Të gjithë të rrezikuar

Në këtë vend janë të gjithë të pasigurt. Kur kolegu ynë i nderuar, Fatos Lubonja, lëshonte disa muaj më parë këtë alarm, në një prej shkrimeve të tij pas zhdukjes së Kosta Trebickës, shumë nga pushtetarët e këtij vendi reaguan ashpër. Por ajo që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur një nga krijesat e tipit putinist në biznesin shqiptar, Rezart Taçi, goditi gazetarin më denoncues e më kritik ndaj tij, na bën të gjithë t’i bashkohemi, ndonëse me vonesë, thirrjes alarmante të Fatos Lubonjës.

 

Po, në këtë vend janë të gjithë të rrezikuar. Kur në një vend goditet një gazetar, një person publik, çdokush tjetër duhet të ndihet i trembur nga ky regjim badigardësh.

Mbrëmë, teksa gjendesha pranë Mero Bazes, të shtrirë pa ndjenja, unë kam parë vetëm njerëz të frikësuar dhe të trembur. Unë kam parë klientë të trembur të një bari në qendër të Tiranës, që s’kishin fuqi të reagonin përpara njerëzve të armatosur me kostume të zinj. Dje unë pashë oficerë të devotshëm dhe profesionalë policie që ngrinin supet, sepse e dinin që për fatin e banditëve me erë nafte do të vendosej ,pavarësisht nga provat dhe faktet, që do qëmtonin ata. Dje unë pashë kolegë të mi që solidarizoheshin me sytë përmbys dhe kokën ulur, sepse edhe këtë radhë kishin marrë këstin e radhës në emër të mbylljes së gojës. Dje unë pashë qytetarë të frikësuar, që nuk kishin fuqi veçse të thoshin: “Ruani veten, o çuna”!

Për të gjithë këto arsye, gjithsecili duhet ta kuptojë se ne jetojmë në një vend të pasigurt. Në një vend ku ajo që ndodhi, ashtu si çudia më e madhe, do të shuhet pas disa ditësh. Pas disa ditësh ne do të shohim, se ashtu si gjithmonë, banditët me kostume të zinj do të lirohen. Rezart Taçi që është “de jure” në kërkim, do të shfaqet sërish në ekranet që paguan vetë. Ai do të vazhdojë të mbushë çeqe, gjoja në emër të bamirësisë, për fondacionet që mbrojnë fëmijët shqiptarë. E pas të gjithë kësaj nuk do të jetë çudi, që kryeministri i vendit t’i vërë kapakun të gjithës, kur “lëndimin e lehtë sipas tij të Mero Bazes” ta quajë jo një akt banditesk të Taçit, por një goditje me grushte të Cacit.

 

 

11 Komente

Jam plotesisht dakort me ty Andi.

Edhe une jam i medimit se ka ardhur dita me ik prej atij vend, me marre zhelet, Meron, Fatosin, fare e fisin edhe me i dhane vedit me u largu nga Shqiperia.

Puna me e mire qe mund te kishit bere tash 70 vjet e mbrapa, me ik, me u zhduk prej sysh se boll per hater te zotit ju kemi mbajtur me buk, pa punuar nje dite vetem duke shitur pallavra.

Sa mire do ishte pa ju, shume qete, rehat rehati do thoja.

A , po, mos harroni edhe Edin me marre me vete, te betohem se ju japim kutijat me vete, si ti doni te hapura apo te mbyllura.

Rruge te mbare, miq!

 

e ke mire ti lumi. me mire pa gazeta e gazetare. me mire vetem me RD se te tjerat ske c'i do. me mire mos te bejme zgjedhje fare ose ose me mire akoma zgjedhjet brenda PDse te quheshin te pergjithshme. me mire te kishim kryeprokuror, president, kryeminister, drejtor policie dhe krye gjykates Mr. SALL BIRISHEN. aaaaaaaaa atehere do ishim REHAT FARE do kishin pune te gjithe do benin qejf te gjithe dhe do benim parada te mrekullueshme per ELITEN .

PASTAJ te vije ti lumidrin dhe ti merrje te gjithe me vete......

 

Mos fol gjate Lumasi  smiley

Nuk je i prere per keto pune . Dhe mbi te gjitha mos jep mendim . SipAs kesaj teorie te kujton nje nga prallat e Salltikov Shcedrin ( atij qe tregon per bretkocka te fryra - tip hunjsh).

Beu urdheroi dite pas dite nje nga nje e ne turme te perziheshin e te vriteshin deri sa i dha urdher edhe k/obortarit te vetvritej.... smiley

Me pas e hengren gjarperijte.

Ose me e larget

....trare , litare  XHANDAR ti var te gjith dhe pastaj te var dhe veten.

ose ose edhe me humor

Agjenti Brejtshtajner e mbylli jeten duke rritur qener . Me kalimin e kohes nuk kishte c'tu jepte te hanin  ...

Dhe e gjeten ashtu te shqyer nga qente e uritur.

Vetmia nuk eshte e kshillueshme sipas ketyre tregimeve e rrefenjave smiley Mbase te duhet te mendohesh   ....para se te shkruash .

Ti me plaku ketu.

Keni gjet kohen te merreni me Toçin e vogel nje kohe qe Toçi i madh iken pa u takuar me burokratet e europes.

Nje konflikt me grushta, e pranoj se eshte nje akt injorantesh dhe barbaresh, dhe kujt i thua, une qe jam i lodhur nga dhuna fizke e ideologjike nder vite, i ka marre hapsire medias sa harrohen problemet me te medha, e ndoshta jane keto probleme qe sjellin kete klime te konfkìlikteve shoqerore.

I perkas asaj kategorie qe nuk kam afersi as me Toçin si tip i dhunes, as me Bazen si shpifes e inatçor.

Si çdo akt krimi, sqarohet ne gjykate e jo neper gazeta e blogje.

Kete e keni nga kryetari qe nuk njeh vendim gjykate, nuk njeh ligje, nuk njeh shtet, po vetem pushtetin e tij, asgje me larg e me lart.

Ma pyet me takt kush eshte ky Bushati, qe ka frike te jetoje ne Shqiperi, mos din gje per 4000 trupa Shqiptaresh te zhdukur, jane 4000 familje qe presin nje pergjigje.

Unë kam frikë nga Sali Berisha  image

 

Nga Mustafa Nano

“Po abuzohet, zotni gazetar! Nuk ka dhënë urdhër Sali Berisha për t’rrahur atë kolegun tënd”, më tha dikush që ishte shqetësuar prej zërave, të cilët e lidhnin dhunën ndaj Mero Bazes me emrin e kryeministrit. 

“Po për burgosjen tënde ishte Enver Hoxha ai që dha urdhër?” - e pyeta të njëjtin person, i cili ka qenë i përndjekur prej regjimit komunist. Sot është mbështetës i flaktë i Berishës.

E solla këtë fragment nga një bisedë e shkurtër që pata me një berishian, pasi ka plot shqiptarë, që në logjikën e enveristëve të djeshëm, të cilët fajësonin sërën e dytë, të tretë e të katërt të nomenklaturës së kuqe për të gjitha ato që dhe vetë enveristëve u ngjanin teprime, të thonë se Berishën e marrin në qafë të tjerët. Kuptohet, në rastin më të mirë aq dinë, aq thonë. E në rastin më të keq, e dinë të vërtetën, por aq u bën për atë.

Cila është e vërteta? E vërteta është që, ashtu si Enver Hoxha, edhe Sali Berisha nuk ka nevojë t’u japë të vetëve “urdhra e porosira që bien erë”. Janë vetë modelet që frymëzojnë dhunë e arbitraritet. Janë dhe regjimet që ata ndërtojnë, të cilët janë të ndërtuar posaçërisht për njerëzit e dhunshëm, për rrugaçët, për injorantët, për servilët. Këta të fundit e dinë shumë mirë sesi mund ta kënaqin shefin e tyre.

Le të ndalemi te Saliu, pasi me Enverin, të asistuar nga Zoti, shqiptarët i kanë larë hesapet. Me Saliun kemi ende hesape, s’ka gjë se ai ka njëzet vjet që nuk ka lënë gjë pa bërë në kurriz të shqiptarëve: ai u premtoi demokraci, e në vend të saj u ndërtoi një regjim policor në periudhën 1992-1997; ai shpiku firmat rentiere piramidale, të cilat u bënë vrima thithëse të parave të shqiptarëve; ai përndoqi opozitën politike e të gjithë zërat opozitarë në të njëjtën periudhë; ai rrahu deputetët mu në sheshin “Skënderbej”, të cilin e privatizoi për vite të tëra; ai rrahu Edi Ramën, Ndre Legisin, Arben Imamin, Neritan Cekën, Preç Zogajn (një pjesë e këtyre të fundit, njësoj me atë mikun e fillimit të shkrimit, janë të idesë se nuk i ka rrahur Berisha), rrahu e dhunoi gazetarë, dogji gazetën “Koha jonë”, vodhi në mënyrën më spektakolare votat e shqiptarëve në vitin 1996, e futi Shqipërinë në spiralen e luftës civile në vitin 1997…, u rikthye në pushtet me një tahma të madhe për të vjedhur, nakatosi fëmijët në afera korruptive (njëra sosh, ajo e djalit të vet, pati një fund tragjik e shkaktoi 26 të vdekur), e përqendroi pushtetin në duart e pak vetëve të besuar, bleu e terrorizoi pjesën më të madhe të pronarëve të masmedias, bleu një pjesë të mirë të gazetarëve dhe pothuaj të gjithë kryeredaktorët e lajmeve e të përditshmeve; bleu me mënyra perfide dhe një numër ambasadorësh, me ndihmën e të cilëve po i gëzohet fitores (sipas të gjitha gjasave, të vjedhur) në zgjedhjet e fundit; shpiku sipërmarrës-klientë të partisë, apo lidhi aleanca të ngushta me sipërmarrës të tjerë, në adresë të të cilëve nuk kishte lënë akuzë pa bërë (një nga këta është dhe gangsteri Rezart Taçi), jo vetëm të gjithë administratën e burokracinë publike, por edhe pjesë të caktuara të sektorit privat (i keni parasysh ato karrotrecat që vijnë vërdallë nëpër Tiranë? Ato janë simboli i një biznesi privat, që është ekskluzivisht në dorë të bashkëfshatarëve të kryeministrit) etj., etj. Ja pra, ky është regjimi i sotëm i Sali Berishës.

Duhet bërë kujdes, pasi banda në pushtet e Sali Berishës nuk di të ndalet. Rrahja e Mero Bazes e ka nervozuar Sali Berishën vetëm për një arsye: ishte një rrahje e bërë në publik, rrjedhimisht nuk mund të fshihej. Me siguri, mbrëmjen që ka marrë vesh ngjarjen do të kishte dashur ta kafshonte Rezart Taçin, jo pse e rrahu Meron, por pse e rrahu në prani të dhjetëra dëshmitarëve. “Nuk ka asnjë arsye që të bëhen rrahje të tilla spektakolare”, duhet të ketë turfulluar me vete, e me siguri ka lëshuar një lumë të sharash në adresë të mikut për kokë të familjes, të cilin qysh parmbrëmë nuk dëshiron ta shohë më me sy. Dhe me të drejtë, pasi i ka prishur punë sa tre Gërdecë.

Sot mund të të rrahin, madje edhe mund të të vrasin, dhe e vërteta mund të maskohet fare lehtë, pasi të gjitha strukturat shtetërore ose janë nën komandën e Berishës, ose janë të frikësuara prej tij. Është vrarë një deputet mu te dera e shtëpisë, dhe askush nuk di gjë as mbi motivet e vrasjes, as mbi autorët e saj; një biznesmen i Tiranës, i cili kishte paditur familjen e kryeministrit si familje mafioze, mbeti i vdekur në një rrugë fshati në hinterlandin korçar, ku na kishte shkuar për gjah fillikat, dhe përfundimi i hetimit ishte lakonik: aksident me makinë, është vrarë një shqiptar nga Maqedonia, për të cilin është thënë se ka pasur prova që komprometojnë Sali Berishën, dhe njeriu i akuzuar nga prokuroria, me urdhër të kryeministrit, vijon të jetë një dinjitar i lartë shtetëror.

Në këto rrethana, të gjithë ata që i kruajnë brirët me kryeministrin, duhet të kenë kujdes: nuk duhet të udhëtojnë vetëm, nuk duhet të shkojnë për gjah, nuk duhet të dalin rrugëve natën, nuk duhet të frekuentojnë pub-et, duhet të mbyllin mirë dyert e shtëpisë, duhet të këshillojnë dhe të afërmit të bëjnë të njëjtën gjë. Mund të të vrasin, dhe e dini se ç’mund të ndodhë? Berisha nxjerr zëdhënësen e vet për të thënë se “kryeministri e dënon fuqimisht këtë krim të shëmtuar”, po ai urdhëron televizionet TVSH, “Klan”, “Ora News” etj., ta transmetojnë pa pushim këtë deklaratë të zëdhënëses së tij, po ai urdhëron policët e vet të shkojnë “të bëjnë” hetimin e ngjarjes, po ai fillon një sulm të ri ndaj prokurorisë, gjë që është sinjal i qartë për të mos u marrë shumë me ngjarjen, po ai del në TV për të thënë se “autorët e krimit do të kapen gjallë apo vdekur”, po ai mund të dërgojë Jozefinën dhe Ilir Metën në shtëpinë e të vrarit, për të bërë në prani të kamerave televizive ngushëllimet e rastit, po ai më në fund organizon një konferencë për shtypin, në të cilin shfaqet me një fytyrë të pikëlluar (mbani mend fytyrën e Berishës deri dy ditë pas Gërdecit? Ishte një pikëllim, që dukej se do të zgjaste me muaj të tërë. Në fakt, një javë më pas doli në tribunën e një koncerti festiv në qendër të Tiranës, ku fytyra i shkëlqente prej hares&eumlsmiley.

Po e teproj? Nuk më duket. Një kryeministër, që së pari me vdekjen e të tjerëve ka një marrëdhënie non-chalant-e, që së dyti kontrollon gjithë shtetin, që së treti kontrollon gjithë bandat e mundshme brenda e jashtë burgjeve, është by default një njeri që duhet pasur frikë. Unë e kam frikë Sali Berishën.

Marrë nga Korrieri

Muci vdes per fjalen non chalante.... E ben te vdekur dezhavune me kete fjale! I fut dhe nje tung ne fund, dhe ben nje mish-mash shqipeje.... smiley

E ke gabim. Muçi nuk vdes per asgje. Muçi rron dhe do te rroje pergjithmone. Po se fshiu vdekja, ska bir nene ne dy kembe qe i mbush mendjen te jape jeten per ndonje gje.

Ai eshte nje njeri, by default.

4 yje..... ne shkallen e patetizmit, kuptohet.

Ajo

Dje unë pashë qytetarë të frikësuar, që nuk kishin fuqi veçse të thoshin: “Ruani veten, o çuna”!

eshte me madhja. Kontekstualizim i faktorit psikologjik, frikes per ekzistencen e dickaje me te madhe, dickaje te erret qe na kercenon vazhdimisht. E paprekshmja merr trajta te prekshme. Bukur, bukur fare :-D Po mos i moho vlerat armikut. Sic thote Nicja, duaje armikun. Ai eshte burimi i forces tende. Urrejtja eshte force e madhe. Drita nuk vlersohet dot po qe se nuk njeh erresiren. Dhe ju pa Sali Berishen nuk hani buken e perditshme. Se jeni medioker, te pafte per te punuar. Ku do ta gjeni pa Sali Berishen frymezimin per shkrimet tuaja? Si do te benit pa te? Prandaj ne fund duhet ti uroni jete te gjate armikut.

P.S. Ne nje vend perendimor 90% e gazetareve shqiptare do te ishin duke punuar per te paguar gjobat financiare te denimeve gjygjesore per shpifjet e perditshme.

 

muc nano shkruan artikuj perfekt qe rrjedhin kollaj kur i lexon dhe qe bejne kuptim nga fillimi ne fund. kete se them dot per 95% te artikujve qe lexoj ne shtypin shqipetar. sa per 'i vjen turp qe eshte shqipetar' mundohu ta kuptosh se cdo te thote para se ta komentosh. edhe mua me vjen turp qe jam shqiptar kur flasim per klasen politike apo per zhvillimin e gjithanshem ne krahasim me vende si-motra.

Urime per artikullin o Mustafa! Fatkeqesisht nuk je ti ai qe ka frike o Muc Nano, eshte nje popull i tere qe eshte paralizuar nga kjo epidemi "frike" ndaj te paligjshmes dhe te denueshmes" qe ne situaten tone perkthehet me pushtetin. Eshte nje vend i tere qe i dridhen gjunjet nga ky njeri o Muc.

Me vjen keq qe ndien frike o Muc se ke qene nga me te guximshmit, por s'te ve faj se si shumica e shqiptareve i shoh sa te mprehta jane kthetrat ketij pushteti dhe si ja ka arritur pa shume buje qe te perfundosh si "i fundit i Mohikaneve" ne kete zanat.

Me vjen keq se puna ka arritur deri aty sa me keqardhje te te dekurajoj dhe te them se: "Kot e ke o Muc me analiza" 
A ja vlen me "fjala" kur ajo s'pi me uje??!! Kur njerezit nga me i vogli deri te me i madhi e shohin "live" e perdite ate qe po ndodh me kasten e Sali Berishes dhe politiken e tij?! Kur kjo "fjale" nuk zbulon ndonje sekret por eshte realiteti perditshem shqiptar?! Me vjen keq o Mustafa qe po ndien frike po e ke te kote keshtu. Po i con uje mullirit te pushtetit, fatkeqesisht.

Me vjen keq se kjo "frike" qe po penetron ne cdo skaj te shoqerise shqiptare e ka kthyer ate vend dhe njerezit aty ne nje "kope" qe ben rolin e viktimes karshi padrejtesive dhe politikave te papergjegjsheme te pushtetit dhe pret per padrejtesine e radhes. Kjo "frike" vetem sa ja forcon muskujt pushtetit te Sali Berishes dhe e ben ate akoma me te papergjegjshem. 
O mik, frika ndaj pushtetit eshte ajo qe na ka katandisur ne si vend te jemi ketu ku jemi sot. Pse i "kendon" frikes?? Nga kush te kerkojme ndihme?? Kush eshte shpetimtari, cila eshte zgjidhja? Pse flitet gjithnje e me shume ne media sikur po flasim per dicka enigme, qe nuk eshte zbuluar formula si tja mposhtesh fuqine dhe keshtu qe me mire te presim se s'kemi c'ti bejme?! 

Ketu nuk duhet te diskutohet me kush eshte fajtori dhe vazhdojme amkoma te merremi me analiza te pafundme. Le te analizojme dite e nate e cdo detaj, cdo formule do na coj te Sali Berisha. Eshte ky "diktator" dinak PROBLEMI. Ketu duhet te fokusohemi dhe te japim maksimumin qe ky person jo vetem te mos jete me ne pushtet por te pergjigjet para ligjit. Vetem keshtu o Muc nuk do kemi me "frike".
 

 Qe Buall Mavria eshte bere i rrezikshem me ato gjurmimet, persekucionet, rrahjet ndaj çdo qytetari qe e kritikon, kjo eshte per tu marre zeriozisht. Sepse fenomene te ketyre llojeve, i provova dhe vet kur isha ne Shqiperi kete vere. Por kjo s'do te thote qe qytetaret e Shqiperise te tuten, te friksohen e te mos flasin kundra tij. Sepse ne fund te fundit, çdo mendim ndryshe nga ai, çdo opozite i ben mire jo vetem shoqerise shqiptare por dhe vete Buall Mavrise. Pavarsisht se ai nuk e kupton, se aq men i ka dhen Zoti, sa te pules, paçka se zerin ma ka si te gomarit. 

E keqja e tij dhe e Shqiperise, eshte (siç e kam thene me kohe) se ai nuk eshte burre, dhe duke mos qene burre, dergon kelyshet apo segmente te veçanta qeverise se tij, kundra njerzeve qe nuk i pelqejne atij. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).