Sport hileqarësh

Vështirë të ketë lexues të Peshkut që të mos t'a ketë parë golin e Francës kundër Irlandës në ndeshjen e javës së kaluar (video). Thierry Henry mban topin në lojë duke e prekur me dorë dhe i jep një asist Gallasit, i cili shënon. Arbitrat nuk e shohin, ose nuk duan ta shohin (për mua kjo pak rëndësi ka). Franca fiton, Irlanda bën apel ndaj FIFA-s për përsëritjen e ndeshjes, FIFA thotë jo. Treçereku i botës së futbollit (përfshi dhe Henry-n vetë dhe trajnerin e tij të mëparshëm, francezin Wenger) thonë publikisht se ndeshja duhet riluajtur. Federata franceze e futbollit thotë se është dakord me vendimin e FIFA-s. 

 

Dhe, kështu, reputacioni i futbollit si sport hileqarësh bëhet i pakundërshtueshëm, sidomos për ata amatorë futbolli si puna ime që jetojnë në Amerikën e Veriut. Për t'ju dhënë pak kontekst: në disa sporte amerikano-veriore, përfshi futbollin amerikan, basketbollin dhe hokejn, arbitrat kanë të drejtë të rishikojnë një vendim duke e parë në video. Në hokej madje, arbitrat shpesh ia kalojnë një vendim të diskutueshëm një paneli arbitrash që ndodhen në një zyrë të ligës në Toronto. Madje edhe në tenis, sport që po aq europian sa amerikanoverior, në turnetë kryesore lojtarët mund të kundërshtojnë një vendim të arbitrit duke përdorur një sistem të kompjuterizuar që vendos a ishte topi brenda apo jashtë kuadratit. 

Nëse "dora e Zotit" të Maradonës ishte në një epokë tjetër, pa qindra kamera nëpër stadiume, pa kompjutera të avancuar dhe "replay" të menjëhershme, çfarë e ndalon futbollin sot që të bëhet më i ndershëm? 

40 Komente

hilja faqene e zeze ka,

por s't'le pa gjo smiley

Go France !

smiley

hilja faqen e e zeze ka

E ka, e ka!

E ka dhe numrin dymdhitc! smiley

 

Nuk me dhemb aq shume per Irlanden se sa per Argjentinen e 86 qe ai gol (ndoshta) e coi ne finale kunder teutoneve.  (At least I like to (hate) think so smiley.)

Gjithesesi, padrejtesi e madhe ajo qe ndodhi me Irlanden.  E pakta, e pakta qe mund te behet, (pervec se t'ia fusesh arbitrit ne koke me ndonje shishe Jamison a Bushmill) eshte te riluhet ndeshja.  E pakta tjeter, "replay" now. 

Mos e kruani me Francen, po ju them ! Po ju paralajmeroj : vendimin e gjyqtarit nuk e kthen mbrapsht as Henri V po te ngrihet nga varri, e qe ka prere nja 2 koka bashkeshortesh, dhe nja ca koka te tjera qe i "gudulisnin" keto bashkeshorte.

Franca thote : gjyqtari e di ate pune, ata jane te pavarur.

Le te bertase sa te doje Edi Rama i Irlandes, stadiumi nuk hapet me.

Shperndahuni tani, ngrini tendat dhe ikni ne shtepi. Kokederra, e keni mbushur vendin me buke peshku, me uje e pa uje. Duke kercyer napolonin ne mes te shetitores, delegatet e Elbasanit. Qafira vertet paskeni qene. 

Ky eshte futbolli, hilet dhe gabimet jane pjese e tij prandaj eshte dhe i bukur. Pastaj eshte dhe nje hollesi e "vogel" qe e pengon FIFA-n qe ta perserisi ndeshjen, Leket e basteve...!

 Nodhin mer nodhin keto gjona. Por, I kryjne skuadra te klasit C ne kurriz te skuadrave te kategorise C etj etj smiley

Meqenese skuadra ime e zemres sun me kalu asi lloj barriere kualifikuese, un duhet me thon me ket rast se skuadra jeme e 2-te e zemres, rezerva, ajo e pankines, ka per ta fitu sezbon Afriken e Jugut!

Go BRAZIIIIIIIL!!!!!!

 

...sigurisht, po mos ishte Platini aty ku eshte , ndeshja edhe mund te riluhej...cfare mund te presesh...ajo qe ndodh ne shqiperi ndodh kudo...ne fillimet tona kujtuam se ishim prehistorik....por jo, .....ketu ku jetoj une, por edhe ne europe e kudo jane "profesoret"... tane

ehhhh c'ti bej te parit te shtepise sime une, pa ua qendisja mire rezervave smiley.

Uber Alles edhe filozofikisht smiley.

PS: @ Skerdi, pas skandalit te fundit me 200 ndeshje te qelbta, vallai duhet me shume ajo "replay".

"Vendimet ne fushen e lojes i merr gjyqtari dhe ai eshte i pavarur".

Ky eshte mendimi/vendimi i FIFA-s dhe jo Frances. Ky eshte nje Rregull dhe

"Rregulli respektohet-nuk diskutohet"

Në hokej madje, arbitrat shpesh ia kalojnë një vendim të diskutueshëm një paneli arbitrash që ndodhen në një zyrë të ligës në Toronto.

Edhe kjo ben pjese tek  "Rregulli respektohet-nuk diskutohet"-por ketu ka nje rregull qe e lejon nje gje te tille - Po sikur te kete ndonje vodeo qe nuk e tregon qarte sakte e me precision ate qe ndodhi - si vendoset!!!??? a diskutohet me pas me nje rishikim videoje apo videosh tjera.

Ne fund te fundit jeta vazhdon, dhe ia vlen ta jetosh mire / si njeri them, duke perdorur arsyen kundra padrejtesive- jo urrejtjen ,  te pakten une bej pjese tek kjo kategori.

Morali i fabules; Edhe tek kutite tona "Vendimet ne fushen e lojes i merr numeruesi pastaj /KQZ/ pastaj gjyqtari dhe ato jane te gjithe te pavarur".

 

 

 18 karac je per kok tate! smiley 

Po a e ke von re se ne shumicen derrmuese te rasteve fati, padrejtesisht, godet skuadrat me te dobta?

Kjo eshte e vertete.(O irlandez HAHAA)

Per kete aresye madhore dhe per 1 milion te tjera -ia vlen te përgatitesh, te mësosh e te kalitesh (mesim, pune , kalitje) dhe te shfrytezosh cdo moment në këtë jetë -QE TE MOS JESH TEK SKUADRA E DOBET.

mir or mir, por sic besoj e ke nigju dhe me pare, po te kish halla koqe sdo quhej halle.

 Mond, 

Kot seshte i par shpie ai! Respekte! smiley  

Sud Afrik, I is coming!!!!

Una per vete u zhgenjeva jashte mase! Jo per gjo po munda me u tall vetem pergjymes me koleget m'pune.

Neshjen nuk e pashe se isha m'koncert, po rezultatin po e shifsha m'celulart, ene e kisha bo batuten gati po te eleminoheshin. Hajd mos u merzisni se gjysma Frances u kualifiku (Algjeria dhe Portugalia).

Nejse nuk eshte se me shkoi plotesisht kot se u thashe : "Te pakten gjysma e Frances u kualifiku pa hile" Biles i kenova ene nje konge te "adaptume" per rastin :

La Frans ell a triishe
La Frans ell a triishe

Po e shkruj fonetikisht qe frankofonet te kuptojne se car theksi duhet perdor. kush ka qene ketu ne 2006-n e ka nigju patjeter kongen "Zidane il va marquer" qe une mas finales ne Berlin ua kenojsha frongve "Zidane il a frappé/ Zidane est expulsé"

Eh çar momentesh madheshtore kone qene ato ne Berlin. Nuk me bohej me dale nga stadiumi aq i lumturume isha! Po vitin qe vje nuk kena gjo m'terezi. Po si ka thone Kaç jevgu kur e pyten a e rrifte dot Hekrulin :

Ku i dihet. Ai ka forcen une kom tekniken.

Epo futbolli ndaj eshte edhe i bukur, se ka edhe "hile" te tillasmiley

t kishe qen ktu m dublin do kishe pa gallate... gjith irlonda do vorr... ishin aq t merzit sa qe po ti pytshe nuk t kthejshin as pergjigje. vetem masi kishin pi mir e mire ene ishin bo gjenerala fillune tu bo proteste

jakamon, e pakta tjeter qe mund te benin irlandizet, ishte te terhiqnin ambasadoret nga Franca.  Algjeri-Egjipt ishte pa hile, edhe ambasadoret jane thirr n'shpi t'veta.  Protestat i bene esell ama, se ashtu e do puna smiley.

@ Biden, duro mer njeri i poshtun sa te vije vakti, ka kohe per krisma smiley

Shume zhgenjyese! Por si nuk u erdhi turp more, kur e shikonin riperseritjen ne ekranet e stadiumit? E vinit re Gallas ne video se si i hidhte syte nga ekranet per te pare a po jepej perseritja apo jo?

Por nuk e ka per here te pare Henry, e mbani mend golin e Frances ndaj Spanjes ne cerekfinalet e boterorit te fundit? Henri u perplas ne toke si i vdekur perpara Puyol dhe fitoi nje goditje, nga e cila u shenua goli. Por riperseritjet pak sekonda pas  "perplasjes" treguan qe Puyol nuk e kishte prekur Henry-n.

Eshte e turpshme kur kete gje e bejne lojtaret e medhenj, sepse ata duhet te tregojne qe me talentin qe kane jane me lart ketyre maskaralleqeve per ta fituar ndeshjen me hile.

Nuk ka me ndershmeri ne futboll, sidomos kur te gjithe duan te fitojne me cdo kusht. Nuk e di nese e ka pare dikush, por vjet ne nje ndeshje te kategorise se dyte (Championship) ndodhi nje gje e rralle. Lojtari i nje skuadre ndodhet i demtuar ne fushe. Nje nga lojtaret e skuadres kundershtare e nxjerr topin jashte ne menyre qe te vinin e ta mjekonin. Kur skuadra e lojtarit te demtuar ben rivenien fundore shenon gol (packa se nuk donin). Atehere skuadra tjeter fillon lojen nga mesi i fushes dhe e pa penguar shenon golin e barazimit. Disa ende besojne ne fair play.

Gjithsesi Brazili u kualifikua, do Zoti fitojme mot.

Po pra, si ai shembulli i kategorise se dyte qe solle, perpara disa vejteve keshtu ne mundi Iralnda. Qe kohe shtese, ne irlande, ndeshja barazim, ne nxorrem topin jashte nga qe nje Iralndez qe demtuar, dhe Iralnda nuk na dha topin mbrapa por shenojti.

Futbolli, nuk mund te behet me kamera sepse ule shume shpejtesine e lojes. Nuk mund te dalosh lojen per c'do gje, dhe ta rishikoshe ne kamera. Ne hockey, ose ne futbollin amerikan, loja ka shume ndalesa (ne fakt loja eshte vrapo per dy minuta, dhe pastaj pushim pese minuta sa te vendosi albitri), gje qe nuk ma merre mendja shume ne futboll ta pelqenin.

Gjithashtu, shume nga gjerat ne futboll jane subjektive. Dhe me kamera eshte e veshtire te thuashe ne rast se nje rast eshte karton i verdhe, i kuq, asgje etc. Dhe pozicionet jashte loje jane veshtire per te pare. FiFA ama ka nje zgjidhje, dhe eshte loja me 6 albitra, ku dy rrine prane zones te portierit dhe shikojne vecanterishte per raste te tilla.

I ngelte Kamomberi ne gryke dhe u helmofte inshallah Platinija me Sept Blaterin me ato djatherat jeshil qe bien ere.

Sigurisht qe atyre u intereson ti shesin te drejtat audio-vizive te boterorit dhe bluzat e shpifura 60 milione franceve sesa 3 milioneve irlandezeve.

Po varrin vehtes i kane bere se Irlandezet jane si jevgjit qe po te vune ne maje te gjuhes nuk ka brime qe te futesh ti dhe mos te te kapi ajo dhe Henry e di mire kete se i njef ata kur lozte me Arsenalin. Terrrr po i shkojne Henry tani dhe po konsideron te leje kombetaren.

http://soccerrepublic.eircom.net/News/henryconsideredretirementoverhandballgoal.aspx

E drejta eshte me ke eshte dhe ajo nuk do vonoje ta tregoje vehten!

http://www.thedrum.co.uk/pub/files/photos/news/9930/main.EIR118_web.jpg

http://www.thedrum.co.uk/pub/files/photos/news/9930/master.trap_hope_web.jpg

Poshte Franca!

 

 

mir me ne tironcat qe na thirrni turq mer jau... po me irishat c pate he burr smiley

Nuk ma merre mendja te aq thjeshte. Te qe ahstu, Rusia (150 milion ruse me 2 milion sllovene, mendo te drejtat televizive) duhet te qe ne Boteror bashke me Kinen.

Kamerat ne futboll thuajse jane te pamundura. Mund te vendohen vetem per te vertetuar nese topi kaloi vijen e fundit (te golit). Ndersa per te treguar nje nderhyrje te gabuar, pozicion jashte loje, gjuajte denimi, etj, etj, eshte e pamundur. Ne futboll luan shume rol shpejtesia dhe nese shikohen rasten ne xhirim te ngadalesuar, gabimi eshte me i madh se gabimi qe do te ndodhte pa e shikuar fare ne tv. Psh, nese ky rasti i Henry do te shikoheshte ne replay, Henry do te ishte nxjerre nga loja me karton te kuq dhe polemikat do te ishin edhe me te medha. Atehere te ne ketu do te thonim: "si mund te dale jashte nje futbollist qe rastesisht e ka kapur topi ne dore". Po te mendosh se gjuajtja e topit nga Maluda, pranimi i topit nga Henry dhe asisiti, kane ndodhur vetem ne 2-3 sekonda, ndersa ne replay ne i shikojme me minuta te tera.

Ne tenis mund te shikosh vetem nese topi ishte ne fushe ose jashte saje. Edhe ne futboll ky do te ishte nje vendimi i mire, qe me kamera te percillet vija e golit.

Kjo eshte gjysma e se keqes, pasi lejohet qe te rishfaqen (me replay) ngjarjet e ndodhura dhe te gjykohet mbi to pavaresisht se nuk e ndryshojne dot rezultatin e ndeshjes. Por a ka me keq se sa te te mos lejohet te rishikosh se si eshte bere numurimi i disa kutive votimi? E pra Penar nese titulli i ketij shkrimi per futbollin eshte vene "sport hileqaresh", do te te duhet te gjesh nje titull akoma me therres per kembenguljen e Kryetrimit tone hileqar dhe intrigant per mos rihapjen dhe numurimin e disa kuti votash. Une per vehte do ta quaja " Politike grabitqare e klaneve te degjeneruara puniste".

Futbolli si sport tani ia vlen te shifet vetem kur luajne skuadrat e lagjeve. Me siper ka marre fund si sport dhe eshte biznes 100%, shit e bli. Ka lezet shpirti kur luajne skuadrat e univesiteteve, klubeve te lagjeve.

Irlanda me sa di une eshte i vetmi shtet (me sa di une) kur ne sportet kombetare (hurling dhe gaelic futboll) nuk lejohet shitja dhe blerja e sportisteve (ti luan ne klubin e qytetit kur jeton) dhe eshte e ndaluar vendosja e sponsorve neper fanella etc. Jane po thuajse te gjithe lojtaret te angazhuar me aktivitete profesionale te tjera. Ne Quebec ka disa skuadra te tilla emigrantesh dhe kenaqesh duke i ndjekur.

Futbolli dhe rugby pastaj jane semundje te ardhura nga jashte.

Vertet gjynaf, ka pasur dhe raste te tjera te tilla, po sic thane me siper rishikimi i gjithe rasteve qe mund te kerkohen nga lojtaret/trajneret do ta vononin shume lojen e futbollit. Mbase duke shtuar me shume gjyqtare tek porta dhe zona afer do zgjidhej disi ky problem.

Gjithsesi Fifa ka 10 dite kohe te reflektoje, ndryshe do behen zgjedhje te reja.

Gjera qe ndodhin ne futboll. Kjo eshte kostoja e lojes se shpejte dhe inyensive. Video replay do ta shkaterronte futbollin. Po ashtu edhe riperseritja e ndeshjes. Nejse me mire Franca me ate ekip te madh sesa Irlanda qe u dominua totalisht ne te dyja ndeshjet.

ehhh....po ça te thoshin tjeter Henry & Co...ajo dihej qe ndeshja skishte per tu riluajtur, qe Irlanda ta mbaj me shnet, dhe qe jeta te vazhdoj... smiley 

 

ps: ...me bo pershtypje qe ju bo pershtypje... smiley

se normalisht duhet te ishit rregjur me hilet e Italjanve....

hilet dhe qurrat thuj smiley

Ueeeeeeeeeee! O EH po ti je jabonxhi ktu mer dreq çyre do qe fol si me qene frong me gjak blu?

Nxirreni mer perjashta prej zhelesh ket! Une me zorr hoqa qafe prej Fronce ate katnarin, Naimin, qe ma bote verem sa here lute Juvja, m'dul ky noshti!

Darien, po qe Havi vogel ky, prej inotit s'ke e more te shtunen m'festet! Ose mo mire mere se e bojme tape ene i veshim bluzen e Italise ene ja qisim fotot m'peshkt.

....e sigurt e sigurt...kollovar ter jetes ngela....po ça ti bojjjjjj....

po ju me shume ju zhysin anije e me shume doni me ju zhyt.....posht juvja, posht inter e posht ekipi l.....italjan

mua mè ka ardhur keq pèr trapatonin(tranier i irlandès)...dhe pasi kujtoi edhe eliminimin e italisè nga koreja e jugut nè 2002,pèr faj tè albitrit MORENO (versioni italian ky)... il grande "TRAP"..tha: BLATER çfarè tè kam bèrè??..sa kam qesh!!!!!

Le te sqarojme nja dy gjera smiley

1- Futbollistet hyjne ne fushe te fitojne. Duke qene profesioniste, sigurisht qe e kane per detyre te fitojne me te gjitha menyrat. Keshtu qe edhe "dora" e Henry pavaresisht "moralit" apo "fair play" eshte e justifikueshme nga ky kendveshtrim. Kjo nuk do te thote qe goli ishte i rregullt. Por kur je ne fushe, nuk ka me "moral" dhe "fair play" sidomos kur behet fjale per te shkuar ne Finalet e Kupes se Botes.

2- Kerkesa e Irlandezeve per perseritjen e ndeshjes eshte nje thirrje ne deshperim. Rregullorja e Futbollit e thote shume qarte: " Vendimi i Arbitrit eshte perfundimtar dhe i pa apelueshem". Dhe ne interpretimin e kesaj bejne perjashtim vetem rastet kur ka gabim teknik "technical error" qe nuk kane te bejne me faktin nese Arbitri pa apo jo nje faull, apo dha nje gol ne pozicion jashte loje apo dicka te ngjashme.

Por FIFA mund te beje dicka tjeter. Te gjobise Henry per sjellje antisportive smiley Dhe gjoba te jete e tille, qe duke u krijuar ky precedent, lojtaret e tjere te mendohen mire perpara se te bejne nje veprim te ngjashem (qe rendom behet edhe instiktivisht).

Pastaj te jemi edhe pak realiste smileysmiley , une vete, por ndoshta edhe shume te tjere si une qe e pelqejne futbollin, do te pelqeja Francen me shume se sa Irlanden ne Kupen e Botes, per arsyen e thjeshte se mundesia per te pare spektakel nga Francezet eshte shume me e larte se sa per ta pare nga Irlandezet.

Pastaj jane disa skuadra qe nuk duhet te mungojne ne Finalet e Kupes se Botes, pa te cilat do te kishim nje varferi te shaqjes fubollistike te Planetit.

Une po rreshtoj disa: Brazili, Argjentina, Gjermania, Italia, Franca, Anglia, Spanja, Portugalia, Hollanda. Mund te me kete shpetuar ndonje emer tjeter smiley por gjera qe ndodhin smiley

Lajmi i ores se tete te darkes tek RTL, Tirana shet ndeshjet e champions ligue.

Kjo eshte politike e FIFA-s dhe e UEFA-s.jane organizmat me diktatoriale sot ne bote. Kam qene ne Q Stafa ne ndeshjen kunder hollandes. Asnje lloj arsytimi llogjik nuk perligjte anullimin e golit tone. S'behej fjale as per gabim njerzor,thjesht albitri vuri veton "une s'dua ta quaj kete gol" dhe pas tij ishte FIFA, sepse atyre s'u intereson nje kampionat pa Hollanden e me Shqiperine dhe nese ankohesh kunder albitrit denohesh.

Po ndicja Rusine me Sllovenine kur ne teletekstin e tv tjeter (isha ne nje salle lloteje) doli France Irlande 0-1. I thashe dikuj qe pata afer,qe albitri do ta ndeshkonte Irlanden. Dhe ja,ndodhi..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).