhe Like se na fike.

Fakti qendron se dhe sot e kesaj dite Obama dhe kepuce-llustruesit e tij nuk kane sajuar ndonje Certifikate te plote lindjeje. Certifikata e reklamuar neper internete eshte "short form", jo certifikate e plote. Kjo short-form nuk ka asnje lloj vule, dhe mund te behet me photo-shop fare lehte  dhe nga nje llustraxhi kepucesh.  Sekretari i shtetit te Havait ka deklaruar disa here se e ka ne posedim certifikaten "origjinale" te Obames (qe normalisht ka dhe vulen), po deri tani nuk ka denjuar ta beje publike ti veje kapakun muhabetit.

Per ta komplikuar situaten dhe me teper Shteti i Havait refuzon ti jape kopje "origjinale" te short-form cdo gazetari apo njeriu qe kerkon te beje kerkim te pavarur (si ne rastin e gazetarit Andi Martin).  Pra i vetmi dokument ne qarkullim qe verifikon se Obama eshte Amerikan eshte nje "short-form" qe e ka vetem kampi i Obames, qe nuk mund te verifikohet nga mjetet e pavarura dhe nuk mund te mbeshtet dot ne Certifikate te Plote origjinale.

 

Te drejte ka kjo gazetarja i njejti muhabet me Plakun e Vitit te ri qenka.

 Bacterius, po ku je more djale. Shyqyr qe u riktheve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).