spenta

There will be time, there will be time
To prepare a face to meet the faces that you meet - Tomas S. E.

kaligrafi fshatareske dhe ...fitzxherald
mushkëritë plot me tymin e cigares së fundit
ëndrrat e tij sheshohen sërish
këmbëkrye shtruar në një qiell të zbrazët.
ëndrra bagëtish – germa prakrite apo avestane

kështu nis udhëtimi drejt yjeve
drejt një universi fals, kastruar në alkool
në qytete të mbushura lulëkuqesh diçka të kërkosh
i kapur për dore me një të panjohur. zinxhir anonim
personash që urrehen edhe pse buzëqeshin
pallate, pallate e më pas pallate, tunele metrosh
diej të vegjël

shtëpi e heshtur...
ato të gjitha të njohin, të njohin, të njohin, të njohin
të shohin, e dinë, e dinë, e dinë që ti s’je ashtu
siç thua. ti s’njeh më veten dhe mbledh rrotull teje
pasqyra të thyera, fytyra; të çiltra, të prera, të përgjumura
me kënaqësi somatike. shpirt i bërë dru
shfleton një libër, zhurma e faqeve shpërndan jehonën
e një bote të re, të ndryshme, një simfoni
e një kompozitori çek, tunxhe, harqe, dhe ritmi i tamburëve
që rreh krah zemrave të një publiku imagjinar

është ftohtë
poetë, dashnorë dhe marrokë që kryengulthi lëshohen
nëpër kosha plehrash, dhe historisë askush nuk i kërkon falje
në ëndrra insektesh gjëmojnë vetëtima stuhish - stihish
shostakoviç. lulëkuqe. heminguej. firduz i tuzit. televizor
profanë mendjemëdhenj që prekin me të zi të tyre
libra e për më tepër rreken të mashtrojnë
veten përtej sferës së mërzisë
apo shijes së keqe të qytetarit mesatar.
një ditë ti re të flesh
dhe më kurrë nuk pe zjarr.

12 Komente

SPUNTO

Vuan, vuan, vuan,

Vuajtja eshte ngado

bluan, bluan, bluan,

Mulliri therrmon çkado

kruan, kruan, kruan,

Koken neper trungje

rruan, rruan, rruan,

Mjekren neper burgje.

______

SPRINTO

Poezi e ngjeshur, sol vize nocturnus. Pa fort tejdukshmeri. Nuk jam fort i sigurte se e kapa thelbin, dmth poezi dashurore, atdhetare apo revolvertore. Gjithsesi, per te mos e lene per ate dynja, m'u duk me e mire se ca te tjera nga dora jote. Ca te tjera jane vertete gur ne stomak. Por te mos keqkuptohemi, eshte thjesht lloji i poezise qe nuk e bluaj dot, sepse ne vetvete, ajo ka po aq te drejte te ekzistoje sa dhe spuntoja ime.

_______

SFINKSO

Nuk je aspak i detyruar te me zbulosh enigmen e poezise tende.

_______

SPRUCO

C'kohe e merzitshme sot ! Mos ecni ne buze te trotuarit.

 

 Sol, ai vargu i fundit, si fillim, me duket si pa lidhje, nderkohe qe ne kete tip poezie kam idene qe vargu i fundit lidh gjithcka. Jam drejt, shtrember, pjerret...?

 Pastaj poezia me pelqen per menyren si e ke tjerre smiley

Hurbinek
"Ca te tjera jane vertete gur ne stomak".

hurb, e ke menduar se mund te jete problemi te stomaku ?

 

 

E kam menduar qe ç'ke me te ! Madje kam vajtur dhe tek mjeku. Me tha : "qe te mos kesh me probleme, do te ta veshim stomakun me inoks."

E keshtu, e kane suvatuar mire nga brenda, e kane bere shkemb graniti. Por ne fund, shtoi : "Nese ke ende probleme, atehere shko tek gjeologu, qe eshte doktori i gureve, dhe atje kerko derman."

Ja keshtu, flo. Po ti, si ke qene nga stomaku ? Apo vetem çokollata bluan ai tendi ?

Oh morning glory

how great the sun

si jeni gdhire sot more aman? smiley

mire flm heteroglossia

Hermes ..zjarr...lulekuqe...e megjithate heremetike.

flm per leximin dhe verejtjet, e vertete eshte hermetike ne shprehje, deri ne nje fare pike.

Mu m'pelqeu sol! Gjate leximit syte (dhe ai zeri i brendshem) paten pak problem me dy rreshtat e fundit si dhe me fjalen "kryengulthi".

solo, t'pershnes me ket tipin, se m'duket e kena qejf te dy.

(Paska postu prap mirazhi nderkaq, por tani s'po kam kohe me lexu. Me vone me siguri.)  

Wir sassen im jardin du luxembourg

wir sassen im jardin du luxembourg. es gab
ein café unter kastanienbäumen, die stühle
waren auf kies gestellt. es gab wind und

es war oktober, es gab die sonne im oktober.
der mann wusste nicht, ob er die frau
jetzt ansehen sollte, seine abwesenheit

erbat ihre anwesenheit, sie erbat
die kastanien, den tisch & den kies
unter den füssen. er wusste nicht

ob er sie ansehen sollte, aber er wollte
sie mitnehmen in den eigenen schlaf
wie eine rückkehr in alte freundschaft...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).