Tatimet "ngopin" me gjoba karburantet

Aksioni blic te grosistët, vendosen mbi 400 milionë lekë gjoba dhe mbyllen 15 pika

Një aksion i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave ka goditur rëndë pothuajse gjithë kompanitë e karburanteve që tregtojnë me shumicë në rang vendi. Bëhet fjalë për verifikimin e aktivitetit në përputhje me legjislacionin tatimor, nga ku rezulton se pjesa dërrmuese nuk kishin respektuar udhëzimet e lëshuara nga Ministria e Financave. Burime të sigurta pohojnë për "Shqip" se masa e gjobave e kapërcen vlerën e 400 milionë lekëve ose rreth 5 milionë dollarë, ndërsa mësohet se janë mbyllur dhe 15 pika të shitjes së karburantit me pakicë. Aksioni për verifikimin e zbatimit të udhëzimit për shitjen e naftës me çmimin e shumicës, sikurse e kërkoi ministri Ridvan Bode, duket se nuk është respektuar nga të gjitha subjektet sh.a. Megjithatë, këta të fundit pretendojnë se përgjegjësia bie mbi pikat e pakicës, të cilat nuk kanë zbatuar siç duhet kontratat. Gazeta zbulon se aksioni do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, ku objektiv do të jetë verifikimi i vendosjes së kasave fiskale.

Furtuna

Masa e ndëshkimit për tregtarët e karburanteve nuk ishte pritur në këtë masë nga vetë ata. Goditja më e madhe është lëshuar ndaj grosistëve, të cilët duhet të lidhnin kontratat me shitësit e vegjël në funksion të kontrollit të çmimit. Ministria e Financave kishte miratuar vitin e kaluar disa udhëzime rresht, që përcaktonin në thelb kontrollin e çmimit që nga importuesi. Pra, vetë kompanitë sh.a. (shumica) duhet të binin në konsensus me sh.p.k.-të (pakicën) në vendosjen e çmimit. Ndarja e fitimit mes tyre do të bëhej në varësi të komisionit, kurse qeveria do ta kishte më kollaj t‘i vilte të ardhurat që tek importuesit. Mesa duket kjo skemë nuk është respektuar, sikundër pretendojnë tatimet, derisa kanë vendosur goditjen me 400 milionë lekë gjoba dhe mbylljen e 15 pikave. Mes kompanive të gjobitura janë dhe disa të njohura në treg.

Kasat

Një tjetër aksion pritet të zhvillohet sot, kësaj here për kasat fiskale. Afati i fundit për vendosjen e pajisjeve fiskale ishte data 15 tetor, brenda së cilës kompanitë duhet të lidhnin kontratat për kasat. Edhe në këtë pikë duket se gjobat do të jenë të mëdha, pasi të dhënat e para operative flasin për shumë subjekte që nuk i kanë respektuar afatet. Të autorizuara për vendosjen e kasave janë pesë kompani, kurse për tregtim karburanti janë mbi 1 mijë. Afati u shty një herë në maj 2009, duke vendosur 15 tetorin, me shpresën se kontratat do të lidheshin, kurse vendosja e pajisjeve do të zgjaste deri në dy vjet, për shkak të teknikës së komplikuar.

Tregu

Tregu i shumicës së naftës për vitin 2008 arriti një vlerë rekord prej afro 77 miliardë lekësh, me një rritje në vlerë prej rreth 40%, në krahasim me vitin 2007. Në të dhënat e tregut total përfshihet vlera e karburantit të importuar dhe xhiroja e shoqërisë së vetme prodhuese në vend të naftës, ARMO. Ritmet e rritjes janë shumë më të larta se në vitin 2007, kur tregu shënoi një rritje prej 10% në krahasim me 2006-ën. Në total, gjatë vitit të kaluar u importuan rreth 440 mijë tonë karburante, me një rritje 5% krahasuar me vitin 2007, ndërsa ARMO ka prodhuar dhe 110 mijë tonë të tjera, duke e çuar konsumin total në rreth 550 mijë tonë. Tregu i hidrokarbureve është një treg i rregulluar me ligj dhe një nga tregjet me mbikëqyrjen më ligjore fiskale.

Goditja më e madhe është lëshuar ndaj grosistëve, të cilët duhet të lidhnin kontratat me shitësit e vegjël

3 Komente

grosistët, të cilët duhet të lidhnin kontratat me shitësit e vegjël në funksion të kontrollit të çmimit. Ministria e Financave kishte miratuar vitin e kaluar disa udhëzime rresht, që përcaktonin në thelb kontrollin e çmimit që nga importuesi. Pra, vetë kompanitë sh.a. (shumica) duhet të binin në konsensus me sh.p.k.-të (pakicën) në vendosjen e çmimit. Ndarja e fitimit mes tyre do të bëhej në varësi të komisionit, kurse qeveria do ta kishte më kollaj t‘i vilte të ardhurat që tek importuesit. 

A ka njeri te ma shpjegoje kete. Ministria nuk mund ti diktoje kompanive cmimet qe do vene apo jo? Nga ana tjeter i jep monopolin e naftes nje kompanie tjeter....... Me mire ti shtetezoje sic e ka bo Chavezi.

Edhe nji gjo. Nafta, gazi, benzina e cdo lloj karburanti maten me meter kub, feet kub, barel etj. Jo ne ton apo kg.

 Patriot, 

Matet dhe me ton a tu befsha. smiley 

Qe si thot, edhe, OPEC-u:

Crude oil is measured in barrels. When crude oil first came into large-scale commercial use in the United States in the 19th century, it was stored in wooden barrels. One barrel equals 42 US gallons, or 159 litres. In some cases crude oil is also measured in tons. The number of barrels contained in each ton vary depending on the type and specific gravity of each crude, however the average number considered would be around 7.33 barrels per each ton.

 Po ç'patet or edepseze qe ma keni hequr komentin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).