Studentet e UBT proteste perpara Kryeministrise

Protestat e studenteve te Universitetit Bujqesor gjate dites se djeshme, kane ndryshuar destinacion, ata nuk kane protestuar perpara fakultetit por perpara Kryeministrise. Studentet bashke me prinderit e tyre jane mbledhur para selise se qeverise, duke kerkuar reagimin e institucioneve shteterore per te realizuar kerkesat e studenteve te Universitetit Bujqesor, qe kane te bejne me heqjen e kriterit te mesatares per te vazhduar studimet e nivelit te dyte. Nderkaq te tjere studente i jane bashkuar shokeve te tyre ne greven e urise e cila ka hyre tashme ne diten e gjashte. Studentet protestues por edhe ata te greves se urise kane kerkuar nje pergjigje nga dekanati deri diten e marte. Te rinjte kerkojne te vazhdojne studimet per Nivelin e Dyte te Diplomes edhe pse kane mesatare te ulet. Universiteti Bujqesor i Kamzes ka vene si kriter noten mbi shtate, per te gjithe ata studente qe do te hyne ne DND. Nderkohe studentet te cilet jane ne greve urie jane ne gjendje te rende shendetesore dhe kater prej tyre kane marre trajtim mjekesor. Ata kerkojne te vazhdojne studimet per te marre Diplomat e Nivelit te Dyte sipas kartes te Bolonjes, por universiteti ka vendosur mesataren e pranimit 7. Sipas studenteve ata jane njohur me kete vendim vetem ne fund te vitit te trete dhe per kete arsye, ata e kundershtojne kete fakt.

16 Komente

S'kane asnje fare te drejte. Me pesa e gjashta dun me shku kta ne master? Asiher mer.

Te shkretet. Shume te drejte kane dhe ti shkojne deri ne fund. Me ato cfare heq studenti i shkrete gjate nje viti arsimor i duhet te durojne dhe keto padrejtesi. Per nje cope note! Nuk eshte faji i studenteve qe ata hartojne programet master e bachelor pa pasur parasysh ata qe kane investuar 2-3 vjet jete ne studimet e tyre.

Me ato rezultatet qe paskan nxjerre (mesatarja nen 7) nuk me duket se kane "heq" shume keq.

Cfare te shkretet mor, ata qe kur kane nis studimet e kane ditur qe ka qene 3+2 (ndryshe do t'i thoshin 5 vjecar si ka qen). Ne gjith boten masteri eshte me mesatare, kta e kane 5 e 6 e duan master tani, mas pilafit. Te mesonin si gjith te tjeret, e s'ua hate njeri hakun.

"Te shkretet"

Une jam dakort,por padrejtesia nuk qendron kur kane hyre ne universitet,po te informacioni qe kane para se te hyjne, kur mendojne qe masterat dhe doktoratat jane per te gjithe, derisa s'ka ngelur me njeri me diplome pa master dhe derisa doktoratat jane bere perqeshje e punes shkencore te vertete.

Ata kujtojne se meqe u be rrumpalle ne Vlore  e pasanjoset e shkollave te mesme hyne te gjithe si dele ne universitet, tani rrumpalla do te jete edhe ne hyrjen per "master". Na rrofshin masterat/mjeshtrat e 6-tave ( pasi nuk i kane notat me shume se 7-te).

Kufizimi i 3 shit me +2 ka nje kuptim. Ndryshe do ta quanim 5- vjecar e me gjashta e shtata do te beheshin specialista ministrie, konsulente institutesh, etj et. si dikur ne ate universitetin e shokut tone....

Ata mund te bejne pjese dhe ne kateorine e ndonje studenti jashte Tiranes qe i duhet te fillimish te mbijetoje dhe pastaj te studioj dhe qe nuk eshte me doemos i motivuar te marri 10 ose 9 ose 8. Ajo qe i intereson atij eshte te marri ate copen e letres ne fund. 5 eshte note kaluese? Ok, aq du une te mesoj. Gjithesesi, kjo ka pak rendesi sesi ke arritur ti deri aty. Edhe leke te kesh paguar per studimet prape investim eshte ai.

Tani te vish dhe ti thuash ne mes te studimeve jo po kshu jo po ashtu kjo eshte padrejtesi. Te duhet te tregohesh serioz dhe te respektosh impenjimin e tyre pavaresisht resultateve. Jepi ate qe i eshte premtuar kur jane rregjistruar.

Sa per ata me mesatare >7 ne fund ajo qe ka vlere eshte letra qe merr ne fund dhe nga vjen ajo copa. Hap faqen e nje universiteti ne evropen peremdimore dhe shiko kushtet qe te vejne per Master apo Doktorature po te kesh nje diplome masteri apo bachelor nga shqiperia. Te rrofshin 10, se e fillon praktikish nga fillimi. S'duhet me fluturu me ashtu nder shale.

"Ok, aq du une te mesoj

 Mbase une jam gabim, po nje njeri qe mendon ne kete menyre nuk me duket  i pershtatshem per master apo phd. Diku duhen filtruar ata qe duan dhe jane te afte nga ata qe s'duan po i bejne per inerci kualifikimet.Do ishte me e drejte te behej perpara se te hynin (po dhe per kete u be nami ne Vlore).

 Patjeter pastaj qe dhe leke te kesh paguar per te mare diplomen investim eshte, po pasojat me mire te mendohen me pare se me pas i paguajme te gjithe bashke.

Te kesh nje mesatare ne Shqiperi nen 7, aq me teper tek ekonomiku...mahhhh, kesaj i thone te shtysh per prapanice ditet neper kafe.

Nates tjeter po shihja imazhet e tyre ne TV dhe po qeshja me vete; mire qe po luftojne per diçka qe s'hyn ne rregullat e fakultetit por nderkohe gjithe Shqiperia mori vesh qe jane ne kategorine margjinale te studenteve.

kur eshte vene kriteri i 7-es ???

E kane ditur apo se kane ditur kur kane nisur shkollen ?

Se ne UBT, ka nje parrulle : Kush i hypi atobuzit t'kamzes e ka mor shkollen smiley

Tani kur na del shtata ne loje, normal qe ka acarim.

Me diplomen 3 vjecare punon dot ne administrate psh ?

 

 hihihihi ca pyt Bedrija. N'administrate s'duhet diploma e fakultetit, duhet PhD-ja qe merr te PD-ja smiley

he he

apdejtohu mer qun.

tashti duhet pervec phd ke PD duhet dhe postdoc ke LSI qe te pshtosh lekuren smiley

zoti i rujte pd-istet se keta te LSI jane rrace barbare , te qisin zgupthi smiley

 Pune e poshter kapslliku!!! Per dieten, duhet menduar perpara se te vihet te kjo gjendje..

Te gjith keta studente e kane shume te qarte se shumica e atyre 8, 9 e 10-tave, te dhena nga profesoret shokeve te tyre te bankave, jane te pamerituara! Mbase kjo situate e tanishme do te permendi studentet qe akoma vazhdojne 3 vitet e para qe edhe duhet studiuar me shume por edhe duhet kerkuar barazi ne venien e notave.

M'kujtohet ai profesori Kamzqot qe kish thene ne klase se nese cunat nuk sjellin nje "skenderbe" ne takim me prinder, dhe gocat nuk vijne te shofin tavanin e zyres time nuk e kalojne klasen. Sjam i sigurt sesa brinj i kish thy vellai i nje studenteje..

Iris, une kam pare dru-me-pre qe kane mbaruar me 10 ne universitete me emer jashte shqiperise. Kane mbaruar edhe doktoraturen dhe prape kane ngelur dru-me-pre. S'te ben universiteti as njeri as shkencetar te zote. Nota eshte komplet subjektive si brenda dhe jashte shqiperise, mendoj une.

Ata qe synojne pesen nuk synojne te behen shkencetare, jo per gje por as qe e kane idene se cfare do thote te jesh shkencetar. Duan thjesht nje cope diplome. Aq ju duhet me gjet nje pune, pike. Fakti qe kane hyre dhe ne greve do te thote qe kane te drejte per ate qe kerkojne. Dmth qe iu kane premtuar ne fillim por tani iu bejne numra.

Cudia me e madhe eshte se ne Kamez nuk ka mbet njeri pa marre diplome, e mastera pa e bere nje here shgrap mbi libra, qe i marrin provimet neper kafenera apo me seksere, ndersa tani na dalin me idene e mesatares... Mos ka ndryshuar gje rektori, valle?! 

Studentet e UBT proteste perpara Kryeministrise

Universiteti Bujqesor i Kamzes ka vene si kriter ....

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).