Standardizimi i gjuhës si kod unifikues

Kohët e fundit shfaqen tendenca për të relativizuar dhe frangmetarizuar kodet e përbashkëta kombëtare. Në mënyra të çuditshme , paradoksale dhe tërësisht të panevojshme disa zëra po rrekën të hapin disa probleme, bash aty ku nuk ekzistojnë ato. Sidoqoftë përtej debateve fatale, konfuzionit dhe dilemave që shfaqen tek-tuk, askush nuk e zotëron forcën e argumentit as për krijimin të dy identiteteve, as për bjerrjen e kohezionit të brendshëm nga pikëpamja religjioze.
Të gjitha rrëfimet, historike, kulturore, gjuhësore etj., janë tregues preciz që e dëshmojnë dhe e verifikojnë identitetit tonë të përbashkët kombëtar. Tashmë shtrohet pyetja, cilët janë mekanizmat e ruajtjes dhe të forcimit të identitetin kombëtar, ç’duhet bërë për t’u paraprirë tezave imagjinare në thelb lajthitëse për të relativizuar kodet e përbashkëta etnike dhe kombëtare?. Në rrethanat aktuale, shqiptarët pavarësisht se jetojnë të ndarë në disa shtete e kanë të patjetërsueshme t’i analizojnë problemet në tri nivele:  

  • sa cilësor është komunikimi i njëmendtë brenda kombit, i cili  nga njëra anë natyrshëm forcon integrimin e shqiptarëve mes veti dhe nga ana tjetër eliminon paragjykimet, steriotipet dhe frustacionet;  
  • a kemi ne strategji për të ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar dhe ndërtimin e sistemit të përbashkët të vlerave dhe e treta; 
  • a është prioritet ruajtja dhe kultivimi i standardit të përbashkët gjuhësor zë një vend kulmor në identitetin tonë kombëtar.

Qysh në krye të herës duhet theksuar se instrumenti më i rëndësishëm që e ruan dhe e forcon komunikimin dhe integrimin brenda shqiptar është gjuha standarde. Pra, ky element është kod i pakontestueshëm i ndërtimit të identitetit kombëtar. Jo vetëm kaq, ai është më i rëndësishmi ngaqë faktorët e tjerë, siç janë besimet fetare, ndarjet politike dhe administrative, interesat ekonomike, apo grupore herë e pengojnë dhe shpesh e ngufasin procesin e bashkimit të vlerave të përbashkëta.
Kur flitet për cilësinë e komunikimit intra-etnik (relacionet brenda një kombi të njëjt&eumlsmiley duhet patjetër të merren parasysh faktorët historikë, që krijuan dhunshëm trajektore të ndryshme të degdisjes të pjesëve të një kombi të njëjtë. Fundja, komunikimi brenda një kombi varet nga shumë faktorë: historik, psikologjik, kulturor, infrastrukturor, ekonomik, politik, gjeostrategjik, linguistik etj. Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar në raportet intra–etnike (brenda shqiptare).

 II
Një popull i njëjtë që ka qenë i privuar nga komunikimi normal, patjetër që ka pasur përvoja të ndryshme dhe në varshmëri nga ato edhe vlerësime të ndryshme për të njëjtin fenomen, qoftë kur vlerësohen proceset apo personazhet historike, qoftë për zhvillimit konkrete aktuale. Këto fenomene ndodhin edhe te popujt shumë më të zhvilluar që dikur kanë patur shtet dhe sistem të njëjtë të vlerave. P.sh., pas Luftës së Dytë Botërore shteti gjerman u nda në dysh, pas një përvoje ndarje  prej katër dekadash, ky popull edhe pas bashkimit, megjithëse shpenzoi me qindra miliarda euro ka ende probleme në komunikimin e brendshëm. Por shteti gjerman vazhdon të investojë financiarisht për ndërtimin e infrastrukturës së përbashkët, krijon komisione me specialistë kompetentë për respektimin e gjuhës standarde gjermane, etj. Ndërkaq, këtu tek ne këto fenomene që ndikojnë negativisht në humbjen e identitetit të përbashkët zhvillohen lirshëm pa ndërhyrje të institucioneve shtetërore, apo pa kanalizim të këtij procesi nga ana e elitës intelektuale dhe politike gjithëshqiptare. Disa predikues të feve të ndryshme veprojnë jashtë interesave zyrtare, ka gazetarë që përdorin një gjuhë private (familjare) që bie ndesh me gjuhën standarde, një pjesë e krijimtarisë muzikore nuk ka fare kritere (shunti). Nëse kundërshtarët e popullit shqiptar kanë hartuar elaborate për ndryshim të identitetit të tij, apo shfarosje të shqiptarëve, vetë shqiptarët ende nuk kanë hartuar elaborate për mbrojtjen e identitetit të përbashkët. Shqiptarët nuk kanë arritur sot e kësaj dite atë që popujt e Ballkanit e bënë në Luftën e Parë Botërore që ta shtetëzojnë, ta institucionalizojnë nacionalizmin e tyre. Në vend të kësaj, ne kemi iniciativa individuale të krijuesve të ndryshëm në rrafshin e letërsisë, të krijimtarisë muzikore, të sportit etj., që nuk janë të mjaftueshme për të krijuar hallkat e mirëfillta të frymimit të përbashkët kombëtar.
Shtrohet pyetja a do të jenë këto energji të mjaftueshme që t’i kompensojnë ndarjet administrative që ekzistojnë mes shqiptarëve? Mendoj se jo. Nëse gjatë periudhës së sundimit otoman jetonim brenda një sistemi të sundimit të huaj, nëse gjatë krijimit të shtetit shqiptar dhe atij jugosllav jetonim të ndarë kryesisht në dy shtete, sot në periudhën e ngadhënjimit të demokracisë, të shthurjes së Jugosllavisë, të shpalljes së pavarësisë së Kosovës jemi të detyruar që të jetojmë në territoret tona autoktone etnike, por të ndarë në pesë administrata të ndryshme shtetërore: në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Serbinë e Jugut. Këto ndarje administrative krijojnë vështirësi shtesë në proceset e përfundimit të krijimit të identitetit të përbashkët kombëtar.

III
Krahas ndarjes në baza fetare që gjithnjë e më tepër do të ushtrojnë presionin mbi identitetin e përbashkët kombëtar, ndarjet administrative do të vazhdojnë të rrënojnë edhe indin e vetëm që i ka lidhur kudo shqiptarët mes tyre: gjuha standarde. Siç dihet, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nisi procesi i kodifikimit të shtetit me simbole jo kombëtare, natyrshëm Kosovës iu imponuan kode jokombëtare identifikuese, flamuri i ri, stema dhe himni.
A do ta kapë ky purifikim nga elementët kombëtare edhe gjuhën standarde shqipe atje, kjo mbetet të shihet. Por diçka është e sigurt: si asnjëherë më parë në Kosovë po normalizohet përdorimi i të folmeve lokale që e rrënojnë standardin e pranuar gjuhësor. Ky mosrespektim i standardit, ndonëse bëhet pa një plan, megjithatë zbulon një të metë të madhe të sistemit. Nuk ekziston vetëdija për rëndësinë unifikuese të gjuhës standarde shqipe.
Nëse faktori ndërkombëtar e “pastroi” identitetin shtetëror të Kosovës nga simbolet kombëtare, atëherë menefregizmi i bartësve të shtetit kosovar pak nga pak e rrënojnë atë faktor ndërlidhës që i bashkon të gjithë shqiptarët, që është gjuha.
Aktualisht disa faktorë janë kundër nacionalizmit shqiptar apo kundër identitetit të përbashkët: insistimet që shteti i Kosovës të mos identifikohet me elementin shqiptar dhe menefregizmi i elitës politike rreth këtyre proceseve rrënuese. Këto tendenca nuk mund të ndalen vetvetiu, as me iniciativa individuale të krijuesve të ndryshëm, apo veprimtarëve publike, as me komente gazetareske, por me projekte shtetërore që do të krijojnë infrastrukturë të përbashkët në funksion të mbrojtjes së identitetit të përbashkët, ku ruajtja dhe kultivimi i standardit të përbashkët gjuhësor duhet të jetë prioriteti kryesor. Këtë rol, në mungesë të projekteve shtetërore vetvetiu kanë filluar ta marrin televizionet private shqiptare, që prodhojnë program cilësor të mëvetësishëm, ose të huazuar, por të përpunuar në gjuhën shqipe. Në të gjitha viset shqiptare këto programe ndiqen me interesim të madh, sidomos nga fëmijët, të cilët janë në gjendje të thithin nektarin e vlerave që ngërthejnë këto programe. Mirëpo këto ndikime nuk do të mjaftojnë nëse shtetet shqiptare nuk do të unifikojnë rrëfimin tonë të përbashkët për të kaluarën dhe projektimin e ardhmërisë së përbashkët. Duhet patur parasysh kontrollimi i elementëve përçarës siç janë integralizmat fetarë, rikthimi në të folmet dialektore, theksimi i interesave krahinore, dominimi i kursit përçarës të partive politike, etj. Kundër këtyre faktorëve duhet vepruar me koncepte bashkëkohore, siç është shekullarizimi, ritheksimi i frymës atdhetare të rilindësve tanë, shquarja e elementëve që na bashkojnë, siç është gjuha standarde, prejardhja, historia dhe aspiratat e përbashkëta. Në këtë kuptim, nëse dëshirojmë të tejkalojmë fazën e ngërçit komunikues, të fragmetarizimit të brendshëm duhet të zbatojmë në mënyrë të pakushtëzuar gjuhën standarde, ashtu siç bëjnë popujt modernë: anglo–sakasonë, frankofonë, gjermanofonë etj.

2 Komente

Nëse kundërshtarët e popullit shqiptar kanë hartuar elaborate për ndryshim të identitetit të tij, apo shfarosje të shqiptarëve, vetë shqiptarët ende nuk kanë hartuar elaborate për mbrojtjen e identitetit të përbashkët. Shqiptarët nuk kanë arritur sot e kësaj dite atë që popujt e Ballkanit e bënë në Luftën e Parë Botërore që ta shtetëzojnë, ta institucionalizojnë nacionalizmin e tyre. Në vend të kësaj, ne kemi iniciativa individuale të krijuesve të ndryshëm në rrafshin e letërsisë, të krijimtarisë muzikore, të sportit etj., që nuk janë të mjaftueshme për të krijuar hallkat e mirëfillta të frymimit të përbashkët kombëtar.

Well said, thenie e castit. smiley

Ca do ti shtonin ketasj IK dhe Emo? smiley

P.S. Mendoj se ja vlen te ishte ne krye ose tek mos humbisni ky artikulli, jo domosdoshmerisht per shtjellimin e ceshtjes, po patjeter per tematiken qe trajton.

Ky mosrespektim i standardit, ndonëse bëhet pa një plan, megjithatë zbulon një të metë të madhe të sistemit. Nuk ekziston vetëdija për rëndësinë unifikuese të gjuhës standarde shqipe.
 

 

Keshtu thote autori. Mire e thote po une e lexova gjithe kumtesen e me ngelen ca fjale pa i kuptuar. A me ndihmon dot njeri ?

  • infrastrukturor
  • frangmetarizuar
  • frustacionet
  • kohezionit
  • linguistik
  • elaborate
  • purifikim

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).