Skandali seksual,Ylli Pango bën libër: Të fshehtat e vajzës që më hyri në shtëpi

Pas nëntë muajsh nga "skandali seksual" i shumëpërfolur në media, ish-ministri i Kulturës Ylli Pango, vendos të rrëfehet. Jo në media! Ashtu sikurse u fol e stërfol për ditë me radhë, pas emisionit të "Fiks Fare" dhënë në Top Channel marsin e këtij viti. Pango ka dy ditë që ka hedhur në treg një libër. E titullon thjesht "Skandal"! Dhe është një ese e gjatë për moralin shqiptar. "Në një kohë kur gjithë gjakrat e nxehur të moralit të prekur u ftohën, e kam radhën të shprehem unë gjakprishuri", shkruan diku mes rreshtash Pango, drejtuar shqiptarëve. Si një lloj reflektimi, vetrrëfimi e në fjali të thjeshta dhe plot ironi, Pango tregon gjithë detajet e ngjarjes së kamerës së fshehtë, në mënyrë kronologjike. Është një rrëfim i thjesht, që nis më herët se me kohën e "ditëve të tmerrit" siç e quan dhe vetë Pango. Thashethemet e para që i shkonin në vesh për publikimin e një "skandali të madh" të tij, e bënin të ishte kurioz. Ama si kish ndodhur t'i mendonte gjatë edhe paralajmërimet e kolegëve të tij deputetë, të cilët shumë muaj para skandalit i thoshin: "S'e ke shumë të gjatë", "Do të të heqin", "Kanë paguar shumë për ty..."!
Është një libër në të cilin ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango ka sjellë versionin e tij të ngjarjes. Telefonatat e njëpasnjëshme nga vajza të rekomanduara ose jo që i kërkonin punë, femra krejtësisht të zhveshura që i shkonin gjatë takimeve në ministri, e së fundmi vajza tjetër, siç e thekson dhe vetë, një ish e njohura e dikurshme që e viziton mbrëmjen vonë në shtëpinë e tij. Janë këto personazhet, e brenda rrëfimit të tij bëjnë pjesë edhe të gjithë ata që me dashje ose jo u bënë pjesë e "Skandalit", analistë e politikanë, gazetarë, njerëz të thjeshtë që komentuan pro dhe kundër. Pango ka zgjedhur t'i përfshijë në rrëfimin e tij. Veç tyre, nuk harron pa përmendur, traumatizmin e familjes së tij, nënën që i shkoi shumë pranë vdekjes, djalin e shokuar nga gjithë ç'ndodhi, nipin që në shkollë s'e lejonin të vishte bluzën me mbiemrin "Pango", për mësuesen ishte mbiemër i turpshëm, apo edhe hamendjen e tij për vetëvrasje. Bashkëngjitur esesë së librit, janë botuar dhe një varg i gjatë mesazhesh, nga femra e meshkuj, dashamirës e miq, apo njerëz të thjeshtë që e mbështesin dhe i japin zemër. E veç tyre, në vend të epilogut, miku i tij Xhelal Qello i shkruan një letër nga Parisi. Është ky libri i titulluar thjeshtë, "Skandal" me 152 faqe, që shtëpia botuese "Ideart" ka dy ditë që e ka hedhur në treg.

 

...Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur rreth 300 vjet më parë...

Ngjarja
Atë natë, dikur rreth orës 22, pak para se të nisesha për në emisionin e TV Klan, më merr në telefon ime motër. Pas pak më shfaqet e llahtarisur në derë, për të më thënë se më kishin filmuar dhe të nesërmen do të më nxirrnin në emisionin e famshëm televiziv shqiptar, pa shok në botë, që nën flamurin e ndershmërisë, e luftës kundër paudhësive, filmon e nxjerr njerëz në ekran me figurë e me zë, pa pyetur për kurrfarë të drejte të privatësisë a ruajtjes së imazhit të tyre.
Se për çfarë, nuk e dinte, por lajmi i kish ardhur i sigurt dhe nga njerëz të afërt. Pata, natyrisht, shqetësim, por nuk po më kujtohej të kisha bërë ndonjë gjë për t’u filmuar e sulmuar atje. Gjithsesi, jo fort i qetë, u nisa për në emisionin “Opinion”. Debati do të përqendrohej rreth truallit të Kinostudios, okupuar prej shkollës Marubi dhe lirimit të saj, pasi siç qe bërë e ditur, me një vendim qeverie, ky truall do t’i jepej televizionit “Top Channel”, për t’u shpërngulur kësisoj nga Piramida. Aty ku ndërkohë kishin filluar punimet dhe pritej inaugurimi i Teatrit të Ri Kombëtar dhe Muzeut të Artit. Isha paksa nervoz kur hyra në emision, por pastaj siç më ndodhte gjithmonë, më zunë ethet e debatit dhe pothuaj harrova ç’më ishte thënë më parë. Nga reagimet mendoj se opinioni, në një pjesë të mirë, u bind se debutuesi kundër ishte konfuz dhe gabim në tezat që artikulonte. Pas emisionit, ai m’u shfaq sërish përpara makinës tek dera, në terr, teksa dilja nga territori i ish-kinostudios (me sa duket kish dalë pak përpara emisionit) U përkul te xhami i makinës e më tha të dilja të shihja rrethimin me tela të shkollës. Më erdhi vërtet keq. Ishte bërë si i handakosur dhe i ngjiste një fantazme. I thashë përsëri si shumë herë, se nuk kisha unë në dorë të falja troje publike, i rekomandove me dashamirësi të takonte një herë kryeministrin dhe u ndamë.....
* * *
Nuk e dija se të nesërmen më priste një hall ku e ku më i madh se i tij, që në fund të fundit vazhdonte ta kishte shkollën e tij të paprekur e kërkonte dhe sheshin përreth. Të nesërmen mobilizova veten dhe gjithë miqtë e të afërmit për të marrë vesh se cila ishte gjëma që kisha bërë e që do të transmetohej për mua, por kjo gjë ishte e pamundur. Më thoshin se ishte bllokuar krejtësisht sistemi kompjuterik i televizionit “Top Channel” që e transmetonte atë emision, se së andejmi nuk dilte asnjë lajm, se njerëzit dhe materialet ruheshin me kujdes të madh, etj, etj. Ishte fjala për “peshk të madh”. Ekzekutimit tashmë ishte vendosur. Gjithsesi nga sa munda të marr vesh unë e të mirë, lajmet për përmbajtjen e sulmit ishin kontradiktore. Flitej për lekë, për femra, për fshatra turistikë, po mua nuk më binte kurrë ndërmend të kisha bërë gjë a diçka të ngjashme dhe në një farë mënyre kisha një lloj qetësie, por edhe kurioziteti. Drekuam me disa miq jashtë Tirane dhe aty nga muzgu befas më shkrepi si vetëtima: Mos vallë...? m’u kujtua e njohura ime e hershme, vajza nga fshati që më erdhi para do kohe në shtëpi, një natë të vonë. M’u kujtua edhe fakti se kur doli nga krahu i djathtë, e ndonëse e pyeta për këtë, ajo më tha se e ngiste makinën vetë. U kujtova edhe për dyshimin tim, veshjen e sjelljen e saj tejet provokuese, krahasuar me pamjen e saj të thjeshtë të së shkuarës, përdredhjet e saj... “Të ketë qenë kjo?”. Me shpejtësinë e saktësinë që ka mendja në raste të tilla fillova të kujtoj çdo detaj të së shkuarës së afërt dhe pothuaj u binda. Kjo duhej të ishte, kjo se nuk më kujtohej e nuk kishte asgjë tjetër. Pastaj erdhi nata kur, siç ishte paralajmëruar edhe në gazeta, do të shfaqej “kapja e madhe”, “gjëma”. Njerëzit në të gjithë Shqipërinë, të përgatitur më së miri psikologjikisht edhe nga një njoftim në gazetë, me sytë që u digjnin nga kureshtja, u gozhduan përpara ekraneve dhe panë... Ç’panë?!
Gjithsesi panë. Panë një film metrazhshkurtër e me regji të shkëlqyer me pjesën më “horror”, realizuar në shtëpinë time. Në privatësinë time. Aty ku nuk lejohet të xhirosh e të përgjosh njeri në botë. Panë një montazh të përsosur, film të së shkuarës, muzikë këngëtarësh të mëdhenj përdorur në filma porno, pjesët e biseda të mia, qethur me mjeshtëri nga konteksti shumë më i gjerë. Panë buzë femrash e montazhe pa të cilat filmimi im do të dukej i thatë dhe i dyshimtë. Gjithsesi në pjesën e parë ishin pjesë të bisedave të mia me një vajzë provokatore e xhirime me celular të figurës sime me kostum e kollare në ministri. Pa asnjë bazë e akuzë. Pjesa e dytë ishte një filmim me celular i figurës sime duke ngjitur shkallët e shtëpisë dhe pjesë tjetër dialogu im me provokatoren e dytë, mysafiren e pabesë. Zëri i saj i dubluar, paranteza e shtojca nga autorët e filmit për veprime të miat që nuk dukeshin gjëkundi etj. Shkurt ishte sajuar, hequr çdo gjë që do të më lehtësonte e do të bënte që truku të kuptohej më mirë nga publiku e ishte shtuar çdo gjë që do ta bënte ngjarjen tmerruese, të ndyrë, impresionuese për njerëzit. Njerëzit më shumë ndjenë, patën impresionon se panë diçka të tmerrshme, lakuriqe, të pisët, indinjuese. Më llahtar se një film porno me aktorë realë, me keq se një horror i vërtetë. As ish e as e dëgjuar prej kohësh, një hipnozë e tillë kolektive, një sugjestionim masiv i përmasave të atilla. Ishte vërtet një realizim regjisorial, djallëzor dhe me një efekt të paparashikuar për nga përmasat e syerrjes kolektive.
* * *
Skenari fillimisht kishte Ministrinë e Kulturës dhe ardhjen me rekomandim e me lutje të autorëve të skenarit, të një vajze provokatore, veshur më së miri në mënyrë transparente për realizimin e skenarit. Ajo kërkoi punë, por mënyra e sjelljes së saj, veshja, që në çastin e parë më vuri në dyshim. E thirra në telefon në ministri rekomanduesin njëherazi, skenaristin Filip, për të më sqaruar me dyshimet. E kisha të njohur të vjetër Filipin, dhe veç kësaj vajza vinte e rekomanduar prej tij, madje dhe me makinën e tij. Filipi më tha se nuk ka ndonjë shqetësim, veçse atë vajzë duhet t’ia punësoja patjetër.
Gjithsesi me dyshime por u binda disi dhe vajzës diskutohej t’i ofrohej një punë sipas rregullave, madje dhe një tjetër private pa iu kërkuar asgjë, pa asnjë kusht. Por çuditërisht, ndonëse ndërhyrësi ngulte këmbë për ta punësuar, kur vinte puna për të filluar procedurat e punësimit, vajza zhdukej. Pastaj sërish dukej, nëpërmjet telefonave a shfaqjeve të saj në ministri, duke u lutur t’ia jepja patjetër atë vend pune se i duhej. Ishte diçka e habitshme dhe me këtë shpjegohen dhe telefonatat e mia drejtuar asaj, ndërkohë që vajza, duke parë se kjo lojë nuk po jepte rezultat, por ndofta edhe e ndërgjegjshme që ky rol ishte tepër i shëmtuar për të, u tërhoq.
Pas këtij dështimi, në lojë hyri vajza e dytë, që siç u pa më vonë, ishte e një niveli më të ulët. Ajo, siç u vendos nga skenaristët, si fillim më merrte në telefon e fliste në rolin e vajzës së parë, pasi kjo ishte tërhequr e loja kishte ngecur. Më pas kur edhe ky rol nuk dha gjë, ajo u porosit të shfaqej në ministri. Më pas të futej e të përgjonte deri në shtëpinë tim, në shtëpinë e njeriut me imunitet. Kjo vajzë veç të tjerash, ishte e njohur prej vitesh prej meje. Ajo kish qenë dikur në një Kafaz të Artë, nga këta që u përhapën më vonë rëndom tek ne, si imitacion i Big Brother. E kisha përkrahur atje, si një vajzë të varfër, ardhur nga provinca, kisha pasur për këtë përkrahje edhe falënderimet e nënës së saj. Më vonë më kish ardhur edhe në Fakultet për të kërkuar të drejtë studimi, gjatë kohës kur unë isha dekan. Kur e pashë te hyrja e ministrisë nuk e njoha. Qe veshur tebdil, me dekolte e varëse e xhingla të shumta. Më vonë në takimin e dytë, më ra ndërmend cila ishte. Kishte rënë nja 20 kile në peshë dhe ishte transformuar nga një vajzë e thjeshtë provinciale, në një gocë qyteti, me veshje ekzibicioniste të ekzagjeruar, që të shtynte të mendoje për jetën e saj edhe për më tej.
U rinjohëm si të thuash, rikujtuam periudhën e Kafazit, takimet e tjera dhe e lamë të më sillte dokumentet e saj. E lamë të mi sillte një ditë pasdite, në ministri. Nuk u duk siç i thashë, rreth orës 6 pasdite, por mesa më kujtohet më mori në telefon kur sapo ishte kthyer në shtëpi, diku rreth orës 8:30 dhe teksa i thosha se isha i lodhur dhe se fajin e kishte vetë se nuk kish ardhur në zyrë, më shfaqi gatishmërinë të vinte e të mi sillte. Të tjerat u shfaqën në ekran. Erdhi sërish, gjysmë e zhveshur, më provokoi. Më pas, pasi nuk mori asnjë iniciativë të ikte se nuk i mbushej as asaj mendja që e kish realizuar detyrën siç duhej, sipas instruksioneve të ustallarëve. (I thashë vetë se mund të shkonte). Kishte të drejtë. Në të vërtetë nuk ndodhi asgjë. Doli siç hyri. E qetë, madje këmbëngulëse për të biseduar më shumë. Por për ustallarët kaq mjaftonte. Të tjerat i rregullonte regjia.
Vajza e dytë, vajza provokatore, ishte e njohur, të linte të mendoje se provokonte, por ndërkohë njohja e hershme të bënte të ndërtoje edhe një raport tjetër, atë të viteve më parë kur për hir të këtij fakti kishte njohje dhe intimitet dhe njëlloj si atëherë, meqë vinte nga fshati, duhej ndihmuar. Kështu pra u arrit të provokohej, e më pas të transmetohej një skenë ku nuk kishte as seks, as skandal seksual, por veç një bisedë të provokuar, që u krye me një vajzë të njohur më parë. As asaj dhe asnjërës prej vajzave nuk iu kërkua e as nuk iu premtua kurrë ndonjë gjë në këmbim të seksit, siç u mundua të paraqitej në pamjet e paraqitura në mediat e shkruara që gjëmuan me fyerje e sajesa.
* * *
Tani që rixhiroj filmin e kësaj pjese të tmerrshme të jetës sime mbrapsht, kujtohem se ka pasur dhe një femër tjetër ardhur pothuaj në të njëjtën kohë, përsëri dërguar nga Filipi, për të aplikuar gjoja për një projekt artistik. Gjithashtu veshur në mënyrë provokative. Një femër që e dërgova te sektori i projekteve pasi më erdhi dy tri herë me disa letra gjoja projekte me lutjen e Filipit, nga pas për ta ndihmuar. Ndoshta para saj ka pasur dhe një femër të katërt. Historia ka filluar hershëm, është ndjekur me këmbëngulje, që kur një deputet demokristian më tha tetë muaj para ngjarjes: “Duan të ta fusim me femra, i kanë paguar mirë. Edhe 20 mijë 30 mijë euro mund t’i paguajnë”. Shikoni ç’skenar i ndyrë dhe ç’këmbëngulje për ta realizuar me çdo kusht atë. Padyshim që prapa realizuesit dhe poshtërsisë së tij, ka pasur duar të fuqishme që prej kohësh që kërkonin të më rrëzonin edhe me mjete të tjera. Një hetues i zoti do të nxirrte “perla” nga kjo histori. Ja pse them se historia ka filluar shumë më herët sepse gjithnjë më vinin sinjale që “nuk e kisha të gjatë” që “do më hiqnin”, që “isha vetëm e pa klan”, etj. Por ky skenar kishte në bazë e ishte ndoshta edhe finalja e një historie të filluar kohë më parë, pas konflikteve të vazhdueshme me televizionin “Top Channel” për lirimin e Piramidës e për ta kthyer atë në teatrin më të madh e më të bukur që kishin pasur shqiptarët, që nga koha e formimit të shtetit të tyre të parë. Pas mbi 60 vjetësh me një teatër që ngrihej mbi një godinë të amortizuar. E kjo duhet hetuar.
* * *
Tani pas kaq kohe kur munda të gjej kasetat origjinale, ju lutem, sado me vonesë ndiqeni më tej historinë... Ndiqeni dhe shihni se si një tjetër vajzë vinte e më takonte, një tjetër më fliste në telefon. Si në një roman me detektivë. Shihni që të kuptoni se kjo është historia e një provokimi e më pas e një mashtrimi. Shihni se si vajza e dytë e shfrytëzon faktin që më njihte për të pasur tek unë akses, ndërkohë që pohon vetë “se kishte shumë zor të më takonte”. Shihni se si merrte në telefon në rolin e së parës. Shihni në youtube të përmbledhura rreth 20 orë kaseta, a thua se po kapej banditi a skandali i shekullit. Shihni se si vajza provokatore hutohet e i kërkon ndihmë regjisorit, kur provokimet e para karshi meje i dështojnë. Kur kërkon të më takojë natën e i them se nuk kam kohë. Shihni e kuptoni se ajo çka u transmetua ishte stisje, montazh, kurse e vërteta se si mund t’i qepesh një njeriu duke i kërkuar deri “të bëjë Krishtin në shtëpinë e tij” është thelbi i kësaj historie të ndyrë. Në kasetën origjinale të “Top Channel”-it, që tani mund të shihet edhe në youtube dëgjohen bisedat në makinë që kanë rrethuar shtëpinë time në kulmin e aksionit të madh provokues. Një nga pjesëtarët e grupit komplotues i thotë tjetrit:”A ja ka hyp ai tani?” Dhe tjetri: “po ajo për atë punë ka shkuar”. Mendoni tani sa bukur vihet në provë morali. E paparë. E padëgjuar.
***
Shumë interesa dhe urrejtje personale, janë bashkuar kundër meje, në këtë rast. Mjaft armiq. Politikë, mediatikë, personalë, biznese të mëdha. Prandaj kam thënë se me atë që ndodhi fituan të gjithë. Me mua fituan “ të gjithë” (atë që mund të fitonin në politikë e media, jo njerëzit e thjesht&eumlsmiley. Fitoi opozita e disa nga pozita, fitoi media e bosët e saj, gazetarët që në disa raste u paguan shtrenjtë, si Blendi atë natë kur u shfaqa unë në “TV Klan” i dërrmuar (më thanë se mori 15 milion&eumlsmiley, fitoi “Top Channel” e fiksi që e shpalli këtë kulmin e lavdisë së vetë. Fituan armiqtë e mi personalë, që e ngritën një dolli lumturie, fitoi vajza që mori dy milionë (nëse i mori). Humba vetëm unë. Viktima e vetme isha unë e familja ime që u shkatërruam, u traumatizuam, u sakatuam e u vramë jo si të ishim njerëz por qen të egër.

* * *
...Në rreth 10 ditë skëterre mbi mua u hodhën tonelata llumi njerëzor, sharjesh, shpifjesh pa fund. Llumi i moralit fals shpërtheu nga qindra kanale e mijëra vrima ujërash të zeza a qoshesh të errëta të nënvetëdijes njerëzore. Goditja ishte politike, mediatiko-politike, por edhe personale, e lidhur me ambicie, zilira, urrejtje a shpagime mediokre.
...Monstër, përbindësh, shkërdhatë...! ulërinte më i zellshmi i mediabërësve. Kishin të drejtë. Nuk kisha bërë pak. Kisha “prekur”, një jelek, jelekun e nderit, çerekjelekun, jelekun e vockël të moralit shqiptar. “Mbërtheckat, mbërtheckat!”, këlthiste rioshi shqiptar me pretendime në politikë, Erion Lejfeni. (Pse jo, në mendje i shkonte, hapja e një biznesi të ri e të suksesshëm mbërtheckash). Politikani flokëbardhë Pa-Boshti dhe politikani tashmë plak, Dhelpra, atë natë nuk fjetën gjumë, duke çuar nëpër mend rendjet e tij pa fund pas vajzave të zarzavateve.
...Media “morale”, mbrojtëse e moralit mbitokësor, realizoi një provokim kastigim shembullor, gati vrasës, që u kurorëzua deri në kërkesë për vetëvrasje. Unë, i provokuari, kisha prekur kopsat a mbërtheckat e një jeleku, a një fije jeleku, një natë vonë, në shtëpinë time. Kurse ata prekën e i hoqën koren një m... që binte erë, një moçali, një morali fals që kutërboi ditë të tëra hipokrizi, falsitet, hakmarrje e poshtërsi.
* * *
Ndërkohë në shtëpinë tonë, e ashtuquajtura “Vila Pango”, me katër familje brenda saj, nëna ime, motra me familjen, nipi e mbesa me familjet e tyre, kishte rënë murtaja dhe njerëzit lëviznin si hije. Im bir, në Itali, ende student i vitit të parë, ende me stresin e homesickness, sëmundjes së shtëpisë (e para herë që ndahej nga familja) mori dhe këtë goditje tjetër të papërballueshme. Për moshën dhe gjendjen e tij shpirtërore. I ati po shfaqej e denigrohej në media, facebook, madje përmendej dhe nga mediat italiane, franceze e gjermane, turke, deri kineze, ku skenari kish parashikuar si në shumë media të tjera ndërkombëtare përçimin e lajmit për “skandalin” seksual Pango. ...Një baba që ndiqej prej tij si model dhe sa çel e mbyll sytë trajtohej si kriminel. Im bir u mbyll në vetvete dhe mezi fliste. Shpeshherë nuk i hapte telefonin as së ëmës, as gjyshes së vet. Komunikonte vetëm me mua dhe më thoshte se donte të vinte në Shqipëri, të më ishte krah, më premtonte se kurrë nuk do më ndahej. Im bir më kish ndjekur gjithnjë si idealin e tij. Ndërkohë personazhi kryesor “krimineli” Pango, mbi bazën e rekomandimeve mediatike e kaloi ashtu një herë rastësisht nëpërmend vetëvrasjen.
* * *
...Të nderuara nëna, motra, gra vajza. A e dini kush është pra, pasoja e rëndë morale në dëm të femrës shqiptare, pash këtij akti të pashembullt provokativ? Një femër e dyshimtë në moral (jo si ju), ka marrë 2 milion lekë shpërblim për provokim dhe shkatërrimin e jetës së një njeriu. Thuhet se ka blerë një makinë e bredh nëpër Tiranë e diku. Nuk ja dhashë unë. Ia dha media e madhe, mbrojtësja e moralit.
Të dashur bashkatdhetarë! U prek një jelek? Më saktë ca kopsa a mbërthecka që u bënë të famshme? Një cipë jeleku? Jo. U prek gjoja morali. Moralit iu hoq cipa. Kudo mbi dheun tonë kutërboi era e keqe. Një histeri kolektive shpërtheu. Një indinjatë e paparë. Sa shumë u shkrua e u fol. Njerëzit harruan punët, hallet e punët e përditshme e u morën aq gjatë me mua. Në thelb ç’ndodhi: Një njeri ishte në jetën e tij, përpiqej, punonte. Një ditë të bukur iu stis një intrigë e ndyrë- U provokua. U linçua. U shkatërrua.
O Perëndi! U kërkoj sërish falje të gjithëve që u dhashë tërë atë frymëzim. Nuk do ta kisha bërë kurrë. Por në fakt nuk bëra gjë, ma bënë.
Tani është radha ime.
 

41 Komente

Ylli Pango e mprehu shpaten

edhe njehere o per situaten...

                   ne gjirin Persik!

 

p.s. Nuk dua ta lexoj fare!

 

O shoku Peshku! Hapni nje seksion te ri kastile per kete shkrim! Seksionin e Qenefit!

hapin ndali e degjoi

frymen mbajti e vrojtoi

kur padrejtesine veshtroi

hezus kristi reflektoi

"te ish ngjallur dhe njehere, ylli pango do kish lere!"

Ptu! far e keqe!

Dhe mire ben Ana, se une e lexova dhe u pendova. Tashi po me perzihet.

Vetem njerezit e paturp kane guximin te mbrojne veten e tyre me kesi pacavuresh. Thua se njerezit hane bar e nuk kane sy.

A mund te na sqaroje ky Spangoja, meqe merr edhe ere nga psikologjia, pse ata qe deshen ta fusin ne kurth, zgjodhen pikerisht kete menyre? Se dihet qe kur do t'i ngresh nje gracke dikujt, me pare i kerkon piken e dobet.

Tashi, edhe nje pyetje kisha, djali i Pangos na u shokua nga fakti se mori vesh qe te atin e ka qejfli, apo nga talljet e shokeve dhe perhapja e lajmit qe mund t'i shkaktoje probleme shoqerore. Sa per te paren, s'besoj se i biri eshte aq qorr a sylesh. Po qe kjo e dyta, plotesisht e kuptueshme, por edhe nuk eshte per t'ia qare hallin se, fundja, babi e coi me studime dhe ia beri jeten me te lehte dhe gje pa gje s'ka ne kete bote. Ose nje baba i moralshem varfanjak, ose nje baba i pushtetshem qe te turperon moralisht. Zgjidh e merr. Ka edhe te mesme, por ajo eshte privilegj i njerezve pa pushtet.

nje pyetje per botuesin: cila eshte vlera e ketij libri?

s'e kupton, Gre? Telenovela e radhes per shtepiakët e deshperuar.

...me qen objektiv (truni im), une nuk i vej shume faj ketij....e kam pas komshi per nja 20 vjet dhe skam pas ndonje respekt, por....ne ket rast, po them kushdo po te ishte burr skishte per ta fal ate femnen megjithese nuk i pash fytyren apo trupin, per te thene sa ja vlente....ne ket rast ky skishte as grua, nuk e di te dashur....burra te martuar dhe shume te njohur apo te "ndershem" dihet qe kane mbaru pune ne keshtu rastesh....

....po ta kishte ngrejt ate femnen do kishte lene gjurme te mira dhe dilnin mesime per te ardhmen... smileysmiley

...por nuk doli shume burre...perkundrazi, pak gay....

Pango do te bente mire te shkuante nje liber autobiografik me historite e tij te shumta me femrat. Me siguri qe do te mirepritej me shume se libri "Don Zhuan". Si dhe do te bente para sepse duam apo nuk duam eshte bere nje figure mediatiko-misterioze. Gjithashtu, jam i sigurte se femrat atij i vinin me shume vete se sa ai i gjuante, pasi ka qene nje seks simbol per meshkujt ne Tirane.

ard, c'je t'u thone mor burre?! s'paska pas faj, me demek?! po pse mo, hera e pare ishte qe e bente ate muhabet spangua? Po rrini, aman, se me ngrihen qimet e kokes perpjete, kur mendoj keta palo "burra" pa gra e pa familje   qe u vardisen studenteve nen petkun e pedagogut "te mire"! Dhe s'eshte i vetmi ai palaco, jo! Keta, pavaresisht qellimit qe ka pas fiksi, duhen bere shembull, qe te tjeret te mos guxojne as ta shkojne neper mend, jo t'u afrohen studenteve e t'u ofrojne nje kafe... Palavira me personalitet per te fshire kepucet!

 

po pse u kthym prap ke mbertheckat e pangos i here ?

marun hallet e tjera ? 

smiley

Une do e perkthenjeç ne fransuazçe, dhe do t'i venje titullken :

Etoile Pango, l'albanais qui voulait dégraffer une "mbërtheckë"

dhe nentitullken :

Alen Delonua le Jeune ne sait pas tirer son epingle.

ps : paskam bere nje lapsus, ncncncnc (nga veta e trete ne te paren, pupupu na mori historia)

Po po këtyre tipave patjeter femrat ua kanë fajin...që ditën që i kanë sjellë në botë.

Dhe kaq për Pangon se na bërtet Bedrija. smiley

po normal e...

pse me pangon do e shtyjme gjithe vitin ne...

ska nai kaposh tjeter e ? smiley

lexoje pak letrën e fundit të dashurisë që më kanë dërguar aty ke kioska ime...ia kalon Hurbit 100%

ok, me ler kohe, se sjam ul akoma me lexu shtypin dhe korrespondencen smiley

Normal qe ja kalo hurbit, se ai eshte katunar qe thjesht ka inventarizu pa index shume letersi ne tru smiley

Me Hurbin mos te kruhet asnje se jam mjeshter per letra dashnie. Le qe çudi pse te paskam harruar ne listen e marresve. Mire, ja te bejme nje permbledhje :

Bleta e para.

Finisterre e dyta.

Heteroglossia e treta.

La Rosée e katerta (me kete duhet nje çike delikatese se e kemi te brishte gocen)

dhe e pesta do te jete Bedrija forever. Kesaj ia pata qendisur te paren, e me kete do ta mbyll, se vallahi nuk e di pse por sa here qe mendoj Tirone, mendoj Bedrije, ec e gjeje pse.

hahahahaha blete hahahahahaha

10 yje per jevgun smiley

Pershendetje te gjitheve! Sapo u ktheva dhe doja t'ju pershendesja. Qofte edhe ne mes te kesaj "temes" se Pangos!!!

shynqyr qi u ktheve shnoshe smiley

 

Rrofsh Bed smiley Me kater ore vonese avioni, por sosa me ne fund!!!

Hej! Tek peshku e paske mbajtur frymen, he?! Gezohem qe ke arritur shendoshe e mire! smiley

Eh po smiley Pastaj ka nje rresht ky artikulli i sjelle ketu, qe me rrenqeth mishte. Ti Ana ndoshta e gjen smiley

 

përshëndetje Finisterre. Mirëse ke mbërritur!

Ardhjen e Finisterres, une do ta festoj me nje perralle. Do ta titulloj Kunji. Hera e pare qe i ve nje titull, sepse perrallat s'kane tituj. Mire. Puna eshte keshtu :

A e keni pyetur veten ndonjehere, çfare ndodh nese ju bie pertoke nje kunj i zinxhirit te ores se dores ? Nje kunj i holle, ne dukje i parendesishem, por qe shkakton mjaft shqetesime. Ora juaj nuk do t'ju rrije me ne kyç. Ju do te kerkoni pertoke ndonje mjet rrethanor, nje fije shkrepse, te sperhellur mire, ose nje fije bari te thare, disi gjembor, ose dhe do ta fusni oren ne xhep. Mirepo, kjo nuk eshte aq e lehte sepse ju jeni mesuar tashme me oren, ju e ndjeni se diçka ju mungon, diçka nuk vertitet mire. Madje dhe vete lekura disi me e zbardhur e kyçit te dores, aty ku ka ndenjur ora, vjen t'ju kujtoje papushim se ju nuk jeni te plote. Ne dukje, kjo mund te kalohet me nje fjali te tipit : e pastaj ? Edhe me perpara me kane humbur gjerat, por kam mbijetuar. Kam pasur nje te dashur, dhe ajo ka ikur, kam pasur nje bashkeshort dhe une ia kam mbathur, kam pasur kete apo ate dhe sot ndihem aq mire pa te. Mirepo, ne rastin e ores, ky arsyetim nuk shkon sepse eshte dhe natyra e humbjes ajo qe te torturon. Dhe ne s'pushojme se menduari : e perse ne tere kete mekanizem te çuditshem qe eshte ora, perse vjen te fuse hundet nje kunj i vetem nder 36 apo 54 te tille dhe te te prishe qetesine ?

Nuk eshte pyetje e lehte kjo, mendoj une.

_______

Pershendetje Finisterre. Dhe me sa shume mendime te vyera, neve ju presim juve, e juve me prisni mua. Keshtu eshte kjo pune, gjithmone.

A do hyj ky libri i Pangos tek klubi i librit te Peshkut?

do ishte interesante, pasi asnjehere se kam lexuar ate seksion por per Pangon do bej perjashtim.

Nuk jam me Ylli Pangon,por ketej ne SHBA keto jane bere te modes!

Shikoni shume sharlatane qe kane bere skandalet me te medha ne SHBA kane bere librat e tyre qe shiten dhe nxjerrin fitimet.Kemi te denuar me vdekje per vrasjen jo te 1 apo 2 personave,por per qindra vrasje,qe shkruajne libra si Tookey Williams,mesuese qe shkojne me nxenes te klases se 6 dhe qe bejne femije me ta shkruajne kojtimet e tyre per keto ngjarje,vrases si OJ Simpson qe shkruajne libra me tituj "sikur te isha" etj etj.

Pra duke qene se jetoj ne kete realitet nuk me duket cudi nje liber qe nxjerr Ylli Pango.Me duket cudi qe Inis Gjoni nuk ka nxjerre akoma librin e saj.

Kjo dukuri duhet pare ne disa kendveshtrime.

Se pari, shtepia botuese. IDEART. Kam krijuar nje pershtypje te mire per kete shtepi. Nga katalogu i saj, duket se ka krijuar njefare emri. Mirepo, hop ! na del ketu Pango.

Ketu tani, duhen hedhur ca hamendesime : le te mendojme se botuesit i kane bere mire hesapet dhe do te shiten shume kopje. Ta zeme, 13 500 kopje. Shtepia botuese do te fitoje ca te ardhura te nevojshme per funksionimin e saj. Me keto para, ajo mund te ndermarre botimin e dy-tre titujve me pak shites por me te vlefshem, filozofi apo artistike, ç'rendesi ka.

Mirepo kjo ka anen tjeter te medaljes. Shitjet e teperta (13 500) do te varferonin gjithnje e me teper trurin e lexuesit qe do t'i kete blere, pra krijon nje gjendje jo te mire ne tregun e lexuesve. Madje na shtyn te mendojme gjera jo te mira mbi funksionimin e shoqerise sone.

Te marrim tani variantin tjeter : libri nuk shitet gje, le te themi 135 kopje. Ketu, do te kemi nje mjerim te shtepise botuese sepse, perveç parave te humbura, ajo ka vene dhe reputacionin e saj ne loje. Nje shtepi botuese qe boton Platonin, nuk ben qe te njolloset me Pangon.

Keshtu qe, ne te dy krahet, do te kemi te humbur : nga njera ane, lexuesin, nga tjetra, botuesin.

I pahumburi ne kete mes eshte Star Pango, sepse arrin te na çaje derrasat dhe nja ca muaj te tjere.

Voilà.

Me trishtim e them se e vetmja e mire qe i gjej kesaj pune o Hurbi eshte krijimi i neologjizmes "e pangosi"... smiley

Ka dhe nje variant te trete, Pou-ke: botim per çeshtje idealesh te perbashketa. smiley

Po per 4 Minutchin me te Shpejte ne Historine e Popullit Shqiptar, a thote gjo ky libri i ketij?

 

Dikush me lart pyste a mund ta lexojme ne kete librin te Klubi i Peshkut!

Une jam kundra!

Ne dume liber me qeeme, jo liber pa t'qeeme! smiley

smiley

Mroklla always hard, at work. smiley

Etimologjine, implikimin per perdoruesit (te jep pershtypjen sikur sytjenat i bejne ose i zberdhejne me sqepar smiley) dhe perhapjen gjeografike te fjales "mberthecka" kush do na i shpjegoje, tani? smiley

http://img34.imageshack.us/img34/4448/homie.gif

Une se kam lexuar librin e Pangos, por duke lexuar titullin e artikullit "Te fshehtat e vajzes qe me hyri ne shtepi" ashtu si pa dashje mu kujtua nje kenge e baetless qe kendonin "she came in through the bathroom window, did anybody see her etc etc"

Ja nje frymezim i castit per vajzen qe i hyri pangos ne shtepi:

"Eshte nate, ben ftohte,

jashte bie edhe shi.

Zilja tringellon, tek dera ti qendron,

koke ulur belbezove, dashurine ti kerkove.

Ti mua mu afrove, ne sy me shikove,

pastaj duke qeshur, dicka belbezove,

dhe me krahet hapur ti me perqafove.

Trupi yt mbi mua rendoj,

gjoksi tend me ledhatoj."

E pra te dashur peshq cfare faji ka Pagua i shkrete ne kete histori?

 

Veç tyre, nuk harron pa përmendur, traumatizmin e familjes së tij, nënën që i shkoi shumë pranë vdekjes, djalin e shokuar nga gjithë ç'ndodhi, nipin që në shkollë s'e lejonin të vishte bluzën me mbiemrin "Pango", për mësuesen ishte mbiemër i turpshëm, apo edhe hamendjen e tij për vetëvrasje.

 

mos more, pike ne zemer e paskam. o peshku mos na fusni shkrime kaq prekes.

ky budalla esht? edhe sikur kjo te jet e vertete, te jet 1 stisje e topit, gjith i dim bemat e pangos. gjith e dim sa vajzave ua kerkonte edhe ne universitet. sa her takonim dike te pushuar nga mtkrs, i thonim "ta kerkoi dhe sja dhe?"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).